Historia e Budizmit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Historia e Budizmit

Mesazh  Neo prej 22.04.11 22:29

HISTORIA E BUDIZMIT

536-476 p.e.s.: Buda = Sidarta Gautama

Ai ishte nje figure historike, nje princ ne Indine veriore, Buda ishte titulli i tij "i zgjuari".
Kur u ballafaqua me semundjen, plakjen dhe vdekjen, ai iku nga pallati dhe familja e tij per te kerkuar shpetimin nga vuajtja.

Me ne fund gjeti edhe rrugedaljen, edhe nje rruge per ta arritur, dhe ua mesoi te tjereve.
Kohezgjatja e mesimdhenies se tij publike ishte 30 x ajo e Jezusit.

Mesimet e tij kryesore [qe do te shpjegohen me vone] jane:
- Kater te vertetat fisnike
- Udha e tetefishte
- Tri karakteristikat
Se pari formohet Budizmi i llojit Teravada = Budizmi jugor.

180 p.e.s. - 100 i e.s
.: Fillimet e Budizmit te llojit Mahajana (= vetura e madhe)
Per dallimet midis ketyre rrymeve shih tabelen me poshte.

100: Sutra e Lotosit [sutra = shkrimi i shenjte budist]

Deri me tani, qellimi ka qene te behesh nje "arhat", dmth. te arrish ndricimin dhe te hyjsh ne nirvane, duke dale jashte ciklit te vuajtjes.

Ndersa ketu thuhet qe nirvana e arhateve eshte vetem nje gjendje pergatitese.
Qellimi eshte te behesh bodisatva, nje njeri plot meshire, qe u ndihmon te gjitheve dhe qe eshte betuar te hyje ne nirvana vetem pasi jane shpetuar te gjithe.

Sipas Budes, zinxhiri i rilindjeve kushtezohet nga nje zinxhir arsyesh me 12 pjese, qe jane te varura nga njera-tjetra. Njerezit e burgosur ne te duhet te ndihmohen nga bodisatvat.
Njeriu i virtytshem duhet te zhvilloje praxhna (kuptimi i se vertetes) dhe upaja (mjete te shkatheta).

120: Nagarxhuna, themeluesi i shkolles Madjamaka
Ai dekonstrukton te gjitha konceptet e meparshme.
Sipas tij, nirvana dhe samsara [cikli i berjes dhe cberjes i botes sone] jane njesh.
Ato varen nga njera-tjetra dhe kushtezohen nga njera-tjetra.
E verteta pertej tyre eshte zbrazetia - e kuptuar pozitivisht - e quajtur shunjata.

~ 320: Shkolla Citamatra (= vetem vetedija) = Jogacara (= praktika e joges)
U themelua nga Asanga dhe Vasubandu.
Quhet edhe "Shkolla e natyres se Budes" = Tatagartagarba.
Sipas kesaj shkolle, nirvana gjendet ne gjithcka (pra, edhe ne samsara), dhe secili ka brenda vetes natyren e Budes.
Shkrimi kryesor eshte Sutra Avatamsaka.
Mbi kete shkolle bazohet shkolla kineze Hua-Jen.
Citamatra ka ndikuar edhe Budizmin Zen / can.
Nje imazh i famshem eshte rrjeti i gureve te cmuar te perendise indian Indra: Jeta, rrjeti i Indres, eshte nje rrjet qe e perfshin gjithe universin. Nyjet e tij jane gure te cmuar, ku secili gur pasqyron te gjithe guret e tjera...

Shekulli i VI-te: Shkolla e Vendit te Paster
Sipas kesaj shkolle, Budat kane themeluar nje parajse qiellore te quajtur Sukavati.
Ende nuk eshte clirimi i plote, por nga ky vend i paster, njeriu mund ta arrije nirvanen shume lehte.
Ndimohet nga Buda Amitaba (sanskritisht) apo Amida (japonisht). Besimtaret i luten dhe kendojne emrin e tij.
Murgu Shan-Tao (613-681) ka qene vendimtar per perhapjen e ketij besimi.
Ndersa per Budizmin Zen (Japoni) apo Can (Kine), praktika qendrore eshte meditimi.

Shekulli i VIII-te: Budizmi Vaxhrajana (= vetura e xhevahirit)
Kjo rryme, qe u zhvillua nga Mahajana, por qe shpesh konsiderohet e mevetesishme, eshte Budizmi tantrik [ku energjia luan nje rol te madh] i Tibetit.

E.Wilson


avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Budizmit

Mesazh  Jetmira prej 15.07.13 12:34

Budizmi ėshtė fe botėrore dhe filozofi jetėsore e pėrhapur kryesisht nė Azi. Budizmi mbėshtetet nė mėsimet e Gautama Budės, i cili jetoi nė shek. V p.K. mes Nepalit e Indisė Veriore dhe te tom titi.Budizmi lindi nė Indi nė kastėn Kshatrije (kastė e luftėtarėve). Themelimi i budizmit lidhet me emrin e princit Gautama nga familja Sindarta, mė vonė i quajturi Buda (i zgjuari, i arsimuar). Ėshtė injohur edhe me emrin Sakja Muni (murg, i urti nga fisi Sakja ). Emri i tij Gautama si zakonisht pėrmendet vetėm nė burimet jo budiste, ndėrsa burimet budiste pėrmendin vetėm emrin Buda. Sipas tė dhėnave tė sigurta, lindi nė vitin 557 para Krishtit a.s. U rrit dhe u edukua nė pallatin prindėror, sepse i ati ishte sundimtar indan. U martua dhe pati njė djalė. Qysh nė kėtė kohė tregoi mosinteresim pėr jetėn. Nė moshėn 23 vjeē ra nė njė krizė morale dhe kur ishte nė njė depresion tė fortė nė njė shėtitje hasi nė njė plakė, njė njeri tė sėmurė, pas kėtij nė njė njeri tė vdekur dhe mė nė fund nė njė asket (murg-dervish, njeri i larguar nga kjo botė). Nga tri rastet e para pėrfundoi se “asgjė nuk vlen rinia pėr arsye se e shkatėron pleqėria” as “shėndeti pėr arsye se e shkatron sėmundja”, as “jeta pėr arsye se e shkatron ate vdekja “, por mbetet i vetmi dinjitet tė cilin e hasi nė fytyrėn e murgut-tė urtit.

Pas kėsaj Gautama e pa se jeta ėshtė e vėshtyrė dhe e mundishme dhe kėshtu vendosi ta lėshojė pallatin. Me vjedhuri hyri nė dhomė ku flenin gruaja dhe djali nė mėnyrė qė t’i sheh pėr herė tė fundit. Kėtė ndarje nga bota dhe familja, budistėt e quajnė “mohim madhėshtor”. Pas kėsaj ai ia mėsyti shkretėtirės “Gaja” me shpresė se atje do ta gjejė tė vėrtetėn mbi jetėn dhe gjithēka qė ekziston. Pas gjashtė apo shtatė viteve vuajtjeve dhe mundimeve arriti t’i fusė nėn sundimin e vet (djallėzit ) dhe njė natė nė lindje tė indisė nė vendin Bud’ha Gaja papritmas depėrton nė tė “Vėrtetėn sekrete “. Pasiqė tė bėhet Budė filloi predikimet e mėsimeve tė veta dhe sė pari takohet me pesė asketikė tė cilėve ua mėson mėsimet e veta. Kėto mė vonė u quajtėn pesė nxėnėsit e parė tė Budės.- Edhe pse budizmi u shfaq ne shek. VI p.e.s., libri nuk u shkrua deri nė shek. II tė e. s. Gjatė tetė shekujve tė ekzistimit budizmi u pėrhap dhe u mėsua me mėsim gojor. Libri quhej Tipitaka ose Tripitaka qė d.m.th. se ėshtė trepjesėsh apo trilogji. Ėshtė e shkruar nė gjuhėn Pali dhe Sanskrite dhe ėshtė shkruar nė Shri Lankė (ishull i Indisė, emri i tij i vjetėr ėshtė Ceylon). Tipitaka ėshtė karakteristikė e theravada budizmit, ndėrsa pos kėsaj qenė edhe disa pėrmbledhje librash si: Sutra dhe Tantra. Sutrat janė karakteristikė e Mahayana budizmit, ndėrsa Tantra ėshtė karakteristikė e Vajrayama budizmit.

- Shenjat mbinatyrore tė Buddhės ishin gjithsej 32. Kishte njė beng me qime nė mes tė vetullave (urna); kishte njė gungė mbi kokė, si shenjė e urtėsisė (ushnish); veshėt e zgjatur sepse 29 vjet kishte bartur vathė t rėndė; kishte 40 dhėmbė. Pozita meditative e tij ishte: i ulur kėmbėkryq me shputa pėrpjetė. Kishte pas kokės njė Aureolė qė simbolizon arritjen hyjnore (rrasmi), e cila ishte gjashtė ngjyrėshe (kishte diametėr 6 m). Shputat e tij ishin tė njė gjatėsie dhe tė rrafshėt, nė to kishte nga njė sfastikė si simbol i lumturisė. Ndėrsa paraqitjet figurave tė Buddhės fillojnė nė shek. II p.e.s.Budizmin sot mund ta ndajmė:

1. Budizmi kinez – i cili fillon nė shek. I e. s., nė formė tė Mahayama nudizmit. Ky budizėm lulėzon gjatė shekujve VII-X tė e. s., respektivisht nė kohėn e sundimit tė dinastisė Tang (618-907). Perandorėt kinez pėrkrahėn budizmin pėr shkak tė nxitjes sė pacifizmit dhe tė moralit qytetarė. Shkollat e budizmit kinez janė: Chan, Tian-Tai, Hua-Yen.

2. Budizmi korean - arrin nė shek IV tė e. s. Kėtu krijohen dy shkolla: Popsong dhe Son tė cilat mė 1935 bashkohen dhe krijojnė shkollat lokale.

3. Budizmi japonez – ndikimet e Mahayama budizmit depėrtojnė nė Japoni nga Korea nga shek. VII. Shkollat e para ishin: Tendai, Shingon dhe Zen. Nė shek XIII tė e.s. murgu Nichiren e themeloi budizmin e pastėr japonez. Sot 2/3 e japonezėve janė budist.

4. Budizmi tibetian – u pėrhap nė mes shekujve VII-XIII. Kėtu u zhvilluan shkolla tė posaēme tė vajrayama budizmit me specifikat e veta.
avatar
Jetmira

768


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e Budizmit

Mesazh  Jetmira prej 15.07.13 12:38

Ēfarė ėshtė Budizmi?


Pyetja: Ēfarė ėshtė Budizmi?
Pėrgjigjia: Emri Budizm e ka rrėnjėn nga fjala 'budhi' qė do tė thotė 'tė zgjohesh,' dhe ndaj Budizmi ėshtė filizofia e rizgjimit tė njeriut. Kjo filizofi e ka origjinėn e saj nga pėrvojat e Sidhata Gotama, i njohur si Buda i cili u rizgjua pėr vete kur ishte nė moshėn 36 vjeēar. Budizmi ėshtė sot 2,500 vjetė i hershėm dhe ka rreth 300 miljon besimtar buddhist nėpėr botė. Gjeri njė shekulli mė parė, Buddhismi ishte mėsėshumti njė filozofi azjatike, por ėshtė duke fitur mė shumė pėlqim dhe ndjekės nė Evropė dhe Amerikė.
Pyetja: Dmth Budizmi ėshtė thjeshtė njė Filozofi?
Pėrgjigjia: Fjala Filozofi lind prej dy fjalėve 'philo' ēka do tė thotė 'dashuri,' dhe 'sophia' ēka do tė thotė 'dije.' Prandaj filozofia ėshtė dashuria e dijes, ose dashuri dhe dije, tė dyja kuptimet e pėrshkruajnė mėse qartė Budizmin. Budizmi na mėson se ne duhet tė mundohemi tė zhvillojmė aftėsitė tona intelektuale gjeri nė maksimum qė ne tė kuptojmė ēdogjė sa mė qartėsisht. Gjithashtu, na mėson qė tė zhvillojmė dashuri dhe mirėsi nė mynyrė qė ne tė jemi miq tė vėrtetė me tė gjithė njerėzit dhe qėniet e gjalla. Ndaj Budizmi ėshtė njė filozofi, por jo vetėm njė filozofi. Ėshtė njė filozofi supreme

Pyetje: Kush ishte Buda?
Pėrgjigje: Nė vitin 563 para herės sonė njė foshnje lindi nė njė familje fisnike nė Indinė Veriore. Ai u rrit i rrethuar nga mirėqėnie dhe llukse, por gjatė jetės sė tij vėrejti se pasuritė tokėsore, dhe tė qėnurit i siguruar, nuk na e japin medoemos lumturinė e jetės. Ai u prek thellėsisht kur pa vuajtjet qė vėreu jasht ndėrtesės ku jetonte, dhe u zotua qė tė gjente ēelsin e lumturisė njerzore. Kur ai ishte nė moshėn 29 vjeēare e la gruan dhe fėmijėn e tij qė tė shkonte dhe tė mėsonte nga mėsues tė ditur tė asaj kohe tė fesė. Ata i mėsuan atij shumė gjėra, por asnjėri nga kėta mėsues tė fesė nuk e dinte arsyen e vuajtjeve njerzore dhe sesi mund tė shėrohen kėto vuatje. Megjithatė, pas gjashtė vjetė studimi dhe meditimi ai pati njė pėrvojė nė tė cilėn e gjithė injoranca iu shuha, dhe mė nė fund ai harriti tė kuptoj. Qė atė ditė e mėtej ai u quajt Buda, 'Ai qė ėshtė rizgjuar.' Ai jetoj pėr 45 vjetė mė shumė tė cilat i shpenzoj duke udhėtuar gjithandej nėpėr Indinė Veriore duke u mėsuar tė tjerėve se ēfarė
kishte harritur tė mėsoj dhe di. Mėshira dhe durimi i tij ishin legjendare, dhe ai krijoj mijėra besimtar. Gjatė moshės sė tij 80 vjeēare, i moshuar dhe i sėmurė, por akoma i gėzuar dhe nė paqe, ai mė nė fund vdiq.

Pyetje: Nuk ėshtė i papėrgjeshėm fakti qė Buda e la gruan dhe fėmijėn e tij, dhe iku pėr fat tė vet?
Pėrgjigje: Mund tė mos ketė qėnė njė gjė e thjeshtė pėr Budėn qė ta linte familjen e tij dhe tė shkonte pėr fat tė vet. Ai duhet tė ketė qėnė i shqetėsuar dhe i hezituar pėr njė kohė tė gjatė para se t'i lėrė ata, por ai pati njė zgjedhje, ta dedikonte jetėn e tij pėr familjen ose ta dedikonte jetėn pėr tė gjithė botėn. Nė fund, mėshira e madhe e tij e bėri qė ta jap vetveten pėr tė gjithė botėn. Dhe e gjithė bota edhe sot e kėsaj dite pėrfiton shumė nga sakrifica e tij. Ky veprim i tij nuk ishte i papėrgjeshėm. Ishte mbase sakrifica mė kuptimplotė qė ai mund tė bėnte.

Pyetje: Buda vdiq prandaj si mund t?na ndihmoj ne?
Pėrgjigje: Faraday i cili zbuloj rrymėn elektrike ėshtė i vdekur, por ēka zbuloj ai, ne na ndihmon sot e kėsaj dite. Luis Pasteur i cili zbuloj disa ilaēe pėr shumė sėmundje tė ndryshme ėshtė i vdekur, por zbulimet e tij mjeksore janė akoma gjallė. Artisti i madh Leonardo da Vinci ka vdekur, por ēfarė krijoj ai mund t'na japi dhe sjelli akoma kėnaqėsi. Njerėz dhe heronjė fisnik mund t'ken vdekur shumė shekuj mė parė, por kur lexojmė rreth bėmave dhe arritjeve tė tyre, ne prapseprap mund tė frymėzohemi pėr tė vepruar siē bėn ta. Po, Buda ka vdekur, por 2500 vjetė mė pas, mėsimet e tij i vijnė akoma nė ndihmė njerėzve, shėmbulli i tij akoma frymėzon njerėz, fjalėn e tij akoma prekin jetė njerėzish. Vetėm njė Buda mund tė ketė njė fuqi tė tillė shumė shekuj pas vdekjes sė tij.

Pyetje: Ishte Buda Zot?
Pėrgjigje: Jo, ai nuk ishte Zot. Ai nuk u vetshpall Zot, biri i njė Zoti, apo gojdhėnėsi i njė Zoti. Ai ishte njė njeri i thjeshtė i cili e pėrvetėsoj vetveten dhe u mėsoj njerėzve se nėse ndjekim shėmbullin e tij, edhe ne mund tė pėrvetėsojmė dhe zotėrojmė vetveten gjithashtu.

Pyetje: Nėse Buda nuk ėshtė Zot, atėherė pse njerėzit i falen atij?
Pėrgjigje: Ka mynyra tė ndryshme faljesh. Kur dikush i falet njė Zoti, ata/ato i luten dhe e nderojnė atė, i japin dhurime dhe pyesin pėr plotėsime dėshirash, duke besuar se Zoti ka pėr t'i dėgjuar lutjet e tyre, duke i marrė dhurimet qė i jepen, dhe duke i'u pėrgjigjur lutjeve qė i bėhen. Buddhistėt nuk pėrzihen me kėtė lloj faljeje. Lloji tjetėr i faljes ėshtė kur ne i shfaqim respekt dikujt ose diēkaje qė admirojmė. Kur njė mėsues hynė nė dhomė, ne i ēohemi nė kėmbė pėr ta nderuar. Kur takojmė njė njeri me rėndėsi ne i japim dorėn, ose kur dėgjojmė hymnin e ndonjė shteti apo kombėsie, ne e pėrshėndesim. Tė gjitha kėto janė veprime respekti dhe faljeje tė cilat tregojnė admirimin tonė pėr njerėz ose gjėra tė ndryshme. Ky ėshtė lloji i faljes qė praktikohet nga budistėt. Njė statuj e vogėl e Budės me duart e tij tė vėna lehtė mbi gjunjė, dhe buzėqeshja e tij dashamirėse na kujton dhe na shtyn ne qė tė praktikojmė paqe dhe dashuri pėrbrėnda zemrave tona dhe nė botė. Tymi i insenteve na kujton ne ndikimin kryesues tė virtyteve, kandari na kujton ne dritėn e dijes, dhe lulet, tė cilat thahen shpejt, na kujtojnė ne pėr paqėndrueshmėrinė e gjėrave. Kur ne pėrulemi shprehim nė mynyrė tė jashtme ēfarė ndjejmė nė brėndi; falemnderimin tonė pėr mėsimet e Budės dhe ēfarė ne na dhanė ato. Kjo ėshtė natyra e faljes budiste.

Pyetje: Por kam dėgjuar disa qė thonė se budistėt i falen idhujve.
Pėrgjigje: Kjo thėnie sjell nė pah veē keqkuptimin e atyre qė thonė njė gjė tė tillė. Fjalori e shpjegon fjalėn idhull si 'Njė pamje ose statuj tė cilės i falen sikur tė jetė Zot.' Siē kemi thėnė gjeri tani, budistėt nuk besojnė se Buda ishte Zot, prandaj si mund tė besojnė ata/ato se njė send ėshtė Zoti? Tė gjitha fetė pėrdorin simbole pėr tė shprehur koncepte tė ndryshme. Nė Taoizėm, simboli i ying-yang pėrdoret pėr tė shprehur harmoninė midis dy forcave tė kundėrta. Nė Sikhizėm, shpata pėrdoret pėr tė simbolizuar udhėn shpirtėrore. Nė Krishtėrim, peshku pėrdoret pėr tė simbolizuar praninė e Krishtit, ndėrsa kryqi pėr tė shprehur mėshirėn e tij. Dhe nė Budizėm, statuja e Budės pėrdoret pėr tė simbolizuar pėrvetsimin dhe harmoninė njerzore. Statuja e Budės neve na kujton gjithashtu dimensionet njerzore nė mėsimet budiste, faktin se Budizmi ėshtė njė fe e pėrqėndruar nė njeri, pėrkundėr se nė Zot, na kujton se ne duhet tė kėrkojmė dhe shohim pėrbrėnda dhe jo mėsimet budiste, faktin se Budizmi ėshtė njė fe e pėrqėndruar nė njeri, pėrkundėr se nė Zot, na kujton se ne duhet tė kėrkojmė dhe shohim pėrbrėnda dhe jo jashtė vetes pėr tė gjetur pėrvetėsimin dhe arsyen. Prandaj nuk ėshtė e saktė tė thuash se budistėt i falen idhujve.

Pyetje: Pse njerėzit bėjnė gjėra tė ēuditshme nėpėr tempujt budist?
Pėrgjigje: Shumė gjėra njerėzve u duken tė ēuditshme kur s'i kuptojnė ato. Nė vėnd se tė pėrkufizohen tė ēuditshme disa veprime, ne duhet tė pyesim dhe kuptojmė se ēfarė kuptimi kan ato mėparė se t'i gjykojmė. Gjithėsesi, ėshtė e vėrtetė se nė disa raste lutjet buddhiste me raste bazohen nė supersticione popullore tė besimtarėve, dhe janė tė keqkuptuara nė vėnd se tė jenė mėsimet e Budės. Dhe keqkuptime tė tilla nuk gjėnden vetėm nė Budizėm, por edhe nė fe tė tjera nėpėr botė. Buda mėsoj dhe foli me qartėsi dhe detaje, dhe nėse dikush nuk i kupton plotėsisht mėsimet e tij, Buda nuk mund tė fajsohet pėr kėtė gjė. Ėshtė njė thėnie:

'Nėse njė njeri i cili vuan nga njė sėmundje nuk kėrkon tė shėrohet edhe kur pranė tij ėshtė njė doktor, atėherė nuk ėshtė faji i doktorit. Nė tė njėjtėn mynyrė, nėse njė njeri keqtrajtohet dhe shtypet nga sėmundja e mėkatit por nuk i kėrkon ndihmė Budės, atėherė nuk ėshtė faji i Budės.'

As Budizmi dhe as ndonjė fe tjetėr nuk duhet gjykuar nga ata/ato qė nuk e praktikojnė drejtė ose korrektėsisht fenė nė fjalė. Nėse kėrkon tė mėsosh mėsimet e vėrteta tė Budizmit, lexo fjalėt dhe thėniet e Budės ose fol me ta qė i kuptojnė mirė dhe plotėsisht ato.

Pyetje: Nėse budizmi ėshtė kaq i mirė, pse atėherė disa vėnde budiste janė tė varfėra?
Pėrgjigje: Nėse pėr 'tė varfėra' ti nėnkupton ekonomikisht tė varfėra, atėherė ėshtė e vėrtetė se disa vėnde buddhiste janė tė varfėra. Por pėr nėse pėr 'varfėri' nėnkupton njė jetė dhe cilėsi t'jetuari e varfėr, atėherė nė kėtė rast disa nga vėndet budiste janė mėse tė pasura. Amerika pėr shėmbull, ėshtė njė vėnd ekonomikisht i pasur dhe i fortė, por numri i krimeve qė ndodhin nė atė vėnd ėshtė njė nga mė tė lartat nė botė, miljona banor tė moshuar janė tė nėnvlerėsuar nga bijtė e tyre dhe vdesin nė vetmi nė banesa tė moshuarish, gjithashtu dhuna familjare dhe abuzimi i prindėrve tek fėmijėt ėshtė njė problem mėse i mprehtė. Njė prej tre martesave nė atė vėnd pėrfundon si divorc, dhe pornografia ėshtė industri madhore si faktor. Vėnd i pasur pėrsa i pėrket tė hollave, por i varfėr nėn kuptimin e cilėsisė sė jetės. Tani hidhi njė sy vėndeve qė janė tracionalisht buddhiste. Disa janė ekonomikisht mbrapsht, por prindėrit janė tė nderuar dhe respektuar nga bijtė e tyre, numėri i krimeve ėshtė pėrgjithėsisht i ulėt, divorcimi dhe vetvrasja ėshtė gati e padėgjuar, dhuna familjare dhe abuzimi tek fėmijėt ėshtė shumė i ulėt, gjithashtu edhe pornografia dhe liēensat sekuale nuk janė tė zakonshme. Ekonomiksht mbrapsht, por parė nėn kėndvėshtrimin e cilėsisė sė jetės, mė tė pasura se Amerika. Por edhe nėse i gjykojmė vėndet buddhiste vetėm nga ana ekonomike, njė nga vėndet mė tė pasuara dhe mė dinamike nė botė sot ėshtė Japonia ku njė numėr i madh i banorėve tė saj e quajnė veten budist.

Pyetje: Pse zakonisht nuk dėgjojmė qė budistėt tė ken bėrė ndonjė punė bamirėsie?
Pėrgjigje: Mbase sepse budistėve nuk u duket e nevojshme qė tė reklamojnė bėmat e mira qė bėjnė.Disa vjetė mė parė kryetarit tė budistėve tė Japonisė, Nikkho Niwano, iu dhurua 'Templeton Prize' pėr punėn e tij promovuese pėr harmoni ndėr-fetare nė botė. Gjithashtu njė monku budist nga Tainlanda sapo iu dhurua titulli prestigjoz 'Magsaysay Prize' por punėn e tij tė shkėlqyer pranė tė prekurve prej drogės. Nė 1987 njė tjetėr monk tailandez, Ven. Kantayapiwat, iu dhurua titulli norvegjez 'Children's Peace Prize' pėr vitet e tij tė shumta tė shpenzuara duke ndihmuar fėmijė tė pastrehė nė zonat fshatare. Po rreth punės tė njė shkalle tė madhe qė po ndėrmerret pranė tė varfėrve nė Indi nga Western buddhist order? Ata kan ndėrtuar shkolla, kopshte pėr fėmijėt, dhe industri tė njė shkalle tė vogėl pėr t?u sjellur atyre tė ardhura tė mjaftueshme. Budistėt e shohin dhėnien e ndihmės sė tyre pėr tė tjerėt si njė mynyrė tė shprehuri tė praktikave dhe vlerave tė tyre fetare, ashtusi edhe fe tė tjera japin ndihmė, por budistėt besojnė se ndihma dhe puna duhet bėrė qetėsisht dhe pa vet-reklamim. Prandaj nuk dėgjohet shumė rreth bamirėsive tė bėra nga budistėt.

Pyetje: Pse ka shumė lloje budizmi?
Pėrgjigje: Ka shumė lloje sheqeri: sheqer i kuqerremtė, sheqer i bardh, thėrrime sheqeri, gursheqeri, sirup, dhe sheqer i akullt, por tė gjitha janė prej sheqeri dhe kan shije tė ėmbėlt. Janė tė prodhurara nė forma tė ndryshme qė tė pėrdoren nė mynyra tė ndryshme. Budizmi gjithashtu ėshtė njėsoj. Ka budizėm Theravanda, Zen, Puro Toke, Yogacara, Vajrayana, por ato janė tė gjitha budizėm, dhe tė gjitha shijojnė njėsoj ? shijen e lirisė. Budizmi ka evoluar nė forma tė ndryshme nė mynyrė qė t'i shfaqet kulturave tė ndryshme tė botės. Ėshtė ri-pėrkufizuar gjatė shekujve nė mynyrė qė t'i pėrshtatet kushteve tė gjenaratave, dhe atyre qė do tė vijnė. Nė pamje tė jashtėm, llojet e budizmit mund tė ngjajnė shumė tė ndryshme, por nė bėrtham tė tė gjithave janė 'Katėr tė Vėrtetat Fisnike' dhe 'Shtegu i Tetėpalosur.' Tė gjitha fetė e mėdha, duke nėnkuptuar edhe budizminjanė ndarė nė shkolla dhe sekte tė ndryshme. Por sektet e ndryshme tė budizmit nuk kan kurrė luftuar njeri-tjetrin, nuk kan qėnė kurrė kundra njėri-tjetrit, dhe sot e kėsaj dite, buddhistėt e ndryshėm shkojnė nė tempujt e njėri-tjetrit dhe falen bashkė. Njė tolerancė e tillė dhe botkuptim i tillė me siguri qė janė tė rralla nė botė.

Pyetje: Budizmi lindi nė Indi, por mėpas u zhduk prej andej. Pse?
Pėrgjigje: Mėsimet e Budės u pėrhapėn duke u bėrė njė nga fetė mė tė mėdha tė Indisė, por pak e ngapak filluan tė zhduken nė tė njėjtėn mynyrė si Krishtėrimi u zdhuk prej Palestinės. Askush nuk e di arsyen e saktė pse njė gjė e tillė ndodhi. Mbase njė kombinim ndryshimesh politike dhe shoqėrore tė pėrpunuara me luftra dhe pushtime e bėnė tė vėshtirė mbijtesėn e njė feje kaq paqėsore dhe fisnike sa budizmi. Megjithatė shumė kohė mė parė se tė zbehej nė Indi, budizmi u pėrhap prej andej duke shkuar gjeri nė cepat mė lindor tė Azisė.

Pyetje: Ti me siguri qė e kėndvėshtron budizmin si shumė cilėsor. Ma merr mėndja se ti mendon se feja jote ėshtė e drejta dhe gjithė tė tjerat janė gabim.
Pėrgjigje: Asnjė budist i/e cila i kupton mėsimet e Budės nuk mendon se mėsimet e feve tė tjera janė gabim. Asnjėri qė ka bėrė njė kėrkim tė sinqertė pėr tė parė fetė e tjera me njė mėndje tė hapur, nuk mund tė mendoj ashtu. Gjėra e parė qė ke pėr tė parė kur tė mėsosh rreth feve tė ndryshme ėshtė sa gjėra kan tė pėrbashkėta. Tė gjitha fetė e pranojnė faktin se gjėndja e sotme e njerzimit ėshtė e pakėnaqshme. Tė gjitha besojnė se ndryshime nė sjellje dhe veprime janė tė domosdoshme qė gjėndja e njerzimit tė pėrmirėsohet. Tė gjitha mėsojnė etika tė cilat pėrmbajnė dashurinė, mirėsjelljen, durimin, zemėrmadhėsinė, dhe pėrgjegjėsinė shoqėrore, gjithashtu, tė gjitha e pranojnė qėnien e njė forme absolute. Ato pėrdorin gjuhė tė ndryshme, emra tė ndryshėm dhe simbole tė ndryshme pėr tė pėrshkruar dhe shpjeguar kėto gjėra; dhe ėshtė veēse kur mėndje-mbyllja kėrcet nė vėshtrimin e njėanshėm tė tyre qė mos-teleranca fetare, krenaria dhe vetė-drejtėsia dalin nė pahė. Imagjino njė anglez, francez, kinez, dhe indonezian duke parė tė gjithė njėkohėsisht njė fylxhan. Anglezi thotė, 'Kjo ėshtė njė Cup,' francezi i pėrgjigjet, 'Jo nuk ėshtė. Kjo ėshtė njė Tasse.' Kinezi ndėrkohė komenton 'Tė dy ju jeni gabim, kjo ėshtė njė Pet,' dhe indoneziani qesh me ta dhe thotė 'Ēfarė idjotash qė jeni. Ajo ėshtė njė cawan.' Anglezi ēohet, merr njė fjalor dhe i thotė tė tjerėve 'Shikoni se mund t'ua vėrtetoj se ėshtė njė Cup. Fjalori im thotė se kam tė drejtė.' 'Atėherė fjalori jot ėshtė gabim,' i thotė francezi, 'sepse fjalori im thotė pėrpikmėrisht: ėshtė njė tasse.' Kinezi ia kthen tyre 'Fjalori im ėshtė me mijra vjetė mė i hershėm se tuajat, prandaj fjalori im duhet tė ketė tė drejtė. Oh, dhe gjithashtu mė shumė njerėz nė botė flasin kinezēe sesa ndonjė gjuhė tjetėr, prandaj duhet tė jetė njė Pet.' Ndėrkohė qė ata janė duke debatuar dhe replikuar me njėri-tjetrin, njė budist vjen dhe pi duke pėrdorur fylxhanin. Pasi ka mbaruar duke pirė nga fylxhani, i thotė tė tjerėve, 'Edhe nėse e quani Cup, njė Tasse, Pet, apo Cawan, njė fylxhan pėrdoret pėr tė pirė. Mjaft u zut por pini, ndaleni vrullin dhe shuajeni etjen tash.' Kjo ėshtė sjellja e budistėve ndaj feve tė tjera.

Pyetje: Kam lexuar se budizmi ėshtė njė lloj hinduizmi tė reformuar.
Pėrgjigjia: Dikush mund tė dėgjoj kaherė nga njerėz tė keqinforumuar tė thonė njė gjė tė tillė. Por ne e lexojmė nė skriptet budiste se priftėrinjt hunduist, Brahaminėt, ishin plotėsisht kundra Budės. Kjo sepse ai e kritikoj sistemin shoqėror, dhe praktikėn e safikimeve tė kafshėve, ai e mohoj qėnien e njė Zoti suprem, dhe nuk pranoj t'i nėnshtrohej skripteve hinduiste. Budizmi dhe hinduizmi kan gjėra tė pėrbashkėta, por kėto fe kanė gjithashtu edhe ndryshime tė rėndėsishme dhe rrėnjėsore pėr t'i bėrė dy fe tė ndryshme.

Pyetje: Ėshtė budizmi shkencor?
Pėrgjigjie: Mėparė se t'i pėrgjigjemi kėsaj pyetje ėshtė mirė tė pėrkufizojmė fjalėn 'shkencė.' Shkenca, sipas fjalorit, ėshtė 'Dije e cila mund tė vihet nė njė sistem, dhe qė varet nga vėshtrimi dhe testimi i fakteve qė mund tė pėrkufizojnė ligje tė pėrgjithshme natyrore, njė degė tė kėsaj dijeje, dhe nga e cila ēdogjė qė mund tė studiohet pėrpikmėrisht.' Ka aspekte tė budizmit qė nuk mund t'i pėrmbahen kėtij pėrkufizimi, por mėsimet nė thelb tė budizmit, 'Katėr tė Vėrtetat Fisnike,' mėshumėse sigurisht i pėrshtaten pėrkufzimit shkencor. Vuajtja, e Vėrteta e Parė Fisnike, ėshtė njė pėrvojė qė mund tė pėrkufizohet, tė vėrtetohet dhe tė matet. E Vėrteta e Dytė Fisnike thotė se vuajtja ka arsye natyrore, dėshirat e paskrupullta, tė cilat poashtu mund tė pėrkufizohen, vėrtetohen dhe maten. Asnjė provė nė budizėm nuk ėshtė bėrė pėr ta shpjeguar vuajtjen me anė tė koncepteve metafizike tė mitollogjive. Vuajtja pėrfundon, sipas tė Vėrtetės sė Tretė Fisnike, jo duke u varur tek njė qėnie supreme ose mė e lartė, duke e besuar ose duke i'u lutur, por thjeshtėsisht duke hequr shkatuesin e saj. Kjo ėshtė njė e vėrtetė qė nuk ka nevoj pėr vėrtetim. E Vėrteta e Katėrt Fisnike, mynyra pėr tė hequr vuatjen, sėrisht, nuk ka tė bėj me metafizikėn, por varet nga sjellet qė bėjmė. Dhe sėrisht, sjelljet janė tė hapura pėr testime. Budizmi nuk e pėrmban konceptin e njė qėnieje supreme ose tė mbinatyrshme, njėlloj siē bėn edhe shkenca, por shpjegon fillin dhe mekanizmin e gjithėsisė nė mynyrė ligjesh natyrore. E gjithė kjo me siguri qė ekzibon njė shpirt tė veēant fetar. Sėrisht, kėshilla e vazhdueshme e Budės se ne nuk duhet tė besojmė verbėrisht, por pėrkundrasi tė vėmė nė pik-pyetje, tė kontrollojmė, tė shikojmė dhe tė varemi nė pėrvojėn tonė vetjake, ka njė thelb tė veēant shkencor nė brėndi. Ai thotė:

'Mos u udhėheq nga rrėfime ose tradita, mos shko pas thėnieve, ose sipas skripturave tė shėnjta, mos u udhėheq nga gojėdhėna ose llogjikė e cekėt, mos shko duke e paragjykuar njė koncept, ose duke u shtyrė vetėmpse njė njeriu tjetėr i shikon afėtėsi tė veēanta. Gjithashtu mos u udhėheq veē nga ideja se 'Ai ėshtė mėsuesi jonė.' Por kur ti vet ta kesh parė dhe pėrjetuar se njė gjė ėshtė e mirė, qė nuk mund tė fajėsohet, qė nderohet nga njerėzit e mėnēur, ddhe kur e praktikuar dhe e pėrjetuar tė ēon nė gėzim dhe lumturi, atėherė ndiqe at'gjė.'

A.I,188

Prandaj mund tė themi se megjithėse budizmi nuk ėshtė plotėsisht shkencor, mėse sigurisht qė ka njė frymė shkencore, dhe me plotė siguri ėshtė mė shkencore se ēdo fe tjetėr nė botė. Ėshtė shumė kuptim-plotė fakti se Albert Einstein, shkencėtari mė i madh i shkekullit tė XX-tė tha kėtė rreth budizmit:

'Feja e sė ardhmes do tė jetė njė fe kozmike. Duhet ta tejkaloj njė Zot tė personifikuar ose personal, gjithashtu t'i kaloj mėnjanė dogmave dhe theollogjive. Duke pėrmbajtur tė dyja, tė natyrshmen dhe shpirtėroren, duhet tė mbėshtetet nė njė frymė fetare qė bazohet nė pėrjetesėn e ēdogjėje, natyrore dhe shpirtėrore, dhe tek njė bashkim i tyre i plotė. Budizmi i pėrgjigjet kėtij pėrkufizimi. Nėse ka ndonjė fe e cila do t'i bashkangjiteshe nevojave tė shkencės bashkohore, kjo fe do tė jetė Budizmi.'
avatar
Jetmira

768


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi