Telekineza ose psikokineza II

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Telekineza ose psikokineza II

Mesazh  FM prej 23.06.09 11:51

NDIKIMI I SHPIRTIT MBI MATERIEN - TELEKINEZA OSE PSIKOKINEZA II

Shkencėtarėt nuk u kėnaqen vetėm mė kaq. Ata shkuan edhe mė larg: nėse psikokinetikisht mund tė ndikohen mbi materie atėherė pėrmes kėsaj force del se mund tė ndikohet edhe nė qeliza dhe atome!

Nė kėtė drejtim i pari eksperimentoi profesori i fizikės dr. Friedbert Karger nė Institutin pėr fizik plazmore “Max-Planck” nė Munih. Ai konstruktoi njė aparat pėrmes tė cilit mund tė bėhet procesi i shpėrbėrjeve radiokative. Pėr medium eksperimentues kishte zgjedhur M. Wittelmeyer-in, qė kishte arritur tė krijoj famė pėr atėsitė e tija psikokinetike.

Nė njė dhomė eksperimentuese nė bodrumet e Institutit “Max-Planck”, ky duhej, qė pėrmes forcės sė mendimit, tė ndikoj ne ngadalėsimin e procesit shpėrbėrės radioaktiv ose nė pėrshpejtimin e tij. Edhe pse ky eksperiment nuk pati sukses, rezultatet tij mbetėn nė kuotėn e rastėsisė.

Eksperimente tė ngjashme zhvilloi edhe biologu francez, Remy Chauvin me bashkėpunėtorin e tij, L. Genthon nė Strassburg. Personat testues, qė pėrgjithėsisht ishin fėmijė dhe tė rinj, duhej pėrmes koncentrimit tė ndikonin nė ngadalėsimin ose pėrshpejtimin e shpėrbėrjes sė njė preparati tė uraniumit, e qė matej, gjithashtu pėrmes aparatit tė “Geigerit”.

Dy 13 vjeēar arritėn nė kėtė eksperiment rezultate fascinuese, ku kuota e rastėsisė ishte jashtėzakonisht e ulėt, qė sipas tij ishte padyshim forca psikokinetike ajo qė kishte ndikuar nė kėtė proces.

Nė vitin 1983, biologėt Christian Sengstag dhe Jörg Kallen nė Qendrėn biologjike tė Baselit testuan forcen ndikuese psikokinetike edhe mbi bakteriet. Si person testues kishin ftuar mediumin e njohur dhe shėruesen alternative, Joan Cark.

Detyra e saj ishte qė tė ndikoj nė zhvillimin e kulturave bakteriale (Escherchia coli), tė cilat ishin pėrgatitur nė shishe qelqi, pra tė ndikonte nė burimin e energjisė tė tyre: glukozės dhe laktozės, derisa ato ndodheshin nė fazėn shpėrbėrse.

Edhe pse nė eksperimentin fillestar suksesi mungoi, nė pėrpjekjen e dytė qė u zhvillua njė ditė mė pas, eksperimenti u kurorėzua me sukses tė plotė. Veprimi i forcės mendore nė baktere u dėshmua edhe ne shumė laboratorė tė tjerė, ku si persona testues, pėrveē mediumeve me famė, merrnin pjesė edhe vet studentėt.

Nė vitet e ’90-ta, biologėt rus, Tatjan Krendeleva dhe Sergei Pogosyan, nga Universiteti i Bio-fizikės nė Moskė, zhvilluan njė varg eksperimentesh edhe me qelizat nervore, tė cilat rezultuan tė suksesshme.

Kėrkuesit gjithnjė po zbulojnė mėnyra dhe aparate tė reja pėr matjen e forcės psikotronike. Kėshtu, Herbert Benson nė Laboratorin profizik nė Daunton, konstruktoi aparatin, tek i cili personat psikokinetik ndikojnė nė rrezet e dritės dhe provokojnė lakueshmėrinė. Pastaj, Targu dhe Pato (mė 1977), nė Institutin kėrkues tė Stenfordit, konstruktuan aparatin me tė cilin matet ndikimi pėrmes rrezeve laserike, etj.

FORCA E MENDIMIT

“Fenomeni shkencor pa pėrgjigje” - ky ėshtė titulli i njė shkrimi nė revistėn “Biologjia bashkėkohore”, botuar mė 1983, nė tė cilėn bėhet fjalė pėr njė vajzė 13 vjeēare, Johana Gajevski nga Polonia.

Kjo vajzė, me anė tė mendimit lėviz enėt e ndryshme: gotat ngritėn nė ajėr, lakohen metalet etj. Forcėn mė tė madhe tė veprimit e ka sidomos para kohės sė keqe me shi. Ekipi televiziv nga Katovica bėri incizimin e kėtyre fragmenteve “fenomenale” nė prani tė policisė.

Vajza ankohej shpesh nė dhembje tė kokės, ndėrsa temperaturėn e trupit e kishte tė rritur nė 41.60 C. Shoqata e Bioenergjisė nga Polonia formoi komisionin special pėr studimin e fenomeneve tė kėsaj vajze, nė krye me prof. Leh Radvanskin.

ftėsi tė mėdha psikotronike, qė nga vitet e ‘60-ta, demonstroi edhe Nina Kulagina (Ninel Sergejewna Kulagina), njė amvise nga Leningradi. Psikologu Leonid Wassiliew ishte i pari qė zbuloi aftėsitė e Kulagina-s dhe eksperimentoi me tė. Mė vonė me Kulagina-n u morėn edhe Z. Rejdak, njė mik i Wassiliew-it nga Instituti pėr psikologji “Uktomskii Institut” nė Leningrad, inxhinieri E. Naumov etj.

Ajo koncentrohej nė objekte tė lehta qė ndodheshin mbi tavolinė, p.sh. nė fije shkrepse, kuti tė ndryshme metalike dhe, pas njė kohe, ato fillonin tė lėviznin. Demonstrimet e Kulagina-s janė zhvilluar, jo vetėm nė prani tė shkencėtarėve sovjetik, por edhe tė atyre perėndimor si: G. Pratt, Ch. Ransom etj. dhe, pothuajse shumica pret tyre janė incizuar drejtpėrdrejt me videokamera.

E njohur u bė me aftėsinė e saj pėr tė lėvizur treguesin magnetik tė kompasit. Ėshtė konstatuar se Kulagina-n, gjatė kėtyre demonstrimeve e lodhė shumė koncentrimi, ia dobėson dukshėm organizmin, ndėrsa pulsi i rritet deri nė 240 rrahje nė minutė. Jurij Kabzorjev thotė se te Kulagina ėshtė zbuluar “rrezatim” elektromagnetik, i cili shfaqet nėpėrmjet duarve tė saj.

Gjithashtu nga Moska ėshtė e njohur edhe Alla Vinogradova, e cila me shikim lėviz topat e ping-pongut dhe gjėra tjera tė lehta nga metali. Prof. Venjamin K. Pushkin eksperimentoi me kėto fenomene dhe i regjistroi nė video dhe fotoaparat.

Pėrveq Vinogradova-s, medium tė rregullt e kishte edhe Boris Jermoljev-in. Lėnda levitonte derisa Jermolevi e mbante ajrin nė mushkėri. Pushkini kėto paraqitje nė librin e tij “Parapsikologjia dhe psikologjia eksperimentale” i shpjegon kėshtu: “Lėnda leviton pėr shkak tė ndikimit tė ngarkesės sė energjisė biologjike tė simbolit tė kundėrt. Ngarkesa e njėrit simbol gjendet nė lėndė, ndėrsa ngarkesa e simbolit tjetėr vazhdon tė rrezatojė nga duart”.

Ėshtė e njohur edhe shėruesja alternative nga Bashkimi Sovjetik, Djuna Dawidaschwili, e cila nė kohėn pushtetit tė mėhershėm, gėzonte benificione (reputacion) qė shumėkush vetėm mund ta ėndėrronte.

Klientė tė saj zakonisht ishin njerėz tė pasur ose pushtetarėt e kohės. Nė Institutin e psikologjisė nė Moskė, u vėrtetua se forca e mendimit, pėrveē qė mund tė jetė e dobishme, gjithashtu mund tė shkaktoj edhe lėndime serioze. Djuna arriti qė me forcėn e vet psikokinetike, nėn vėzhgimin e ekspertėve, njė bretkose t’ia ngadalėsoj pusin e zemrės dhe nė fund ta ndalė atė pėrfundimisht.

Njė djalosh i ri vitet e ’70-ta filloi ta tėrheq vėmendjen e shkencėtarėve. Uri Geller nga Izraeli kishte aftėsi qė me forcėn e mendjes tė deformoj metale si lugė, pirunė etj. Demonstrimet e tij u transmetuan drejtpėrdrejt nga shume emisione televizive.

Ai fitoi famė tė madhe kur shikuesit filluan tė raportojnė se gjatė emisionit tė Geller-it, por edhe pas tij, nė mėnyrė “paranormale” lakoheshin metale tė ndryshme nė shtėpitė e tyre.

Shumė fizikanė qė studiuan aftėsitė telekinetike tė Uri Gellerit, jo vetėm qė shfaqen interesim pėr parapsikologjin, por filluan tė formulojnė edhe hipotezat dhe teoritė e para, me tė cilat mundoheshin qė fenomenin e psikokinezez ta sqarojnė nė baza shkencore.

Me kėtė edhe u hap njė epokė e re nė kėrkimet psikike: njė bashkėpunim i ngushtė mes fizikanėve dhe parapsikologėve.

Nė fillim tė viteve ’80-ta, atėherė kur lakimi i pirunėve nga U. Geller kishe marr dhen, nė shumė shtete tjera u paraqiten medium tė rinj qė posedonin kėtė aftėsi.

Njė demonstrim publik u zhvillua nė verėn e vitit 1982 nė kongresin jubilar: 100 vjetorin e themelimit tė shoqėrisė “Society for Psychical Research” nė Cambridge. Njė amerikanė i ri demonstroi dhe dėshmoi para shkencėtarėve dhe parapsikologėve tė mbledhur aftėsitė e forcės psikokinetike.

Nė njė tjetėr Psi-kongres, nė atė tė Basel-it, gjithashtu u zhvillua njė demonstrim publik i deformimit tė metaleve, nėn udhėheqjen e Eli Weidenfeld-it. Prezent, si i interesuar ishte edhe shkencėtari i njohur i fizikes molekulare dhe atomike John Hasted nga Britania.

Nė Gjermani demonstrime publike nė lakimin dhe deformimin e metave, organizoi etnologu nga Boni, Water Frank, dhe atė me studentet e vet. Ai ėshtė i bindur se secili njeri posedon kėtė aftėsi “paranormale”, por tek dikush kjo forcė ėshtė mė e theksuar.

“Kėtu nuk kemi tė bėjmė me truke magjistarėsh, por me energji tė paanshme kozmike, e cila nė formė tė koncentruar, funksionin si njė rrezatim laserik, pėrmes duarve tone deri tek caku i dėshiruar”- thot Frank.

Jean Pierre Girard njihet si Uri Gelleri francez. Me kėtė djalosh eksperimentuan Psi-hulumtuesit, Hans Beneder dhe Elmar Gruber. Ata pėr eksperimentet e tyre pėrdorėn shkopinj metalik me legura tė ndryshme, bile edhe me pėrmbajte plastmase dhe qelqi, pėr ta vėrtetuar sa mė mirė dhe sa mė saktė tė fuqinė vepruese psikokinetike.

Ne mė pak se tre minuta, vetėm duke i fėrkuar lehtė, ai arrinte t’i lakoj shkopinjtė nga legurat e ndryshme. Nė njė rast, ai arriti ta lakoj njė shkop tė tipi “AU4G” i cili kishte pėrmbajte tė torsionit, e pėr lakimin e tė cilit nevojitet fuqi prej disa tonelatash.

Sabir Krasniqi
avatar
FM

1190


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi