Fraksionet fetaro-filozofike

Shko poshtė

Fraksionet fetaro-filozofike

Mesazh  Fakiri prej 31.01.12 19:51

Kėto fraksione, edhe pse nuk kanė lidhje direkte me krishterimin, janė sintezė e krishterimit dhe filozofisė lindore ose janė lindur dhe janė zhvilluar nė shtetet perėndimore ku tė krishterėt janė me shumicė:

1. Fraksioni theosophie

Parimi kryesor i kėtij komuniteti ėshtė se, “asnjė fe realisht nuk ėshtė mė e lartė se tjetra”. Ky komunitet ėshtė themeluar nė New York mė 1875. Themeluesi i saj ėshtė njė grua e quajtur Helena Petrowna Blavatsky (1831-1891). Blavatsky, qė ka bėrė shumė udhėtime nė Europė dhe nė Amerikė, ka organizuar konferenca pėr eksperiencėn spiritualiste.

Qendra e komunitetit mė 1879 ėshtė bartur nė Indi, kėshtu qė Blavatsky ėshtė futur nė budizėm. Nė Tibet ka lidhur marrėdhėnie me Mahatma-nė, kurse mendimet e veta i ka shprehur nė librat si “Doktrina e fshehtė”, “Kosmogenis”,“Anthrogenesis” dhe “Ezoterik”. Nė vitin 1897 ka themeluar komunitetin “Vėllazėria ndėrnacionale teozofike”.

Sipas besimit tė saj, teozofia ėshtė qėllimi, fruti, thelbi dhe ekzistenca e tė gjitha feve. Me anė tė teozofisė “e tėrė bota do tė bėhet kishė e Zotit”. Shpėtimi gjendet nė vetė brendinė e njeiut. Ēdo krijesė e dukshme ėshtė njė simbol i ekzistencės absolute, e cila ėshtė trupėzuar nė botėn fizike, ėshtė pra trupėzimi i mendimit. Ekzistimi i njeriut ėshtė fryti i karmasė mė tė hershme. Bartėsi dhe depoja e karmasė ėshtė personaliteti i vetė njeriut.

Njeriu deri sa, me anė tė revolucionit tė bėhet Zot, do tė vazhdojė tė shėtisė nė rrethin e reinkarnacionit. Teozofistėt e pranojnė teorinė e emanacionit tė neoplatonistėve, si dhe mendimet pėr teorinė karma dhe pėr reinkarnacion tė feve indiane. Thonė se qėllimi dhe shpėtimi i njeriut ėshtė zhveshja e njeriut nga materia dhe arritja nė njė gjendje tė pastėr shpirtėrore.

Numri i saktė i anėtarėve tė komunitetit tė pėrhapur nėpėr Europė dhe Amerikė,nuk dihet. Kulte tė posaēme nuk kanė.Adhurimet e tyre janė realizimi me karakter fetar i ceremonive, si pėrkujtimi i Blavatskyt,fotografia, muzika etj. Mendimi i pėrbashkėt ka njė rol tė rėndėsishėm.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fraksionet fetaro-filozofike

Mesazh  Fakiri prej 31.01.12 19:54

2. Anthroposophie

Ky komunitet ėshtė themeluar mė 1913. Themelimi dhe historia e tij ka lidhje tė ngushta me Rudolf Steinerin (1861-1925). Besohet se njerėzimin do ta shndrit ditura e njeriut pėr veten e tij, e cila ėshtė e marrė nga bota mbinatyrore dhe jashtė ndjenjave. Qėndrojnė larg studimit tė temės pėr ekzistimin e shpirtit. Mbrojnė mendimin se ėshtė mė mirė qė konceptet shpirtėrore tė kuptohen me anė tė meditimit.

Meditacionit i japin rėndėsi tė veēantė. Ata mendojnė se me kthim nga bota shpirtėrore
arrihet nė botėn e ndjenjave dhe nė inspirim; mund tė kuptohet marrėdhėnia mes lindjes dhe vdekjes dhe me kosmologjinė; besojnė se inspirimi ėshtė shkrimi i palexueshėm e Zotit.

Sipas Steinerit magjitė janė nga njė libėr parashikimesh dhe besimtarėt i ēojnė drejt Mesias. Shkrimtarėt e ungjijve posedojnė urtėsinė. Gjoni Jezusin e pėrshkruan njeri kosmik; Marku, botė ndjenjash; Mateu, botė e tė menduarit. Poashtu temat e besimit dhe tė adhurimit nė krishterim mundohen t’i shpjegojnė me anė tė metodės teozofike.

Ata thonė se nė shpirtin e Jezusit ėshtė manifestuar Zaratustra dhe Buda. Pėr komunitetin e ri nuk ka nevojė pėr anėtarėt e fraksionit qė tė dalin prej fesė ose fraksionit tė mėparshėm. Pėr kėtė ithtarėt e kėsaj rryme jetojnė tė ndarė nė fe tė ndryshme. Marrėdhėniet mes tyre i vazhdojnė me anė tė anėtarėsimit nė shoqatė. Supozohet se nė Gjermani kanė 20.000 anėtarė.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fraksionet fetaro-filozofike

Mesazh  Fakiri prej 31.01.12 19:55

3. Fraksioni Rocy Cross

Ėshtė njė lėvizje mistere dhe e hapur pėr mendime simbolike dhe mistike. Daton qė nga shek. XVI. dhe XVII. Nė besimin e kėtij fraksioni, rol tė rėndėsishėm luajnė filozofitė, si ajo e alkimisė, kabbalasė dhe e Paracelsusit (1493-1541). Nė kėtė fraksion, ndihma e mistikėve dhe e teozofėve ėshtė e madhe.

Ata theks tė veēantė vėnė mbi atė se Zoti mund tė njihet ma anė tė shenjave hyjnore. Ndėrkaq shkencat skolastike nuk i pranojnė. Ata kėrkojnė njė sintezė mes filozofisė dhe teologjisė, mes besimit dhe diturisė. Gjatė zhvillimit historik komuniteti ėshtė ndarė nė ekole tė reja. Shkollėn mė tė vjetėr tė tyre nė Europė e pėrbėjnė masonėt, kurse si lėvizje tė reja numėrohen:

a. Antiquus Mysticus ordo rosae crucis; ky fraksion ėshtė themeluar nė New York mė 1916 nga gazetari dhe psikologu H. Spencer Lewis (1883-1936), e mė vonė ėshtė pėrhapur edhe nė Europė.

b. Komuniteti Heindel Rosenkreuzer; ėshtė themeluar nė Gjermani nga Max Heindel (1865-1919). Komuniteti, pas Luftės sė Dytė Botėrore, nga ana e Georg Vollmer (v. 1971), ėshtė ringjallur pėrsėri nė Darmstadt.

c. Lectorium Rosicrucianum; ėshtė themeluar nga Jan van Rijckenborgh. Qendra e kėsaj lėvizjeje, qė prej vitit 1936 ėshtė nė Harlem, por ka pėrfaqėsues edhe nė Europė.
Ithtarėt e kėtij fraksioni e pėrdorin shumė shprehjen “transfiguration” (ndryshim). Ata kanė pėr qėllim qė qenien njerėzore ta ndryshojnė me besim, sjellje dhe shenjtėrim.

Besojnė se fuqia hyjnore gjendet tek njeriu por, ajo duhet tė zgjohet dhe tė aktivizohet. Thonė se vetė njeriu ėshtė qėllimi i hyrjes nė botėn hyjnore,nė botėn e ndjenjave. Ata aspirojnė qė me anė tė veprimeve tė shenjtėrimit tė shpėtojnė dhe tė pastrohen prej pjesėve shtazarake, qė me anė tė diturisė dhe tė meditimit tė arrijnė fuqinė hyjnore dhe tė bashkohen me tė.Besojnė se njeriu duke kaluar nėpėr fazat shpirtėrore mund tė bėhet zot. Edhe Jezu Krishtin e vlerėsojnė nė kėtė aspekt.

Ekzistencėn e tyre e vazhdojnė nė fraksione tė ndryshme krishtere. Kanė pėr qėllim edukimin e anėtarėve tė kurseve dhe tė shkollave private. Nė vende tė ndryshme nė Amerikė dhe nė Europė kanė shoqata dhe qendra misionerike.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fraksionet fetaro-filozofike

Mesazh  Fakiri prej 31.01.12 19:58

4. Spiraleja e gjithėsisė

Logosi i universit ėshtė Zoti qė mėsoi Moisiun dhe Jezusin. Logosi i Venusit ėshtė nėna e gjithėsisė. Nė realitet edhe Zoti ėshtė njė njeri. Pėr tė qenė logosi i diellit dhe i rruga e qumėshtit, njeriu duhet tė zhvillojė pėrsoshmėrinė e tij.

Pėr tė arritur nė shkallėt e larta tė vetėdijes, njeriu ka nevojė pėr udhėheqjen e njė mėsuesi, dhe ky mėsues nė Tibet ėshtė Sambala. Ata jetojnė dhe detyrat e tyre i kryejnė me inkarnacion.

Kėto janė tė manifestuara nė Krishta, Buda, Jezusa, Muhammeda, Konfuēa, Laotzea, Zaratustra, Pitagora, Platona, Sulejmana, Origenesa dhe nė Jakobė Bohmena. Prej shkallėve shpirtėrore “shkalla buda” ėshtė shkalla e tetė, mė e lartė se shkalla e shtatė. Sot Sambala ėshtė mėsuesi Morja.

Kėta nuk kanė besim nė Zotin sikur qė ėshtė nė islam dhe nė hebraizėm. Anėtarėt e komunitetit janė pėrhapur nė Europėn perėndimore dhe tė Mesme. Komuniteti nuk ka ndonjė formė tė posaēme adhurimi. Ata vazhdojnė tė jetojnė nė fe dhe nė fraksione tė ndryshme.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fraksionet fetaro-filozofike

Mesazh  Fakiri prej 31.01.12 20:00

5. Spiritizmi

Burimet e besimit nė ekzistimin dhe nė manifestimin e shpirtit mbėshtetet thellė nė tė kaluarėn. Ky besim gjendet pothuajse nė ēdo fe. Konceptet e lidhjes me shpirtin si jeta pas vdekjes, bota e ardhshme,bota shpirtėrore etj., u japin njė pasuri feve.

Vetėm se, kthimi i shkencės nė racionalizėm dhe i njeriut nė ekzistimin e elementeve, e zhvilloi dėshirėn qė edhe termit shpirt t’i kėrkohet njė bazė logjike, mendore, praktike. Shfrytėzimi i metodave shkencore natyrore,e lindi dėshirėn qė studimit tė termit shpirt t’i vėnė disa rregulla.

Kėshtu qė,spiritizmi ėshtė njė prodhim i laicizmit dhe i zhvilimit modern nė mendimin dhe besimin e njeriut.Nė njėrėn anė ėshtė njė protestė kundėr shekullarizimit dhe materializimit, kurse nė anėn tjetėr ėshtė hulumtim qė mendimi botėror tė bėhet element i pranueshėm dhe me anė tė metodės pėr tė treguar model, tė bėhet i pranueshėm dhe i fortė.

Nė librin e Ludwing Feuerbachut me titull “Pėrhapja e krishterimit”, i botuar mė 1848, thuhet: “Ai qė beson nė botėn e ardhshme e humb kėtė jetė dhe vlerėn e saj. Ose humb edhe mė shumė se kjo.

Besimi nė jetėn qiellore ėshtė besimi nė jovlerėn dhe nė mosekzistimin e besimit”. Gjithashtu edhe Karl Marx mė 1848 ka thėnė: “Mohimi i botės sė ardhshme do tė thotė pranim i kėsaj bote. Pėrgėnjeshtrimi i njė jete mė tė mirė nė botėn e ardhshme ėshtė ripėrtėrirje e plotė e jetės sė kėsaj bote dhe varėsi nga njė propozim mė i mirė”.

Edhe deklarimi armiqėsor i mendimit botėror i Feuerbachut ndaj besimit nė botėn e ardhshme, ka hapur rrugėn pėr lindjen e spiritizmit. Ngjarja pėrveē se si njė teori ka filluar edhe si njė fenomen. Dy vajzat e vogla tė njė ēifti metodist John Fox, i cili ka qėndruar nė Hydesvilli nė afėrsi tė Rochesterit nė ShBA, Leah (10 vjeēare) dhe Kate (12 vjeēare),natėn nė shtėpinė e tyre dėgjojnė njė gogol,trokitje tė derės, trokitje nė mur etj.

Pėr tė bėrė tė njohur ngjarjen formohet njė organ intelektualėsh tė Rochesterit. Fėmijėt me kėtė “shpirt qė bėn zhurmė” nė formė loje lidhin kontakte tė suksesshme. Me shndėrrimin e zėrave tė kėrcitjeve nė alfabet, mundėsohet kontakti me shpirtin. Shpirti
qė jeton nė shtėpinė e Fox-ėve thotė se, mė herėt ai ka jetuar si tregtar, pastaj ėshtė vrarė dhe ėshtė va-rrosur nė bodrum. Kur gėrmohet nė bodrum gjendet njė skelet.



Mė pastaj Andrew Jackson Davis (1929-1910), boton njė libėr me titull “The Philosophy of Spiritual Intercourse”. Autori, nė kėtė libėr ėshtė pėrqendruar mbi lajmet qė vijnė nga bota e shpirtėrave dhe mbi teknikėn e komunikimit me ta.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fraksionet fetaro-filozofike

Mesazh  Fakiri prej 31.01.12 20:01

Supozohet se numri i atyre tė cilėt metodat si, kapja e masės, shkrimi automatik, trans i thellė etj., i besojnė dhe janė tė interesuar pėr spiritizėm, nė vitin 1885 ka arritur nė dy milionė. Kjo lėvizje, e cila ka lindur nė Amerikė, ka filluar tė ketė simpatizues edhe nė Europė. Mė 1882 nė Angli ėshtė themeluar “Society for Psychical Research” dhe nė mesin e tyre kanė marrė pjesė kimistė, fizikantė, psikologė.

Kėtė komunitet e kanė ndjekur edhe komunitetet e tjera tė themeluara nė shtete tė ndryshme. Janė formuar shoqėri hulumtuese dhe ėshtė botuar njė literaturė e shumtė. Supozohet se, nė vitin 1960 numri i anėtarėve ka arritur mbi 100 milionė.

Spiritistėt bėjnė njė aktivitet shumėdimensional.Nė tubimet qė kanė bėrė me anė tė mediumeve, mundohen tė flasin me tė afėrmit e tyre tė vdekur dhe me shpirtėrat e botės tjetėr. Kėshtu qė, mundohen tė fitojnė njohuri pėr botėn tjetėr dhe pėr kaderin e tyre. Bėjnė mjekime shpirtėrore dhe udhėheqin nė shėrim.Mundohen qė, me anė tė fuqive qė japin shėrim tė ndikojnė te i sėmuri.

Nė disa raste bėjnė disa operime pa gjak.Bėjnė shėrime prej sė largu.Disa mendime thonė se,ata kanė bėrė udhėtime astrale (qiellore) dhe se kanė vizituar vende shumė tė largėta. Sa qė ka edhe tė atillė qė pretendojnė se kanė shkuar nė botėn tjetėr dhe kanė biseduar atje me njerėz.

Vetėm se,ėshtė e pamundur qė nė spiritizėm tė bisedohet pėr njė mendim dhe besim tė
pėrbashkėt.Nė ndikimin e feve tė ndryshme dhe besimeve popullore ėshtė hapur njė diapazon i gjerė pėrfytyrimi.Ka dallime nė mesin e rrymave nė shtetet e krishtera dhe tė rrymave nė vendet e tjera. Pėr kėtė nuk bisedohet pėr njė spiritualizėm, por pėr rryma tė ndryshme spiritualiste:

Duhet dalluar spiritizmi nga “spiritualizmi”. Nė gjermanisht me fjalėn “spiritizėm” kuptohet studimi empirik-sistematik pėr botėn tjetėr.Temė kryesore ėshtė studimi se, a thua jeta pas vdekjes vazhdon apo jo.Pėr kėtė qėllim thirret ose vėzhgohet parafenomeni dhe kontrollohet burimi dhe vėrtetėsia. Spiritizmi pretendon se pėr kėtė qėllim punon shkencėrisht. I vdekuri, me anė tė mediumit mundohet tė mėsojnė pėrvojėn e vdekjes dhe jetėn nė kėtė botė.

Kurse spiritualizėm, ėshtė njė mendim i universit i ndėrtuar mbi aftėsitė pėr studim tė botės tjetėr. Dituritė grumbullohen prej lajmeve tė shpirtėrave. Mbetet i varur prej eksperiencės sė mediumit. Spiritualizmi tregon ligje pėr universin dhe pėr botėn ezoterike tė njeriut. Mundohet tė kuptojė ekzistimi e Zotit.

Sipas spiritizmit bota materiale ėshtė njė pjesė e vogėl e njė realiteti tė madh.“Materia e mirė” mund tė krahasohet me magnetizmin, qė ėshtė njė fuqi e fshehtė e universit. Spiritualizmi i sotėm shpesh i pėrdor termat e fizikės atomike. Ai pėrbėhet prej njė substance qė buron si drita.

I tėrė universi buron prej tij. Universi ėshtė “materie e trashė, e bymyer”, dritė e dendur, pjesėt mė tė vogla tė tij janė pjesė tė atomit. Kurse bota me materie tė bukur quhet astral ose botė eter. Ndėrkaq njeriu pėrbėhet prej tre pjesėve: trupi fizik, trupi astral dhe shpirti. Trupi astral ėshtė njė shok i sinqertė i trupit fizik.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fraksionet fetaro-filozofike

Mesazh  Fakiri prej 31.01.12 20:04

Specifikat e tė dėgjuarit dhe tė shijuarit janė tė kėtij lloji.Po ashtu ka edhe njė pjesė qė nuk sėmuret, nuk plaket dhe nuk vdes, e kjo ėshtė jashtė botės fizike.Ky ėshtė njė vend i posaēėm pėr shpirtėrat. Kjo ėshtė njė substancė qė nuk ndryshon, nuk prishet dhe ėshtė njė jetė e pafund. Kėta shpirtėra janė tė krijuar nga ana e Zotit. Jeta botėrore nė rrugėn e pėrsosmėrisė sė shpirtėrave ėshtė njė stacion.

Nė kėtė pikė koncepti i inkarnacionit tė shpirtit futet brenda temės. Edhe me doktrinėn karma shpjegohet vazhdueshmėria. Kurse vdekja nė skenėn botėrore ėshtė kalim prej njė bote nė tjetrėn.

Bota astrale u ngjanė pejsazheve nė kėtė botė si, kodrave, fushave, ujėrave, drujve, luleve, qyteteve etj. Por atje ka edhe njė ferr dhe njė zjarr, ujė, baltė, errėsirė, dhunė. Vetėm se, kjo nuk ėshtė e pėrhershme. Dėnimi ėshtė i pėrkohshėm. Kurse bota shpirtėrore ėshtė njė vend ku gjendet ēdo lloj i bukurisė. Bukuritė e kėsaj bote vazhdojnė edhe atje.

Spiritizmi definitivisht e mohon materializmin dhe ideologjitė materialiste.Kurse fetė i vlerėson dhe i komenton nė bazė tė parimeve tė tyre. Nė kėtė drejtim janė formuar organizata dhe grupe qė pėrfaqėsojnė “spiritizmin krishter”. Kurse mendimet e kishave tradicionale janė tė mbyllura ndaj spiritistėve.

Kėto nuk pėrqendrohen shumė mbi Biblėn. Shpirti i Shenjtė nuk ėshtė pjesė e Hyjit, sikur qė e pranon kisha, por njė anėtar i botės shpirtėrore. Edhe shteti hyjnor nė krishterim konceptohet si “bota shpirtėrore e Zotit”. Ceremonitė e pagėzimit dhe tė kungimit komentohen si hyrje nė udhėheqjen e shpirtit.

Spiritistėt,edhe pse kritikojnė fetė e tyre,ata nuk i braktisin ato.Ata preferojnė komentim sipas bindjes sė tyre.Edhe pse kanė shumė anėtarė,ėshtė shumė i vėshtirė pėrcaktimi i numrit tė simpatizuesve.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fraksionet fetaro-filozofike

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi