Isa (Jezusi) nė poezin Sufiste

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Isa (Jezusi) nė poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri prej 10.02.12 16:05

Isa nė Mesevin e Rumit

Nė banjon e saj Merjemja pa
Se si njė fytyrė me bukuri vėrbuese
Para saj,nga toka del!?-Xhibrilin
Shpirtin besnik,tė shėndrtishėm sikur hana e dielli;
Njė bukuri pa velo,sikur ēasti
Kur dielli,nga lindja,lindė!?
Gjithė trupi i Merjemes u dridh
Duke iu frikuar turpit,sepse lakuriq na ishte!
Sikur Jusufi kėtė bukuri ta shihte
Edhe ai do i prente duart,sikurse ato gratė
Vallė,si karajfili nga toka ka mbi?
Ose pamje e mendjės sė pastėr nga zemra ka kėrcy?
E mposhtur me at ēfarė kishte pa
Merjemja Strehim kėrkoi tek Zoti i saj!
Shkaku i dėlirėsisė sė saj,shprehi,kėshtu,e kishte
Qė hallin e saj t’ia besonte tė Padukshmit
Ngaqė mirė e dinte se kjo botė nuk ka gjithmonėsi
Strehimin vetėmse nė Fortesen e Zoti e kėrkoi!
Me ketė ajo,gjer nė vdekjen e saj,prej armiqve
Tė cilėt dėshironin ta kthenin nga rruga e saj,ishte e sigurtė!
Pėr njė ēast Merjemja e hutuar na ishte
Duke u dridhur porsi peshku i cili ėshtė hedhur nė tė thatė!?
:”Unė jam i besueshmi i Zotit!”,Ruhul Kudusi tha:
”Mos ke frikė!As mos tento tė ikėsh prej meje!”.


Duke marrė si shembull hazreti Merjemen(Marijen) dhe nanėn e Jahjasė,a.s. hazreti Meulana dėshiron tė na skjaroj mėnyrėn e komunikimit mes eulijave tė cilėt janė larg njeri tjetrit.Nė kohėn e shtatėzanėsisė sė saj nana e Jahjasė (a.s.)ka pa para vetes Merjemen e cila poashtu barte fėmij,dhe i tha:”

Po vėrej se nė vete po bart perandorin
Njė tė dėrguar tė rangut tė lartė
Fėmiu qė ėshtė nė mu - sexhde bani
Drejt fėmiut qė ti bart nė vete!
Fare mirė kėtė e vėrejta
Andaj: bahuni gati pėr sprovime!”-:”
Edhe unė,nė mėnyrė tė njėjtė,ndjeva
Lėvizjen e frutit tim!?”-tha Merjemja.
Ahmakėt thanė se kjo s’ėshtė gja tjetėr
Pos tregim bosh apo pėrfundim i rrejshėm(!?)
Ata thanė se Merjemja nė at kohėn e saj
Tė shtatėzanisė ishte tėrhequr larg prej botės
Dhe askush,gjatė asaj kohe,nuk e ka pa
Dhe as me te qė ka biseduar
E si e pa nana e Jahjasė?
Qė tė thoshte atė qė po theksohet?!
Kurse tė dijshmit dijnė mirė se eulijat,si Merjemja,posedojnė
Dituri zemre dhe tė pamur tė brendshėm.
Pėr at Merjemja,plotėsisht,ishte nė gjendje
Ta shihte nanėn e Jahjasė dhe tė dėgjonte tė folurit e saj!
Sepse fytyra e tė dashurit po qė mund tė shihe
Qoftė edhe sytė tė mbyllura qofshin!”.

avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Isa (Jezusi) nė poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri prej 10.02.12 16:07


Nė brendėsi shpirti ėshtė i dobėt
Kurse trupi i trashė nga ana e jashtme.
Shejtani po pėrtypet
Kurse Xhemshiti po ndjen uri!?
Kėrko ilaq pėr vete,gjersa Isai yt
Ende ėshtė pranė tejte!
Bani,ai,e u kthye nė qiell?
Sdo tė ketė ma shėrim pėr ty!

Unė thashė:”Oj zemėr!Kėrko njė pasqyre universale,
Shko kah deti,sepse cakun tand nuk do ta gjeshė nė lum!”.
Kėrkim i tillė do ta sjell shejhin tand nė vendin tand,
Sikurse qė dhembja te druri i hurmes Merjemen e solli


Braktise,pra,adhurimin tand tė thatė,o i gėzuar,
Jepi pėrparėsi drurit qė fara tė mbije!
Nėse farėn,porse,ti se ke?Zoti,nė bazė tė atijė
Adhurimi do ta Japi njė palme,dhe do tė Thotė:”
Sa bukur ka vepruar ai!”.
Sikurse Merjemja;Ajo kishte dhembje,porse jo dhe fare?!
I GjithMundshmi at dru hurme tė gjelbėrt e Bani
Shkaku se kjo zonjė fisnike shumė besnike ishte
Zoti ia Plotėsoi qindra dėshira,
E qė ajo vet asgjė as qė kishte dėshiruar!
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Isa (Jezusi) nė poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri prej 10.02.12 16:10

Tė folurit nė djep

Pėrulja dhe dhembja e Merjemes tė cilen e bartė nė shpirtė
ishin shkak qė fėmiu i saj(Isa,a.s.) tė fliste nga djepi.
Njė pjesė e saj,pa tė porse pėr hirė tė saj,ka folur;
Ashtu edhe secila pjesė e jotja (o njeri) tė flet fshehurazi.

Tė folurit e Isa’sė ka pasuar prej bukurisė sė Merjemes
E tė folurit e Ademit ėshtė njė frymėz e Shpirtit tė Zotit.

Si Fėmijė
Fustanėt tė pastra porsi flladi i mėngjesit,qindra ngjyrash,
Secilėn nė ngjyrėn e saj,e prej njė qypi,i nxori Isa!?

Cilėsitė dhe veēoritė e Isa’sė,(Jezusit)a.s.

Uji dhe toka janė ngjallur pėrmes frymės sė Isa’it
U ban shpeza e cila duke hapur krahėt fluturoi

Kjo frymė e ngjashme frymės sė Isa’ut
Ajo nuk ėshtė naj’farė ere,apo duhi
E cila prej lumturisė apo brengės ka shpėrthy

O ti,i cili herė-herė kėtė trup prej dheut
Sikur Isa’i me njė frymė e ngjallė
Dhe herė-herė vehten nėn varėse
Sikur Hallaxhi e tregon...Eja!

Aftėsitė e panumėrta shėruese tė Galenit
Janė qesharake nė krahasim me frymėn e Isa’it

O ti,me frymė tė Isa’sė:si po i pėrballon goditjet e jetės?
Nė kėtė botė nuk ka thesar pa gjarpėn.

O ti gomar!I cili me ngulm i mbahesh gomarisė tande!
E si mundesh frymėn e njė Mesihu ta vėresh-ndiesh?

Ndoshta edhe ti mund tė kujtohesh ndonjė lutje tė Mesihut,
Porse ku janė buzėt dhe dhėmbėt e Isa’it tek ti,o i mjerė?

avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Isa (Jezusi) nė poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri prej 10.02.12 16:11

Kur shpirti i Isa’sė
U kthye nga bota
Nė fluturimin shpirtėror qiellit fluturoi
Pėrmbi qarkun e kaltėr,atje,ėshtė ngritur.

Isa’i nuk ka lanė sheqer para gomarit
Sepse gomari nga natyra e tijė me kashtėn kėnaqet
Sikur sheqeri ta rriste kėnaqėsinė e gomarit
Isa para gomarit njėqind kilogram do tė linte.


Dituria dhe njohja janė fat i Isa’ut
O ti gomar!Kjo nuk i takon gomarit!
Kur tė dėgjosh pallitjen e gomarit,
shpreh dhembshuri ndaj tijė,
E nuk e dinė se ai dėshiron
qė ti gomar tė bahesh!?

Ke mėshirė pėr Isa’in,e jo pėr gomarin;
Mos lejo natyrėn qė tė sundoj me mendjen.
Le ti natyrėn qė tė pallet me za,
E ti pėr shpirtin banė pėrkujdesjen-brengėn

Me vite gomarit i ke robėru,tash ball ma ke me kėtė;
Shpirtin me prirje tė keqės pas shpinės hudhe,
Sepse ajo mendjes sate duhet t’i jet plot bindje
Kjo mendje e ulėt ka natyrė prej gomari

Dhe vetėm mendon:kur do ta fitoj kashtėn!?
Gomari i Isa’sė ka marre natyrėn e shpirtit
E edhe mendja,pranė Isa’it,iu ka ndryshue
Tek Isa mbizotėronte mendja,

Kėshtu qė kalorėsi i fuqishėm gomarin e ka dobėsue.
Gjersa nėn tė kuptuarit tand tė dobėt,o ti gomar!
Ky gomarė i stėrlodhur kulshedėr ėshtė kah bahet!?
Poqėse Isa zemrėn,vėrtetė,ta ban tė sėmurė,
kurrė mos e braktis,atė!
Sepse edhe shėndeti,poashtu,
pėrmes tijė do tė kthehet!
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Isa (Jezusi) nė poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri prej 10.02.12 16:15


Dėgjo,oj zemėr!Mos lejo tė tė mashtroj secila dehje!
Isa ėshtė i dehur me Zotin!Kurse gomari me misrin!

Dashuria
Kur Isa,Shpirti Dashurisė,Qiellit u ngrit,
Kurr ma,krahėt e tijė,poshtė nuk i ka drejtue,
Nė perandorinė e vuejtes pėr me u kthye!

Shpirtat nė vete kanė frymė tė Isa’it
Gjersa nė trupėt ėshtė nje frymė ėshtė plaga,e tjetra ilaqi.
Sikur shpirtat perdet e tyre trupore t’i braktisnin,
Atėherė sikur fryma e Isa’it ēdo i folur do tė ishte.

Isa i shpirtit tand,pran teje ėshtė
E meqenėse ndihmėtar i mirė ėshtė,ndihmė kėrko prej tijė!
Trupit,pėrplot eshtra secilin ēast mos ia pėrkushto !
E Isa’nė e zemrės plotėsisht pas dore me lanė!?

Sikur ai i marri,e tė cilin pra
Pėr hirė tė sinqeritetit,pėrmendem nė tregimin tonė!
Mos kėrko prej Isa’it tand jetė trupore!
As Musa’nė mos e lut pėr hirė tė dėshirave faraonė!....



Mjeku-shėruesi mahnitės

Burgu i vetmisė sė Isa’it ėshtė tryezė tė dashuruerish;
Eni,o ju tė goditur me mundime-nga kėto dyer mos u largoni!
Nga tė gjitha anėt po tubohen njerėzit,
Nė harrna,tė verbėr,tė qalė,tė goditur me marrėzi.

Ata ēdo ditė vijnė para dyerve tė qelisė sė Isa’ut
Qė ai me frymen e tijė nga sėmundja t’i shėronte
Pasi ta kryente adhurimin e tijė tė mėngjesit
Ai i gatshėm tė dyert e tijė paraqitet,

Dhe sheh grupimet e tė mjerėve dhe tė vobektėve
Se si nė pragun e tijė tė mėshirės shpresojnė,
Dhe u thotė,pėr ēdo mėngjes:
”O ju tė goditur nga mundimi!Keni kujdes!

Prej Zotit Pranimi pėr lutjet tua Vjen!;
Shkoni pa dhėmbje dhe pa pikllim,nga ky vend!
Tė pastruar prej mėkateve!Me Mėshiren e Zotit tė Mbuluar!”.
Dhe tė gjithė,porsi devet tė cilat gjat ishin tė lidhura
E lirohen prej zingjirėve nė gjunjėt,
Pėr nė shtėpi u nguten,sepse gjetėn shėrimin
Pėrmes fjalės sė tijė tė bekuar!

Unė jam Xhibrili i dashurisė;Kurse ti je druri im i lotosit,
Unė jam i sėmuri;E ti i imi Isa i biri Merjemes!

Unė nuk udhėheqi luftėn fitoren qė ta arrijė
Dhe botėn ta pushtoj!
Sepse kjo botė ėshtė e pavlefshme,e kalbur dhe coftinė!
E si valle nė coftinė tė jem lakmues i sėmurė?
Unė nuk jam qen,i cili tė vdekurve lėkuren u shkyen;
Unė jam porsi Isa: Unė vije qė t’u rizgjoj!



avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Isa (Jezusi) nė poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri prej 10.02.12 16:16

Dyqind nana nuk kan ba at qė ti pėr mua ke ba;
Bile as Isa me mu’xhizen e vet pėr Eliazerin,aq shum nuk ka ba!
Sepse pėrmes teje shpirti im u liru nga vdekja,
Kurse Eliazeri,edhepse i ngjallur me frymėn e Isa’sė,prap ka vdekur!

Preokupimi ynė dhe tė folurit ėshtė rrugė e jashtme
Rruga e brendshmė tejkalon lartėsitė qiellore.
Shqisa sheh thatėsirėn sepse nga thatėsira ka lindur;
Gjersa Isa i shpirtit nepėr deti ka hecur!



Njė emir i njohur,prej poshtėrsisė se vet,e ndiqte Isain.
Me njė shtėpi Isa ishte strehu .
Nė shtėpi hyri emiri,kurorėn qė ta merrte prej ti.
Por,mėqe ngjante nė Isen; Kurorėn e varrjes Fitoi,;”
Unė jam Emir!Unė jam me jahudite!”.

Mos u brengos pėr largimin e Merjemes(oj Merjeme)
Ka ardhur drita,e cila Isain drejt qiellit e ka ngritur.

Isa dhe Idrisi kan hypur nė qiell
Sepse ishin i llojit tė njejtė-si melaikėt.
Kurse Haruti dhe Maruti ishin ma afėr trupit(fizikes)
Pėr at nga Lartėsitė u lėshuan nė ultėsitė.
Mohuesit janė tė llojit tė njejtė,si shejtanėt!
Shpirtat e tyre jan ba nxėnės tė shejtanėve!

Shkaku i formės sime,unė nuk jam lloji yt!
Isai pėrkunder formės sė vet njerėzore ėshtė i llojit tė melekėve.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Isa (Jezusi) nė poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri prej 11.02.12 14:35

Ngjallja e njė grumbulli eshtrash

Njė marroē i njohur qė pėrcillte Isanė
I pa do eshtra nė njė vrimė ca ma tė thellė
Ai tha:”Mė mėso pėr at Emrin e Lartėsuar
Me tė cilin ti po ngjallė tė vdekurit;
Nė mėnyrė qė me tė tė banja mirė
dhe pėrmes tijė tė kisha mundur
Eshtrat sėrish me jetė t’i mbushja!”.
Isa tha:”Le at punė,se ajo nuk ėshtė ēėshtje e jotja,
Kjo nuk i pėrgjigjet shpirtit as tė folurit tand
Sepse pėr kėtė duhet frymė ma i pastėr se shiu
Dhe veprim ma tė bukur se edhe tė vet melekut
Duhet shum kohė fryma pėr t’u pastruar
Qe i besuar i fshehtėsive qiellore tė mund tė baheshe
Bile edhe shtagen sikurse fort,nė dore,ta kishe mbajtur,
Valle a do tė ishte ai nė dorėn tande ajo ēfarė ishte nė atė tė Musaut?”.
Ai tha:”Nėse unė nuk jam i denj pėr ato fshehtėsi,
Atėherė,at Emrin e Madh,ti thuaje mbi kėta eshtra!”.
Isa tha:”O Zot!Ēfarė fshehtėsie ėshtė e msheftė nė kėtė,
Qė ky marroē dėshiron tė ngjalli?
Pse ky njeri i sėmurė nuk brengoset pėr vete?
Pse ky i vdekur pėr jetėn e vet nuk brengoset?
Ai vet ėshtė i vdekur,porse veten ka harruar,
Kurse tė vdekurin e panjohur dėshiron(se ē'ju ka tekė)ta kthej nė jetė?!”.
I Vėrteti ka Thanė:”I pafati kėrkon fatkeqėsi,
Sepse nė tė therrat e rritura janė kompensim pėr tė mbjellurėn e tijė!”.
Ai i cili nepėr botė mbjellė therra
Nuk kėrkon nė lulishte
Poqėse lulen nė dorė e merr,ajo bahėt therrė,
Kurse po gjeti mik,ai bahėt gjarpėn.
Eliksiri i tė pafatit nė helm e gjarpėr shėndrrohet
Anasjelltas eliksirit tė miqve tė Zotit!”.
Isa,pėrmbi eshtra,e tha Emrin e Zotit
Sepse djaloshi pėr kėtė e pėrbente
Pėr shkak tė kėtijė tė riu kureshtar,me Dėshirėn e Zotit,
U ngjallė personi tė cilen kėta eshtra me parė e kishin
Nga vrima kėrceu luan i zi,dhe me njė
Goditje shpute kafkėn ia shtypi dhe trurin ia derdhi,
Porsi arrė e thatė,sepse nė te tru nuk kishte
Sikur ai tru tė kishte
Nuk do shkyhej copa nė copa
Isa tha:”Pse aq shpejt e coptove nė copa?”
Luani u pėrgjegj:”Sepse tė shqetėsonte ty!”
Isa tha:”Pse nuk ia pinė gjakun?”
Luani u pėrgjegj:”Shkaku se nuk e kam pasur tė Pėrcaktuar si furnizim!”.
Disa njerėz jan sikur ky luan i tėrbuar,
Shkojnė nga kjo botė,kurse prenė e vet nuk e hajnė.
Hisja e tyre ma e vogėl ėshtė sa kashta,kurse lakminė sa bjeshka e kan;
Edhepse gjithnjė e ma shum gjėra fitojnė,ata thuase asgjė nuk kan.
O Ti i Cili na jep lehtėsime!Na shpėto
Punėve tė padobishme nė kėtė botė!
Diēka na dėftohet si pre kurse ajo ėshtė kurtha;”
Na i trego gjėrat ashtu sikurse janė nė tė vėrtetė!”.
Luani tha:”O Mesih!Kjo pre ka qėllim,
Qė tė tjerėt tė merrnin mėsim.
Sikur nė kėtė botė tė kishte furnizim pėr mua,
Vallė mes tė vdekurve tani do tė isha?”.
Ky ėshtė dėnimi i drejtė-merituar i cili gjenė ujin e pastėr
Pastaj pėshurret nė tė si gomari i marrė
Sikur gomari tė dinte pėr vlerėn e kėtijė burimi,
Patkojt nuk do t’i kishte vu atje ku kokėn e ka lėshuar
I marri ka gjetur njė Pejgamber
I cili ishte emir i burimit tė jetės
Pse para tijė nuk ka vdekur me fjalėt:”
Me ngjallė mua! O ti pronar i burimit tė jetės!”.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Isa (Jezusi) nė poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri prej 11.02.12 19:26

Ikja nga i marri

I biri i Merjemes vraponte drejt njė kodre,
Thuase luani i tėrbuar i ishte pas thembrave.
Njė njeri vrapoi pas tijė dhe e pyeti:”
O Isa!Para kujt po ikė kėshtu,gjersa pas teje nuk ka askend?”.
Thuase nuk kishte dėgjuar pyetjen,
Isa vazhdoi edhe ma shpejt.
Ma nė fund,gati pa frymė,
Njeriu me mundim tė madh e luti Isain:”
Ndalu nė Emėr tė Zotit!Pas teje nuk ka
Njerėz,as luan tė uritur!
Para kujt,o bujar,ashtu po vrapon
Gjersa nuk ke arsye pėr frikė?!”.;”
Lerm rahat”-tha Isa-“
Sepse po iku prej njė tė marri!”
Njeriu i tha:”Vallė a nuk je ti Mesihu?,
I cili tė verbėrit dhe shurdhmemecėt mundesh me i shėrue?”.
Isa tha:”Po!”.Kurse ky edhe me tutje pyeti:”
Vallė a nuk je ti ai tė cilit fshehtėsitė nga bota e gajbit(Metafizikės) ju kan zbuluar,
Dhe ai i cili pėrmbi tė vdekurin diē do tė lexonte,
Dhe ky porsi luani,mbi prenė e vet,prap nė jetė kėrcente?”.
Isa tha:”Drejt po thua!Unė jam ai!”-Kurse ky,me tutje pyeti:”
Vallė a nuk e ke mbaru ti zogun prej baltės,
E drejt prej qielli me fluturu,e ke lėshue?”.
Kur Isa edhe kėtė e pohoi,njeriu tha:”
O shpirtė i pastėr!Kur tė gjitha kėto me i ba mundesh,
Prej ēkafit atėherė tė kesh frikė?
Ti posedon aso fuqie saqė nė kėtė botė,
Askush prej njerėzve nuk mund tė kundėrvihet!
Vallė dielli tė brengoset
Shkaku i stuhisė dimrore qė drejt qiellit ngritet?!”.
Atėherė Isa tha:”Pasha Zotin dhe gjitha Cilėsitė e Tija
I Cili shpirtin nė paraekzistencė Krijoi
Dhe trupin si kallupin e tijė e Formlėsoi,
I Cili Ėshtė Dritė e qiejve dhe e tokės,dhe shkaku i tė Cilit ata janė,
Nė frymėzim rreth Tijė duke u rrotulluar,kan kėputur zingjirin e tyre
Emrin e Tijė pėrmbi kodrėn e kam lexue
Dhe ajo nė dy pjesė u qa
Mbulojėn e vet,prej qafės gjer nė kthizė e ka shkyer.
Nė Emrin e Tijė unė tė vdekurit kam ngjallur
Dhe gjėrat pėrmes Emrit tė Tijė nė ekzistencė i kam nxjerr.
Porse kur pėrmbi zemrėn e njė tė marri
Njė mijė herė e kam lexue-kjo nuk i ishte prej asfarė dobie
Mbeti i fortė si shkambi,aspak duke mos ndryshue
Sikur zalli prej tė cilit fara me mbi nuk mundet!”.
Njeriu tha:”Me ndihmėn e Emrit tė Zotit ke ba mrekullina
E si vallė nė kėtė rast,mrekullia ka mungua?
Pėrse ilaēi-bari i cili sėmundjet tjera shėronte
Nė kėtė rast pa ndikim ka mbetur?”.
Isa tha:”Ngarkesa e marrėzisė ėshtė Hidherimi i Zotit,
Gjersa sprovimi me verbėrin ėshtė vet sėmundja.
Sprovimi ėshtė dhembja e cila bjen Mėshirėn,
Kurse marrėzia ėshtė ngarkesė e cila damin tjetrit ia shkakton.
Marrėzia ėshtė Vule e Zotit,
Asnjė dorė nuk mundet me shėrue!”.
Andaj porsi Isa : ik prej tė marrit,
Sepse shum gjak ėshtė derdhur nė shoqėrimin me ta.
Ikja e Isės nuk ėshtė prej frikės
Ai ėshtė i sigurtė-kjo ishte mėsimi-kėshilla.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Isa (Jezusi) nė poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri prej 12.02.12 14:58

Njė mbret tiran

Ishte armik i Isės dhe shkatėrrimtar i tė krishtėrėve.
Kjo ishte nė kohėn kur Isa u paraqit si pejgamber,
Ai ishte shpirti i Musės,kurse Musa ishte shpirti i tijė.
Mbreti sygem’t kėta dy pejgamber,
Edhepse ishin nja,i ndau.
Mbreti nė urrejtjen e vet ēifute ishte aq tėrrpijan
:”O Zot!Na ruaj prej sprovimit tė tillė!”-
Kishte mbytur me qinda mija besimtarė duke thanė:”
Unė jam mbrojtja dhe streha e Fesė sė Musaut!”.
E kishte njė vezir,mohues dhe mashtrues
I cili me dinakrin nė e tijė nė ujė nyje mund tė lidhte:”
Tė krishterėt”-kishte thanė ai-“po fshehin Fenė para mbretit,
Duke dėshiru ashtu jetėn e tyre ta shpėtojnė.
Mos i mbyt!Sepse mbytja ėshtė e padobishme.
Feja nuk ka erė-aromė,nuk ėshtė moshus as dru aloe,
Ajo ėshtė fshehtėsi njėqind velosh e mėshefur
E jashtmja tė ėshtė e kjartė,porse e mbrendshmja e huaj!?”.
Mbreti i tha:”Cili plan ėshtė ma i miri?
Cili ėshtė mjeti kundėr kėsaj ēmendurie-mashtrimi?
Nuk duhet leju qė nė kėtė botė,
Qoftė fshehtė apo hap’t tė mbeten ndonjė i krishterė!”.
:”O mbret!”-tha ai”pėrmes njė dekreti mizorė
M’i prej veshėt dhe duart,kurse hunė shpoma!
Atėherė me qit para varrjes,
E tė ndėrmirret dikush pėr mua,lejoje
Kėtė bane nė vendin e hapet
Nė nje udhėkryq
Pastaj mė dėbo nė tokė tė largėt,
Nė mėnyrė qė mes tyre tė mudnja tė keqėn
dhe ērregullimin ta mbillja!
E do t’ju them:”Unė jam fshehtas i krishterė:”
O Zot!I Cili Di tė gjitha tė fshehtat!Ti mė Njeh mua;
Mbreti ka kuptuar pėr Fenė time
Andaj i goditur me fanatizmin nga jeta deshti tė mė ndante
Desha Fenė time para mbretit ta fshihja,
Nga ana e jashtme Fenė e tijė me pėrfaqėsue
Porse mbreti ndjeu erėn e Fesė sime tė mbrendshme
Andaj fjalėt e mia tek ai dyshimin e zgjuan
Ai ka thanė:”Fjalėt tua jan si gjilpana nė bukė,
Ka njė dritare mes zemrės tande dhe zemrės sime
Pėrmes asaj dritareje e shoh gjendjen tande tė vėrtetė,
Andaj nė fjalėt tua besim nuk kam.
Sikur shpirti i Isasė nuk do tė mė ndihmonte
Ai do tė mė,sipas mėnyrės ēifute,nė copa do tė me prente
Pėr Isen edhe kokėn e jetėn me kėnaqėsi do ta jepja
Dhe mbi vete njėqind mijė flijimi do t’i merrja
Pėr Isėn nuk me dhimbset jeta ta flijoj,
Sepse unė jam shum i mėsuar nė Fenė e tijė
Pikėllimi dhe mjerimi mė pėrmbysin nga mendimi
Se kjo Fe e ndershme,mes tė paditurėve,mund tė zhduket.
Falėnderu Zotit dhe Isasė qė unė
Udhėtregues i Fesė sė vėrtetė u bana
Unė prej jehudive dhe Fesė sė tyre shpėtova
Dhe brezin tim me zunnar e rrethova(Rryp Rendi tė krishterė)
Kjo kohė ėshtė e Isasė!O njerėz!
Dėgjoni me shpirt fshehtėsitė e kėsaj Feje!”.
Mbreti e sakatosi,sikurse edhe propozoi
Populli kėtė me tmerrim e shikoi.....
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Isa (Jezusi) nė poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri prej 13.02.12 10:03

Pastaj mes tė krishterėve e dėboi,
Dhe veziri me thirrjen e tijė filloi.
Pak nga pak,me mija tė krishterė
Rreth vendbanimit tė tijė u tubuan
Me kash e lash’ fshehtėsitė e Inxhilit
Brezit dhe adhurimit ua shpjegonte
Nga jashta ishte mėsues i Ligjit Fetar
Kurse brenda ai,i cili duke mashtruar,nė kurthe,gjuan
Tė krishterėt ia dorėzuan zemrat e tyre
Sa e fortė qe ėshtė dhe e verbėr Feja tek populli!?
Ata mbollėn dashurinė ndaj tij nė gjoksat e tyre
Dhe e vėshtronin si trashėgimtarin e Isait!?
Kurse ai fshehurazi ishte i mallkuari njėsyshi Dexhxhalli!
O Zot!Na Ndihmo kundėr tij!
Ky vezir kėrkushi ishte rranja e lakmisė
Pėr at nė dam tė vetvetes,vehtes veshėt dhe hunden ia ka shpue
Duke shpresu se poshtėrsia e tijė
Pėrmes thumbit tė lakmisė,shpirtat e tė paditurve do t’i arrinte
Ata me tė kuptuar tė prirurit ndienin
Nė fjalėt e tij tė ambla idhtėsinė
Kushdo qė nuk ka qenė i kujdes’shėm dhe i aftė tė dalloj,
Fjalėt e vezirit i ishin sikur laku pėrrreth fytit.
Gjashtė vite i ndara ishte veziri nga mbreti
Dhe gjat gjith asaj kohe Strehim i tė krishterėve
Populli nė plotėsi Fenė dhe zemrėn ia dhuroi
Dhe nė urdhėrin e tij i gatshėm edhe tė vdiste,ishte
Populli i Isasė kishte dymbėdhjetė tė mira
Tė cilėve ata u bindeshin
Kėta dymbėdhjetė tė mira me pasuesit e tyre
Ishin robėr tė atijė zakeqi,veziri
Kishin besim nė fjalėt e tij
Dhe nė veprimet e tija ata shembėlloheshin!
Ai pėr secilin prej tyre nga njė
Dėrgesė pėrmbajtjesh tė ndryshme e pėrpiloi
Urdhėrat nė to ishin krejtėsisht tė ndryshme
Nga thembre nė kokė njena tjetrės tė kundėrshtueme
Nė njerėn rrugėn e privimit dhe tė urisė e kishte nėnkuptue
Si kusht themelor pėr pendimin dhe rikthimmbarin,
Nė njerėn(tjetėr)kishte shkrue:”Privimi nė kėtė rrugė
Nuk qo kėrkah;
Ka vetėm njė rrugė shpėtimi-bujaria!”.
Nė njerėn kishte shkrue:”Uria jote dhe bujaria
Prej teje do tė bajnė njė idhulladhurues.
Pėrpos besimit tė ndėrsjell dhe pėrkushtimit
tė plot nė gėzim dhe nė pikllim,
Tė gjitha tjerat jan humbje dhe kurtha!”.
Nė njerėn kishte shėnue:”Tė kėshilloj-porosis robėrimin Zotit!
Sepse pa kėtė,ėshtė e dyshimt mbėshtetja jote!”.
Nė njerėn kishte shėnue:”Urdhėrat dhe Ndalesat jan vetėm pėr at
Qė tė tregoheshin dobėsite tona.
Qė nepėrmjet dobėsive tona,njėkohėsisht
GjithFuqinė e Zotit tė mundnim ta njohnim!”.
Nė njerėn kishte shkrue:”Mos shiqo nė dobėsitė tua,
Sepse kjo do tė ishte akt i pėrbuzjes!Banu i zgjuet!
Shiqoje fuqinė tande e cila tė vjen prej Tijė;
Dije se fuqia ėshtė Dhuratė prej Njė tė Vetmit!”.
Nė njerėn kishte shėnue:”Lej kėto dyja,
Sepse ēdo gjė qė tė vjen para syshė ėshtė idhull!”.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Isa (Jezusi) nė poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri prej 13.02.12 10:06

Nė njerėn kishte shėnue:”Mos e fik kėtė qiri,
Sepse tė pamurit e qirit ėshtė pėrmbajtja e mbrendshme.
Nėse vėshtrimin dhe mendimin e hedh poshtė,
Qirin e bashkimin do ta fikesh nė gjymsė tė natės!”.
Nė njerėn kishte shėnue:”Fike dhe mos u friko!
Pastaj pėr shkak tė kėsaj njėmijė qiri tė tjerė do tė shohih;
Sepse kur do ta fikish,qiri i shpirtit do tė pėrdigjet,
Dhe kėshtu pėrmes vetprivimit tand
Lejla do tė shėndrrohet-bahet Mexhnuni yt

Kush braktis vullnetarisht Dunjanė
Atij Dunjaja edhe ma e madhe dhe ma e vlefshme i vjen!”.
Nė njerėn kishte shkrue:”Braktise-hudhe ēdo gjė qė vjen prej teje,
Sepse ėshtė e shtrembėr dhe e shėmtuar natyrėn tande ta pasosh.
Ka shum rrugė tė cilet jan tė lehta pėr t’u ndjekur;
Pėr atė tė gjithė janė tė plotbindur(pa kompromis)nė Fenė e tyre.
Porse sikur Zoti Rrugėn e Drejtė tė lehtė do ta bante,
Atėherė secili jehudi dhe zjarrputist nė tė do tė ishte!”.
Nė njerėn ka shkrue:”Ėshtė fare rrugė e lehtė qė
Jeta e zemrės dhe ushqimi i shpirtit tė arrihet.
Kur kėnaqėsitė e natyres kalojnė,nė to
Sikur nė tokėn e kriptė,mbjellja nuk do tė mbiej!
Vetėm pendimi ėshtė mbjellja-korrja e tyre.
Kurse tregėtia e tillė ėshtė humbje e pastėr.
Arritja gjer tek ajo qė ėshtė e ēmueshme nuk ėshtė lehtėsia
Emri i vėrtetė i saj ėshtė vėshtirėsia
Ndaje tė vėshtirėn prej tė lehtės dhe ti si rezultat,
Nė to do tė gjesh at qė ėshtė e mirė!”.
Nė njerėn shkroi:”Kėrko mėsues!Sepse nėse vetėm me vetvehten
Bahėsh i zanė,largpabes nuk do tė bahesh!
Gjitha sektet fetare tė drejtuara kah qėllimi i tyre
Nė humbje kan ra.
Sikur fundi tė parashihet i lehtė do tė ishte si duket,
A do tė kishte dallime nė Fe?”.
Nė njerėn shėnoi:”Ti je mėsues!
Sepse e njeh mėsuesin.
Banu njeri dhe jo besnik i njeriut(shėrbėtor)
Pėrdore kokėn vetiake dhe mos lejo tė ta rrotullojnė!”.
Nė njerėn kishte shėnue:”Krejt kjo ėshtė nja;
Kush i sheh dy ėshtė kallupxhi turp prej njeriut!”.
Nė njerėn kishte shkrue:”Si njėqindėshi tė jetė nja?
Kush mendon kėshtu,mesiguri ėshtė i marrė!”.
Si tė jenė nja tė gjitha dėrgesat kundėrshtuese?
A munden sheqeri dhe helmi nja tė jenė?
Gjersa nuk kupton dallimin mes helmit dhe sheqerit,
Si do ta ndiesh frymėn e Tevhidit?
Dymbėdhjetė dėrgesa nė kėtė mėnyrė
I pėrpiloi armiku i Fesė sė Isės
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Isa (Jezusi) nė poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri prej 13.02.12 17:43

Veziri,sikurse edhe mbreti ishte i paditur dhe pakujdeshėm,
Luftonte kundėr tė Pėrjetshmi dhe Tė pa Evitueshmit.
Kundėr Zotit i Cili ka Fuqinė qė njė njė tė vetmin ēast
Prej asgjėje tė Krijoj me qindra botėra tė ngjashme si kjo e jona,bota.
Veziri ēpiku planin e dytė
I la ligjeratat dhe u tėrhoq nė vetmi.
Tek nxanėsat e tijė zgjoi pėrmallimin,
Duke mbetur nė qile(shpellė,dhomė,vendqėndrim asketi) 40 apo50dite
Njerėzit duke u pėrmalluar pėr tė ēmendeshin
Sepse ishin tė privuar kėnaqėsisė e tė folurit tė tijė dhe intuitės
Ata vajtonin-ankoheshin dhe vuanin gjersa ai
Nė vetminė e vet,prej tė pėrmbajturit u dobėsua-zajftua
Ata thanė:”Pa ty neve nuk kemi dritė,
Ēka do tė bahet me tė verbėrin qė nuk ka prijės?
Pėr hirė tė kėnaqėsisė sė Zotit dhe mėshirės ndaj neve
Mos rri gjatė prej neve i ndamė!
Ne jemi si fėmijėt e ti je si nanushja
Mbrojtjėn tande,porsi hija,shtrije pėrmbi ne!?”.
Ai tha:”Shpirti im nuk ėshtė larg prej tė dashuruerve,
Porse lejėn qė tė dal,ende nuk kam marrė!”.
Tė gjithė thanė:”O i urti!I cili kėrkon arsyetim,
Mos na mashtro neve,dhe mos u ban i rreptė ndaj nesh.

Fjalėt tua e heshtin djallin(shejtanin),
Kurse veshėt tanė i bajnė tė afta pėr tė kuptue!”.
Nga vendvetmia veziri bėrtiti:”O nxanės,
Kėtė dėshiroj t’ua baj pėr dije;
Isa me ka dėrgue lajm qė vijon:
“Mbahuni larg prej shokėve dhe tė afėrmve,
Qendro vet me fytyrė kthyer prej muri,
Dhe bile prej vetvetės sate ndaju!”.
Tė flas me tutje unė nuk kam leje,
Pas kėsaj ma nuk do tė flas.
Qėndroni nė tė mirėn,o shokė!Unė jam i vdekur,
Ngarkesėn time po e bart nė qiellin e katėrt,
Nė mėnyrė qė nė Zjarrin sikur dru apo land djegėse
Nė mundime dhe mjerim tė digjesha
Qysh prej tani rri ulur
Pranė Isasė nė qiellin e katėrt!”.
Pas kėsaj,dyert e tija mbeten edhe 40 ditė tė mbyllura
E pastaj u mbyt dhe trupin e tijė e braktisi.
Njė muaj me vonė populli tha:”
O ju emir!Cili ėshtė trashėgimtari i tijė?
Nė mėnyrė qė nė vend tė vezirit ta njohnim si emirin tonė,
Dhe duart e bėrrylat atijė tė ia besonim!?”.
Njeri prej emirėve doli para popullit besnik dhe tha:”
Unė jam trashėgimtari i vezirit
Dhe nė kėtė kohė,pėrfaqėsues i Isaut.
Ja kjo dėrgesa ėshtė dėshmi pėr kėtė
Qė pėrfaqėsimi,pas tijė,mua me takon!”.
Njė tjetėr emir,nga kandi i vet doli,

Duke vėrtetuar se ai ishte trashėgimtar i vėrteti;
Gjithashtu edhe ai dėrgesėn prej nėnsjet’lle e nxorri,
Dhe tė dy emiret me urrejtjen jehuditė flakruan.
Atėherė njeri pas tjetrit
Me shpatat e hedhura u paraqiten;
Secili me shpatėn dhe me dėrgesėn nė dorė,
U hodhen njeri mbi tjetrin porsi elefant tė tėrbuar.
Mijėra tė krishterė u mbyten,dhe
Gjaku rrodhi majtas e djathtas,si pėrrocka
Kodra prej pluhuri nė qiell u ngriten.
Fara e ngatėrresės tė cilen e kishte mbjellė viziri
Nė kokat e tyre me shkatėrrimin mbiu.


Rumi
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Isa (Jezusi) nė poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri prej 16.02.12 14:41

Sinqeriteti

Duhesh,porsi Isa biri i Merjemes,
Nė shtegun e sinqeriteti tė jesh
Pastaj qė vleftėn dhe vėrtetėsinė e Sureve
Dhe Ajeteve nė Inxhill tė mund t’i marrish vesh.

Bindja

A dėshiron porsi Isa’i tė jesh
E aq gjatė ketė nuk do ta arrishė
Gjersa bindja sikur e Isa’it tė mos tė bahet,
Vetėm atėherė do tė tė quajnė Mesih...

Valle a nuk ke dėgjuar se: njė ditė Isa
Donte ta luste pėr shi Zotin e vet?
Me popullin e vet erdhi nė vendlutjen
Dhe tė gjithė,pėrplot nėnshtrim,filluan tė luteshin.
Por ja qė lutja nuk ju pranua-
I pikėlluar dhe hutuar mbeti Isa
Befasisht,i erdhi njė Za:”Prej atijė vendi
Largoji,me tė shpejtė,mėkatarin,secilin!
Ku ka mėkate-aty nuk ka Bamirėsi!
-Aty kot gjėmojnė lutjet!
Tė gjithė nga masa,u kthyen
Pėrplot frikė dhe huti,ikėn
Vetem njani prane Isasė mbeti-
I bekuar,me vetėm njė sy ishte!
Isa tha:”Pse edhe ti nuk ike?
A nuk ishe njeri prej tyre?

Nė jetė ke ba mjaft mėkate,
A nuk ėshtė e nxime libri i veprave tua?”.
Porse ai u pėrgjegj:”Nė njė ēast
Me ka ra shiqimi nė gruan e huaj,
Dhe menjėherė,nė atė vend tė njejtin
Prej shpirtit e kam shkulė lakminė,
Kambėn nga ai vend nuk e kam ngritur,
Gjersa burimin e mėkatit nuk e kam shkatėrrue
Pasi qė nė sy,shejtani fuqinė tregoi,
Uneėsyrin e bana tė zi
Shiqimin tim shejtani e kishte zanė nė rrjet,
Andaj shiqimin nga syri e largova
Ēka nė mue e shejtanit ishte,
Atė shejtanit ia kam kthye.
E kam larguar,sikur njė puqėrr prej vetes,
Qė Hidhėrimi i Zotit tė mos binte mbi mue!”.
:”Ngutu,lutjen thuaje!”-tha Isa-
“O ti i pėrzgjedhur i Zotit!
Ngriti duart e tua tė ndershme,se edhe
Isa nė atė ”Amin!”do tė thotė!”.
I devotshmi shpejt duart i ngriti,
Zotit mirė i ishte i njohur,
Retė pėrplot bekime u tubuan,
Prej tyre shirat tė binin filluan
Nė tė majtė e nė tė djathtė pėrrockat gurgulliten
Nė tė majtė e nė tė djathtė lumejt rrodhėn
Secili qė vepron e vet Zotit ia kushton,
Lutja,nė tė njejtin ēast,i Pranohet!

Senai


avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Isa (Jezusi) nė poezin Sufiste

Mesazh  Fakiri prej 18.02.12 13:22

Kam dėgjuar recitimin e njė tregimi
Prej ulemasė tradicionale
Pėr njė shenjėtor dhe njė mėkatarė,
Tė cilėt jetonin nė kohėn e Mesihut
Pėr njė kėrkushhiq aq tė pandershėm
Saqė edhe shejtani prej njohjes sė tijė turpėrohej.
Jeta e tije ishte njė mundim i padobishėm
Nė tubimin dhe mastrafllak
Mundim pėr ēdo zemėr
Njė natyrė e vrazhdė pa tė kuptuar dhe mirėsi,
I ushqyer me ndytėsi
Barkun tė mbushur me mish tė ndaluar.
Shkaktimi i mundimeve ishte puna e tijė,
E nderin e kishte tė zhytur me poshtėrsi
Vesh pa mend,tė shurdher pėr qortim,
Hapat e tijė kokėfortė e dėrgonin nė humbje,
Posa shkelte nė rrugė
Urrehej prej njerėzve,porsi uria
Shkaku i zanit tė keq larg e larg tė njohur
Sikur hana nė vjeshtė.
Lakmia kishte shkretėruar shpirtin e ti,
Kėnaqėsitė fuqitė ia kishin varrosur.
Lėshimet e tija ēdo faqe kishin nxi
Pa asnjė rresht tė lirė,pėr shėnimin e mėtejme tė mėkateve
Nė librin e veprave tė tijė,
Pa asnjė trohė virtyt nė emrin e tijė
I grahur nga mėkati,lakmisė i pėrkushtuar
Njė i burgosur i epshit,
U zhytur nė baltė ditė e natė
Nė dehje i mahnitur.

Udhėtari i ndershėm Isa,kam dėgju ma tutje,
Kalonte nepėr njė shkretėtinė
Atje nė kodra,hasi nė njė banesė vetmimi
Nga rrethimi i vetmis doli agjėruesi,i shtyrė nga dashuria,
Qe kambėt e Mesihut me puthje ti mbulonte
Dhe vetullat e tija nė pluhur i lėshoi.
Nga fundi i shkretinės si objekt i fatit rrotullues,
Njė mėkatar,i tėrhequr me kėtė flakadan,tė dritės se Isaut
I mėrzim,vetėn duke qortuar kėrkonte Faljen
Pėr netet marrėzisht tė kaluara
I vetdijshėm,pėrplot marre si njė lypės,
I cili para princit kėrkon lėmoshė
Retė e nxitura nga brenga
Binin shi nga qielli i syve tė tijė:”
Ah!Mundimet e jetės mė kanė humbur,
Pasuria prej erės mė ėshtė shpėrnda,
Mos jetoftė askush sikurse unė,
Pėr tė cilin vdekja ma e mirė ėshtė se jeta
Me vdekė si fėmij nė gji ėshtė ma sė miri
Sepse fėmiu i vdekur ėshtė i Shpėtuar
Dhe nuk ka nevojė tė ankohet se plak hiēkėrkushi!”.
Me lotėt qė rridhnin poshtė fytyrės sė tijė,
Ratė nė gjuj,vetullat nga turpi poshtė tė lėshuara
Thėrriste:”O Lėvizės i tė gjithave!O Krijues!M’i fal mėkatet!
Qe tė mos rrahem me kamxhik me ta si shoqėri e shejtanit?
Nė fund tė luginės,tejet mase i shqetėsuar
Harlisej poshtė pėrpjetė mėkatari i vjeter.
Duke lutur Zotin pėr Ndihmė,
Gjersa qėndronte anash asketi mendjemadh,
Me vetullat me urrjetjen kėrcėnuesė tė ngritura
Kinse e shiqonte tė prishurin
Sikur do tė thotė:”Kush ėshtė ky mohues qė ai tė na pėrcjell?
Ky i marrė i merr vetes pėr tė drejtė
Qė tė jetė nė shoqėri me Isain dhe mua!?
Me fytyrėn nė zjarrė,i hudhur
Dhe gjerė nė fyt nė pangopsi i zhytyr
Jeta jote i ėshtė pėrkushtuar vetėm mjerimit
Ēfarė virtyti mund tė prodhoj tėrheqja e jote?
Si mundet njė i pa Zot i tillė
Pranė Mesihut dhe meje tė eci?
Si njė yll i keq po mė pėrcjell,
Andaj jam i shqetėsuar dhe i brengosur se
Qenia jote,me zjarr e pėrmbushur,edhe mua mos po mė ndezė.
O Zot!Me ruaj me rastin e ringjalljes,
Nė Ditėn e Llogarisė,prej afrisė sė tijė!”.
Shenjat e mahnitjes kishin mbizotėru qenin e tijė,
Porse Shpalljen,gjatė mallkimit tė asketit,
Vetem Isa e dėgjoi:”
Dėgjova tė ēmendurin dhe tė urtinė!”
Erdh Zani i Zotit:”Tė dy lutjet i kam Pranuar,
Me atė qė tė devotshmin po e Dėrgoj nė Zjarrė
Kurse tjetrin,hajnin dhe mastrafxhiun po e ngris ne qiell,
Sepse ai Mua me teube(pendim) mu drejtua,
Me lotėt prej ditėve tė errta tė veta
Dhe rasteve tė lėshuara u pastrua dhe u vetdijėsua
Unė askund nuk Mundem prej Dyerve tė Mėshirės Sime
Ta dėboj,i cili mė Kėrkon me aso nevoje.
Porse,kur njė i pastėr,asket,frikohet
Qe njė mėkatarė ta pasoj nė bashkinė qiellore
Shumė mirė,thuaj ti,ai nuk duhet tė brengoset
Gjykatėsi i vetquajtur po shkon nė Xhehennem,
Kurse i gėrrditshmi,tė cilin ai po e urren,nė Qiell!
Sepse shpirtin e vet e kėputi me vajdhembje
Nė ndėrgjegje u dogj i tėri,nė lotet u avullu
Gjersa i dyti,pėrkundrazi,nė tė vetin asketizėm
Adhurim,e harroi veten
Sepse dije,nė pallatin e shkėlqimit dhe gjitha tė mirave
Lirija e tejkalon mendjemadhėsinė,
Pendim(Teuba) e ven nėn hije egoizmin
Rrobet e mendjemadhėsisė janė tė bukura
Porse astarin e kanė tė ndytė
Shėrbe nė pragun e varfėrisė dhe pendimit
Sepse kjo ėshtė ma e mirė se vetpėlqimi dhe kundėrshtimi
Vlerėsimin e unit tand ma le mua.
Unė jam dikushi,porse prap i kujdesshėm
Shenjtėria ėshtė e palidhshme me egoizmin
Nėse je njeri me tė vėrtetė
Mos u kreno me burrėrinė tande
Ēdo kalorės mbretėror
Topin nuk e hedh nga fusha e lojės
Egoisti ėshtė aq i thjeshtė sikurse qepa
Vetėm kore,vetem padituri,
Kurse beson qė ėshtė e fortė si pistaci
Njė bindje e tillė ėshtė marrėzi e plotė
Prano qė ka vrimė nė nderimin tand,
Kėrko falje pėr pėrtacinė tande!
Nuk luan asfarė roli a je shpenzues i tepėrt(mastrafxhi)
I pasurisė sė humbur,
Apo njė asket pedant pėrplot mundimi tė kotė
Punon nė devotshmėri,
Ushtroje sinqeritetin,pastėrtinė,thjeshtėsinė
Porse,mos u ngrite pėrmbi Muhammedin
Sepse vetėm i marri do Krijuesin
Kurse nuk do krijesat
Dhe kurrė nuk do tė shijoj frutet
Nga pema e besnikėrisė
Tė menēurit tė gjitha fjalėt e tyre
Pėr hirė tė brezave qė vijnė i kanė folur,
Vetėm njė rregull jetėsor,pėrmendėsh,prej Sa’dit mėsoje
Nė shpirt mėkatari i turpėruar
I preokupuar me Zotin,
Ma i mirė ėshtė se asketi-agjėruesi dyftyrėsh
I cili ėshtė i mahnitur me adhurimin-devotshmėrinė.


Sa’di k.v

avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi