Koncepti kryesor i Budizmit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Koncepti kryesor i Budizmit

Mesazh  Neo prej 09.09.11 23:41

BUDIZMI

Mesimet fetare

Koncepti kryesor eshte nirvana: e papershkrueshmja / zbrazetia, qe eshte jashte zinxhirit te vuajtjes dhe rilindjeve.
Budizmit i thone nganjehere nje fe pa Zot. Ne fakt, ne Budizmin Teravada dhe ne nje pjese te Mahajanes, nuk flitet per Zot.
Disa e konceptojne "natyren e Budes", qe ne brendi e kane te gjitha qeniet, si hyjnore.
Perkunder kesaj, ne Budizmin e Vendit te Paster, Buda Amida eshte shpetuesi ne parajsen perendimore. Nganjehere kete funksion e ka edhe Guan Jin, hyjneshe kineze e pervetesuar nga Budizmi.

Psikologjia

Njeriu rilind pas vdekjes ne nje jete te re sipas ligjit te karmes. Karma eshte ligji i shkakut dhe efektit: nese ben vepra te keqia, vuan ne jeten vijuese dhe anasjelltas. Pra, ti korr ate qe ke mbjellur - por Budizmi paraqet edhe mundesi per te kapercyer ligjin e karmes...
(Tani do te shihni qe Buda ka qene shume sistematik, qe ka pasur shume qejf numrat:)
3 karakteristikat e botes:
- Asgje nuk eshte e perhershme.
- Gjithcka eshte "dukha" (zakonisht perkthehet me "vuajtje", me sakte eshte pamjaftueshmeria, papersosmeria e thelle e ekzistences).
- Nuk ka nje vete!
Ajo qe ne e mbajme per Veten, eshte kombinimi i 5 skandave ne ndryshim te perhershem:
- trupi
- ndjenja
- mendimet
- impulset karmike
- vetedija
4 te vertetat fisnike - berthama e Budizmit:
1. Gjithcka ne jete eshte dukha.
2. Shkaku i dukhes jane deshira vetjake dhe injoranca.
3. Dukha mbaron kur mbarojne deshirat vetjake dhe injoranca.
4. Rruga per t'ia arritur eshte udha e tetefishte.
Udha e 8-fishte:
- idete e drejta
- mendimi i drejte
- te folurit e drejte
- veprimi i drejte
- jeta e drejte
- mundimet e drejta
- ndergjegjshmeria
- meditimi

Kosmologjia

Kozmosi perbehet nga nje numer i pakufi botash qe behen dhe cbehen.
Brenda botes sone ka 6 gjendje ekzistence:
- ferri
- sfera e shpirtrave te urise
- sfera e kafsheve
- sfera e njerezve
- sfera e gjysmeperendive
- sfera e perendive (qe nuk jane te pavdekshem as nuk eshte gjendja me e deshiruesme sepse vetem njeriu mund te arrije ndricimin)
Natyra eshte e shenjte.

Epistemologjia

Urtesia e vertete vjen nga ndricimi. Kjo eshte dituria objektive, perkunder diturise subjektive, e cila eshte e kufizuar ne boten tone te "samsares".
Shume budiste kane besim ne autoritetin e sutrave, sidomos ne fjalimet e Budes.

Etika

Udha e 8-fishte jep rregulla per te jetuar jeten.
Pervec kesaj, ka 5 urdheresa ("shila"):
- nuk duhet te vrasesh
- nuk duhet te vjedhesh
- nuk duhet te genjesh
- nuk duhet te perdoresh droga dhe alkohol
- nuk duhet te kesh seks te palejueshem
Nje koncept i rendesishem (edhe per etiken e Dalai Lames) eshte "ahimsa" = heqje dore nga dhuna.
Murgjerit dhe murgeshat kane edhe rregulla te tjera:
vetemohimi, varferia, degjueshmeria, beqaria (me perjashtim te Japonise) etj.

avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi