Tre takimet e presidentit Eisenhower me Alienėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tre takimet e presidentit Eisenhower me Alienėt

Mesazh  Luli prej 14.02.12 19:16

Tre takimet e presidentit Eisenhower me Alienėt



Ish-Presidenti i SHBA-ve, Dwight D.Eisenhower, pati tre takime sekrete me alienėt, pretendon njė zyrtar qė shėrbeu si kėshilltar i tij pėrgjatė dy mandateve, nė vitet 1953-61.

Presidenti i 34 nė historinė amerikane u takua me jashtėtokėsorėt nė njė bazė ajrore tė largėt nė Nju Meksiko nė vitin 1954, zbulon Timothy Good, nė njė libėr qė rrėfen “sekretin e madh”.

Sipas tij, Presidenti dhe zyrtarėt e FBI-sė organizuan takimin me krijesat e pėrparuara, nėpėrmjet dėrgimit tė mesazheve telepatike.

Ndonėse dėshmitarėt ishin tė shumtė, sipas Good ata u betuan tė ruanin sekretin shtetėror dhe ndikimi i CIA-s dhe FBI-sė ka ndihmuar nė mosdaljen e sė vėrtetė nė dritė.

Mė pas, kanė ndodhur edhe dy takime tė tjera midis Presidentit dhe alienėve, pretendon Good, njė ish-kėshilltar i Kongresit dhe Pentagonit.

Duke folur nė njė program tė BBC-sė, ai pretendoi se “qeveritė e ndryshme nėpėr botė dhe njerėz tė shumtė kanė vendosur kontakte formale apo informale me jashtėtokėsorėt”.

Eisenhower, njė gjeneral gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ėshtė i njohur pėr pikėpamjet e tij liberale mbi ekzistencėn e formave tė tjera tė jetės nė galaksi.

Megjithatė, Good pranoi se nuk ėshtė nė dijeni tė pėrmbajtjes sė bisedave midis Uashingtonit zyrtar dhe “ambasadorėve” alienė.

Ai pėrfundoi intervistėn e tij duke shprehur habinė pėrse e vėrteta e ekzistencės sė alienėve vazhdon tė konsiderohet si njė sekret i madh, kur me miliona persona tashmė kanė parė ose kanė patur persona me ta, duke konfirmuar njėkohėsisht edhe synimet paqėsore tė jashtėtokėsorėve.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

967


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tre takimet e presidentit Eisenhower me Alienėt

Mesazh  Odin prej 10.04.14 19:53

Presidenti Eisenhower dhe jashtėtokėsorėt: “I kam takuar tre herė”



Presidenti i 34-t i Shteteve tė Bashkuara, Dwight Eisenhower (IKE) u takua plot tre herė me njė delegacion tė pėrbėrė nga jashtėtokėsorė. Takimi u bė nė njė bazė ushtarake amerikane nė vitin 1954. Kjo ėshtė njė histori qė tė apasionuarit pas Ufologjisė e njohin mjaft mirė.

Ai qė flet pėr kėtė takim mes autoriteteve mė tė larta tė Uashingtonit dhe grupit tė alienėve ėshtė shkrimtari Timothy Good, ish-kėshilltar i Pentagonit dhe Kongresit Amerikan: pra njė njeri mjaft i informuar me fakte. Ėshtė hera e parė qė njė personazhi i kėtij kalibtri flet hapur pėr kontaktet me qeniet e ardhura nga hapėsira.

I ftuar nė programin e BBC 2, “Opinionated”, Timothy Good konfirmoi se tė gjitha qeveritė botėrore janė nė kontakt tė rregullt me entitetet jo-humane prej dekadash. Nė veēanti presidenti Eisenhower i cili bėn takime secrete me eksponentė tė qytetėrimeve tė tjera galaktike nė bazėn ushtarake nė Nju Meksiko. Dhe e gjithė kjo nėn prezencėn e shumė dėshmitarėve.

Dwight Eisenhower – gjatė kohės qė u nominua si presidenti i 34-t i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, nė detyrė nga 1953 deri nė vitin 1961 – njihej pėr dėshirėn energjike qė kishte pėr mundėsimin e jetės sė njeriut nė kozmos. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ishte pikėrisht ai qė hodhi idenė e parė pėr programin hapėsinor amerikan.

Takimet e tij me qėnie tė botėve tė tjera do tė zhvilloheshin nė shkurt tė 1954, kur zyrtarisht Eisenhower gjendej me pushime nė Palm Springs, Kaliforni. Por nė fakt presidenti po bisedonte me delegacionet e alienėve nė fshehtėsi absolute. Ata qė merreshin me organizimin e kėtyre tryezave tė rrumbullakėta, me siguri ishin agjentėt e FBI-sė, qė kishin kontaktet e tyre me Jashtėtokėsorėt.
I pari i kėtyre takimeve ballė pėr ballė u bė me pėrfaqėsues tė popullit nordik, pėr aspektin humanoid tepėr tė ngjashėm me atė tė Skandinavėve.

Timothy Good thotė: “Ne e dimė se mė shumė se 90% e Ufove mund tė shpjegohet nė terma konvencionalė. Megjithatė, mund tė konfirmoj se ekzistojnė miliona persona nė tė gjithė planetin qė i kanė parė gjėrat ashtu siē janė realisht”.

Por jo vetėm kaq. Eisenhower kėrkonte ta diskutonte kėtė ēėshtje me kryeministrin britanik tė asaj kohe, Wiston Churchill. Edhe Britania e Madhe ishte e interesuar pėr kėto fenomene tė pashpjegueshme, pas vėzhgimit tė njė objekti fluturues tė paidentifikuar nė qiell nga njė pilot qė kthehej nga misioni i tij nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore.

Ishte pikėrisht kjo shenjė e cila bėri Qeverinė e Londrės tė studionte mė nė thellėsi kėtė ēėshtje duke iu atribuar Ministrit tė Mbrojtjes pėr tė qenė nėn mbikėqyrje tė plotė. Pas shumė vitesh, nė 2010, arkivat sekrete u bėnė publike dhe u zbulua njė numėr i madh vėzhgimesh tė alienėve pėrgjatė dekadave.

Eisenhower, Churchill, bile dhe Papa Xhovani i 13, thuhet se kanė pasur njė takim me njė qenie nga njė botė tjetėr qė i kishte impresionuar jasht-mase. Sipas tregimit tė sekretarit tė tij personal – tashmė tė zhdukur- Loris Francesco Capovilla, zbulimi i papritur u bė pasditen e nxehtė tė verės sė vitit 1961. Angelo Roncalli dhe miku i tij po kalonin nė njė nga kopshtet e Kėshtjellės Gandolfo kur mbi kokėn e tyre kaluan disa sfera tė shndritshme me ngjyra brilante. Njėra u nda nga grupi dhe u ul nė tokė. Nga ajo anije doli njė krijesė e ngjashme me njeriun.

Sekretari personal qėndroi mėnjanė dhe nuk e dėgjoi dialogun mes Papės dhe personazhit jashtė-tokėsor. Por nga mimika e fytyrave pa njė harmoni mes dy bashkėbiseduesve. Pas 20 minutash tė gjata, alieni u zhduk nė qiell ashtu siē erdhi. Papa Xhovani u afrua, dhe pėrmes lotėsh tha kėto fjalė: “Bijtė e Zotit janė gjithandej. Edhe pse ndonjėherė e kemi tė vėshtirė tė njohim edhe vėllezėrit tanė”.
Ishte ky takimi i publikuar nga gazeta The Sun rreth 30 vjet mė parė dhe qė mė pas u rimor nga shumė artikuj dhe shėrbime tė tjera televizive.

Por lajmi nuk ėshtė konfirmuar kurrė. Ashtu si nga ana tjetėr, kanė ardhur pėrgėnjeshtrime nga Qeveria Amerikane pėr ekzistencėn e jetės jashtėtokėsore. Timothy Good thotė se “fqinjėt tanė kozmikė jo vetėm qė kanė mbajtur raporte tė afėrta me pushtetarėt e tokės, por kanė pasur kontakte formale dhe jo-formale me mijėra njerėz nė tė gjithė botėn tė tė gjitha klasave shoqėrore. Tė paktėn janė demokratikė”.

TIME
avatar
Odin

602


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi