Numri Zero - 0

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Numri Zero - 0

Mesazh  Nexus prej 29.01.12 13:06

Numri Zero - Njė numėr prej hiē-i



Kisha shtatė dhi. Tre i shkėmbeva me misėr. Tre ua dhashė dhuratė tri bijave tė mia; njėrėn ma vodhėn. Sa dhi mė mbeten? Ēuditėrisht, pėr njė pjesė tė madhe tė historisė sė tij, njeriu nuk ka patur instrumentat matematikė pėr t'u pėrgjigjur.

Provat e para historike tė calculus-it i pėrkasin Egjiptit tė 5 mijė viteve mė parė. E megjithatė, edhe duke pėrshtatur definicionin mė bujar, koncepti matematik i zeros ekziston prej vetėm 2500 vitesh.

Edhe atėherė, qytetėrimet qė e zbuluan nuk ishin aspak nė gjendje ta kuptonin. Nė Europė, zhvillimi i tij u bllokua pėr shekuj prej indiferencės, miopisė apo frikės. Ēfarė e ka penguar tė imponohet?

Kjo ėshtė historia e gėrshetuar e dy zerove: zeros si simbol i asgjėsė dhe zeros si numėr me cilėsi matematike tė dalluara qė mund tė pėrdoret nė llogaritje. Ne na vjen natyrshėm t'i konsiderojmė si e njėjta gjė. Historia thotė tė kundėrtėn.

Simboli i zeros ka qenė i pari qė ėshtė shfaqur. Flasim pėr germėn qė jemi mėsuar tė lexojmė nė brendėsi tė njė numri, pėr shembull, si nė rastin e vitit ku jemi, 2012.

Nė kėtė rast zero ka funksionin e shenjės nė brendėsi tė njė numeracioni tė dhėnė: karakteristika e saj themelore ėshtė qė t'i japė vlerė njė shifre sipas pozicionit qė zė. Marrim 2012: "2" shfaqet dy herė, njė herė nėnkupton 2 dhe herėn tjetėr nėnkupton "2000".

Kjo sepse ne pėrdorim sistemin numerik dhjetor: spostimi i njė pozicioni nė tė majtė tė njė numri nėnkupton qė vlera e atij numri shumėzohet me 10.

Pikėrisht nėpėrmjet kėtij mekanizmi vija numerike "2012" merr cilėsitė e njė numri me vlerė tė barabartė me 2 x 10 nė fuqi tė tretė + 0 x 10 nė katror +1 x 10 + 2.

Roli i zeros ėshtė shumė i rėndėsishėm: po tė mos ishte prania e saj e pangatėrrueshme, mund tė ngatėrronim fare mirė 2012 me 212, apo me 20012 dhe llogaritė tona do tė gabonin me qindra apo mijėra.

Sistemi i parė i numėrimit pozicional u pėrdor pėr tė llogaritur kalimin e stinėve dhe tė viteve nė Babiloni, nė Irakun e sotėm, nga 1800 para Krishtit e mė vonė. Baza nuk ishte 10, por 60.

Nuk ekzistonte njė simbol pėr ēdo numėr tė plotė deri nė bazė, ndryshe nga modeli "dinamik" i shifrave nga 1 nė 9 qė ėshtė buka e pėrditshme e sistemit tonė dhjetor. Ekzistonin vetėm dy simbole, 1 dhe 10, qė vendoseshin nė kombinime tė ndryshme pėr tė numėruar maksimumi deri nė 60.

Pėr shembull, 2012 ishte 33 x 60 + 32, domethėnė paraqitej pėrmes dy grupesh simbolesh tė afėrt: njė grup i pėrbėrė nga 3 10-a dhe 3 1-sha; dhe njė grup i dytė i pėrbėrė nga tre 10-a dhe dy 1-sha.

Por pėrgjithėsisht, gjatė 15 shekujve tė parė tė numėrimit pozicional babilonian, mungesa e ēdo shumėfishi tė 60 tė ēfarėdolloj numri nuk shenjohej me njė simbol, por vetėm nga njė hapėsirė boshe.

Nuk dimė ēfarė ndryshoi nė vitin 300 para Krishtit, ndoshta konfuzioni i madh nė pozicionin e numrave...

Nexus

Shkrime: 101


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi