Sihizmi

Shko poshtė

Sihizmi

Mesazh  Fakiri prej 01.02.12 19:57

Sihizmi




Sihizmi ėshtė njė lėvizje fetare e pėrbėrė nga islami dhe hinduizmi. Mendohet se nė kohėn e tashme ka afėr 6-7 milion pėrkrahės. Edhe pse shumica e simpatizuesve jetojnė nė Indi, ata bashkė me simpatizuesit me origjinė indiane janė pėrhapur nė vende tė ndryshme tė botės, e sidomos nė Angli dhe Kanada.

Themeluesi Nanak ka lindur mė 1469 nė fshatin Talvandi, qė tani mban emrin Nankana Sahib, 60 km nė juglindje tė Lahorės. Fėmijėrinė dhe moshėn rinore tė tij e ka kaluar nė fshat. Ėshtė martuar dhe ka qenė baba i dy djemve.Bėnte pjesė nė njė kast tė lartė. Nė fėmijėri mori edukimin tradicional indus.

Nė moshėn e re u largua nga fshati dhe shkoi nė qytetin Sultanpur dhe atje punoi si shėrbyes i njė zotėrie musliman. Nė kohėn e lirė qėndronte i vetmuar dhe zhytej nė mendime tė thella. Sipas njė transmetimi ai e kuptoi “Zotin e lartėsuar, qė ėshtė krijues, i pastėr nga frika dhe armiqėsia, qė nuk ka lindur dhe qė ekziston vetvetiu”.Ai e ndjeu se ėshtė i obliguar tė merret me predikimin e tij.

Nė vitin 1500 e braktisi Sultanpurin dhe filloi tė shėtisė dhe tė ligjėrojė mendimet e tij nė lidhje me “Zotin e vėrtetė dhe tė vetėm”. U bė i njohur me ligjėratat e tij dhe vizitoi shumė vende tė shenjta tė feve tė ndryshme, e ndėr ta edhe Mekken. Diskutonte me indusėt dhe muslimanėt.

Fundin e jetės sė tij e kaloi nė fshatin Kartapur, i cili i ishte dhuruar atij, dhe vdiq nė vitin 1539 nė moshėn 70 vjeēare. U nda nga kjo botė duke lėnė pas tij dy djem dhe njė numėr tė madh nxėnėsish e simpatizuesish.

a. Lindja e sihizmit

Pas pėrhapjes sė islamit nė Indi,interesimi i simpatizuesve pėr njėri-tjetrin,diskutimet
e njėshmėrisė dhe shumėsisė sė Zotit, nxitja e sundimtarit tė njohur Kabir (1435-1528), dėshira e Shahut tė Madh (Ekber Shah, 1542-1605) pėr bashkimin e feve rreth monoteizmit e rritėn edhe mė tepėr ndikimin e aktivitetit tė Nanakut nė kėtė drejtim.

Nanaku,edhe pse nuk ka tentuar qė tė themelojė njė fe tė re,ai duke e ngritur politeizmin, sistemin kastian dhe adhurimin e idhujve, kėrkoi njė kompromis mes islamit dhe hinduizmit.

Kjo lėvizje pėr kompromis nxorri nė shesh njė sintezė tė re. E nxorri nė shesh lėvizjen sihe. Ai bashkoi konceptin monoteist islam-besimin nė njė Zot,dhe konceptet filozofike indiane  “maja”, “nirvana”, “reinkarnacion”, kurse besimin hinduist “avatara” (reinkarnacioni i zotit) e kundėrshtoi.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sihizmi

Mesazh  Fakiri prej 01.02.12 19:59

b. Zhvillimi i sihizmit

Nanaku para se tė vdesė, Angadin, njėrin prej nxėnėsve besnik tė tij, e obligoi si pasues dhe si trashėgimtar tė tij.Pas vdekjes sė Nanakut,pasuesit e tij me pėrvetėsimin e konceptit tė reinkarnacionit hinduist filluan tė besojnė se shpirti i tij ka kaluar nė pasuesin e tij “Angad” dhe se shpirti i Nanakut do tė vazhdojė tė manifestohet nė udhėheqėsin e ri dhe nė gurutė.

Komuniteti njė periudhė prej 200 vjetėsh ėshtė udhėhequr nga gurutė, tė cilėt kanė bartur shpirtin e Nanakut. Ky zinxhir mori fund me vdekjen e Guru Govind Singut X. mė 1708.

Sė pari Nanaku dhe simpatizuesit e tij janė quajtur “Nanakpanthi”,ndėrsa mė vonė “Sih” (nė sanskritishte: nxėnės, ēirak). Ndėrsa ata vetė besimin dhe komunitetin e tyre e quajnė me termin “Gurmat”.

Edhe pse Nanaku para vdekjes sė tij Angadin e zgjodhi si udhėheqės, njė pjesė e nxėnėsve tė tij u bėnė ndjekės tė djalit tė Nanakut, Sri Chandasė dhe formuan komunitetin “Udasis”. Kėta duke e hequr mjekrėn dhe ēallmėn u ndanė nga sihizmi tradicional. Angadi deri mė 1552 i ka grumbulluar vjershat e Nanakut. Libri i shenjtė “Gurmukhi” qė pėrdoret nė Penxhab bazohet nė Angadin. Guru i 3. ėshtė Amar Das (v. 1574). Ka kontribuar nė ceremonializimin e traditave sihe nė lidhje me lindjen dhe martesėn.

Pėrparim i rėndėsishėm nė komunitetin sih ėshtė arritur nė kohėn e gurut tė 5. Arxhun.
Arxhun e ka pėrfunduar Tempullin e Arit (Harimandir), ndėrtimi i tė cilit ka filluar mė herėt nė Amritsar dhe ka tubuar librin e shenjtė “Adi Grand”. Me vdekjen e tij mė 1606, nė krye tė sihėve si guru i 6. kalon djali i tij Hargobind (v.1664).

Edhepse nė kohėn e Rangh Singhut (1780-1830) ėshtė themeluar njė mbretėri sihe, mė 1849 ėshtė shkatėrruar nga anglezėt. Mė 1947 edhe sihėt marrin pjesė nė lėvizjen pėr pavarėsinė e Pakistanit, kėshtu qė ėshtė realizuar formimi i njė rajoni sih nė Penxhab.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sihizmi

Mesazh  Fakiri prej 01.02.12 20:02

c. Besimi dhe adhurimi

Sihėt krahas besimit nė ekzistencėn dhe njėsinė e Zotit, besojnė se ai nuk mund qė nė mėnyrė tė mjaftueshme tė kuptohet nga njeriu qė ėshtė i vdekshėm. Qė njerėzit ta kuptojnė Zotin, ai atyre ju ka dhėnė mendjen dhe tė kuptuarit. Ai nė ēdo vend ėshtė gati dhe prezent dhe mund tė shihet nė ēdo gjė.

Emri i tij nė mesin e sihėve ėshtė “Nam”. Shpėtimi fillon me tė kuptuarit se bota dhe gjėrat me vlerė janė “maja” bosh dhe gėnjeshtare. Nė tė kundėrtėn shpirti nuk mund tė shpėtojė nga rrethi vicioz lindje dhe vdekje. Librat e shenjtė janė “Adi Granth”. Granth ka kuptimin libėr.

Ato janė tė shkruara nė vargje dhe ritme tė ndryshme. Njė pjesė e madhe e tyre janė tė shkruara me shkronja Gurmukhi tė gjuhės sė vjetėr induse. Pėrafėrsisht kanė 1200 faqe. Shtojca ėshtė Dasam Granth. Besojnė nė atė se veprat e gjallesave ndikojnė nė gjendjen e ardhshme tė tyre (ndryshimin e karmas) dhe nė reinkarnacion.

Adhurimi i tyre pėrbėhet prej lutjeve drejtuar Zotit, prej larjeve qė llogariten si njė lloj abdesi dhe shkuarjes pėr “peligrinazh” nė qytetin Amritsar. Adhurim ditor ėshtė leximi i Adi Granthit dhe lutja.

Tė vdekurit, sikurse indusėt, edhe kėta i djegin. Lejojnė qė tė martohen vejanėt dhe vejushat. Cigare dhe alkohol nuk pinė. Dėnimet pėr kriminalitet i paguajnė me para. Rėndėsi tė veēantė i japin ushtrisė, bujqėsisė dhe artit. Ndaj ithtarėve tė feve tė tjera kanė njė respekt tė posaēėm.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sihizmi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi