Histori nga jeta e Budes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Histori nga jeta e Budes

Mesazh  Xhemajl prej 24.04.11 21:32

Histori nga jeta e Budes



Njė herė, njė nxėnės erdhi tek Buda dhe i kėrkoi ti shfaqte njė mrekulli, duke i thėnė se vetėm atėherė do ta besonte. Buda i buzėqeshi me keqardhje dhe i shfaqi njė mrekulli tė madhe. Nxėnėsi i habitur thėrriti:
- Tani jam i gatshėm tė kaloj tė gjitha shkallėt e Nxėnėsisė nėn udhėzimet e tua.
Por Buda i tregoi  derėn dhe i tha:
- Tani nuk mė nevojitesh.
Njė nga nxėnėsit e Budės e pyeti:
-  Cfarė duhet tė bėj, nėse dikush mė godet?
Buda i tha:
- Nėse nga njė pemė do tė thyhej njė degė qė do tė binte mbi ty, cfarė do tė bėje?
Nxėnėsi tha:
- Kjo do tė ishte  njė ndodhi e rastėsishme, njė koincidencė e thjeshtė qė unė ndodhesha poshtė pemės kur dega binte. Do tė vazhdoja rrugėn time.
- Tė njėjtėn gjė duhet tė bėsh edhe kur dikush tė godet. Ndoshta ka ndonjė problem, ishte i inatosur apo nuk mund tė pėrmbante nervat e tij. Ėshtė e njėjta gjė sikur tė binte mbi ty dega e pemės. Vazhdo rrugėn, sikur tė mos kishte ndodhur asgjė.
Njė grua, tė cilės ikishte vdekur  djali i saj i vogėl, takon Budėn. Gruaja qante dhe bėrtiste se  kishte humbur dashurinė e saj tė vetme dhe se ishte e dėshpėruar dhe kėrkonte ndihmėn e Budės.
- Mirė do tė tė ndihmoj, i tha Buda, por mė parė shko nė qytet dhe mė sill njė grusht grurė nga shtėpia ku nuk ka vdekur asnjeri.
Gruaja  u nis menjėherė nė qytet dhe filloi tė kėrkonte pėr njė shtėpi tė tillė, por kudo i thonin:
- Mund tė tė japim grurė sa tė duash, por nga shtėpia jonė kanė vdekur njerėz.
Kjo pėrgjigjje pėrsėritej cdo herė qė pyeste, por gruaja  ndalonte shtėpi pėr shtėpi me shpresėn se do tė ekzistonte tė paktėn njė shtėpi e tillė.
Filloi tė ngrysej, dhe gruaja filloi tė kuptonte  se vdekja ishte njė pjesė e pandarė e jetės, se ėshtė pjesa e kundėrt e jetės dhe se ndodh vazhdimisht. Vdekja nuk ishte vec njė fatkeqėsi personale dhe se nuk i kishte ndodhur vetėm fėmijės sė saj.
Buda po vdiste. Dyzet vite me radhė ecte dhe mijra njerėz e ndiqnin. Duke ju drejtuar nxėnėsve tė tij, ju tha:
- Kjo ėshtė dita ime e fundit. Nėse keni dicka pėr tė mė pyetur, kjo ėshtė mundėsia juaj e fundit. Ka ardhur momenti qė secili tė marrė rrugėn e tij.
Njė errėsirė e thellė mbuloi nxėnėsit e tij. Ananda, nxėnėsi i tij i preferuar qante si foshnjė e vogėl, dhe ndėrsa  lotėt e tij i  rridhnin nga sytė , godiste me dėshpėrim  gjoksin e tij.
- Tėlutem Ananda pusho, i tha Buda.
- Cfarė do tė bėjmė ne pa ty? Tha Ananda. Ishe kėtu dhe tė gjithė ne ecnim me dritėn qė ti lėshoje. Gjithcka ishte e sigurtė.  Harruam krejtėsisht se ekzistonte errėsira. Duke tė ndjekur ty, gjithcka pėr ne ishte dritė. Tani qė po ikėn, cfarė do tė bėjmė?
Dhe vazhdonte tė qante dhe tė ulėrinte.
- Dyzet vite ecje nė dritėn time dhe akoma nuk arrite tė nxjerrėsh dritėn tėnde? Sa mė shumė tė ecėsh nėn dritėn e huazuar, aq mė shumė imiton dhe humbet dritėn tėnde. Jo, mė mirė tė iki!
Fjalėt e fundit qė Buda tha ishin:
- Tė jeni dritė pėr vetet tuaja.
Njė njeri i varfėr qė jetonte i dedikuar Budės, kishte nje statujė shumė tė vjetėr dhe tė bukur tė Budės, njė vepėr artistike tė shkėlqyer. Ky njeri e ruante si tė ishte njė thesar shumė i madh.
Njė natė dimri tė ftohtė, njeriu ishte i vetėm brenda kasolles sė tij prej kashte. Bėnte shume ftohtė dhe  njeriu po dridhej nga i ftohti. Ndjente se po i afrohej vdekja. Nuk kishte asgjė pėr tė ndezur zjarrin. Nė mesnatė, kur njeriu  filloi tė ngrinte nga i ftohti, pėrpara tij u shfaq Buda  dhe i tha:
- Pėrse nuk ndez zjarr me statujėn time?
Statuja e drurit ndodhej nė njė cep tjetėr tė murit. Njeriu u frikėsua,  kujtoi se ishte njė demon.
- Cfarė thua? Tė djeg statujėn e Budės? Kurrėn e kurrės!
Buda buzėqeshi dhe i tha:
- Nėse mė shikon tek statuja, atėherė mė ke humbur. Unė jam brenda teje , jo brenda drurit. Nuk jam nė objektin e lutjes, por ndodhem brenda atij qė lutet. Unė dridhem brėnda teje! Tė lutem , digje statujėn!
Njė i ri pyeti njė plak me flokė tė gjatė gri:
- Gjysh, sa vjec je?
- Sapo mbusha katėr vjec, i tha ai.
Djaloshi u habit, dhe pastaj duke qeshur  i tha:
- Po bėni shaka, keni flokė gri dhe njė mjekėrr kaq tė gjatė, si mund tė jeni katėr vjec?
- Po tė tė them tė vėrtetėn, jam katėr vjec. Gjithė kėto vite jetoja duke ndjekur fitimin, thoja gėnjeshtra dhe  nuk isha i sincertė. Vetėm katėr vite mė parė  njoha Mėsimet e vėrteta tė Budės dhe njoha se cfarė do tė thoshte Mirėsi. Pėrzura pangopėsinė, urrejtjen dhe  budallallėkun, zvogėlova dėshirat e mia dhe me mendje tė hapur po pėrpiqem tė njoh veten time. Vetėm katėr vitet e fundit jeta ime ka marrė kuptim dhe vetėm kėto katėr vite njoh se cfarė ėshtė paqja brendėsore dhe gėzimi. Ti po mė pyesje se sa vjec jam. Meqėnėse njoh jetėn e vėrtetė vetėm 4 vitet e fundit, tė thashė me tė vėrtetė se jam katėr vjecar.
Njė herė dikush pyeti Budėn:
- A ekziston Zoti?
- Po, ju pėrgjigj Buda.
Tė njėjtėn ditė njė tjetėr njeri e pyeti:
- A e ekziston zoti?
Dhe Buda i tha:
- Jo.
Nė fundin e ditės njė njeri i tretė e pyeti Budėn pėr ekzistimin e Zotit dhe Buda nuk ju pėrgjigj, vetėm ngriti gishtin e tij drejt qiellit. Tė gjitha kėto po i ndiqte nxėnėsi i tij, Ananda. Gjatė natės e pyeti Budėn:
- Nuk mund tė fle. Tė lutem mė thuaj, pėrse nė tė njėjtėn pyetje  dhe tre pėrgjigjje krejt tė ndryshme?
Buda i tha:
- Pasi ishin tre njerėz krejt tė ndryshėm. I Pari besonte se Zoti nuk ekziston dhe kishte nevojė shumė qė tė forconte  besimin e tij. Unė i thashė se Zoti ekzistonte, pasi pėr tė arritur tek e Vėrteta njeriu duhet tė clirohet nga ato nė tė cilat beson. I dyti besonte se Zoti ekzistonte. Atij i thashė se Zoti nuk ekzistonte. Unė jam kėtu pėr bėrė qė mendja tė fluturojė mbi besimin dhe se vetėm atėherė njeriu do tė njohė tė Vėrtetėn. I treti  nuk ishte, as besimtar, as ateist, dhe kėshtu nuk ishte e nevojshme ti them as’’Po’’ dhe as ‘’Jo’’,  dhe pėr kėtė dhe heshta, duke i thėnė me kėtė mėnyrė ‘’Bėj si unė, domethėnė zhytu nė heshtje dhe do ta kuptosh’’.
Buda lajmėronte gjithmonė kur shkonte nė ndonjė qytet apo fshat:
- Ju lutem mos bėni  11 pyetje qė kanė tė bėjnė me Zotin, shpirtin, vdekjen, tė vėrtetėn….
Kur e pyesnin se pėrse? Ai u pėrgjigjej.
- Pasi kėto pyetje nuk kanė pėrgjigjje. Nuk ėshtė se nuk e di pėrgjigjjen. Por fillimisht, nuk ekiston mundėsia pėr tė shprehur me fjalė  pėrgjigjjen e drejtė. E dyta,  kuptimi i kėtyre rėndėsive nuk tė bėn shenjtor dhe as nuk udhėheq drejt ndricimit. E treta, se kėto pyetje lindin fetė tė cilat pengojnė  mirėkuptimin e realitetit tė vėrtetė. Mund tė pyesni pėr zemėrimin, pėr kurnacėrinė, ngulitjen, shėndėrrimin. Pyesni pėr mėnyrėn e braktisjes sė mendjes, pėr hir tė meditimit…*
Sindarta  sorollatej pėr gjashtė vite, ku vizitoi tė gjithė  tė mėncurit, shenjtorėt, shkencėtarėt, gurutė e ndryshėm, por megjithatė  kishte mbetur i pakėnaqur, pasi nuk ndjente  ndryshime tė thella. Rruga e heremitit, agjėrimi, joga, tė gjitha i dolėn tė kota.
Njė herė Sindarta donte tė kalonte lumin . Rrjedha e lumit ishte e fortė , ndėrsa Sindarta ishte  kaq i dobėt sa qė ju morėn mėndt dhe ra nė ujė. E mori lumi, por megjithatė, dha tė gjithė fuqinė e mbetur pėr tu kapur nė njė rrėnjė tė njė peme dhe rrjedha e lumit  e dėrgoi nė breg.
Nė njė gjendje tė tillė, duke mos pasur fuqi pėr tė dalė nga lumi , Sindarta  papritmas kuptoi se : ‘’Jeta ėshtė e ngjashme  me oqeanin. Dhe nėse jeta ėshtė njė oqean, atėherė tė gjitha ato qė bėj janė njė gabim i madh. Nėse jam katandisur tė mos jem i aftė tė mos kaloj njė lumė si do tė mund tė kaloj oqeanin e jetės?  Rruga ime nuk ėshtė e duhura. Jam shumė i dobėt, ndėrsa pėr tu ngjitur tek Zoti, mė nevojitet  shumė energji’’.
Pėrfundimisht doli nga lumi, u shtri nėn njė pemė pėr tu clodhur. Ajo natė kishte hėnė tė mbushur. Pėr herė tė parė pas gjashtė vitesh jete prej heremiti, Sindarta ra nė gjumė tė thellė pa ėndrra. Nė mėngjes kuptoi se nuk nxitohej pėr tė arritur diku, nuk kishte ndonjė objektiv pėrpara tij, nuk duhej tė bėnte ushtrime. Ishte hera e parė qė  ndjente njė liri tė plotė. I shtrirė nėn pemė vėzhgonte agimin e diellit. Shikonte mėnyrėn me tė cilėn shuhej dhe ylli i fundit i mėngjesit. Thuhet se nė momentin qė  u zhduk ky yll, u zhduk dhe Sindarta. Atėherė Lindi Buda!. Nė njė moment  kaluan pėrpara tij  6 vitet e sorollatjes si njė makth, por ato mbetėn nė tė kaluarėn .
Buda u ndricua!
Njė fshatar i varfėr priste shumė ditė qė tė ftonte Budėn nė shtėpinė e tij. Njė ditė herėt nė mėngjes qėndroi afėr pemės nėn tė cilėn  po flinte Buda pėr tė qėnė i pari qė do ta ftonte.
Kur Buda u zgjua, fshatari i tha:
- Tė lutem pranoje ftesėn time. Ėndėrroja pėr shume vite  dhe mezi e prisja momentin qė do tė vizitonit shtėpinė time. Jam njeri i varfėr dhe nuk mund tė ofroj shumė gjėra, por tė lutem mos e refuzo ftesėn time.
Buda ju pėrgjigj se do tė shkonte.
Nė tė njėjtin moment arriti qeveritari i krahinės i shoqėruar nga shumė njerėz, i cili i tha Budės:
- Tė ftoj  nė pallatin tim. Ma bė kėtė nder.
Buda i tha qeveritarit:
- Sot nuk do tė mundem, pasi tashmė i kam premtuar kėtij njeriu. Tryeza e varfėr e fshatarit kishte vetėm njė ushqim: ishin kėrpurdha kukarmuta , qė rrallė herė janė  helmuese. Fshatari i shkretė nuk e dinte. Kur Buda filloi tė hante e ndjeu shijen e hidhur, por megjithatė nuk donte ta thoshte, pėr tė mos mėrzitur tė zotin e shtėpisė. Kėshtu Buda hante kėrpurdhat helmuese dhe njeriu i varfėr ishte i lumtur.
Buda u kthye tek nxėnėsit e tij dhe helmi filloi tė vepronte duke i krijuar dhimbje tė mėdha. Doktori kur e vizitoi i tha:
- Gjėndja ėshtė shumė e vėshtirė. Helmi ka penetruar  nė gjak dhe ėshtė e pamundur  tė shpėtohet. Buda do tė vdesė.
Buda u tha nxėnėsve tė tij qė u mblodhėn pėrreth tij:
- Ėshtė njė njeri i shkėlqyer. Ushqimin e parė ma dha nėna ime dhe tė fundit ai. Nėna ime mė ndihmoi tė shikoj kėtė botė dhe ai mė ndihmoi tė shikoj  botėn tjetėr. Duhet tė silleni me respekt ndaj tij.
Nxėnėsit e tij ishin shumė tė mėrzitur dhe Ananda tha me zemėrim:
-Cfarė thua Mėsues?!  Ta respektojmė ashtu sikur nėnėn tuaj? Ai ėshtė vrasės! Dhe meriton vdekje pėr atė qė bėri.
Buda i tha nxėnėsve tė tij:
- Po, e di se mund tė vrisni atė njeri  tė shkretė, por ju do tė bėni atė qė po ju them unė, pasi Buda pranon helm, por ofron dashuri.
Njė Brahman (klerik) i famshėm pyeti Budėn, se cfarė vecorish kishte sakrifica supreme. Dhe Buda i tregoi njė histori me njė mbret  tė fuqishėm qė jetonte shumė shekuj mė parė. Pas njė lufte tė madhe  ku arriti tė konkuistonte  gjysmėn e globit, dėshiroi tė bėnte nė nder tė perėndive njė sakrificė  tė madhe.
Kėshtu thirri njė shenjtor  shumė tė njohur  dhe kėrkoi kėshillėn e tij pėr tė plotėsuar dėshirėn e tij. Duke ju pėrgjigjur, shenjtori i tha mbretit, se fillimisht  duhet ti jepte shtetit qetėsinė, prosperitetin dhe sigurinė dhe vetėm atėherė do tė mund tė bėnte sakrificėn. Nuk duhet tė vritet asnjė qėnie e gjallė. Duhet tė hidhen  nė humnerėn  e Malit tė Shenjtė njėqind kova qumėsht, gjalpė dhe mjaltė. Dhe vetėm kėshtu sakrifica do tė arrinte qėllimin e saj.
Nė vazhdim, Buda vijoi:
- Por ekziston njė tjetėr sakrificė, qė ėshtė shumė mė e lehtė dhe mė supreme, tė ndėrtosh  njė Tempull  pėr Zotin dhe pėr nxėnėsit e tij.
Por ekziston edhe njė sakrificė mė supreme nga e kaluara, tė ndėrtosh  brėnda teje Tempullin e tė vėrtetės dhe kurrė tė mos vrasėsh  qėnie tė gjallė dhe tė shmangėsh gėnjeshtrat.
Por ekziston dhe sakrificė mė supreme, kur dikush bėhet  murg dhe refuzon tė gjitha gėzimet dhe hidhėrimet e kėsaj bote.
Por pėr njeriun e thjeshtė sakrifica supreme ėshtė , tė arrijė me fuqinė e shpirtit tė tij sigurinė se nuk e prekin  tė mirat e materialeve e kėsaj bote.
Momentin qė Buda u bė i Ndricuar ishte nata e Hėnės sė Mbushur. Tė gjitha mėrzitė dhe shqetėsimet e tij u zhdukėn, sikur tė mos kishin ekzistuar asnjėherė, sikur dikur ishte i fjetur dhe tani u zgjua. U zhdukėn tė gjitha problemet dhe pyetjet e papėrgjigjura qė mė parė e torturonin. Ndjente plotėsinė e Ekzistencės dhe Bashkimin me Natyrėn.
Pyetja e parė qė i lindi nė mendjen e tij ishte : ‘’Si mund tė shpreh tė gjitha ato qė mendoj? Duhet tju shpjegoj bukurinė e sė Vėrtetės, duhet tju tregoj  Realitetin. Por si do ta bėj?’’
Kjo ishte njė pyetje qė torturonte  cdonjėrin nga ata qė u ndricuan dhe njohėn tė vėrtetėn.
Njerėz nga e gjithė bota erdhėn pėr tė parė , pasi tė gjitha qėniet kanė tendencė tė drejtohen drejt Dritės.
Mendimi i parė qė shprehu ishte: ‘’Cdo mendim i shprehur ėshtė njė gėnjeshtėr’’. E tha dhe pastaj heshti. Heshtja zgjati shtatė ditė. Kur e pyesnin pėr dicka  ai ngrinte dorėn e tij me njė ton tė rėndė dhe me gishtin e tij tregonte drejt qiellit.
Miti thotė se : ‘’Zotat mbi qiell u shqetėsuan. Pėrfundimisht  mbi tokė u shfaq njė njeri i Ndricuar. Ky ėshtė njė fenomen shumė i rrallė! U shfaq mundėsia pėr tu bashkuar  bota e njerėzve  me Botėn Superiore… por njeriu i cili mund tė bėhej urė  midis Qiellit dhe Tokės nuk flet. Pas shtatė ditėsh Zotat bashkė me mbretin e tyre Indra, zbritėn nė tokė dhe takuan Budėn. Prekėn shputėn e tij dhe i kėrkuan tė mos mbetej i heshtur.
Buda ju tha:
- Shtatė ditė mendohem mbi gjėrat pro dhe kundėr, dhe akoma nuk shikoj arsye se pėrse tė flas. Fillimisht nuk ekzistojnė fjalė qė tė mund tė shpreh  eksperiencėn time tė mrekullueshme. E dyta, gjithcka qė do tė them  nuk do tė bėhem i kuptueshėm. E treta, 99 personave nga 100 pėrvoja ime nuk do tju ofrojė asgjė, ndėrsa ai qė ėshtė i aftė, mund ta gjejė dhe vetė tė Vėrtetėn. Pėrse tja heq kėtė mundėsi? Ndoshta kėrkimi i tė vėrtetės do tė zgjasė shumė mė tepėr. Dhe cfarė ndodhi? Pėrpara tij cdonjeri ka shumė shekuj!
Atėherė Zotat i thanė:
- Ndoshta do tė prishet bota meqėnėse zemra e Perfektit preferoi Heshtjen. Buda i madh duhet tė predikojė Doktrinat e tij. Mbi tokė ekzistojnė  njerėz me  shpirt tė pastėr tė cngulitur nga materializmi, por nėse doktrina jote nuk  do tė prekė zemrėn e tyre, atėherė ata do tė vdesin. Ata kanė nevojė  njė shtytje tė lehtė, njė fjalė tė drejtė. Vetėm ti do tė mund ti ndihmoje  tė bėjnė hapin e vetėm tė drejtė drejt tė Panjohurės.
Mbizotėroi heshtje… pastaj Buda mbylli sytė e tij dhe tha:
- Sigurisht, do tė flas pėr ata tė paktėt. Nuk kam kaq fuqi pėr tju treguar tė gjithė tė Vėrtetėn, por mund tju  tregoj Yllin udhėheqės.
Njė njeri erdhi tek Buda dhe e pėshty nė fytyrė. Buda fshiu fytyrėn e tij dhe e pyeti:
- Vetėm kaq? Mos do ndonjė gjė tjetėr?
Ananda kur e pa u vėrsul i zemėruar, duke thirrur me keqadashje:
- Mėsues! Mė lejo ta ndėshkoj kėtė njeri mediokėr!
- Ananda, u bėre Sanias( njeri qė braktisi gjėrat botėrore dhe dedikoi jetėn e tij Zotit), por disa herė e harron kėtė gjė, tha me qetėsi Buda, nuk e kuptove  se si ky fukarai ka vuajtur shumė, shikoji sytė e tij qė u skuqėn  nga zemėrimi. Me sa duket nuk ka fjetur  gjithė natėn pėrpara se tė bėnte kėtė veprim. Pėshtyma ishte  rezultati i kėsaj  cmendurie dhe tani ndoshta u clirua nga dashakeqja e tij. Duhet tė tregosh dhembshuri, ndėrsa ti do ta vrasėsh dhe tė bėhesh i cmendur si ai!
Njė herė Sindarta banonte afėr Sabatit, nė Xhetavana, nė manastirin Anata Pindika. Atje  njė mėngjes, pasi u vesh  dhe mori kupėn dhe mantelin e tij, u fut nė Sabati pėr tė kėrkuar lėmoshė.
Nė atė kohė nė shtėpinė e Brahmanit Agika ndizej zjarri i sakrificės dhe ofertat ishin mbledhur. Atėherė Sindarta dukė lypur derė mė derė, arriti nė shtėpinė e Brahmanit Agita. Agita duke e parė nga larg Sindartėn i bėrtiti: ‘’Ndalo atje morracak! Ndalo atje Sramana gjynahqar! Ndalo atje i degraduar!’’ kur dėgjoi kėto fjalė Sindarta ju pėrgjigj me kėtė mėnyrė Brahmanit:
»A e di o Brahman se cfarė ėshtė njė i degraduar apo gjėrat qė bėjnė njė njeri tė degraduar? Dėgjo o Brahman tė ti them. Njeriu qė ka urrejtje dhe qė zemėrohet, qė ėshtė  keqadashės dhe hipokrit, qė beson nė mendime tė gabuara, qė ėshtė mashtrues, mėso se ky njeri ėshtė degraduar.
»Ai qė nė kėtė botė dėmton qėnie tė gjalla si tė jetė si tė mos jetė i dyherėlindur (initacionant) dhe tek i cili nuk ekziston dhembshuri  pėr qėniet e gjalla, mėso se ai ėshtė i degraduar.
» Ai qė  shkatėrron  apo rrethon qytete dhe fshatra dhe njihet si armik, mėso se ai ėshtė i degraduar.
» Ai qė vjedh, ai qė thotė gėnjeshtra, mėso se ai ėshtė i degraduar.
»  Ai qė pavarėsisht se ėshtė i aftė, nuk mirėmban nėnė apo babain e tij kur tė jenė plakur, mėso se ai ėshtė i degraduar.
» Ai qė , kur pyetet se cfarė ėshtė e mirė, jep kėshilla tė kėqija dhe mban sekrete, mėso se ai ėshtė i degraduar.
» Ai qė ka kryer njė mėkat, dhe qė shpreson qė mos ta marrė vesh njeri se e bėri ai, dhe bėn keq fshehurazi, mėso se ai ėshtė i degraduar.
» Ai qė qė vjen nė orėn e ushqimit, dhe i kėrkon me fjalė si njė Brahmani ashtu si edhe  njė Sramana dhe  ata nuk i jep asgjė, mėso se ata janė tė degraduar.
» Ai qė ėshtė iI mbėshtjellė  nė padituri, dhe nuk fal asgjė, por flet nė mėnyrė tė pahijshme, mėso se ai ėshtė i degraduar.
» Ai qė lartėson veten e tij dhe ndjen neveri pėr tė tjerėt pėr arsye tė krenarisė, duke qėnė ai vetė i ulėt, mėso se ai ėshtė i degraduar.
» Ai qė shan Budėn (tė ndricuarin) apo nxėnėsit e tij, njė lypės qė sillet apo njė nikoqir, mėso se ai ėshtė i degraduar.
»Ai qė nuk ėshtė shenjtor por megjithatė hiqet si i tillė, ai ėshtė hajduti mė i madh nė tė gjitha botėt dhe ėshtė me tė vėrtetė mė i keqi nga tė degraduarit.
Ata qė tė kam pėrshkruar me tė vėrtetė quhen tė degraduar. Nuk bėhet  qė nga lindja e tij dikush i degraduar, dhe as nuk bėhet dikush qė nga lindja e tij Brahman. Nga veprat e tij bėhet dikush i degraduar dhe nga veprat e tij bėhet dikush Brahman.
Buda ishte i ulur nė hijen e pemės Vajan kur ju afrua njė princ i fuqishėm mbi kalin e tij madhėshtor, i cili ishte i mbuluar me njė mbulesė tė shkėlqyer. Pas tij ekzistonte njė grup i madh njerėzish oborrtarėsh dhe  roje personale. Pasi e pėrshėndeti , i kėrkoi tė bėhej nxėnėsi i pranuar i tij. Buda ju pėrgjigj se ai nuk ishte gati akoma.
Princi, i turpėruar u kthye  nė pallatin e tij dhe filloi tė meditojė mbi arsyen se pėrse e kishte refuzuar i Ndricuari. Arriti nė konkluzionin se gabimi i tij ishte mėnyra e shfaqjes sė tij pėrpara atij qė dėshironte tė bėhej mėsuesi i tij. Ajo mėnyrė aq luksoze nuk ishte  e drejtė.
Kaloi njė vit  dhe princi u riparaqit pėrpara Budės. Kėtė herė  ishte i vetėm dhe nė kėmbė, i veshur shumė thjeshtė. I bėri tė njėjtėn kėrkesė, por mori  tė njėjtėn pėrgjigjje negative. Princi, qė interesohej me tė vėrtetė pėr tė mėsuar nga i Ndricuari, u dėshpėrua kur pas shumė meditimesh nuk kishte arritur tė kuptonte se cila ishte mėnyra e duhur pėr tu paraqitur pėprara Mėsuesit.
Kėshtu pas njė viti ju afrua Budės shumė heshturazi, i veshur me thjeshtėsinė mė tė madhe dhe kur Buda hapi sytė e tij dhe i nguli mbi tė, princi u ul nė gjunjė dhe i lutej ta testonte , ti jepte njė mundėsi sado tė vogėl, pasi ankthi dhe stresi qė ndjente, qė nuk kishte as mundėsinė pėr tu testuar, i shterronte besimin dhe i shkatėrronte jetėn.
Sindartės i erdhi keq pėr tė dhe i tha se gjatė vitit qė do tė fillonte do tė shkonte ai vetė ta takonte. Prince kėrcente nga gėzimi i tij dhe i premtoi se nėse ai e bėnte njė gjė tė tillė, do ti pėrgadiste njė pritje madhėshtore dhe se do ta mbushte me pasuri dhe me lavdi. Buda mbylli pėrsėri sytė dhe vazhdoi meditimin e tij.
Pasi kaloi viti, princi ju afrua pėrsėri Budės, shumė i dėshpėruar. Ra nė kėmbėt e tij dhe me lotė nė sy i tha se ai nuk kishte vajtur nė takimin qė i kishte premtuar, pasi ai e priste njė vit tė tėrė dhe nuk e kishte parė.
Sigurisht qė mė pe, i tha Buda. Dhe mė largove nga afėr teje  me shqelma.
Prince , i tmerruar u betua 100 herė se nuk kishte bėrė dicka tė tillė.
Buda i tha:
- E mban mend atė plakun qė tu afrua gjatė paradės kur ti po kalėroje, dhe qė ti e pėrzure me shqelma?  Ai isha unė.
avatar
Xhemajl

310


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi