Meditimi i lehtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Meditimi i lehtė

Mesazh  Zattoo prej 29.01.12 2:01

Meditimi i lehtė



Studimet kanė treguar se meditimi mund ta rrisė imunitetin, t'i zbusė emocionet negative, ta ulė shtypjen e gjakut dhe t'i zvogėlojė efektet e stresit. Dhe, pėr dallim nga ilaēet qetėsuese, ėshtė falas dhe nuk ka efekte tė pakėndshme anėsore.

Por me kaq shumė informata, si ta dijė dikush se ku dhe si tė fillojė tė meditojė? iVillage shkoi te ekspertja Joan Borysenko, PhD, praktikante e meditimit pėr afėr 40 vite dhe autore e 11 librave mbi kombinimin e mjekėsisė, jetės shpirtėrore dhe shėrimit, duke e pėrfshirė Inner Peace for Busy Women, pėr ta gjetur faktorin e pashmangshėm pėr ta nisė njė rutinė tė meditimit.

Kur tė meditohet

Sipas Dr. Borysenko, na duhet tė meditojmė tė paktėn 10 minuta nė ditė pėr tė filluar t'i vjelim pėrfitimet. Dhjetė minuta mund tė tingėllojnė mjaft lehtė, por nė kulturėn tonė shumėpunėshe, me e nxjerrė atė kohė mund tė jetė vėrtet vėshtirė. Gjetja e kohės ėshtė pengesa numėr njė pėr tė zhvilluar praktikė tė rregullt.

Zgjidhja e saj? Bėjeni thjesht. "Pyete veten, cili ėshtė minimumi qė mund t'i pėrkushtohem qė do tė mė pėrkrahė?" thotė Dr. Borysenko. "Edhe nėse praktika jote e zakonshme ėshtė pesė minuta, ajo do tė tė ēojė te ulėsja. Pasi tė jesh atje, do tė tė pėlqejė dhe do t'i bėsh edhe pesė minuta tjera."

Dr. Borysenko e rekomandon meditimin posa tė zgjohesh. "Ndale alarmin, anashkaloje kafen dhe nisu drejt e nė ushtrimin tėnd," shpjegon ajo. "Posa tė nisėsh ta bėsh kafen, kthehesh te lajmet dhe gjėja tjetėr qė e di, je e absorbuar nė gjėra tjera."

Si tė Fillohet me Meditim

Posa tė ēohesh nga shtrati, nisu drejt njė karrige me mbėshtetėse tė rrafshėt. "Problemi mė i shpeshtė fizik me tė cilin ballafaqohen njerėzit ėshtė se trupi i tyre nuk ėshtė sprovuar tė relaksohet pa rėnė me fjetė," shpjegon Dr. Borysenko. Ulja nė skaj tė karriges sė fortė me shpinėn tėnde disa centimetra larg nga mbėshtetėsja e karriges ėshtė mėnyrė e mirė pėr me e mbajtė pėrgjumjen larg.

Pėr tė filluar meditimin, lejoi sytė e tu tė mbyllen. Pėrqendroje vėmendjen nė zėrin e frymėmarrjes tėnde - forma mė e lehtė e meditimit qė mund ta bėjė njė student, sipas Dr. Borysenko.

Le tė zgjerohet barku yt gjatė marrjes sė frymės dhe tė mblidhet gjatė lėshimit tė frymės, duke e lejuar frymėn mė thellė nė mushkėritė tua dhe duke i nxitur efektet fiziologjike tė relaksimit.

Sa herė qė mendja jote tė fillojė tė bredhė -- dhe do tė fillojė, prandaj mos ji e vrazhdtė ndaj vetes kur e kupton se ka ndodhė prapė -- butėsisht ktheje te zėri i frymės tėnde.

Bilanci

Vetėm ky veprim nė pėrqendrimin nė frymėmarrjen tėnde pėr 10 minuta nė ditė ėshtė mjaft. "Shumica e njerėzve e bėjnė meditimin tepėr tė komplikuar," thotė Dr. Borysenko. "Ata mendojnė se duhet tė zgjohen nė 4:30, tė bėjnė gjysmė ore joga, gjysmė ore meditim dhe lexime inspiruese. Kur kjo bėhet rraskapitėse, ata e lėnė krejt."

Duke mėsuar si ta mbajmė njė praktikė tė thjeshtė tė meditimit, mund tė fillojmė ta kuptojmė se si t'i bėjmė mė pak tė komplikuara edhe jetėt tona tė zėna.

Nga Kate Hanley
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi