Shifra Zero - 0

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shifra Zero - 0

Mesazh  Equinox prej 29.01.12 13:06

Numri Zero - Njė numėr prej hiē-i



Kisha shtatė dh... Tre i shkėmbeva me misėr. Tre ua dhashė dhuratė tri bijave tė mia; njėrėn ma vodhėn. Sa dh.. mė mbeten? Ēuditėrisht, pėr njė pjesė tė madhe tė historisė sė tij, njeriu nuk ka patur instrumentat matematikė pėr t'u pėrgjigjur.

Provat e para historike tė calculus-it i pėrkasin Egjiptit tė 5 mijė viteve mė parė. E megjithatė, edhe duke pėrshtatur definicionin mė bujar, koncepti matematik i zeros ekziston prej vetėm 2500 vitesh.

Edhe atėherė, qytetėrimet qė e zbuluan nuk ishin aspak nė gjendje ta kuptonin. Nė Europė, zhvillimi i tij u bllokua pėr shekuj prej indiferencės, miopisė apo frikės. Ēfarė e ka penguar tė imponohet?

Kjo ėshtė historia e gėrshetuar e dy zerove: zeros si simbol i asgjėsė dhe zeros si numėr me cilėsi matematike tė dalluara qė mund tė pėrdoret nė llogaritje. Ne na vjen natyrshėm t'i konsiderojmė si e njėjta gjė. Historia thotė tė kundėrtėn.

Simboli i zeros ka qenė i pari qė ėshtė shfaqur. Flasim pėr germėn qė jemi mėsuar tė lexojmė nė brendėsi tė njė numri, pėr shembull, si nė rastin e vitit ku jemi, 2012.

Nė kėtė rast zero ka funksionin e shenjės nė brendėsi tė njė numeracioni tė dhėnė: karakteristika e saj themelore ėshtė qė t'i japė vlerė njė shifre sipas pozicionit qė zė. Marrim 2012: "2" shfaqet dy herė, njė herė nėnkupton 2 dhe herėn tjetėr nėnkupton "2000".

Kjo sepse ne pėrdorim sistemin numerik dhjetor: spostimi i njė pozicioni nė tė majtė tė njė numri nėnkupton qė vlera e atij numri shumėzohet me 10.

Pikėrisht nėpėrmjet kėtij mekanizmi vija numerike "2012" merr cilėsitė e njė numri me vlerė tė barabartė me 2 x 10 nė fuqi tė tretė + 0 x 10 nė katror +1 x 10 + 2.

Roli i zeros ėshtė shumė i rėndėsishėm: po tė mos ishte prania e saj e pangatėrrueshme, mund tė ngatėrronim fare mirė 2012 me 212, apo me 20012 dhe llogaritė tona do tė gabonin me qindra apo mijėra.

Sistemi i parė i numėrimit pozicional u pėrdor pėr tė llogaritur kalimin e stinėve dhe tė viteve nė Babiloni, nė Irakun e sotėm, nga 1800 para Krishtit e mė vonė. Baza nuk ishte 10, por 60.

Nuk ekzistonte njė simbol pėr ēdo numėr tė plotė deri nė bazė, ndryshe nga modeli "dinamik" i shifrave nga 1 nė 9 qė ėshtė buka e pėrditshme e sistemit tonė dhjetor. Ekzistonin vetėm dy simbole, 1 dhe 10, qė vendoseshin nė kombinime tė ndryshme pėr tė numėruar maksimumi deri nė 60.

Pėr shembull, 2012 ishte 33 x 60 + 32, domethėnė paraqitej pėrmes dy grupesh simbolesh tė afėrt: njė grup i pėrbėrė nga 3 10-a dhe 3 1-sha; dhe njė grup i dytė i pėrbėrė nga tre 10-a dhe dy 1-sha.

Por pėrgjithėsisht, gjatė 15 shekujve tė parė tė numėrimit pozicional babilonian, mungesa e ēdo shumėfishi tė 60 tė ēfarėdolloj numri nuk shenjohej me njė simbol, por vetėm nga njė hapėsirė boshe.

Nuk dimė ēfarė ndryshoi nė vitin 300 para Krishtit, ndoshta konfuzioni i madh nė pozicionin e numrave...
avatar
Equinox

257


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shifra Zero - 0

Mesazh  gjilanasi prej 07.06.14 10:18

Si u rizbulua zeroja mė e vjetėr nė histori

Nėse ka njė arsye pėrse sistemi ynė numerik ėshtė mė i miri, kjo arsye ėshtė shifra zero. Zeroja mė e lashtė ėshtė rizbuluar nė Kamboxhia



Matematikisht, sistemi greko-romak-etrusk ėshtė njė sistem numrash qė pėrsėriten pafundėsisht nė mėnyrė tė paefektshme dhe tė pavolitshme. Pėr tė shkruar numrin 3333, qė ne e shkruajmė duke pėrsėritur katėr herė treshin, njė romaku do t’i duhej tė shkruante MMMCCCXXXIII tri herė. Edhe pse njė sistem shumė voluminoz, kjo mėnyrė romake, me origjinė tė lashtė greke dhe etruske e tė shkruarit tė numrave mbeti nė fuqi nė Europė deri nė shekullin e 13.

Sistemi ynė ka pėr bazė dhjetė numra dhe ėshtė i dobishėm prej faktit se ai pėrmban nė brendėsi numrin zero. Nė kėtė kėndvėshtrim, zero nuk ėshtė thjesht njė koncept i asgjėsė, por ėshtė gjithashtu edhe plotėsues i njė vendi.

Kėshtu, zero ėshtė njė numėr qė ne e vėmė nė njė pozicion tė caktuar, pėr tė treguar se kjo shifėr dhjetore ose njėshe nuk pėrmban asnjė njėsi. Pėr shembull, numri 40 nėnkupton se pėrbėhet prej katėr dhjetėsheve dhe prej asnjė njėsheje, ose numri 405 tregon se kemi katėr qindėshe, asnjė dhjetėshe dhe 5 njėshe.

Babilonasit e lashtė pėrdornin njė sistem numerik me 60 numra nė total, pa e pėrfshirė zeron. Pra, rreth 4000 vjet mė parė, njerėzit nė Babiloninė e lashtė e kuptuan se sistemet numerike bėheshin mė tė dobishme, kur pėrdoreshin numra nė cikėl rrethor. Nė sistemin e tyre 60 ishte siē ėshtė 100 pėr ne.

Por, ajo qė babilonasit nuk kuptuan, ishte fakti sesa i rėndėsishėm ėshtė numri zero si njė “mbajtės vendi” kur nuk kemi asnjė shifėr pėrcaktuese.

Superioriteti i sistemit tonė numerik ėshtė i qartė, krahasuar me babilonasit, por edhe me sistemin shkronjor greko-romak-etrusk. Zeroja ishte shpikja e madhe, qė e ktheu sistemin tonė nė mjaft tė dobishėm dhe shumė mė lehtėsues.

Pas publikimit nė vitin 1202 nė Europė, te “Libri i Abacus” i Fibonacci, sistemi ynė u bė mjaft i njohur dhe u pėrhap me shpejtėsi. Mesa duket Fibonacci e mėsoi sistemin 10-shifror nga tregtarėt arabė, me tė cilėt bėnte tregti i ati, pėr kėtė arsye ne shpesh e quajmė sistemin e sotėm arabik.

Zeroja origjinale

Cili ishte ai qė e shpiku zeron, qė i dha aq shumė fuqi sistemit tonė numerik? Nuk ėshtė e ditur se kush ėshtė shpikėsi me saktėsi, por ajo ēka dihet, ėshtė se zero ėshtė njė shpikje lindore. Zeroja mė e vjetėr nė Indi, me njė datė tė konfirmuar, ėshtė e mesit tė shekullit tė nėntė dhe ėshtė zbuluar nė tempullin “Chatur-bujha” nė qytetin e Gualiorit.

Nė vitin 1930, njė zero qė datonte prej vitit 683 pas Krishtit, u zbulua nė Kamboxhia. Qyteti me njė lashtėsi tė madhe lejoi njė kėrkues francez, me emrin Georges Coedes, tė provonte origjinėn lindore tė zeros.

Nga ana tjetėr, teksa origjina e zeros sė shekullit tė nėntė, qyteti i Gualiorit, kishte mundėsi tregtie tė shumtė me arabėt, zeroja e zbuluar nė Kamboxhia nė 683-in na jep njė version tjetėr. Ajo vjen nga njė vend qė ėshtė mė shumė nė lindje sesa India.

Kėto prova e bėjnė mė pak tė besueshme teorinė se zeroja ėshtė shpikur nė Arabi apo Europė e mė pas ėshtė transportuar nėpėrmjet tregtarėve. Ndonėse ėshtė besuar kėshtu deri nė fillim tė shekullit tė 20, e vėrteta vjen me njė tjetėr teori.

Zeroja kamboxhiane ėshtė qartėsisht njė shpikje lindore. Por kjo zero u zhduk gjatė regjimit tė Khmer Rouge nė Kamboxhia dhe askush nuk e dinte se ekzistonte ende.

Amir D. Aczel rrėfen pėr “Discover Magazine” si e zbuloi zeron mė tė lashtė nė histori. Ai kaloi pesė vite tė jetės sė tij duke bėrė kėrkime tė mbėshtetura nė teori tė ndryshme. Njė vit mė parė atij iu dha njė fond bujar prej fondacionit “Alfred P. Sloan” nė Nju Jork, pėr tė bėrė tė mundur udhėtimin drejt Kamboxhias pėr arsye studimi.

Siē dihet, objektet e lashta kamboxhiane janė plaēkitur prej vitesh dhe janė shitur nė tregjet ndėrkombėtare tė sendeve antike. Gjatė epokės sė Khmer Rouge, u vranė rreth 1.7 milionė vendas dhe u vandalizuan mė shumė se 10 000 statuja e objekte me vlerė.

Vendi ku gjendej zeroja mė e vjetėr nė botė, e vendosur mbi njė gur tė shekullit tė shtatė, mbahej i plaēkitur prej regjimit tė Khmer Rouge deri nė vitet 1990.

Shkencėtari Amir D. Aczel udhėtoi drejt kėtij vendi, qė gjendej jo shumė larg prej tempullit tė njohur Angkor Wat dhe pas vėzhgimeve disajavore mbi objektet e dėmtuara arriti tė haste rizbulimin e mahnitshėm.

Nė gurin e madh ku gjendej zeroja mė e lashtė nė histori, ajo paraqitej nė formėn e njė pike nė mes tė shkronjave spirituale, qė nė gjuhėn e vjetėr tė Khmerit ėshtė 6. Numri nė tė djathtė tė pikės (zeros) ėshtė njė pesė, gjė qė e bėn numrin e plotė 605.

Mbishkrimi i gurit thoshte: “Epoka Chaka arrin vitin 605 nė ditėn e pestė tė hėnės nė ulje…”

Siē dihet, epoka Chaka nė Kamboxhia filloi nė vitin 78 pas Krishtit, kėshtu qė kjo zero daton nė vitin 683. Qeveria kamboxhiane u vu nė dijeni tė zbulimit tė madh dhe ministri vendas i Kulturės premtoi ta vendosė mbishkrimin nė zonėn mė tė mbrojtur tė objekteve antike, sepse ai gur tashmė simbolizonte zeron mė tė vjetėr nė histori.

/shqip/
avatar
gjilanasi

415


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi