Rimisherimi dhe Karma

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Rimisherimi dhe Karma

Mesazh  Gon! prej 30.01.12 12:11

Rimisherimi dhe Karma



Nje prej praktikave me te zakonshme ne kohen tone eshte hetimi i jeteve te meparshme; germohet ne te kaluaren tone ne kerkim te elementeve qe mund te hedhin drite mbi te tashmen, zakonisht duke perdorur hipnozen.

Mendohet se hipnoza dhe pergjithesisht manipulimet e karmes jane praktika shpirterore, dhe qe mund te perdoren per zhvillimin e njeriut. Perdoren keto teknika te tilla sidomos per t'u liruar pa shume lodhje nga pasojat karmike te mbledhura gjate ekzistencave te shumta te jetuara me pare.

Sipas disa mendimeve, perpara se te lindim, na fshihet kujtesa e jetes se meparshme, dhe per kete duhet te kete nje arsye! Prandaj ne nuk duhet te shkojme kunder dhe te luftojme kunder kesaj harrese. Megjithate shume njerez shkelin me ndergjegje natyren sot, duke tentuar te kapercejne dyert qe Ligji Kozmik ia ka mbyllur memories sone.
Ne fakt duke e menduar me mire, e kaluara eshte vetem ajo qe njihet. Ata qe nuk njohin dhe nuk kane kujtime, nuk kane as te kaluar.
Mendim i zakonshem eshte qe memorja e jeteve te kaluara qendron ne subkoshiencen individuale dhe eshte pikerisht kjo bindje qe eshte zanafilla e cdo keqkuptimi.

Ne te vertete njeriu nuk ka me vete asnje kujtim te jeteve te kaluara. Memorja e cdo eventi e cdo veprimi, ndodhet ne Akasha, pra ne katet me te larta te astrales, dhe vetem shume pak mund te kene askses. Njeriu i thjeshte mund te gjeje kujtimet e tij antike vetem ne fund te ciklit te vet jetesor fizik. Vetem ne raste te rralla mund te lejohet qe te njihet me pare ndonje fragment.
Asnje mjek apo kushdo tjeter nuk mund ta ndihmoje pacientin te arrije deri ne ate pike. Hipnoza futet ne nendergjegjen, por megjithate eshte e kote pasi ne nendergjegje nuk ka fakte qe te ekzistoje ndonje e dhene per ekzistencat e meparshme.
Ajo cfare zbulohet me ane te nendergjegjes, shpesh nuk ka te beje fare as me jeten reale te individit, por bazohet neper fantazi, dyshime, frikera, apo ne gjera per te cilat eshte degjuar, imagjinuar, apo ne gjera te jetuara nga te tjeret.

Ne fakt eshte shume e thjeshte qe gjate hipnozes te hyhet ne kontakt me nendergjegjen e dikujt. Por nuk mund te dihet me siguri nese ajo qe tregon pacienti ka ndodhur me te vertete apo ai thjesht e ka menduar, nese jane pjeseza te jetes se tij apo te te tjereve, te te shkuares apo te te tashmes.

Karma nuk eshte nje semundje te cilen nje mjek mund ta kuroje, por qe shpesh here konsiderohet si e tille. Shpesh flitet per te “zgjidhur karmen”, por per kete duhet kuptuar pothuajse gjithshka nga jeta e kaluar, dhe kjo sigurisht qe nuk eshte e mudur nepermjet hipnozes.
Por pse njeriu nuk duhet te njohe te kaluaren e tij? Pse natyra ka bere qe kujtimet e tij te fshihen?
Nese njeriu do te duhej te jetote ne funksion te asaj qe ne te perditshmen e quajme karma, jeta jone do te ishte nje jete varesie te perjetshme; nuk do te arrinim dot qe te ndaheshim nga ajo qe kemi qene me perpara. Tendenca jone e lindur per te germuar ne ate cfare ka ndodhur me pare, do te na conte ne nje mungese te rende lirie, pasi do te ishim te paafte qe te jetonim te tashmen. Do te vazhdonim te kerkonim arsyet dhe justifikimet e sjelljeve tona, pasi ne fund te fundit eshte ajo qe bejme edhe me te kaluaren e vone.

Kohet e fundit kane filluar te jene ne mode, nje sere teorish relative mbi rimisherimin, te cilat mesohen si te ishin fakte, por qe ne fakt nuk jane te bazuara dhe do te rrezoheshin me lehtesi nese do te vleresoheshin me logjike. Per shembull disa mbeshtesin teorine qe ai qe ne jeten e tij te kaluar eshte vrare, per shkak te nje ligji kompensimi, duhet qe te vrase vrasesin e tij ne jeten e kaluar, ne jeten e tashme. Kjo teori do te sillte nje kaos ne te gjithe boten. Teori tjeter mbeshtet idene se ai qe ka vrare ne nje jete te meparshme, duhet ta jape jeten e tij per te njejtin shpirt, ndoshta duke u kthyer ne toke si mamaja e shpirtit te personit qe kishte vrare ne jeten e kaluar.

Ekziston gjithashtu edhe besimi qe ne jeten e mepasshme gjendeni me nje pjese te mire te personave qe keni nohur qe ne jeten e meparshme, pasi do te jeni te detyruar qe te perballeni serish me cdo situate te pazgjidhur, dhe eshte e pakundershtueshme ne fakt, qe me shume nga te njohurit tani, e sidomos familjare, te ngelen me lehtesi gjera te lena pezull.

Keshtu qe, nje grua qe sot ka nje lidhje me nje mashkull shume me te ri, me shume mundesi, ne nje jete te meparshme te kete qene mamaja e tij, e tani ndodhet ne kete lidhje per shkak te problemeve te vjetra marredheniesh. Mesa duket, shpirti nuk e njeh incestin.
Kush na flet per te kaluaren tone? Operatoret e karmes, qofshin keta hipnotizues apo kanalizues. Eshte e lehte per keta persona qe te vetebinden dhe te bindin edhe te tjeret; ata ne fakt na lejojne qe te nisim nje mekanizem te vecante. Duke u bazuar ne tregimet tona, na ndihmojne qe t’i atribuojme efekteve te karmes, problemet e jetos sone te tanishme. Ne kete menyre arrijme te justifikojme paaftesine tone per t’i zgjidhur; mund te motivojme sjelljet tona aktuale te gabuara apo dobesine tone, mund te gjejme justifikime te mira per tendencen tone per te ardhur rreth e rrotull situatave ne vend qe t’i zgjidhim ato. Dhe kjo ne fakt eshte shume e gabuar.

Pra, karma dhe pasojat e saj na lejojne neve qe te mos i pranojme gabimet e se sotmes. Te hetojme ne ato te se kaluares eshte shume me e thjeshte dhe siguruese; pasi edhe pse kemi qene ne ata qe i kane bere, gjithsesi nuk jemi me i njejti person, dhe per kete nuk ndihemi me te pergjegjshem. Por dhenia e fajit a fakteve dhe personave qe tashme jane fantazma, duke perfshire ketu edhe veten tone 'antike', do te thote qe te mos pranohet te shihet ne fytyre ekzistenca reale, dhe ne fund te fundit, eshte si nje menyre evitimi i jeteses reale.

Provojme te pyesim: Pse rikthehemi ne Toke?

Nuk rimisherohemi per te mesuar per fajet tona te vjetra, per te paguar borxhin karmik, ashtu si mendohet zakonisht. Nuk ka asnje kuptim qe te denohemi per veprime qe as nuk i mbajme mend qe i kemi bere.
Rimisherimi eshte nje mundesi tjeter per te jetuar nje jete te qete dhe normale, ne tentative per tu rritur dhe per tu perfeksionuar dhe mundesite per tu rikthyer ne toke nuk jane te shumta apo te pafundme.
Perkundrazi, ato jane shume shume te pakta. Por nuk mund te kemi zhvillimin e rimisherimit nese ne nje menyre apo ne tjetren ne vazhdojme te qendrojme te lidhur me ate cfare ka qene, apo nese mendohet qe duhet te rifillohet po nga e njejta pike qe e keni lene ne jeten e kaluar.
Jeta e kaluar nuk ka lidhje me jeten aktuale apo me momentin qe gjendemi. Kohet jane krejtesisht te ndryshme, dhe me kete edhe mesimet qe ne marrim. Dhe nga ana tjeter, edhe nese do te ekzistonin lidhje, ne nuk do te arrinim t’i kujtonim, prandaj do te ishte sikur keto lidhje nuk ekzistojne.

Karma individuale nuk eshte pesha e fajit qe duhet gjendur, po niveli i zhvillimit qe eshte arritur nga qenia nerezore. E sigurisht qe nuk eshte e vendosur ne nenndergjegje; por eshte e mbyllur ne te ashtuquajturin “atom i perhershem”, qe eshte pjese e shpirtit.
Njohurite qe jane marre nga jeta ne jete qendrojne, edhe pse ne nuk i mbajme mend detajet. Nuk mbahen mend eventet por shpirti ruan ato cfare ka mesuar, qe manifestohen me vone nen formen e perceptimeve, intutave, etj.
Pra, duke permbledhur gjithshka, rimisherimi, rikthimi ne toke ne nje trup tjeter fizik i korrespondon pra pasjes se nje mundesie tjeter.
Ne kete kuptim qenia njerezore mund te barazohet edhe me nje student: mund te marre provimin dhe te kaloje tej, ose mund edhe te ngele dhe te duhet ta jape serish. Ngel kur nuk i ka kuptuar dhe nuk i ka vene ne praktike mesimet e jetes, dhe ne kete rast duhet te kthehet serish si perserites.
avatar
Gon!

488


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rimisherimi dhe Karma

Mesazh  55 prej 02.10.13 9:08

karma eshte e lidhur patjeter me rimisherimin dhe te dyja pa njeratjetren nuk mund te ekzistojn si koncepte. per rimisherimin thuhet se TEKNIKA kryesore eshte se mbeshteten tek hipnoza dhe tek nje teknik e njohur si KTHIMI NE JETEN E SHKUAR (PAST LIFE REGRESION) - une provova nje po askund smberrita me zuri gjumi duke degjuar kete nat per nat http://www.youtube.com/watch?v=IWNZNVA4bys PO NUK JAM SHUME PERSON SUGJESTIONIBEL

A E KA PROVUAR NDONJE KETE PER TU KTHYER NE TE SHKUAREN PER TE PARE SE KUSH KA QENE NE TE KALUAREN ?
JA EDHE DISA TE TJERA http://www.youtube.com/watch?v=nN5ABT16GxQ
avatar
55



Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


368


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rimisherimi dhe Karma

Mesazh  number3 prej 02.10.13 22:24

jan thjesht gjera koti se per rimisherimin njeriu kur vdes o ne ferr o ne parajs ka vend.......per kete ska as1 prov per egzistencen e kesaj ato thjesht jan hipnoza i kam provuar por skam arrit te shoh asgje
avatar
number3

njeri thjesht

178


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rimisherimi dhe Karma

Mesazh  55 prej 03.10.13 11:05

Me sa di une hipnoza eshte 100 % e vertetuar se funksionon, po me kete qe provova me siper pse sjep efekt! Per cfare ben kjo me siper atehere qe te kthehemi tek kujtimet e femijeris. Kurse per ate videon e dyte e pat sa te ngjashem ishin ata sidomos David Wilcock me Edgar Cayce, ishin pothuajse identik. Kam gjetur edhe nje tjeter, kete thon se e ka provuar Aleister Crowley do ta hedh ndonje dit tjeter.
avatar
55



Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


368


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rimisherimi dhe Karma

Mesazh  number3 prej 03.10.13 14:32

Little Professor shkruajti:Me sa di une hipnoza eshte 100 % e vertetuar se funksionon, po me kete qe provova me siper pse sjep efekt! Per cfare ben kjo me siper atehere qe te kthehemi tek kujtimet e femijeris. Kurse per ate videon e dyte e pat sa te ngjashem ishin ata sidomos David Wilcock me Edgar Cayce, ishin pothuajse identik. Kam gjetur edhe nje tjeter, kete thon se e ka provuar Aleister Crowley do ta hedh ndonje dit tjeter.
ore mos u merrni me idiotsira rimisherimi nuk egziston se ska as1 prove .................. dhe persa i perket atyre video nuk jan te ver8a..hipnoza nuk thash qe nuk egziston se e kam pare vet me sy
avatar
number3

njeri thjesht

178


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rimisherimi dhe Karma

Mesazh  55 prej 04.10.13 15:41

E sic thote nje shprehje ne diten e Hallouinit Cfare doni ju embelsira apo prapsira ? Zgjidh edhe mer me idet e tua idiote!
avatar
55



Asgje nuk eshte e parashikueshme, gjithcka eshte surpriz. Gjithcka eshte e parashikueshme, asgje nuk eshte surpriz


368


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rimisherimi dhe Karma

Mesazh  number3 prej 04.10.13 17:28

Little Professor shkruajti:E sic thote nje shprehje ne diten e Hallouinit Cfare doni ju embelsira apo prapsira ? Zgjidh edhe mer me idet e tua idiote!

tamom shprehje kur e perdorin femijet kur te qerasin....
avatar
number3

njeri thjesht

178


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rimisherimi dhe Karma

Mesazh  gjilanasi prej 18.03.15 10:16

Karma -  Misherimi



Do pyesni cfare vlere kane deshirat e tua ne kete pafundesi rrjetash force qe ju rrethojne dhe se cfare impulse mund te ndikoje vullneti juaj ne burgun e atij pushteti supreme qe controllon ferret e kozmosit. Sigurisht nje force e madhe, misterioze, peshon me te gjithe te papriturat mbi te gjitha qeniet jetesore dhe jo jetesore, dhe njeriu, qe duhet te perballojne keto efekte, quhet Karma.

Por cfare eshte ne realitet kjo force, force gjithmone ne veprim, prezente kudo me te gjitha ligjet e saj te cilave askush nuk mund t ju beje bisht? Kush e rregullon kete levizje Karmike, qe shkon nga fati i njerezve ne ate te university? Karma perfaqeson ate qe do ndodhe ne kohe, ne hapesiren e ngjarjeve, te cikleve qe shkojne drejt infinitit, nga atomi tek ujet, nga njeriu tek universi.

Pafundesia e zinxhirit te fateve duke i bere bisht te krijuares me ligjet e saj te hekurta dhe harmonike, gershetohet ne rrjeten e aresyeve dhe efekteve Karma e njeriut, e famigles, e kolektivit planetar dhe universal.

Cdo njeri gjate egzistences se tij krijon me veprimet e tij motive karmike, keshtu ai kthehet baza kryesore te fatit te ardhshem qe do jete rezultati, efekti dhe kompleksiteti I te gjitha veprimeve dhe I mendimeve te tij., sepse nuk egsistojne denimet, ose cmime, por vetem pasoja te veprimeve dhe kjo e vertete eshte rregulli qe duhet te shpjegoje konceptin e Karmes

Ne fakt, ne cfare ndodh ne jete Hyjnori (shpirti) kerkon here pas here prova per ti kaluar, eksperienca pastrami qe do e largojne nga deshirat, nga pasionet, nga te gjitha ato sulme qe e lidhin me mishin (ndikimi njerezor).

N.q.s mendjemadhesia, zilia, krenaria, vetdashuria, egoizmi, zemerimi, cinizmi, egoizmi, kane qene motivet kryesore e qendrimit te saj akoma ne material, eshte e qarte qe ai duhet ti fitoje me nje praktike te thjeshte dhe eficente tolerance, modestie, thjeshtesie, painters, pasteritie, dashurie, largpameri. Por Hyjnorinuk mund ti kaloje kaq thjesht keto, por do te duhet ta dheshiroje, kjo do ishte nje fitore e ndergjegjshme dhe net e gjitha fushat dhe mbi te gjitha do te jete ne kontroll te plote te ndjenjave.

Ambicia per shembull, nuk mund te quhet kurre e kaluar nga nje njeri, vetem sepse ka lindur ne kushte shume te thjeshta, duke provuar nje sens rebelimi ndaj kushteve te tij te mjerueshme, duke mos deshirua gjate egzistences se tij te arrije nje nivel me te larte te jetes, por kjo do te fitohej ne kushtet e nje prince ose te nje gjykatesi, te nje njeriu te zakonshem ose te nje studiuesi, te nje artisti ose te nje ushtari, te nje te pasuri ose te nje te vasferi, te nje aktori ose te nje prifti, domehtene per te gjithe aspektet e personalitetit te njeriut te cilat e mbajne te lidhur me kerkesat e tyre materiale.

Folem per ambicien, cilat jane deget e saj? Te pafundme! Po efektet e saj? Edhe ato te pafundme. Per te fituar kunder ambicies nuk mjafton nje jete, cfare duhet te bje njeriu per te kaluar me nje jete te vetme te gjithe pjesen tjeter te veseve dhe mangesite qe jane ne te?

Lind domethene nevojshmeria e Reinkarnimit (rilindjen), e vetmja menyre qe mund ten a jape mundesine ti ngjitemi shkalles, qe per Token, si per te gjithe universin, ka qene e nevojshme kalimi I provave.

Te nxehta te frikshme dhe te ftohte te tmerrshem, shperthime vullkanike dhe termete, shfaqje te figurave mostruoze jetesore dhe kataklizma , kane ndikuar per ti bere me pak xhentile format dhe aspektet.

Duhet te kerkohet aresyeja e ketyre trasformimeve te vazhdueshme, qe fillon nga jojetesoret deri ne format e para jetesore_e verteta e kesaj dogme do te jete si nje tunnel drite ne ndergjegjen tended he do te ndjesh sigurisht ne brendesine tende te verteten e thelle te pavdekshmerise se shpirtit.

Do te kuptosh qe nuk ke lindur vetem nje here dhe qe vdekja perfaqeson nje stad fizik te evolucionit, nga nje numer I pafund vitesh drejt qellimit kryesor, Hujnore, e cila te pret ne fund te provave te tua.

Karma domethene eshte praktika e pastrimit dhe e rilindjes e nderlidhur me vendosmerine e Unit Hyjnor, per aksionet e kryera ne vitet e kaluara. Per shkak te fenomenit te vdekjes, pas nje periudhe ne pertej varrit, Uni Hyjnor kthehet perseri ne ciklin e egzistences. Ai, I ndergjegjshem si shpirt, ka pasqyrim te qarte te te kaluares se tij, rishikon gabimet, veset e tij, dhe ne baze te te gjithe ketyre do qe e ardhmja e tij te kaloje net e gjitha provat qe ka akoma per te kaluar, duke kaluar te njejtat vuajtje qe u ka krijuar te tjereve.

Ja shprehja e Ligjit Hyjnor, qe gjithcka jep dhe asgje nuk kerkon, qe nuk nderhyn per ta bere me te rende, por ofron menyren per ta larguar, sepse Ajo do shpetimin tend dhe jo humbjen tende. je ti vete ne baze te tradhetise te kryer ne jeten e meparshme, kerkon te jesh I tradhetuar, sepse ke plagosur do te jesh I plagosur, sepse ke beret e vuajne dhe do kerkon te vuash.

Ti vete shenon te ardhmen tende, pershkruan te ardhmen tende, percakton semundjet e tua, fatkeqesit e tua, vuajtjet e tua, ate vdekje qe me vone kur te jesh ne Toke te bejne qe ne menyre te padrejte te thuash: "O Zot pse me denon keshtu? Cfare kam bere? O Zot dije qe kurre nuk kam denuar dike...".

Ekuilibri Hyjnor nuk rendon kurre mbi shpatullat e tua pesha superiore mbi deshiren tende te perhapjes: mba mend gjithashtu qe je ti ai qe ke bere, sic do te jesh edhe ai qe do te besh, sepse jane veprimet e tua qe percaktojne rrugen e te ardhmes tende.. Kjo eshte Karma, edhe pse ajo te imponon nje fat human, nje drite shkelqen ne cdo gje te hidhur, duhet vetem te dish ta ndjekesh:

1. Pertej paqes ndodhet qetesia.
2. Per te gjetur qetesine meditoni,
3. Buzeqeshni ne dashurine e Zotit,
4. Mos I bene pyetje Zotit, por duheni,
5. Zoti eshte I dashuri pas dashurise.

Ajo qe nuk eshte reale nuk egziston, ajo cka eshte reale nuk mund te jete jo egzistuese. Ergos


Aspektet teorike

Ka nje ligj natyror qe shpjegon ndryshimet e pafundme midis karakterit dhe fatit te njeriut: ligji I karmes, e cila rregullon dhe lidh aresyet me efektet e tyre.

"Karma" eshte nje fjale e shkruar qe rrjedh nga folja rrenje "kri": te besh. Fjala "karma" tregon aksionet dhe afektet e tyre ne kete jete dhe ne jeten e pertejshme. Ligji i karmes ekuilibron aksionin dhe realsionin, shkaqet dhe pasojat, principin e rastesise, qe lidh aksionin me rezultatin e tyre: reaksioni eshte gjithmone ekuivalent i aksionit. Ligji i karmes, ligj fizik dhe mendor, ajo rregullon rregullin e organizimit dinamik qe mban krijimin: e quajtur nga Indu Dharma dhe e njohur nga Egjiptianet si Maat. Ne gjuhen e tribus Lakota ligji I karmes mbiquhet okawige. Nje ose me shume ngjarje japin nje ose me shume reaksione (efekte), qe me pas behen shkaqe. Cdo aksion krijon rezultate, te brendshem ose te jashtem, dhe cdo njera behet shkak, e cila vihet re ne menyre komplekse ne boten e jashtme per tu kthyer me vone ne agjentin e aksionit.

Tastesia eshte emir per nje ligj jot e njohur: egzistojne shume plane te rastesise dhe asgje nuk i shpeton ligjit te karmes. Sipas vazhdimesise se ketij ligji, cdo njeri me mendimet e tij (aksionet mendore), ndjenjat (aksionet afektive), fjalet (aksionet shprehese) dhe sjelljen (aksionet fizike), behet percaktues I fatit te tij. Energjite, ne menyre te menduar apo te pamenduar te vena ne veprim, kthehen ne piken e nisjes, si nje rreth qe ndjek linjen e saj rrethuese. Efektet e aksioneve ndjekin shpirtin nga nje misherim ne tjetren, derisa nuk do jene te kenaqur.Bashkesia e aksioneve te njerezve ne familje, ne grup, ne komunitet, ne race dhe ne bote ne pergjithesi, perben karmen familjare, te grupit, te komunitetit, te races, te mases, nje system vertet te madh dhe perserites, e cila prodhon efekte ne baze te karakteristikave te tyre ne cilesi dhe sasi.

Secili nga nivelet e permendura (individi, familja, komuniteti, etj) eshte I lidhur ngushte me te tjeret ne menyre dhe forme organizimi. Mendimet, ndjenjat, fjalet dhe sjellja e cdo njeriu ndihmojne ne dhenien e rezultateve qe familja, shteti dhe njerezimi duhet te mbledhin. Kjo tregon se cdo zgjedhje ose veprim I yne do jete aresyeja e nje pasoje te mevonshme ne jeten e perditcme.


Aspektet praktike

Ngjarjet qe jeta na ve perpara jane gjithmone opurtunitete, net e cilat therritemi per te pasur nje trensformim personale. Ligji i karmes, ne fakt, eshte nje ligj i te kuptuarit dhe jo te kuptohet si denim ose spiunim. Kuptimi I ketij ligji sherben per te liruar shpirtin tone nga pakenaqesite ndaj zotit, njerezve te tjere dhe vetes. Te lirohesh nga pakenaqesia do te thote te hapesh zemren dashurise dhe faljes: ky eshte transformimi i vertete per te cilen therritemi.

Ne kuptojme nepermjet aksioneve tona, duke eksperimentuar mbi pasojat formojme dhe transformojme karakterin tone. Mendimet tona, fjalet dhe sjellja "mbjellin" ne shpirt gadishmerite qe "mbijne" zakonet, karakteri dhe fati yne. Ky eshte motive i perseve qe te gjitha besimet te mesojne sjelljen morale. Ligji i karmes na shtyn qe te marrim persiper pergjegjesine e aksioneve tona dhe per ti treguar vetes dhe te tjereve mirekuptim dhe dashuri. Hillel ka thene: "Ne qofte se nuk jam per vete, kush do jete? Dhe ne qofte se jam vetem per vete, cfare jam?". Pavaresisht nga kush ose nga cfare jemi, edhe pse jemi pjeserisht te kushtezuar nga kushtet e krijuara nga efektet e aksioneve qe kemi kryer net e shkuaren, menderisht mund te bejme cdo gje qe duam. Te gjitha aksionet kane origjine nga mendja jone, ku jane te mbyllura me drynat e skllaverise si dhe me ato te lirise (domethene eshte e drejta e zgjedhjes). Duke shfrytezuar mundesite qe na jipen ne kete jete dhe ne ate te mevonshme, kemi gjithmone nje mundesi per te permiresuar fatin tone dhe te botes ku jetojme.

Jeta na con, ne menyre periodike, te takojme veshtiresi te brendeshem, te cilat nuk i kemi kaluar ne jetet e meparshme. Per shembull, ne qofte se kemi vjedhur ne jeten e meparshme, ne kete jete do te kalojme nje vjedhje te tille, pastaj me tutje do ndodhemi perseri ne pozicionin per te vjedhur. Nje shembull tjeter eshte: nje autoritet na kane vrare ne jeten e meparshme, ne te ardhmen do te ndodhemi ne pozicionin e autoritetit duke pasur mundesine per te zgjedhur ne qofte se do reagojme ne te njejten menyre. Si njerez, pjesemarres te natyres njerezore, jemi bashkefajtore te verpimeve te te tjereve, sepse edhe trasportojme ne te qenit tone kapacitetin dhe transformimet e te keqes. Aresyeja e kesaj psikodrame kozmike eshte ajo e te mesuarit te vendosemi ne pozicionet e te tjereve, te hapim zemren tone per te degjuar, faljes dhe meshires, e gjithe kjo per te pasur kontakt te drejt per drejte me Uni-n qe ka secili nga ne.

Menyra se si jetojme, ne baze te bindjeve tona, ndjenjave, deshirave, motivimit, qellimeve, vendimeve dhe aksioneve, mbjell vazhdimisht "farat" e menyres se te vepruarit, ne shpirtin tone. Kur keto "fara" gjejne ambientin e duhur, do te kene mundesine te mbijne dhe te rriten. Duke vazhduar te ushqyerit e ndjenjave, mendimeve dhe aksioneve, formon dhe transformon karakterin tone. Karakteri yne domethene eshte shprehja e histories se shpirtit tone, e fatit qe kemi krijuar. Duke analizuar tendencat ton ate fort ate momentit, mund te analizojme me nje saktesi te perafert, cfare lloj jete kemi bere me pare.

Fati qe kemi ndertuar, mund te krahasohet me nje spirale, ose me mire me nje kombinim te gershetuar te shume lloj spiraleve. Spirale evolutive dhe involutive, ndertuese dhe shkaterruese, ndertohen dhe mbahen, duke percaktuar kohen e disa jeteve, ose te mijera viteve. Nga nje jete ne tjetren, ne ne kemi kontribuar per te zhvilluar kushtet, e brendeshme dhe te jashtme, derisa ngjarje te percaktuara mund te ndodhin.

Le te shohim tani tre shembuj te spiraleve qe mund te zhvillohen gjate rruges se rilindjeve:

1. Nje aksion kostruktiv, e cila sjell rinire dhe krijon mireqenie (spirale karmike evolutiva).
2. Nje aksion shkaterrues, qe demton dhe krijon dhimbje e vuajtje (spirale karmike involutive).
3. Nje spirale karmike involutiva e transformuar ne menyre evolutive: ndryshimet alkimike te shpirtit.

Keto tre shembuj nuk jane realitet, por perfaqesojne nje thjeshtesim e permbledhje te ngjarjeve, per te kuptuar evolimet dhe inovulimet karmike.
avatar
gjilanasi

414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi