Mėsime kryesore tė Budizmit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mėsime kryesore tė Budizmit

Mesazh  Xhemajl prej 12.01.11 15:54

Budizmi

Budizmi lindi nė Indi nė kastėn Kshatrije (kastė e luftėtarėve). Themelimi i budizmit lidhet me emrin e princit Gautama nga familja Sindarta, mė vonė i quajturi Buda (i zgjuari, i arsimuar).

Ėshtė injohur edhe me emrin Sakja Muni (murg, i urti nga fisi Sakja ). Emri i tij personal Gautama si zakonisht pėrmendet vetėm nė burimet jo budistike, ndėrsa burimet budistike pėrmendin vetėm emrin Buda.

Sipas tė dhėnave nė tė cilat nuk mund tė dishohet,ai ėshtė i lindur nė vitin 557 para Isaut a.s. U rritė dhe u edukua nė pallatin prindėror, ngase babi i tij ishte sundimtar indan. Ishte i martuar dhe pati gruan dhe njė djalė.

Qysh nė kėtė kohė tregoi mosinteresim pėr jetė. Nė moshėn 23 vjeēare ra nė njė krizė morale dhe duke u gjetur nė njė depresion tė fortė nė njė shėtitje hasi nė njė plakė tė mbetur, njeri tė sėmurė, pas kėtij nė njė njeri tė vdekur dhe mė nė fund nė njė asket (murg-dervish, njeri i larguar nga kjo botė).

Nga tri rastet e para pėrfundoi se “asgjė nuk vlenė, rinia pėr arsye se e shkatron pleqėria” as “shėndeti pėr arsye se e shkatron sėmundja”, as “jeta pėr arsye se e shkatron ate vdekja “, por mbetet i vetmi dinjitet tė cilin e hasi nė fytyrėn e murgut-tė urtit.

Pas kėsaj Gautama e pa se jeta ėshtė e vėshtyrė dhe e mundishme dhe kėshtu vendosi ta lėshojė pallatin. Me vjedhuri hyri nė dhomė ku flenin gruaja dhe djali nė mėnyrė qė t’i sheh pėr herė tė fundit. Kėtė ndarje nga bota dhe familja, budistėt e quajnė “mohim madhėshtor”.

Pas kėsaj ai ia mėsyti shkretėtirės “Gaja” me shpresė se atje do ta gjejė tė vėrtetėn mbi jetėn dhe gjithēka qė ekziston. Pas gjashtė apo shtatė viteve vuajtjeve dhe mundimeve arriti t’i fusė nėn sundimin e vet (djallėzit ) dhe njė natė nė lindje tė indisė nė vendin Bud’ha Gaja papritmas depėrton nė tė “Vėrtetėn sekrete “.

Pasiqė tė bėhet Budė filloi predikimet e mėsimeve tė veta dhe sė pari takohet me pesė asketikė tė cilėve ua mėson mėsimet e veta. Kėto mė vonė u quajtėn pesė nxėnėsit e parė tė Budės.

Mėsime kryesore tė budizmit

Mėsimet e budizmit janė tė shumta, por kėtu do tė ceken ato mė kryesore.
Mėsimet kryesore tė budizmit janė katėr tė vėrtetat mė fisnike, siē janė:

- ēdo jetė ėshtė e rėndė dhe me vuajtje;
- vuajtjet e jetės burojnė nga epshet;
- shpėtimi nga vuajtjet ėshtė nė zhdukjen e epsheve; duke ecur rrugės fisnike;

kėtė rrugė tė drejtė Buda e quan ”rruga tetė drejtime fisnike” e cila pėrbėhet prej: fesė sė vėrtetė, fjalės sė drejtė, dėshirės sė drejtė, veprės sė drejtė, jetės sė drejtė, qėllimit tė drejtė mendimit tė drejtė dhe kuptimit tė drejtė.

Mėsimi mė i lartė i budizmit ėshtė mėsimi i quajtur ”nirvana”, qė do tė thotė: ”ēlirim i njeriut nga ekzistenca dhe kalim nė joekzistencė” shymje e asaj mekatares qė buron nga gjendja e lakmimit tė mendjes dhe zemrės, e cila ėshtė shkaktarė i pėrtrirjes sė asaj ekzistenciale”. Sipas shpjegimit tė disave ”nirvana” ėshtė gjendje nė tė cilėn njeriu tretet nė njė botė tė panjohur dhe fantastike.

Nga kjo kuptohet se ”nirvana” ėshtė shkalla mė e lartė nė tė cilėn mund tė arrijė shpirti i njeriut, duke hekur dorė nga tė gjitha kėnaqėsitė e kėsaj bote. Kjo gjendje arrihet nėpėr mes mudit tė madhė. Kėtė mėsim buda e pėrhapi plot 40 vjetė duke shkuar prej njė vendi nė vendin tjetėr.

Poashtu janė shumė tė njohura dhjetė porositė e Budės, e ato janė:
- Tė mos vrasėsh asgjė tė gjallė;
- Tė mos vjedhish;
- Tė mos bėsh kurvėri;
- Tė mos rrejsh;
- Tė mos dehesh;
- Tė mos bėsh shpifje;
- Tė mos i bėsh dėm tė afėrmit;
- Tė mos flasish nė shprazti;
- Tė mos betohesh rrejshėm; dhe
- T’i ikėsh pėrēarjes.

Sipas mėsimit budist ekziston mėsimi i mikrokosmosit i cili pėrbėhet nga botėra tė panumėrta nga tė cilat secili ka Diellin e vet, Hėnėn e vet, qiellin e vet, dhe ferin e vet.

Sistemi botėror ndahet nė atė tė lartin, tė mėsmin dhe tė poshtmin, nė mes gjendet toka, mbi tė ėshtė bota qiellore e cila ka plot njė rend tė kateve. Jashtė gjithė botėrave gjindet nirvana, qėllimi i pa pėrshkruar i budistėve.

Derisa budizmi mohonte zotin numrohej vetėm si mėsim etik, mirėpo mė vonė u formua bindja mbi zotin kur ithtarėt e budės reformatorin e vet tė madhė e shpallėn zot, tė cilin fillojnė sinqerisht ta adhurojnė.

Buda Vdiq nė vitin 80 tė jetės sė tij dhe nxėnėsit e tij ia dogjėn kufomėn, duke ia hedhur mbeturinat e tij. Sot budizmi ėshtė i pėrhapur nė Tibet,Kinė, Mongoli, Manxhuri, Kore, Japoni, Burmė, Cejlon, Sejmon etj.
avatar
Xhemajl

327


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi