Mendimi Aleksndriko-Sirian

Shko poshtė

Mendimi Aleksndriko-Sirian

Mesazh  Fakiri prej 10.02.12 13:38

A) Neopitagorianėt

Fushata e madhe pushtuese e Lekės sė Madh drejt Lindjes jo vetėm qė e ka rrėnuar jetėn e vjetėr, intenzive dhe tė ngushtė tė qytet-shteteve tė vetėmjaftueshme, por edhe ka shėnuar njė ndryshim vendimtar nė jetėn intelektuale dhe shpirtėrore tė Greqisė.

Me shtrirjen e qytetėrimit grek nėpėr Lindjen e Afėrt nė masė tė madhe janė zgjeruar edhe horizontet e disa grekėve, mirėpo pėrmbysja e qytet-shteteve tė vjetra ka krijuar ndjenjėn e izolimit e tė ērrėnjosjes, e cila njerėzit i ka shtyrė qė mė tepėr t’i kthehen botės sė tyre tė brendshme sesa asaj tė jashtmes, siē kishte ndodhur deri mė atėherė.Arsyeja e dytė dhe mė e rėndėsishme e kėtij ndryshimi tė mendimit grek mund tė gjendet edhe te skepticizmi i pėrhapur pas vdekjes sė Aristotelit.

Nė tė vėrtetė, skepticizmi ka pat ekzistuar edhe nė kohėn sapo kishte lindur Sokrati, mirėpo spekulimet metafizike tė mendimtarėve parasokratianė kanė shpėnė nė njė konfuzion tė pazgjidhshėm dyshimi. Sokrati prej njerėzve kėrkonte qė ta vėshtronin njeriun, nė vend tė natyrės,sepse kompetenca e Arsyes mė lehtė mund tė pėrdėftohet nė fushėn e problemeve njerėzore,sesa nė atė fizike apo metafizike.

Mirėpo, protesta e skepticizmit pas Aristotelit ka qenė shkatėrrimtare.Sofistėt kanė deklaruar se nisma e gjithmbarshme filozofike e paraardhėsve tė tyre ka qenė e gabueshme deri nė fund dhe se gabimit tė tyre nuk i gjendej dot ilaēi.

Kjo vėrtet ishte njė gjendje e mjerueshme; ishte pėrhapur bindja se tė pakuptimta nuk ishin vetėm zgjidhjet e tė ashtuquajturave probleme “tė pėrhershme” tė filozofisė, porse edhe nuk ekzistonte kurrfarė mundėsie pėr zgjidhje tė kėnaqshme, sė paku jo me metodat dhe teknikat qė ishin pėrdorur deri mė atėherė.

E sulmuar nė kėtė mėnyrė arsyeja mund tė gjente strehim vetėm te feja. Nė periudhėn nė vijim filozofinė e hasim tė privuar nga pavarėsia: ajo ėshtė bėrė mjet i teologjisė. Ritter-i thotė: “Ndjenja e tėhuajėsimit dhe e mallit pėr njė shpallje (inspirim) mė tė lartė kanė qenė karakteristike pėr shekujt e fundit tė botės antike. Ky mall, nė rend tė parė, ka qenė vetėm shprehje e vetėdijes lidhur me dėshtimin e popujve klasikė dhe tė kulturės sė tyre, duke paralajmėruar fillimin e njė epoke tė re dhe ajo e ka gjallėruar jo vetėm Krishterizmin, por edhe ato pėrpara tij – paganėt dhe aleksandrizmin hebraik si dhe lėvizjet e tjera tė ngjashme”.

Duke mos gjetur mė nė Greqi njė vendbanim gjithmonė tė hapur pėr filozofinė, filozofėt
u shpėrngulėn nė Egjipt dhe nė Romė duke i bartur me vete edhe mėsimet e tyre. Atje mbanin kurse dhe ligjėrata tė cilat njerėzit i dėgjonin me ngazėllim dhe entuziazėm.

Mirėpo,kjo nismė nuk pati sukses nė Romė aq sa pati nė Aleksandri. Nė Romė, nė tė vėrtetė, filozofia ka mund tė ndikojė nė poezi, retorikė, drejtėsi dhe nė disa tema
tė konverzacionit, mirėpo nė Aleksandri ajo ka dhėnė njerėzit qė ia kanė siguruar origjinalitetin, forcėn dhe energjinė.

Aleksandria nuk ka qenė vetėm vatėr e kulturės dhe dijes greke,por,ēka ėshtė akoma
mė e rėndėsishme,ka qenė dhe vendtakim i mendimit grek dhe atij lindor. Ajo ka fituar karakter kozmopolit dhe ka shėnuar interesim tė konsiderueshėm ndaj mendimit oriental.

Rezultati i kėtij interpretimi tė kulturave greke dhe semite ka qenė qytetėrimi sintetik
i njohur si Helenizėm,pėrkundėr qytetėrimit helen apo atij pastėr grek. Helenizmi
ka dominuar jo vetėm nė Aleksandri e Siri, por edhe nė mbarė Azinė Perėndimore.

Do tė ishtė i pavend identifikimi i kufijve tė sotėm gjeografikė tė Sirisė me ato tė asajkohshmes.Nė periudhėn romake, nė fillim tė epokės krishtere,Siria shėnonte tokėn
nė perėndim tė Eufratit dhe nė veri tė Shkretėtirės Arabike duke pėrfshirė edhe Palestinėn me Pallmirėn e duke u shtrirė nė veri deri nė Tarsus.

Gjuhėn qė pėrdorte Siria ishte ajo arameje, e pėrngjashme me atė hebraike.
Fjala hebraike “Aram” pėrkthehej me fjalėn “Siri”,ndėrkaq burimisht fjalėt “arameik” dhe “sirian” kanė qenė sinonime. Pas helenizimit tė vendit klasa sunduese dhe funksionarėt fillojnė ta pėrdorin gjuhėn greke me njė ndikim tė vogėl te masa e gjerė e cila vazhdoi ta pėrdorė dialektin e vet.

Njė gjendje e kėtillė e gjėrave vazhdon deri nė shek. I / VII kur, pas pushtimit
tė muslimanėve,gjuha siriane gradualisht bėhet dialekt dhe, nė njė farė kuptimi, gjuhė liturgjike nė krahasim me gjuhėn arabe edhe pse ka patur ndikim tė madh nė vokabularin, shqiptimin po bile edhe nė format gramatikore tė gjuhės arabe e cila do t’ia zėrė vendin.
avatar
Fakiri

538


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi Aleksndriko-Sirian

Mesazh  Fakiri prej 10.02.12 13:46

Duke dashur ta studiojmė filozofinė aleksandrike dhe siriane,ngase ato tė dyja kanė ecur sė bashku dhe janė ndėrthurrur nė mes vete, ne temėn tonė e kemi ndarė nė:

1. Neopitagorianizėm,
2. Filozofi hebraiko-aleksandrike,
3. Neoplatonizėm,
4. Krishterizmi i hershėm.

Ajo qė ėshtė e pėrbashkėt pėr tė gjitha kėto spekulime ėshtė “kundėrshtimi dualist i hyjnores dhe shekullores; konceptimi abstrakt i Zotit; pėrjashtimi i ēfarėdo njohjeje tė natyrės sė Zotit; mospėrfillja e botės ndijore, sipas mėsimit tė Platonit mbi materien dhe rėnien e shpirtit tė njeriut nga bota e lartė nė trup; teoria e fuqive apo qenieve tė ndėrmjetme nėpėrmjet tė cilave Zoti vepron nė botėn e dukshme; dėshira ndaj asketizmit dhe vetėēlirimit prej shtrėngesave tė shqisave dhe besimi nė njė shpallje mė tė lartė qė i jepet njeriut kur ai gjendet nė tė ashtuquajturin entuziazėm”.

Nė fillim tė epokės krishtere shkollat neopitagoriane dhe hebraiko-aleksandrike i shohim sė bashku.Neopitagorianėt, tė cilėt kanė qenė tejet fetarė nė aspektin e botėkuptimit tė tyre, janė pėrfaqėsuar nga P. Nigidus Figulus-i, Sotion-i dhe veēanėrisht Apollonius-i prej Tyane, Moderatus-i prej Gadesi dhe mė vonė nga Nicomachus-i prej Gerase dhe Numenius-i prej Apameje.

Neopitagorianėt kanė qenė tejet eklektikė. Kanė qenė nėn ndikim tė fuqishėm tė Platonit, tė Aristotelit dhe tė stoikėve, e tė mos flasim pėr pitagorianėt e vjetėr mėsimet e tė cilėve kanė tentuar t’i ringjallin.

Doktrinat neopitagoriane nuk kanė mund tė lulėzojnė nė Romė ku, siē thotė Seneka,
nuk kanė mund tė gjejnė profesorė qė do t’i ligjėronin, mirėpo ato kanė bėrė vend nė Aleksandri.

Neopitagorianėt e kanė kombinuar monoteizmin me kultin fatalist tė zotave e tė demonėve, por,njėkohėsisht edhe e kanė transformuar me ndihmėn e mėsimeve tė Platonit dhe Aristotelit lidhur me respektimin e Zotit si shpirt i pastėr tė cilit duhet shėrbyer jo me flijime tė jashtme, por me lutje tė qeta, me urtėsi dhe me virtyte.

Duke ndjekur Platonin dhe Aristotelin neopitagorianėt kanė bėrė dallimin midis njėjėsisė dhe shumėsisė,po edhe midis hyjnores dhe shekullores.Ata kanė bėrė njė sėrė pėrpjekjesh pėr t’u liruar prej kėtij dualizmi; mė nė fund ėshtė krijuar njė dallim i madh nė konceptimin e natyrės sė Zotit dhe relacionit tė Tij me botėn.

Disa e kanė identifikuar Zotin me shpirtin universal tė Platonit, tė tjerėt e kanė pėrfytyruar si njė “Monadė” tė papėrshkrueshme prej sė cilės rrjedh edhe njėjėsia edhe shumėsia. Disa e kanė konsideruar si imanent, por tė lirė nga ēdo lloj kontakti me materien e cila do tė mund ta njolloste.

Pėr kėtė arsye,pėr neopitagorianėt,e nė veēanti pėr ata qė do tė vijnė mė vonė, ka qenė imperativ futja e Demiurgut si ndėrmjetės midis Zotit dhe materies. Metafizika e shkollės neopitagoriane ka kėrkuar katėr parime, gjegjėsisht Zotin, arsyen universale, shpirtin universal dhe materien, tri tė parat prej tė cilave kanė kontribuar nė formimin e konceptit krishter dhe tė Zotit triunitar, kurse e katėrta ia ka hapur rrugėn teorisė sė emanacionit.

Neopitagorianėt numrit i kanė dhėnė njė kuptim tė thellė metafizik. Bazėn pėrfundimtare tė krejt asaj qė ėshtė e mirė si dhe rendin e gjithėsisė (universit) e ka siguruar Monada, kurse Diada ėshtė konsideruar pėrgjegjėse pėr gjithė ērregullimin dhe mospėrkryerjen.

Distanca midis kėtyre dyjave,pra midis Monadės dhe Diadės,ėshtė tejkaluar me futjen e idesė sė shpirtit universal,ide kjo qė ėshtė formuluar nėn ndikimin e koncepteve stoike, aristoteliane dhe platonike.

Disa koncepte tė neopitagorianėve lidhur me logjikėn e numrit, mendjeve tė sotme mund t’u duken si jo tė zakonshme; ata kanė menduar se lėvizja e trupave qiellorė ėshtė e rregulluar nė mėnyrė harmonike me numrin (qė ėshtė njė ide me prejardhje egjiptase) – shkurt thėnė, kanė menduar se disa numra kanė karakter tė shenjtė, sidomos numri 10 – shuma e piramidės katėrkatėshe, 4+3+2+1=10.

Nė konceptimet e kėtilla imagjinata e tyre merr njė hov aq tė madh, saqė fitohej pėrshtypja se neopitagorianizmi s’ishte gjė tjetėr pos astrologji, okultizėm dhe pėrēartje rreth vetive misterioze tė numrave.

avatar
Fakiri

538


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi Aleksndriko-Sirian

Mesazh  Fakiri prej 10.02.12 13:51

Nė fushėn e epistemologjisė, ata e kanė ndjekur Platonin. Me termin “njohje” ata nėnkuptojnė perceptimin shpirtėror, intelektin diskurziv, opinionin dhe vrojtimin shqisor.

Dijen ia kemi borxh intelektit diskurziv, pėrfundimin opinionit, kurse vizionin e bukur perceptimit shpirtėror.Nikomahu prej Gerase qė ka jetuar rreth viteve 140 pas e.r. ka pohuar ashtu si Platoni,se idetė nga aspekti kohor kanė qenė pėrpara formimit tė botės dhe se ato kanė qenė numra.

Mirėpo,pėrderisa Platoni ka pohuar se idetė kanė ekzistencė tė pavarur, Nikomahu ėshtė mjaftuar qė atyre t’u japė njė rol tė nėnshtruar. Ai ka konsideruar se idetė ekzistojnė nė Arsyen e Zotit dhe se veprojnė si modele nė bazė tė tė cilave marrin formė sendet e kėsaj bote.

Mendimtari i dytė qė ka tentuar t’i bashkojė Platonin me Pitagorėn ka qenė Maksimi prej Tire(gjysma e parė e shek. II). Pėrveē qė ka qenė eklektik, ai ka qenė dhe sofist e orator.

Ashtu si platonistėt e tjerė,Zotin ia ka kundėrvėnė materies dhe demonėve u ka dhėnė rol ndėrmjetėsues midis Zotit dhe njeriut. Ai ka futur njė hierarki tė madhe tė demonėve e tė engjujve tė cilėt shėrbejnė si ministra tė Zotit dhe si rojtarė-engjuj tė njeriut.

Ai Zotin e ka identifikuar me arsyen e pastėr, kurse materien e ka konsideruar si burim tė papėrkryeshmėrisė sė gjithėsisė.Mėkatet paraqiten si rezultat i pėrdorimit tė gabueshėm tė vullnetit tė lirė tė njeriut dhe nuk janė rezultat i ndonjė faktori tė lig qė vepron nga jashtė.Maksimi nuk ka besuar nė ndonjė shpirt universal tė gabueshėm qė do tė mund t’i pėrshkruheshin gabimet njerėzore. .

Edhe njė mendimtar eklektik prej Sirie,i quajtur Numenius nga Apamea,i cili ka jetuar
nė gjysmėn e dytė tė shek.II,shumėkush e konsideron themelues tė vėrtetė tė neoplatonizmit.

Hitti thotė:“Plotini, filozof grek prej Egjipti qė i ėshtė dhėnė ky nder,ndėr popull
ka qenė i akuzuar pėr mbėshtetje tė mėsimeve tė tij nė ato tė Apameianit dhe se ‘ėshtė zbukuruar me pendėn e huaj’ (‘ėshtė mburrur me gjėnė e botės’).

avatar
Fakiri

538


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi Aleksndriko-Sirian

Mesazh  Fakiri prej 10.02.12 13:59

Nė shkrimet e tij Numeniusi i ka bashkuar konceptet pitagoriane dhe platonike nė mėnyrė qė Pitagorėn e ka marrė si autoritetin mė tė lartė – madje duke e akuzuar Platonin pėr huazim prej tij – por, sėrish, pėrparėsi u jep ideve tė Platonit.

Sipas tij prejardhja e filozofisė greke shtrihet deri te orientalėt,kurse Platonin e ka quajtur “Moisi (Musa) qė flet nė gjuhėn atike”.
Numeniusi ndėrkaq, nuk ka qenė thjeshtė pasues i Platonit;ai ėshtė dalluar prej tij,pasi ndėrtuesin e botės e ka dalluar si zot tė dytė pas Zotit mė tė madh.Baza e kėtij dallimi mbėshtetet nė metafizikėn e tij ku Zoti,i cili herė-herė identifikohet me intelektin e Aristotelit,herė-herė me Monadėn e Pitagorės e ndonjėherė me tė dyja,qėndron pėrballė krijesės e cila,pėr shkak tė papėrkryeshmėrisė sė saj ėshtė tėrėsisht inferiore nė krahasim me tė.

Gjithėsinė e ka krijuar njė zot tjetėr, Demiurgu, i cili ėshtė i mirė pėr shkak se merr pjesė nė esencėn e Zotit tė parė. Ai njohjen e fiton duke i vėshtruar arketipet mbishqisore dhe botės ia jep qenėsinė. Gjithėsinė qė e ka krijuar zoti i dytė, Numeniusi e ka konsideruar pėr zot tė tretė.I kuptuar nė kėtė mėnyrė Zoti bėhet trini kozmike qė pėrfshinė tri hyjni:

Atin

Krijuesin

Krijesėn

tė cilėt Numeniusi i quan ati, biri dhe nipi.

Edhe psikologjia e Numeniusit ėshtė dualiste si metafizika e tij. Pasi njeriu pėrbėhet prej shpirtit dhe trupit ai merr pjesė nė tė dy shpirtat universalė. Ky mendimtar ka qenė mjaft i urtė sa tė mos e gjykojė haptazi trupin: atė duhet gjykuar vetėm nėse i del nė rrugė (e pengon) arsyes dhe kur tė shėrbejė si mashė nė duart shpirtit tė keq universal.

Mirėpo,pėrkundėr mendimit tė tij mė tė mirė Numeniusi s’ka mund tėrėsisht tė lirohet prej mėnyrės dominante tė tė menduarit – ka pohuar se mbyllja e pjesės racionale tė shpirtit tė njeriut nė trup tregon pėr rėnien e shpirtit dhe se ēlirimi i tij duhet realizuar me njė sėrė tė gjatė tė reinkarnacionit.Qė kėtu, kjo jetė duhet tė jetė vetėmohim dhe vetėflijim, pra jetė e arsyes pa epshe.

Sa i pėrket theksit qė ai e ka vėnė mbi shpėrnguljen e shpirtit (reinkarnimin) si mjet ēlirimi, Numeniusi ka qenė nėn ndikimin e mendimit hindus siē kishte qenė mė parė dhe mėsuesi i tij Pitagora.

Shkurtimisht duhet pėrmendur edhe P. Nikidus Figulusin pėr shkak tė interesimit qė ka patur ndaj filozofisė sė Pitagorės,po edhe Apolloniusin prej Tyane,i cili e ka dalluar Zotin njė prej zotave tė tjerė.Meqė i pari ėshtė i papėrshkrueshėm dhe absolutisht i pastėr, ai nuk mund tė ketė kontakt me sendet e kėsaj bote pasi ato kanė pėrbėrje materiale.

Apolloniusi nuk i ka dashur flijimet e tilla pėr Zotin njė, ato ai i ka rezervuar pėr zotat mė tė vegjėl. Shkurt duhet pėrmendur dhe Moderatusin prej Gadese i cili platonizmin dhe doktrinat joteologjike i ka inkorporuar nė pitagorianizėm.Ai numrin njė e ka konsideruar pėr simbol tė njėjėsisė, kurse numrin dy pėr simbol tė dallimit e tė jobarazisė.
avatar
Fakiri

538


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi Aleksndriko-Sirian

Mesazh  Fakiri prej 11.02.12 11:10

B) Filozofia hebraiko-aleksandrike

Ndėr paraardhėsit e neoplatonizmit duhet numėruar neopitagorianizmin dhe filozofinė hebraikoaleksandrike duke shtuar edhe njė varg tendencash tė tjera qė s’mund t’i pėrmendim kėtu pėr shkak tė mungesės sė hapėsirės. Nga njė grumbull mendimtarėsh hebraikė do ta ndajmė Filonin duke i lėnė iluministėt e tjerė, sėrish pėr shkak tė mungesės sė hapėsirės.

Filoni, hebre, ėshtė lindur nė Aleksandri disa vjet para Krishtit.Filozofia e tij pėrbėn njė pėrpjekje pėr tė gjetur pajtimin midis traditės sė Izraelit dhe traditės sė grekėve. Filoni kishte kuptuar se disa elemente estetike tė kulturės greke binin ndesh me disa elemente qė i pėrmbante feja hebraike.

Pėr t’i shmangur dallimet dhe pėr tė dėftuar harmoninė midis kėtyre dy sistemeve tė tė menduarit, ai e pėrvetėson metodėn alegorike tė interpretimit tė Shkrimit tė shenjtė (Dhiatės sė vjetėr) tė cilėn tanimė hebrenjtė e pėrdornin nė Aleksandri.

Sipas kėtij interpretimi sunnetimi (rrethprerja),pėr shembull,ėshtė dashur tė thotė e tė shėrbejė si simbol i prerjes sė epsheve dhe mendimeve ateiste.Filoni shpesh i ka kritikuar literalistėt pėr shkak tė stėrhollimeve tė tyre rreth fjalėve.

Mirėpo, vetė Filoni nuk ka qenė plotėsisht simbolist. Ai e ka ditur qė, nėse njė herė
mbrohet njė praktikė e jashtme,nė bazė tė asaj se ėshtė e dobishme si simbol,ėshtė shumė vėshtirė tė pranosh qė ajo tė jetė e obligueshme pėr tė gjitha kohėt e ardhshme.

Pėr kėtė arsye Filoni ka pranuar qė kuptimi i fjalėpėrfjalshėm shpesh pasohet me njė kuptim mė tė thellė dhe se tė dyja kuptimet duhen pranuar sė bashku. “Edhe pse sunnetimi simbolizon flakjen e tė gjitha epsheve,ndijimeve dhe ideve ateiste,nuk mund tė urdhėrojmė mėnjanimin e praktikės qė ėshtė realizuar, sepse me kėtė rast do tė detyroheshim ta lėshonim adhurimin publik tė Zotit nė faltore dhe me mijėra manifestime tė tjera”,thotė ai nė veprėn e tij De Migratione Abrahami.

Filoni mė tepėr ka qenė predikues fetar sesa filozof.Ai nuk ka patur dėshirė ta shtrojė teorinė e gjithėsisė e cila fort do tė mund tė mbėshtetej nė arsyen logjike,por nė masė tė madhe i ėshtė drejtuar jetės sė shpirtit dhe arritjes sė Vizionit tė Bukur.

Duke e patur ndėr mend kėtė synim,ai ka bėrė ndarjen midis pėrvojės mistike dhe tė gjitha pėrvojave tė tjera psikologjike: pėrderisa ajo na ngre nga jeta e pėrditshme dhe na vė nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me ndonjė realitet tė llahtarshėm,kjo e dyta,pėrvoja
psikike, na lidh me tokėn dhe me ndjenjat.

Nė kėtė drejtim Plotini e ndjek Platonin i cili prirjen e tij fetaro-mistike e parashtron nė Symposiumin dhe Fedrin e tij, me dallimin qė Filoni, meqė para dhe pas sė gjithash ka qenė hebre (ēifut), nuk ka mund ta identifikojė Zotin me Arsyen Hyjnore tė papersonalitet tė Platonit.

Mirėpo,sa i pėrket sugjerimit tė metodės pėr “kultivimin e shpirtit” ai vėmendjen e tij sėrish e drejton kah grekėt duke huazuar prej tyre psikologjinė dhe duke ngritur mbi kėtė bazė rregullat pėr ushtrimin sistematik tė shpirtit me qėllim tė arritjes sė vizionit tė Zotit.

avatar
Fakiri

538


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi Aleksndriko-Sirian

Mesazh  Fakiri prej 11.02.12 11:14

Teologjia e Filonit ėshtė njė pėrzierje e platonizmit dhe hebraizmit.Mėsimi hebraik
Zotin e paraqet si ngushtė tė lidhur pėr botėn; ai platonik,ndėrkaq, edhe pse insiston nė administrimin e botės nga ana e Zotit dhe nė botėn si vepėr e Zotit, nuk thotė se lidhjen qė ka Zoti me botėn ėshtė e domosdoshme dhe automatike.

Platonizmi i mesėm e ka njohur hierarkinė e qenieve hyjnore,ka insistuar nė transcendencėn e Zotit dhe botėn e dukshme e ka konsideruar si njė qenie tė cilėn e
kanė krijuar dhe me tė cilėn qeverisin fuqitė hyjnore ndėrmjetėse. Filoni e ka patur tė
domosdoshme t’i pajtojė kėto dy konceptime.

Filoni ka besuar nė njė Zot tė pėrjetshėm,tė pandryshueshėm,i larguar shumė prej botės sė dukshme, njė Zot qė ėshtė Shkaku i Parė i gjithė ekzistencės. Shkakėsia, ndėrkaq, nėnkupton ndryshimin, ndaj dhe Zoti nuk mund tė konsiderohet si krijues i drejtpėrdrejtė
i gjithėsisė.

Prandaj, tė nevojshme janė fuqitė e ndėrmjetme pėr t’u shpjeguar krijimi dhe qeverisja e botės dhe e asaj qė ajo e pėrmban. Kėto fuqi Filoni i ka pėrshkruar nė mėnyrė shumė tė ndėrlikuar: herė-herė ai flet pėr fuqitė, ndonjėherė pėr dy fuqi e ndonjėherė pėr njė.

Problemi me tė cilin ėshtė ndeshur Filoni ka qenė zhvillimi i shumėsisė prej njėjėsisė absolute; zgjidhjen ėshtė dashur ta gjejė nė pamundėsinė e intelektit kontemplativ pėr
ta riprodhuar njėjėsinė absolute nė vetvete. Nė Migratione Abrahami, Filoni jep njė pasqyrė tė paraqitjes sė Zotit nė mėnyrė “shumėsie” nė mendjen e njeriut.


Kur Zoti e shndrit shpirtin ai e sheh Atė trefish – si njė me hije tė dyfishtė; nė shkallėn mė tė lartė hija humbet dhe Zoti shihet si njė. Nė veprėn Quaestiones in Genesim Filoni thotė se mendja “e sheh Zotin trefish” nė sajė tė dobėsisė sė tė pamurit tė saj.

“Mu ashtu si syri trupor qė e sheh paraqitjen e trefishtė tė njė drite, po kėshtu edhe
syri i shpirtit, meqė nuk mund ta pėrfshijė Njėshin si njė, bėn njė vrojtim tė trefishtė nė
pajtueshmėri me paraqitjen e fuqive kryesore shėrbyese tė cilat qėndrojnė pėrpara Njėshit”.

Prej tė gjitha fuqive hyjnore mė e madhja ėshtė Logosi (Fjala).Herė-herė Filoni, duke u pajtuar me Aristobulin dhe me komentatorė tė tjerė mė tė hershėm, kėtė e quan Sophia, mirėpo mė shpesh e pėrmend termin Logos. Nė disa shkrime tė tij ai Sophia i quan pjesėt mė tė larta nė tė cilat ndahet Logosi. Logosi ka natyrė tė dyfishtė; te njeriu ai ėshtė arsye mirėpo edhe fjalė e folur.

Te Tėrėsia, Logosi ndahet nė ide jotrupore dhe arketipike prej tė cilave pėrbėhet bota inteligibile dhe nė kopjet e kėtyre ideve jotrupore tė cilat e pėrbėjnė botėn e perceptuar.

Nė njė vend tjetėr Sophinė ai e quan nėnė tė Logosit – zakonisht e quan Logos Hyjnor pa ndonjė kualifikim apo dallim – ndėrmjetėsuese midis Zotit dhe njeriut. Ajo ėshtė, si tė thuash, njė instrument nėpėrmjet tė cilit Zoti e krijon botėn dhe njė ndėrmjetėsuese nėpėrmjet sė cilės intelekti i njeriut, pas dėlirjes, arrinė nė qiej.

Filoni nuk ėshtė i qartė pėr sa i pėrket ekzistencės sė pavarur tė Logosit; duket sikur nė sistemin e tij fuqitė kanė ekzistencė pak apo aspak tė pavarur prej funksionit tė tyre. “Konceptimi i tij lidhur me fuqitė ėshtė nėn ndikim tė ideve bashkėkohore greke, mirėpo ndoshta ato vėrtet i takojnė llojit misterioz tė kuazi-qenieve (ekzekutorėve) qė e
pėrcjellin Hyjninė nė mendimin semit dhe persian; ato ndoshta janė Engjull, Urtėsi dhe Frymė e Zotit sipas Shkrimit hebraik; ndoshta janė fuqi tė Ligjit tė Pakrijuar tė rabinėve dhe Atribute apo Virtyte Hyjnore tė kuazi-personifikuara tė teologjisė persiane
(zoroastriane), gjegjėsisht tė Amesha Spentės”.

avatar
Fakiri

538


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi Aleksndriko-Sirian

Mesazh  Fakiri prej 11.02.12 11:18

Sido qė tė jetė,Filoni nuk ėshtė i qartė nė kėtė aspekt; siē thotė Ueberwegu nė veprėn e tij History of Philosophy, ai ėshtė luhatur midis konceptit atributiv dhe substantiv tė Logosit.

Ai edhe e ka hipostazuar Logosin nė njė person, edhe e ka reduktuar nė njė atribut apo funksion tė thjeshtė tė personit tė parė.Ajo qė ėshtė interesante pėr mendimin e mėposhtėm nuk ėshtė natyra e Logosit si e tillė, por identifikimi i Logosit me botėn platonike tė formės dhe shfrytėzimi i kėtij koncepti nė interpretimin e krijimit tė kėsaj bote.

Kjo mė vonė ėshtė bėrė shtytje e fortė pėr idetė e teologėve mesjetarė.Thėnė me gjuhėn e filozofisė,Logosi i Filonit nuk ėshtė gjė tjetėr pos njė parim i njėjėsisė nė
dallueshmėri, i ndarjes dhe bashkimit tė kundėrshtive nė botėn materiale.

Mirėpo, ndoshta dhe vetė Filoni nuk do tė kishte dashur tė vlerėsohet nga aspekti filozofik; ideja e Logosit pėr tė nuk ka qenė domosdoshmėri metafizike, ajo ka qenė e domosdoshme nga aspekti psikologjik pėr tė vėnė kontakt me Zotin.

Mėsimi i Filonit mbi “pneumėn” dhe “bashkimin mistik” ka tė njėjtin kuptim;e para
ėshtė frymėzim me krijim tė lirė nga ana e Zotit,me ēka lind figura e Zotit te njeriu,e
cila pėrbėn pjesėn mė tė lartė tė shpirtit tė njeriut, qė ėshtė mė lart “psyche”-s.

Edhe shkolla tė tjera jashtė qarqeve hebraike Zotin njė,tė amshueshėm e tė pandryshueshėm, e kanė dalluar si Burim dhe Shkak tė Parė tė gjithėsisė.

Sektet gnostike me prejardhje filozofike Zotin e kanė pranuar si Shkak tė Parė qė ėshtė mbi papėrsosmėritė dhe ndryshimet e botės tokėsore dhe prandaj kanė kėrkuar njė ndėrmjetės apo emanacionin pėr ta shpjeguar krijimin e njė bote tė papėrkryer e tė ndryshueshme.
avatar
Fakiri

538


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi Aleksndriko-Sirian

Mesazh  Fakiri prej 11.02.12 19:34

C ) Neoplatonizmi

PLOTINI – Paraardhėsit e neoplatonizmit do tė mund t’i kėrkonim nė neopitagorianizėm, nė gnosticizmin hebraik dhe nė drejtime tė tjera, duke e pėrfshirė dhe krishterizmin, qė,
si tė thuash, ėshtė bėrė Weltanschauung (botėkuptim) i shumicės e cila ka patur ēfarėdo njė fe tė gjallė nė botėn e kulturės greke: forma mė e vrazhdė dhe e stėrngarkuar me bestytni e tij hasej nė shtresat mė tė ulėta tė shoqėrisė, kurse ajo mė e rafinuara dhe e helenizuara ndėr tė arsimuarit.

Themeluesi i neoplatonizmit ka qenė Ammaonius Saccas, mėsuesi i Plotinit.Saccas do tė thotė bartės (hamall) thasėsh, pra, tregon profesionin me tė cilin ėshtė marrė dhe ka siguruar jetesėn Ammoniusi.

Asgjė nuk mund tė thuhet me saktėsi lidhur me bindjet e tij filozofike.Disa pohojnė
se ai ka proklamuar identitetin (ngjashmėrinė) e qėndrimeve tė Platonit e tė Aristotelit si dhe pavdekshmėrinė e shpirtit.Mirėpo,nuk ekziston ndonjė provė historike qė do tė na ndihmonte tė pėrcaktoheshim pėr njėrėn apo pėr tjetrėn.

Nuk ekziston ndonjė mbėshtetje pėr pohimin se Ammoniusi ka qenė i pari qė e ka formuluar tezėn se Njėshi ėshtė jashtė botės sė ideve – qė ėshtė njė premisė me rėndėsi vendimtare nė sistemin e Plotinit.

Plotini ka qenė egjiptas me gjuhė e kulturė greke,i lindur ndoshta nė vitin 205. Kryesisht ka qenė i dėshpėruar me mėsimet qė i ka hasur derisa, mė nė fund, nuk e gjen Ammoniusin mėsimi i tė cilit e ka kėnaqur nė tėrėsi.

Pranė Ammoniusit qėndron plotė njėmbėdhjetė vjet tė gjata dhe e braktis vetėm sa pėr t’iu bashkangjitur perandorit Gordian me shpresė se do ta studionte filozofinė persiane dhe hinduse. Meqė misioni dėshton, Plotini arratiset nė Antiohi (Antaki e sotme – qytet nė Turqi) pėr tė shpėtuar kokėn.

Nė moshėn dyzet vjeēare shkon nė Romė ku arrinė ta mahnitė mbretin dhe mbretėreshėn. Me dekret tė mbretit tenton tė themelojė njė qytet filozofik ku qytetarėt do tė jetonin sipas mėsimeve tė Platonit, mirėpo intervenimi nė kohė i aristokratėve ia mbush mendjen mbretit tė mos e pranojė kėtė propozim.

Nė Romė e formon shkollėn e vet dhe atje vazhdon mėsuesinė deri nė fund tė jetės. Vdekja e dhimbshme,ndoshta nga kanceri i fytit,vitin 270 e shėnon si fund tė karierės sė tij tė shkėlqyer.
avatar
Fakiri

538


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi Aleksndriko-Sirian

Mesazh  Fakiri prej 11.02.12 19:42

Ėshtė e sigurt se Plotini ka qenė i njoftuar me qėndrimet kryesore tė shkollave filozofike tė grekėve,veēanėrisht tė Aristotelit e tė Platonit. Ai me ngulm tė madh i lexon veprat e Numeniusit dhe bie nėn ndikimin e tij.

Kėtu ndofta qėndron arsyeja e ndėrlikueshmėrisė dhe e ngarkesės qė e hasim nė shkrimet e tij. S’ka qenė punė e lehtė t’i sintetizosh traditat skajshmėrisht tė ndėrlikuara tė cilat i pati trashėguar Plotini. Nė filozofinė e tij haset njė qėllim i dyfishtė, kozmik dhe fetar.

Ai ka pėr qėllim tė japė njė pasqyrė tė plotė tė realitetit e cila do tė shqėrbente edhe si udhėzuese pėr jetėn shpirtėrore.Kėto dy prirje kanė ecur sė bashku dhe kanė mund tė ndahen vetėm pėr arsye teorike.

Mirėpo,nuk mund tė hidhet poshtė fakti se detyra e dyfishtė ka kėrkuar edhe pėrpjekje tė madhe dhe se Plotinin e ka detyruar tė thotė shumė do gjėra qė pėr veshin modern
do tė dukeshin tuhaf (tė ēuditshme).

Pėr Plotinin realiteti ėshtė njė tėrėsi e rregulluar hierarkike e cila pėrfshin dy lėvizje, ngjitjen dhe zbritjen.E para ėshtė kreativiteti automatik sipas sė cilės mė e larta e krijon mė tė ulėtėn,kurse tjetra ėshtė lėvizja e kthimit sipas sė cilės shpirti riabsorbohet nė Burimin Hyjnor.

Lėvizja e parė ėshtė nga njėjėsia drejt shumėsisė,kurse tjetra ėshtė lėvizja kthyese, pra nga shumėsia drejt njėjėsisė. Plotini disa herė e thekson njėrėn e disa tė tjera tjetrėn dhe flet gjėra qė vėshtirė mund t’i harmonizosh.Me sa duket nga shkrimet e tij ai vetes i ka vėnė njė detyrė qė pėr nga vetė natyra ka qenė e pazgjidhshme.

Nė krye tė sistemit tė tij qėndron Parimi i Parė transcendental, Njėshi, qė ėshtė i
papėrshkrueshėm dhe i pakuptueshėm si pėr intelektin diskurziv ashtu edhe pėr atė intuitiv.Nėn Njėshin gjenden dy hipostaza qė janė bashkėlidhėse universale tė fushės sė gjithmbarshme tė jetės sė njeriut, edhe tė asaj fizike edhe tė asaj intelektuale.

Ato janė Nousi,Intelekti Aktiv i Aristotelit dhe Shpirti Universal qė ka pėr detyrė ta kontemplojė e ta drejtojė botėn.Hipostazat janė tė lidhura me njėra-tjetrėn dhe me Njėshin,sė pari nėpėrmjet emanacionit, qė ėshtė njė shndritje nga i larti tek i poshtmi dhe sė dyti nėpėrmjet kthimit nė kontemplacion nga i poshtmi tek i larti.

Koncepti i Plotinit pėr Zotin ėshtė shumė i ndėrlikuar dhe ėshtė interpretuar ndryshe-ndryshe.Njėshi mund tė konsiderohet si Njėjėsia absolute e neopitagorianėve prej sė cilės del shumėsia.

Pėr Njėshin nuk mund tė thuhet se ka qenie, sepse kjo mėnyrė e tė menduarit fut idenė e dualitetit midis subjektit dhe objektit,ndėrkaq nė Njėjėsinė e Pastėr nuk mund tė ketė dysi.Nė gjendjen absolute, nė hipostazėn e saj tė parė dhe mė tė lartė,Njėshi nuk ėshtė as ekzistencė, as ide,as lėvizės e as i lėvizur; ai ėshtė njėjėsi e thjeshtė apo, siē do tė thoshte Hegeli, Hiē Absolut,Negativitet Imanent.

Te Plotini ekziston tendenca e nxjerrė prej platonistėve dhe stoikėve tė mesėm pėr mohimin e tė gjitha atributeve tė Njėshit nga frika se mos e dėmtojnė njėjėsinė e Tij.
Kjo tendencė, ndėrkaq, ėshtė pėrmirėsuar me njė qasje tjetėr akoma mė pozitive: nėse Njėshi quhet Zot, atėherė Zoti ėshtė Zot jo pse Ai ėshtė hiē (asgjė), por pse Ai pėrfshin ēdo gjė.

Ai,sė kėndejmi, ėshtė mė i mirė se realiteti, meqė ėshtė burimi i tij. Idetė e formojnė pėrmbajtjen e arsyes sė Tij, mirėpo ato, pėrkundėr kėsaj, janė figura tė papėrkryera krahasuar me tė Mirėn e vetme dhe pranojnė shndritjen e “mėshirės sė kėndshme qė ndikon nė bukurinė e tyre” nga Burimi i Parė.

Aspekti pozitiv i Njėshit nė disa vende ėshtė aq i theksuar sa,duket se,bie ndesh me premisat kryesore tė Plotinit.Njėshi, thotė ai, ėshtė vullnet i pastėr – ai e do Vetveten dhe ėshtė shkaktar i Vetvetes.Ky karakterizim ėshtė i kundėrt me qėndrimin e tij tė mėhershėm dhe e arsyeton pėrdorimin e gjuhės njerėzore pėr ta shprehur realitetin bazė.
avatar
Fakiri

538


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi Aleksndriko-Sirian

Mesazh  Fakiri prej 12.02.12 21:02

Te Plotini aspekti pozitiv dhe negativ ecin sė bashku. Aspekti pozitiv, ndėrkaq, ėshtė tejet mė i theksuar.Njėshi mund tė jetė transcendental mirėpo, nėse ėshtė realitet, Ai nuk do tė jetė thjeshtė njė Hiē (Mohim) i Madh pėr tė cilin nuk do tė mund tė pohohet asgjė pozitive.

Kjo pikė mund tė fitojė sqarime tė mėtejme nė qoftė se hulumtohet jeta fetare e Plotinit. S’ka dyshim se ai ka patur njė pėrvojė tė vėrtetė mistike. Pėr kėtė dėshmon Porfiri (nxėnėsi i tij), kurse mbarė fryma dhe kuptimi i Enneadave (vepėr e tij) bart barrėn e njė tė tille. Mirėpo, ē’natyrė ka kjo pėrvojė dhe ē’ka pėr qėllim?

Disa Plotinin e kanė quajtur panteist dhe antiracionalist,i cili pėr qėllim ka shkrirjen e vetvetes nė hiē.Disa kanė menduar se ai ėshtė pėrpjekur me mundėsitė e veta ta realizojė identitetin e tij paraekzistues me Njėshin,kurse tė tjerėt thonė se pėrvoja e tij ka qenė burimore mistike,e njėjtė me pėrvojat e mistikėve tė mėdhenj krishterė dhe muslimanė.

Interpretimi i parė ėshtė absurd, i dyti ėshtė pjesėrisht i vėrtetė.Mirėpo,ėshtė ai i treti
qė e shtron me saktėsi botėkuptimin e tij.


Plotinin,si tė thuash, e kanė copėtuar traditat kundėrthėnėse qė i pati trashėguar: Njėshi ėshtė edhe transcendental edhe Njėjėsi-Absolut. Mė tej, Njėshi ėshtė i paarritshėm dhe pėrbėn qėllimin e vetėkrijimit tonė personal.

Kundėrthėniet dhe tensionet e Plotinit janė rezultat i kėtyre prirjeve joreale nė Weltanschauungun e tij.Nė tė dyja rastet mbisundon aspekti pozitiv, mirėpo s’duhet
qitur mendsh faktin se tensioni ėshtė i vėrtetė dhe qenėsor.

Si ka lindur bota prej Njėshit? Mendimtarėt para Plotinit e kishin pranuar dualizmin:ata
e dallonin botėn prej krijuesit tė saj. Mirėpo me kėtė nuk zgjidhej problemi. Nė qoftė se krijuesi dhe krijesa dallohen nė esencė, ēėshtja e paraqitjes sė botės sėrish mbetet e pazgjidhur si ēdo herė.

Plotini i ėshtė pėrgjigjur kėsaj pyetjeje duke pohuar se bota prej Zotit mė tepėr dallohet nė akt (veprim) sesa nė esencė. Bota ėshtė Zot mirėpo Zoti nuk ėshtė botė. Pėr ta shpjeguar kėtė Plotini e zhvillon idenė e emanacionit.
avatar
Fakiri

538


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi Aleksndriko-Sirian

Mesazh  Fakiri prej 12.02.12 21:07

Plotini kishte hetuar se ishte shumė vėshtirė tė shpjegohej emanacioni dhe se kjo ishte
e mundshme vetėm pėrmes metaforave.Edhe Nousi edhe shpirti janė tė prodhuara me njė rrjedhje spontane e tė domosdoshme tė jetės nga Njėshi.

Ato burimin e lėnė tė papakėsuar, tė pashterrur.Relacioni midis Njėshit dhe hipostazave
tė tjera pėrshkruhet me relacionin midis diellit dhe dritės sė tij, ose “me krahasimin e efektit rrezatues tė zjarrit, borės apo aromės”. A mund t’i jepet kėtijkoncepti ndonjėfarė kuptimi filozofik?

Ėshtė vėshtirė tė parashikosh se ē’kuptim e domethėnie mund t’i jepet emanacionit apo rrezatimit kur tė zbatohet nė qeniet shpirtėrore.Pos kėsaj, pse,nėse ky proces ėshtė i pėrgjithmonshėm,njė emanacion mund tė jetė mė i ulėt se njė tjetėr? Kėto janė disa pika qė e tejkalojnė tė kuptuarit.

Plotini ka patur njė mėnyrė tjetėr pėr ta sqaruar teorinė e tij tė emanacionit.Ai Njėshin e paraqet si rrėnjė apo farė,si mundėsi prej ku tė gjitha sendet do tė kalojnė nė realitet.Ky krahasim ėshtė pėrdorur pėr ta pėrshkruar relacionin e hipostazave mė tė ulėta me ato mė tė lartat.

Pėr shpirtin ai thotė se ka mundėsi dhe aftėsi qė mund tė realizohen vetėm nė botėn materiale, dhe vazhdon:"Nėse ėshtė e domosdoshme tė mos ekzistojė vetėm Njėshi... nė tė njėjtėn mėnyrė duhet tė jetė e domosdoshme tė mos ekzistojnė vetėm shpirtat nė mungesė tė sendeve qė lindin e paraqiten nėpėrmjet tyre; kjo supozon se ēdo natyrė ka vetinė inherente pėr tė krijuar atė qė vjen pas saj dhe tė zhvillohet sikur tė rridhte prej njė lloj fare tė pandarė.Qenia mė e hershme gjithnjė rri nė vendin e vet, kurse ajo qė paraqitet mė pas ėshtė e krijuar prej njė fuqie (apo potenciali) tė papėrshkrueshėm”.

Kjo do tė tregojė se krahasimi me farėn ėshtė aplikuar nė tė gjitha hipostazat
pėrfshirė edhe Vetė Njėshin.Mirėpo,pėr ēdo njė qė merret me Plotinin do tė jetė e qartė se,ky krahasim shkakton kundėrthėnie me pjesėn tjetėr tė Eneadave.

Njėshi mund tė jetė fillimi i ēdo gjėje, mirėpo ky nuk mund tė jetė njė fillim faror (spermatik). Sistemi i Plotinit mė tepėr ėshtė teleologjik sesa evolucionar. Drejtimi kryesor i fuqive universale ėshtė kah lart e jo kah poshtė.
avatar
Fakiri

538


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi Aleksndriko-Sirian

Mesazh  Fakiri prej 14.02.12 8:39

Hipostaza e dytė,emanacioni i parė i Njėshit,Nousi,ėshtė njė term mjaft i ndėrlikuar.Ajo ėshtė figura (forma) e Njėshit qė kthehet kah Ai pėr ta kuptuar.Me kėtė kthim,ajo bėhet Nous (arsye, intelekt) – perceptim shqisor, nėse objekti i tė kuptuarit ėshtė shqisor, dhe konceptim racional,nėse objekti i tė kuptuarit ėshtė mbishqisor.Nousi nė vete ngėrthen botėn e ideve.Prandaj,idetė janė imanente nė Nousin dhe nuk ekzistojnė si diēka jashtė tij.

Ėshtė e qartė se Plotinit i nevojitet koncepti i emanacionit qė tė mund Shkaku i Parė tė mbetet i pandryshueshėm.Ky ėshtė Nousi qė ėshtė njė realitet jashtė botės sė dukshme; sendet qė i shohim janė vetėm hije tė realitetit.

Prej Nousit del hipostaza e tretė,pra Psyche,gjegjėsisht parimi i jetės dhe i lėvizjes, Shpirti Universal, qė gjendet nė gjithėsi dhe merr pjesė nė ēdo krijesė tė gjallė.

Ai konsideron se e tėrė bota ėshtė e gjallė dhe se duket qė bashkėvepron nė njė jetė si kjo e jona.Mė tej, jeta kėrkon njė shkak qė patjetėr duhet tė gjendet nė inetelekt,pasi kudo mund tė hasen veprime inteligjente.Plotini pohon se veprimtaria inteligjente s’ėshtė gjė tjetėr pos shpirtit.
avatar
Fakiri

538


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi Aleksndriko-Sirian

Mesazh  Fakiri prej 14.02.12 8:47

PORFIRIUSI – Nxėnėsi mė i rėndėsishėm i Plotinit ka qenė Porfiriusi (Porfiri),i lindur
mė 232 ndoshta nė Batanaea tė Sirisė.Edhe pse ka qenė njė person i vogėl e i ulėt, ai
ka qenė njė nxėnės lojal dhe njė ithtar besnik,i cili me diksionin e tij tė bukur ka mundėsuar qasjen dhe kuptimin mė tė lehtė tė tezave tė Plotinit tė cilat,nė gjuhėn e autorit tė tyre, janė dukur tė rėnda e tė paqarta.

Porfiri ka qenė praktikues mė i madh dhe person mė fetar se mėsuesi i vet.Ka pohuar se synimi i marrjes me filozofi ėshtė shpėtimi i shpirtit.Arsyeja e sė keqes ėshtė dėshira pėr tė ultėn e tė pėrlyerėn,kurse mjetet e spastrimit janė vetėdėlirja,asketizmi dhe njohja filozofike e Zotit.

Duke qenė nė Sicili ai shkruan njė libėr ku i kritikon parimet e krishterizmit,e nė veēanti vetė hyjninė,Krishtin.Ai ėshtė i pari ndėr ithtarėt e Plotinit qė e ka mbrojtur paganizmin helen pėrkitazi me krishterizmin dhe njihet sipas interesimit tė tij me demonėt si ndėrmjetės midis Zotit dhe njeriut.

IAMBLICHUSI (JAMBLIHUSI) – Ėshtė i lindur nė Kalkis tė Kelsirisė dhe ka qenė nxėnės
i Porfirit.Sikur mėsuesi i tij edhe ky ka mėsuar nė Romė pas vdekjes sė Plotinit,mirėpo
kah fundi i jetės ėshtė kthyer nė Siri ku edhe ka vdekur nė vitin 330.

Veēoria e filozofisė sė Jamblihut ėshtė depėrtimi i teologjisė siriane me konceptet e saj mė tė mėdha,me lojėn e pagdhendur e tė marrė tė numrave dhe me tentimet e saj pėr t’i gjetur format bazė tė mbinatyrores.Jamblihu fenė e ka vėnė mbi historinė dhe shpalljen, ka hequr dorė prej filozofisė sė mėvonshme greke dhe ka pohuar se Zoti mund tė bėjė ēdo gjė.

Pas Plotinit, neoplatonistėt janė ngritur kundėr vėrshimit (grafullimit) tė krishterizmit.
Me qėllim qė ta pengojnė atė,ata kanė tentuar tė pėrpunojnė njė teologji tė tėrėsishme
tė bazuar nė dialogjet e Platonit, nė profetėsitė kaldeje dhe nė mitet e vjetra greke, agjiptase dhe tė Lindjes sė Afėrme.Ata janė pėrqėndruar nė pėrpunimin e sistemit tė Plotinit duke e bėrė atė tamam tė plotė.

avatar
Fakiri

538


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi Aleksndriko-Sirian

Mesazh  Fakiri prej 14.02.12 8:51

Jamblihu,pėrmbi Njėshin e Plotinit vė edhe njė Njėsh tjetėr,absolutisht tė papėrshkruar
e tė papėrcaktuar.Ky i fundit e ka krijuar botėn inteligibile prej sė cilės ka emanuar bota intelektuale.Lėndėt e mendimit i pėrkasin botės inteligibile, kurse mendimet asaj intelektuale.

Ekziston dhe njė shkarje,nėnndarje apo klasifikim i mėtejmė e cila tėrė sistemin e bėn pakuptimshėm abstrakt dhe jo tė realshėm. Plotini ka dalluar Qenien, Jetėn dhe Inteligjencėn, mirėpo kurrė nuk ka shkuar aq larg sa ta ndėrpresė bashkimin e ndėrlikuar brenda tė trija hipostazave: kėtė e kanė bėrė Jamblihu dhe pasardhėsit e tij.Komplikimet lindin jo ngase parimet e tyre filozofike do tė kishin qenė fantastike – qė nė fakt edhe kanė qenė tė tilla – por ngase ata kanė tentuar qė ēdo zot,demon dhe hero tė mitologjisė pagane t’ia pėrshtasin sistemit tė tyre.

Motivi qė ka qėndruar pas kėtij tentimi ka qenė dėshira e sinqertė qė tė shpjegohet lindja dhe paraqitja e shumėsisė prej Njėshit,qė ėshtė realizuar nėpėrmjet tė interpolacionit (ndėrfutjes) tė termeve tė ndėrmjetme.

Ndėrkaq, ėshtė harruar se ēdo njė tentim i tillė ka qenė i gjykuar tė dėshtojė, sepse nuk mund tė ketė asgjė ndėrmjetėsuese midis Absolutes dhe sendeve tė tjera.Rritja dhe shtimi i numrit tė zotave,demonėve dhe shpirtave nuk mund,thėnė filozofikisht,ta zgjidhin enigmėn e moēme tė Njėshit e tė shumėsisė.

Nė duart e Jamblihut e tė pasardhėsve tė tij filozofia ėshtė bėrė njė konglomerat i qenieve mitike,njė muze i habitshėm metafizik i entiteteve tė dalluara e tė klasifikuara,i cili ka pamundėsuar ēdo lloj kėrkimi intelektual dhe shpirtėror.

Filozofia e Jamblihut dhe e pasardhėsve tė tij ka qenė pėrpjekja e fundit e neoplatonizmit qė krishterizmit t’i shtrojė njė skemė alternative tė mendimit e tė jetės,krishterizmit qė gjithnjė e mė shumė po pėrfitonte ithtarė ndėr masat e gjera e ndėr intelektualėt. Pas njė suksesi tė shkurtėr neoplatonizmi nuk arriti tė tėrheqė vėmendjen e njeriut tė rėndomtė, qė rezultoi me faktin qė mėsimet filozofike nė Siri,Aleksandri dhe Athinė tė ndėrpriten me vendimin (dekretin) e mbretit nė vitin 529.
avatar
Fakiri

538


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi Aleksndriko-Sirian

Mesazh  Fakiri prej 16.02.12 22:42

D) Krishterizmi i hershėm

Pjesa mė e madhe e besimit krishter ėshtė formuar me konceptet e botės heleniste.Kur
predikuesit e hershėm krishterė e interpretonin personin,rėndėsinė dhe pozitėn e Jezusit, kėtė e bėnin me terme mjaft tė pėrngjashme me konceptet qė tanimė ekzistonin nė botėn pagane dhe hebreje.Krishterizmi ka asimiluar disa elemente nga mjedisi helenist.Teologjia e tij ka qenė nėn ndikimin e gnosticizmit i cili me vend ėshtė quajtur teologji heleniste.

E pėrbashkėt pėr tė gjitha format e teologjisė heleniste ka qenė mendimi se bota materiale, tė cilėn e perceptojmė me anė tė shqisave,ėshtė e keqe (e ligė) dhe prandaj tejet inferiore krahasuar me botėn transcendentale.

Pastaj,se shpirti qė ka prejardhje hyjnore mund t’i kthehet burimit tė tij vetėm pėrmes vetėmohimit dhe dėlirjes.Kur flasin pėr tė keqen,gnostikėt para sė gjithash mendojnė nė botėn materiale dhe tė keqen qė ėshtė e lidhur pėr epshet ndijimore, e jo nė padrejtėsinė e gjendjes sė vėrtetė tė sendeve apo nė pabarazinė gjatė shpėrndarjes sė
tė mirave materiale,jo nė mynxyrat e varfėrisė, tė sėmundjes e tė dhunės, gjėra kėto qė njeriu modern zakonisht i lidh me termin e sė keqes.

Pėr sa i pėrket personalitetit tė Jezusit,nė teologjinė heleniste kanė ekzistuar mendime
tė ndryshme.Ka patur mendime se nė Jezusin ka qenė prezente njė qenie qiellore para-ekzistuese e cila ka ekzistuar nė tokė,mirėpo pėr sa i pėrket mėnyrės sė paraqitjes sė tij trupore ka patur spekulime tė ndryshme.

Tė gjithė njėlloj,natyrėn e Jezu Krishtit e konsiderojnė tė ndėrlikuar,mirėpo ata dallojnė prej njėri-tjetrit sa i pėrket natyrės dhe modusit tė lidhjes e bashkimit tė elementeve njerėzore me ato hyjnore nė personalitetin e tij.

Tė gjitha kėto besime i ka pėrvetėsuar Kisha krishtere dhe ka formuar bazėn pėr tė kuptuarit e Dhiatės.Tė krishterėt gjithashtu kanė patur dhe filozofėt e vet tė cilėt janė pėrpjekur tė bėjnė pajtimin midis filozofisė dhe teologjisė krishtere.

Mė tė rėndėsishmit prej tyre kanė qenė Klementi dhe Origjeni tė cilėt kanė vepruar nė Aleksandri. I pari ka qenė platonist i tipit tė vjetėr.Nė veprėn e tij Sagot / Stromateis (pjesa e tretė e trilogjisė sė famshme),ai tregon se si trupi i pėrgjithshėm i doktrinės krishtere ėshtė pėrshtatur sipas teorive tė filozofisė platonike.

Origjeni,sė kėndejmi,i ėshtė pėrkushtuar mbrojtjes sė besimit krishter prej kritikave tė platonistėve.Ai ka qenė i pari ndėr teologėt krishterė qė i ka sistematizuar parimet e besimit tė krishterė.
avatar
Fakiri

538


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi Aleksndriko-Sirian

Mesazh  Fakiri prej 16.02.12 22:48

Klementi dhe Origjeni janė themeluesit e shkollės krishtere tė teologjisė filozofike.Mirėpo, kjo pėrpjekje nuk ka hasur nė mirėkuptim tė gjerė:i njėjti Justinian qė nė vitin 529 e mbylli shkollėn neoplatoniste,rreth vitit 540 origjenizmin e gjykon duke i shpallur nėntė vetė tė shkishėruar / anatemuar.

Meqė detyrohet ta lėshojė Aleksandrinė,Origjeni kthehet nė Palestinė dhe nė Cezare themelon njė shkollė sipas shembullit tė asaj aleksandriane.Ajo nuk ka arritur tė afirmohet si origjinale,mirėpo,sėrish,ka ushtruar ndikim tė fuqishėm mbi Kishėn siriane.

Nė Antiohi (Antaki) Malhioni themelon njė shkollė rivale.Pesėdhjetė vjet mė vonė themelohet njė shkollė tjetėr nė Nisisib,nė vetė zemrėn e bashkėsisė qė fliste sirisht.
Mu kėtu janė pėrkthyer nė sirishte doracakėt me tė cilėt mėsohej nė Antiohi.

Kisha nuk ka patur filozofinė e vet tė mirėfilltė.Ajo ėshtė dashur t’i pėrshtatet filozofisė
aleksandrike, e nė veēanti neoplatonizmit dhe metafizikės e psikologjisė sė Aristotelit.
Kjo ka shkaktuar kundėrthėnie tė pakuptimta,ashtu siē tregon doktrina e Arianusit.

Kisha aleksandrike dhe ajo siriane janė pajtuar nė atė qė Krishti ka qenė njė emanacion dhe se ėshtė i pėrgjithmonshėm sikur Zoti,mirėpo ka patur dallime lidhur me interpretimin e pėrgjithmonshmėrisė.

Shkolla antiohiane ka mbėshtetur idenė se ka patur njė kohė kur ka ekzistuar Zoti por jo edhe Biri,sepse Zoti ėshtė parashkaku i ēdo gjėje,e jo Biri.Kėtė e kanė hedhur poshtė aleksandrianėt tė cilėt kanė pretenduar se pėrgjithmonshmėria nuk pranon mė herėt a
mė vonė Nė qoftė se Zoti ėshtė At,Ai ėshtė i tillė pėrgjithmonė,kurse Biri pėrgjithmonė
do tė rrjedhė prej Atit si burim qė ėshtė.

avatar
Fakiri

538


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi Aleksndriko-Sirian

Mesazh  Fakiri prej 16.02.12 22:52

Kundėrthėnia e Arianusit ėshtė zhdukur kah shek. V,duke ia lėshuar vendin njė tjetre qė ėshtė orientuar kah personaliteti i trupėzuar (i personifikuar) i Krishtit.Kjo nė masė tė madhe ka qenė ēėshtje e psikologjisė.

Nė veprėn mbi shpirtin(De Anima) Aristoteli shpirtin e ka pėrkufizuar si realitet tė parė
me trup natyror i cili ka aftėsinė e jetės “dhe i ka pėrshkruar katėr aftėsitė e tij,si atė ushqyese,ndijimore,lėvizėse dhe intelektuale.

Tri tė parat janė tė pėrbashkėta pėr njeriun dhe kafshėt,sepse kanė tė bėjnė me
marrjen e ushqimit dhe me njohjen pėrmes shqisave dhe dėshirės.

E katėrta ėshtė intelekti, Nous, ose shpirti racional dhe ėshtė specifik vetėm pėr njeriun. Ai ėshtė i pavarur prej trupit dhe supozohet se burimi i tij nuk ėshtė nė trup”.

Njeriu,pra,ėshtė i pėrbėrė prej psikės dhe shpirtit racional;e para shėnon tri funksionet
e para tė shpirtit, kurse e dyta shėnon tė katėrtėn tė cilėn filozofia e mėvonshme e ka konsideruar si emanacion tė Logosit apo tė Intelektit Aktiv.

Problemi ka lindur lidhur me ekzistimin e njėkohshėm tė kėtyre elementeve nė personalitetin e Krishtit.Ēfarė relacioni do tė ketė midis Logosit dhe psikės,qė ėshtė emanacion i tij,nė qoftė se janė bashkė nė njė person?

Kėtė pyetje e kanė shqyrtuar edhe gnostikėt.Ata,natyrėn njerėzore,gjegjėsisht psikėn
e Jezu Krishtit e kanė shqyrtuar ose si iluzion tė thjeshtė ose si tė shkėputur prej asaj hyjnore, prandaj dhe kemi vėrtet dy persona.

Nga njė aspekt tjetėr,Jezusi njeri ėshtė konsideruar qenėsisht tjetėr prej Krishtit qiellor. Ky qiellori ka zbritur nė tė gjatė kryqėzimit tė tij dhe kėshtu ka lindur sinteza Jezu Krishti (disa kėtė lidhje tė dysisė e kanė shtruar edhe mė herėt).
avatar
Fakiri

538


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi Aleksndriko-Sirian

Mesazh  Fakiri prej 16.02.12 22:57

Kisha i ka pėrvetėsuar tė dyja kėto pikėpamje.Aleksandrianėt mendonin se shpirti dhe Logosi janė bashkuar nė personin e Krishtit,kurse shkolla antiohike nė krye me Nestorin me ngulm e ka hedhur poshtė kėtė hipotezė.

Nestori Krishtin e kishte kuptuar si dy persona tė bashkuar nė vetvete,Logosi dhe njeriu, edhe pse kėto dy persona kanė qenė tė bashkuar ashtu qė nė njėfarė kuptimi
kanė mund tė quhen njė.

Me ashpėrsimin e kundėrshtive,nė Efes mblidhet Koncili i vitit 431 ku aleksandrianėt ia dalin ta akuzojnė Nestorin dhe ithtarėt e tij pėr herezi.Ata janė dėbuar dhe janė detyruar tė emigrojnė prej Egjipti.

Mė vonė formojnė njė shkollė nė Edesė (Urfa – qytet nė Turqi), nė njė krahinė ku flitej
sirisht.Shkolla u bė njė vendstrehim i nestorianėve dhe qendėr e Kishės vendase e cila fliste sirisht. Diē mė vonė, kur edhe kjo mbyllet, nxėnėsit e saj strehim gjejnė nė Persi.

Nestorianėt, pėr idetė e tyre kishin mbėshtetje nė filozofinė dominante tė kohės,kėshtu qė secili misionar nestorian nė njėfarė mase ka qenė dhe propagandues i filozofisė greke. Ata nė sirisht i pėrkthejnė veprat e Aristotelit dhe tė komentatorėve tė tij, po edhe vepra tė teologėve.

Nestorianėt nuk mbanin anėn e pushtetit i cili i ndiqte; pėr kėtė arsye edhe e kanė hedhur gjuhėn e tij duke i festuar kungatat vetėm nė gjuhėn sirishte. Ata e kanė avancuar teologjinė dhe filozofinė karakteristike tė vendit me anė tė materialeve tė pėrkthyera dhe tė komentimeve nė sirishte.

avatar
Fakiri

538


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi Aleksndriko-Sirian

Mesazh  Fakiri prej 16.02.12 23:02

As mbrojtėsit e teorisė sė fuzionit (shkrirjes),monofizitėt apo jakobinėt,siē quhen kundėrshtarėt e nestorianėve,nuk kanė kaluar mė mirė nė duart e pushtetit.Edhe ata kanė qenė tė pėrndjekur e tė dėbuar.

Andaj, edhe kėta e bojkotojnė gjuhėn greke dhe fillojnė ta pėrdorin gjuhėn kopte dhe
atė siriane.Nė filozofi,ata mė tepėr se nestorianėt janė dhėnė pas neoplatonizmit dhe misticizmit.

Ibasi,qė ishte nė krye tė dyndjes sė nestorianėve pėr nė Persi,e ka pėrkthyer Isagogjinė
e Porfirit,qė ishte njė doracak logjik nė sirishte,kurse Probusi ka bėrė komentimet e kėtij libri si dhe komentimet e veprave tė Aristotelit Hermeneutica,De Sophisticis Elenchis dhe Analytica Priora.

Sregiusi,njė jakobin, ka shkruar pėr Isagogjinė,pėr Tabelėn e Porfirit, pėr Kategoritė e
Aristotelit dhe shkrimin De Mundo. Po kėshtu, ai ka shkruar njė diskutim pėr logjikėn nė shtatė vėllime.

Ahudemmeh ka shkruar njė traktat lidhur me pėrkufizimin e logjikės, pėr vullnetin e lirė,
pėr shpirtin, pėr njeriun tė kuptuar si mikrokozmos si dhe pėr njeriun si lidhje e shpirtit dhe trupit.Pali persian ka pėrpiluar njė traktat mbi logjikėn qė ia ka kushtuar mbretit persian.

Jakobinėt nuk kanė shkruar mė pak vepra se nestorianėt; krijimtaria e tyre,pa dyshim, ėshtė e gjerė por edhe joorigjinale.Kėto vepra kryesisht pėrcjellin tekstet e pranuara me pėrkthime,komentime dhe sqarime tė jakobinėve;nuk mund,ndėrkaq,tė mohohet se
kanė qenė vėrtet tė mirėseardhura dhe se kanė kontribuar nė zgjerimin e filozofisė dhe kulturės greke shumė larg djepit tė tyre.
avatar
Fakiri

538


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mendimi Aleksndriko-Sirian

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi