Misteri i fėmijeve me sy te zinj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Misteri i fėmijeve me sy te zinj

Mesazh  Zattoo prej 21.02.12 0:59

Misteri i fėmijeve me sy te zinj



Misteri femijeve me syte e zinj filloi te shtohej ne vitin 1998 kur nje gazetar, Brian Bethel, raportoi nje incident qe ai pati me dy femije me syte e zinj.

Ata ishin te vegjel, nuk duhet te ishin akoma adoleshente, por pak me te vegjel.

Historia fillon me Bethel-in qe gjedet ne parking kur dy femije meshkuj i afrohen makines se tij dhe i kerkojne qe t’i coje deri diku. Bethel pranoi qe ata ishin veshur me stil dhe dukeshin normale, pervec syve te tyre. Ai u mbush me nje ndienje rreziku brenda vetes.

Dy djemte thane se kishin nevoje qe t’i conte deri ne shtepi, dhe Bethel tha qe ata ishin kembengules dhe te merzitur kur ai nuk po pranonte t’i linte ata brenda ne makine. Bethel tha qe papritur ndjeu dicka brenda vetes dhe deshironte tu hapte deren e makines. Por megjithate, sapo pa ne syte e tyre te zinj, pa irise apo pupila, ai u ndje i paralizuar nga frika. Bethel tha se ai arriti ne nje fare menyre qe te kapercente frike e tij te jashtezakonshme mjaftueshem per tu larguar nga parkingu dhe per t’i lene te dy djemte pas.

Kjo nuk eshte historia e vetme qe eshte treguar per femijet me syte e zinj. Shume njerez kane raportuar per femije me syte e zinj qe jane shfaqur ne deren e tyre duke u kerkuar qe te futen brenda per nje arsye apo nje tjeter. Zakonisht thuhet qe femija eshte mashkull dhe eshte ndermjet 12 dhe 17 vjec. Njerez te ndryshem kane raprtuar nje frike qe ju vjen kur djali u flet. Syte e ketyre djemve jane te zinj pa irise apo pa pupila, por djemte jane gjithmone te veshur sipas stilit te atij viti. A eshte kjo nje mister i pashpjegueshem apo nje legjende urbane?

Njerez te ndryshem jane munduar te racionalizojne keto raste duke thene qe djali mund te kete vene lonte kontakti te zeza apo qe njerezit zakonisht kane nje imagjinate shume te zhvilluar dhe aktive. Fatkeqesisht, njerezit qe i tregojne keto histori jane aq te apasionuar mbas kesaj frike te tyren, qe vertet te vejne ne dyshime nese keto histori jane te verteta apo jo. A ekzistoje vertet femijet me syte e zinj, dhe nese po, cfare ose kush jane ata?

Megjithese njerezit kane shpjegime racionale, ka gjithashtu edhe fakte qe nuk mund te injorohen. Njerezit ndjejne nje ndjesi frike kur ata ndodhen ne shoqerine e femijeve me syte e zinj. A mundet qe ata sy te perdoren per te vendosur nje sugjestionim hipnotizues? Eshte e mundur, por njerezit jane ende shume te forte dhe mund ta kapercejne ate ndjesi per t’i lene ata te hyjne neper shtepite e tyre, apo si ne rastin e Bethel-t e makinen e tij.

Ne e dime qe ata nuk mund te jene nje shpirt i keq sepse ata nuk do te hiqnin dore aq lehtesisht kur dikush nuk pranon qe t’i fuse ne shtepine e tij. Megjithate, asnje person nuk I ka pranuar keta femije ne shtepine e tij, apo ka nga ata qe i kane pranuar? Cfare ka ndodhur? Ndoshta ata persona nuk kane mundur ta tregojne historine se cfare ka ndodhur nese lejon qe te futet ne shtepine tende nje femije me syte e zinj.

Ne fakt historia e femijeve me syte e zinj mund te mos jete aq shume nje legjende urbane, por nje mister i vertete i pashpjegueshem. Nese keni degjuar ndonehere historine e Hotel San Carlos ne Phoenix, Arizona, do ju duhej te pyesnit veten nese femijet me syte e zinj ekzistojne vertet dhe cfare mund tu bejne ata juve. Historia ben fjale per nje fotografi ne nje dhome te hotelit. Ne fotografi eshte nje vajze me syte e zinj. Mysafiret qe kane qendruar ne dhome, jane larguar prej hotelit pasi ata raportonin qe ndejnin syte e zinj qe i ndiqnin verdalle. Ata ishin te frikesuar dhe kishin nevoje qe te largoheshin nga hoteli.

Takime te ndryshme me femijet me syte e zinj jane raportuar vazhdimisht. Nje gje eshte e perbashket; keta femije jane shume te sjellshem dhe imponues. Jane te veshur mire, dhe sjellin nje ndjenje ankthi dhe frike.
avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Misteri i fėmijeve me sy te zinj

Mesazh  Zattoo prej 30.09.14 20:02

Shfaqet njė vajzė me sy (tėrėsisht) tė zinj!



Dėshmitarja, qė kėrkoi tė mbetej anonime, pohoi se kishte pasur njė takim shumė tė pakėndshėm me njė vajzė 10 vjeēare, e cila thuhet se ishte zhdukur ndėrsa pėr herė tė parė ishte shfaqur 30 vjet mė parė, dhe i takon fėmijėve tė njohur si “Black Eyed Kids (Fėmijė me sy tė zi)”.

Pėr rrėfimin e gruas nga Staffordshire nė Britani tė Madhe, e cila shėtitej me tė bijėn nė pyll, u interesua Lee Brickley, autor i shumė librave mbi fenomenet paranormale. Ai vendosi qė tė merret pėrsėri me kėtė fenomen.

Sipas dėshmitares, nė pyll, ajo takoi njė vajzė rreth 10 vjeē. Fėmija thuhet se ishte zhdukur ndėrsa pėr herė tė parė ishte shfaqur 30 vjet mė parė ndėrsa i takon fėmijėve tė njohur si “Black Eyed Kids”.

Kėta fėmijė duken tė frikshėm, sepse nė vend tė syve “bardhė e zi”, ato i kanė krejtėsisht tė zinj.

"Pasi dėgjova britma tė tmerrshme, pata frikė dhe fillova qė tė shikoj pėrreth. U ktheva dhe pashė njė vajzė jo mė tė vjetėr se 10 vjet, duke mbajtur duart mbi sytė. E pyeta nėse ēdo gjė ishte nė rregull dhe a bėrtiti ajo. Pastaj vajza i lėshoi duart, hapi sytė, tė cilat i kishte krejtėsisht tė zeza. U tmerrova, mora vajzėn dhe fillova qė tė ikė. Kur u ktheva nė vendin ku qėndroi vajza e vogėl, ajo ishte zhdukur", tha dėshmitarja.

Brickley deklaroi se tė njėjtėn histori ia kishte rrėfyer edhe kushėrira e saj. Ajo thuhet se nė vitin 1982 kishte takuar tė njėjtėn vajzė.

Megjithatė, ekspertėt mendojnė se disa njerėz mendojnė qė kjo ėshtė vetėm njė legjendė, ndėrsa tė tjerėt me tė vėrtetė besojnė nė ekzistencėn e tyre.

Por ėshtė fakt se fėmijėt me sy krejtėsisht tė zinj mund tė shihen nė mbarė botėn.
avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Misteri i fėmijeve me sy te zinj

Mesazh  The Punisher prej 30.09.14 22:55

demone ne trupin e femijeve ose ndonje lloj jashtokesori
avatar
The Punisher

125


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Misteri i fėmijeve me sy te zinj

Mesazh  Siroco prej 01.11.14 1:08

Kėta fėmijė nga "bota tjetėr" do t'ju trondisin



Britani - Njė numėr fėmijėsh me sy tė zinj janė pikasur nė rrugėt e Britanisė dhe nė vende tė ndryshme tė botės nė 30 vitet e fundit. Njė video e publikuar nga “Daily Star” tregon disa raste ku kalimtarėt janė pėrballur dhe tronditur nga ky spektėr i ēuditshėm, fėmijėsh, nė rrugėt e kryeqytetit britanik.

Njė kalimtar ka rrėfyer pėr gazetėn se beson se ka parė njė fėmijė me sy tė zinj “mė tepėr se njė herė nė 12 muajt e fundit”. “Pėr ēudinė time, pas shpinės po mė qėndronte njė vajzė e vogėl (jo mė shumė se 10 vjeē), me duart pėrpara syve”, tha ai, duke shpjeguar se qeni i tij filloi tė lehte nė mėnyrė tė shfrenuar nė momentin kur ai e pyeti vajzėn nėse ajo ishte mirė. Mirėpo ajo nuk iu pėrgjigj dhe pavarėsisht se u ndie pak i shqetėsuar, ai vijoi tė ecte. “Papritmas vajza u shfaq sėrish pėrpara meje. Kėsaj here me duart nė bel”, shtoi ai. “Pothuajse mė ra tė fikėt kur i pashė sytė e zinj. Sėrish, qeni im u frikėsua, kėtė herė duke mė tėrhequr nė drejtimin e kundėrt. Para syve tė mi, vajza ishte zhdukur.”

Ekspertėt e paranormales kanė raportuar rritje tė numrit tė kėtyre fėmijėve, qė prej shfaqjes sė njė fėmije “fantazmė”, me “sy tė zinj pis” nė Cannock Chase, Staffs. Ata thonė se kėta fėmijė janė figurat mė tė tmerrshme nga “bota tjetėr” dhe se pėrfaqėsojnė “nivelet mė tė larta tė sė keqes sė pastėr”.

Christine Hamnett, medium, ka paralajmėruar qė kujtdo qė mund t'i afrohet njė shpirt i tillė, tė mos ndėrveprojė, pasi kjo mund ta vendosė nė rrezik. “Kėto qenie sjellin fat tė keq. Ndaj, kėshilla ime ėshtė tė mos ndėrveprohet me to, pėr aq kohė sa nuk e di ēfarė janė. Kėta fėmijė janė shpirtra tė turbulluar dhe nuk vijnė rrotull kot”.

Edhe nė Shtetet e Bashkuara ka pasur raporte tė ndryshme tė shpirtrave qė shfaqen nė dyert e njerėzve dhe qė u kėrkojnė tė futen brenda. Videoja tronditėse ėshtė publikuar teksa bota po pret festėn e Halloween-it.
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Misteri i fėmijeve me sy te zinj

Mesazh  Jetmira prej 27.10.16 17:57

Me ben cudi dicka,ka shum femij qe kur lindin ata jan me sy te zinj.
Pssi mbushin 6 muajsh behen me sy kafe ose ngjyr jeshil.
Pse ndodh kjo?
Apo ngaqe mos tbejn keq.
avatar
Jetmira

768


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi