Zaratustrizmi

Shko poshtė

Zaratustrizmi

Mesazh  Fakiri prej 30.01.12 16:58



Themeluesi i zaratustrizmit ėshtė Zaratustra. Origjinali i fjalės ėshtė “Zarat-Ustra”. Forma e latinizuar e saj ėshtė “Zaratustra”, kurse forma e greqizuar ėshtė “Zoraaster”. Ndėrsa fesė qė ai themeloi i thuhet “zoraastrianizėm”, ose sipas emrit qė pėrdoret pėr zotin nė kėtė fe, Ahura Mazda, kėsaj feje i thuhet “mazdaizėm”. Kurse nė bazė tė shtetit ku kjo fe vepron i thuhet edhe “persizėm”.Kur’ani pėr kėtė besim pėrdor termin “mexhusi”.Pėr shkak tė traditės sė ndezjes sė zjarrit qė e pėrdorin nė adhurimet e tyre ata janė quajtur edhe si “adhurues tė zjarrit”.

Emri i themeluesit pėrbėhet prej kompozimit tė fjalėve zarath (i bukur, i drejtė) dhe ustra (deve),qė ka kuptimin “ai qė ka deve tė bukur”. Etimologjia popullore fjalės Zaratustra i jep kuptimin “Ylli qė jeton”. Sipas legjendės, ai ėshtė ndeshur me njė yll qė ka qenė nė shpėrndarje e sipėr dhe ai yll atė e ka bartur nė qiell. Pėr kėtė shkak ai e ka marrė emrin Zaratustra, qė do tė thotė “ylli qė jeton”.

Ne, njohuritė pėr zaratustrizmin i marrim prej burimeve tė ndryshme. Bota perėndimore njė kohė tė gjatė ka shfrytėzuar shkrimtarėt latinė dhe grekė, qė janė burime tė dorės sė dytė.

Dijetari nga Oxfordi, Thomas Hyde, mė 1700 ka shkruar njė vepėr me emrin “Historia religionis veterum Perserum, eorumque Magarum”, dhe kjo vepėr pėr shkrimtarėt e mėvonshėm ėshtė bėrė burim kryesor. Sipas Hyde, Zaratustra ėshtė njė profet pėr tė cilin ėshtė folur shumė edhe nga ana e Jezusit/Isait.Ezra (Uzejri) dhe profetėt e tjerė hebraikė, kanė shrytėzuar tė dhėna nga ai.

Kjo vepėr e Hydeit, ka qenė burim edhe pėr Volterin, edhe pėr Lessingun.Por,deri nė shek. XVIII. Avesta, libri hyjnor i kėsaj feje, ende nuk njihej definitivisht. Si pėrfundim, mė 7 nėntor tė vitit 1754 Anquetli Duperron, njė i ri ushtar francez dashurohet nė persishten. Nė Indi pati sukses,futet nė mesin e persianėve dhe prej tyre mori mėsimet e duhura.

Mė nė fund, duke i mbushur dy kėmisha dhe dy shami xhepi me disa libra dhe me Avestėn, e anė tė njė organizate franceze arrinė tė iki, pėr nė Indinė Lindore. Mė vonė, Avestėn e pėrkthen nė frengjisht dhe kėshtu mė 1771 arrinė tė botohet nė Paris. Nėpėrmjet kėsaj bota shkencore njohu librin kryesor, gjegjėsisht burimin kryesor tė Zaratustrizmit.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zaratustrizmi

Mesazh  Fakiri prej 30.01.12 16:59

1. Librat e shenjtė

Emri i librit tė shenjtė, i cili del nė shesh pas vdekjes sė Zaratustrės, ėshtė Avesta. Ajo rrjedh prej fjalės apastak. Nė pėrgjithėsi pėrkthehet si “tekst origjinal”. Nė fillim Apastak ėshtė kuptuar vetėm si transmetim gojor. Ka qė pretendojnė se kjo rrjedh prej fjalės ermene avandem (tė shpjegosh, tė transmetosh). Pjesa Gatatėt, e librit tė shenjtė, ka mundėsi qė tė shkojė deri nė kohėn e Zaratustrės.

Pjesa tjetėr ėshtė e shkruar mė vonė. Avesta ėshtė shkruar nė dialektin e vjetėr iranian. Kėtij dialekti i thuhet dialetki aveste.Ka njė afėrsi me gjuhėn e vjetėr indiane. Sot nga dialektet persiane mė afėr saj ėshtė dialekti afgan.Sipas tė dhėnave iraniane, ekziston njė tekst i Avestės i llogaritur i vėrtetė nė kohėn e ahamenidėve.Kurse nė tekstin e Avestės qė e posedojmė sot ėshtė bėrė njė numėr shtesash.


Teksti i periudhės ahamenide ka humbur gjatė luftės sė zhvilluar mes persianėve dhe Lekės sė Madh. Edhe pse nė periudhėn e sasanidėve ėshtė mundur qė shkrimet e shenjta tė grumbullohen edhe njė herė, me ēlirimin e Iranit nga ana e muslimanėve pėrsėri stagnoi njė aktivitet i tillė.

Teksti ekzistues pėrbėhet prej pjesėve qė shpėtuan nga shumė vėshtirėsi, qė kanė pėsuar pėrmirėsime tė mėdha dhe qė kanė mundur tė mbijetojnė deri mė sot. Kontrolli i saktėsisė dhe i pėrcaktimit tė marrėdhėnieve me Zaratustrėn, ėshtė shumė i vėshtirė.

Avesta ėshtė njėra prej librave, qė nė aspektin e shprehjes dhe pėrmbajtjes ėshtė shumė e vėshtirė pėr t’u kuptuar. Qė nė fillim kanė lindur problemet pėr tė kuptuarit e Avestės dhe kjo ka qenė shkak i daljes sė shumė komentimeve nė shesh. Kėto komentime quhen “zend” (shkencė).


Me kalimin e kohės, prej bashkimit tė Zendit dhe Avestės ėshtė formuar “Zend-Avesta”.
Nė transmetimet islame lajmėrohet se Avesta ėshtė parė nė shek. X nė Bagdad. Libri
Videvdat (libri pėr mbrojtjen nga demonėt),qė ėshtė pjesė e Avestės,nuk ėshtė i
plotė.Dorėshkrimi mė i vjetėr qė njihet sot, ėshtė i mbetur prej shek. XIII dhe ruhet nė Indi.

Kurse ata qė janė nė persisht nuk shkojnė mė larg shek. XVII.Ndėrkaq libri i botuar qė ėshtė sot,ka afėrsisht 500 faqe dhe ėshtė i keqpėrdorur. Libri i adhurimit, pjesa kryesore e tė cilit pėrbėhet prej 72 pjesėve, ėshtė jasna. Pjesės 16., qė pėrbėhet prej 28-34 dhe 43-51 pjesėve tė Jasnasė, i thuhet gata, pėr tė cilėn ekspertėt kanė arritur nė konsenzus se arrin deri te Zaratustra.Nė aspektin e shprehjes dhe formės ajo paraqet paralelizėm me Atharva-Veda, e cila reflekton periudhėn indo-xhermene.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zaratustrizmi

Mesazh  Fakiri prej 30.01.12 17:04

2. Zaratustra

Sipas tė dhėnave vendėse,Zaratustra ka jetuar nė njė rajon tė quajtur vendi i Arjas.Ky
vend,sikur qė ėshtė i njohur, ėshtė pjesa lindore e Iranit.Kushtet gjeografike dhe ekonomike tė cilat lajmėrojnė gatatėt, tregojnė se ky rajon ėshtė njė vend malor ku jetohet me blegtori. Nga ajo qė ėshtė zbuluar kuptohet se populli jashtė, i cili ka jetuar nė kėtė vend para Zaratustrės,ka besuar nė shumė zota dhe pėr lumenjtė, malet dhe pėr liqenet ka flijuar kurban si lopė dhe dhen.

Ata nuk kanė patur tempuj. Ka patur murgj qė merreshin me magji dhe me sakrificė, tė cilėt jetonin me dhuratat e tė pasurve.Aty Mitra e indusve kishte shumė respekt. Nė vend tė pijes soma,pėrdornin haoma. Kjo ishte njė bimė e shenjtė tė cilėn besohej se e pinin edhe zotat.

Prandaj murgjit e kanė pirė me shumicė,se ajo ishte njė bimė e lėngėt dehėse. Zaratustra ka lindur dhe ėshtė rritur nė njė ambient tė tillė. Vetėm se, ku dhe kur ka lindur, ka qenė temė diskutimi njė kohė tė gjatė.Sipas disave, Zaratustra ka jetuar 1000 vjet para e.s., ose ka jetuar nė periudhėn e ahamenidėve.Kurse shkrimtarėt grekė, atė e ēojnė nė periudha shumė mė tė vjetra dhe pretendojnė se ka jetuar 6000 vjet para Platonit.Kurse njė pjesė janė tė mendimit se ai ka jetuar nga vitet 2000 para e.s.

Ndėrkaq burimet iraniane tregojnė se Zaratustra ka jetuar 258 vjet para Lekės sė Madh. Shumica e historianėve kėtė datė e pranojnė si tė vėrtetė.Pėr pasojė,ata janė tė mendimit se Zaratustra ka jetuar nė kohėn e ahamenidėve, nė shek. VI para e.s. Ajo qė mėsohet prej hieroglifeve persiane dhe prej transmetimeve greke, vėrteton mendimin se Vishtaspa (621-581 para e.s.), qė ėshtė i ati i Dariusit tė Madh, dhe Vishtaspa, perandori qė i beson Zaratustrės dhe qė pėrmendet nė Jasna 51, 16, janė i njėjti person.

Sipas kėsaj Vishtaspa ka pranuar fenė e Zaratustrės dhe nė tė ka parė energjinė e nevojshme pėr tė formuar njė perandori. Nė bazė tė kėsaj llogarie kuptohet se Zaratustra ka lindur mė 630 para e.s. nė rajonin e quajtur Horasan.

Nėna e Zaratustrės ėshtė Dugdova, kurse babai Pojrushaspa. Thuhet se i takojnė fisit
Spitama. Zaratustra ėshtė i treti mes pesė vllezėrve.Nė moshėn 7 vjeēare, babai e dėrgon te njė mėsues, nė bazė tė traditės sė kohės.Kurse nė moshėn 15 vjeēare, thuhet se ai, nė bazė tė moshės qė ka patur ėshtė zhvilluar mė tepėr.Ndėrkaq nė moshėn 20 vjeēare ai ka filluar udhėtimin e tij nė vendet pėrreth.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zaratustrizmi

Mesazh  Fakiri prej 30.01.12 17:05

Babai i tij pėlqen njė vajzė pėr tė, mirėpo ai, edhe pse ishte nė kundėrshtim me traditėn vendėse ngul kėmbė qė ta shohė vajzėn me tė cilėn do tė martohet.Pasi e sheh atė nė fund martohet.Emrin e kėsaj zonje nuk e dimė,vetėm se,transmetohet se Zaratustra me tė ka patur njė djalė me emrin Ishatjastra dhe tre vajza.

Pas moshės 20 vjeēare,te Zaratsustra bėhen ndryshime tė mėdha shpirtėrore. Shpesh
shkonte nė male dhe vende tė pashkela dhe atje mundohej tė jetojė njė jetė asketike.
Pėrafėrsisht mes moshės 30-40 vjeēare nė njė festė vere, pranė lumit Daitja (Amaderja?) atij i paraqitet njė engjėll me emrin Vohu-Mana dhe e sihariqon pėr shpalljen qė i ka dėrguar zoti i madh Ahura-Mazda.

Ėshtė e mundshme qė kjo ngjarje tė rastis nė muajin mars tė viti 600 para e.s. dhe nė kohėn e lindjes sė mbretit Husrev. Sipas transmetimit thirrja pėr profet e Zaratustrės
ėshtė bėrė pas jetės asketike tė tij. Pas kėsaj kohe ai ka qenė i preokupuar me adhurim dhe meditim nė njė shpellė pranė njė mali tė afėrt. Kriza e tij mori fund me krijimin e marrėdhėnieve me botėn hyjnore.

Kurse engjėlli qė iu paraqit, atij ia solli detyrėn e profetėsisė.Ai sipas njė fjale tė tij,nuk ka mbetur vetėm me tė pamurit e engjėllit,por,nė tė njėjtėn kohė me veshin e brendshėm tė tij i ka pėrvetėsuar mėsimet e tij.Kėshtu qė,marrėdhėniet me engjėllin do tė vazhdojnė deri nė fund tė jetės sė tij.

Emri i engjėllit,sipas asaj qė e ka emėrtuar Zaratustra,Vohu-Mana, ka kuptimin “shpirti i mirė, ndjenjė e mirė, mendim i mirė”. Zaratustra ngjarjen e kontaktit me engjėllin e shpjegon kėshtu: “Kur humba veten nė shpirtin e mirė ai mė pyet,kush je ti,kujt i takon ti, pyetjes sė parė iu pėrgjigja se unė jam Zaratustra,jam armik i vėrtetė i gėnjeshtrave,por, dėshiroj tė bėhem pėrkrahės i fortė i njerėzve tė drejtė”(Jasua,43,37).
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zaratustrizmi

Mesazh  Fakiri prej 30.01.12 17:12

Pas kėsaj nuk dimė mė pėr misionin profetik tė Zaratustrės dhe si ai e ka filluar kėtė detyrė.Sipas transmetimeve persiane, ai,dhjetė vjet me radhė,nė vendlindjen e tij,ėshtė marrė me tė mėsuarit dhe tė shpjeguarit e asaj qė i ėshtė shpallur. Mes viteve 600-590 para e.s., kėto aktivitete nuk arritėn ndonjė pėrfundim.Nė vendin e tij,nė Bakterija nuk mundi tė arrijė sukses, sepse prej fisit tė vet mundi tė bind vetėm Madjomanhanė.

Nė fund, e kuptoi se, kundėrarmiqėsisė sė populli tė tij, e vetmja rrugė ishte braktisja e vendit dhe shpėrngulja.Pėrafėrsisht,mė 590 para e.s,nė stinėn e dimrit mori rrugė drejt lindjes. Zaratustra gjendjen shpirtėrore tė kėtij rasti e shpjegon kėshtu:

“Cili rreth mua mė fsheh?
Mua do mė fsheh, ku duhet tė ikė?
Largohem prej fisnikėrisė dhe priftėrisė,
Bashkėatdhetarėt, tė cilėve u kam shėrbyer, nuk mė lėnė rahat.
Si edhe gjyqtarėt e huaj nė vendin tim!
O, Zoti im qė di ēdo gjė, mė trego
Si mund tė tė bėj tė kėnaqur?” (Jasua,46,1)

Kėtu i shohim brengat dhe ankesat e Zaratustrės.Pėrafėrsisht ai udhėtimin e tij e filloi nė muajin Janar tė vitit 590 para e.s.Nė dimrin e ftohtė ai vazhdoi tė udhėtojė drejt maleve Horasan. Nėse kalimthi trokiste tek ndonjė nga parėsia e vendit, nuk pranohej brenda.

Viti i shpėrnguljes sė Zaratustrės nuk ėshtė i qartė. Vetėm se ka qenė i detyruar tė shkojė drejt lindjes dhe bashkė me ata qė kanė qenė me tė,strehohet nė shtetin e Kavi Vishtasė, por,gjithashtu i jepet edhe e drejta e propagandimit tė fesė sė tij.

Vetėm se, pas njė kohe i ikėn edhe qetėsia. Ballafaqohet me kundėrshtime tė forta nga
klerikėt vendės.Sipas transmetimeve, murgjit atij i drejtohen me 33 pyetje, diskutimi i tė cilave vazhdoi vite me rradhė.

Nė kėto tubime ka marrė pjesė edhe perandori Kavi Vishtaspa dhe ėshtė ndikuar prej diskutimeve tė tij. Kundėrshtarėt e tij e akuzojnė se ai ėshtė magjistar.Zaratustra burgoset,lihet i uritur.Ai nga kjo gjendje shpėton me shėrimin e kalit tė perandorit,tė cilin perandori e donte shumė.

Siē kuptohet nga transmetimet, Zaratustra ka ardhur nė Horasan dhe kėtu dy vjet ka
predikuar dhe e ka rrėnjosur fenė e vet.Fenė e tij e kanė pėrqafuar disa nga vendėsit. Mė kryesori nga ata ėshtė Frasha-Oshtra.

Atė dhe vėllain e tij,Camaspa, Zaratustra i lavdėron si mbrojtės tė besimit tė vėrtetė.Po ashtu sipas transmetimeve edhe mbretėresha Hutavsandikohet nga predikimet e tij dhe bėhet shkak pėr pranimin e kėtij besimi nga ana e burrit tė saj,Vishaspa.

Vėllai i perandorit Zajravaraj dhe princi Spentodata, janė prej besimtarėve tė njohur.Ai nė kėtė kohė martohet me njė vajzė prej familjeve tė parėsisė.

Vishtaspa, pasi e pranon fenė e re, 30 vjet radhazi vazhdon tė paraqesė ligjėratat e
Zaratustrės.Vetėm se, autoriteti i tij i tejkaloi kufijtė mbretėror,kėshtu qė edhe nė shtetet pėrreth filloi tė pėrhapet me tė shpejtė.

Kjo pėrhapje u bė shkak edhe pėr ndarjen e familjeve, disa e braktisėn shtetin e tyre dhe u shpėrngulėn nė shtetin e Vishtaspasė. Pernadori i shtetit Turan, Arcataspa, i cili dėshironte t’i jap fund kėsaj gjendjeje, e sulmoi shtetin e Vishtaspasė.Me kėtė rast Zaratustra kapet nga ana forcave tė Arxhataspasė dhe nė vitin 553 para e.s. vritet nė moshėn 77 vjeēare.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zaratustrizmi

Mesazh  Fakiri prej 30.01.12 17:14

3. Koncepti pėr Zotin

Zaratustra, zotin, pėr tė cilin propagandonte e kishte quajtur Ahura-Mazda. Emri i tij mund tė pėrkthehet si “Zoti qė di gjithēka”. Te gatatė, tė dy pjesėt e emrit tė zotit, fjalėt Ahura dhe Mazda,pėrbėjnė njė tėrėsi tė pandarė. Etimologjikisht fjala Ahura do tė thotė “zot”, kurse fjala Mazda “Ai qė di gjithēka”. Kurse fjala zot nė mėnyrė direkte, te gatatė nuk pėrmendet fare. Zaratustra, nė Jasna 44/3-6, duke e pėrshkruar Ahura Mazda-nė, shprehet kėshtu:
“Kush i vendoi nė orbitė diellin dhe yjet?
Kush ėshtė ai qė hėnėn e merr nė vete dhe e humb?
Kush ėshtė ai qė botėn e mban nėn vete?
Kush ėshtė ai qė nuk e lė qiellin tė rrėzohet?
Kush ėshtė ai qė i mban ujėrat dhe bimėt?
Kush ėshtė ai qė erėn dhe mjegullat i ēon tė vrapojnė?
Cili ėshtė ai krijues qė krijoi gjumin dhe zgjimin?
Kush ėshtė ai qė ringjallė vetėdijėn e pėrgjegjėsisė, nė obligimin e mėngjesit,drekės dhe tė mbrėmjes?
O, gjykatės suprem,Ty, edhe si etern edhe si tė amshueshėm, tė gjeta me shpirtin tim”.

Zaratustra Zotin,tė cilin e quan Ahura-Mazda,e cilėson si “zoti dhe krijuesi i vėrtetė i rregullit dhe i veprimeve”.Ai ėshtė qė di ēdo gjė, dhe ai ėshtė zoti qė tė mirės i pėrgjigjet me mirėsi,kurse tė keqes me tė keqe. Vetėm se, tė mirėn dhe tė keqen nuk i tregon si parapėrcaktime.Pėr kėtė arsye fati i njeriut mund tė ndryshojė.Nė luftėn mes forcave tė sė mirės dhe tė keqes,liria e njeriut ėshtė e padeterminuar.

Qė nga dita kur Zoti krijoi ēdo gjallesė, edhe tė drejtat edhe gėnjeshtrat janė tė lira nė veprimin e tyre. Kurse nė shkrimet e periudhės sė mėvonshme tė Avestės,shprehet se Ahura-Mazda i ka krijuar vetėm krijesat e mira dhe tė pastra,kurse krijesat e kėqija dhe tė papastėra,i ka krijuar Ehrimeni,qė ėshtė fuqi e djallit.Ahura-Mazda nuk ka ndonjė trup special.Ai konceptohet si zjarr,si dritė,si flakė.


avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zaratustrizmi

Mesazh  Fakiri prej 30.01.12 17:16

4. Krijesat shpirtėrore

Pėrveē engjėllit Vohu Manah, te gatatė ka edhe engjėj tjerė qė kanė shėrbyer si tė dėrguar tė Ahura-Mazdasė.Njėri nga ata ėshtė engjėlli me emrin Sraoshah (respekt). Pėrveē kėtyre,kujdes kėrkojnė edhe krijesat e tjera shpirtėrore, esenca e tė cilave nuk ėshtė e qartė dhe e kuptueshme.

Disa studiues thonė se, shtatė tė shenjtat me emrin Amesha Spentas, janė pa trup; nė
realitet pretendojnė se kėto janė cilėsi tė Ahura-Mazdasė. Ndėrkaq nė shkrimet e mėvonshme tė Avestės,Amesha Spentas paraqitet si kryeengjėll, si njė shpirt i shenjtė. Spenta Mainju,cilėsohet si diē tjetėr nga Ahura-Mazda, kurse nė disa raste shihet si njėri prej emrave tė Zotit.

Prej krijesave shpirtėrore janė edhe jazatatė, tė cilat llogariten nė mesin e krijesave
tė mirėsisė.Nė mesin e kėtyre gjenden edhe zotat e vjetėr popullorė iranianė para Zaratustrės, si Mitra dhe Verasragna.

Nė fund mund tė pėrmenden edhe fravashitėt, tė cilėt llogariten si vizatime qiellore tė
tė gjitha gjallesave.Ka mundėsi qė kėto tė krahasohen me idetė e Platonit. Ata po ashtu pranohen edhe si engjėj mbrojtės.

Pėrveē kėtyre gjenden edhe fuqitė e kėqia, krijesat satanike.Nė mesin e tyre numėrohen Aka Mainju (shpirti i keq) dhe Ashme (dehja e vdekjes).Krijesa kryesore e tė kėqiave ėshtė Angra-Mainju,emri tjetėr i sė cilės ėshtė Ehrimen.Fuqitė e kėqija,nėn urdhėrin e tij, e kanė kapluar tėrė botėn.

Numri i tyre me kalimin e kohės shtohet. Kėto fuqi tė sė keqes, nė pėrgjithėsi janė zota tė Iranit politeist, tė periudhės para Zaratustrės. Zaratustra, kuptimin e kėtyre e kthen mbrapsht dhe ato i cilėson si shpirtėra tė kėqinj.

Kurse nė shkrimet e periudhės sė mėvonshme tė Avestės,iranianėt,armiqtė e tyre i kanė konsideruar pėr fuqi tė kėqija,tė cilat i shėrbejnė Ehrimenit.Pėr shembull, grekėt, romakėt, turqit dhe arabėt janė cilėsuar si ushtarė tė djallit.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zaratustrizmi

Mesazh  Fakiri prej 30.01.12 17:21

5. Dualizmi

Zaratustra, burimin e ngjarjeve tė ndryshme nė kėtė botė e ka parė nė aktivitetin e fuqisė sė tė mirės dhe tė sė keqes, gjegjėsisht nė aktivitetin e engjėjve dhe tė djallit.Sipas tij, zoti Ahura- Mazda dhe engjujt nėn urdhrin e tij, tė gjitha gjallesat i orientojnė nė mirėsi drejt tė bukurės, kurse Angra-Mainja dhe djajtė nėn urdhėrin e tij,gjallesat i orientojnė nė tė keqen dhe nė rrugė tė gabuar.

Nė botė, kėto dy fuqi, pėr tė realizuar dominimin absolut, janė gjithnjė nė luftė me njėra tjetrėn. Kėto fuqi nuk kuptohen vetėm nė aspektin etik, por edhe nė atė metafizik.

Fuqia pozitive me atė negative dhe fuqia krijuese me atė shkatėrruese qė nė amshueshmėri kanė qenė nė kundėrshtim me njėra tjetrėn.Kėto shumė mė herėt paraqiten si “binjakė” tė lindur prejZotit tė Kohės (Zervan,Dehr):Ahura-Mazda, Angra Mainju.Nė disa raste,njėra pranė tjetrės janė si drita me errėsirėn.Zoti i dritės llogaritet Ahura-Mazda, kurse i errėsisės Djalli Angra-Mainju.

Nė luftėn e kėtyre fuqive tė kundėrta fitimi i fundit do tė jetė i Ahura-Mazdasė.Sundimi
absolut i tij do tė jetė dritė, sikur dielli. Mazdaistėt (adhuruesit e zjarrit), janė si simbol i pastėrtisė ideale.Ndeznin zjarr. Atyre u thuhej Asravan, qė d.t.th. ndezės tė zjarrit. Kjo traditė e tyre i ka shtyrė muslimanėt qė ata t’i quajnė adhurues tė zjarrit.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zaratustrizmi

Mesazh  Fakiri prej 30.01.12 17:24

6. Koncepti pėr kohėn

Sipas zaratustrianizmit,periudha prej krijimit e deri nė kijamet do tė zgjatė 12000 vjetė qė pėrbėhen prej katėr periudhave nga tre mijė vjet.Ėshtė e mundshme qė numri 12 ka tė bėjė me horoskopin dhe me numrin e muajve.

Nė fillim Angra-Mainju, qė ėshtė njėri nga binjakėt e krijuar nga Zervani edhe pse nė amshueshmėri pėr shkak tė xhelozisė, e ka sulmuar Ahura-Mazdanė,nuk ka qenė i suksesshėm.Armiqėsia mes tyre vazhdon tė ekzistojė.Pas kėsaj,lufta qė ka filluar mes zotit Ahura-Mazda dhe Angra-Mainju do tė zgjatė 9000 vjet:

1. Nė kėtė periudhė (vitet 1-2999) Ahura-Mazda krijon engjėjt, shpirtėrat e mirė dhe
fravashitėt, gjegjėsisht, pamjet e pėrhershme shpirtėrore tė gjallesave. Tė gjitha jetojnė pėr njė tė ardhme tė pafundme.

2. Nė kėtė periudhė (vitet 3000-5999) krijesa e pafund shndėrrohet nė materie. Njeriu i parė i shndėrruar nė materie quhet gajomart, kurse nė botėn e kafshėve i pari ėshtė shpirti i kaut.Kėshtu kėto fillojnė tė jetojnė njė jetė tė pėrsosur pa gabime.

Angra Mainju kur e sheh se sulmi nė periudhėn e parė i shkon kot dhe se fitorja e fundit i takon Ahura-Mazdasė, dėshiron qė tė bėjė njė sulm tė ri.Por, edhe kėtė herė fiton Ahura-Mazda.

3. Nė kėtė periudhė (vitet 6000-8999) Angra-Mainju futet nė botė, e mbyt njeriun e parė dhe kaun e parė. Por, njeriu dhe kau i parė e kanė parandjerė fatin e tyre dhe para se ata tė vdisnin kanė lėnė pasardhės. Gjatė kėsaj kohe bota mbushet edhe me viganė dhe demonė, tė cilėt i ka krijuar Ahura-Mazda. Kėshtu qė nė botė pėrzihet e mira me tė keqen.

4. Nė kėtė periudhė (vitet 9000-12000) Ahura-Mazda pėr t’u ndihmuar njerėzve dėrgon
Zaratustrėn. Zoti, shpirtin e tij e ka krijuar qė nė fillim tė periudhės sė dytė dhe kėshtu,
ai (Zaratustra) qė nė atė kohė jetonte nė botėn e pafund.Ndikimi i misionit tė Zaratustrės nė botėn ku jeton do tė zgjatė dhjetė shekuj.Pastaj, me kalimin e kohės do tė keqėsohet gjendja gjenerale etike e botės.

Nė fund,nė mijėvjetėshin e dytė pas Zaratustrės,do tė vijė njė profet,po ashtu prej fisit
tė Zaratustrės,dhe kjo gjendje do tė pėrsėritet nė mijėvjetėshin e tretė pėrsėri. Vetėm se emri i misionarit qė do tė vijė nė mijėvjetėshin e tretė dhe i cili do tė jetė njė farė lloj mehdiu, do tė jetė Soashjant.Ai do tė sundojė botėn dhe do ta pastrojė atė nga fuqitė e kėqija,do ta ripėrtėrijė misionin e Zaratustrės dhe bota do tė mbushet me besimtarė tė Zaratustrės.Nė fund tė mijėvjetėshit, sundimin e tij do t’ia dorėzojė Ahura-Mazdės dhe kėshtu do tė marrė fund edhe ekzistimi i botės.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zaratustrizmi

Mesazh  Fakiri prej 30.01.12 17:26

7. Format e adhurimit

Nuk kemi njohuri tė mjaftueshme pėr format e adhurimit, tė vendosura nga ana e
Zaratustrės. Sot, format e adhurimit tė parsijve nuk ka mundėsi qė tė mbėshteten te Zaratustra.Pėr mėnyrėn e pranimit tė anėtarėve tė rinj nė kėtė fe, nuk dimė asgjė. Besimtarėt e sotėm, si shenjė e njė lidhshmėrie shpirtėrore me zotin, lidhin njė brez.

Simboli kryesor i reformės fetare tė Zaratustrės ėshtė mohimi i ēdo lloji tė sakrifikimit me derdhje gjak. Nė vend tė adhurimit qė i bėhet Mitrės nėpėr shpella tė errėta, bėhen adhurime tė pastra gjatė ditės.Pėrpara altarit tė vendosur nė njė shesh tė gjerė ndizet njė zjarr dhe duke i ngritur duart lart bėhet lutje.Zaratustra e hoqi institucionin e sakrifikimit tė kafshėve dhe nė vend tė tyre vendosi traditėn e ndezjes sė zjarrit.

Altarėt e zjarrit, tė rregulluara nė sheshe publike, duke u zhvilluar u bėnė shkak i daljes nė shesh tė tempujve tė mėdhenj tė quajtur “Ateshgede”.

Ateshgedetė, pėrbėhen prej njė oborri tė hapur nė formė katrori, pranė tė cilit gjendej edhe njė dhomė e zbrazėt e mbuluar me kupolė. Nė kėtė dhomė rri ndezur njė zjarr i shenjtė. Kurse populli tubohet nė oborrin e hapur dhe aty kryejnė adhurimin e tij.

Mė herėt tempujt kanė qenė tė izoluar nga drita dhe kanė qenė ndėrtesa ku ka qenė ndezur zjarri i shenjtė. Zjarrin nuk e prekte asnjė dorė njeriu.

Murgjit qė e ruanin zjarrin,pėr tė mos e pėrlyer zjarrin me frymėmarrjen e tyre, gojėn dhe hundėn e tyre i mbulonin sikur kirurgėt modernė.Zjarrin e tollovitnin me mashė dhe me lopatė dhe mbi tė vėndosnin drunj tė shenjtėruar.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zaratustrizmi

Mesazh  Fakiri prej 30.01.12 17:27

8. Koncepti pėr botėn e ardhshme

Zaratustra nė predikimet e tij,shpesh lajmėronte pėr njė ditė tė llogarisė,qė do tė vijė sė shpejti.Vetėm se kjo ditė ėshtė pėr ata qė nuk janė mazdaistė, sepse nė mėngjesin e ditės sė katėrt pas vdekjes, shpirti shkon nė botėn tjetėr.

Nėse ėshtė njė shpirt besimtari, ai nga ana e Sraoshit do tė dėrgohet nė parajsėn qiellore. Kurse nėse ėshtė shpirt mosbesimtari bie nė ferrin e pėrgatitur nėn mbikalimin e quajtur Ura Sinvant (ura e ndarjes), e cila e bashkon kėtė botė me botėn tjetėr.

Mesi i urės ėshtė si maja e shpatės.Kur do tė kalojė ndonjė besimtar,do tė zgjerohet dhe do tė bėhet njė rrugė e rehatshme me gjėrėsi prej 15 shtizash dhe kėshtu, besimtarit ia mundėson tė arrijė nė parajsėn e pėrhershme tė dritės.

Kurse kur kalon shpirti jobesimtar,ajo bėhet mė e hollė se qimja dhe mė e mprehtė se shpata dhe kėshtu, shpirtin e jobesimtarit e rrėzon nė thellėsitė e pafund tė ferrit. Madje engjėjt qė qėndrojnė nė fillim tė urės,shpirtin besimtar e udhėzojnė dhe e ēojnė nė parajsė,kurse shpirtin jobesimtar e futin nė ferr.

Vendin tė cilin e quajmė ferr, Zaratustra e quan “Vendi i rrenės” ose “Shtėpia e rrenės”. Ky vend pėrfytyrohet si njė vend nė nėntokė i mbuluar me kupolė. Ky ėshtė vendi i njerėzve tė kėqinj dhe i krijesave tė kėqija. Ushqimi qė iu ofrohet atyre ėshtė papastėrtia.Ai ėshtė njė vend i mbushur me errėsirė, brengė dhe zhurmė.

Kurse vendi ku do tė hyjnė besimtarėt, ėshtė parajsa. Zaratustra kėtė vend e quan “Shtėpia e lavdėrimit”. Kėtu nė fillim hyn Zoti.Zaratustra kėtu do tė shpėrblehet bashkė me ithtarėt e tij.Kurse ata tė cilėt mirėsitė dhe mėkatet i kanė tė barabarta,deri ditėn e fundit do tė qėndrojnė nė njė vend nė mes tė parajsės dhe ferrit.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zaratustrizmi

Mesazh  Fakiri prej 30.01.12 17:31

9. Dita e llogarisė

Pėrveē qė shpirti, pas vdekjes, ballafaqohet me gjykimin individual, ai po ashtu paramendohet tė ballafaqohet edhe me gjykimin gjeneral ditėn e ringjalljes.

Sipas kėsaj, me kalimin e kohės, me plotėsimin e jetės nė kėtė botė, nė mijėvjetėshin
e tretė pas Zaratustrės, do tė vijė mehdiu Soashjant dhe ai, pas punės sė tij njėmijėvjeēare, sundimin e tij do t’ia dorėzojė zotit Ahura- Mazda.

Pas kėsaj do tė fillojė edhe ringjallja, tė vdekurit do tė kthehen nė trupat e tyre tė
mėparshėm dhe do tė tubohen nė sheshin e gjykimit.Aty ēdo njėrit do t’i paraqiten bėmat dhe punėt e veta, tė vėrtetėt do tė ndahen nga tė pavėrtetėt.

Zoti, nė praninė e shpirtit tė Shenjtė dhe mehdiut Soashjant, do ta formojė gjykatėn hyjnore dhe nė bazė tė drejtėsisė hyjnore tė mirėn dhe tė keqen do ta ndajė me zjarr.

Ata qė do tė shkojnė nė ferr do tė dėnohen tri ditė radhazi, kurse ata qė do tė shkojnė nė parajsė do tė shijojnė dėnimin e atyre.Pas kėsaj do tė vijė njė zjarr i madh qė i pėrfshin tė gjithė,i cili besimtarėve do t’iu japė qumėsht tė ngrohtė,ndėrsa jobesimtarėve xehe tė shkrirė. Zjarri njeriut do t’ia djegė tė gjitha mbeturinat e papastra.Mė nė fund tė gjithė njerėzit do tė hyjnė nė parajsėn e zotit Ahura-Mazda.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zaratustrizmi

Mesazh  Fakiri prej 30.01.12 17:34


10. Gjendja e sotme

Nė Iran dhe nė Indi ka disa grupe fetare qė mundohen tė mbajnė gjallė zaratustrizmin. Ata qė janė nė Iran janė tė paorganizuar dhe me numėr shumė tė vogėl.

Atyre atje u thuhet “gabritėt”.Kurse ata qė janė nė Indi janė mė tė organizuar dhe quhen “parsitėt”.Ata gjenden nė Bombaj dhe nė rajonet e tjera pėrreth tij, nė qytetet Karnataka dhe Karaēi. Pas ēlirimit tė Iranit nga ana e muslimanėve, supozohet se ata qė nuk kanė dashur tė jetojnė nėn udhėheqjen e islamit, janė shpėrngulur atje.

Ata merren me tepėr me tregti dhe me zanate tė ndryshme.Tė vdekurit i vendosin nė vendet e quajtura dahma ose “Kulla e qetėsisė”.Kėto janė ndėrtesa nė formė cilindri me lartėsi 12 kėmbė. Nė pullazet e tyre rradhiten trupa tė njerėzve tė zhveshur.

Gjatė kohės trupat e tyre hahen nga skifteri ose thahen.Eshtrat e zhveshur prej mishit, vendosen nė katin pėrdhesė tė kullės.Tė huajve nuk u lejohet tė hyjnė nė varreza.

Mosdjegia dhe i mosvarrimi i tė vdekurve,sikur te komshinjtė e tyre,ishte me qėllim qė tė mos pėrlyhet dheu dhe zjarri.Vetėm se,ata tė Iranit me ndikimin e komshinjve tė tyre,tė vdekurit i varrosin. Mendohet se numri i tyre ėshtė 300.000.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zaratustrizmi

Mesazh  Berti69 prej 24.09.12 21:08

Parimet e Zoroastres mbi moralin kolektiv dhe lidhjet qė mbajnė njerėzit janė ende relevante sot, ku shumica e feve tjera nuk i japin rėndėsi atyre:
- Barazia midis burrave dhe grave ėshtė theksuar nė mėnyrė tė pėrsėritur nė Gathas.
- Mbajtja pastėr e ujit, tokės, ajrit dhe zjarrit ėshtė njė tjetėr parim i ndjekėsve tė kėsaj feje.
- Skllavėria dhe nenshtrimi i qenies njerėzore, hidhen poshtė plotėsisht nė doktrinėn e Zoroastres.
- Gjithkush duhet tė jetojė nga pėrpjekjet e tij dhe tė pėrfitojė nga ndjersa e tij.
- Idhujtaria, adhurimi i gurit apo tė ndonjė vendi tjetėr tė ndėrtuar, janė tė ndaluara. Shtėpia e Perėndisė nuk ėshtė ajo e ndėrtuar nga njeriu, por zemra dhe mendja janė shtėpia e tij.
- Asnjė shtypje nuk mund tė lejohet nė lidhje me njerėzit, dhe nėse ėshtė e nevojshme, duhet tė ngrihen pėr tė eliminuar atė.
- Asnjė e keqe nuk duhet tė kryet ndaj kafshėve dhe ēdo sakrificė duhet tė konsiderohet si njė krim.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Zaratustrizmi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi