Xhajnizmi

Shko poshtė

Xhajnizmi

Mesazh  Fakiri prej 01.02.12 11:17


Xhajna themeluesi i xhajnizmit, ėshtė nga Kasti Kshatria, qė ėshtė klasė e luftėtarėve dhe princave. Atij i ėshtė dhėnė emri Xhina qė ka kuptimin ngadhnjyesi dhe emri Mahavira qė ka kuptimin trimi i madh. Xhajna nė shek. VI. para erės sonė ka bėrė njė jetė tė thjeshtė, me edukim shpirtėror dhe nuk ka veshur asgjė.

Ėshtė munduar qė doktrinėn e tij ta pėrhapė nė mesin e popullit dhe ka pėrfituar shumė simpatizantė dhe nxėnės. Sipas transmetimeve ai ka vdekur nė moshėn 72 vjeēare, nė vendin e quajtur Pava.

a. Librat e shenjtė

Ligjėratat e Mahavirasė nė fillim janė transmetuar gojarisht. Nė vitin 300 para erės sonė nė Pataliputra u mblodh njė koncil, i cili punoi pėr grumbullimin e teksteve tė humbura. Ata kanė grumbulluan njė pjesė tė teksteve, por nuk kanė mundur qė tė pengojnė zhdukjen e njė pjese tė madhe tė transmetimeve.

980 vjet pas vdekjes sė Mahavirasė, nė Koncilin e tė veshurve me tė bardha tė tubuar nė Vallabhi, pjesėt e mbetura tė transmetimeve gojore janė pėrmbledhur nė njė libėr me titull “Siddhanta”.

Vepra ėshtė nė gjuhėn prakrite. Nė parimet tė cilave duhet t’iu pėrshtaten priftėrinjtė bėjnė pjesė legjendat dhe doktrina e xhajnizmit. Xhajnistėt e pranojnė se ato janė grumbulluar brenda shekujve V. para e. s.-VIII. pas e.s. Edhe kritikėt historikė pohojnė se tekstet mė tė vjetra tė veprės shkojnė deri nė shek. III. para e.s.

Ndėrsa fraksioni “Ata qė vishen me ajėr” i xhajnizmit librat e shenjta tė tyre qė vishen me tė bardha nuk i vlerėsojnė si tė vėrteta dhe nuk i pranojnė.Pėr ata vendin e kėtyre librave e zėnė veprat me titull “Vedat”,tė cilat janė prodhim i katėr grupeve tė mėdha tė dijetarėve, tė cilat pėrmbajnė historinė botėrore tė xhajnistėve,konceptet pėr universin, filozofinė e tyre, mendimet e tyre pėr etikė dhe adhurim. Pėrveē librave qė llogariten tė vėrteta nga ana e tė dy fraksioneve,ka edhe shumė libra tė tjerė hyjnorė, libra tregimesh dhe traditė etike.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Xhajnizmi

Mesazh  Fakiri prej 01.02.12 11:18

b. Xhajna

Bashkohėsi i Budės dhe princi, siē ishte Buda, Tima (Xhajna) si rrugė tė tij pėr shpėtim kishte zgjedhur asketizmin. Pas vdekjes sė prindėrve tė tij, ai e la shtėpinė, gruan dhe fėmijėt dhe u bė murg.

Pas njė viti i hoqi edhe teshat qė kishte nė trup dhe filloi tė shėtisė i zhveshur. Pas meditimit 12 vjeēar nėn njė dru pranė lumit gjeti shpėtim nė reinkarnacion (Samsara). Kėshtu qė u bė njė Xhina (ngadhnjyes), Tirtankara (ēelės kalimesh), Mahavira (trim), Bagavat (i pėrsosur).

Pas kėsaj ai pėrmendet me emra tė ndryshėm nderi. Ėshtė munduar qė me ligjėratat e tij tė ndriēojė popullin dhe pėrreth tij ka grumbulluar murgj dhe murgesha.Pas 30 vite jetė shpirtėrore nė vitin 527 para e. s. vdes nė Parapuri. Sipas studiuesve europianė kjo rastis nė vitin 447 apo 467 para e. s.

Hyrja e tij nė nirvana llogaritet si fillim i kalendarit xhajnist. Bashkėsia e tij gjatė kohės ėshtė pėrhapur nė Bihar dhe Orissa. Mė vonė njė pjesė e priftėrnjve braktisėn traditen e mėsuesit qė shėtiste i zhveshur. Kėshtu qė bashkėsia e tij u nda nė dy pjesė: Dig-ambara (ata qė vishen me ajėr) dhe Svet-ambara (ata qė vishen me tė bardha). Nė shek. I. tė erės sonė, pėr shkak tė disa ēėshtjeve tė tjera fetare ndodhi ndarja definitive nė mes dy fraksioneve.

Nėn mbrojtjen e sundimtarėve tė ndyshėm, nė gjysmėn e dytė tė mijėvjeēarit I. xhajnizmi u pėrhap nė Indinė Veriore,Dekkan dhe Indinė Jugore, ndėrsa nė fillim tė mijėvjeēarin II.u pėrhap nė Guxharat dhe arriti periudhėn mė madhėshtore. Regresi i tij filloi me pėrhapjen nė Indi tė budizmit dhe islamit. Supozohet se sot ka afėrsisht 2 milion xhajnistė.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Xhajnizmi

Mesazh  Fakiri prej 01.02.12 11:20

c. Koncepti pėr gjithėsinė

Sipas xhajnistėve ata qė besojnė nė kėtė fe janė tė pavdekshėm dhe tė amshueshėm. Gjithėsia nuk ka themelues. Gjithėsia ka njė madhėsi importante dhe rreth saj ka njė boshllėk. Nė kėtė gjithėsi gjendet toka e rrumbullakėt. Ndėrsa nė mesin e tokės ekziston mali i botės. Detrat dhe kontinentet janė tė renditura nė formė rrethi rreth Malit tė Botės.

Ndėrsa nėn tokė gjendet bota nėntokėsore. Kėtu jetojnė demonėt dhe zanat, krijesat e sė keqes. Nėn tė gjendet ferri, nė tė cilin gjenden ata qė kanė dėnime tė rėnda. Ata aty do tė qėndrojnė deri sa tė pėrfundojnė dėnimet e tyre. Ndėrsa nė sipėrfaqe tė tokės gjendet bota e qiejve tė renditur kate kate. Nė kėto kate tė ndryshme sipas forcės sė tyre janė tė pozicionuara krijesat hyjnore.

Edhe pse nė mesin e zotrave jetojnė gjatė, pėrsėri nė fund ato zhduken. Mbi botėn e qiellrave ka edhe njė botė tjetėr dhe ajo ėshtė vendi misterioz te i cili ėshtė kthimi. Kėtu qėndrojnė ata qė kanė shpėtuar. Ky vend ėshtė pėr ata qė kanė shpėtuar prej mundimit tė kthimit pėrsėri nė botė. Gjithėsia ėshtė e pėrhershme dhe nuk ėshtė e krijuar.

Kėtu rregullat as nuk ndryshojnė, as nuk shtohen, as nuk zvogėlohen e as nuk shkatėrrohen. Bota pėrbėhet prej krijesave tė pėrhershme tė gjalla dhe jo tė gjalla. Krijesat jo tė gjalla janė vendi, lėvizja, qetėsia, koha dhe materia. Krijesat e gjalla
janė krijesat shpirtėrore.

Kėto janė nė masė tė shumtė, gjenden nė tėrė botėn, trupėzohen nė tokė, nė ujė, nė zjarr, nė erė, nė bimė, nė kafshė, nė krijesat e ferrit, nė njerėz dhe nė zotėra. Shpirtėrat si ekzistenca janė plotėsisht tė pavarura nga njėra tjetra, por ndikojnė nė njėra tjetrėn.

Ēdonjėra ėshtė e pakrijuar dhe ka njė njėsi tė pandashme. Ēdo shpirt ka kapacitete dhe specifika natyrore tė shumta e tė pakufizuara.Ai di ēdo gjė dhe ka energji tė pakufizuar. Kur del jashtė dėshirave dhe brengave gjendet nė pozitėn e tė shenjtės.

Mė e rėndėsishmja nga krijesat jo tė gjalla apo krijesave qė nuk janė shpirtėrore ėshtė materia.Materia krijohet prej atomėve tė panumėrt, nuk mund tė ndahet dhe nuk mund tė kuptohet me shqisa.

Atomet mund tė zgjerohen, tė mbėshtillen dhe mund tė mbushen nė vende tė mėdha dhe tė vogla. Ēdo atom ka ndjeshmėri pėr erė, ngjyrė dhe shije. Sipas ligjeve tė tyre ata bashkohen mes vete ose me tė tjerė dhe kėshtu krijojnė grupin. Nėpėrmjet kėsaj nxjerrin nė pah dukuri tė ndryshme tė botės.

Materia mund tė ndikojė nė shpirtin, nė tė mund tė shkaktojė ndryshime radikale. Materia, e cila mund tė ndikojė nė shpirtin, diturinė gjenerale dhe energjinė e pakufizuar tė shpirtit e mbulon, kėshtu fuqia njohėse e shpirtit dobėsohet,i zvogėlohet forca, i humb specifikat e natyrės sė vet, hyn nė njė trup kalimtar, habitet me brengat dhe dėshirat e veta.

Nė veten e tij ndėrton njė fat tė caktuar dhe kjo e bėn tė domosdoshme qė ata tė ekzistojnė gjatė njė kohe tė caktuar nė njėrėn nga format e katėr krijesave, si kafshė, njeri, krijesė qiellore dhe krijesė ferri.

Materiet, qė ndikojnė nė shpirt, nė tė krijojnė “karman”, e cila, sipas asaj qė e pranojnė tė gjithė filozofitė indiane, jep vendim pėr ekzistencėn e gjėrave substanciale pėrplot me mistere dhe pėr ekzitencėn e gjallesave.

Marrėdhėniet e substancės shpirt dhe karma janė pa fillim dhe pa mbarim. Kur njė shpirt ėshtė nė gjendje aksioni, atėherė pjesėt e materies qė gjenden nė vendin e okupuar nga ai, ndikojnė nė tė dhe, sikur qė pluhuri ngjitet dhe mbetet nė trupin e lyer me vaj, ashtu edhe elementet materiale janė ngjitur dhe kanė mbetur nė shpirt.

Materiet e marra nė shpirt marrin formėn e caktuar tė karmasė dhe sipas karmasė krijojnė pjesėt e ndryshme tė trupit. Forma e karmasė, edhe pse ėshtė vazhdimi dhe ardhmėria e materies qė ėshtė mbushur nė shpirt, varet nga vlera etike e veprave tė kryera nga materia qė ndikon nė shpirt.

Veprat e mira krijojnė karman e mirė, ndėrsa veprat e kėqia krijojnė karman e keqe. Prodhimi pas themelimit tė karmasė ėshtė shkak qė ajo tė zhdukė vetveten.Por nė ēdo moment, ēdo lėvizje ėshtė shkak pėr formimin e karmasė sė re, vendin e asaj qė zhduket e zė njė e re. Kėshtu qė, zinxhiri i ekzistimit si i pafillim dhe i pambarim vazhdon tė ndjekė njėra-tjetrėn.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Xhajnizmi

Mesazh  Fakiri prej 01.02.12 11:22

ē. Doktrina e shpėtimit dhe udhėzimit

Qėllimi i doktrinės xhajna, si nė ēdo sistem metafizik tė indusve, ėshtė qė shpirtin ta shpėtojė nga rrotullimi i pėrhershėm i ēarkut tė lindjes dhe vdekjes. Ėshtė shpėtimi i shpirtit nga mosndryshimi, pėrsėritja, lodhja dhe kompleksiteti i sansara-sė (samsara). Ēdo shpirt nuk ka mundėsi qė ta arrijė kėtė qėllim, sepse shumė shpirtėra nga natyra e tyre janė abhavjas, d.t.th., shumė shpirtėra nuk posedojnė aftėsi dhe dituri pėr tė arritur kėtė shenjtėri.

Por ai paprerė vazhdon tė rrotullohet nė rrethin e lindjes dhe vdekjes. Vetėm se, shpirtėrat qė posedojnė aftėsi tė posaēme nė fund tė trupave (duke kaluar nėpėr shumė trupa) tė panumėrt mund tė arrijnė nė “qetėsinė e pėrsosmėrisė” (siddhi, nirvana). Duke punuar nė pjekurinė e unit tė tyre ata dėshirojnė tė ndajnė dhe tė shpėtojnė shpirtin nga materia e ndytė.

Kėtu ka dy ēėshtje me rėndėsi. E para ėshtė nevoja e pengimit tė ndikimit tė materies sė re karma nė shpirt, kurse e dyta ėshtė nevoja e zhdukjes sė karmasė ekzistuese nė shpirt. Mbrojtja nga karma dhe shpartallimi i saj varen nga kėto pesė ndalesa: tė mos vrasėsh, tė mos vjedhėsh, tė mos gėnjesh, tė mos jetosh pandershėm, tė mos mundohesh qė me lakmi tė tepėrt tė bėhesh pronar i pasurisė sė tepėrt.

Para sė gjithash ka nevojė pėr njė disipilinė tė fortė, pėr njė durim ndaj vėshtirėsive, pėr mbytjen e epshit, pėr studim dhe mendim. Shkurtimisht, ėshtė asketizmi i jashtėm dhe i brendshėm ai qė hap rrugėn e sė shenjtės.

Vetėm priftėrinjtė dhe priftėreshat, tė cilėt mund plotėsisht tė braktisin botėn, mund tė
largojnė mendjet e tyre nga tė gjitha ēėshtjet e kėsaj bote, dhe mund tė shpėtojnė, mund tė shpresojnė se nė fund tė luftės sė ashpėr qė bėjnė me epshet e tyre mund nė tė ardhmen tė arrijnė pėrsosmėrinė dhe mund qė nė tė ardhmen tė shpėtojnė nga sansara.

Shpirti si njė pronar i diturisė sė pėrgjithshme, apo si kavalin, qė qėndron nė tokė pa brenga dhe pa dėshira dhe qė shėtit deri sa tė zhduket edhe mbeturina e fundit e karmasė, si kungulli i pastėr nga ndytėsia qė qėndron mbi ujė, pa mos u takuar me asnjė vėshtirėsi materiale lartėsohet deri nė majė tė botės.

Arrin afėr shenjtėrive qė qėndrojnė si ombrellė nė majė tė universit dhe nė burimin e sekreteve (Ishatpragbhara), qė jetojnė tė padukshėm dhe pa trup.Kėto mė nė fund zėnė 2/3 e hapėsirės nė proporcionalitet me krijesat nė pėrgjithėsi.

Dhe atje shijojnė lumturinė e pafund, tė pavdekshme dhe tė papakėsueshme. Asnjėherė nuk bien nė rrezikun e sansarasė. Krahas forcės dhe diturisė gjenerale ata, pa mos u marrė me punė tė kėsaj bote, jetojnė nė qetėsi duke ia kthyer shpinėn botės.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Xhajnizmi

Mesazh  Fakiri prej 01.02.12 11:23

d. Adhurimi

Udhėheqja shpirtėrore e komunitetit xhajna ėshtė nė duart e priftėrinjėve dhe priftėreshave.Sikur priftėrinjtė edhe populli kryen lutjet e caktuara ditore.Gjatė adhurimit kėndojnė kėngė fetare pėr Tirthankaratė, meditojnė dhe pendohen.

Realizojnė lėvizje tė caktuara. Mundohen qė tė mos lėndojnė asnjė gjallesė dhe pėr kėtė ushqehen me ushqime bimore. Pije dehėse nuk pėrdorin, pėr arsye se, sipas xhajnistėve nė to gjenden gjallesa. Duke u frikėsuar mos iu futet ndonjė gjallesė nė gojė, pasi errėsohet nuk hanė fare.

Madje asketėt parimorė, nga meraku mos pėrtypin aksidentalisht ndonjė gjallesė nė ajėr, rregullisht, sikur kirurgėt modernė, gojėn e mbyllin me njė mbulesė. Janė tė njohura spitalet e xhajnistėve pėr vizitat dhe shėrimin e gjallesave, tė ndėrtuara nga komunitetet xhajniste. Xhajnistėt fetarė i japin shumė rėndėsi vdekjes nga uria.

Xhajnistėt besojnė se nė botėrat qiellore ekzitojnė shumė zotra. Vetėm se kėta i janė nėnshtruar reinkarnacionit. Njeriun nuk e ndihmojnė nė rrugėn e shpėtimit. Edhe Tirthankaratė pasi arrijnė nė nirvana,nuk kanė forcė tė ndikojnė nė ndodhitė botėrore. Krahas kėsaj atyre iu ėshtė kushtuar njė kult madh.

Kėshtu qė xhajnistėt besojnė se me tė menduar Tirthankaratė, me tė shenjtėruarit e tyre, shpirti do tė lartėsohet, do tė pastrohet dhe pėr kėtė atyre ju bėjnė shumė respekt. I shenjtėrojnė dhe i adhurojnė idhujt qė gjenden nė tempujt madhėshtorė tė xhajnistėve.

Pėrpara tyre kėndojnė kėngė fetare dhe flijojnė nga pemėt dhe perimet. Pėrpara tyre vėndosin llamba dhe fumigante (lėndė tymosėse), dhe i vajosin idhujt dhe i zbukurojnė me lule. Dhe pėrsėri i vizitojnė vendet ku besohet se jeton Tirthankara.

Nga malet e njohura qė vizitohen janė Mali Parasnath, Shatrunxhaja, Girnar dhe Abu. Pėr realizimin e dėshirave botėrore ju bėhet lutje Tarthankarasė dhe zotėrave, ndėrsa disa xhajnistė ju luten edhe zotėrave indianė si Bhayron, Hanuman, Ganesha. Adhurimi nė tempuj nuk udhėhiqet nga priftėrinjtė, por, nga vetė populli. Nė disa raste nė tempujt xhajnistė haset edhe nė brahmanė tė cilėt punojnė me pagė.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Xhajnizmi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi