Sugjestioni dhe autosugjestioni

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sugjestioni dhe autosugjestioni

Mesazh  Big Bang prej 19.06.08 0:09

SUGJESTIONI DHE AUTOSUGJESTIONI

Ndėrdija mund tė krahasohet me tokėn ku rriten tė gjitha llojet e bimėve, si ato tė mirat, ashtu edhe ato tė dėmshmet. Dikush korr fruta e dikush baroja. Secili mendim, qoftė i juaji apo i imponuar, ėshtė shkas, ndėrkaq tė tjerat janė vetėm pasoja“

NATYRA E MENDJES

Sipas fizikės, realiteti objektiv ėshtė vetėm lėvizje e vazhdueshme e llojeve tė ndryshme tė energjisė, tė cilat njeriu i regjistron falė organeve shqisore dhe sistemit nervor. Kėshtu qė, ēdo gjė qė pėrjetojmė gjatė gjithė kohės, vjen deri tek ne nėpėrmjet shqisave.

Shqisat: tė pamurit, tė dėgjuarit, tė nuhaturit, tė shijuarit, tė prekurit si dhe shqisa e gjashtė ( e padefinuar ende), janė tė ndėrtuara pėr tė kapur llojet e veēanta tė ngacmimeve, pėr tė cilat ne bėhemi tė vetėdijshėm pėrmes proceseve tė ndijimit dhe pėrceptimit.

Sipas psikologjisė sė sotme, ndijimi konsiderohet si proces pasiv, pėrmes sė cilit ngacmimet kapen nga receptorėt ndijues dhe shndėrrohen nė impulse nervore, ndėrsa pėrceptimi si njė proces mė aktiv, nė tė cilin impulset nervore pėrcillen pėrmes sistemit nervor deri nė tru, ku bėhet organizimi dhe interpretimi i tyre.

Pasi qė mjedisi ku jetojmė ėshtė i mbushur me ngacmime tė llojllojshme, ne, nė ēdo moment, pėrjetojmė njė numėr tė madh tė tyre.

Meqenėse s’mund t’i pėrgjigjemi njėkohėsisht, kėtij numėri kaq tė madh tė ngacmimeve tė jashtme, ne i zgjedhim dhe u kushtojmė vėmendje vetėm njė numėri tė kufizuar tė tyre, tė cilat kanė ndikim mė tė thellė nė jetėn tonė.

Kėshtu qė, gjatė eksperiencės, ne mėsohemi qė t’i kapim vetėm tė dhėnat qė kanė tė bėjnė me qėllimet tona, dhe ky frymėzim dhe ndikim nė psikėn tonė quhet sugjestion.

Me tė arritur ngacmimet nė tru, siē thamė, ato organizohen dhe interpretohen. Ne e posedojmė, sipas psikologjisė, natyrėn e dyfishtė tė mendjes: vetėdijen (mendja e ndėgjegjshme) dhe ndėrdijen (mendja e pandėrgjegjshme). Kėtu nuk janė nė pyetje dy mendje tė ndryshme, por dy fusha tė aktivitetit brenda mendjes.

„Pėr ta kuptuar mė mirė funksionin e mendjes suaj - thotė Xh. Marfi, paramendojeni atė si njė kopsht. Ju jeni kopshtari qė tėrė ditėn diēka mbjell (mendon v.j.).

Atė qė e keni mbjellur nė ndėrdije, do ta korrni nė trupin tuaj nė marrėdhėnie me botėn e jashtme“. Me fjalė tė tjera: ju jeni mendimi juaj.

„Ndėrdija mund tė krahasohet me tokėn ku rriten tė gjitha llojet e bimėve, si ato tė mirat, ashtu edhe ato tė dėmshmet. Dikush korr fruta e dikush baroja.

Secili mendim, qoftė i juaji apo i imponuar, ėshtė shkas, ndėrkaq tė tjerat janė vetėm pasoja“.

Mu pėr kėtė duhet t’u kushtohet rėndėsi mendimeve, sugjestioneve, pavarėsisht se a janė tuajat apo tė huaja, sepse, kur ato i pranon vetėdija, kalojnė nė ndėrdije, pastaj si forcė krijese, nga thellėsitė e ndėrdijes udhėheqin veprimet e individit.

Kėshtu qė, tek ata individė qė janė mė tė ndieshėm emocionalisht, edhe sugjestionet mė tė thjeshta bėjnė efektin e vet, qoftė pozitiv, qoftė negativ.

Duhet ta kemi parasysh se, pėr pranimin e sugjestioneve, rolin kryesor e luan vetėdija. Kėtė e vėrtetojnė edhe eksperimentet e shumta qė i kanė bėrė psikologėt dhe ekspertet me anė tė hipnozės.

Pra, ndėrdija i pranon si tė gatshme tė gjitha sugjestionet qė vijnė nga vetėdija. Qofshin tė mira apo tė liga, tė vėrteta apo tė pavėrteta etj.

P.sh: nė qoftė se hipnotizuesi (pasi qė nėn hipnozė sugjestioni pranohet plotėsisht) i sugjeron mediumit ta pranojė identitetin e njė individi tjetėr, ose tė shndėrrohet nė fėmijė etj., ai pa kundėrshtim do ta pranojė rolin e imponuar.

Ngjashėm do tė ndodhė p.sh. edhe nė qoftė se mediumit i sugjerohet se po i kruhet koka, po i dhembė dhėmbi, po kollitet etj.

Kėta shembuj na tregojnė sesa ėshtė e fortė forca e sugjestionit apo autosugjestionit tė pranuar si tė vėrtetė. Prandaj, pėrmbajuni atyre sugjestioneve qė i kontribuojnė fatit, shėndetit dhe kėnaqėsisė suaj.

Ē’ĖSHTĖ SUGJESTIONI DHE AUTOSUGJESTION?

Njerėzit sugjestionin e pėrcaktojnė nė mėnyra tė ndryshme. Prof. Ch. Baudauin thotė: „Sugjestioni ėshtė krijim i njė ideje nėpėrmjet ndėrdijes“, ndėrsa psikologu Fritz Lambert konsideron: „Gjithēka qė nė ne ndikon shpirtėrisht, ėshtė sugjestion, sepse nė momentin kur i nėnshtrohemi ndikimit shpirtėror lind besimi qė i pėrgjigjet atij ndikimi“.

Kurt Tepperwein thotė: „Sugjestioni ėshtė thelbi i ēdo ndikimi hipnotik“. Prof. G. Lazanov nė librin e tij „Sugestiologia“, botuar nė Sofje mė 1971, paraqet 27 karakteristika, me tė cilat autorė tė ndryshėm u munduan ta pėrcaktojnė konceptin e sugjestionit.

Me sugjestion, kryesisht dhe mė sė shpeshti, nėnkuptohet pranimi i njė ideje apo mendimi tė huaj. Sipas fjalorit, fjala sugjestion, qė rrjedh nga latinishtja, do to tė thotė frymėzim, zgjuarje e mendimeve tė caktuara nė mendjen e dikujt, gjegjėsisht, pranim nė procesin mendor, nė kuadėr tė sė cilit ndonjė mendim pranohet, adaptohet a jetėsohet.

Njerėzit reagojnė nė mėnyra tė ndryshme ndaj sugjestionit tė njėjtė, varėsisht nga dėshira, besimi dhe vullneti i tyre.

Ja njė shembull klasik nga libri i Xh. Marfit „Forca e ndėrdijes“: „Merreni me mend sikur i afroheni ndonjė udhėtari tė zbehtė nė anije dhe i thoni: -Dukeni shumė keq.

Sa i zbehtė qė jeni?! Sigurisht vuani nga sėmundja e detit. Mė lejoni t’ju pėrcjell deri nė kabinėn tuaj... Udhėtari me siguri edhe mė shumė do tė zbehet. Sugjestioni juaj ėshtė bashkuar me frikėn e tij.

Por, po nėse i drejtoheni p.sh. marinarit me tė njėjtat fjalė, varėsisht nga temperamenti, marinari do t’ju buzėqesh ose do t’ju fyej.

Nė kėtė rast, sugjestioni ka hasur nė rezistencė, sepse nė mendjen e marinarit bashkohet bindja e tij e fortė se nuk mund tė sėmurėt nga sėmundja e detit.

Nė kėtė rast, marinari nuk i frikohet sėmundjes sė detit; ai ėshtė i bindur se kurrė nuk mund tė mposhtet, prandaj, sugjestioni negativ tek ai nuk ka mundur tė ngjallė frikė. Ndėrsa, tek udhėtari i parė, sugjestioni nė plan tė parė e vė frikėsimin e tij tė fshehur nga tė menduarit, dhe mu kjo forcė e brendshme e drejton jetėn e secilit prej nesh“.

Por edhe diēka duhet ta kemi tė qartė: sugjestioni ndikon vetėm atėherė, kur me ndihmėn e autosugjestionit pranohet si i vėrtetė.

Pra, qė tė pranohet sugjestioni, duhet atė ta pranojmė, dhe nė imagjinatėn tonė, ta transformojmė nė autosugjestion.

Kėshtu qė, ēdo sugjestion, i cili vie nga jashtė, nė fakt ėshtė autosugjestion, dhe tė gjitha paraqitjet hipnotike janė pasojė e sugjestioneve, gjegjėsisht, autosugjestioneve.

Nga jeta e pėrditshme e dimė se ndikimi i faktorit psikik nė organizmin e njeriut (pėrgjithėsisht), si dhe nė organet veē e veē, ėshtė shumė i madh.

Posaēėrisht janė tė ndieshme enėt e gjakut. Kur njeriu ka frikė ose gėzim tė papritur, mund tė ketė si pasojė apopleksinė etj.

Tė gjithė e kemi tė qartė se, para ndryshimit tė disponimit, ndryshohet ngjyra e fytyrės. Pastaj, njė fėmijė ėshtė nė gjendje ta ndėrpresė tėrė orkestrėn, nė qoftė se para tyre befas lėpin njė limon.

Gjithashtu, na ėshtė e njohur se, nėse dikush tėrheq pirunin nėpėr pjatė, mund tė na nxisė tė dridhura nėpėr trup, ndonjėherė edhe vetėm mendimi nė njė gjė tė tillė e bėn efektin e njėjtė.

Apo, nė qoftė se nė njė sallė koncerti dikush papritmas bėrtet „ikni zjarri!“, nuk ėshtė rast i rrallė kur, jo vetėm individėt, por edhe masėn e gjėrė e kaplon paniku, ashtu qė tė gjithė fillojnė tė ikin dhe bėrtasin.

Ose, nė aeroplan ku ėshtė frika e pranishme vazhdimisht, njė provokim mė i vogėl, nxit panik marramendės etj.

Nė qoftė se nė rastet e lartpėrmendura, tė pranishmit sė pari pyesin: ku ėshtė zjarri? Ku ėshtė defekti? Nė cilėn pjesė?, atėherė, ai mė nuk ėshtė sugjestion i suksesshėm, pra nuk ėshtė pranuar nga masa, sepse ėshtė pėrzier gjykimi kritik normal dhe ka krijuar rrugėn e gjykimit normal.

Kur tregėtari lavdėron mallin, i riu i fletė vajzės, nėna e ledhaton fėmijėn etj., tė gjitha kėto, diku mė shumė e diku mė pak, nė mėnyrė tė vetėdijshme apo tė pavetėdijshme, kryejnė ndikim sugjestiv.

Sesa do tė jetė i suksesshėm sugjestioni, nė radhė tė parė varėt nga sugjestibiliteti i personit (ose grupit), si dhe nga cilėsitė sugjestive tė sugjestionit.

Pa marrė parasysh se pėr ēfarė flet dhe me ē‘fakte disponon, ne mė shumė do t’u besojmė atyre fjalėve qė mund tė na i thotė ndonjė personalitet i lartė apo ndonjė person mė i vjetėr, sesa kur ato rrjedhin nga goja e ndonjė personi tė ri ose tė rėndomtė.

Pėr ne, gjithsesi sugjestioni ėshtė me interes si mundėsi mė e shpejtė dhe mė e mirė pėr mėsim dhe shėrim.

Nė librin e tij, Lazanov mė sė shumti ndalet nė sugjestopedi - mėsim me ndihmėn e pėrdorimit tė sugjestionit, sepse atėherė mund t’i zbulojmė, jo vetėm rezervat e personalitetit tonė nė lidhje me kujtesėn, por edhe shumė mundėsi tė tjera si p.sh.: mund tė aktivizohen procese tė ndryshme intelektuale, mund tė formohen shprehitė e tė folurit bukur etj. Lazanovi gjithashtu thekėson rezultatet e programit tė madh kėrkimor, tė ndėrmarrur nė bashkėpunim me UNEKS-in, lidhur me mėsimin e gjuhėve tė huaja.

Rezultatet ishin befasuese, sepse shpejtonin procesin e mėsimit tė gjuhėve tė huaja pėr pesė-gjashtė herė.

Mėnyrat e mėsimit janė tė ndryshme dhe gjasojnė me ato tė hipnozės. Por te mėsimi me sugjestopedi, pjesėmarrėsi nuk futet nė gjendje hipnotike, por mbetet nė gjendjen e quajtur alfa, as gjumė as hipnozė.

Gjatė ēdo seance shpejtohet mėsimi i gjuhėve tė huaja dhe gjithnjė rritet kapaciteti i tė mbajturit mend. „Ka raste, thotė Lazanov, kur pjesėmarrėsi i ka mbajtur nė mend mbi 100 fjalė gjatė njė seance, derisa mesatarja e tė mbajturit mend tė fjalėve tė huaja ėshtė 50.

Pėrdorimi i sugjestionit ėshtė i madh edhe nė mjekėsi pėr shėrimin e neurozave, astmės, alergjisė, tė thatit nė bark etj., nė pėrgjithėsi te tė gjitha sėmundjet psikofiziologjike. Sidomos Freudi dhe shumė tė tjerė pas tij, e kanė pėrdorur kėtė mėnyrė tė shėrimit.

Freudi, siē e kemi cekur edhe disa herė, pasi vėren se tė gjithė pacientėt nuk mund t’i hipnotizojė, e zhvillon metodėn e njohur tė psikoanalizės e cila, krahas metodave tjera, pėrdoret edhe sot e kėsaj dite si terapi shumė e suksesshme, e qė ėshtė e bazuar plotėsisht nė mėnyrėn e shėrimit verbal, pra nėpėrmjet sugjestionit. Njė metodė tė tillė e pėrdoren edhe E. Caue, Schlutzi etj.

Gjithashtu, me anė tė sugjestionit ėshtė arritur (pa anestezi) operim pa dhembje te pacientėt. Pėr intervenim kirurgjik pacienti ėshtė pėrgatitur 20 ditė me radhė, me anė tė bisedave dhe sugjestioneve pėr operim pa dhembje.

Mė nė fund, intervenimi ėshtė kryer plotėsisht me sukses, pa dhembje, dhe me njė shėrim tė shpejtuar pas intervenimit. Ky intervenim kirurgjik u xhirua edhe nė film dhe u paraqit nė Kongresin Ndėrkombėtar pėr Mjekėsi Psikosomatike, qė u mbajt nė Romė, nė vitin 1967.

Nėpėrmjet bisedave dhe sqarimeve bindėse, tė zhvilluara nė ambiente tė posaēme duke i folur me zė tė ulėt pacientit qė gjendet i shtrirė dhe i relaksuar, mjeku ndikon nė psikėn e tij nė mėnyrė sugjestive.

Shėrimi zgjatė disa ditė, varėsisht nga sėmundja.
avatar
Big Bang

210


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sugjestioni dhe autosugjestioni

Mesazh  Big Bang prej 19.06.08 0:11

FORCA E SUGJESTIONIT DHE AUTOSUGJESTIONIT

„Unė askujt asgjė nuk i predikoj. Unė thjesht i mėsoj njerėzit tė bėjnė atė qė dėshirojnė ta bėjnė. Nė mes meje dhe atyre nuk ekziston konflikt, por bashkėpunim. Nė ta nuk ndikoj unė, por forca qė ekziston nė ta. Unė i mėsoj si tė shėrbehen me tė...“ - kėshtu thoshte farmacisti i njohur francez nga Nanci, Emil Caue (Emil Kue), nė librin e tij „Si ta zotėrojmė vetėn“.

Sugjestioni dhe autosugjestioni paraqesin forcėn, e cila me veprimin e vetė shumė herė tejkalon tė gjitha parashikimet tona. Por nuk duhet harruar se kjo forcė mund tė jetė e drejtuar si nė kuptimin pozitiv ashtu edhe nė atė negativ.

Kėrkimet eksperimentale nė kohėt e fundit kanė rezultuar se gjurmėt e kujtesės nė tru krijohen dhe nga pėrshtypjet e pranuara nėn nivelin e vėmendjes sonė, dhe se ato, edhe pse nė gjendje tė zgjuar nuk jemi tė vetėdijshėm, kanė ndikim nė veprimet tona.

Nė favor tė kėtij supozimi qė thamė mė lartė, shkojnė edhe rezultatet e disa kėrkimeve masive qė janė bėrė nė SHBA, pa dijeninė e pjesėmarrėsve. Si ilustrim po i paraqesim dy shembuj:

Shikuesve tė BBC (bi-bi-sisė) njė mbrėmje iu paraqit spikerja me fjalė se ata mund tė marrin pjesė nė njė eksperiment, kuptohet nė qoftė se dėshirojnė, e pėr tė cilin do tė marrin sqarime nė fund tė emisionit. Kėrkesa e vetme ishte qė tė shikohet me kujdes emisioni njėorėsh televiziv.

Nė fund tė emisionit u paraqit prapė spikerja dhe i luti teleshikuesit qė t’i lajmėrohen redaksisė me anė tė njė letre, nė qoftė se kanė vėrejtur diēka tė pazakonshme gjatė emisionit.

Habia ishte e madhe kur u vėrtetua se njė numėr i madh teleshikuesish i kishin dėrguar letrat e tyre, nė tė cilat shkruanin se gjatė emisionit u ishte imponuar mendimi: “Piri e theu rekordin botėror“!

Eksperimenti tjetėr u zhvillua nė njė kinema amerikane gjatė projektimit tė njė filmi. Pas pėrfundimit tė filmit, gati tė gjithė tė pranishmit nxituan nė bifenė e kinemasė me nevojė tė papėrballueshme pėr Coca-Cola, e qė nuk ishin nė gjendje tė sqaronin se pse e bėnin kėtė. Pra, pėr ēfarė ėshtė fjala?

Nė tė dy rastet u zbatua sugjestioni me ndihmėn e stimulimit sublim.

Disa herė gjatė emetimit tė emisionit televiziv ose filmit nė kinema u ekspozuan sekuenca me mesazhe nga rekordi i Pirit ose me thirrje qė tė pihet Coca-Cola, me zgjatje prej njė tė qindtat e sekondės ose edhe mė shkurt, tė cilat syri i njeriut, pėr shkak tė shpejtėsisė, nuk mund t’i vėrejė, por ato valė tė dritės, tė shndėrruara nė impulse nervore, pėrcillen nėpėrmjet nervit optik deri nė tru, ku, siē thamė, interpretohen dhe varėsisht prej mesazhit reagohet.

Pasojat nga aplikimi i njė sugjestioni me ndihmėn e stimulimit sublim nėpėrmjet medias masovike, siē ėshtė televizioni, me qėllim ndikimi nė ndryshimin e qėndrimeve tė njerėzve, mund t’i merrni me mend!...

Sistemi nervor qendror dhe ai periferik janė nė lidhje tė ngushtė mes veti. Gjithashtu, secili organ, secila qelizė, qėndron nėn ndikimin e pėrhershėm tė sistemit nervor parasimptik.

Ashtu sikurse organizmi i njeriut qė pėrbėn njė tėrėsi tė pėrbashkėt, ashtu edhe ērregullimet nė cilindo organ do tė influencojnė nė organin tjetėr.

Sistemi nervor ėshtė shumė i ndieshėm dhe nė ngacmime tė ndryshme reagon nė mėnyra tė ndryshme. Si shembull ilustrativ po marrim kompozicionin e njė treni, ku lokomotiva, padyshim, ėshtė pjesa mė e rėndėsishme, sikurse qė ėshtė truri tek njeriu.

Nė qoftė se treni rastėsisht ndesh nė pengesa, do tė shkatėrrohen pėrveē lokomotivės edhe vagonėt qė janė tė lidhur me tė. Ashtu edhe tek njeriu, secila tronditje shpirtėrore shkakton ndryshime tė dėmshme edhe nė organet e veēanta.

Pėrveē kėtyre, vagonėt kanė edhe parashtysat si dhe pjesė tjera amortizuese, sikurse trupi i njeriut qė ka pjesė tė posaēme pėr kėtė qėllim, sepse, pėrveē sistemit nervor qendror dhe atij periferik, ekziston edhe sistemi autonom pėr zemėr, zorrė, mushkėri etj., i cili nė raste tė pėrgjithshme nuk u nėnshtrohet ndikimeve tė dėshirės.

Nė qoftė se nė rastin e mėsipėrm, ndeshja e lokomotivės ėshtė jashtėzakonisht e fortė, atėherė ėshtė e mundur qė, pėrveē lokomotivės, tė shkatėrrohen edhe vagonėt, pa marrė parasysh amortizatorėt.

Po nė tė njėjtėn mėnyrė, traumat e papritura psikike munden qė nė rrethana tė ndryshme tė ērregullojnė punėn e organeve tė veēanta nė atė masė, sa qė funksioni i tyre i mėtejmė ėshtė i pamundur, kėshtu qė mund tė vije edhe deri te vdekja. A do tė vije kjo mė herėt a mė vonė, varet nga forca e tronditjes shpirtėrore.

NDIKIMET E SUGJESTIONIT DHE AUTOSU-GJESTIONIT

„Unė askujt asgjė nuk i predikoj. Unė thjesht i mėsoj njerėzit tė bėjnė atė qė dėshirojnė ta bėjnė.

Nė mes meje dhe atyre nuk ekziston konflikt, por bashkėpunim. Nė ta nuk ndikoj unė, por forca qė ekziston nė ta.

Unė i mėsoj si tė shėrbehen me tė...“ - kėshtu thoshte farmacisti i njohur francez nga Nanci, Emil Caue (Emil Kue), nė librin e tij „Si ta zotėrojmė vetėn“. Caue e mendoi njė sistem shumė tė thjeshtė tė sugjestionit dhe autosugjestionit, i cili u bė i njohur dhe shumė i pėrhapur nė botė.

Nė barnatoren e Caues hyn njė njeri dhe kėrkon njė ilaē, i cili jepej vetėm me recetė. Caue, pėr tė mos e kthyer tė dėshpėruar, nė vend tė ilaēit ia mbush njė gotė me ujė tė destiluar dhe e udhėzon pėr pėrdorim.

Pas njė jave kthehet njeriu i shėruar plotėsisht duke e falėnderuar farmacistin pėr ilaēin qė e shėroi. Caue erdhi nė pėrfundim, se atė e shėroi autosugjestioni, sepse ai as qė kishte pirė ilaē, por ujė tė destiluar, dhe prej atėherė filloi interesimi i tij pėr sugjestionin dhe autosugjestionin dhe formoi formulėn shumė tė njohur: „Nga dita nė ditė, nė ēdo aspekt, jam mirė e mė mirė“.

Kurt Tepperwein, mjek gjerman, udhėheqės ndėrkombėtar pėr kėrkime me hipnozė, nė librin e tij „Shkolla e lartė e hipnozės“ na jep njė shembull nga Tibeti, ku disa mjekė kishin shkuar pėr hulumtimin e disa „ēudirave“ qė i bėnin klerikėt tibetas (Lamėt).

Pas 20 vjet ushtrimesh, disa nga kėta klerikė kishin arritur qė tė hidheshin nė ajėr dhe tė mbeteshin njė kohė mjaftė tė gjatė ashtu horizontalisht (pezull), afėr njė metėr mbi tokė. Njėri nga mjekėt gjatė bisedės, grindet me njė klerik tibetas dhe ai i nervikosur i thotė: “Pas njė viti, nė kėtė ditė, do tė vdisni!“

Pas kthimit nė vend, pėrkundėr rezistencės qė u bėnte, mjeku i nėnshtrohet sugjestioneve (tė klerikut tibetas) dhe sa mė afėr qė afrohej ajo ditė, ai e ndiente vetėn mė keq. Dy ditė para asaj dite, kėrkon ndihmė nė klinikė.

Kolegėt vėrtetojnė se nuk ka kurrfarė ērregullime organike dhe e tėrė ajo ishte autosugjestion i pastėr i klerikut tibetas. Atėherė vendosin qė ta hipnotizojnė dhe i dhanė sugjerime tė thella hipnotike: „Tani do tė hysh nė njė gjumė tė thellė dhe do tė flesh katėr ditė e katėr net...“ ...dhe, kur u zgjua pas katėr ditėsh, i thanė se „dita e gjykimit“ kaloi.

Kėshtu i „sėmuri“ u shėrua shpejt dhe vazhdoi punėn si mjek.

Rastin tjetėr qė koincidon me tė parin, por qė pati njė epilog tragjik, na e pėrshkruan autori Xh.Marfi. Njė kushėri i tij, gjatė qėndrimit nė Indi, viziton njė parashikues telepatikė. Ai, duke shikuar nė sferėn e qelqit, ia zbulon njė sėmundje tė zemrės dhe ia parashikon vdekjen gjatė kohės sė hėnės sė re.

Kushėriri kur kthehet nė shtėpi u tregon pėr kėtė parashikim anėtarėve tė familjes, madje e shkruan edhe testamentin. Sugjestioni i fuqishėm ia pushtoi ndėrdijen, sepse ai iu dorėzua atij. Kushėriri vdiq ashtu siē qe paralajmėruar, duke mos ditur se ai vetvetes ia kishte shkaktuar vdekjen.

Shembuj tė kėtillė na jep edhe Frojdi, i cili u mor edhe me zakonet sociale dhe religjioze te popujve primitivė.

Nė disa fise ishte krijuar besimi i shenjtė, se secili qė prek ndonjė plaēkė tė shenjtė, duhet patjetėr tė vdesė. Njė kryeparė nga Zelanda e Re, la njė pjesė tė racionit tė drekės nė rrugė.

Kaloi atypari njė rob i fortė dhe i shėndosh dhe, pasi ishte i uritur, mori dhe hėngri atė qė kishte lėnė kryepari.

Duke ngrėnė, atypari kalon njė anėtar i atij fisi dhe i tmerruar i tregon se ai ishte ushqim i kryeparit dhe se me kėtė kishte thyer besimin e shenjtė.

Robi, i fortė dhe i shėndosh siē ishte, me tė dėgjuar kėtė, i kapluar nga frika fillon tė dridhet dhe pas pak rrezohet pėr tokė. Tė nesėrmen, pa aguar dielli, vdes.

Edhe Jungu na jep shembuj tė tillė: njė grupi zviceran, gjatė qėndrimit nė Afrikė, ia sjellin njė grua tė sėmurė nga hematoksia pėr shkak tė njė aborti.

„Ne - thotė Jungu, vetėm i pėrkulėm krahėt, duke u thėnė se mjekėsia jonė ėshtė ende e paaftė pėr tė bėrė diē nė kėtė rast“.

E dėrguan ashtu te magjistari. Ai e mblodhi fisin dhe filloi ritualin me kėngė dhe lojė, derisa magjistari me tė sėmurėn qėndronin nė mes.

Duke bėrė lėvizje tė ndryshme, ajo ra nė njė lloj gjumi, atėherė ai i tha tė sėmurės se „satanai kishte hyrė nė tė“. Lėviznin rreth e rrotull, derisa e gjetėn njė zgavėr afėr gardhit, e atėherė magjistari tha: „Kėtu kaloi satanai!“ E mbylli zgavrėn dhe gruaja me tė vėrtetė u shėrua!...

Nė shekullin e IX jetonte mjeku i famshėm persian Razes. Njėherė atė e thėrrasin qė ta shėrojė sulltanin Emir qė vuante nga njė paralizė e rėndė.

Mjeku Razes i luti qė tė dalin tė gjithė jashtė dhe ta lėnė vetėm me sulltanin. Atėherė, ai papritmas, nxjerr shpatėn dhe duke u ējerrė dhe bėrtitur nė sulltanin (shpatėzhveshur), iu kėrcėnua: „Tani do tė therė qė mė thirre nė kėtė kohė“!

I frikėsuar dhe i nemitur nga ky qėndrim, sulltani kėrcen nė kėmbė, nxjerr shpatėn, por... mjeku Razes kėrcen mbi kalė dhe ik. Mė vonė, natyrisht, sulltani e shpėrbleu pėr kėtė shėrim dhe e pranoi si mjek nė pallatin mbretėror.

Nga kėta shembuj, e qė ka me qindra tė tillė, e qė ndoshta ju kanė ndodhur edhe juve lexues, shihet qartė se sa ėshtė e fortė forca e sugjestionit dhe ndikimi i tij nė rrjedhat e jetės sė pėrditshme tė njeriut.
avatar
Big Bang

210


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi