Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 6

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 6

Mesazh  Fakiri prej 02.02.12 14:52

Junuz Emre k.s.

Hirėsia e tij Junus Emre vjen nė krye tė burrave tė sė drejtės dhe sė vėrtetės tė Anadollit musliman.Tė dhėnat mbi lindjen, jetėn dhe vdekjen e tij janė tė paqarta. Megjithėkėtė, thuhet dhe pranohet njėzėri se ka bėrė njė jetė shumė tė gjatė dhe se ka jetuar nė fshatin Sarikoj tė Sivrihisarit. Ato ēka dihen pėrgjithėsisht pėr tė, pėrbėhen nga rrėfime legjendare dhe nga tė dhėnat qė mund tė nxirren nga poezitė e tij.

Hirėsia Junus Emre ka hapur njė brazdė si njė gjeni zotėrues i njė pasurie tė pashoqe pėr sa i pėrket edhe tasavvufit ose mistikės islame, edhe botės poetike qė e pėrdori pėr ta shprehur atė. Zėri i tij i ftesės pėr tek Zoti, fryma e tij e cila i gatuan zemrat dhe hopi i tij sublim qė shkon nė botėt e lartė, vazhdojnė tė veprojnė ende.

Ndryshe nga ē’ndodh me njerėzit nė pėrgjithėsi, ai nuk u fshi nga skena e historisė pasi u mbulua me dhé, pėrkundrazi, ndikimi i tij shpirtėror dhe begatues mbi zemrat vazhdoi dhe vazhdon tė veprojė! Mund tė thuhet se nė sajė tė eliksirit qė piu dhe shpėrndau, ai i kapėrceu kufijtė e vdekėtarit dhe u pėrjetėsua!

Periudha kur jetoi Hirėsia Junus Emre pėrkon me kohėn e shembjes sė shtetit selēuk si rezultat i invazioneve mongole, me periudhat e krizave sociale tė shkaktuara nga kjo shembje, me kohėt kur u zhvilluan veprimtaritė intensive tė hopeve dhe pėrpjekjeve tė rimėkėmbjes, si dhe pėrfshin nė vetvete periudhėn e Osman Gaziut.

Shkurt, nė periudhėn kur jetoi Hz. Junusi, shembja e madhe pati ndjekur njė ecuri tė shpejtė drejt njė ngritjeje mė tė madhe, faktorėt mė kryesorė tė sė cilės patėn qenė mistikėt dhe vargu i miqve tė Zotit.Ashtu si jeta e individėve, edhe jeta e kombeve dhe popujve nuk ecėn sipas njė vije tė drejtė e tė rrafshtė,por,herė pas here paraqet zbritje e ngjitje.

Kohėt e lumturisė dhe fatkeqėsisė ndjekin,gjatė historisė,njėra-tjetrėn ashtu si vargmalet nė natyrė. hpirtrat e mėdhenj qė e qetėsojnė ndėrgjegjen kolektive pėrballė njė fakteqėsie tė vėshtirė pėr t’u pėrballuar,luajnė njė rol tė madh pėr t’i injektuar ndėrgjegjes kolektive dorėzimin te Zoti dhe qėndrueshmėrinė.

Shpirtrat e mėdhenj kryejnė njė shėrbim tė thellė e tė vazhdueshėm po aq sa heronjtė kombėtarė qė pėrbėjnė pretekste pėr mjekimin ose lehtėsimin nė plan tė jashtėm tė fatkeqėsive, madje, disa herė, njė shėrbim mė tė thellė e mė tė vazhdueshėm se tė tyrin!

Ja, unus Emre ka qenė njėri nga kėta! Ndėrkaq,nėse kėta shpirtra tė zgjedhur futen nė radhė sipas vlerės dhe ndikueshmėrisė, s’ka asnjė dyshim se personaliteti qė ka pėr tė zėnė vendin e parė, do tė jetė Junus Emre!

Sepse ai, pėrveē pėrpjekjeve tė udhėrrėfyesve shpirtėrorė tė tjerė pėr ta shndėrruar besimin nė eliksir jete dhe pėrjetshmėrie qė jeton nė zemra, e ka ēuar ekstazėn dhe pasionin e bashkimit me Zotin, me anė tė njė arti kulmor sa edhe tė thjeshtė, domethėnė, me anė tė poezive tė tij tė llojit tė njė stilistike tė thjeshtė nė pamje por komplekse nė pėrmbajtje, shumė pėrtej kohės sė vet dhe njeriut tė kohės sė vet!

Ndėrsa nga njėra anė, Hirėsia Junus Emre mjekonte dhe lidhte plagėt e jashtme, tė dukshme, nga ana tjetėr mbyllte tė ēarat qė kishin hapur te njeriu anadollian rrymat bestyte ezoterike, si dhe pasionin hyjnor ia reflektonte popullit me atė formė qė e kishte reflektuar Islami nga bota e lartė e perėndishme.

Me kėtė aspekt, ai shquhet pothuaj me cilėsinė e njė Ahmet Jeseviu tė Anadollit.
Letėrsia mistike e filluar me Ahmet Jeseviun, arriti kulmin me Junus Emrenė dhe, gjithashtu, atributi i poetit mė tė madh tė kėsaj letėrsie i ka takuar Junus Emresė!
avatar
Fakiri

1012


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 6

Mesazh  Fakiri prej 02.02.12 14:56

Siē kuptohet nga poezitė e tij, Junus Emre ka pasė marrė njė arsim tė mirė.Ai paraqitet
si njė person qė e njeh Kur’anin e Shenjtė me kompetencė, qė ėshtė i ambientuar me shkencat islame, si Tefsiri ose komenti i Kur’anit, Hadithi ose Tradita Profetike, Fikhu ose E Drejta Islame.Krahas pėrdorimit shumė tė mirė tė turqishtes,nga poezitė kuptohet se i ka njohur shumė mirė edhe arabishten dhe persishten.

Kurse dyvargshet e tij qė thonė se ai s’ka ditur shkrim e kėndim, janė, nė tė vėrtetė, shprehje tė parapėlqimit tė modestisė nga ai.Sepse ai pėrdor ide nga Kur’ani, nga hadithet profetike dhe nga njė sėrė maksimash. Ai e kishte lexuar Mesnevinė e Mevlanait dhe ishte shprehur kėshtu:

Qysh kur Sovrani Mevlana na hodhi vėshtrim,
Vėshtrimi i tij ekspozant ėshtė pasqyrė e zemrės sonė…
Ē’ėshtė ajo qė e bėn Junusin Junus? Ja, pra, e fshehta e gradės sė lartė qė zotėron ai, ndodhet brenda kėsaj pyetjeje.

Kėshtu, sipas rrėfimeve legjendare tė njohura, Junus Emre ishte njė njeri i varfėr i cili e siguronte jetesėn me bujqėsi.Njė herė ndodhi njė thatėsirė e madhe dhe s’u muar asnjė prodhim.varfėria e vu poshtė Junusin. Ai ndodhej nė gjendje tė pashpresė.Pasi dėgjoi se ēdo njeriu i plotėsohej kėrkesa nė selinė e Haxhi Bektash Veliut sė cilit ia kishte marrė vesh mrekullitė dhe ndihmat, u nis nė rrugė pėr te Prijėsi i Madh pėr tė marrė drithė.

Para se tė nisej, duke u nisur nga parimi se “kush shkon duarbosh, kthehet duarbosh”, mori me vete ca pjeshkė tė egra mali. Kur arriti nė seli, u tha dervishėve:“U jam njeri i varfėr. Kėto pjeshkė tė egra ia solla Hirėsisė si dhuratė.Ju lutem shumė pranojini dhe mė jepni pak grurė, se na shkatėrroi thatėsira dhe uria…”

Pasi e mori vesh ēėshtjen, Haxhi Bektash Veliu i zbuloi shpirtėrisht aftėsitė dhe margaritarėt shpirtėrorė qė ndodheshin fshehur te Junusi, dhe tregoi interesim pėr tė.
Ai e mbajti Junusin si mik disa ditė nė seli.Por Junusi kėrkoi leje nėpėrmjet dervishėve pėr tė ikur sepse familja po e priste t’u ēonte grurė.Dervishėt ia paraqitėn kėrkesėn Prijėsit.

Haxhi Bektash Veliu ēoi fjalė:
“Pyeteni Junusin: A do grurė, apo pėrkrahjen e tė urtėve?”
Junusi i pashpresė kėrkoi grurė. Haxhi Bektash Veliu dėrgoi fjalė pėrsėri:
“Po tė dėshirojė, t’i fryj aq herė sa ē’ėshtė numri i pjeshkėve tė egra qė mė ka prurė!”
Duke ngulur kėmbė nė kėrkesėn pėr grurė, Junusi u pėrgjigj:
“Ē’ta bėj fryrjen unė? Mua mė duhet grurė!”
Haxhi Bektash Veliu i ēoi fjalė pėr tė fundit herė:
“Po deshi,t’i jap pėrkrahje aq herė sa ē’ėshtė numri i farave tė pjeshkėve qė mė ka sjellė!”
avatar
Fakiri

1012


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 6

Mesazh  Fakiri prej 02.02.12 14:58

Edhe kėsaj radhe,Junusi zgjodhi grurin! Atėherė, me urdhėr tė Hirėsisė sė Tij, Prijėsit, Junusit iu dha gruri qė dėshironte dhe u pėrcuall pėr udhė.Ndėrkaq,Junusi i cili i u largua nga selia me gėzim sepse i ishte plotėsuar dėshira, gjatė rrugės nisi tė mendojė mbi gjithēka kishte ndodhur gjatė kohės qė kishte qėndruar nė seli.

Dhe, mendo e mendo, arriti ta kuptojė se ē’gabim tė madh kishte bėrė. Si pėrfundim, u kthye nė gjysmė tė udhės dhe nxitoi pėr nė seli. Kur arriti, u tha kėshtu dervishėve i shqetėsuar dhe i penduar:“O tė bekuar! Merreni prapė grurin dhe bėjani tė ditur Prijėsit se kėrkoj bekimin e tij! Le tė ma falė tė mirėn pėr tė cilėn mė foli!” Por tashmė ishte vonė! Haxhi Bektash Veliu i ēoi fjalė:“Atė ia dhamė Taptuk Emresė! Tashmė ēelėsi i bekimit ėshtė nė duar tė Taptuk Emresė!”

Pas kėsaj pėrgjigjeje, Junusi shkoi drejt e nė selinė e Taptuk Emresė. Ai ia tregoi atij gjithė ē’kishin ngjarė! Dhe Taptuk Emre i cili e dėgjoi nė heshtje, i tha:“Junus! Na shėrbe, tė tė bekojmė!”Pastaj i caktoi si detyrė tė sillte dru pėr selinė.

Dhe Junusi, zemra e tė cilit digjej me ekstazėn dhe emocionet e mundėsisė pėr t’i njohur tė fshehtat e Zotit dhe tė sė vėrtetės, filloi ta kryejė detyrėn qė iu dha me njė pasion tė madh dhe dėshirė tė paparė!

Duke u nisur nga indiferentizmi i disave pėrballė botės shpirtėrore nė kundėrshtim me qėndrimin e Junusit i cili hoqi dorė nga gruri qė kėtu pėrfaqėson interesimin material dhe tė pėrkohshėm, pėr tė kėrkuar dhuntinė e pėrjetshme nė portėn e sė vėrtetės, Arif Nihat Asja thotė kėshtu:“Ti, duke pyetur veten, “ē’bėra unė?” dite tė kthehesh me vrap pėr tek bekimi, kurse ne jetojmė ende me frikėn pėr grurin, o Junus!..”

Me tė vėrtetė, sa e sa vetė ka qė jeto jnė me frikėn pėr grurin, pėr bukėn, dhe, nė kundėrshtim me kėtė, sa pak vetė ka qė shqetėsohen pėr bekimin!

I Dėrguari i Zotit(s.a.v.s.) na porosit:

“Mė i dobishmi ndėr ju ėshtė ai qė, kur mbetet i detyruar tė zgjedhė mes kėsaj bote dhe pėrjetėsisė, zgjedh pėrjetėsinė!”

Edhe Junusi, me zgjedhjen qė bėri, sigurisht qė u fut nė karvanin e tė lumturve mė tė dobishėm! Jo vetėm kaq. Shėrbimi i Junusit nė selinė e Hirėsisė Taptuk Emre ėshtė legjendar. Junusi tregoi njė zell tė papėrshkrueshėm pėr shumė vite me radhė nė kryerjen e detyrės sė sjelljes sė druve nė seli, qė i ishte dhėnė, duke mos e ndėrprerė qoftė edhe njė ditė tė vetme. Dhe ē’farė zelli! Njė zell plot vėmendje qė ēdo dru tė ishte krejt i drejtė!..
avatar
Fakiri

1012


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 6

Mesazh  Fakiri prej 02.02.12 15:00

Hirėsia Taptuk Emre i cili e dinte me imtėsi kėtė gjė, njė ditė, mori nė dorė njė dru nga ato qė kishte sjellė Junusi, dhe e pyeti:“Junus! Po tė pyes sot pėr njė gjė qė duhej tė ta kisha pyetur prej kohėsh: A qė tė gjitha tė tilla janė kėto dru? Qė tė gjitha, tė drejta si shigjetė?”
“Qė tė gjitha ashtu, sulltani im!”
“A nuk ka asnjė tė shtrembėr?”
“Jo, asnjė, sulltani im!”
“Kaq vite me radhė, a nuk hase nė mal ndonjė dru tė shtrembėr, Junus?”
Junusi i dha kėtė pėrgjigje tė famshme:
“Sulltani im! Unė e di se nėpėr portėn tuaj nuk mund tė hyjė asgjė e shtrembėr, qoftė edhe dru!”

Ja, i tillė ishte shėrbimi i Junusit.
Nė tasavvufin apo mistikėn islame, ka metoda tė ndryshme nė marrėdhėniet mes myrshidit, prijėsit shpirtėror, dhe myridit, nxėnėsit tė rrugės mistike. Njėra nga metodat nė fjalė ėshtė qė myrshidi, duke mos e paralajmėruar myridin pėr njė sėrė rreziqesh shpirtėrore si pasojė e pėrparimit tė arritur prej tij, tė bėjė pėrpjekje pėr ta ēuar mė tej myridin, nxėnėsin, nė rrugėn e formimit mistik!

Edhe Taptuk Emre e pati zbatuar pėr njė kohė tė gjatė kėtė metodė me qėllim qė nė lartėsimin shpirtėror tė Junusit, egoja e tij tė mos merrte asnjė lloj merite mbi vete duke iu bėrė pengesė, kėshtu, Junusit, nė pėrparimin nė rrugėn shpirtėrore.

Junusi i cili kėrkoi bekim qysh ditėn e parė kur shkoi nė selinė e Haxhi Bektash Veliut, nė portėn e Taptuk Emresė nuk pa dot asnjė shenjė bekueshmėrie edhe pasi kishte shėrbyer pa asnjė tė metė pėr vite me radhė! Prandaj u dėshpėrua shumė pėr kėtė.

Dhe mendoi me keqardhje pėr veten e vet: “Ku do ta ketė fundin kjo punė?” Junusi ra nė njė gjendje qė s’dinte ē’tė bėnte! Kurse ai kishte mbėshtetur kokėn nė atė seli dhe kishte shėrbyer pėr vite me radhė me qėllim pėr tė arritur synimin e vet nė rrugėn e meritimit tė konfidencės hyjnore!

Dhe pavarėsisht nga gjithė ato vite qė sakrifikoi me plot shėrbime, s’e dallonte dot pjekurinė qė duhej tė kishte arritur. I dukej sikur nė atė portė ndodhej duarbosh!
Mė nė fund,Junusi i shkretė, pasi u mendua gjatė dhe e mati punėn mirė e mirė, vendosi tė largohej nga selia dhe tė kėrkonte njė portė tjetėr ku do tė mundte tė arrinte pėrkryerjen shpirtėrore. U largua nga selia pa fjalė e pa zė dhe u nis pėr rrugė.

Gjatė rrugės u takua edhe me dy vetė tė tjerė qė, si ai, kėrkonin njė portė tė pėrkryer, u bė mik me ta dhe nisėn tė vėrtiten andej-kėndej sė bashku.Ditėn e dytė tė njohjes, kur u uritėn, njėri nga miqtė bėri njė lutje dhe atyre iu zbrit njė sofėr me tė ngrėna. Ata hėngrėn e pinė dhe falenderuan Zotin.Junusi u habit shumė me ē’ndodhi.Pastaj mendoi: “Ndėrsa kėta kanė arritur nė kėtė shkallė shpirtėrore pa bėrė shėrbim nė ndonjė portė,unė s’arrita dot asgjė nga shėrbimi qė kreva vite me radhė.Paskam bėrė mirė qė qenkam larguar nga ajo seli!”
avatar
Fakiri

1012


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 6

Mesazh  Fakiri prej 02.02.12 15:05

Ditėn tjetėr, kur u uritėn pėrsėri, lutjen e bėri dervishi tjetėr dhe pėrsėri u zbriti njė sofėr plot me tė ngrėna. Edhe ata, pėrsėri hėngrėn e pinė, falenderuan Zotin dhe u larguan. Mė nė fund, ditėn tjetėr, i erdhi radha Junusit pėr tė bėrė lutje pėr bukė. Qė tė dy dervishėt i thanė:“Eja, dervish, radhėn e ke ti, bėje lutjen!”

Junusi u shqetėsua dhe u tha:“O miq! Me lutjen time s’lėviz nga vendi asnjė gjethe! Ju lutem, mos ma vini re! Shkalla ime ėshtė shumė poshtė! Unė s’jam dikushi qė, ashtu si juve, tė mė zbritet sofėr nga Zoti!”

Dervishėt e kundėrshtuan:“S’bėn, o vėlla dervish! S’mund ta prishim rregullin! Eja, bėje lutjen!”Dhe i shkreti Junus qė e kuptoi se ēfarėdo qė tė bėnte,s’do t’i bindte dot shokėt e tij dervishė,i ngriti i pashpresė duart drejt selisė sė lartė dhe iu lut Zotit thellė nga zemra:

“O Zot! Dhuroji kėtij robit tėnd tė dobėt e tė pėrulur Junus nga sofra qė u dėrgove kėtyre dervishėve! Tani mė erdhi radha mua tė tė lutem e tė tė pėrgjėrohem pėr atė sofėr! Ti mos m’i vėr re mėkatet,por trajtomė me favorin tėnd! Dhe mos mė turpėro! Zoti im!Pėr hir tė kujt tė tė jenė lutur ata dhe t’u jetė pranuar lutja, pėr hir tė atij robit tėnd tė zgjedhur po tė lutem edhe unė!..”

Sapo i kishte fėrkuar pėllėmbėt pėr fytyre, kur u zbriti njė sofėr e madhe dhjetė vetėsh shumė e zbukuruar.Edhe Junusi u habit, edhe shokėt e tij.Ata e pyetėn: “O vėlla dervish! Po ti sikur s’dije lutje! Na thuaj, ē’lutje bėre qė Zoti na bėri njė dhuratė tė tillė!”

Junusi i hutuar dhe i mjerė, pėrballė enigmės pėr tė cilėn u bė dėshmitar, e humbi vullnetin dhe vetėkontrollin.A s’tha dot asnjė fjalė! Kjo ishte njė ngjarje e pakuptueshme pėr tė! Meqė atė enigmė shpirtėrore s’e kishte zgjidhur dot ende, nė fillim kėrkoi sqarim nga shokėt:“Nė fillim mė thoni ju, o dervishė! Si u lutėt ju?”

Dhe ata i thanė: “Vėlla dervish! Ne u lutėm e u pėrgjėruam pėr hir tė dritės sė fytyrės sė Dervish Junusit i cili ka dyzet vjet qė shėrben me sinqeritet dhe besnikėri legjendare nė portėn e Hirėsisė Taptuk Emre!”

Junusi qė e dėgjoi kėtė tė vėrtetė, duke u dridhur me njė goditje shpirtėrore, u hodh nga vendi me klithjen “oh, sa keq!” qė i shėrtheu nga thellėsitė e zemrės! Pa marrė as edhe njė kafshatė nga sofra qė kishte para, u la lamtumirėn dy dervishėve tė tjerė dhe, nėn shikimet e tyre tė hutuara, u kthye nga kishte ardhur!

Arriti nė portėn e shehut tė vet dhe trokiti. Nė portė doli zonja e shehut. Kur e pa Junusin para vetes, i tha:“O bir, pse bėre kėshtu? E preke mėsuesin!”

Pastaj, duke parė sytė e njomur me lot pendese tė Junusit dhe pamjen e tij
qafėpėrkulur,i tha: “O bir, Hirėsia e Tij Taptuk do tė dalė jashtė pas pak.Prit nė kėtė prag.Kur kėmba e tij tė shkelė mbi ty, do tė pyesė: “Kush ėshtė ky?” Unė do t’i them: “Eshtė Junusi, imzot!

”Po qe se mė pyet, “cili Junus?”, kuptoje se tė ka nxjerrė nga zemra! Atėherė, s’ke pse pret mė, prandaj duhet tė shkosh. Por po qe se mė pyet, “A Junusi ynė?”, dije se tė ka falur!”
avatar
Fakiri

1012


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 6

Mesazh  Fakiri prej 02.02.12 15:09

I mjeri Junus e vuri kokėn nė prag me njė pendesė qė ia kishte mbėshtjellė tėrė shpirtin dhe u vu tė priste.Pas pak u duk nė portė vetė Hirėsia Taptuk Emre.Sytė e ballit i kishte tė verbuar, por zemrėn, si dielli! Kur kėmba i shkeli nė kokėn e Junusit, pyeti:“Kush ėshtė ky? ”E zonja i tha:“Junusi!”

Pasi heshti njė ēast, Prijėsi i Madh, duke e vėshtruar me zemėr gjendjen e Junusit i cili po derdhte lot tejet i shqetėsuar para tij, pyeti me buzėqeshje: “A mos Junusi ynė?” Pastaj i foli nė njė mėnyrė kuptimplote:“Junus, o biri im! Fruti vetė nuk e di se ėshtė pjekur!

Atė vetėm kopshtari e di! Po kėshtu, pjekurinė e nxėnėsit, mėsuesi i tij e di mė mirė, por qė nxėnėsi t’i vazhdojė pėrpjekjet pa kuptuar gjė nė vetvete, mėsuesi ia fsheh tė vėrtetėn gjer nė njė gradė tė caktuar dhe e ēon mė pėrpara!”

Hirėsia Taptuk Emre i cili e kaloi nxėnėsin e tij,Junus Emre,edhe nėpėr disa etapa tė tjera, njė ditė,kur po bėnte njė bisedė me tė gjithė myridėt,nxėnėsit e tij,domethėnė,dervishėt
e selisė sė tij mistike,i tha Junus Emresė:
“Biri im, Junus! Na thuaj njė poezi me kuptim tė thellė!”
Junus Emre tė cilit i bėhej pėr herė tė parė njė kėrkesė e tillė, u hutua:
“O mėsues, - i tha ai Taptuk Emresė, - unė nuk di tė them ilahi!”
Hirėsia Taptuk Emre kėmbėnguli:“Eja, na thuaj njė vjershė!”

Junus Emre kurrė nuk pati recituar poezi gjer atė herė! Mirėpo, ndėrsa po mendonte se si do ta ēonte nė vend kėrkesėn ose,mė saktė,urdhrin e mėsuesit, vuri re me vete se aty pėr aty iu zgjidh gjuha, deti i urtėsisė nė gjendje heshtjeje dhe qetėsie nė zemrėn e tij u trazua dhe fjalėt e zemrės filluan t’i rrjedhin vetvetiu si poezi:

Ashku pėr ty, mė mori prej meje mua;
Mua mė duhesh ti, mė duhesh Ti!
As gėzohem nė jam, as hidhėrohem nė s’jam;
Me ashkun tėnd ngushėllohem, mė duhesh Ti!
Sofive u duhet kuvend, ahive, ajo botė;
Mexhnunėve u duhet Lejla, mua mė duhesh Ti!
Junus mė thonė, mė shtohet zjarri ēdo ditė qė shkon;
Synimi im nė tė dy botė: mua mė duhesh Ti!

Si shfaqje tjetėr e dashurisė pėr Zotin nė qenien e vet,Junusi vuante edhe nga dashuria pėr Profetin, Hz.Muhammedin (s.a.s.),gjė qė e kėndoi me kėto vargje:

Le tė digjen ashikėt me ashkun pėr ty,o Resulullah!
Tė pijnė verėn e ashkut pėr ty e tė ngopen,o Resulullah!
Atyre qė tė duan ty,jepu ndėrmjetėsinė tėnde,
Je jetė pėr trupat e besimtarėve,o Resulullah!
Ashiku jam i asaj zemre, bilbil jam pėr atė trėndafil,
Kush s’tė do, nė zjarr le tė digjet,o Resulullah!
avatar
Fakiri

1012


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 6

Mesazh  Fakiri prej 02.02.12 15:13

Pas kėsaj,nga klima e zemrės sė Junus Emresė dolėn njėra pas tjetrės ato lirika tė njė figuracioni tė lartė!Junus Emre pati vėnė re se shkaku i vėrtetė i luftės egoistike mes njerėzve qė zhvillohej nė periudhėn e tij,ishte mungesa e dashurisė mes tyre dhe, si rezultat i kėsaj,mungesa e ndjenjės sė afėrsisė dhe ftohtėsia ndjesore.

Kėshtu,pėr ta plotėsuar kėtė mungesė,ai fryu nė formėn e njė fryme tė fuqishme,efekti i sė cilės do tė arrinte gjer nė kohėn tonė,mbi tėrė tokėn anadolliane dhe nė ēdo vend zjarri,nga Rumelia,nė Azinė e Mesme kreu njė detyrė begatiplote si begatia e shirave mbarėshtuese qė bėjnė tė mbijnė e tė shtohen tė korrat!

Ai e paraqet nė kėtė mėnyrė djegien e vet nė formė ashku,dashurie pasionante, emocioni dhe ekstaze:
Unė eci duke u djegur, ashku mė ngjyrosi mua nė gjak;
As i menēur jam, as i marrė, eja shih ē’mė bėri ashku mua!
Herė fryj si erėrat, herė ngrė pluhur si rrugėt,
Herė shpėrthej si rrebeshet, eja shih ē’mė bėri ashku mua!
Atyre qė hyjnė nė rrugėn e ashkut, u flet kėshtu:
Kush s’e jep jetėn nė rrugėn e ashkut, mos ėshtė ashik?
Kush s’pėrpiqet tė arrijė te ai miku, mos ėshtė ashik?
Kush s’e lė dėshirėn e vetes dhe nga kupa e verės s’pi,
Kush s’vret kokėn nė kuvende pa pra, mos ėshtė ashik?
Junus, tani duroje mundimin e mikut,
Kush s’i vė zemrės dru ashku, mos ėshtė ashik?
Junus Emre kėndon thatėsirėn e njė zemra pa ashk:
E dėgjuat, o miq, ashku i pėrngjet diellit;
Zemra pa ashk i pėrngjet gurit…

Me kėto kėngė dhe recitime, Junus Emre i shtyu njerėzit tė mendojnė,tė ndjejnė dhe veēanėrisht tė bėjnė vetėllogari.Me njė gjuhė shpirtėrore,ai diti ta vinte tėrėsisht nė lėvizje energjinė shpirtėrore nė zemrėn e njerėzve.

Si pėrfundim,u bė njė hero shpirtėror qė i kthen hidhėrimet nė shije,helmet,nė mjaltė!

Sepse mjaltėrat kishin gjetur mjaltin:
Shpirtin e shpirtrave gjeta; ky shpirt m’u rrėmbeftė!
Dobia ma kaloi dėmin; dyqani m’u rrėmbeftė!
Se qenia u nis pėr udhė; prandaj miku erdhi te ne;
Zemra gėrmadhė u mbush me dritė; bota m’u rrėmbeftė!
Junus, sa kėndshėm e the; mjaltė e sheqer ke ngrėnė;
Mjaltin e mjaltrave gjeta; koshi i mjaltit m’u rrėmbeftė!

Junusi i cili gjeti mjaltin e mjaltit, duke i folur zemrės sė vet,filloi ta ftonte ēdokėnd nė portėn e mikut ku bėhet fjalė pėr kėtė mirėsi shpirtėrore, pra, tek Zoti i vet:

Eja tė shkojmė sa pa na ndaluar zemra, pa na rėnė pas,
Pa na hyrė nė mes armiku, eja tė shkojmė te miku zemėr moj!
Lajmi i vdekjes pa na ardhur, vdekja pa na zėnė,
Azraili pa u nisur, eja tė shkojmė te miku, zemėr moj!
Te i urti i vėrtetė tė shkojmė, lajmin e Zotit ta mėsojmė,
Junus Emrenė ta marrim, eja te miku, zemėr moj!

Dituria e vėrtetė nuk merret nė shkollė. Njohuritė qė merren nė shkollė janė vetėm mjete pėr tė arritur te dituria e vėrtetė. Dituria e vėrtetė ėshtė shndėrrimi i gjithėsisė nė libėr dhe leximi i tij me zemėr.

Kurse mėsonjėtorja janė konfidenca, intimiteti dhe pasioni hyjnor.Eshtė pėr kėtė arsye qė Hirėsia Junus Emre nuk ia vuri vetes diturinė si qėllim, por e pėrdori atė vetėm si mjet.
avatar
Fakiri

1012


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 6

Mesazh  Fakiri prej 02.02.12 15:17

Shprehjet e tij mbi kėtė specifikė janė tė mbushura me njė kuptim dhe fshehtėsi krejt tė veēantė:Dituria ėshtė tė dish, ėshtė veten ta kuptosh;

Nėse ti s’e kupton dot veten, ē’tė duhet tė lexosh?
Leximi ka kuptim kur njeriu njeh Zotin e vet;
Nėse leximi s’ka kuptim, mbetet punė e kotė…
Lexon njėzet e nėntė shkronja skaj mė skaj;
Mėsues, ti thua “elif”; ē’ėshtė kuptimi i saj?

Junusi ėshtė i vetėdijshėm se ē’do tė thotė tė hysh nė njė zemėr:

Junus Emre thotė: Mėsues, hyr nė haxh njė mijė herė;
Tė hysh nė njė zemėr, ėshtė mė e mirė!..
Junusi e ka lexuar librin e njohjes intuitive tė Zotit:
Dijetarėt radhisin libėr, tė zezė mbi tė bardhė;
Por ky libėr shkruhet nė zemėr radhė-radhė…

Junusi nuk e pranon mėsimin e njė diturie nė mėnyrė indiferente, larg jetės:
Mik ėshtė kush na lexon ne, kush cicėron mbi ne;
Tani gjysmakėt tė japin dhe mend, tė kėshillojnė, pa le…

Junusi e shpreh kėshtu asketizmin adhurimor, domethėnė, indiferentizmin ndaj tė mirave tė botės materiale:

Kush ka mend nė kokė, s’punon pėr para;
S’gėnjehet nga hyritė, nga sy tė bukur e vetulla…
Pėr arifėt, kjo botė ėshtė si ėndėrr e fantazi;
Kush ta jep veten ty, i lė fantazi e ėndrra…

Nė poezitė qė shkroi,dervish Junusi nuk u dha fort vend temave tė ditės.Duke u pėrqėndruar mbi rrugėn e fatit tė njerėzimit, ai trajtoi temat e larta e sublime, si besimi te Zotin,pėrgjėrimi, ēėshtjet fetare, varri, pėrkohshmėria e jetėgjatėsisė ose relativiteti i saj nė vlerėsim dhe dukje, dashuria pasionante ndaj Zotit, kėshillat dhe porositė, qėllimet e larta shpirtėrore.

Ai e dėgjoi tė pėrmendej Zoti nė ēdo vend, nė ēdo gjė e nė ēdo frymė.Duke i dėgjuar dhe kuptuar kėngėt sublime dhe tė perėndishme pa tekste shkronjore e pa fjalė si tonat tė sa e sa qenieve tė pandehura memece, ai e shndėrroi kėngėn e tyre nė poezi dhe e kėndoi me mėnyrėn e tij! Junusi ka qenė njė dervish i vetmuar, si njė shembėlltyrė konkrete e porosisė profetike,“Ji nė kėtė botė si njė udhėtar i vetmuar”.

avatar
Fakiri

1012


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 6

Mesazh  Fakiri prej 02.02.12 15:19

Ai thotė:

A ka, vallė, nė kėtė vend njė tė vetmuar vete,
Zemėrplagosur, sypėrlotur njė tė vetmuar vete?
Vdiq njė i vetmuar, thonė, dėgjuar pas tri ditėsh,
Me ujė tė ftohtė e lajnė atė tė vetmuarin vete…
Hej, Junus Emreu im i shkretė, s’tė gjendet shpėtim,
Shko e shėtit qytet mė qytet si njė i vetmuar vete…

Ai ia shpreh kėshtu me qortim bilbilit gjendjen e vet tė kurbetit tė
jetuar nė burgun e kėsaj bote, si dhe sa e sa shfaqje dhimbjesh dhe
vuajtjesh me tė cilat u pėrball si pasojė e kėsaj gjendjeje, posaēėrisht
ndarjen nga Bukuria Absolute:

A mos mbete i vetėm kėtu, o bilbil, pse qan?
U lodhe e humbe gjurmė, o bilbil, pse qan?
A mos male me borė, lumenj tė thellė kapėrceve,
A mos nga i dashuri u ndave, o bilbil, pse qan?

Kurse nė njė poezi tjetėr, duke dashur tė shprehė se nė kėtė botė
kurbeti jo tė gjithė mundėn tė hyjnė nė klimėn e kulturės shpirtėrore
dhe e tė fshehtės hyjnore, i kėndon vetmisė sė vet nė udhėtimin
shpirtėror dhe faktit qė vetėm me tė dashurin mund tė ngushėllohet:

Unė erdha si ēudi, askush s’ma di vojtjen time!
Vetė them, vetė dėgjoj, askush s’ma di gjuhėn time!
Gjuhė zogu, gjuha ime, krahinė miku krahina ime,
Jam bilbil, mik kam trėndafilen; s’thahet trėndafilja ime!

I shpėtuar nga mashtrimi dhe vetėmashtrimi i qenies, Hirėsia Junus Emre i paralajmėron bukur njerėzit e shtėnė gjer nė robėri pas mallit dhe pasurisė:
Ke ti mall e pasuri; tė kujt kanė qenė ato mė parė?
Mall e pasuri, gėnjeshtėr; merru dhe ti me to nė s’paē punė tjetėr!
Kurse shkurtėsinė e jetės e pėrmbledh nė njė dyvargsh:
Erdhėm nga mitra amėsore, nė pazar;
Blemė nga njė qefin dhe u kthyem nė varr…

Veēanėrisht e pasqyron bukur hallin e atyre qė, pasi ndenjėn nė kėtė mjedis mashtrimi, shtegtuan:

Ata qė erdhėn nė kėtė botė tė rremė e shkuan,
As flasin, as njė lajm dėrgojnė;
Mbi trupat e tyre mbinė barėra e u shtuan,
As flasin, as njė lajm dėrgojnė...
Mbi varrin e dikujt ka mbirė e rritet bari,
Pranė kokės sė tjetrit, njė radhė me selvi;
Ky, njė i pafajshėm, tjetri, trim i ri,
As flasin, as njė lajm dėrgojnė...
Trupat e brishtė me dhé u janė shkrirė,
Fjala e ėmbėl nė gjuhė u ka ngrirė,
Eni, tė lutemi pėr ta, t’u bėjmė njė tė mirė;
As flasin, as njė lajm dėrgojnė...
Dikush nė tė katėrta, dikush nė tė pesta,
Dikush s’ka kurorė te rrashta;
Dikush gjashtė vjeē, dikush nė tė shtata,
As flasin, as njė lajm dėrgojnė...
Dikush tregtar, dikush hoxhė,
Mos e pi sherbetin e vdekjes nė daē…
Dikush mjekėrbardhė, dikush plakush,
As flasin, as njė lajm dėrgojnė...
Junusi thotė: Fatin shihni ē’ka punuar:
Qerpikėt tretur, vetullat u janė rrėzuar;
Mbi kokat gurė varri ngulur e harruar,
As flasin, as njė lajm dėrgojnė!..

Me poezitė e tij shumė tė thella nė ide qė i kėndoi me njė thjeshtėsi stilistike tė papėrsėritshme,Hirėsia e tij Junus Emre,pėr sa i pėrket thellėsisė sė meditimit dhe ndjenjės, ėshtė njė burim i begatė qė ka ushqyer shpirtin e popullit pėr shekuj me radhė. Eshtė njė det pa anė e pa breg. Kur njeriu i dėgjon poezitė e tij, nė ēastin e parė mendon si pa tė keq:

“Sa e thjeshtė! Gjithsesi, edhe unė mund tė them njė poezi si kjo!..”

Mirėpo shprehja jashtėzakonisht e thjeshtė e njė ideje kaq tė thellė s’ėshtė ndonjė aftėsi qė mund t’i takojė ēdo robi! Pėr shembull:

U vesha me kockė e mish
Dhe u duka si Junus!

Ky ėshtė jo vetėm njė ilustrim shumė i gjetur i asaj ēka u tha mė sipėr, por edhe njė pėrmbledhje komplete e mistikės nė dy vargje tetėrrokėshe!
avatar
Fakiri

1012


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 6

Mesazh  Fakiri prej 02.02.12 15:22

Ngaqė poezit e dervish Junusit paraqesin thellėsi mistike, ėshtė e pamundur qė ato tė vlerėsohen me njohuri formale e ashtu tė kuptohen.Sado qė poezitė e tij tė japin pėrshtypjen se mund tė kuptohen lehtė, autori e shpreh vetė nė kėtė mėnyrė se brenda asaj lehtėsie nė dukje ekzistojnė shumė tė fshehta konfidenciale:

Junusi se ē’tha njė fjalė, asnjė fjale s’i pėrngjet!
Kuptimi e mbulon fytyrėn pėr atė q’ėshtė injorant!

Domethėnė, kuptimet e holla qė i ka groposur Junusi nė poezitė e tij, mbeten tė fshehta pėr njė sėrė njerėzish tė privuar nga kultura shpirtėrore! I pandehur pėr poet popullor, siē kuptohet nga disa poezi dhe siē e kemi dhėnė edhe ne si informacion, ėshtė, nė tė vėrtetė, njė personalitet me nivel tė lartė shkencor dhe ideor, njohės kompetent i arabishtes dhe persishtes, i cili ka pasė marrė arsim medresist tė asaj kohe.

Ky njeri i madh i cili e njeh nė mėnyrėn mė tė pėrkryer pėrdorimin e metrikės arud, meqė e merr pėr bashkėbisedues pothuaj ēdo shtresė tė popullatės me anė tė ashtuquajturės “injorancė tė kulturuar”, ka mundur qė njohuritė e thella e madhėshtore, idetė e mėdha dhe abstrakte t’i shprehė po me atė thjeshtėsi dhe lehtėsi qė ia shpjegon fėmijės mėsuesi mendimtar me pėrvojė.

Ndėrkaq, disa herė, me qėllim qė tė kuptohet vetėm nga ata qė kanė kapacitetin dhe fuqinė e duhur konceptuese, temat e thella mistike i paraqet pothuaj si gjėagjėzė tejet tė ngatėrruar. Mė e njohura e poezive tė tij tė kėtij lloji qė nė teorinė e letėrsisė njihet me emėrtimin “satirė e shkujdesur”, ėshtė poezia qė fillon me vargjet:

Nė degė tė kumbullės dola, rrushin e pjergullės mblodha;
I zoti i kopshtit u nxeh e tha: Arrėn time pse ma ha?

Ekziston njė kritikė e bukur e kėsaj poezie enigmatike e bėrė nga Hirėsia Nijazi Misri. Sipas tij,kuptimi i kėtij dyvargshi tė parė ėshtė kėshtu:Ēdo pemė jep njė lloj fruti tė caktuar dhe ēdo frut i pėrket njė peme tė caktuar.Po kėshtu, ēdo punė bėhet me anė tė
njė vegle tė caktuar.

Pėr shembull, pėr tė pėrvetėsuar dijet formale, duhen pėrvetėsuar leksikologjia, morfologjia, sintaksa, logjika, letėrsia, tefsiri (komenti i Kur’anit), hadithi (tradita profetike), filozofia, etj.

kurse pėr shkencat ezoterike duhen zemra e kulluar, edukimi nga njė prijės i pėrkryer, pėrkorėsia nė tė ngrėnė, nė tė fjetur, nė tė folur, nė jetesė.Kurse pėr diturinė e sė vėrtetės nė thellėsinė mė tė madhe tė shkencave ezoterike,duhet braktisja e kėsaj bote dhe sė pėrtejshmes,zhveshje nga qenia dhe shkrirje nė Zotin.

Sipas kėsaj, Prijėsi i madh, Junus Emre, me kumbullėn, rrushin dhe arrėn aludon pėr sheriatin, tarikatin dhe hakikatin. Sepse:Tek kumbulla hahet tuli, jo bėrthama. Prandaj, punėt e njerėzve qė i ngjajnė kumbullės, i pėrkasin dukjes.Nga jashtė janė tė mirė,por nė brendėsi janė tė ngurtė, domethėnė, zemėrashpėr, zemėrgurė.

Rrushi i ngjet brendėsisė sė punės. Sepse rrushi edhe hahet, edhe pėrmban shumė tė mira dhe shėrime.Megjithatė, ka fara, gjė qė do tė thotė se ashpėrsia dhe kasaveti i zemrės s’janė pastruar si duhet.Me fjalė tė tjera, te rrushi,sado i mirė qė tė jetė, ka gjėra, qoftė edhe tė pakta, qė duhen pastruar dhe hedhur.Sa pėr arrėn, kėtu bėhet fjalė pėr arrėn kokos qė pėrfaqėson tė vėrtetėn e kulluar. Ajo s’ka gjė pėr t’u hedhur.

Edhe hahet, edhe pėrdoret pėr shėrimin e shumė sėmundjeve.Dhe,tani,kush kėrkon kumbulla,t’i kėrkojė te pema e kumbullės.Po deshi rrush,tė kėrkojė nė vreshtė ose nė pjergull. Po deshi arrė,ta kėrkojė te druri i arrės! Kush e kėrkon rrushin nga druri i kumbullės, ėshtė kokėtrashė. Gjithmonė do tė mundohet mė kot dhe tė gjitha pėrpjekjet do t’i shkojnė kot!
avatar
Fakiri

1012


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 6

Mesazh  Fakiri prej 03.02.12 9:49

Nė kėto kushte, kush kėrkon t’i njohė dobitė dhe dėmet e diturisė formale, u drejtohet me kėrkesė sheriatit dhe shkencave doktrinare.Dhe kush kėrkon t’i dijė dobitė dhe dėmet, tė ngjiturat e tė zbriturat e shkencės sė shpirtit (ezoterike), shkon te prijėsi i pėrkryer, futet nėn edukimin e tij dhe lexon librin e zemrės.

Me principialitet dhe sinqeritet, pėrpiqet tė pėrparojė nė rrugėn e zemrės. Kurse ai qė kėrkon tė arrijė gjendjen dhe kėnaqėsinė e diturisė sė tė vėrtetės(hakikat)pėrtej shkencės sė tasavvufit ose mistikės, duke u zhveshur nga tė gjitha atributet subjektive dhe egoistike nėn edukimin e prijėsit tė pėrkryer, i djeg tė gjitha vanitetet nė zemrėn e vet dhe, kėshtu, arrin nė gradėn fenafil’lah dhe bekabil’lah.

Ndėrkaq, kjėto tri gjendje kanė edhe metoda, edhe rrugė tė tjera. Po u kėrkua nė rrugėn e vet, brenda njė kohe tė shkurtėr i arrihet qėllimit. Nė tė kundėrt, nėse dikush i lė mėnjanė kėto tė vėrteta dhe zė njė rrugė sipas mendjes sė vet, i ndodh si tė kėrkonte rrush nga druri i kumbullės! I zoti i kopshtit ėshtė prijėsi i pėrkryer.

Thėnia e tij “pse ma ha arrėn time?” ėshtė tėrheqje vėmendjeje, qortim dhe paralajmėrim. Me kėtė, prijėsi i pėrkryer do tė thotė:“Pse mundohesh pa vend dhe lodhesh kot? Kėto tre fruta nuk ndodhen nė njė dru.Secili ka drurin e vet.Po qe se ti i kėrkon kėto tre fruta, domethėnė, sheriatin, tarikatin dhe hakikatin, duhet t’i marrėsh nga vendi ku ndodhen dhe nga personat kompetentė!”

Kėtu ka tėrheqje vėmendjeje pėr personat qė zėnė udhė sipas mendjes sė vet, pa udhėrrėfyes. Duke hyrė nė kopsht pa orientim, mundohen mė kot tė gjejnė rrush te druri i kumbullės!

Vetėm se mė parė, nėn vėrejtjen e njė kopshtari, duhet mėsuar se nė ē’dru ndodhet njė frut i caktuar dhe pastaj duhen bėrė pėrpjekje pėr ta marrė atė frut.Sepse hyrja pa leje nėpėr kopshte s’ėshtė gjė tjetėr veēse hajdutllėk, kurse kėrkimi i rrushit nė degė tė kumbullės, veēse lodhje pas mundimeve tė kota.

Prandaj ndodh qė personat indiferentė e tė paditur qė veprojnė kėshtu, qortohen dhe paralajmėrohen me tė drejtė nga i zoti i punės! E njėjta gjė ndodh edhe me artet dhe artizanatet. Po qe se dikush blen me paratė e veta veglat dhe mjetet e njė dege arti apo artizanati dhe pastaj tenton ta zhvillojė atė art apo artizanat duke u pėrpjekur tė tregojė mjeshtėri pa udhėzues dhe mjeshtėr, tė zotėt e atij arti apo artizanati do ta qortojnė dhe paralajmėrojnė atė duke i thėnė: “Ē’ėshtė kjo qė ke bėrė?..”

Madje, pėr kėtė arsye ndodhte nė periudhėn osmane qė tė mbyllej menjėherė dyqani i dikujt qė hapte pėr vete njė vend pune me njė paaftėsi tė tillė. Pėr fat tė keq, nė ditėt tona, disa njerėz, meqė nuk e arrijnė dot njė delikatesė dhe thellėsi tė tillė tė kuptimit tė ēėshtjes, i trajtojnė ngjarjet dhe ēėshtjet vetėm nga njė perspektivė dhe, kėshtu, mbeten tė cekėt mbi cilėsitė e tyre tė panumėrta. Dhe kėshtu na shfaqen sa e sa qorra tė sė vėrtetės tė cilėt pothuaj ēdo ngjyrė e pandehin pėr tė zezė!

Mėsimi qė duhet marrė nga kėtu ėshtė qė, ata qė duan tė pėrparojnė nė mistikė, mund tė marrin pak a shumė njohuri nga librat. Mirėpo pėr frymėzim dhe orientim janė nevojtarė pėr njė libėr tė gjallė, domethėnė, pėr njė prijės tė pėrkryer.

Thelbi i vėrtetė i begatshėm i kėsaj diturie ndodhet nė gjokset, nė zemrat sepse, ndėrsa dituria dhe frymėzimi nė rreshtat e librit kanė njė mundėsi zhvillimi tė kufizuar si lulet nė saksi,dituria dhe frymėzimi nė zemrat u pėrngjajnė bimėve nė njė tokė pranverore pjellore.

Ato s’kanė pengesė tjetėr kufizuese para vetes pėrveē mundėsive dhe aftėsive tė veta. Sipas kėsaj, ta ngulėsh nė saksi njė rrap ose selvi, do tė thotė t’u bėsh atyre njė kufizim tė madh, t’u krijosh pengesė tė madhe pėr rritjen.

Qė tė tregojnė njė ecuri zhvillimi nė nivelin e kapaciteteve dhe mundėsive tė veta, ato duhet tė ndodhen nė njė dhé tė ushqyeshėm qė t’u mjaftojė kapaciteteve dhe aftėsive tė organizmit tė tyre. Ja, pra, pėr njerėzit, kėto toka ushqyese janė prijėsit e pėrkryer, pa tė cilėt, sado qė tė kenė kapacitetin e njė rrapi, nuk mund t’i japin atė qė i takon kapacitetit tė tyre pa marrė dituri dhe frymėzim nga gjoksi i njė prijėsi tė pėrkryer pas tė cilit tė jenė tė lidhur.

Kėshtu, po qe se Junus Emre i cili ka qysh prej shtatė shekujsh qė prin nė rrugėn e pjekurisė dhe pėrkryerjes shpirtėrore, po tė mos ta kishte gjetur prijėsin e vet, nuk do t’ua kishte arritur dot gradėve shpirtėrore qė ua arriti dhe as poezitė e tij tė pashoqe e tė papėrsėritshme, tė thella e plot urtėsi qė kanė pėrfshirė shekujt, nuk do tė sendėrtoheshin dot. Duke mos e gjetur dot prijėsin e tij, edhe ai vetė do tė ishte bėrė njė nga Junusėt e panumėrt tė humbur nė ecurinė historike.
avatar
Fakiri

1012


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 6

Mesazh  Fakiri prej 03.02.12 9:50

Ėshtė pėr kėto arsye qė dervish Junusi e ka deklaruar kėshtu se, pėr ta gjetur Zotin,
tė Vėrtetėn, ėshtė absolutisht nevoja e njė prijėsi shpirtėror:

Eja, o vėlla ta gjejmė Zotin, nė thua,
Po s’shkove te njė prijės i pėrkryer, s’bėn!
T’ia shoh bukurinė Resulit, nė thua,
Po s’shkove te njė prijės i pėrkryer, s’bėn!

Me tė vėrtetė, duke pohuar se edhe vetė, vetėm nė kėtė mėnyrė meritoi dhuntitė hyjnore dhe shijet shpirtėrore, e falenderon dhe e lavdėron Zotin:

Sherbetin qė na zbriti nga Zoti, e pimė, elhamdulil’lah,
E kapėrcyem kėtė det force, elhamdulil’lah…
Nė truallin e Taptukut u bėmė rob nė portė tė tij,
Junus i shkretė, ishe i papjekur, u poqe, elhamdulil’lah!..

Ja, pra, ėshtė si rrjedhojė e kėtyre tė fshehtave dhe urtėsive qė Hirėsia Junus Emre, nė periudhat mė tė trazuara dhe nė krizė tė Anadollit, ndikoi mbi thellėsitė e njerėzve mundi tė bėhej pėr ta njė burim ngushėllimi, njė eliksir begatie dhe jete qė i rregullon zemrat!

Dervish Junusi ka shumė shprehje qė duken si nė kundėrshtim me dukjen,tė mbyllura e pa kuptim,vetėm se tė tilla qė mund t’i kuptojnė kompetentėt, veēanėrisht tė tilla qė janė thėnė me anė tė simboleve dhe qė secila prej tyre mund tė nxėrė shpjegime qė tė mbushin libra! Ai thotė:

Sirati ėshtė mė i hollė se qimja, mė i mprehtė se shpata,
Mė vjen tė shkoj e tė ndėrtoj shtėpira mbi tė…
Nėn tė ka pėrrenj, ėshtė plot me zjarr,
Mė vjen tė shkoj te ajo hije, tė shtrihem nėn tė…
avatar
Fakiri

1012


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 6

Mesazh  Fakiri prej 03.02.12 9:52

E vėrteta qė pohon dervish Junusi kėtu ėshtė se, pavarėsisht ngase ėshtė mė e hollė se qimja dhe mė e mrehtė se shpata, ura e siratit do tė duket e gjerė pėr besimtarėt sipas gjendjes sė tyre.

Nga ana tjetėr, zjarri i ferritt, gjatė kalimit tė besimtarėve nėpėr sirat, siē rrėfehet, do tė bėrtasė kėshtu:“O besimtar! Kalo shpejt se, pėrndryshe, do tė ma shuash zjarrin!..”
Ėshtė pėr kėtė arsye qė dervish Junusi thotė se “ka dėshirė tė shtrihet pak aty”.

Duke vepruar ashtu, ai dėshiron ta thyejė efektin e zjarreve tė xhehennemit dhe, ashtu,
t’i ndihmojė besimtarėt ta ndjejnė mė pakmundimin e zjarrit! Veē kėsaj, si pasojė e ekzistencės sė dijetarėve indiferentė e tė paditur tė cilėt, duke mos e kuptuar kėtė tė fshehtė, kanė pėrdorur shprehje tė rėnda kundėr tij duke u lutur jo pėr tė mirė, Junusi shprehet nė mėnyrė ambigjene:

Mos u fyeni, hoxhallarė, qofshi tė bekuar;
Mė vjen tė shkoj te ajo arkė, tė digjem pak nė tė…

Urtėsia e faktit qė, nė kėto dy vargje dervish Junusi u pėrgjigjet hoxhallarėve tė cilėt e quajnė tė denjė pėr xhehennem, qė tė mos fyen nga pėrgjigjja e tij dhe, madje, i bekon, se ai ėshtė gati tė hyjė nė xhehennem, ėshtė identik me qėllimin e sinqertė tė Hz. Ebu Bekrit (r.a.) nė lutjen e tij plot mėshirė dhe dhembshuri:“O Zot, ma zmadho aq shumė trupin tim nė xhehennem, saqė tė mos mbetet vend atje pėr ndonjė tjetėr!”

Kurse shprehjet e dervish Junusit pas kėsaj tregohen si keramete, parashikime mrekullore: Siē rrėfehet, njėqind vjet pas vdekjes sė tij, njė dijetar i shkencave formale me emrin Molla Kasem, futi nė dorė poezitė e dervish Junusit. Pastaj u ul nė breg tė njė lumi dhe zuri t’i lexojė.

Mirėpo, meqė asnjėrėn nga poezitė qė hapi nuk e kuptoi, filloi tė thotė “ē’marrėzi qenkan kėto!” dhe t’i hedhė njė nga njė nė ujė. Mė nė fund, i dolėn parasysh kėto vargje:

Dervish Junus, mos fol mbarė e prapė,
Se vjen njė molla Kasem e tė bėn me turp!

Atėherė, Molla Kasemi e kuptoi tė vėrtetėn dhe me njė pendesė tė madhe, nisi tė thotė si mė poshtė dhe tė derdhė lot si rrebesh: “I mjeri unė, sa keq! S’e dallova dot gjithė kėtė oqean! Si u bė qė kėtė urtėsi dhe kulturė tė monumentit shpirtėror dhe ideor nuk e pashė dot edhe pse e pata para syve! Kurse ai paska parashikuar njėqind vjet mė parė se ē’do tė bėja!..”
avatar
Fakiri

1012


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 6

Mesazh  Fakiri prej 03.02.12 9:54

Pastaj, poezitė e mbetura i ruajti me kujdes tė madh! Mund tė thuhet se afro njė mijė poezi tė dervish Junusit kanė humbur nė kėtė mėnyrė! Duke dashur tė sugjerojė se duhet patur siguri jo nė punėt e mira dhe adhurimet tona, por nė mirėsinė dhe favorin e Zotit, Junus Emre shprehet kėshtu:

As forcė, as mundėsi, as dituri kam, as adhurim;
Vetėm mirėsia jote nė ma zbardhtė faqen, Zoti im!

Kėto shprehje tregojnė se dervish Junusi nuk ndjehet aspak i pėrkėdhelur dhe mendjemadh pėr nivelin shpirtėror ku ka arritur!

Nė detyrėn e prijėsisė shpirtėrore ai ėshtė kredhur nė njė modesti tė tillė, qė ėshtė bėrė e pamundur tė dallohet kush ėshtė myrshidi e kush,myridi! Nė poezitė e tij,nė pėrgjithėsi ka zgjedhur vetveten si partner, si bashkėbisedues dhe duke iu drejtuar vetes me cilėsimet Junusi i Mjerė, Dervishi Junus, Junusi i Pashpresė, veten e ka njohur si nevojtar tė parė pėr qortim dhe paralajmėrim!Mes njė modestie dhe pėrulėsie tė thellė, thotė kėshtu:

I mjeri Junus, mos u mbaj mė tė madh para tė urtėve, bėhu dhé;
Gjithēka nga toka mbin, trėndafilishte mė ėshtė toka mua…

Dervish Junusi i cili ėshtė si dhé nė portė tė tė urtėve pėr tė marrė fryte shpirtėrore prej tyre,dėshpėrohet jashtėzakonisht pėr ata qė,pasi hyjnė nė rrugėn e tasavvufit, mistikės, nuk respektojnė metodat dhe elementėt pėrbėrės tė saj, si dhe pėr gjendjen e atyre qė formojnė kuptim dhe konsideratė tė gabuar pėr udhėtimin drejt sė vėrtetės, ua tėrheq vėmendjen ayre, domethėnė, pseudoshehlerėve dhe myridėve imitues duke u thėnė:

Ajo qė i thonė ata dervishllėk, nuk janė hirkė e ēallmė;
Zemra s’tė ėshtė nevojtare pėr hirkėn qė tė bėn dervish…
Po tė ish dervishllėk ēallma dhe hirka,
Edhe ne merrnim si to me dhjetėra…
avatar
Fakiri

1012


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 6

Mesazh  Fakiri prej 03.02.12 9:56

Sepse dervish Junusi ka qenė orientuar gjithmonė nga esenca.Ai vėshtron ē’ka nė zemra! Duke u zhveshur nga lėkura, ai pėrpiqet ta njohė tė vėrtetėn esenciale, domethėnė, margaritarin qė realizon konfidencėn hyjnore.Edhe kėtė e ka reflektuar nė mėnyrė mjaft lakonike nė poezi:

Tė dua unė ty nga zemra nė brendėsi,
Kam rrugė nga kėta elementė nė brendėsi…
Sheriati, tarikati janė rrugė pėr atė qė i di;
Hakikati, marifeti, nga ato, nė brendėsi…
Mos mė kėrko mua te mua, s’jam aty;
Eshtė dikushi tek unė nė brendėsi…
Thanė Sulejmani gjuhėn e zogjve e di;
Ka Sulejman tek ai nė brendėsi…

Hirėsia Junus ėshtė i ndjeshėm edhe nė ēėshtjen e moralit hyjnor, pra, edukatės dhe etikės qė duhen respektuar ndaj Zotit,Profetit,prijėsve shpirtėrorė dhe tėrė krijesave.Sa i bukur ėshtė edhe ky dyvargsh i shkruar me linja elegante:

Mes njerėzve tė zemrės kėrkova me pamje tė ngratė;
Ēdo veti e mirė qenka e pranuar, veēanėrisht, edukatė…

Edhe Hirėsia e tij dervish Junusi, ashtu si Hirėsia Mevlana dhe Sheh Saadiu, ėshtė i vetėdijshėm se zemra ėshtė vendvėshtrimi hyjnor.Prandaj edhe shprehjet e tij me anė tė tė cilave thotė se nuk duhet prekur zemra e cila ka merituar njė nder tė tillė, janė mjaft tė mprehta dhe mėsimdhėnėse:

Nė ke shembur njė herė njė zemėr, ky s’ėshtė namaz!
Tėrė bota tė mblidhet, s’tė nxjerr dot faqebardhė!

Nė njė poezi tjetėr thotė kėshtu:
Hoxha i vjetėr mjekėrbardhė s’di ē’bėn:
Le tė mos shkojė nė haxh nėse njė zemėr shemb!
Zemra, fron i Zotit, Zoti nė zemėr vėshtroi…
Fatkeq i dy botėve kush njė zemėr rrėnoi…

Nė kėtė ēėshtje,dervish Junusi sikur ka ardhur nė kėtė botė pėr t’i gatuar zemrat me begati, pėr t’i lartėsuar dhe bashkuar.Ai ka bėrė pėrpjekje nė rrugėn e pasurisė sė zemrės e cila ėshtė mė e madhja e pasurive. Sa bukur e parashtron ai idealin e tij:

Ejani tė njihemi,
punėn ta lehtėsojmė,
Tė duam, tė duhemi,
botėn s’do ta trashėgojmė!

Unė s’erdha pėr grindje,tė dua ėshtė puna ime;Shtėpia e mikut janė zemrat,erdha zemra tė ngre…

Prandaj dervish Junusi nuk ka mbetur pa i kėnduar edhe kėto vargje tė njohura tė mbėshtetura mbi tė vėrtetėn se ėshtė fjala qė del nga goja gjėja mė e rėndėsishme e cila i bėn njerėzit armiq tė njėri-tjetrit,si dhe pėr t’ua tėrhequr vėmendjen njerėzve qė secili tė jetė jashtėzakonisht i vėmendshėm nė kėtė ēėshtje:

Ka fjalė qė e presin luftė, ka fjalė qė presin qafė;
Ka fjalė qė helmojnė gjellė, ka fjalė gjalpė e mjaltė…
avatar
Fakiri

1012


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 6

Mesazh  Fakiri prej 03.02.12 9:59

Vdekja e cila te Hirėsia e tij Mevlana, shfaqet si “şeb-i arūs”, domethėnė, “nata e martesės”, shfaqet njėlloj edhe te dervish Junusi.

Pothuaj si njė udhėtar i pavdekshmėrisė, ai e njeh thelbin e porosisė profetike: “Besimtarėt nuk vdesin! Ata barten nga njė vend, nė njė vend tjetėr!”

Dervish Junusi e reflekton bukur kėtė njohje:

Trupi, i vdekshėm, shpirti s’vdes, kush ikėn, s’vjen prapė;
Nėse vdes, trupi vdes, shpirtrat s’janė tė tillė…

Atėherė, e rėndėsishme ėshtė, duke shkuar nga ky vend, nė vendin tjetėr, gjendja e punėve tona qė vijnė bashkė me ne!Sepse, nė kėtė udhėtim,robi do tė trajtohet sipas kėtyre punėve. Sa i bukur ėshtė udhėtimi i Hirėsisė Imam Gazali!

Siē rrėfehet, ndėrsa ndodhej i shtrirė nė shtrat i sėmurė, Imam Gazaliut i shkojnė pėr vizitė disa njerėz. Pastaj e nxjerrin nga shtėpia dhe e ēojnė nė njė kopsht qė tė marrė pak ajėr tė pastėr. Imam Gazaliu habitet me atė kopėsht qė e shihte pėr herė tė parė dhe thotė me keqardhje:

“Si ndodhi qė nuk e pashė mė parė kėtė vend shumė tė bukur mu pranė shtėpisė sime?”

Nė atė kohė, nga shtėpia dėgjohen vajtime e klithma dhe ata shohin tė dalė qė aty njė kufomė. Pas pak, edhe ata qė e kishin sjellė Gazaliun aty, kėrkojnė ta lėnė aty e tė shkojnė. Edhe Imam Gazaliu kėrkon tė shkojė. Atėherė, ata i thonė:“O imam! Ti vdiqe! Tani e tutje do tė mbetesh kėtu!”

Ja, pra, e vėrteta pėr tė cilėn kanė bėrė fjalė Hz. Mevlana dhe Hz. Junusi!
Vetėm se pėr tė mund tė shkuar nė vendin e pėrjetėsisė me njė fitim tė tillė shpirtėror, duhen bėrė pėrpjekje serioze nė kėto kohė tė pėrshtatshme nė arėn e tokės.

Dhe kjo ėshtė e mundur duke imituar mėnyrėn e jetesės sė Profetėve dhe shenjtorėve,
si dhe duke marrė pjesė nga bota e tyre e zemrės dhe frymėra mėshire.Nė tė kundėrt nuk mund tė arrihet pėrfundim. Sa bukur e ka thėnė Hz. Junusi: Nė e ruajtsh bardakun nga ēezmat pa e mbushur,

Njė vit sikur tė rrijė aty, vetė s’ka pėr t’u mbushur…
Kėtu na duhet tė themi se njė sėrė personash indiferentė e tė paditur tė cilėt i konsiderojnė poezitė e dervish Junus Emresė jo nga njė perspektivė moralo-shpirtėrore, por sipas shfaqjes sė tyre formale, qysh nė krye tė herės, nė botimet e tyre e kanė pėrgojuar kėndvėshtrimin e dervish Junusit ndaj njeriut si humanizėm dhe janė pėrpjekur ta pėrdorin atė pėr humanistėt e tyre falsė dhe mashtrues.

Kurse mes kėndvėshtrimit ndaj njeriut tė Junusit, personaliteti i tė cilit ėshtė formuar me vlerat islame, dhe botėkuptimit aktual “humanist” ka ndryshime tė mėdha.Dervish Junusi e njen njeriun si njė qenie tė ēmuar dhe, nė rrugėn pėr ruajtjan e kėsa vlere, bėn pėrpjekje qė njerėzimi tė mos bjerė nė vulgaritet por tė pėrparojė drejt lartėsive sublime.

Me fjalė tė tjera, aspekti vlerėsues i Junusit mbi njeriun nuk ėshtė nxitja dhe zgjimi i teprimeve egoistike qė e rrėzojnė atė nė nivelet mė poshtė se kafshėt, por zbukurimi i botės sė zemrės tė njeriut qė e bėn atė tė meritojė lartėsitė sublime qė do t’ia kishin zili edhe engjėjt! Kurse humanizmi i sotėm ėshtė nė formėn e pėrhapjes nga evropianėt tė kulturės sė vet fetare e kombėtare me rrugėn e bindjes sė rreme dhe mashtrimit tė masave popullore fetare e kombėtare.

Eshtė shpėrdorimi dhe shfrytėzimi i ndjenjave tė mėshirės dhe dhembshurisė.Ėshtė punė pėr dukje. Pėr kėtė shkak, s’ėshtė gjė tjetėr veēse detyra pėr t’i degjeneruar vetitė dhe vlerat shpirtėrore.

Pėr ta parė kėtė tė vėrtetė, ėshtė e mjaftueshme qė tė vėshtrohet tablloja e hidhur e botės e cila shndėrrohet nė njė truall padrejtėsie dhe dhunes nė dorėn e perėndimit humanist e cila, duke e braktisur plotėsisht rrugėn e frenimit tė egos dhe tė pėrmirėsimit tė tij, i mbyt njerėzit nė vorbullėn e ndjenjave shtazore!
avatar
Fakiri

1012


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 6

Mesazh  Fakiri prej 03.02.12 10:03

Nė kėto kushte, gjendja e njė bote qė ėshtė bėrė skenė e njė mijė e njė padrejtėsie, dhune dhe anarkie, pa asnjė dyshim ėshtė duke u larguar nga vetitė qė e lartėsojnė individin,siē ėshtė dashuria, nė vartėsi tė pasioneve egoistike qė i bėjnė njerėzit agresivė.

Nė kėto kushte, kuptimi i drejtė i Junusit dhe dėgjimi me gjithė zemėr i zėrit tė tij nė rrugėn pėr konceptimin e pėrkohshmėrisė sė jetės bashkė me tė gjitha domosdoshmėritė dhe dekorin e saj, sigurisht qė ka pėr tė na siguruar dobi tė mėdha neve.

Sepse fryma e begatshme e tij ėshtė njė burim i begatė pėr tė cilin njerėzimi ka pasur nevojė sa gjer nė kohėn e tij, ashtu edhe sot!Poezitė e fuqishme e tė pashoqe tė Junusit mbi jetėn dhe vdekjen, poezi qė e mundin arsyen dhe logjikėn, do t’u pėrftojė pėrsėri gjallėri shpirtrave tė tharė, pothuaj do tė bėhet njė ushqim shpirtėror!

Dhe me kėtė ushqim dhe gjallėri shpirtėrore, do tė kuptohet mė mirė se ē’kauzė e kotė janė malli e pasuria, ambicja pėr post dhe dėshirat pėr zotėrim dhe sesi e humbim ne njė lumturi tė pėrjetshme duke u mashtruar nga lojėrat e pėrkohshme dhe rozetat prej teneqeje. Deklarata e tij e cila, pėr shkak tė ashkut tė vėrtetė, i pėrfshin tėrė krijesat rnė formėn si mė poshtė, a nuk ėshtė si njė gomė shpėtimi qė do ta shpėtonte ēdo mizor dhe anakist nė planin material e shpirtėror kudo qė tė ndodhet?

Vėshtro pėrpara, llogarite ē’humbet, Krijesėn shihe me sy tė mirė pėr hir tė Krijuesit!
Kjo do tė thotė se sot, ata qė kryejnė vepra mizore e dhune, po tė marrin pak pjesė nga ashku pėr tė cilin bėn fjalė Junusi,kurrsesi s’do t’i mundonin viktimat e tyre ashtu siē iu duket me vend tė bėjnė, si dhe, meqė kėtė do ta ndjenin nė ndėrgjegjen dhe arsyen e vet, do tė pėrfitonin nga begatia e drejtėsisė dhe mėshirės.

Hirėsia Junus Emre e ka bėrė nė portėn e Taptuk Emresė marrėdhėnien e kryer mes Mevlanasė dhe Shemsi Tebriziut. Kėshtu, ai arriti nė njė pozitė qė edhe mjeshtri i tij, Hirėsia Taptuk Emre, pati zėnė vend ndėr zemra si pjesėtar i pozitės sė tij!Sa qe gjallė, Hirėsia Junus Emre tregoi njė afėrsi dhe besnikėri tė lartė pėr mėsuesin dhe mjeshtrin e vet Taptuk Emre.

Duke treguar tė njėjtėn ndjeshmėri edhe pas vdekjes sė tij, pati bėrė kėtė porosi:“Mė varrosni nė rrugėn qė ēon pėr tek tyrbeja e mėsuesit tim!”

Ashtu siē nuk ka shumė tė dhėna mbi jetėn e dervish Junus Emresė, edhe pėr varrin e tij ka rrėfime tė ndryshme. Ai ka varre nė shumė zona tė Anadollit, gjė qė tregon se populli e ka shtresuar atė nė zemrėn e vet!Megjithėkėtė, ėshtė e njohur teza se ka vdekur nė fshatin Junus Emre tė kazasė Mihalēik tė rrethit Eskishehir dhe atje ėshtė varrosur.
Zoti e mėshiroftė!

Kaluan vite pas vdekjes sė dervish Junus Emresė dhe arriti viti 1948. Atė vit, pėr shkak tė zgjerimit tė linjės hekurudhore Ankara-Eskishehir, u desh qė tė hiqej varri i dervish Junusit meqė ndodhej mu nė anė tė rrugės.

Por nuk u arrit dot tė bėhej njė gjė e tillė! Pėr mė tepėr, rrėfehet se shinat e shtruara u shkulėn vetvetiu nga vendi dhe u hodhėn rreth tetė metra mė tutje! Atėherė u vendos t’i bėhej njė tyrbe e re dhe atje tė bartej. Ceremoni nuk do tė bėhej.

Por ditėn kur do tė bartej varri pėr nė tyrben e re, u mblodh njė mori e madhe njerėzish. Mes lutjeve tė tė gjithė atyre muslimanėve tė mbledhur aty pa lajmėrim dhe pa ftesė, u hap varri me kujdes tė veēantė. Dhe, megjithėse nga dita e vdekjes kishin kaluar shtatėqind vjet, trupi i tij ishte i paprishur si atė ditė kur e kishin varrosur!

Sepse dervish Junusi pati thėnė:

Junusi vdiq lajmėrojnė me salį;
Shtaza vdes, ashiku s’vdes!
Dhe ashtu, ai kishte ndėrruar vetėm botėn!
avatar
Fakiri

1012


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 6

Mesazh  Fakiri prej 03.02.12 10:06

Me tė vėrtetė, veprat e tij jetojnė ende nė mėnyrėn mė tė gjallė nė zemrat e njerėzve besimtarė, tė moralshėm e tė virtytshėm. unus Emre ka vėnė nė histori njė vulė tė pashlyeshme. Pas tij kanė ardhur sa e sa poetė me tė njėjtėn emėr dhe qė kanė shkruar po me atė stil poetik dhe, kėshtu, ėshtė formuar rrethi i “poetėve Junus Emre”.

Nė tė njėjtėn kohė, shumė fshatrave dhe kasabave u ėshtė dhėnė emri “Emre”.Kjo situatė ėshtė rezultat i begatė i principialitetit dhe sinqeritetit tė tij!

Tani, Hz. Junusi, pėrveē pozitės moralo-shpirtėrore qė zotėron, pėrfaqėson pothuajse gjenialitetin e pėrbashkėt tė kombit tonė, vė nė shesh frytin mė tė mrekullueshėm tė meditacionit dhe sentimentalitetit tonė kombėtar.

Ėshtė pėr kėto shkaqe qė, megjithėse nė kėtė mes kanė kaluar shtatėqind vjet, ai nuk ėshtė vjetėruar dhe ēdo oxhak qė tymos i Anadollit, me prirjen pėr t’i dalė pėr zot Junus Emresė, i ka kushtuar atij varre dhe tyrbe nė dymbėdhjetė vende.

Edhe gjuha e tij e magjishme, shpirtėrore dhe enigmatike, megjithėse pėrmban fjalė arabishte dhe persishte, mbetet njė gjuhė popullore e thjeshtė e cila, pikėrisht si rrjedhojė e kėsaj cilėsie, mbetet e kuptueshme edhe shtatėqind vjet mė pas!

Sheh Ismail Hakiu thotė kėshtu pėr dervish Junusin:

“Evenimentet ideo-shpirtėrore e cilėsore qė i poetizoi ai, s’i janė mundėsuar askujt nė turqishte! Ēdokush qė erdhi pas tij dhe bėri prova letrare, s’qe veēse njė mbledhės thėrrimesh nga sofra e tij!”

Me tė vėrtetė, qysh prej shtatė shekujsh e kėtej,dervish Junusi e ka shtrirė hijen e tij nė tė gjitha trojet turqishtfolėse, poezitė e tij janė mėsuar pėrmendėsh nga ēdokush, i ditur a injorant.Me turqishten e tij tė bukur e tė pastėr, ai u ėshtė bėrė prijės model sa e sa poetėve, nga Ashik Pasha, gjer te Nexhip Fazėlli!

Vetėm se ėshtė tejet e hidhur qė, sot, ndaj turqishtes sonė tė bukur pothuajse po kryhet nė mėnyrė sistematike njė atentat i gjithanshėm.Po qe se kjo gjendje ku marrin pjesė edhe njė sėrė mendimtarėsh tanė indiferentė,ka pėr tė vazhduar, ėshtė e qartė se, si dje, edhe sot kemi pėr tė mbetur tė privuar nga sa e sa burime tė begatshme qė na e ushqejnė ndėrgjegjen kombėtare.

Atėherė, pra, gjithsesi, e kemi tė domosdoshme qė, pėr ta parandaluar kėtė, pėrveē vetėdijes dhe pėrpjekjeve tė duhura, t’ia bėjmė tė njohur Junusin denjėsisht brezit tonė besimtar tė ri dhe energjik. Dhe, nė dashtė Zoti, nga kjo, domethėnė nga vazhdueshmėria e njohjes dhe e pėrkujtimit tė tij me njė mijė e njė selame, domethėnė lutje pėr tė pėr paqe e mėshirė, edhe atij do t’i ndrijė shpirti i vyer!A ėshtė e mundur tė mos e dėgjosh?

Ja tek vazhdon tė na e sjellė era qė prej shtatėqind vjetėsh mė parė pėrshėndetjen e Hirėsisė Junus Emre pėr ne:

Ja,ku po ikim edhe ne nga kjo botė, nė paqe mbeēi ju!
O ju qė na kujtoni me lutje pėr tė mirė ne, nė paqe mbeēi ju!
Ē’lumturi pėr njerėzit e zemrės qė munden tė lėnė pas vetes njė pėrshėndetje tė tillė!
O Zot! Na fal edhe neve.
avatar
Fakiri

1012


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi