Teutonėt

Shko poshtė

Teutonėt

Mesazh  Fakiri prej 30.01.12 20:33

Feja e vjetėr teutone (fis i vjetėr gjerman)

Teutonėt janė njė grup i njė populli indoeuropian, tė cilėt nė aspektin gjuhėsor mė afėr janė me keltėt dhe italikėt. Ende nuk ėshtė e qartė se emri i tyre rrjedh prej keltėve apo prej teutonėve (gjermanėve).

Kjo fjalė shihet nė Posejdonjos, nė vitin 80 para e.s. Teutonėt janė pėrhapur prej Skandinavisė Jugore dhe prej Gjermanisė Veriore. Ata kishin koncepte tė ndryshme dhe nuk kanė patur njė fe tė caktuar dhe tė pėrbashkėt. Ne kėtu do tė flasim pėr parimet e tyre tė pėrbashkėta dhe tė pėrgjithshme.

Njoftimet mė tė vjetra pėr fenė teutone hasen te Cezari, Straboni, Tacutus, Ammianus, Mercellinus,Jordanes dhe Prokop, tė cilėt janė shkrimtarė tė periudhės sė vjetėr. Mė vonė kėta i pasojnė aktivitetet e misionarėve krishterė, gjegjėsisht lajmet pėr ligjet kundėr traditave tė idhujtarisė.Nė lidhje me kėtė ēėshtje,shumica e teksteve runen (tekste tė shkruara me shkrim tė vjetėr teuton) dhe fjalėt magjike zėnė njė vend tė rėndėsishėm.

Provat mė tė vjetra tė besimit teuton janė ato tė mbetura prej Periudhės sė Gurit dhe Bronzit nė Suedi dhe nė Norvegji,tė cilat paraqiten nėpėr vizatime tė ndryshme nėpėr shkėmbij. Traditat e tyre pėr tė vdekurit dhe pėr besimin nė shpirtin mund tė pėrcaktohen nė bazė tė disa mundėsive.

Edhe pse burimet pėr madhėshtinė e teutonėve janė tė pakta, nė veprat me titull “Edda” dhe “Sagas” gjenden dokumentacione me vlerė pėr teutonėt e vjetėr. Vetėm se, pyetja se sa mitologjitė pėr zotin qė shpjegohet nėpėr disa tema, mund tė jenė tė vazhdueshme pėr tė gjitha hapėsirat teutone, mbetet pa pėrgjigje. Megjithatė, pėrsėri burim kryesor pėr fenė teutone ėshtė Edda.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teutonėt

Mesazh  Fakiri prej 30.01.12 20:36

b. Zotat dhe kultet e tyre

Zotat mė tė rėndėsishėm tė teutonėve janė Frej, Ziu, Donar dhe Wodan. Tacitus kėta i konsideron tė njėjtė me Marsin, Jupiterin dhe Mėrkurin.Mė i vjetri nga kėta ėshtė Ziu (Tyr), Zoti i Qiellit.Te saksonėt e vjetėr pėrmendet me emrin Saxnot.Ai ėshtė pėrfaqėsuesi i jetės sė shenjtė dhe i jetės ligjore. Kurse te teutonėt perėndimorė dhe ata veriorė ėshtė zot i luftės.

Donar, ėshtė zot i furtunės dhe i prodhimit, zoti mė i dashur i fshatrave tė Islandės. Po ashtu, edhe normanėt dhe vikingėt e kanė zhvilluar kultin e tij. Kulti i tij edhe nė periudhėn e Krishetrizmit ka jetuar njė kohė tė gjatė.

Ky zot qė cilėsohet si mbrojtės i mitologjisė, i adhuruesve tė alkoolit dhe i gjarpėrinjve Midgard, ka luajtur rolin edhe tė mbrojtėsit. Arma e Donarit ishte ēekani, kurse kali i tij ishte Sleipnir, me tetė kėmbė dhe magjik, i cili atė e bartte nė ajėr. Edhe dy korba qė i bartte nė shpinė, tė cilėt ēdo gjė qė shihnin gjatė fluturimit ia pėrshtatnin atij dhe e lajmėronin atė.

Frej, ishte prej zotave gra dhe ishte hyjneshė e prodhimit dhe e dashurisė. Sidomos Nerthusi me dy gjini dhe Frigg, qė ėshtė nėna e zotave pėr ardhmėrinė dhe gruaja e Odinit, luajnė rol tė rėndėsishėm.

Feja teutone ėshtė besim nė shumė zota. Vetėm se edhe besimi nė njė zot nuk ėshtė harruar nė asnjė rajon.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teutonėt

Mesazh  Fakiri prej 30.01.12 20:38

c. Murgėria dhe kulti

Popujt teutonė nuk e njihnin klasėn e murgjve dhe organizatėn e tyre. Flijimin e sakrificave e bėnte ēdo njeri vetė. Vetėm se, ritualet e rėndėsishme i realizonin administratorėt botėrorė tė rajonit.Adhurimi mė tepėr bėhej nėpėr pyje (zabele) dhe vende tė shenjta. Mė vonė filloi tė bėhet nėpėr shtėpi, salone pėr sakrificė. Rrallėherė shihej edhe sakrifica njeri, i cili flijohej, sidomos, pėr zotin Odin.

Sipas shpjegimeve tė Strabos, nė Kimberuler, murgeshat me flokė tė bardha dhe tė veshura me tė bardha,nė kokat e robėrve tė luftės vendosin lule,i afrojnė afėr njė kazani dhe, duke e mbajtur kokėn mbi njė skaj tė kazanit, ia presin qafėn dhe gjaku i tyre rrjedh brenda nė kazan. Kėshtu qė duke shikuar nė gjakun e derdhur nė kazan, japin lajme edhe pėr ardhmėrinė.

Adam von Bremen, shpjegon se nė Uspala nė kohėn ekuinoks (dita kur nata dhe dita janė tė barabarta) tė (pran)verės, ditėn dhe natėn theren nga nėntė njerėz sakrifcė dhe pastaj trupat e tyre i varin nė njė zabel.

Sipas besimeve popullore teutone, burime uji tė panumėrta, male, pyje, shtėpi janė vende ku gjenden viganėt, zanat dhe shkurtabiqėt qė kanė tė bėjnė me shpirtin. Kėto krijesa, nė tė shumtėn e rasteve veprojnė pozitivisht ndaj njeriut.

Ata njeriut i mėsojnė fuqinė magjike tė kullosės, gurėve,shkrimit dhe fjalėve. Sipas asaj qė kuptohet prej vendeve tė kultit nė Upsala, teutonėt nė periudhat e mėvonshme kanė edhe vizatimet e tempujve dhe tė zotit.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teutonėt

Mesazh  Fakiri prej 30.01.12 20:40

ē. Besimi nė fat

Zotat teutonė jetojnė nė majėn e botės, tė quajtur Asgard, qė ėshtė si njė familje zotash nėn udhėheqjen e Odinit, kurse vendi i tyre i ngjante vendit tė njeriut.Sipas teutonėve, zotat janė qenie qė zotėrojnė fuqi magjike dhe tė nxjerra prej formės sė njeriut dhe gjenden nėn administrimin e fatit pėr jetesė dhe pėr zhdukje.

Pėr kėtė ata nuk janė tė pėrhershėm.Zoti Odin(Wodan)pėr tė mėsuar kohėn e fatkeqėsisė, Mimirit Vigan i ka dhėnė syrin, kurse pėr tė lidhur ujkun e Ziu Fenrisit, zotit tė luftės, e ka sakrifikuar dorėn e djathtė tė tij. Zotat e dinė fatin e tyre se janė duke shkuar drejt hiēit, por nuk u mjafton forca qė kanė pėr tė ndryshuar atė.

Planifikues tė fatit, qė ėshtė i dėnuari i gjithėsisė, dhe realizues tė atij plani ishin tre hyjnesha.Kėto ishin tre zota tė quajtur Urd (i bėrė),Werdandi (bėhet) dhe Skuld (do tė bėhet),tė cilat qėndrojnė nė njė dru frashėri. to tjerrin dhe endin fijet e jetės sė njerėzve dhe tė zotave.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teutonėt

Mesazh  Fakiri prej 30.01.12 20:44

d. Koncepti pėr vdekjen

Sipas teutonėve,vdekja ėshtė njė mjet,i cili njerėzit i bart pranė familjes qė jetuar mė parė.Njeriu i vdekur,nė kodrinat e varreve takohet me anėtarėt e familjes qė kanė vdekur mė herėt dhe kėshtu vazhdojnė bashkėrisht tė jetojnė jetėn e kėsaj bote.

I pari nė botėn e tė vdekurve ėshtė zoti Hel.Atje arrihej me anė tė njė ure prej ari, e ndėrtuar prej dy vajzave mbi njė lumė tė quajtur Gjöll.Tė pafajshmit do tė jetojnė nė vendin e Helit tė padėnuar, por jo edhe tė gėzuar.

Ndėrkaq mėkatarėt, aty afėr tė tjerėve do tė torturohen nga Garm, qeni i ferrit. Ata pastaj do tė bien nė gropa me baltė, tė mbushura me shpata, do tė lėndohen dhe do tė ndiejnė dhimbje.

Kurse fati i atyre qė vdesin nė luftė, ēdo njėri sipas plagės qė ka, do tė bėhet pėrsėri i ri dhe do tė shėrohet.Kurse qumėshti i Dhisė sė Heidrun-it,atyre do t’u dhurojė njė jetė tė pėrhershme.

Edhe njė derr mashkull,i quajtur Shehrimnir,ēdo herė pasi qė tė hahet do tė ringjallet pėrsėri,dhe ata do t’i ushqejė me mishin e tij.Atje edhe kėngėtarėt dhe instrumentalistėt do t’i kėnaqin dhe do t’ua mundėsojnė qė ditėt qė nuk kanė fund t’i kalojnė me gėzim.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teutonėt

Mesazh  Fakiri prej 30.01.12 20:46

dh. Koncepti pėr eskatologjinė

Bota pas vdekjes sė zotit Baldurs, gjithmonė do tė shkojė drejt tė keqes, morali dita-ditės do tė shkatėrrohet, vėllezėrit do tė vrasin njėri tjetrin.Fėmijėt vėlla-motėr do t’i prishin lidhjet gjenetike;prostuticioni dhe luftėrat do tė pėrhapen; asnjė mashkull me tjetrin nuk do tė jetė i pajtuar.

Veē se, para ditės sė kiametit, Krimbi Fenris dhe Gjarpėri Midgard, do t’i prishin lidhjet dhe do tė zhduken nė det,yjet do tė bien nga qielli,tokėn do ta pėrfshijė njė tym dhe njė zjarr, kurse njė temperaturė e madhe do tė ngritet nė qiell.

Megjithatė, pas zhdukjes sė gjithēkaje, bota pėrsėri do tė dalė prej detit dhe do tė
fillojė njė jetė e re. Ndėrkaq zotat, do tė grumbullohen nė njė shesh tė gjerė tė quajtur sheshi Ida dhe do t’i gjejnė mbishkrimet e mbetura prej periudhave mė tė hershme dhe do t’i mėsojnė tė vėrtetat e humbura.Tė gjitha fatkeqėsitė do tė shndėrrohen nė mėshirė dhe duke ndenjur nė saraje prej ari, do tė vazhdojnė tė shijojnė jetėn e tyre.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teutonėt

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi