Grimca “Higs”, grimca apo vetė Zoti

Shko poshtė

Grimca “Higs”, grimca apo vetė Zoti

Mesazh  Luli prej 10.02.12 20:15

Grimca “Higs”, grimca e Zotit, neutrino apo vetė Zoti



Pėr herė tė parė grimca “Higgs” pėrmendet nga Peter Higs nė vitin 1960. Pėr kėtė grimcė u shpenzuan shumė para dhe ende do tė shpenzohen, megjithėse pėr shumė shkencėtarė, tashmė tė lodhur nė kėrkim tė evidentimit tė saj, kjo grimcė nuk ekziston.

Gjithashtu nė vitin 1931 Volfgang Pauli nga tė dhėna indirekte nė plotėsimin e kuadrit tė energjisė supozoi se ekziston njė grimcė imagjinare neutrale, e cila mė vonė nga italiani Enriko Fermi emėrtohet “neutrino”.

Neutrinoja, qė ka shumė mundėsi tė jetė e njėjta gjė me grimcėn “Higs”, ėshtė (gjithmonė sipas fizikės tashmė kuantike) njė grimcė infinit e vogėl e pa mundur pėr t’u matur, pra imagjinare, e cila lėviz aq shpejt, sa e kapėrcen shpejtėsinė e dritės.

Pas zbulimit tė Ajnshtajnit, qė pėrcaktoi kufirin maksimal tė shpejtėsisė tė grimcės mė tė vogėl materiale, asaj tė dritės, u konfigurua njė herė e mirė edhe koncepti i materies (E = mc2) sė bashku me kufizimet e saj.

Ajnshtajni nuk mundi tė shtyhej mė tej pėr tė gjykuar mbi grimcat materiale nė fushat e vakumit apo brimat e zeza, sepse masa dhe graviteti atje nuk mund tė mateshin, qė do tė thotė se ishin infinit, domethėnė tė barabartė me hiē masė dhe aspak gravitet, pra dhe me minus materie, gjė tė cilėn fizikani i madh nuk mund ta konceptonte. Me kėtė veprim dhe gjykim Ajnshtajni la tė kuptohej se masa, materia dhe vetė gjykimi materialist ishte i kufizuar dhe relativist, pra jo gjithėpėrfshirės dhe integrues, por i mangėt, i metė (i matshėm) dhe pėrjashtues.

Por, me sa duket, pėr fizikanėt avangardė aktualė historia e materies nuk mbaron kėtu, ajo vazhdon edhe pėrtej kufirit tė shpejtėsisė maksimale, tė cilėn mund tė arrijė njė grimcė materiale, qoftė ajo (deri mė sot) edhe “imagjinare”, dhe pėr kėtė ėshtė hedhur mendimi i krijimit tė njė fizike tė re, e cila do tė arrijė tė masė edhe grimcat mė tė vogla se ato tė dritės, gjė qė ėshtė e njėjta ose vazhdim i rrugės sė Ajnshtajnit, nė njė variant tė ri e mė tė avancuar i teorisė sė tij, ose mund tė jetė edhe nė tė kundėrt, d.m.th. ngritja e njė fizike tė mbėshtetur mbi njė arsyetim tė ri dhe kontravers me atė qė ka funksionuar deri mė sot, jo tė kufizuar, pra jomaterialist, qė duhet tė jetė i barabartė me besimin fetar, atė unifikues kristian, pra fizika e kuanteve ose e frymės, fizika e matanė fizikės ose metafizika.

E gjitha kjo do tė varet nga rezultatet pėrfundimtare eksperimentale ndaj kėsaj grimce. Ky mendim si dhe bindja e tyre pėr kėtė pikė i ka vėnė nė garė ata pėr tė kapur dhe pėr tė matur kėtė grimcė me sjellje paradoksale. E quaj “paradoksale” kėtė grimcė imagjinare pėr arsye se ajo (neutrino) nuk u pėrgjigjet ligjeve tė materies, qė do tė thotė se ajo nuk ka shpejtėsi pėr t’u matur, nuk shpenzon energji, pra nuk konsumohet gjatė lėvizjes sė saj, nuk ndikohet nga asnjė faktor i materies dhe as nga fushat magnetike e, si e tillė, nuk mund tė ketė as gravitet.

Kontradiktor ėshtė mendimi i disa shkencėtarėve qė studiojnė kėtė grimcė kur thonė se neutrinoja ėshtė njė grimcė qė ka masėn e saj dhe ndėrkohė pohojnė se ajo nuk ndikohet nga materia dhe ligjet e saj... dhe vazhdojnė eksperimentet e kushtueshme dhe pa fund pėr tė vėrtetuar tė pavėrtetueshmen, d.m.th. paradoksalen.

Kėto pėrpjekje dhe shpenzime tė mėdha (kujtojmė simulimin e vrimės sė zezė nė CERN pranė Gjenevės nė Zvicėr) kanė vetėm njė arsye dhe shkak qė vazhdojnė tė kryhen: pamundėsinė e shkencėtarėve apo fizikanėve tė quajtur “kuantikė” pėr tė pranuar rėnien tashmė de facto tė konceptit tė materies, qė do tė thotė [- (E=mc2)]. Pra, e gjithė lodhja dhe shpenzimet eksperimentale tė kryera nga fizikanėt e sotėm kuantikė vijnė pėr faktin se ata nuk janė aktualisht gati tė pranojnė ekzistencėn dhe omniprezencėn e Frymės (Zotit), ēka do tė thotė njėkohėsisht, qė ėshtė e njėjta gjė, se ata nuk janė realisht fizikanė kuantikė.

Kujtojmė kėtu shprehjen e njė filozofi tė shek. XX, i cili thotė: “Ai qė pretendon se e ka kuptuar se ēfarė ėshtė fizika kuantike dhe ende nuk ėshtė ēmendur, ai gėnjen.” Me pak fjalė, kjo do tė thotė se me arsyetimin apo logjikėn klasike materialiste, qė ka udhėhequr shkencat deri mė sot, nuk mund tė kuptohet dhe tė shpjegohet fizika kuantike, fizika e grimcave jomateriale, d.m.th. fizika e hijeve, shpirtrave, e frymės ose metafizika, qė nė vetvete nuk ėshtė mė njė shkencė e thjeshtė, por ėshtė shkenca e shkencave, d.m.th. aspak shkencė, shkenca e vėrtetė ose e sė vėrtetės, ose thjesht Fe dhe Teologji jomaterialiste, kristianizėm i pastėr.

Kur njė element, cilido qoftė ai dhe i cilėsdo natyre t’i pėrkasė ai, nė rast se themi qė ky element ka njė veti materiale, p.sh. ėshtė i matshėm, i kufizuar apo i pėrcaktuar, atėherė ai rrjedhimisht dhe detyrimisht duhet tė posedojė edhe tė gjithė gamėn e cilėsive tė tjera tė materies, si: shpejtėsinė e matshme tė lėvizjes, fėrkimin, temperaturėn, gravitetin, kohėn etj. Nė qoftė se njė elementi tė tillė do t’i mungojė vetėm njė nga kėto cilėsi, si p.sh. koha ose masa etj., atėherė edhe cilėsitė e tjera vihen nė diskutim pėr tė qenė dhe ekzistuar e, si rrjedhojė, nuk mund tė jenė dhe sė fundi vihet nė diskutim edhe vetė ekzistenca e tij si element material.

Me kėtė dua tė them se njė grimcė e quajtur materiale ose qė ka masė dhe e pretenduar si e tillė (siē pretendohet nga disa shkencėtarė sot pėr neutrinon), duhet tė ketė ose tė posedojė tė gjitha vetitė e materies pėr tė ekzistuar, ose tė paktėn njė veti e tė sigurt, e cila kurrė nuk mund tė qėndrojė e vetme, pėr shkakun se tė gjitha vetitė apo cilėsitė e saj (materies) nė dukje tė ndryshme apo tė veēanta nga njėra-tjetra nuk janė tjetėr veēse e njėjta gjė.

Nė rastin tonė tė kėsaj grimce imagjinare (neutrino) ėshtė vėrtetuar shkencėrisht qė depėrton materien Tokė edhe nė thellėsitė e kores sė saj pa u ndikuar nga ajo, pra pa e pėrfillur atė. Gjithashtu ėshtė vėrtetuar se kjo grimcė nuk ndikohet nga fushat magnetike, cilatdo qofshin e kudo qofshin ato etj., etj, gjė qė detyrimisht e cilėson atė si njė grimcė jomateriale dhe pa gravitet.

Megjithatė, shkencėtarėt dhe shkenca e tyre diabolike, d.m.th. dyshuese, vazhdon hulumtimet nė kėtė drejtim pėr tė vėrtetuar katėrēipėrisht natyrėn hipotetike materiale tė kėsaj “grimce”, qė sipas mendimit tim nuk do tė mund tė arrihet.

E them kėtė me bindjen time personale dhe nė pėrputhje me ēka u tha mė lart pėr faktin se, kur njė element plotėson njė kusht ose posedon njė veti tė materies ose tė jo materies, ai detyrimisht duhet tė ketė ose posedojė edhe tė gjitha vetitė apo cilėsitė e tjera tė kėsaj natyre, tė cilat tashmė nuk ėshtė e nevojshme tė maten patjetėr, pra nė kėtė kėndvėshtrim neutrinoja, e cila nuk ndikohet ose nuk njeh e nuk pėrfill asnjė element tė materies, nuk mund t’i takojė dimensionit material apo tė ketė masė, siē shprehen kėta fizikanė dhe pėr sa kohė qė nuk i pėrgjigjet gravitetit, ajo duhet t’i takojė njė tjetėr dimensioni ose njė tjetėr bote.

Nė vazhdim tė kėtij arsyetimi mund tė themi se njė element apo grimcė ēfarėdo, qoftė ai ose ajo qė rezulton, p.sh. pa gravitet, kėtij elementi nuk ke se ēfarė i kėrkon tjetėr, sepse ėshtė e sigurt qė atij do t’i mungojnė tė gjithė cilėsitė e tjera tė materies, si: masa, inercia, shpejtėsia e matshme e lėvizjes sė tij, konsumi, koha energjisė sė shpenzuar etj., etj., pra ky element nuk i pėrket materies, si rezultat nuk mund tė quhet “grimcė materiale”.

Duke vazhduar po kėtu dhe me kėtė arsyetim, nė bazė gjithmonė nga tė dhėnat jo tė sigurta dhe jopėrfundimtare tė eksperimenteve shkencore tė bėra deri mė sot, kur vetė shkencėtarėt pohojnė se kjo grimcė e kalon shpejtėsinė e dritės dhe njėkohėsisht kjo shpejtėsi nuk mund tė matet, ēka do tė thotė ose nėnkupton infinit shpejtėsi dhe kur e njėjta grimcė gjendet njėkohėsisht nė dy ėnde tė ndryshme (nga Cern e Zvicrės nė laboratorin e Gran Sasos nė Itali) tė paktėn 732 km larg njėri tjetrit, atėherė pa frikė mund tė themi se ajo ėshtė e njėjta grimcė dhe shpejtėsia e saj e lėvizjes ėshtė infinit, pra e barabartė me zero shpejtėsi (v = 0).

E nė qoftė dhe rezultoftė vėrtet kėshtu, gjė qė deri mė tani ka gjasa tė jetė e tillė, pėr shkak se i pėrgjigjet dhe i qėndron arsyetimit, atėherė vrimat e zeza, qė ne i shohim, i perceptojmė dhe lokalizojmė nėpėrmjet teleskopėve, nuk janė vetėm ato qė na paraqiten pėr t’u parė ose qė ne perceptojmė me anė tė shqisave tona, por kėto vrima tė zeza janė kudo te ne, brenda dhe jashtė nesh, ēka do tė thotė se materia me tė gjitha cilėsitė e saj (kohė, gravitet...) nuk ekziston, qė do tė thotė se realiteti i vėrtetė ėshtė dhe gjithēka nuk ėshtė tjetėr veēse njė vrimė e zezė, pra bosh dhe ky boshllėk (ashtu siē rrėfen hinduizmi) ėshtė realitet.

Pikėrisht duke mos qenė tė gatshėm pėr kėtė mendim kontravers dhe “tė ēmendur”, shkencėtarėt shpenzojnė shumė kohė dhe para pėr tė matur medoemos tė pamatshmen, kapur dhe evidentuar tė pakapshmen dhe tė padukshmen, d.m.th. Infinitin ose Zotin, apo grimcėn e Zotit, e cila u del kudo dhe ngado dhe u prish gjumin, sepse, me sa duket, janė mbushur ditėt dhe koha ka ardhur qė Adamit t’i dalė gjumi e t’i prishet ėndrra, sikur gjasme, gjasi, fenomen apo materie.

Po nga mendimi shkencor i deritanishėm rezulton qė e njėjta grimcė tė ndodhet kudo dhe njėkohėsisht duke mbushur kėshtu tė gjithė hapėsirėn e mundshme dhe infinit tė universit pa pyetur nėse ekziston materia rreth saj dhe pa u ndikuar nga prezenca e kėsaj materie, sikur ajo tė mos ekzistonte, ēka do tė thotė se kjo grimcė tashmė nuk mund tė jetė, tė ekzistoje dhe si rezultat as tė emėrtohet mė si grimcė.

Nė kėtė kuptim, kemi tė bėjmė me omniprezencėn e diēkaje qė ne nuk mund ta shohim, nuk mund ta matim, ta kufizojmė apo pėrcaktojmė, por qė me veprimet ose efektet e saj ajo na ka bindur se ekziston. Dhe diēka e tillė nuk mund tė klasifikohet e pėrcaktohet si materie, ēka do tė thotė sė fundi se kemi tė bėjmė me njė dimension tjetėr tė kudondodhur (omniprezent) brenda dhe jashtė dimensionit tonė material, qė do tė thotė se kemi tė bėjmė me Frymėm, grimcėn e Zotit, e pse jo me vetė Zotin.

Nga animacionet nė faqet e internetit tė mbėshtetur nė imagjinatėn shkencore, tė bazuara nė ato cilėsi qė shkenca ka pikasur te kjo grimcė, shohim dhe mėsojmė se nga kjo infinit e vogėl grimcė [pra nga hiēi] krijohet protoni dhe elektroni d.m.th. vetė atomi [grimca mė e vogėl materiale], veprim pas tė cilit neutrino nuk ekziston mė si i tillė, por vepron dhe konceptohet si valė gjithėpėrmbushėse.

Nė kėtė kuptim, grimca nė fjalė paraqitet si diēka e papėrcaktuar, e pabėrė, pra e paformatuar dhe e palokalizueshme, qė do tė thotė omniprezente ose e barabartė me Infinitin, dhe pėrderisa konceptohet edhe si krijuese e elementeve bazė tė atomit, atėherė ajo ėshtė dhe omnipotente, pra nė gjendje qė prej saj tė krijohet ēdo gjė materiale dhe e kapshme ose e dallueshme nga shqisat tona.

Ēfarė kėrkohet mė shumė nga shkenca pėr tė ideuar grimcėn e Zotit ose Zotin vetė?!

Sot dilema e shkencės materialiste, racionale, hipotetike ose tė dyshimit ėshtė frika e madhe se mos ndoshta nuk do tė arrijė ta kapė, lokalizojė dhe ta masė kėtė grimcė. E nė qoftė se kjo do tė ndodhė, atėherė bie koncepti i materies dhe bashkė me tė edhe diferencimet dhe diskriminimet si dhe privilegjet qė kanė rrjedhur prej saj, pra bie hierarkia dhe diferencimi shoqėror, dhe atėherė shkencės nuk i mbetet tjetėr veēse t’i dorėzohet fesė apo teologjisė sė vėrtetė, qė nė thelb ėshtė fjala e Krishtit, si dhe tė pranojė ardhjen ose zbritjen e Tij dhe mbretėrisė sė tij mbi Tokė, ēka me fjalė tė tjera do tė thotė se kėsaj bote tė ngritur nga arsyetimi ynė diabolik dhe konfliktual i kanė mbaruar ditėt.

Nga fjala e Krishtit, i cili gjithmonė flet nė emėr tė Atit, si dhe nga disa ungjij tė dishepujve tė tij, deri tek ungjilli i zbuluar sė fundi, ai i Mari Madalenės, thuhet se materia dhe antimateria (tė cilat shumė po i lodhin dhe shpenzojnė shkencėtarėt e sotėm) nuk ekzistojnė, sepse ato janė e njėjta gjė, pra nuk janė dy, por vetėm njė dhe e njėjta kudo dhe kurdoherė. Mė poshtė, po te ky ungjill, lexojmė se materia nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė buzėqeshje e thatė (un sorrizo) ose njė shaka e Frymės, ēka nėnkupton se ajo realisht nuk ekziston, por ėshtė prodhim i lojės ndarėse qė vetė mendja dhe arsyetimi ynė diferencues realizon.

Sipas hinduizmit mistik, bota nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė sajesė e trurit tė Brahmės (Zotit). Po kėshtu pas iluminimit Buda, i cili gjeti nirvanėn d.m.th. Infinitin (Hiēin ose Gjithēkanė, qė ėshtė po e njėjta gjė) pas kėsaj bėhet mjaft indiferent pėr botėn qė e rrethon. Kur e pyesnin se cili ėshtė ai (Buda) qė di gjithēka e jep pėrgjigje pėr ēdo gjė, pėrgjigjja e tij ishte: “Unė tashmė shoh...” etj., etj., qė na ēojnė te shprehja e Thotit apo Hermes Tri Megistus, Atllantit apo Perėndisė sė parė egjiptiane, qė thotė: “Gjithēka nė qiell ėshtė e ditur dhe gjithēka nė tokė ėshtė e paditur.”

I gjithė ky predikim ka tė bėjė me paraqitjen e pėrkohshme dhe tė kufizuar tė materies, qė ėshtė e barabartė me paraqitjen e gėnjeshtėrt tė saj, e cila rezulton tė jetė apo tė ekzistojė vetėm nė ēastin qė nė e vėshtrojmė, kėqyrim ose e matim atė, dhe pėr kėtė arsye ajo ėshtė prodhim i perceptimit, shqisave dhe mendjes sonė diabolike.

Gjithēka qė u tha mė lart nuk ėshtė njė kėmbėngulje pėr tė mbrojtur doktrinat mistike dhe fetare; nė tė kundėrt, e gjithė lufta dhe pėrpjekjet e shkencės nė vazhdimėsi, sidomos nė kohėt e sotme (qė prej mė se 50 vjetve kur grimca “Higs” u shfaq pėr t’u konceptuar si enigma e radhės nga shkencėtarėt), bėhet thjesht pėr t’iu shmangur fesė ose diturisė absolute nė mbrojtje tė diturisė fragmentare dhe relativiste shkencore, si dhe pėr mbijetesėn e dėshpėruar tė saj, ofiqeve dhe privilegjeve dhe diferencimeve qė jep e krijon ajo, pa tė cilat kjo botė nuk mund tė ekzistojė.

Duke vazhduar, mund tė themi se neutrino ose grimca “Higs” nuk mund tė kapet, izolohet apo tė matet me anė tė eksperimentit, veprimeve materialiste sado shkencore qofshin ato apo me anė tė logjikės dhe arsyetimit, sado shkencor edhe ky i fundit qoftė.

Por edhe sikur tė ndodhė diēka e tillė, atėherė kjo grimcė nuk ėshtė tjetėr veēse nė grimcė e matshme, qė do tė thotė njė grimcė materiale e si rrjedhojė do tė ketė edhe njė kufi shpejtėsie po tė matshme si dhe njė masė dhe shpenzim po tė matshėm energjie (gjė qė deri mė sot shkencėrisht nuk ėshtė mundur tė vėrtetohet). Pas kėsaj sigurisht qė do tė dalė njė tjetėr grimcė, qė do ta kalojė kėtė shpejtėsi, por pėrsėri tė mundshme pėr t’u matur e kėshtu me radhė derisa tė mbėrrijmė nė kufijtė e shtyrė, por tė domosdoshėm pėr konceptimin dhe ekzistencėn e materies.

Pas kėsaj do ta ndjekim grimcėn apo grimcat e reja nė infinit derisa tė arrijmė pėrsėri nė pikėn e nisjes, e kėshtu do tė ciklohemi dhe riciklohemi pa fund nė ndjekje tė grimcave pa fund ose nė infinit pėr tė kuptuar dhe pranuar sė fundi se Infiniti ekziston ose mė qartė akoma, se asgjė tjetėr veē tij nuk ekziston. Por Infinit i vogėl (grimca “Higs”, neutrino) dhe Infinit i madh ėshtė e njėjta gjė, sepse nuk mund tė ketė dy infinite, Infiniti ėshtė vetėm njė.

Sipas Nicola De Cusa, njė prift filozof i shek. XII, sa herė qė Infiniti pėrsėrit ose kopjon vetveten, produkti do tė jetė njė deformim ose alienizim i Infinitit, pra mė i madh se Infiniti (gjė qė nuk mund tė jetė) ose mė i vogėl se ai (d.m.th. materie). Pra, ēdo tentativė pėr ta imituar ose kopiluar atė, do tė prodhojė diēka mė tė vogėl, tė pėrcaktuar dhe tė kufizuar, pra tė matshme ose materiale qė do tė thotė diēka ivolucionare ndaj tij.

Duke qenė i pamatshėm, pra i plotė nė plotėsinė e tij, Infinitin nuk ka kush e bėn. Ai ėshtė dhe, si i tillė, ai ėshtė i kudondodhur (omniprezent) dhe shkak e pasojė qė gjithēka tė bėhet prej tij (omnipotent). Gjithēka materiale krijohet jo jashtė Infinitit apo frymės, por brenda saj [sepse ideja pėrtej ose mėtane infinit nuk mund tė qėndrojė as si koncept], si vetėveprim i saj dhe si kundėrshti ose vetėmohim i saj. Kjo do tė thotė se ēdo objekt material krijohet si objeksion, kundėrshti ose mohim e si rezultat zvogėlim ose pjesėtim, pra alienizim ose ndrydhje e rrudhje brenda Infinitit, qė nė terma tė tjera nuk do mund tė quhej “evolucion”, siē ėshtė pretenduar deri mė sot, por thjesht “involucion”.

Pra, gjithēka qė i kundėrvihet, kundėrshton (objeksion = objekt) ose mohon, siē ka ndodhur deri mė sot nga shkenca materialiste, Infinitin, nuk mund tė prodhojė veēse zvogėlime dhe parcelizime apo racionalizime, qė pa dyshim pėrfaqėsojnė njė involucion progresiv. Nė kėtė rrugėtim fragmentizues dhe mendim racional (tė racionuar) materialist, qė i mban shpresat tek eksperimenti, kurrė nuk do tė mund tė arrihet tek Infiniti, eteri apo e tėra, e cila ėshtė njė dhe e vetme, njė ose e njėjta dhe qė quhet “e Vėrteta” ose “Zoti”.

Pra, duke arsyetuar kėshtu, del se edhe lodhjet e shumta tė shkencėtarėve sot pėr tė identifikuar neutrinon, ose grimcėn “Higs”, nuk do tė kenė rezultatin e pritur nga shkenca materialiste pėr tė mbajtur me forcė materien dhe konceptin mbi tė, qė tashmė kanė rėnė e nuk mund tė ngrihen mė.

Vetėm nė qoftė se kėta fizikanė janė vėrtetė kuantikė, ashtu siē dhe pretendojnė, pra fizikanė metafizikė d.m.th. qė pranojnė ekzistencėn e matanė fizikės, pra ekzistencėn e Infinitit, Frymės ose Zotit, rezultati do tė jetė vetėm njė ose i njėjtė, njė rezultat jo fizik apo eksperimental, por mendor dhe filozofik, ai i pranimit se kjo grimcė apo njė tjetėr qė mund tė vijė pas saj ėshtė grimca e Zotit ose Zoti vetė.

Ky pėrfundim ndoshta i frikshėm, por i vėrtetė dhe i pashmangshėm do tė rrėzonte nga karrigia fizikanin mė tė madh materialist anglez Stephan Howkins, Ajnshtajnin e madh sė bashku me formulėn e tij epokale tė identifikimit tė materies dhe kufirit tė saj (E=mc2), logjikėn dhe arsyetimin materialist shekullor tė Aristotelit, pra pėrmbysjen e njė epoke dhe tė njė arsyetimi tė gabuar, tė metė apo tė mangėt materialist me tė gjitha ligjet e tij, tė shkak-pasojės dhe luftės sė tė kundėrtave, qė e ka sfilitur njerėzimin nė konflikte tė pakuptimta e pa zgjidhje, pėr tė filluar njė epokė tė re me njė mendim tė ri tashmė integrues, unifikues dhe pa gravitet, atė tė paqes dhe dashurisė, Kopshtit tė Idenit ose tė Parajsės sė humbur.

Kėtė kuptim duhet tė ketė edhe mbarimi i ditėve te kalendari i majave ose 21.12.2012, aq i pėrfolur nga shkenca, mediet apo kinematografia botėrorė e kohėve tė fundit, krejt ndryshe nga ē’e paraqesin apo parashikojnė mendimtarėt, fizikani i madh i karriges S.Howkins apo kineastėt e ndikuar nga mendimi konfliktual materialist, d.m.th. jo pėrmbysje apo revolucion material dhe fizik tė botės, por thjesht njė pėrmbysje dhe revolucion mendor dhe konceptual me braktisje tė mendimit tė vjetėr konfliktual materialist dhe zėvendėsimin e tij me mendimin hyjnor tė dashurisė infinite, ose rifillimin e epokės qiellore, gjetjen e parajsės sė humbur dhe ardhjen e mbretėrisė sė Zotit.

Nė kėtė kontekst, duke u kthyer edhe njė herė te shkrimet e shenjta, qė logjika jonė diabolike konfliktuale apo djallėzore kurrė nuk i kuptoi, por me ose pa dashur gjithmonė i keqinterpretoi, dua tė kujtoj se nė Bibėl (Dhiata e vjetėr) vėrtet shkruhet se Adami Zot ra pėr tė fjetur e pas kėsaj nga brinja e tij e dymbėdhjetė u krijua Eva e nė vazhdim e gjithė bota, por kurrkund nuk shkruhet se Adamit i ka dalė gjumi. Nė mbėshtetje tė kėsaj dua tė rikujtoj bindjen e misticizmit hindu se e gjithė bota s’ėshtė tjetėr veēse njė sajesė e mendjes sė Brahmės (Zotit) d.m.th. njė ėndėrr e tij.

Gjithashtu Buda, i cili bėri ndarjen nga kjo botė (Bė-Da) ose qė pas iluminit tė tij u bė i ditur, u zgjua apo u bė i zgjuar (nė rusisht, “budit” ka kuptim “zgjohu”), u bė krejt indiferent nga kotėsitė e kėsaj bote, e cila pėr tė ishte veē njė ėndėrr e keqe. Fakti qė nė fjalėt e Zotit (po nga shkrimet e shenjta) njeriu pėrmendet si shėmbėlltyra e Tij, pra si njė imazh apo hije, kopje jo reale e tij. Fjalėt lapidare tė Jesu Krishtit nė kryq; “Fali Zot se kėta nuk dinė se ēfarė bėjnė”, pra janė jerm, nė gjumė, nuk shohin e nuk kuptojnė.

Apo sė fundi nga ungjilli i Mari Madalenės, ku materia, pra e gjithė bota materiale ,qė edhe sipas tė gjithė studiuesve dhe filozofėve metafizikė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė sajesė apo gėnjeshtėr e mendjes sonė (mendoj = me-ndaj, mente = mentire) dhe perceptimit (pėr-cip-tas) tė shqisave (shky) tona, nė realitet nuk ekziston, por ėshtė e tillė, pra ekziston pėr sa kohė qė duam ne qė tė ekzistojė dhe pėr aq kohė sa ne e vėshtrojmė, kėqyrim apo matim (mat = materie) atė.

Sipas kalendarit maja, ditėt e kėsaj bote mbarojnė mė 21.12.2012. Sipas botėkuptimit tė indianėve tė lashtė, maja nėnkupton dhe ėshtė i njėjti me Maren, dhe po sipas kėtij botėkuptimi Mara pėrfaqėson Djallin, i cili krijoi kėtė botė materiale. Po sipas hinduizmit mistik, kjo botė nuk ėshtė tjetėr veēse pjellė e trurit tė Brahmės [Zotit], d.m.th. njė ėndėrr ose iluzion i Tij.

Pas kėsaj ndėrhyrjeje tė shkurtėr rezulton se mbarimi i ditėve tė kalendarit tė majave nuk mund tė jetė tjetėr veēse mbarim i ditėve tė kėsaj bote materiale, d.m.th. tė ditėve tė gjykimit tonė tė mbrapshtė materialist tė botės, gjė qė pėrkon edhe me zgjimin tonė [Adamit] nga gjumi dhe fillimin e njė mentaliteti tė ri mbi botėn si dhe pėrjetimin e njė realiteti tė ri pa kontradikta dhe pa gravitet.

Pas gjithė kėsaj le tė presim neutrinon, qė ka ardhur nė kohėn e duhur pėr tė na treguar tė Vėrtetėn qė ėshtė njė e vetme pėr gjithēka, e nėpėrmjet saj tė mėsojmė mė shumė e mė saktė pėr tė shumėpėrfolurin kalendar fatal ose tė fatsjellės tė fisit maja pėr 21.12.2012.

Kastriot Mėlyshi
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi