Feja e vjetėr Amerikane

Shko poshtė

Feja e vjetėr Amerikane

Mesazh  Fakiri prej 31.01.12 17:01

Edhe nė historinė e kontinentit amerikan haset nė kultura tė zhvilluara.Disa nga kėto kultura shkojnė deri nė periudhat mė tė lashta, kurse disa janė paralel me historinė e Periudhės sė Mesme tė Evropės. Nė Meksikė shihet kultura e lartė e toltekėve dhe e aztekėve,nė Guatemala dhe nė Jukatan shihet shteti i majave, nė Kolumbi ēibēat,kurse
nė Peru dhe nė Bolivi inkat.Vetėm se,okupimi i Amerikės sė Mesme dhe tė Jugut nga
ana e spanjollėve, pėr tė gjithė ata pėrgatit njė fund tė dhimbshėm dhe kėshtu tė gjithė u zhdukėn nga skena historike.

Ata tė cilėt tė parėt kanė diskutuar pėr fetė e vjetra amerikane janė shpirtėrorėt spanjollė, shumicėn e tė cilėve e pėrbėjnė priftėrinjtė, qė kanė ardhur bashkė me fuqitė pushtuese. Gjithashtu, gjendjen fetare tė popullit e ndriēojnė edhe shkrimet historike tė administratorėve dhe tė indianėve.

Sidomos, lajmet e vėzhguesve i vėrtetojnė hulumtimet e bėra me anė tė gėrmimeve arkeologjike nė kohėn e fundit. Gjithashtu dokumentohen edhe njoftimet nga astekėt dhe nga tė vjetėrit.

Libri i shenjtė i popullit kiēe, i quajtur “Popul Vuh” (Libri i kėshillave), i cili ka vlera tė rėndėsishme nė fushėn e historisė sė feve, nga ana e njė indiani qė e ka pranuar krishterimin mė 1530, ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn amtare, por me alfabet latin.

Kėtė libėr, nga origjinali apo nga njė kopje Francisko Ximenez, nga fraksioni i dominikajve, e ka pėrkthyer nė spanjisht mė 1700. Ky libėr pėrfshin legjendat pėr krijimin e botės dhe tė njerėzve,historinė e zotave,trimat e periudhės sė parė dhe nė fund historinė e sunduesve tė popullit kiēe.Vepra ėshtė njė prej dokumenteve mė me vlerė pėr kulturėn e Amerikės sė Vjetėr.

Ndėrkaq popujt e kulturės tė rajonit tė Andeve tė Amerikės Jugore, pėr tė shprehur qėllimet e tyre,nė vend tė shkrimit kanė pėrdorur sistemin e perit me nyje.Forma e nyjes nė pe tregonte ngjyrėn,gjatėsinė,kuptimin dhe numrin e gjėsė nė fjalė.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e vjetėr Amerikane

Mesazh  Fakiri prej 31.01.12 17:09

1. Aztekėt

Me pushtimin e Meksikės nga ana e spanjollėve mė 1521, dhe shteti i aztekėve u shkatėrrua dhe u zhduk.Emri i aztekėve rrjedh prej fjalės Aztlan,qė ėshtė emri i shteteve mitologjike.Gjuha e tyre i takon grupit tė gjuhėve tė popullit nahua.Kėta nė shek. XIV,nė platotė meksikane,kanė themeluar monarkitė ushtarake,kurse nė aspektin shpirtėror ishin tė lidhur me trotekėt,tė cilėt shtetin e tyre e kanė formuar mė herėt.

Ata gjithashtu kishin njė histori me shkencė tė matematikės tė zhvilluar.Sipas koncepteve pėr universin,bota ka dalė prej njė deti tė amshueshėm.Nėn sipėrfaqen e tokės gjenden nėntė bota nėntokėsore, kurse mbi tė gjenden nėntė apo dymbėdhjetė shtresa qiellore. Bota, me pėrjetimin e katėr fatkeqėsive tė mėdha, u shkatėrrua katėr herė dhe mė nė fund u shkatėrrua krejtėsisht.

Kėto fatkeqėsi emėrtohen me periudha tė quajtura “diell”.
E para ėshtė “Delli i ujit”, e cila ka pėrfunduar me kaplimin e tėrė botės nga uji me rastin e tufanit;
e dyta,“Dielli i tigrit”,e cila ka pėrfunduar me ngrėnien e diellit dhe tė gjallesave nga ana e tigrit;
e treta,“Dielli i zjarrit”,e cila ka pėrfunduar me ndarjen e tokės nga zjarri i ardhur nga qielli dhe i dalė prej vullkaneve;
e katėrta,“Dielli i erės”,e cila ka pėrfunduar me zhdukjen e tėrė gjallesave nga furtuna dhe nga shekullina.Kurse periudha e tashme botėrore ėshtė mė e fundit, e cila do tė pėrfundojė me tėrmete.

Vetėm se, zotat,nė fatkeqėsinė e mėparshme, kanė shprehur dėshirė tė shohin njė botė tė re dhe e kanė riparuar botėn.Ndėrsa kėtė rradhė,nuk do tė ndihmojnė nė riparimin e botės dhe ajo nuk do tė mund tė ringjallet edhe njė herė.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e vjetėr Amerikane

Mesazh  Fakiri prej 31.01.12 17:14

Sipas aztekėve,nė katin mė tė lartė tė qiellit qėndron zoti Tonacatecutli bashkė me gruan e tij.Ata fėmijės nė barkun e nėnės i dėrgojnė shpirtin.Nėn administrimin e tyre kanė zota tė panumėrt, gjysėm zota, trima tė periudhės sė vjetėr, demonė tė mirė dhe tė kėqinj, shpirtėra natyrorė dhe tė paraardhėsve.

Nė tempujt e tyre adhurohen vetėm zotat. Murgjit janė tė detyruar qė t’i mėsojnė ceremonitė praktike dhe tė menduara me bindje. Nė shtetet e aztekėve dhe tė toltekėve, tempujt mė tė mėdhenj tė rajonit i pėrkushtohen, sė pari Ketsalkovatl (gjarpėri me fletė) e pastaj Tezcatlipace dhe Huitzilopochtli.

Sipas legjendės, Ketsalkovatl ka lindur pas gėlltitjes sė gurit tė ēmueshėm hyjnor nga ana e vejushės Kimalman. Ai gjithashtu ishte mbreti murg i shtetit legjendar Tollan dhe mėsuesi i shumė arteve dhe kulturave pėr tollanėt dhe toltekėt. Pėr shkak tė shumė intrigave tė zotave rivalė, ai e braktisi shtetin dhe u zhduk nė largėsi. Kohėn e fundit, Ketsalkovatl pėrfytyrohej si zot i furtunės dhe gjykues i qiellit natėn.

Besohej se nė njė ardhmėri tė largėt do tė kthehet pėrsėri nė botė. Duke menduar se ardhja e komandantit Cortez ėshtė kthimi i Ketsaltkovatl-it, ata i pritėn vėllazėrisht spanjollėt. Kur e kuptuan se janė mashtruar, ēdo gjė kishte pėrfunduar.

Rivali i Ketsalkovatlit ishte Tezkatlipoce, zoti i natės dhe i luftės. Ai pėrfytyrohej me fytyrė tė frikshme dhe person qė bėn intriga dhe si magjistar i madh.

Njė zot tjetėr ėshtė zoti i luftės, Huitzilopoētli. Hyjnesha e tokės, qė ishte Tlazolteotl, nėpėrmjet njė topi, i cili pėrplot me qime ka rėnė nga qielli, ka mbetur me barrė prej Huitzilopoētlit dhe atė e ka lindur bashkė me armėt. Zota tė tjerė me rėndėsi janė: Tonatiuh, zoti i diellit, Tlaloci, zoti i shiut dhe Tlazolteote, zoti i tokės.

Pėrveē kėyre, kishte edhe shumė zota tė tjerė qė pėrfaqėsonin krijesa natyrore, si prodhimtarinė, zjarrin, yjet etj. Sundimtari i botės sė tė vdekurve dhe i shtatė botėve nėntokėsore ishte Mictlantecutli.Kulti i tij pėrcaktohej sipas kalendarėve tė pėrgatitur me njė vrojtim tė kujdesshėm tė qiellit.Pėrveē disa festave pėr nder tė tij, ai adhurohej edhe nė disa ceremoni, tė cilat realizoheshin me rastin e disa rasteve nė jetėn e njeriut, si lindja,vdekja etj.

Adhurimi nė tempull dhe nė vende tė posaēme bėhej me flijim dhe me lėmoshė.Fėmija i sapolindur,pėr t’u mbrojtur nga fėlliqėsitė materiale dhe nga forcat e liga shpirtėrore, lahej me ujė. Pėr pastrim shpirtėror agjėrohej, qėndrohej larg marrėdhėnieve seksuale dhe bėhej pendimi me askezė. Te aztekėt ishte shumė e pėrhapur tradita e flijimit tė njeriut.

Pėr hyjninė e zjarrit periodikisht flijohej njeriu. Besohej se, nė sajė tė kėtyre sakrificave dielli dhe hėna vazhdonin lėvizjet e tyre. Nė altarėt, qė quhen “Tlacatecco”, ku njeriu sakrifikohej, ndėrtohej njė idhull i pėrbėrė prej mjalti, mielli dhe prej gjakut tė fėmijės, mė vonė mishi i sakrificės hahej nga prezentuesit nė ceremoni.

Sakrificat mė tepėr zgjidheshin tė jenė prej robėrve tė luftės dhe prej fėmijėve. Njeriun qė do ta sakrifikonin e kapin katėr vetė, kurse murgjit me thikė prej guri ia ēajnė kraharorin dhe ia nxjerrin zemrėn jashtė. Sipas dėshmive, nuk mungonin edhe gostitė kanibaliste. Pėr sakrificė i piqnin dhe i hanin tė rinjtė e ushqyer enkas pėr kėtė qėllim.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e vjetėr Amerikane

Mesazh  Fakiri prej 31.01.12 17:18

Murgjit ishin tė organizuar nė mėnyrė hierarkike dhe jetonin nėpėr manastire tė pamartuar. Prej kushteve tė murgėrisė llogariteshin,tė bėrit e vetes unuk (steril),tė marrurit gjak prej veshėve dhe gjuhės.

Kurse fati i njerėzve pas vdekjes varej prej formės sė vdekjes.Burrat dhe gratė qė vdesin nė pleqėri dhe tė sėmurė, shkojnė nė botėn nėntokėsore.Ata qė mbyten apo vdesin nga ndonjė sėmundje me temperaturė dhe ata qė vdesin prej vetėtimės shkojnė nė parajsėn e Tlaloc-it, zoti i shiut, pėr tė cilin mendohet se gjendet nė njė mal nė lindje.

Pėr kėtė, tė vdekurit para se tė varrosen lyhen me ngjyrė tė kaltėrt, qė llogaritet ngjyra e zotit tė shiut. Ata qė vdesin nė luftė dhe qė flijohen dhe ato gra qė vdesin gjatė lindjes, shkojnė nė parajsėn qiellore, te zoti i diellit. Kėshtu qė, nė jetėn pas vdekjes nuk ka dėnim dhe shpėrblim, kundėrvlerė pėr punėt e kėsaj bote.

Njėri prej lajmeve me rėndėsi qė ėshtė nė burimet e tyre ėshtė ajo se, njėri prej princave tė popullit Tezcoco,i quajtur Nezahualcoyotl (Kozotl qė agjėron),ka shkruar njė legjendė tė ngjashme me Fjalėt e Urta (tė Solomonit) tė Dhiatės sė Vjetėr.Ai ka ndėrtuar njė tempull nėntė katėsh,ka mbrojtur mendimin se zoti ėshtė krijuesi i gjithėsisė, tė besohet dhe tė adhurohet njė zot i dukshėm dhe e ka ndaluar sakrificėn me gjak.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e vjetėr Amerikane

Mesazh  Fakiri prej 31.01.12 17:37

2. Majatė

Feja e majave ka ngjashmėri nė shumė aspekte me fenė e aztekėve.Shkrimet hieroglife dhe lojrat e shenjta me top janė disa prej ngjashmėrive.Vetėm se majatė nuk kanė qenė tiranė dhe gjakderdhės, sikur aztekėt.Te ata shumė rallė shihet flijimi i njeriut. Kryesisht ata flijonin bimė dhe kafshė. Nė krye tė panteonit gjendej Hunabku, zoti mė i lartė dhe pasiv.

Kurse zoti aktiv, Itzamna, llogaritej zoti i diellit dhe trim i kultit. Zoti qė i ngjan Ketsalkovatlit tė aztekėve ishte Kukulkan.Ai ishte zbuluesi i kalendarit dhe i diturive dhe mbrojtėsi i prodhimit. Ata kishin edhe zota tė shiut, tė tėrmetit dhe tė yjeve.

Kurse sunduesi i botės nėntokėsore ishte Hunahpu. Sipas legjendės sė majave, ai ishte zoti qė e nxorri shtetin prej deti dhe pasi iu pėrgjigj ēdo nevoje, e krijoi njeriun prej bimės sė misrit.

Kėta edhe nė aspektin e kultit u ngjajnė aztekėve, tė cilėt flijonin pemė, lule, qen dhe gjel deti. Ndėrkaq flijimi i njeriut ishte i rallė. Vetėm nė kohė tė caktuara, nė njė gropė tė thellė qė e llogaritnin tė shenjtė, i hidhnin vajzat beqare, duke i sakrifikuar. Ata e dinin edhe lojėn e topit, sikur te aztekėt.Oborri i gjerė i tempullit llogaritej edhe fushė futbolli.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e vjetėr Amerikane

Mesazh  Fakiri prej 31.01.12 17:38

3. Inkatė

Inkatė kanė jetuar nė Perun e sotėm. Shteti i tyre ka ekzistuar deri mė 1432, kur komandanti spanjoll Pizarro e pushtoi atė. Njė pjesė e tokave tė tyre ishte pasuri e shtetit, gjegjėsisht e inkave. Ēdo nėnshtetas mashkull, deri nė njė moshė tė caktuar, ishte i obliguar tė punojė nė kėto toka dhe tė shėrbejė nė ushtri. Nevojtarėt kėrkesat e domosdoshme tė tyre pėr drith, pambuk etj., i pėrmbushnin prej depos shtetėrore.

Ndėrsa kur plakeshin nevojat e tyre nė tėrėsi i plotėsonte shteti. Inka, si kryetar shteti, llogaritej nip i diellit. Sipas legjendės, pasuesi i tij Manko Kapak, i cili ėshtė parė nga motra dhe gruaja e tij nė njė shpellė nė liqenin Titicaca, ėshtė tėrhequr nė veriperėndim dhe njerėzve u ka mėsuar ndreqjen dhe pėrdorimin e mjeteve tė ndryshme. Kurse nė Cuzco ka formuar njė shtet. Nga tė gjithė kėta sundimtarė, gjashtė tė fundit janė tė njohur.

Sipas inkave, zoti Vriakoēa, llogaritej krijuesi i botės. Kėngėt e bukura fetare pėr tė tregojnė fetarėsinė e njerėzve.Nė tempullin e diellit nė Cuzco, gjenden bashkė zoti i diellit, Inti, dhe zoti i vetėtimės, Kokeilla. Ata pėrfaqėsohen me tre idhuj prej ari.

Poashtu, edhe deti, hėna dhe yjet e rėndėsishėm kanė zotat e tyre tė posaēėm. Ceremonitė fetare bėhen nė tempull.Pėr kurban flijohen lule, ushqime, pije dhe veshje, tė cilat pastaj hidhen nė zjarr dhe digjen.Nė disa raste nė zjarr si kurban digjej edhe kafsha Lama.

Me rastin e kalimit nė fron apo me rastin e vdekjes sė inkas, ose nė raste me rėndėsi, si paraqitja e sėmundjeve ngjitėse dhe e urisė,flijohen fėmijė dhe tė rritur.Shėrbimet fetare i kryejnė murgjit dhe murgeshat.Inka,gratė tjera,pėrveē gruas kryesore tė tij,qė ėshtė edhe motra e tij, i zgjedh prej murgeshave.

Tė vdekurit i varrosin tė balsamosur. Ata besojnė se, shpirtrat, nėpėr njė urė prej qimje, shkojnė nė “Shtėpinė e memecėve”, e cila gjendet mbi njė det tė thellė, kurse pėr ata qė jetojnė nė bregdet, besohej se shpirtėrat e tyre me anė tė peshkaqenėve dėrgohen nė ishullin Guano.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e vjetėr Amerikane

Mesazh  Fakiri prej 31.01.12 17:41

4. Ēibēatė

Ata jetonin nė mes tė liqenit Nacaragua dhe tė Ekuatorit, dhe kishin prejardhje prej popullit tė Andeve me njė kulturė tė zhvilluar.Qyteti i shenjtė Suamoj qeverisej nga njė mbret murg i zgjedhur.Ata kishin njė sistem tė ngjashėm me sistemin kast tė indusėve. Murgjit pozitat e tyre i linin trashėgimi me njė metodė matriarkale.

Klasat pėrbėheshin duke filluar prej luftėtarėve, tregtarėve, artistėve dhe bujqve.Kurse klasa mė e ulėt ishin parjatė. Realizuesi i kėtij ligji, nė tė njėjtėn kohė ishte edhe sundimtari, hyjnia e tė cilit ėshtė e pranuar.

Sipas njė dėshmie tė ēibēajve, njerėzit burojnė nga Bachue, qė ėshtė nėna e ēdo gjėje, e cila ka mbetur me barrė nga njė mashkull qė ėshtė parė nė liqenin Iquaqua.Pastaj Bachue, atė mashkull, qė ėshtė babai i njerėzimit, e shndėrron nė formėn e gjarpėrit dhe e lėshon nė liqen.

Kurse sipas njė dėshmie tjetėr, i ati i parė i njerėzimit ėshtė Kazikeni, qė meshkujt i ka krijuar prej dheut tė verdhė,kurse femrat prej bishtit tė bimėve.Ndėrsa vetė ai, sikur dielli dhe hėna, ka hipur nė qiell.Bachue ėshtė ajo qė njerėzimit ia ka mėsuar qytetėrimin.Ajo, sė pari ėshtė fshehur dhe pastaj ka humbur.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e vjetėr Amerikane

Mesazh  Fakiri prej 31.01.12 17:43

5. Piramidat e Amerikės Jugore

Piramidat janė tė ndėrtuara nga vendėsit e vjetėr amerikanė.Gjithashtu janė mbeturina tė
qytetėrimit (200 para e.s.-700 pas e.s.) tė quajtur “Teotihucan”. Pėrbėhet prej pesė katėve taracė. Mė e larta ėshtė 60 metra.Por, ka edhe mė tė vogla.Nė shtetin e majave (Rajoni Chiapas) ka edhe piramidė me emrin “Tempulli i mbishkrimeve”, e cila ka njė dhomė pėr tė vdekurit, qė nuk ėshtė te piramidat e tjera, dhe njė varr prej guri dhe, gjithashtu, ėshtė e zbukuruar me gurėz tė gdhendur. Nė maje tė pira-midave tė Meksikės gjendet njė bazament dhe njė pullaz tempulli. Ndėrkaq piramida El-Castillo ėshtė nėntėkatėshe dhe mjaft madhėshtore.


6. Pasqyrimet e besimit tė vjetėr amerikan

Vendasit e Amerikės sė Vjetėr,tė shpėtuar prej gjenocidit tė ushtruar mbi ta,nga ana e kolonizuesve janė syrgjynosur nė male dhe shkretėtirė, vende tė cilat nuk vlejnė pėr bujqėsi. Njė pjesė e popullit, nga tė cilėt ishin marrė burimet pėr jetė, u zhdukėn nga uria dhe sėmundjet. Ata qė kanė mbijetuar deri tani nga kultura e tyre e pėrbashkėt, janė vallėzimet e kultit pėr turistėt, modelet e teshave tė veshura nė danse dhe punimet mbi ato tesha.

Ata, pėrveē qė janė dėrguar pėrreth lumit Missisippi dhe Misuri, janė munduar qė jetėn e tyre ta vazhdojnė edhe nė shkretėtirėn e Teksasit dhe tė Meksikės sė Re dhe nė kufijtė e Kanadasė. Krahas krishterimit tė pėr-gjithshėm tė tyre, nė mesin e tyre, nga mesi i shek. XX, u paraqit njė lėvizje e quajtur “Vallėzimi i shpirtėrave”, e cila sot vazhdon ende me emrin “Kulti Peyote”.

Peyote ėshtė manifestim i ndjenjės sė zhvilluar fetare nė situata tė ndryshme tė racės sė kuqe. Nė vallėzimin e shpirtėrorėve ėshtė shpresa pėr ardhjen e shpėtimtarit-mesias. Sipas kėsaj, ata besojnė se do tė vijė njė lider i mbushur me frymėzim hyjnor dhe do t’u mundėsojė atyre njė jetė parajse. Qė kėtė lider dhe udhėheqės Zoti sa ta dėrgojė mė shpejt, ata mundohen qė tė lidhin marrėdhėnie me shpirtėrat e stėrgjyshėrve dhe botėn hyjnore.

Brenda kohės janė paraqitur edhe liderė, tė cilėt kanė besuar se kanė lidhje me qiellin dhe me shpirtėrat e stėrgjyshėrve. Kėta, nė pėrgjithėsi, janė liderė tė edukuar dhe qė shpejt mund tė kalojnė nė trans (gjendje shpirtėrore tė hipnozės sė thellė).Disa nga kėta njerėz, qė nėpėrmjet ėndėrrės dhe transit bėjnė udhėtime shpirtėrore nė qiell, jetojnė jetė asketike nė male.

Nė manifestimin e fuqisė sė shenjtorėve nė rolin e shpėtimtarit,rol tė rėndėsishėm luajnė kulti i vjetėr mjekėsor dhe veprimet pėr shpėrndarjen e shėrimit. Nė disa raste luftėtarėve u kanė thėnė se nuk i vret plumbi i tė bardhėve.Sidomos, ata besojnė se, dėshmorėt e luftės me fuqinė misterioze tė Shpėtimtarit tė ardhshėm do tė rikthehen pėrsėri nė jetė, gjegjėsisht nė familjet e tyre.

Kulti Peyote ėshtė shfaqur pas shtypjes sė kryengritjes aktive tė shpėtimtarit nga ana e tė bardhėve. Peyote ėshtė njė bimė kaktusi me rrėnjė tė deponuar, si karrotė, rrepė etj. Ka specifikė narkotike. Njerėzit qė ushqehen nga kėto kalojnė nė gjendje transi dhe nė ekstazė (dehje shpirtėrore) dėgjojnė zėra tė jashtėzakonshėm, shohin fotografi tė ngjashme.

Pėr ta kjo ėshtė njė bimė e shenjtė. Anėtarėt e kultit Peyote kishėn e tyre nė fillim e kanė quajtur “Church of the Born”, kurse sot e pėrdorin emrin “Native American Church”. Bima Pejote ėshtė bėrė njė mjet qė i bashkon njerėzit me hyjninė.

Sa qė thonė se,Bibla ėshtė vetėm pėr anėtarėt e botės sė vjetėr,kurse ata vetė me anė tė Peyotes arrinė direkt te shpallja hyjnore,dhe thonė se Bibla nuk ėshtė pėr ta.Ceremonitė kishtare janė unifikuar me ceremonitė Peyote.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Feja e vjetėr Amerikane

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi