Gnosticizmi

Shko poshtė

Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 1:21

Edhe pse ėshtė vėshtirė qė gnosticizmi tė definohet, pėrsėri mund tė thuhet se ėshtė njė rrymė fetare-filozofike e cila jep sqarime nė lidhje me temat kryesore si Zoti, bota, njeriu, shpėtimi dhe dituria. Ai qė nga shek. V dhe IV para e. s. shihet sė ėshtė prezent nė popuj tė ndryshėm tė Azisė sė Mesme.

Sado qė disa shkencėtarė bashkėkohorė kanė botuar vepra me titull “fe gnostike”, gnosticizmi ende nuk ėshtė fe apo fraksion nė vete. Ai ėshtė njė rrymė, apo njė tendencė, qė ėshtė formuar si rezultat i ndikimit kulturor ose zhvillimit natyror brenda shumė traditave fetare.

Ashtu sikurse ka shkolla, tė cilat paraqesin mėsimet dhe besimin gnostik qė gjenden nė hebraizėm dhe krishterim, ashtu ekzistojnė edhe tradita fetare si sabiizmi dhe maniheizmi, tė cilat plotėsisht posedojnė njė karakter gnostik. Kėshtu qė nė mesin e mėsimeve dhe besimit gnostik me gjenezė nė Azinė e Mesme dhe traditės hinduse ka ngjashmėri dhe paralelizėm nė tema tė ndryshme me vlerė. Pa dyshim temat e burimeve dhe pėrfaqėsuesve gnostikė pėrbėjnė nga njė fushė tė posaēme tė studimit tė gnosticizmin.

Kur tė hulumtohet struktura e mendimit dhe besimit e popujve para islamit, tė Sirisė,
Mesopotamisė, Egjiptit, Palestinės, Jordanit dhe Anadollit, do tė kuptohet se nė tė gjitha kėto vende ka rryma tė ndryshme gnostike. Nėse ka nevojė tė jepen disa shembuj, maniheizmi, qė ėshtė njė fe qė pėrfaqėson plotėsisht mėsimet dhe besimin gnostik, nga fundi i shek. III tė erės sonė ka qenė mjaft i pėrhapur nė Iranin jugor, Mesopotami, Siri, Anadoll dhe nė Afrikėn Veriore;nė shek. e IV vjen nė pozitė tė kundėrshtarit mė tė fortė tė krishterimit dhe nė shek VIII bėhet fe zyrtare e ujgurėve. Pėrsėri mund tė pėrmendim sabiizmin, i cili qė nga shekulli i II tė e.s., si rrymė pėrfaqėsuese fund e krye i gnosticizmit, ekzistencėn e tij e ka vazhduar nė Mesopotaminė Jugore .

Pėrveē kėsaj shumė rryma tė vogla, si elkesaitėt, valentinianėt, setianėt, magaritėt, kukitėt, essenitėt, bardaisanėt dhe simonėt, tė cilat si fraksione heretike tė krishterimit dhe hebraizmit, janė rryma, qė u japin rėndėsi mėsimeve dhe besimit gnostik, qė kanė qenė tė pėrhapura nė vende tė ndryshme tė Azisė sė Mesme.

Pėrveē kėsaj, hermetistėt, ithtarėt e feve mistere, lėvizjet e ndryshme mistike tė hebraizmit dhe krishterimit manifestojnė mėnyrėn e jetesės,mėsimet dhe besimin gnostik. Thėnė shkurt, besimi, mėsimet dhe format e jetesės gnostike nė histori zėnė vend me emra dhe organizata tė ndryshme, janė pėrbėrė prej specifikave tė pėrbashkėta tė njerėzve tė Azisė sė Mesme.

Gnosticizmi, para islamit, ka qenė nė pozitėn e njė nėnkulture nė atė vend dhe formėsonte ibadetet, besimet dhe tregimet e njerėzve qė ishin pjesėtarė tė njė gjuhe, feje ose bashkėsie tė ndryshme prej shumicės.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 1:23

Burimet

Burimet e gnostocizmit ndahen nė burime tė dorės sė parė dhe burime tė dorės sė dytė.
Burimet e dorės sė parė pėrbėhen prej shkrimeve apo pėrmbledhjeve tė grupeve tė ndryshme gnostike. Kėto burime pėrfshijnė dokumente tė ndryshme tė shkruara nė gjuhėn siriane, kopte, greke, ibranite, sabiite (mandene), ujgure dhe gjuhė tė tjera.

Nė mesin e kėtyre mund tė numėrojmė librat, shumica e tė cilėve janė greqisht, Corpus Hermeticum nga burimet e Gnosticizmit Hermetik; veprat me gjuhėn kopte me titull Pistis Siphia dhe Codex Brucianus; nė sirianishte mund tė numėrohen Literatura Nag Hammadi qė pėrbėhet prej 52 librave,tekstet Od-ėt e Solomonit dhe Kėnga fetare pėr margaritarin.


Sidomos, tekstet e ndryshme tė kulturės hebraike si Tekstet e detit tė Vdekur, Sfer Jesira dhe Mamer Merqa, literatura e shenjtė e sabiitėve dhe maniheistėve bėjnė pjesė nė burimet e dorės sė parė nė lidhje me mėsimet dhe besimin gnostik. Pėrveē kėsaj mendimet gnostike i manifestojnė edhe Ungjilli i Gjonit dhe burime tė ndryshme tė tjera tė cilat bėjnė pjesė nė literaturėn krishtere. Kėto burime tė dorės sė parė datojnė qė nga dy shekujt e parė para erės sonė e deri nė shek. e VI dhe VII tė erės sonė.

Konceptet themelore

Nė bazė tė mėsimeve dhe besimit gnostik janė tre elemente me rėndėsi:
1-Besimi nė njė qenie tė lartė qė bazohet nė konceptin e jetės dhe dritės.
2-Koncepti i dualizmit, qė shpreh parime tė kundėrta.
3-Koncepti i demiurgut, i cili shpreh konceptin e Zotit krijues dhe gjendet jashta ekzitencės sė lartė tė cilės i besohet.

Kulti i jetės dhe dritės ėshtė njė specifikė me rėndėsi qė bėn pjesė nė strukturėn fetare tė tė gjitha rrymave gnostike.Nė mesin e emrave tė ekzistencės sė lartė, prezenca e sė cilės nė fetė gnostike pranohet, gjenden emra me rėndėsi si “Jeta”, “Jeta e lartė”, “Jeta e parė”, “Shkėlqimi”, “Drita”, “Mbreti i dritės”, “Drita e lartė”. Sipas gnostikėve “Jeta” ėshtė rregull, burim i prodhimit dhe i qetėsisė dhe mister i ekzistencės. Nė tė shumtėn e rasteve bota hyjnore pėshkruhet me njė tip tė “Drurit tė jetės”.

Nė esencėn e Drurit tė Jetės gjendet Zoti i lartėsuar, ekzistenca e tė cilit nuk dihet dhe nuk mund tė definohet plotėsisht; ndėrsa botėrat dhe ekzistencat hyjnore, tė cilat gjenden pėrreth Zotit tė lartėsuar dhe tė cilat nė njė aspekt mendohen si gjethe dhe degė tė Drurit tė Jetės, janė manifestim dhe prezentim tė kėsaj ekzistence tė lartė. Kėshtu qė, Jeta, qė pėrdoret si njė emėr i Zotit, sipas gnostikėve nė tė shumtėn e rasteve vlerėsohet si diēka qė “nuk mund tė njihet”, “nuk mund tė kuptohet” dhe “nuk mund tė shprehet”.

Nė anėn tjetėr tė mėsimeve gnostike gjendet njė dualizėm i qartė, i cili besohet se ekziston mes vlerave si materie-mana, dritė-errėsirė, shpirt-trup dhe botė-bota tjetėr. Gnostikėt nė pėrgjithėsi botėn e ndajnė nė botėn e dritės dhe nė botėn e errėsirės.

Bota e dritės pėrfaqėson tė mirėn, tė vėrtetėn dhe realitetin, ndėrsa bota e errėsirės dhe e dhunės pėrfaqėson tė keqen,gėnjeshtrėn dhe jo tė vėrtetėn. Nė mesin e botės sė dritės dhe botės sė errėsirės ka njė luftė dhe njė zėnkė qė nuk ka tė pėrfunduar. Materia dhe ēdo gjė materiale, bota nė tė cilėn jetojmė, trupi ynė dhe ēdo gjė qė i takon kėsaj bote i takon botės sė tė keqes, ajo vetvetiu ėshtė e keqe.

Ndėrsa shpirti dhe qeniet shpirtėrore i takojnė botės sė dritės dhe nė esencė janė tė mira. Nė kėtė luftė nė mes botės tė sė mirės dhe botės tė sė keqes, apo nė mes dritės dhe errėsirės fitues do tė jetė e mira, drita apo nuri. Nė fund tė jetės nė pėrgjithėsi errėsira do tė sundohet do tė frenohet nga ana e dritės dhe materia apo ēdo gjė materiale qė ėshtė nėn emrin e saj do tė zhduket.

Pėr njeriun, qė ėshtė pėrfaqėsuesi i jetės nė pėrgjithėsi, esenciale ėshtė qė t’i japė rėndėsi ekzistencės shpirtėrore qė i takon botės sė tė mirės dhe tė mos i pėrulet trupit, dėshirave dhe aspiratave trupore dhe materies tė cilat i takojnė tė sė keqes.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 1:25

Duhet qė tė braktisen bota dhe gjėrat botėrore tė cila janė tė kėqia nė esencė dhe tė kihet kujdes pėr shpirtin dhe qartėsimin e shpirtit tė cila pėrfaqėsojnė dritėn dhe tė mirėn. Me kėtė dualizėm gnosticizmi dallohet nga traditat e tjera dualiste. Pėr shembull, nė zaratustrizėm dualizmi mė tepėr ka karakter etik.

Ndėrsa nė dualizmin e gnostikėve qė ne e quajmė dualizėm gnostik, pėrveē asaj qė ka karakter etik, ka tė bėjė me qėndrimin kundėr botės materiale. Nė dualizmin gnostik materia dhe ēdo gjė qė buron nga materia identifikohet me tė keqen. Ky mendim, plan jetik i dualizmit gnostik nuk gjendet pėr shembull, nė idhujtari.

Njė specifikė tjetėr me rėndėsi qė zė vend nė bazėn e mėsimeve dhe besimit gnostik ėshtė mendimi pėr demiurgun. Gnostikėt, tė cilėt e identifikojnė materien dhe elementet materiale me tė keqen dhe me errėsirėn, besojnė se ekzistenca e materies nuk buron nga zoti i lartėsuar dhe se krijuesi i saj ėshtė njė ekzistencė tjetėr. Kėsaj fuqie tjetėr krijuese, qė ėshtė diē tjetėr nga zoti i lartėsuar i thuhet demiurg.

Demiurgu, emri i tė cilit buron nga termi demiourgos (ai qė punon pėr popull) nė greqishte, ėshtė fuqia e cila ka krijuar gjithėsinė dhe ekzistencėn materiale tė njeriut.

Krahas mendimeve tė ngjashme nė lidhje me specifikat karakteristike themelore tė
demuirgut, mes traditave gnostike ka dallime nė lidhje me aktivitetin, esencėn dhe burimet e demiurgut.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 1:26

Koncepti pėr njeriun

Koncepti pėr njeriun nė sistemin gnostik ėshtė shumė interesant. Nė mendimin gnostik, nė lidhje me pėrbėrjen e njeriut zė vend njė triologji (trinitet). Sipas kėsaj, njeriu pėrbėhet prej tre elementeve: shpirtit, trupit dhe unit-epshit. Shpirti, njėri prej elementeve pėrbėrės tė njeriut, rrėnjėsisht i takon botės sė dritės.

Ai, ėshtė njė ekzistencė, njė substancė e cila sipas caktimit hyjnor ėshtė hedhur apo ka rėnė nė tokė, e cila i takon botės sė tė keqes, dhe nė trupin e njeriut,i cili ėshtė pjesė e tė keqes. Ndėrsa nė anėn tjetėr, trupi dhe nefsi sipas pėrbėrjes kanė natyrėn e sė keqes, prandaj janė edhe inferiore.

Shpirti, nė njė fazė tė luftės qė vazhdon qė nė parakohė mes botės sė dritės dhe botės sė errėsirės, nga ana e zotit tė dritės, me qėllim qė tė mundė tė keqen dhe errėsirėn dhe t’i marrė ata nėn sundimin e vet, dėrgohet nga bota e dritės nė botėn e errėsirės, qė d.t.th. se ėshtė zbritur nė botėn materiale dhe ėshtė vendosur nė trupin e njeriut. Sipas gnostikėve, shpirti nė trup ėshtė si njė i burgosur.

Kėshtu qė, trupi i cili e rrethon njeriun rreth e pėrqark e ka burgosur atė qė tė mos i ikė nga dora dhe mundohet tė bėjė ēdo gjė me qėllim qė drita e tij tė mos reflektohet jashtė. Ndėrsa shpirti nuk ėshtė aspak i kėnaqur nga hedhja e tij nė botėn materiale dhe nė trup. Ai ėshtė shumė i mėrzitur dhe me mish e me shpirt dėshiron qė tė kthehet, tė ngrihet nė botėn hyjnore, qė ėshtė edhe vendi i tij i vėrtetė.

E keqja,e cila nė luftėn ‘pėrhershme-amshueshme’ me dritėn dhe tė mirėn e ka burgosur shpirtin, qė ėshtė njė element i dritės, pėr tė penguar ikjen e shpirtit e pėrdor trupin dhe nefsin, qė ėshtė pėrfaqėsues i ēdo lloji dėshire dhe aspirate botėrore. Shkurtimisht thėnė, ikja e shpirtit nga kjo botė pengohet me anė tė trupit dhe egos.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 1:28

Doktrina e shpėtimit

Shpėtimi apo udhėzimi sipas konceptit gnostik realizohet me anė tė ngritjes sė shpirtit nga bota inferiore materiale, nė tė cilėn ka rėnė, nė botėn hyjnore.Sipas gnostikėve shpirti, i cili ėshtė njė pjesė e botės hyjnore, ėshtė i pavdekshėm.

Vdekja vlen vetėm pėr ekzistencat materiale inferiore-kur ėshtė fjala pėr njeriun-dhe pėr trupin.Megjithatė, ndėrsa pėr shpirtin si shprehje e dėshirave dhe aspiratave tė trupit, ka mendime tė ndryshme.

Pėr shembull,sabiitėt besojnė se me vdekjen,qė pėr njeriun d.t.th. fundi i jetės sė kėsaj bote, dhe me shpirtin e njerėzve tė mirė (gnostikėve), i cili ėshtė pėrmirėsuar qė nė botė, ka fituar tė drejtėn qė tė ngrihet bashkė me shpritin nė botėn hyjnore.

Nė anėn tjetėr besojnė se, shpirti i njerėzve tė kėqinj (jognostikėve) me vdekjen e trupit do tė zhduket dhe pėr shkak se shpirtrat e kėtyre njerėzve nuk do tė shpėtohen,do tė jenė tė dėnuar qė tė kalojnė njė jetė me mundime dhe me dhimbje.

Sipas gnosticizmit,shpėtimi dhe udhėzimi i shpirtit vetvetiu ėshtė i pamundshėm. Fazat e nevojshme pėr shpėtimin e trupit mund tė renditen kėshtu:

1. Sė pari tė kuptohet struktura e vetė shpirtit nė botėn inferiore dhe tė ndjehet dėshira dhe aspirata pėr shpėtimin e tij nga kjo jetė e keqe,me fjalė tė tjera tė njihet vetvetja dhe duhet qė tė ndjehet njė pėrmallim ndaj botės hyjnore, qė ėshtė vendi i vėrtetė i tij.

2. Pas kėsaj shpirti duhet qė me baptizėm, agjėrim,me lutje ditore dhe adhurimet e tjera tė pėrgatit infrastrukturėn e nevojshme pėr shpėtim.

3. Duhet tė ketė njė murshid,udhėrėfyes apo njė shpėtimtar, qė do t’ia sjellė dhe do
t’ia mėsojė atij urtėsinė dhe diturinė e shenjtė,qė ėshtė njė lloj ēelėsi i shpėtimit.

4. Sė fundi,duhet qė dituria e shenjtė e fshehtė qė njihet si njė eliksir i shpėtimit dhe
emėrohet me emrat gnosis,manda dhe sophia atij i jepet me anė tė udhėzuesit.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 1:32

Koncepti i diturisė (gnosės)

Njė ēėshtje tjetėr me rėndėsi ėshtė edhe doktrina e urtėsisė misterioze dhe dituria
shpėtimtare e gnosticizmit, tė cilat janė doktrina pėrbėrėse tė esencės sė mėsimit dhe besimit gnostik.

Termi gnostik rrjedh prej termit gnosis nė greqishte qė ka kuptimin “dituri”. Kjo dituri, tė cilėn shpirti, pėr tė shpėtuar nga kjo botė inferiore, duhet ta posedojė, ėshtė njė dituri e shenjtė dhe buron nga bota hyjnore, nga zoti i lartėsuar i cili qėndron nė mes tė botės hyjnore.

Burimi dhe gjeneza ėshtė bota e dritės hyjnore. Kjo nuk ėshtė njė dituri qė fitohet, merret apo arrihet por, ėshtė njė dituri e cila jepet, dhurohet dhe falet nga Zoti. Kjo dituri as nuk mund tė kuptohet,as nuk mund tė shpjegohet e as nuk mund tė shprehet me dhuntitė e botės sonė praktike tė bazuara nė organet shqisore dhe percepctimet tona.

Vetėm se shpirti, kur tė fitojė tė drejtėn me anė tė plotėsimit tė kushteve tė nevojshme pėr tė marrė kėtė dituri apo pėr tė fituar kėtė shpėtim,atėherė kjo dituri i jepet dhuratė atij nga shpėtimtari i lartėsuar. Pėr gnostikėt, tė cilėve iu ėshtė dhėnė kjo dituri, ėshtė gabim i madh zbulimi dhe manifestimi jashtė i kėtyre dukurive.

Pėr shembull, sabiitėt e vlerėsojnė si pabesueshmėri zbulimin e themeleve tė besimit dhe literaturės sė shenjtė tė tyre, atyre qė nuk janė sabiitė. Sė fundi edhe pse ėshtė vėshtirė qė tė gjendet njė pėrgjigje e saktė nė lidhje me tė, se ēfarė diturie ėshtė dhe e kujt ėshtė kjo dituri, por, aq sa kuptohet nga literatura gnostike kjo dituri ėshtė dituri e sė vėrtetės, e ekzistencės sė lartėsuar dhe e botės sė dritės.

Kjo dituri, e cila nė burimet e ndryshme gnostike emėrtohet me emrin kushta, d.t.th. “e vėrteta”, ėshtė njė dituri qė mundėson tė kuptuarit e tė vėrtetės dhe tė njohurit e Zotit tė lartėsuar.

Sipas mendimit gnostik, shpirti nuk ka mundėsi qė kėtė dituri ta njohė direkt, ose ta arrijė vetvetiu. Nė kėtė rast shpirti ndien nevojė pėr njė ndriēues dhe shpėtimtar tė obliguar me dėrgimin e diturisė mistere dhe tė shenjtė, e cila ka lidhje me vėrtetėsinė e Zotit tė lartėsuar. Ky shpėtimtar ėshtė i obliguar qė t’ua dėrgojė diturinė hyjnore shpitėrave qė janė tė gatshėm tė pranojnė dituri nga Zoti i lartėsuar.

Njė cilėsi ndikuese e shpėtimtarit ėshtė se ky para se tė obligohet me shpėtim-mision nė botėn inferiore, me caktimin e Zotit e ka pėrjetuar tė jetuarit nė botėn e tė keqes ku ka kėrkuar rrugėn e shpėtimit dhe sė fundi e ka pėrjetuar edhe tė shpėtuarit nga bota inferiore duke e njohur diturinė e shpėtimit. i, me njė shprehje me vend,ėshtė shpėtimtar qė e ka shpėtuar vetveten dhe udhėzues qė e ka udhėzuar vetveten.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 1:36

Koncepti pėr adhurimin

Sipas traditės gnostike, shpirti, pėr tė kuptuar shpėtimtarin dhe udhėzuesin dhe pėr tė marrė diturinė hyjnore, qė do ta udhėzojė atė, e ka tė domosdoshme qė nė lidhje me kėtė tė pėrgatit themelet e nevojshme.

Kėto kushte janė qė, shpirti tė kuptojė pozicionin e tij, qė d.t.th. ta njohė vetveten e tij, ta dėshirojė shpėtimin dhe t’i kryejė ritet dhe ibadetet tė cilat tregojnė zgjedhjen e rrugės sė shpėtimit.

Krahas disa dallimeve qė janė nė mes grupeve gnostike nė lidhje me ritet fetare qė duhet tė bėhen,qėllimi i pėrbashkėt i tė gjithė adhurimeve gnostike,ėshtė tė mundėsuarit e pastrimit shpirtėror nga elementet e errėsirės dhe tė sė keqes dhe tė qėndruarit larg nga elementet botėrore inferiore.

Pėr kėtė qėllim tė gjitha grupet gnostike,qoftė pak apo shumė,butė apo ashpėr,i lėnė vend njė asketizmi. Pėr shembull, nė maniheizėm, nė mesin e grupeve maniheiste mė afėr shpėtimit shihet grupi i tė zgjedhurve,specifikė karakteristike e tė cilėve ėshtė tė hanė pak, tė flasin pak, tė flejnė pak, tė qėndrojnė larg ēdo preokupimi dhe pune botėrore, tė mos martohen, pėrpiqen qė tėrė kohėn ta kalojnė me dua, adhurim dhe me mėsime fetare.

Shprehja“ti dalėsh zot dorės, mjedisit dhe gjuhės”,ėshtė njė shprehje e njohur
qė pėrbėn themelin e tė kuptuarit tė etikės maniheiste.

Nė anėn tjetėr prej specifikave tė pėrbashkėta tė tė gjitha grupeve gnostike,anė qė tė mos pėrzihen me popullin,tė jenė tė durueshėm ndaj dėshirave dhe aspiratave tė ndryshme botėrore dhe tė qėndrojnė larg ēdo tė keqeje morale.

Sipas traditės gnostike njė jetė ideale kėrkon largim tė plotė nga bota inferiore.Pėr kėtė edhe shumė shkolla gnostike i japin pėrparėsi njė jete qė ka pėr bazė braktisjen
e martesės dhe jetės familjare.

Nė anėn tjetėr,gati se nė ēdo grup gnostik larja e tėrėsishme e trupit,larja e pjesshme e trupit dhe pagėzimi (baptizimi) janė adhurime me rėndėsi.Megjithatė gnostikėt besojnė se lumenjtė Jordan,Tigėr, Eufrat dhe Karun burojnė nga bota e dritės dhe pėrsėri atje derdhen; kėshtu qė larjen nė kėto ujėra e pranojnė si zhdukje tė papastėrtive tė botės sė ulėt materiale (inferiore).


Pėrveē kėsaj, vend me rėndėsi zėnė edhe tė bėrit lutje nė orėt e caktuara tė ditės duke u kthyer nga veriu,qė pranohet kahje ku gjendet bota hyjnore,tė agjėruarit,tė bėrit ceremoni tė ndryshme pėr pėrkujtimin e tė vdekurve dhe shpirtėrave tė baballarėve dhe forma tė tjera tė rregullta tė adhurimit.

Sė fundi nė shumė shoqėri gnostike shpesh haset nė tradita siē janė:profecia e mbėshtetur nė magji,falli,hajmalitė,llogaritė astrologjike.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 8:35

1. Sabiizmi

Sabiittėt, qė sot janė 20.000 mijė banorė, nė pėrgjithėsi jetojnė nė Irakun Verior, nė qendėr tė njė vendbanimi tė vogėl, nė vendin ku bashkohen Eufrati dhe Tigri. Nė qytetet e mėdha si Basra dhe Bagdad mund tė haset nė sabiitė qė merren me pėrpunimin e arit dhe argjendit. Pėrveē kėsaj, njė numėr i vogėl i sabiitėve jetojnė nė qendrat e vendbanimeve pėrgjatė lumit Karun nė Iran.

Sabiitėt, tė cilėt edhe pse nga komshinjtė e tyre arabė, janė quajtur me emrin sabii (subbi ose subba), ata, qoftė nė librat e tyre tė shenjta, qoftė mes tyre vetveten nuk e kanė emėrtuar me atė emėr. Ata vetveten e tyre e quajnė me emrin mandenė (tė diturit, tė menēurit) ose nasurajė (ata tė cilėt e mbrojnė doktrinėn e shenjtė).

Emri manden, pėrdoret pėr tė gjithė anėtarėt e grupit mes sabiitėve, kurse emri nasura mė tepėr pėrdoret pėr priftėrinjtė dhe pėr prijėsit e tjerė tė komunitetit. Sidomos ata emrin Nasura e pėrdorin edhe pėr baballarėt e tyre. Nė anėn tjetėr termi “sabii”, qė rrjedh prej gjuhės mandene qė ėshtė gjuhė e sabiitėve, ka kuptimin “ai qė baptizohet”.

Atyre ky emėr iu ėshtė dhėnė nga komshinjtė e tyre pėr shkak tė baptizmit tė shpesht
tė tyre e qė ėshtė njė adhurim i sabiitėve qė bie nė sy mė shumė.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 8:39

Historiku

Sado qė sabiitėt tė pretendojnė se feja e tyre ėshtė “fe e parė” e cila fillon me Ademin,
historia e sabiitėve fillon diku para dy mijė vjetėve. Sabiizmi, kėta dy shekujt e fundit filloi tė zhvillohet, tė dalė nė shesh, brenda rrymės heterodokse hebraike nė vendin Palestinė-Jordan.

Nė kėtė kohė kishte shumė grupe qė ishin kundėr konceptit zyrtar hebraik, i cili nė Jerusalem pėrfaqėsohej nga grupi kryesor i tyre. Essenitėt, baptistėt dhe nasurajtė qė njiheshin si “Gruppe Kumran”, ishin mė kryesorėt nė mesin e tyre. Nė aspektin e sabiitėve me rėndėsi janė sidomos nasurajtė.

Sepse sabiitėt nė librat e shenjtė tė tyre nasurajtė i tregojnė si stėrgjyshėr tė tyre nė
Palestinė dhe shpjegojnė luftėn e tyre (nasuritėve) me hebrenjtė. Shkolla e nasuritėve, ishte njėri prej grupeve mė me rėndėsi qė ishte kundėr konceptit zyrtar hebraik.

Pėr kėtė shkak hebrenjtė, ēdo lėvizje tė re qė dilte nga brendėsia e tyre nė atė kohė e fajėsonin se janė prej nasuritėve.Ndėrkaq edhe Isai/Jezusi me komunitetin e vet nė fillim nga ana e tyre emėroheshin me emrin nasura.

Ka mundėsi qė edhe Jahja/Gjon Pagėzori, qė nga sabiitėt emėrtohej me thėnien “prijėsi i madh” dhe “njė profet i dritės”, tė ishte nė marrėdhėnie me grupin e nasurajve. Jahja,
bashkėkohanik i Isait, ka lindur si anėtar i shoqėrisė hebraike.

Por mė vonė, si profet, ka dalė kundėr hebraizmit dhe jashtė Jerusalemit e formon xhematin e vet. Isai para profetėsi tė tij kohė mbas kohe,vinte tė dėgjojė ligjėratat e Jahjasė, qė ishte mė i vjetėr se ai (Isai) me moshė; bile me dorėn e Jahjasė ėshtė pagėzuar.

Veprimtaria e Jahjasė e kishte brengosur organizatėn zyrtare hebraike. Kėshtu qė ata e nxitėn prefektin e Romės Herodos Antipasin kundėr Jahjasė dhe nė fund Jahjai u burgos. Pas mundimeve dhe torturave Jahjai ekzekutohet duke iu prerė koka, ndėrsa ithtarėt e tij u ndoqėn dhe u masakruan.

Sabiitėt kėtij masakrimi i japin vend tė posaēėm nė librat e tyre. Hebrenjtė, sipas shprehjes sė Ginzasė, kanė vrarė mijėra nasurajė (paraardhėsit e sabiitėve), me nė krye 365 njerėz tė parėsisė.

Ata qė shpėtuan nga masakra, kanė ikur drejt Mesopotamisė veriore nėn mbrojtjen e mbretit tė atėhershėm Arsakid. Nė librat e shenjtė tė sabiitėve theksohet se numri i tyre ka qenė rreth 60.000. Pas njė kohe nasurajtė shpėrngulen prej andej dhe vendosen nė jug tė Mesopotamisė.

Sabiitėt deri nė gjysmėn e parė tė shek. III pas e.s., kur adhurimi i zjarrit nė Iran pranohet si fe zyrtare, nė kėto vende e jetuan periudhėn e tyre mė tė artė. Nė shek. VII me ēlirimin e Irakut nga ana e muslimanėve, edhe sabiitėt si ēdo popull tjetėr u futėn nėn mbrojtjen islame me statusin dhimmi.

Sabiitėt gjatė kėtij procesi historik jetuan nė mirėkuptim me popuj tė ndryshėm qė ishin
anėtarė tė besimeve dhe kulturave tė ndryshme. Natyrisht brenda kohės nga kėto tradita janė ndikuar nė fusha tė ndryshme.

Krahas kulturės sė tyre origjinale hebraike ata adoptuan elemente edhe nga fetė e Iranit (disa ceremoni me tė vdekurit, rite nė tė ngrėnurit dhe koncepcione tė ndryshme nė lidhje me yjet),nga feja babilonase-asiriane (formulat e magjisė dhe fallit etj.) dhe nga krishterimi (si shenjtėrimi i ditės sė diel). Gjatė kėsaj kohe, pėr shkak tė masakrimit dhe pėrndjekjes zhvilluan shumė polemika kundėr hebrenjve dhe u larguan shumė nga hebraizmi.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 8:44

c. Librat e shenjtė

Librat e shenjtė tė sabiitėve, tė cilėt posedojnė njė literaturė fetare tejet tė pasur, ndahen nė dy grupe: tekste tė shkruara dhe tekste mistere.

Tekstet e shkruara ndahen nė grupe tė ndryshme si librat themelorė,tekste me specifikė
ezoterike (tė fshehtė),letėrsi, sqarime dhe komentime, tekste astrologjike dhe shkrime pėr magji dhe fall. Nė mesin e librave tė shenjtė tė sabiitėve vend mė tė rėndėsishėm zėnė librat Ginza, Drashia d Jahja dhe Kolasta.

Ginza qė ndahet nė dy grupe (Ginza e Djathtė dhe Ginza e Majtė) ka kuptimin “depo”, pėrafėrsisht pėrmban 600 faqe.Ky libėr i shenjtė, qė quhet edhe “Libri i Adamit”, pėrmban dua tė ndryshme, teologji, mitologji, tema pėr vdekjen dhe pėr jetėn pas vdekjes dhe tė ngjashme.Drashia d Jahja (Mėsimet e Jahjasė) ėshtė njė libėr,siē kuptohet edhe nga vetė emri, qė pėrmban jetėn dhe mėsimet e Jahjasė.

Ndėrsa Kolasta (koleksion ose falenderim) ėshtė njė libėr i adhurimeve ditore qė pėrmban pagėzimin, ritet e ushqimit, lutje dhe praktika nė lidhje me adhurime tė ngjashme.Vetėm se nga librat ezoterikė,tė cilat priftėrinjėve dhe kanditatėve pėr priftėrinj iu lejohet ti pėrdorin,sa pėr ilustrim mund tė pėrmendim Alt Trisar Shualia (Njė mijė e dymbėdhjetė pyetje),Alma Rishaia Rba (Bota e Madhe e Parė) dhe Alma Rishaia Zuta (Bota e vogėl e parė).

Kėto vepra nė tė shumtėn e rasteve diskutojnė tema teologjike dhe koncepte tė ndryshme mitologjike. Letėrsia, sqarimet dhe komentimet janė libra tė cilat merren nė mėnyrė tė pavarur me tema tė ndryshme.

Tekstet astrologjike janė tekste tė cilėt japin njohuri pėr profecinė,pėr eksorsizėm (pėrzėnie e xhinnėve dhe shpirtėrave tė kėqinj) gjithashtu japin edhe njohuri pėr komentimin e ngjarjeve duke bėrė llogari tė ndryshme astrologjike nė lidhje me emrin e njeriut,ditėn, orėn dhe kohėn e lindjes, dekjes,vitit tė ri dhe martesės.Nga kėta mė i rėndėsishėm ėshtė libri Sfar Malvashia (Libri i horoskopit).

Ndėrsa tekstet mistere tė sabiitėve janė tekste magjike dhe nuska tė shkurtėra tė shkruara nė papiruse,metale apo nė gjėra si enė tė baltės sė pjekur, tė shkruara kėto kundėr sėmundjeve tė ndryshme, fallit tė zi, magjisė, belave, fatkeqėsive dhe tė kėqiave tė ngjashme.

Sabiitėt besojnė se librat e shenjtė-sidomos librat themelorė dhe tekstet tė cilat lejohen t’i lexojnė vetėm priftėrinjtė,tekstet e vėshtira pėr t’u kuptuar janė shpallur njeriut tė parė,Adamit,nga ana e Zotit tė lartėsuar gjatė krijimit.Studimet qė janė bėrė nė lidhje me literaturėn sabiite tregojnė se njė pjesė e tyre ėshtė pėrmbledhje e pėrgatitur nė shek. II dhe III tė e.s.

Gjuha nė tė cilėn janė tė shkruara tekstet e shenjta sabiite ėshtė gjuha mandene,qė ėshtė dialekt lindor i gjuhės arameje. Sabiitėt tė cilėt nė jetėn e pėrditshme flasin arabisht,kėtė gjuhė (mandene) duke mos e kuptuar e pėrdorin vetėm si gjuhė adhurimi. Shkrimi dhe leximi i kėtyre teksteve u takon vetėm klerikėve.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 10:07

ē. Koncepti pėr Zotin

Nė themelin e konceptit pėr zotin te sabiitėt ekziston njė dualizėm gnostik. Sipas kėtij
dualizmi nė njėrėn anė gjendet bota e dritės dhe e shkėlqimit, ndėrsa nė anėn tjetėr bota e errėsirės.Nė krye tė botės sė dritės gjendet Malka d Nhura (Mbreti i Dritės), tė cilit i jepen edhe emra tė tjerė si “Jeta e lartė”, “Shpirti i fuqishėm”, “Zotėri i lartėsisė”.

Malka d Nhura ėshtė njė ekzistencė e lartėsuar, e furnizuar me cilėsitė mė tė larta dhe e pastėr nga tė gjithė tė metat.Atė shumė bukur e definon kjo shprehje nė Ginza: “Falenderimi tė takon ty! ...(ti je) Zoti i tė Vėrtetės i pa fund dhe me fuqi tė manifestuar, Dritė e Lartė dhe Nur i pastėr qė nuk ka tė mbaruar; i mėshirshėm, falės, mėshirėbėrės dhe dashamirės (ekzistencė e lartėsuar); shpėtimtar i besimtarėve, pronar i gjithė tė mirės, i fuqishėm, i menēur, njohės (i ēdo gjėje), ai qė sheh, posedues i urtėsisė dhe i fuqishėm pėr ēdo gjė; pronar i tė gjitha botėrave, botės sė epėrme dhe tė mesme tė dritės, fytyra e lartė e dinjitetit, ekzistencė e pafund dhe e pavdekshme pa ortak nė sundim dhe pa shok qė mund ndajė fronin me tė.”

Nė botėn e dritės rreth e pėrqark zotit tė lartėsuar Malka d Nhura gjenden ekzistenca tė
panumėrta prej drite.Detyra e kėtyre ekzistencave qė quhen Uthria (tė pasurit) dhe Malkia (mbretėr),ėshtė qė ta shenjtėrojnė dhe ta lartėsojnė Malka d Nhura-nė.Bota e dritės dhe ekzistencat e kėsaj bote janė plotėsisht tė pastėrta nga e keqja. Kjo botė gjithashtu ėshtė edhe larg cilėsive si skamja, e meta, zhdukja dhe gabimi. Nė librat e shenjtė sabiitė thuhet se bota e Dritės, pėr tė cilėn besohet se gjendet nė veri, pėrbėhet prej parimeve tė Jetės (Hiia)qė simbolizojnė rregullsinė, ekzistencėn dhe prodhimtarinė.

Kėshtu qė e tėrė teologjia sabiite,prej fillimit e deri nė fund, gjendet nėn parimin i Jetės.
Nė anėn tjetėr, edhe krahu tjetėr pėrbėrės i dualizmit, bota e errėsirės, si bota e dritės,
posedon tė njėtėn pėrbėrje. Bota e errėsirės, pėr kundėr pėrbėrjes sė botės sė dritės nga parimi i Jetės, pėrbėhet prej njė kaosi apo Uji tė zi qė simbolizon skamjen, tė metėn, parregullsinė.

Nė krye tė kėsaj bote, qė gjendet nė jug, qėndron Ur ose Malka d Hshuka (Mbreti i Errėsirės) i cili quhet edhe “bishė e madhe”. Malka d Hshuka vlerėsohet edhe si pėrhapės dhe krijues i krijesave tė kėqia tė panumėrta nė botėn e errėsirės. Kjo ekzistencė, e cila posedon fuqi dhe cilėsi tė shumta mbinatyrore, i posedon tė gjitha cilėsitė e tė keqes dhe tė errėsirės.

Nė Ginza ėshtė e shėnuar se kjo ka njė pamje tė frikshme me kokė luani, trup kuēedre, krahė shqiponje,shpinė breshke,trashėsia e buzėve tė saj janė afėrsisht 800.000 km. Gjithashtu theksohet se fryma e saj e shkrinė hekurin dhe me njė shikim tė saj dridhen malet. Krahas kėsaj, pėr shkak se ajo zė vend karshi Mbretit tė Dritės, theksohet se ajo ėshtė njė e marrė dhe u hutuar.

Pėrreth Malka d Hshuka-sė gjenden krijesa tė kėqija, tė egra, djaj, shpirtėra tė kėqinj, bisha dhe krijesa tė tjera tė ngjashme. Pėrveē kėtyre ekzistencave nė botėn e errėsirės ka ekzistenca tė dritės qė kanė rėnė poshtė (nga bota e dritės).Kėto janė ekzistenca,qė nė bashkėpunim me ekzistencat e kėqija apo si manifestim i caktimit hyjnor, janė hedhur nė botėn e errėsirės.

Nė krye tė kėtyre qėndron njė figurė femėrore me emrin Ruha. Ruha ėshtė njė ekzistencė qė vlerėsohet si nxitėse e Malka d Hshuka-sė qė t’i lėvizė ekzistencat e kėqia nė mitologjinė e krijimit, sidomos nė mitologjinė e krijimit tė njeriut dhe botės.

Po ashtu nė mesin e ekzistencave qė janė hedhur nė botėn e errėsirės janė edhe figurat si Jushamin,Abatur dhe Ptahil (bota materiale dhe krijuesi i njeriut), tė cilat janė ekzistenca ndėrmjetėsuese mes botės sė dritės dhe botės sė errėsirės.

Sipas teologjisė sabiite Malka d Nhura edhe Malka d Hshuka janė tė pėrhershme pa fillim. Nė fund tė botės ēdo ekzistencė do tė zhduket,vetėm se zoti i errėsirės me parimin e errėsirės dhe kaosit Malka d Hshuka do tė mbetet e pėrhershme.Megjithatė kėto nga Malka d Nhura do tė mbyllen nė botėn e tyre.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 10:08

d. Koncepti pėr gjithėsinė

Konceptet sabiite pėr krijimin e gjithėsisė dhe tokės janė krejtėsisht mitologjike.Qoftė krijimi i gjithėsisė dhe tokės, qoftė krijimi i njeriut, shihen si manifestim i caktimit hyjnor nė lidhje me luftėn e pashmangshme mes tė mirės dhe tė keqes apo mes dritės dhe errėsirsė.Nė periudhėn para krijimit tė universit bota e errėsirės dhe bota e dritės kanė qenė plotėsisht tė ndara.

Bota e errėsirės, si nevojė strukturale nė gjendje kaosi dhe parregullsie, ėshtė krijuar nga Uji i zi; pėr shkak tė mosbartjes tė asnjė elementi tė jetės dhe tė prodhimit nuk mund tė krijojė asgjė tė rregullt.Kėshtu qė mbreti i errėsirės thur plane pėr zėnien dhe burgosjen e ekzistencave tė botės sė dritės.

Ndėrsa mbreti i dritės,duke e ditur situatėn,bėn pėrgatitje tė ndryshme kundėr saj. Ndėrkaq, tė dėrguarin e dritės Manda d Hiia-nė e ēon nė botėn e errėsirės me njė detyrė
speciale dhe nė mėnyrė tė fshehtė.Manda d Hiia me armėt e tij tė shenjta e robėron Mbretin e Errėsirės dhe e lidhė me zinxhir.Vetėm se mė vonė, disa ekzistenca tė dritės qė jetojnė nė botėn e dritės,duke dashur qė tė shohin ekzistencat dhe botėrat jashtė tyre, i hapin perdet mes botės sė dritės dhe botės sė errėsirės dhe shikojnė nė Ujin e zi (botėn e errėsirės).
Pra,kjo dėshirė e tyre ėshtė edhe fillimi i rėnies apo i largimit nga bota e dritės.Dhe nėse ēdo njėra nga ekzistencat e hedhura nga bota e dritės mė vonė e kupton gabimin e bėrė dhe dėshiron qė pėrsėri tė kthehet nė botėn e dritės, kjo dėshirė e tyre sipas caktimit hyjnor nuk pranohet.Vetėm se kur do t’i jepet fund jetės materiale, kėto do tė pastrohen nga gabimet dhe do tė pranohen pėrsėri nė botėn e dritės.

Nė aspektin e krijimit tė universit me shumė rėndėsi ėshtė sidomos rėnia e Jushaminit,
Abaturit dhe Ptahilit. Kėto tre ekzistenca qė njihen edhe me emrat Jeta e Dytė, Jeta e Tretė dhe Jeta e Katėrt, kanė pėr detyrė nga njė aspekt ndėrmjetėsimin dhe kontaktin mes botės sė dritės dhe botės sė errėsirės.Kėto tre ekzistenca, nė njė aspekt tjetėr,nė lidhje me krijimin pėrbėjnė tre fazat e rėnies nė botėn e errėsirės.

Me fjalė tė tjera,pėr Jushaminin dhe Abaturin rėnia nė botėn e errėsirės nuk realizohet plotėsisht; por rėnia e Ptahilit ėshtė plotėsuar.Edhe pse Jushamini dhe Abaturi dėshirojnė qė tė formojnė njė botė tė tyre brenda kufijve tė botės sė errėsirės nė tė cilėn ata kanė rėnė,nuk mund tė jenė tė suksesshėm.Kėshtu qė Abatur, duke e hapur perden e botės sė tij shikon nė Ujin e zi dhe nė atė moment nė Ujin e zi i reflektohet fotografia e vet.

Nga ky reflektim krijohet Ptahili, qė njihet me emrin Jeta e Katėrt. Ptahili me
grimcat e dritės qė gjenden nė tė, mundohet tė krijojė njė botė pėr vete nė Ujin e Zi; vetėm se nė kėtė nuk mund tė korrė sukses. Ruha, i cili mė herėt ėshtė hedhur nė botėn e errėsirės dhe ėshtė vėzhgues i punimeve tė Ptahilit,bashkėpunon me bishėn e madhe mbretin e errėsirės Urin, ia zgjidh zinxhirėt e tij dhe tė dy sė bashku, duke u paraqitur si tė Ptahilit, e nxisin atė nė krijimin e botės materiale.

Qėllimi i tij, nė fakt, ėshtė qė mė vonė tė sundojė botėn qė do tė krijojė Ptahili. Ptahili, qė nė synimin e parė tė tij ishte i pasuksesshėm, iu lut Mbretit tė Dritės qė t’i
ndihmojė. Nė kėto raste pėr realizimin e planeve nė tė ardhmen bashkohen figura femėrore Ruha dhe mbreti i errėsirės dhe nga kjo krijohen 7 planete dhe 12 yje si krijesa tė kėqia.

Nga lutjet e Ptahilit mbreti i dritės ia jep atij dritėn e jetės dhe Ptahili me atė krijon botėn nė ujėrat e zinj.Anėt materiale tė kėsaj bote krijohen nga Uji i zi, ndėrsa anėt qė kanė jetė dhe fryte krijohen nga Dritat e jetės.

Me plotėsimin e kėtij krijimi, forcat e kėqija,pėr tė mos ikur drita e jetės (krijesa e dritės) e bashkuar me ujin e zi,pėrreth kėsaj bote i vendosin fėmijėt e tyre,7 planetet dhe 12 yjet.

Kėshtu qė bota e Ptahilit merret plotėsisht nėn kontroll.Fuqitė e kėqia nuk mjaftojnė me kaq, por Ptahilin e mashtrojnė dhe ia marrin botėn dhe e mbushin atė me demonė,egėrsira dhe djaj tė shumtė.

Sikurse shihet fuqi krijuese nė krijimin e botės nuk ėshtė Zoti i lartėsuar i Dritės,por ėshtė Ptahili,demiurgu njė qenie e dritės sė rėnė.Nė literaturėn sabiite nė lidhje me krijimin e botės rallė herė rastiset edhe nė pikėpamje moniste (nė atė formė qė krijuesi i botės ėshtė Zoti i lartėsuar).Vetėm se ėshtė mė se e mundshme qė kėto sabiizmit i janė adaptuar mė vonė.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 10:09

dh. Koncepti pėr njeriun

Koncepti i sabiitėve pėr krijimin dhe strukturėn e njeriut ėshtė i njėjtė me mitologjinė e krijimit tė botės dhe tė universit.Ptahili demiurg, i cili e ka vėzhguar marrjen e botės, qė ka krijuar vetė nga forcat e kėqia, dhe pėr mbushjen e saj dėshiron qė nė botė tė krijojė njė qenie qė do ta zėvendėsojė atė dhe kėshtu planifikon qė tė krijojė njeriun. Vetėm se, pėrsėri fuqitė e kėqija e mashtrojnė dhe pėr kėtė ēėshtje bashkėpunojnė me tė. Kėshtu trupi, i cili pėrbėn pjesėn materiale tė njeriut, krijohet nga ana e Ptahilit.

Por ky krijim pėrfundon pa sukses; sepse krijesės sė sajuar i mungon elementi pėr jetė, gjegjėsisht ėshtė pa shpirt.Pėr t’i dhėnė jetė asaj, fuqitė e kėqija provojnė rrugė tė ndryshme, por nė asnjė mėnyrė nuk mund tė jenė tė suksesshme.Nė fund Ptahili i lutet Zotit tė lartėsuar tė Dritės dhe kėrkon qė ai t’i ndihmojė.

Si pėrgjigje ndaj kėtij zėri,Mbreti i Dritės,shpirtin e njeriut e zbret prej botės sė dritės nė tokė dhe nėpėrmjet tė deleguarit tė dritės (Manda d Hiia) atė e vendos nė trupin e pashpirt. Pas kėsaj njeriu (Adami) ēohet nė kėmbė dhe fillon tė flasė.

Ademi, sipas besimit sabiit, ishte njė njeri besimtar.Sepse Zoti i lartėsuar njeriun nuk e ka lėnė nė duart e krijesave tė kėqija; nga momenti i vėnies sė shpirtit nė trup, pėr edukimin e tij ka dėrguar Manda d Hiianė, ndėrsa bashkė me Manda d Hiianė pėr tė mbrojtur atė ka dėrguar edhe tre mbojtės hyjnorė (Hibil, Shitil dhe Anush). Kėshtu qė njeriu i parė,njohės i rrugės hyjnore u bė njė krijesė qė e respekton mbretin e lartėsuar tė Dritės. Qė Adami tė mos mbetet i vetėm nė kėtė botė ėshtė krijuar edhe Eva.

Gjithashtu,nė literaturėn sabiite, nė lidhje me krijimin dhe strukturėn e Evasė kohė mbas kohe rastiset nė pikėpamje tė ndryshme.Pėr shkak tė strukturės inferiore tė botės, ka mendime edhe pėr ndarjen e Adamit dhe Evasė. Nga martesa e Ademit dhe Evasė kanė lindur tre djem dhe tri vajza dhe nėpėrmjet tyre bota ėshtė shtuar.

Siē shihet, sipas sabiitėve njeriu pėrbėhet prej dy elementeve tė ndryshme, materies dhe shpirtit.Trupi, pėr shkak tė pėrbėrjes materiale pėrfaqėson tė keqen dhe errėsirėn, ndėrsa shpirti, pėrfaqėson tė mirėn dhe dritėn. Trupi si krijesė i takon kėsaj bote inferiore; ndėrsa shpirti i determinuar qė nga drita hyjnore tė zbret nė botėn inferiore dhe tė vendoset nė trup.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 10:10

e. Koncepti pėr shpėtimin

Sipas mendimit sabiit,shpirti qė ėshtė vendosur nė trupin inferior (e ulėt), nuk ėshtė i
kėnaqur aspak nga kjo gjendje e tij. Ai ėshtė duke u pėrpjekur pėr tė shpėtuar nga kjo botė inferiore dhe pėr t’u ngritur pėrsėri nė botėn e dritės, qė ėshtė vendi i tij.Ndėrsa nė anėn tjetėr forcat e kėqija dhe tė errėsirės,pėr tė mos e humbur kėtė ekzistencė tė dritės kanė bėrė pėrgatitje dhe i kanė rrethuar ata rreth e pėr qark.

Ato mundohen qė shpirtin, nė njė anė me pasuri dhe dhunti tė ndryshme botėrore, e nė anėn tjetėr me ambicie,epsh, urrejtje dhe me shumė dėshira dhe aspirata tjera epshore, ta lidhin me kėtė botė. Nė kėtė mėnyrė shpirti nė trup jeton i burgosur.

Shpėtimi, sipas sabiitėve vlen vetėm pėr shpirtin; sepse trupi i takon kėsaj bote inferiore.Ndėrsa shpėtimi i shpirtit varet prej shpėtimit nga bota dhe burgu trupor. Shpirti pėr shpėtimin e tij duhet t’i kryejė gjėrat e nevojshme, pra, duhet tė lidhet me besimin e vėrtetė dhe me adhurimin.

Madje kjo nuk ėshtė e mjaftueshme pėr shpėtim. Sepse sipas mendimit sabiit rruga e
vetme e shpėtimit ėshtė posedimi i diturisė shpėtimtare (kėsaj i thuhet manda ose “urtėsi” ose “dituri e shenjtė”).Ndėrsa kjo dituri nuk ėshtė dituri qė fitohet,arrihet,por ajo jepet,dhurohet.

Pėr tė poseduar kėtė dituri shpėtimtare njeriu duhet qė tė pėrgatisė kushtet e pėrshtatshme pėr tė. E kjo ėshtė e mundur me besim tė vėrtetė dhe me adhurim.Njė shpirti,qė ndjek besimin e vėrtetė dhe adhurimin,dituria shpėtimtare atij i dėrgohet nga shpėtimtari hyjnor (redeemer).

Shpirti qė e posedon kėtė dituri duke u pastruar plotėsisht nga kjo botė inferiore lartėsohet nė botėn e dritės hyjnore,te Mbreti i lartėsuar i Dritės.Nė kėtė mėnyrė realizohet shpėtimi.Sabiitėt besojnė se shembulli i parė i shpėtimit ėshtė realizuar nė personalitetin e njeriut tė parė, Adamit. Adami pas krijimit,ka qėndruar larg ekzistencave tė kėqia dhe duke iu drejtuar Mbretit tė lartėsuar tė Dritės i ėshtė lutur pėr shpėtim.

Si pėrgjigje, pėr kėtė, atij nėpėrmjet Manda d Hiia-sė i ėshtė dėrguar dituria shpėtimtare, kėshtu qė shpirti i Adamit ėshtė ngritur nė botėn e dritės.Ky model i shpėtimit qė ėshtė realizuar nė personalitetin e Adamit,ėshtė njė shembull pėr tė gjithė sabiitėt.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 10:12

ė. Koncepti pėr eskatologjinė dhe mesianizmi

Sabiitėt jetėn e kėsaj bote,nga krijimi i njeriut tė parė e deri nė kijamet,e llogaritin tė jetė 480.000 vjet.Kjo kohė ndahet nė 4 periudha.Periudha e parė fillon nga krijimi i Adamit dhe zgjat 216.000 vjet.Nė fund tė kėsaj periudhe njerėzimi ėshtė zhdukur, pėrveē njė ēifti qė ka shpėtuar,me shpatė dhe me sėmundje.

Nė fund tė periudhės sė dytė qė zgjat 156.000 vjet, njerėzit janė zhdukur me zjarr, dhe pėrsėri ka shpėtuar vetėm njė ēift.Ndėrsa nė periudhėn e tretė, e cila ka zgjatur plotė 100.000 vjet, njerėzit janė zhdukur me ujė (tufan) dhe nga kjo situatė me anije kanė
shpėtuar vetėm Nuhi me familjen e tij. Ndėrsa periudha nė tė cilėn jemi duke jetuar, qė ka filluar me tufanin e fundit dhe do tė vazhdojė deri nė shkatėrrim, do tė zgjat 8000 vjetė.

Sipas sabiitėve 2000 vjetėt e fundit tė periudhės sė katėrt,qė d.t.th.se koha qė fillon
me themelimin e Jerusalemit 6000 vjet pas Nohas dhe qė do tė vazhdojė deri nė fund tė kėsaj bote pėrfaqėson kohėn e fundit. Koha e fundit ėshtė njė periudhė ku mė tepėr do tė shtohet e keqja,dhuna, fitneja dhe luftėrat.Nė kėtė kohė shtohet edhe pėrndjekja dhe tirania ndaj sabiitėve.

Sidomos, nė kėtė periudhė,do tė prishet dhe shaktėrrohet barazpesha natyrore; do tė pėrhapet varfėria, thatėsia, fatkeqėsitė natyrore dhe toka do tė shndėrrohet nė shkretėtirė.Nė kėtė periudhė shumė gjėra do tė bėhen nė formė tė kundėrt (do tė bėhen zotėrinjtė shėrbėtorė e shėrbėtorėt zotėrinj). Pėrveē kėsaj njerėzit do tė torturohen nga sėmundje ngjitėse dhe belatė e ndryshme.Nė fund tė kėsaj periudhe, do tė shihen shenja tė shumta qė do tė tregojnė pėr afrimin e fundit tė botės.

Mė kryesoret nga kėto janė rėnia e njė ylli nė oqean,derdhja e ujit tė kuq nė shtatė detėra dhe shterpėsia e atyre qė do tė pinė nga ai ujė dhe sė fundi dalja e njė furtune tė madhe. Pas kėtyre shenjave nė shesh del trimi i kohės sė fundit ose Mesia Prashai Siva (“luftėtari i fundit” ose “mbreti i fundit”) dhe e sundon botėn. Nė periudhėn e Mesias ēdo tė keqeje morale i jepet fund; zhduken luftėrat, fitnet dhe dhuna.

Po ashtu edhe rregulli natyror ndikohet pozitivisht nga kjo periudhė e lumturisė. Ashtu qė dimėr nuk bėhet aspak. Periudha e Mesias Prasha Siva bėhet njė periudhe e artė. Sundimi i Mesias do tė vazhdojė deri nė fund tė botės.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 10:13

f. Koncepti pėr apokalipsin dhe botėn e ardhshme

Sabiitėt besojnė se nė fund tė jetės sė kėsaj bote do tė bėhet njė shkatėrrim i pėrgjithshėm.Sipas kėsaj, nė fund tė jetės sė kėsaj bote,sė pari me helmimin e ajrit tė gjitha gjallesat do tė zhduken; pastaj do tė zhduken vetė toka dhe tė gjitha planetet dhe yjet qė e rrethojnė tokėn.

Pas kijametit pėr shpirtėrat do tė bėhet njė llogari e pėrgjithshme,vetėm se kjo llogari do tė bėhet vetėm pėr shpirtėrat mėkatarė.Ndėrkaq me vdekjen e njerėzve shpirti,duke i kaluar me rradhė 7 planetet, tė cilat e rrethojnė botėn dhe nė njė mėnyrė kryejnė detyrėn e shtėpive vėzhguese,arrin nė peshoren e Abaturit dhe prej atje lartėsohet drejt botės sė dritės.

Nėse njeriu qė vdes ėshtė ndonjė besimtar, shpirti i tij shtėpitė vėzhguese i kalon me shpejtėsi rrufeje dhe arrin nė parajs (Mshunai Kushta), nė botėn e dritės.Vetėm se nėse njeriu qė vdes ėshtė ndonjė mėkatar ose jobesimtar, shpirti i tij mbetet nė kėto shtėpi dhe i nėnshtrohet torturės. Kėshtu qė nė llogarinė gjenerale shpirtėrat mėkatarė tė shpėtuar nga toka me kijametin dhe shpirtėrat, tė cilėt edhe pse janė ndarė nga bota mė herėt pėr shkak tė mėkateve, qė dėnohen dhe torturohen nė shtėpitė e vėzhgimit, do tė maten nė peshoren e Abaturit dhe do tė gjykohen dhe pėr t’u pastruar nga mėkatet do tė flaken nė detin Suf,qė ėshtė njė lloj ferri.

Me larjen e mėkateve kėto shpirtėra pėrsėri do tė merren nė botėn e dritės.Sipas besimit sabiit shpirtėrat e atyre tė cilėt nuk janė sabii,pėr shkak tė mėkateve tė shumta do tė mbeten pėrgjithmonė nė detin Suf.Gjithashtu sabiitėt besojnė se,gjatė kijametit zoti i tė keqes Malka d Hshuka do tė zihet dhe pėrgjithmonė do tė burgoset nė guackėn e tij. Kėshtu qė ekzistencat e rėna tė dritės si Jushamini, Abaturi dhe Ptahili pėrsėri do tė pranohen nė botėn e dritės.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 10:15

g. Adhurimet themelore

Jeta e sabiitėve ėshtė komplet nėn disiplinėn e rregullave fetare.Ata besojnė se adhurimet njeriun e ēojnė drejt njė atmosfere tė nevojshme pėr shpėtim dhe pėr kėtė arsye praktikimit tė ibadeteve i kushtojnė shumė rėndėsi. Nė mesin e adhurimeve tė sabiitėve mė i rėndėsishėm ėshtė baptizimi (pagėzimi). Ekzistojnė tre lloje baptizimi: masbuta, tamasha dhe rishama.Masbuta, qė ėshtė baptizim i plotė, ėshtė njė lloj pastrimi i madh qė bėhet me zhytje nė njė ujė tė rrjedhshėm nėn kontrollin e priftit.

Ēdo sabii e ka tė domosdoshme qė kėtė baptizim ta kryejė tė paktėn njė herė nė javė, ditėn e Diel.Ndėrsa tamasha ėshtė njė larje trupore qė pas mėkatit sabiiu pa prezencėn e murgut,duke mos ndier nevojė pėr tė, e kryen atė vetė duke u zhytur dhe dalė tri herė nga lumi. Ndėrsa lloji i tretė i baptizimit, rishama, ėshtė njė larje qė i ngjan abdestit
normal nė islam. Ėshtė e patjetėrsueshme qė baptizimi tė bėhet nė njė ujė qė rrjedh ose nė kanalet e formuara nga ujėrat rrjedhės.

Sabiitėt ujėrat rrjedhės i shohin si diēka qė i takon botės sė dritės dhe ata i quajnė “uji i jetės”.Nė anėn tjetėr, ujėrat qė nuk rrjedhin, nuk ju shkojnė fort pėr qejfi.Ata qė nuk baptizohen tė paktėn njė herė nė javė,baptizohen nė raste tė tjera si nė ditėt dhe festat fetare,nė martesė,nė lindje, me rastin e prekjes sė tė vdekurit,nė njė sėmundje serioze dhe me rastin e kthimit nga ndonjė udhėtim,si dhe pas veprave qė llogariten mėkate si zėnka,gėnjimi, sharja etj.

Nė mes tė adhurimeve sabiite vend me rėndėsi zėnė edhe ushqimet ceremoniale.
Nga kėto ceremoni mė e rėndėsishmeja ėshtė ceremonia masiqta.Kjo ceremoni bėhet me qėllim qė shpirti i tė vdekurit shtėpitė kontrolluese t’i kalojė me shpejtėsi dhe tė arrijė nė botėn e dritės.Nėn kontrollin e murgut pėrgatiten ushqime speciale tė ndryshme qė hahen me shoqėrimin e baptizimit,lutjeve dhe ceremonive tė tjera tė ngjashme.

Pėrveē se mė raste tė vdekjes ushqime ceremoniale pėrgatiten edhe pėr pėrkujtimin e shpirtėrave tė paraardhėsve,pėr ceremoninė e shpalljes sė ndonjėrit prift dhe pėr pastrimin e tempullit.

Sabiitėt nė orė tė caktuara tė ditės (Sipas Ginzasė tre herė gjatė ditės e dy herė gjatė natės)i luten mbretit tė lartėsuar tė Dritės.Pra,vetėm e kanė ceremoninė e lutjes ditore,e cila bėhet duke u kthyer drejt veriut.

Sabiitėt nė fazėn pėrgatitore pėr pėrgatitjen e ushqimeve ceremoniale,therin dash dhe
pėllumb pėr kurban.Kėta kurbanė edhe pse janė forma tė tjera tė ibadetit, anė pjesė e
ceremonisė (sė riteve) ushqimore. Kafsha kurban mund tė theret vetėm nga ndonjė murg.

Murgu gjatė therjes sė kurbanit kthehet drejt veriu dhe nė dorė mban njė shkop tė vogėl. Pas therrjes kėtė shkop murgu e hedh nė lumin qė e quajnė uji i jetės.Nė sabiizėm nuk ka agjėrim nė formė qė tė mos hanė dhe tė mos pinė.Nė vend tė kėsaj sabiitėt thirren qė tė agjėrojnė duke i mbajtur larg tė keqes organet si dorėn,gjuhėn,zemrėn,veshin dhe organet e tjera.

Sabiitėt ditė dhe orė tė ndryshme tė vitit i quajnė si tė pafat (mbattal) dhe nė atė kohė
mundohen qė tė mos punojnė dhe tė mos dalin jashtė.Ndėrsa nė ditė tė caktuara bėjnė festė.Nė mesin e festave mė e rėndėsishmja ėshtė festa pesė ditėshe Panzha
ose Parvania,tė cilėn e festojnė si njė lloj feste tė verės.

Kjo festė kremtohet brenda pesė ditėve,duke filluar nė muajin e fundit tė kalendarit sabiit, i llogaritur sipas lėvizjes sė hėnės,dhe duke vazhduar nė fillim tė vitit tė ri. Besohet se brenda kėsaj kohe ka edhe festa tjera tė ndryshme tė cilat i quajnė Dihba Rabba,Dihba Hnina dhe Dihba Daimana.

Pėrkundėr disa traditave fetare gnostike, nė sabiizėm nuk zė vend njė jetė asketike nė formė qė tė mos i jepet aspak rėndėsi botės,apo qė tė braktiset ēdo gjė botėrore.Sado
qė sabiitėt tė besojnė se bota ėshtė njė vend qė ėshtė krijuar nga forcat e kėqia,ata rėndėsi tė veēantė i japin ēėshtjes sė martesės,lindjes sė fėmijve dhe tė hapjes sė ndonjė pune.


avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 10:21

gj. Anėtarėsimi nė bashkėsi dhe priftėria

Nė shoqėrinė sabiite nuk ka kasta ose klasa tė ndara njėra prej tjetrės me linja kategorike.Megjithatė ekzistojnė murgj tė cilėt nė shoqėri i udhėheqin ritet dhe ceremonitė fetare.Nė sabiizėm, nė aspektin teorik,murg mund tė bėhet ēdokush qė ėshtė i shėndoshė dhe pa tė meta trupore dhe qė nė paraardhėsit e tij nuk ka ndonjė heretizėm apo ndonjė rast tė shmangies nga feja.

Vetėm se nė praktikė murgėria perceptohet si profesion qė trashėgohet,pra qė kalon nga babai te i biri.Ai qė do tė zgjedhet pėr prift,po tė jetė i martuar ėshtė njė rast ideal. Murgjit nė periudhėn para se tė pranojnė detyrėn e tyre,njė periudhė jetojnė si nxėnės apo si kandidat nėn kontrollin e njė priftit (si ndihmės tė tij). Mė vonė me anėn e organizimit tė njė ceremonie pėr priftėri,bėhet prift.

Shkallės mė tė lartė nė priftėri i thuhet rish ama.Kjo detyrė nė njė aspekt do tė thotė edhe liderizėm i shoqėrisė sabiite. Sabiitėt e sotėm nuk e posedojnė njė rish ama.
Ndėrsa ganzibra ėshtė i njėjtė me detyrėn e njė kryeprifti lokal.Priftėrinjve normal ju thuhet tarmida,ndėrsa ndihmės priftėrve ashganda.

Priftėrinjtė sabiitė, krahas asaj qė ēdo sabiitė nė ritet dhe ceremonitė fetare e ka tė
domosdoshme qė tė veshė rasta (tesha tė bardha ceremoniale),teshat e tyre i pajisin me disagjėra qė janė shenja tė priftėrisė.Nė mesin e tyre mė tė rėndėsishme janė: unaza e arit e vendosur nė gishtin e vogėl tė dorės sė djathtė;njė shkop i gjatė,qė gjatė ceremonisė, mbahet nė dorėn e djathtė dhe ėshtė i bėrė nga dega e ullirit; sarėku i mbėshtjellur rreth kokės, me qėllim qė tė mbyllė gojėn dhe hundėn dhe njė kordele e mbajtur nė kokė pėr tė lidhur flokėt.

Bartja apo veshja nė mėnyrė mė tė pėrshtatshme e kėtyre gjėrave pėr priftėrinjtė ėshtė njė gjė me shumė rėndėsi.Nga kėto gjėra,me vdekjen dhe varrosjen e priftit varrosen edhe unaza dhe shkopi i tij.

Nė shoqėrinė sabiite nuk ka njė ceremoni pėr pranim nė fe,siē ėshtė rasti me Krishterimin.Ēdo i lindur normal nė familjen sabiite pranohet anėtar natyror i shoqėrisė. Edhe krahas mos rastisjes sė njė shprehjeje flagrante nė librat e shenjtė sabiit, njė njeri nga jashtė (njė njeri qė nuk ka lindur nga njė nėnė dhe baba sabiit) ėshtė e pamundur qė tė bėhet sabii.

Ēdo sabii ka dy emra, njė emėr botėror dhe njė emėr tė fshehur fetar.Emrat fetarė me
lindjen e fėmijės e cakton prifti duke bėrė llogari tė ndryshme astrologjike.Sabiitėt emrat botėrorė i pėrdorin jashtė;ndėrsa mes tyre dhe gjatė adhurimeve pėrdorin emrat e tyre fetarė.

Pėr shoqėrinė sabiite ėshtė shumė me rėndėsi pėrshtatja ndaj parimeve misterioze (tė
fshehtėsisė).Tė treguarit jashtė (atyre qė nuk janė sabii) tė ēdo doktrine apo tė ēdo parimi fetar pranohet si gabim i madh, bile edhe blasfemi.Ēdo sabii ėshtė i obliguar qė tė vishet me teshat e bardha tė shenjta rasta.

Kėshtu qė tė vdesėsh pa rasta, d.t.th. qė pas vdekjes t’iu nėnshtrohesh dėnimeve tė mėdha.Megjithatė, sidomos sabiitėt, rastat i veshin edhe nėn teshat e jashtme. Ky
qėndrim ekstrem dhe jotolerant i sabiitėve nė mes komunitetit tė tyre ėshtė edhe shkak i shtimit tė ngjarjeve si mosinteresimit pėr fenė apo tė ndėrrimit tė fesė nga ana e sabiitėve.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 10:22

h. Tempujt

Tempujt sabiitė quhen mandi.Mandi nė pėrgjithėsi ėshtė njė shtėpizė e thjeshtė dhe e
vogėl, e rregulluar pranė lumit dhe me kahje drejt veriut,ėshtė pa dritare dhe nė anėn jugore ka njė derė.

Nė jug tė kėsaj ndėrtese gjendet njė pishinė e vogėl pėr baptizim qė lidhet me lumin me anė tė njė kanali dhe me njė kanal tjetėr pėrsėri uji derdhet nė tė njėjtin lumė.

Brenda nė mandi nuk ka dysheme e as ndonjė zbukurim tjetėr; kėtu nuk bėhet as ndonjė adhurim.Mandi perceptohet si simbol i botės sė dritės nė tokė.

Pėrveē priftėrinjėve,pėr anėtarėt e tjerė ėshtė e ndaluar hyrja nė tė; edhe priftėrinjtė mund tė hyjnė nė tė vetėm nė kohė tė caktuar.

Kėshtu qė,nė fakt,ėshtė shumė vėshtirė tė thuhet se mandi ėshtė njė tempull.Sepse ajo godinė, jo qė s’ėshtė tempull por mė shumė ėshtė me cilėsinė e njė klubi kulti.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 12:20

Maniheizmi

Maniheizmi ėshtė njė traditė fetare gnostike,e themeluar nga Mani, nė shek. III. pas e.
s. Maniheizmi,pėr shkak tė posedimit tė njė organizmi misionerik tė zhvilluar,pėr njė kohė tė shkurtėr,duke i kaluar kufijtė lokal tė vendit ku ka lindur si Iranin Jugor dhe Mesopotaminė,u shtri deri nė brendėsi tė Egjiptit,Anadollit, Evropės dhe Azisė.

Kėshtu qė nė shek. IV. arriti nė pozitėn e njė rivali mė tė madh tė krishterimit nė shumė vende. Nė shek. VIII. (762/763) me njė qarkore tė Bėgy Kan-it bėhet fe zyrtare e ujgurėve nė Turkistanin Lindor. Vetėm se maniheizmi, pas shek. VI. fillon tė dobėsohet nė Evropė, ndėrsa pas shek. XII. edhe nė Azi, kurse nė vendet ku edhe lindi si nė Mesopotami dhe Iran, me ēlirimin e kėtyre vendeve nga muslimanėt, gradualisht u zhduk.

Edhe pse sot nuk ka asnjė simpatizues, nė periudhėn para islamit, ajo ishte njė fe shumė ndikuese dhe shumė interesante nė aspektin e parimeve tė besimit dhe nė aspektin e tė kuptuarit tė jetės gnostike.

Burimet nė lidhje me maniheizmin mund tė pėrmblidhen nė dy grupe.Grupi i parė pėrbėhet nga shkrimet maniheiste,qė janė burime tė dorės sė parė tė maniheizmit. Ndėrsa nė grupin e dytė,bėjnė pjesė burime tė ndryshme tė dorės sė dytė, tė cilat japin njohuri pėr maniheizmin.Nė mesin e tyre mund tė numėrohen edhe disa etėr tė kishės si Shėn Augustini, qė fillimisht ka qenė maniheist,dhe disa dijetarė islamė si Ibn Nedim dhe el-Biruni.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 12:24

a. Mani

Mani, ka lindur nė vitin 216 pas e.s. nė Iranin Jugor dhe ėshtė prej njė familjeje tė shkollės Elkesai,tė cilėt nga ana e tė krishterėve janė llogaritur si tė devijuar.Emri i babait tė tij ka qenė Patik, ndėrsa emri i nėnės sė tij ka qenė Maria.Burimet nuk janė tė njė mendimi nė lidhje me vendin e lindjes sė Manit. Vetėm se Biruni tregon se vendi i lindjes sė Manit ėshtė fshati Mardinu.

Nė rajonin ku ėshtė rritur Mani,pėrveē fraksionit krishter Elkesai kanė qenė tė
pėrhapura edhe sistemet e besimit si sabiizmi dhe zaratustrizmi, tė cilat nė forma tė ndryshme kanė ndikuar nė formimin e sistemit tė tė menduarit tė Manit.

Sipas teksteve maniheiste, Mani qysh nė moshėn 5-6 vjeēare ka pėrjetuar pėruljen e drunjve dhe dėshmimin e tyre tė lartėsisė para tij. Nė moshėn 12 veēare Mani, nėpėrmjet njė tė deleguari hyjnor, tė cilin e quan “ikizim”, dhe komentohet si “Shpirti i Shenjtė”, pranoi shpallje tė ndryshme.

Pėrafėrsisht nė moshėn 20 vjeēare kjo pėrvojė e marrjes sė inspirimit filloi pėrsėri, dhe pas kėsaj Mani filloi tė formojė sistemin e besimit dhe ta pėrhapė atė rreth e qark. Hapin e parė pėr pėrhapjen e besimit ua bėri babait dhe anėtarėve tjerė mė tė mėdhenj tė familjes qė e pėrkrahėn atė.

Nė kohėn e mbretit Shapur I.lėvizjes sė Manit iu bė njė lėshim i madh dhe nė sajė tė kėsaj ai (Mani),duke u nisur nga Irani,gjeti rastin pėr pėrhapjen e fesė sė tij nė vende tė ndryshme.Mani me shkrimin e veprės Shapuragan u mundua qė nė njė mėnyrė tė shlyej borxhin falenderues qė ia kishte Shapurit I.

Rivaliteti qė ishte nė mes ithtarėve tė Zaratustrės dhe tė Manit, nuk krijoi ndonjė
situatė faktike gjatė periudhės sė sundimit 30 vjeēar tė Shapurit I.Mani pėr pėrhapjen e
doktrinės sė tij shėtiti brenda kufijve tė Perandorisė dhe formoi komunitetin e tij.

Me dėrgimin e nxėnėsve nė Lindje dhe Perėndim e zhvilloi veprimtarinė misionerike. Horasani u bė qendėr e maniheizmit. Pas Shapurit I. toleranca qė i bėhej maniheizmit vazhdoi edhe pėr disa kohė.

Vetėm se nė kohėn e Behram I. (274-277) kėsaj iu dha fund.Me botimin e njė qarkoreje nga ana e krye priftit zaratusrist tė perandorisė sė Kartir-it,e cila porosit qė ēdo fe tjetėr tė ndiqet,duke pėrfshirė edhe maniheizmin,fillon fushata e asimilimit tė fuqishėm tė maniheistėve.

Nė fund Mani kapet, futet nė burg dhe pas 26 ditė burgimi nė vitin 276 vritet duke iu prerė koka.Trupi nga pjesėtarėt e tij varroset nė Ktesifpon.Nxėnėsit e Manit,nė vendet ku kanė shkuar pėr tė pėrhapur fenė,misionin e tyre e kanė kryer me sukses.Fenė e tyre, zaratustristėve ua shpjeguan si “i biri shpirtėror i Zaratustrės” (Saoshjant), budistėve si “Buddha i ardhmėrisė” (Maitraja),ndėrsa tė krishterėve si “Paraklit”.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 12:27

b. Librat e shenjtė

"Mani" ėshtė njėri prej liderėve themelues tė fesė,qė edhe ka shkruar doktrinėn dhe besimin fetar.Ai,nė disa raste veprat e tij i ka zbukuruar me vizatime dhe figura,kėshtu qė pėr sqarimin e mendimeve tė tij ka zgjedhur metodėn e shpjegimit me kėto forma. Mani,i cili pjesėn mė tė madhe tė veprave tė tij i ka shkruar nė dialektin lindor tė gjuhės arameje, doktrinėn e tij e ka pėrmbledhur nė 7 libra.

Ato janė:
1 - "Ungjilli" i jetės
2 - Depoja e jetės
3 - Pragmateia
4 - Libri i fshehtėsive
5 - Libri pėr kafshėt e egra (e frikshme)
6 - Letrat
7 - Kėngėt fetare dhe lutjet

Pėrveē kėtyre ai,nė librin me emėr Shapuragan, tė shkruar nė gjuhėn Pahlave pėr Shapurin I. i cili atė e mbronte,ka rezimuar doktrinėn dhe besimin e shprehur nė shtatė librat e lartėpėrmendur.

Vetėm se asnjėri nga kėto libra,tė shkruara nga Mani,nuk ka arritur deri nė kohėn tonė. Deri nė kohėn mė tė hershme njohuritė nė lidhje me kėto libra,i mėsonim nga veprat e etėrve tė Kishės dhe nga shkrimtarėt arabė dhe sirianė.Por qė nga fillimi i shek. 20.,si rezultat i hulumtimeve dhe i gjurmimeve tė bėra,u gjetėn me mijėra faqe dokumente tė shkruara nga nxėnėsit e Manit dhe shkrimtarėt maniheistė.

Kėto (shkrime) gjenden nė qendra tė ndryshme vendbanimesh nė njė hapėsirė shumė tė gjerė, prej Algjerit e deri nė rajonin Turfan tė Turkistanit Lindor,dhe janė tė shkruara nė gjuhė tė ndryshme,si: kopte,siriane,kineze,persiane dhe latine.

Kjo literaturė,e cila ėshtė dėrguar nė qendrat si Dublin,Berlin dhe Kėln,sot shėrben si
burim shumė i rėndėsishėm qoftė nė lidhje me Manin,qoftė nė lidhje me pėrmbajtjen e librave tė shkruara nga Mani.

avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 12:31

c. Koncepti pėr Zotin

Si nė ēdo fe gnostike edhe nė maniheizėm gjendet mendimi i njė dualizmi gnostik.Ky
dualizėm bazohet nė dy parime origjinale tė kundėrt njėri me tjetrin dhe nė konceptin tre kohė,qė ka tė bėjė me marrėdhėniet me njėri tjetrin tė kėtyre parimeve.Kėto dy parime origjinale janė drita dhe errėsira apo e mira dhe e keqja.

Tė dy kėto parime, qė nė aspektin cilėsor janė plotėsisht tė ndarė njėri prej tjetrit, janė tė pafillim dhe tė pambarim. Zoti i dritės, qė ėshtė sundimtar i botės sė dritės, quhet me emrat si “Babai i lartėsisė”, “Mbreti i botės sė dritės” ose shkurtimisht “Zoti”.

Nė disa tekste, nė njė pėrshtashmėri me traditėn iraniane, ai quhet edhe me emrin Zarvan. Mani kėtė qėnie tė lartėsuar e pėrkufizon kėshtu: “Ai ėshtė zotėria i jetės dhe ėshtė i gjallė (do tė mbetet) deri nė pafundėsi, ka qenė para ēdo gjėje dhe do tė jetė pas ēdo gjėje.

Ēdo gjė varet prej ekzistencės sė tij dhe do tė jetoj me fuqinė e tij”. Zoti i lartėsuar
posedon katėr fuqi tė pėrbėra nga e shenjta, drita, forca dhe dituria.Ai ka edhe botėra tė tjera tė dritės (12 aeon,bota e dritės).Bota e dritės,e cila pėrbėhet nga pesė elementet e pėrbėra prej ajrit,erės,dritės,ujit dhe zjarrit, sidomos posedon edhe pesė cilėsi hyjnore.

Kėto janė mendja,mendimi, perceptimi,ditura dhe dinjiteti, tė cilat nė fakt janė zbulesė e cilėsive tė zotit tė lartėsuar.Sidomos kjo botė zotėron edhe cilėsitė si dashuri, besim, lojalitet,mirėsi dhe urtėsi.E gjithė bota e dritės, bashkė me Zotin e lartėsuar, pėrshkruhet si “druri i jetės”.

Edhe bota e errėsirės ėshtė si bota e dritės,vetėm se bota e errėsirės ka njė konstruksion krejt tjetėr.Edhe nė krye tė kėsaj bote ka njė ekzistencė tė lartėsuar, mbretin ose zotin e errėsirės.Zoti i errėsirės definohet si njė egėrsirė me kokė gjarpėri,me trup kuēedre,me krahė shpeze,me bisht peshku dhe me kėmbė tė kafshės sė egėr.Rreth e pėrqark tij ka qenie tė kėqia tė panumėrta dhe bota e pesė errėsirave.Kėto janė tymi,zjarri,era,uji dhe errėsira.

Nė ēdo njėrėn nga kėto botėra, qė janė edhe cilėsi tė zotit tė errėsirės,banojnė qėnie tė kėqia dhe njė udhėheqės i keq (arkon). Botėn e errėsirės, e cila pėr kundėr botės sė dritės ėshtė e mbushur me cilėsi negative, fund e krye e ka kapluar njė tym qė ėshtė “helmi i vdekjes”.

Gjithashtu nė kėtė botė gjendet edhe “druri i vdekjes”, i cili simbolizon materien dhe nga degėt e panumėrta tė tij fluskon luftė,ashpėrsi,urrejtje dhe ēdo gjė e keqe.Nga kėto dy botėra origjinale,bota e dritės si vend gjeografik pėrfshinė veriun,lindjen dhe perėndimin, ndėrsa bota e errėsirės pėrfshinė jugun.Nė mesin e tyre ėshtė njė kundėrshtim dhe njė zėnk e pafund.

Nga ana e Manit koha,nė aspektin e marrėdhėnieve me njėra tjetrėn tė kėtyre botėrave,
ndahet nė tri pjesė.Kėto janė koha e kaluar dhe koha e ardhshme,tė cilat nė njė aspekt kanė tė bėjnė me luftėn pasive nė zėnkat nė mes dy botėrave,dhe koha e tashme,nė tė cilėn jetohet njė luftė aktive.

Koha e kaluar ėshtė periudha e ndarjes definitive nė mes botės sė dritės dhe errėsirės. Me fjalė tjera, ajo ėshtė njė kohė, nė tė cilėn tė dy botrat qėndrojnė nė vendet e tyre duke mos dhunuar kufijtė e njėra tjetrės dhe duke pėrfshirė gjendjen origjinale tė ndjekjes sė luftės pasive kundėr njėra-tjetrės.

Ndėrsa koha e tashme, e cila pėrfshinė edhe kohėn nė tė cilėn jetojmė,ėshtė njė periudhė nė tė cilėn kėto dy parime tė kundėrta me njėra-tjetrėn ose bota e dritės dhe bota e errėsirės nė disa vende janė pėrzier dhe nė disa vende ndjekin njė luftė aktive mes veti.

Koha e ardhshme,e cila ėshtė koha e tretė,ėshtė njė periudhė nė tė cilėn,ku me pėrfundimin e kėsaj lufte aktive tė dy botėrat do tė tėrhiqen nė vendet e tyre dhe do ta mundėsojnė pėrsėri pozitėn origjinale tė sė kaluarės.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 12:38

ē. Koncepti pėr njeriun dhe gjithėsinė

Sipas maniheizmit lufta nė mes dritės dhe errėsirės fillon me sulmin e errėsirės (hushuk), qė zotėron cilėsi tė pėrshtjellimit dhe cilėsi jo tė frytshme, tė cilat ia mundėsojnė botės sė errėsirės qė tė kap qeniet dhe botėn e dritės,qė posedon cilėsi tė jetės dhe tė rregullsisė.Kėshtu qė,pėr kėtė qėllim forcat e errėsirės vijnė nė kufijtė e botės sė dritės.

Ndėrsa zoti i lartėsuar i dritės,pėr tė zhdukur kėtė sulm tė botės sė errėsirės, pėr ta burgosur pėrsėri atė nė vendin e vetė dhe pėr tė kthyer atė nė pozitėn e saj pasive tė pafund,nxjerr njė plan me tre faza. Sipas kėtij plani, i cili pėrfshinė edhe kohėn e tashme qė po jetojmė,Zoti i Lartėsuar i Dritės pėr tė vazhduar luftėn nė tė tre fazat kundėr errėsirės, krijon tre krijesa hyjnore, tė cilat nuk janė asgjė tjetėr vetėm se
manifestim i tij.

Nė fazėn e parė, Zoti i latėsuar i Dritės krijon “Shpirtin e Lartėsuar” ose “Urtėsinė”; ndėrsa nga ajo krijohet “Nėna e jetės”. Nėna e Jetės, pėr tė luftuar kundėr forcave sulmuese tė errėsirės, krijon Njeriun e Parė (Anash Kadmi, Hurmuz) dhe e pajis atė me pesė elemente. Kėto pesė elemente, tė cilat nė tė njėjtėn kohė janė edhe teshat dhe armėt e Njeriut tė Parė, janė:zjarri, era, uji, drita dhe ajri. Kjo krijesė mitologjike, tė cilėn maniheistėt e quajnė Njeriu i Parė,nuk ėshtė Adami babai i njerėzimit, por ėshtė njė krijesė hyjnore.

Njeriu i Parė bashkė me armėt e tij zbret nė botėn e errėsirės pėr tė luftuar me tė; vetėm se e humbet luftėn dhe kapet ndėrsa armėt e tij gėlltiten nga forcat e errėsirės (arkonėt). Kėshtu qė faza e parė e luftės aktive pėrfundon me fitoren e errėsirės.Vetėm se maniheistėt thonė se, kjo humbje e Njeriut tė Parė nė fakt nuk ėshtė humbje, por, ėshtė njė ushqim i dhėnė errėsirės si pėrcaktim hyjnor.

Nė njė tekst maniheist thuhet se,kjo i ngjan situatės sė ēobanit, i cili pėr tė kapur luanin e egėr dhe pėr tė siguruar kopenė e tij,luanit i pėrgatit njė kurth duke i dhėnė pėr ushqim njė qengj. Kėshtu qė ēobani, kur luani tė vij pėr tė ngrėnė qengjin ai do ta kapė atė, ndėrsa qengjin duke ia lidhur plagėt do ta shėrojė.

Nė fazėn e dytė, ēėshtje parėsore e Botės sė Dritės ėshtė qė nė fund tė kėsaj lufte tė nxehtė tė shpėtojė Njeriun e Parė mitologjik dhe pesė armėt e tij, tė cilat janė zėnė rob nga bota e errėsirės. Pėr kėtė edhe zoti i lartėsuar i dritės krijon shpėtimtarin me emėr “Arkitetkti i lartėsuar” ose “Shpirti i Jetės”.Nė traditėn iraniane emri i kėtij shpėtimtari ėshtė Mitra.Edhe pranė kėtij ka pesė djem ose armė me emrin “Adamėt e dritės”.

Kėshtu qė Shpirti i Jetės e thėrret atė dhe pėr tė shpėtuar Njeriun e Parė fillon aksionit. Njeriu i Parė i pėrgjigjet kėsaj thirrje dhe duke shpėtuar prej botės sė errėsirės kthehet nė botėn e dritės.Ky motiv i shpėtimit mė vonė do tė luajė rolin e njė modeli prototip pėr ata qė dėshirojnė tė shpėtojnė. Motivi “t’i bėsh zė ose t’i pėrgjigjesh” nė kėtė shpėtim zė njė vend tė rėndėsishėm nė doktrinėn e shpėtimit tė ēdo tradite gnostike.

Kėshtu qė, nė kėtė formė, shpėtimi i Njeriut tė Parė ėshtė njė sukses pėr forcat e dritės; vetėm se puna e shpėtimi nuk ėshtė plotėsuar ende. Pesė armėt e Njeriut tė Parė, tė cilat janė tė gėlltitura nga arkonėt, ende mbahen tė burgosura nė botėn e errėsirės.Me qėllim qė t’i shpėtojė kėto Shpirti i Jetės (Shpirti i Shenjtė) brenda botės sė errėsirės fillon tė krijojė kozmosin.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 12:39

Kėshtu qė ai nėpėrmjet pjesėzave tė gėlltitura nga arkonėt e kėqinj krijon yjet, tokėn dhe qiellin.Pra kozmosi krijohet nga elemente tė botės sė errėsirės dhe botės sė dritės;kėshtu qė ana e palėvizshme materiale e saj pėrbėhet prej elementeve tė errėsirės, ndėrsa ana shpirtėrore, bartė jetė prej elementeve tė dritės. Krijesat qė shndritin mė tepėr si Dielli dhe Hėna, nė vete mbajnė mė tepėr pjesėza tė dritės.

Zoti i Lartėsuar i Dritės pėr tė shpėtuar elementet e dritės nga bota kozmike ia fillon fazės sė tretė ose fazės sė fundit tė luftės aktive kundėr errėsirės dhe tė keqes.Nė fazėn e tretė krijohet “i dėrguari i tretė”. Nėpėrmjet asaj njė rrotė qiellore, duke lėvizur si njė rrotė e madhe uji, pjesėt e dritės nė kėtė botė i ēon nė hėnė dhe diell. Pjesėt e dritės tė cilat nxirren deri nė gjysmėn e parė tė ēdo muaji, ngjitet nė qiell nė formė tė njė kolone drite dhe me kėtė krijohet hėna e plotė.

Ndėrsa nė pjesėn e dytė tė ēdo muaji, kėto pjesė tė dritės dėrgohen nė diell dhe prej atje nė “parajsėn e dritės”. Rruga e qumėshtit paramendohet si kolonė drite.“I dėrguari i tretė” nė mekanizmėn e shpėtimit, me qėllim qė tė shpėtoj elementet e dritės qė janė gėlltitur nga arkonėt e kėqinj, shėtit mes arkonėve dhe nė mesin e tyre vetveten e paraqet si njė grua dhe njė burrė magjepsės. Nga kjo pamje e tij ndikohen edhe meshkujt edhe femrat arkonė.

Kėshtu qė nga sperma e derdhur nė tokė nga arkonėt meshkuj bėhet bota e bimėve,
ndėrsa nga sperma e arkonėve femra nė det bėhet njė egėrsirė deti. Nga ajo qė bie nga arkonėt femra nė tokė krijohen xhinnėt.Kėto xhinnė hanė bimėt e tokės dhe mbeten me barė dhe kėshtu krijohet bota e gjallesave. Nė ēdo krijesė qė bie prej arkonėve nė kėtė formė krahas elementėve tė errėsirės gjenden edhe pjesėza drite. Pjesėzat e dritės mė tepėr gjenden nė bimė.

Ndėrsa nė masė mė tė vogėl elementet e dritės gjenden edhe nė gjallesa dhe nė
demonė. Zoti i Errėsirės,i cili e ka kuptuar se ngjarjet i kanė dalė prej kontrollit dhe zhvillohen nė dobi tė botės sė dritės,bėn sulmin e fundit pėr tė mbrojtur dhe pėr tė mos i humbur elementet qė i ka rob nė botėn e vet dhe kėshtu sajon njė krijesė kundėr “Tė dėrguarit tė Tretė” i cili do tė punojė me urdhėrin e tij.Pėr kėtė detyrohen dy demonėt e zgjedhur: Ashkalun (Saklas “i marrė”) dhe Namrael (ose Nebroel).

Kėta elemente tė fundit tė dritės qė kanė mbetur nė ekzistencat e tjera tė errėsirės i grumbullojnė nė veten e tyre dhe pastaj bashkohen. Nga ata lind ēifti i parė njerėzor (Gehmurd), tė ngjashėm me mashkullin dhe femrėn e “Tė dėrguarit tė Tretė”, d.t.th. lind Adami dhe Eva.Siē shihet, si nė ēdo sistem gnostik edhe nė maniheizėm, krijuesi i njeriut nuk ėshtė zoti i lartėsuar,por ėshtė e keqja.Trupi i njeriut ėshtė pamje trupore e demonėve.Epshi dhe trupi janė trashėgimi qė u ka mbetur njerėzve nga demonėt.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 12:44

d. Koncepti pėr shpėtimin

Me krijimin e ēiftit tė parė, Adamit dhe Evasė, nga forcat e kėqija Zoti i Lartėsuar i Dritės pėr t’ia shpjeguar tė vėrtetėn Adamit dhe pėr t’ia mėsuan rrugėn e shpėtimit i dėrgon tė deleguari hyjnor “Jezusin madhėshtor”. Jezusi madhėshtor te Adami vjen me kėtė thirrje dhe Adami kėsaj thirrjeje i ėshtė pėrgjigjur pozitivisht.Mė vonė Jezusi madhėshtor,Adamit ia sjell diturinė hyjnore tė shpėtimit.

Dhe me kėtė Adami kupton vetėveten dhe tė vėrtetėn nė lidhje me botėn hyjnore
dhe e meriton shpėtimin.Pėr kėtė shkak plani inferior i errėsirės edhe njėherė ėshtė mundur.Nė anėn tjetėr elementet e dritės sė Adamit dhe Evės nuk janė tė njė mase.Eva posedon mė pak pjesėza drite.

Adamit i ėshtė tėrhequr vėrejtja nga ana e Jezusit,qė tė mos ketė marrėdhėnie intime me Evėn,pėr shkak se ajo do ta lidhė me kėtė botė materiale,dhe nė fillim ai
i nėnshtrohet kėtij urdhėri.Vetėm se Eva,e cila nė vete posedon mė pak elemente drite, nuk ėshtė e interesuar pėr Adamin por,ajo interesohet pėr babain e tij arkonin dhe bashkohet me tė.Nga ky bashkim lind Kaini.Pastaj Kaini bashkohet me nėnėn e tij dhe kėshtu lind Abeli.

Kėto bashkime tė parregullta ndjekin njėra tjetrėn dhe mė pastaj njė arkon (Sindid) Evanė e mėson se si ajo me magji ta mashtrojė Adamin qė ai tė bashkohet me tė. Kėshtu Adami i mashtruar nga Eva, bashkohet me tė dhe nga ky bashkim lind Shiti. Vetė Adami e rrit Shitin dhe ia mėson atij realitetin. Shiti, djali i Adamit, nė tė gjithė shoqėritė gnostike pranohet si djali i vėrtetė i Adamit dhe si babai i gnostikėve. Sindid, arkoni i keq, duke e mashtruar Adamin, pėrsėri e nxit Evanė qė tė bashkohen.

Adami pėrsėri mashtrohet me Evėn;vetėm se kėtė rradhė Shiti e kėshillon Adamin dhe e thėrret qė ai tė shkojė me tė nė lindje, nė botėn e dritės. Kėshtu qė pas vdekjes Adami dhe pasardhėsit e tij lartėsohen nė botėn e dritės.Ndėrsa nė anėn tjetėr Eva dhe pasardhėsit e saj shkojnė nė ferr.

Njerėzimi nė tė cilin shpirti - qė i takon botės sė dritės nė trupin e keq -jeton i
burgosur vazhdon tė shtohet.Vetėm se shpėtimi i Adamit pėrbėn pėr pasardhėsit njė model, njė shembull pėr tėrė njerėzimin nė pėrgjithėsi.Jezusi madhėshtor pėr shpėtimin e njerėzimit qė rrjedh prej Adamit,e obligon “Mendjen e Dritės” (Manuhmed),i cili njihet si babai i tė gjithė tė dėrguarve tė dritės.Mendja e Dritės,ēdo njeriu qė do tė shpėtojė i vjen shpirtėrisht me pesė cilėsitė.

Shpirti e njeh atė pėr kėto pesė cilėsi dhe i pėrgjigjet ftesės sė tij.Nė anėn tjetėr shpirti, qė nuk e meriton shpėtimin dhe nuk i ėshtė tėrhequr vėrejtja nga Mendja e Dritės,deri sa ta meritojė shpėtimin apo deri nė ditėn e fundit tė llogarisė,do tė lindė pėrsėri (disa herė) nė botė. Prandaj nė maniheizėm ka njė mendim tė reinkarnacionit (rimishėrimi-shpėrngulja e shpirtit) tė kufizuar.

Sipas kėsaj nėnshtrimi i shpirtit rimishėrimit, nė njė aspekt ėshtė proces pėr pastrimin
nga errėsira dhe e keqja e tij; ndėrsa nga ana tjetėr,shpirti i cili nuk e meriton qė t’i tėrhiqet vėrejtja nga ky i deleguar hyjnor,dėnohet me qėndrim tė kohėpaskohshėm nė burgun e trupit.Shpirti pėr shpėtimin e tij para sė gjithash duhet tė bėjė parapėrgatitjet e nevojshme, duhet tė qėndrojė larg botės inferiore materiale dhe dėshirave dhe aspiratave trupore.

Nė kėtė rast ėshtė kusht tė njohė strukturėn e vet dhe tė ndjejė njė pėrmallim pėr shpėtim. Mė vonė duhet qė t’i pėrgjigjet thirrjes sė tė dėrguarit hyjnor dhe tė hyjė nė rrugėn tė cilėn ia ka treguar ai. Ai vetėm nė sajė tė njohjes sė mirė tė diturisė, tė cilėn ia dėrgon i dėrguari hyjnor, mund qė tė shpėtojė nga trupi i keq dhe bota materiale.

Mani beson se, nė kohėra tė ndryshme tė dėrguarit hyjnorė (Paraklit), pėr t’ua mėsuar
njerėzve rrugėn e shpėtimit, kanė jetuar nė tokė dhe se vetė ai ėshtė i fundit nga tė dėrguarit e Dritės. Tė gjithė tė dėrguarit qė kanė ardhur para tij si Zaratustra, Buda dhe Jezusi, kanė ardhur me qėllim qė njerėzve t’ua mėsojnė rrugėn e shpėtimit.

Ndėrsa vetė ai ėshtė i dėrguari i fundit.Pas tij nuk do tė ketė mė tė dėrguar; vetėm do tė dalin nė shesh tė dėrguar tė rrejshėm.Maniheistėt besojnė se,Mani,si i dėrguar i fundit, pas ndarjes nga kjo botė nuk ka shkuar nė botėn e dritės,por ėshtė ndalur nė hėnė dhe aty do tė presė derisa tė shpėtojė edhe bėrthama e fundit e kėsaj bote dhe se prej atje vazhdon qė shpirtėrave t’ua tregojė rrugėn (e shpėtimit).
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 12:50

dh. Koncepti pėr eskatologjinė, mesianizmin dhe pėr apokalipsin

Sipas Manit, paralel me shpėtimin e shpirtėrave nga burgu i botės dhe trupit do tė shtohet tirania, terrori dhe e keqja. Sepse me largimin prej kėtu, njė nga njė apo dy nga dy, tė elementeve tė dritės tė zėnė rob nė botė, nė tė do tė mbeten mė pak elemente tė dritės, kėshtu qė do tė pakėsohet edhe e mira dhe paqa qė buron nga ata. Gjithnjė sipas Manit nė kohėn e fundit do tė dalin tė dėrguar tė rrejshėm, sikurse “Mithra i rrejshėm” qė do tė mundohet t’i devijojė njerėzit.

Nė kohėn e fundit nė periudhėn kur do tė jetė afėr shpėtimi edhe i pjesėsėz sė fundit tė dritės,do tė ndodhė njė luftė e madhe qė do tė jetė lajmtare pėr afrimin e fundit tė botės. Qė nga kėto momente nė botė do tė dominojnė vetėm mėkati dhe zėnkat. Mė vonė nė botė pėr sė dyti herė do tė vijė i dėrguari i dritės Jezu Krishti dhe do tė fillojė gjykimi i njerėzve.

Pėr kėtė dhe ai do tė ulet nė mes tė botės dhe do ta ndajė tė mirėn nga e keqja.Sipas kėsaj ndarjeje, maniheistėt, tė cilėt deri nė atė moment ende nuk janė ndarė nga kjo botė, duke u mbėshtetur nė tė do tė ulen nė anėn e djathtė tė tij dhe do tė jenė nga fitimtarėt. Ndėrsa mėkatarėt, tė cilėt do tė jenė nė anėn e majtė tė tij, do tė flaken nė ferr. Ata besimtarė tė cilėt do t’i nėnshtrohen atij, do tė shndėrrohen nė melekė.

Mė vonė Jezu Krishti, do t’i njoftojė qeniet hyjnore, qė ėshtė nė formė tė rrugė sė qumshtit, dhe shpirtit tė pesė dritave, qė ata tė largohen nga vendi i tyre.Ata me t’u ndarė bota menjėherė do tė shkatėrrohet dhe do tė dalė njė zjarr i madh qė do tė
zgjatė 1468 vjet.

Edhe elementet e fundit tė dritės qė kanė mbetur mbrapa bashkė me tė dėrguarin e dritės, do tė lartėsohen nė botėn e dritės,forcat e kėqija,qė e kanė humbur luftėn dhe ithtarėt e tyre,pėr tė mos jetuar edhe njė herė atė tirani, do tė hidhen nė njė humnerė tė madhe qė ėshtė pėrgatitur pėr ata, ndėrsa vrima e saj do tė mbyllet me njė rrasė tė madhe.Kėshtu, plotėsohet periudha e luftės aktive mes tė mirės dhe tė keqes dhe pėrsėri bėhet rikthimi nė pozitėn e parė origjinale, ku e mira dhe e keqja vazhdojnė tė ndara nga njėra-tjetra.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 12:55

e. Koncepti pėr adhurimin

Sipas mėsimeve tė Manit, shpirti, pėr tė shpėtuar nga burgu i tokės dhe i trupit, duhet qė tė qėndrojė larg disa veprave tė cilat do t’i bėjnė dėm shpirtdėlirėsisė sė tij dhe do tė vazhdojnė ta mbajnė atė nė burg. Pėr kėtė arsye maniheistėt janė tė obliguar qė t’i nėnshtrohen rregullės “pesė urdhėra” dhe “tre vula”.

Nė mesin e pesė urdhėrave, tė cilėve duhet t’iu nėnshtrohen, zėnė vend edhe: agjėrimi, bėrja e lutjeve dhe dhėnia e lėmoshės, mosgėnjimi, mosvrasja e asnjė lloj gjallese dhe mosngrėnia e mishit,kujdesi pėr pastėrtinė dhe shpirtdėlirėsinė,mosdhėnia rėndėsi
pasurisė,tė respektohet i varfėri dhe tė qenurit modest.

Nė anėn tjetėr parimi i tre vulave ėshtė parim i tė dalurit zot dorės, gjuhės dhe ndjenjave. Vula e gojės bėn tė nevojshme tė mosfolurit keq, mosngrėnien e mishit dhe mospirjen e pijeve dehėse. Sipas Manit, mishi posedon mė pak bėrthamė drite se bimėt. Sado qė gjallesat ushqehen me bimė, njė pjesė e thėrrmijave tė dritės qė gjenden tek bimėt, me tė cilat ato ushqehen, ikin nga trupi i gjallesave.

Ndėrsa pjesa tjetėr qė mbetet nė trupin e tyre pėr shkak tė marrėdhėnieve seksuale shndėrohen nė mish.Mani, ithtarėt e tij i porosit qė tė hanė ushqime bimore.Edhe sasia e dritės e bimėve ndryshon nga lloji nė lloj. Nė mesin e bimėve mė tepėr element drite kanė pemėt dhe perimet si sallatat, pjepėri dhe shalqini.Nė anėn tjetėr ėshtė e ndaluar pija alkoolike qė e deh njeriun dhe e largon nga mendimi pėr Zotin e Lartėsuar tė Dritės. Ndėrsa vula e dorės, njeriun qė beson e mbron nga ēfarėdo qėndrimi qė do t’i dėmtojė elementet e dritės tė zėna rob brenda nė materie.

Pėr kėtė arsye, mėnyra e sjelljes qė ėshtė ideal dhe ka pėparėsi pėr maniheistėt ėshtė
mosvrasja e asnjė gjallese, mosdėmtimi i asnjė bime, bile edhe moslėvrimi i tokės dhe
moskorrja. Sidomos njė maniheist fetar nuk duhet tė shkelė kullosėn, nuk duhet tė nėpėrkėmbė farėn.

Bile edhe larja nuk ėshtė e preferuar pėr shkak se kanė frikė se mos ndoten elementet
e dritės nė ujė.Sė fundi vula e ndjenjės apo mjedisit kėrkon qė tė largohen nga martesa dhe seksualiteti.Sepse sipas maniheizmit,martesa, e cila mundėson vazhdimin e ekzistencės materiale dhe formimin e trupave tė rinj, ėshtė imitim i traditės sė arkonėve tė kėqinj.

Shoqėria maniheiste nė aspektin e nėnshtrimit ndaj parimeve kategorike tė maniheizmit
ndahet nė dy grupe: tė zgjedhurit dhe dėgjuesit. Tė zgjedhurit janė elita qė kėto parime i respekton plotėsisht. Ndėrsa dėgjuesit, qė e pėrbėjnė shumicėn e shoqėrisė, nuk i respektojnė tė gjitha (sidomos parimin e martesės, tė korrjeshirjes) kėto parime.

Nė kėtė rast sipas mėsimeve tė Manit, elita, e cila i respekton plotėsisht kėto parime, kur vdes ngjitet nė botėn e dritės si e pastėr. Ndėrsa nė anėn tjetėr ata tė cilėt nuk i respektojnė kėta parime, deri sa tė lindin si pjesėtarė tė elitės i nėnshtrohen sistemit tė rimishėrimit dhe lindin pėrsėri nė tokė.

Shėrbimet qė do t’ia bėjnė elitės nė jetėn e tyre dhe qėndrimet pėr mbėshtetjen e mėsimeve fetare do t’iu mundėsojnė qė ata nė lindjen e dytė tė lindin mė tė mirė.
Nė anėn tjetėr qė kėta tė vazhdojnė si anėtarė tė maniheizmit u mjafton vetėm respektimi i kėtyre 10 parimeve: monogamia (martesa me njė grua),largimi nga adulteri (tradhėtia bashkėshortore), rrena, vjedhja, hipokrizia, idhujtaria, magjia, vrasja e kafshėve dhe nga ēdo lloj dyshimi nė lidhje me fenė dhe sė fundi respektimi i elitės.

Maniheistėt kanė edhe lutje ditore dhe agjėrim.Sipas kėsaj, tė zgjedhurit e kanė
kusht qė duke u kthyer nga veriu, tė luten shtatė herė nė ditė.Ndėrsa dėgjuesit luten vetėm katėr herė nė ditė. Gjatė lutjes falenderohet Zoti i Lartėsuar i Dritės dhe lexohen ilahi dhe tekste tė ndryshme me pėrmbajtje falenderimi.

Gjithashtu ėshtė kusht edhe praktikimi i agjėrimit nė disa ditė tė ndryshme tė vitit. Tė zgjedhurit agjėrojnė krejtėsisht 100 ditė njė mbas njė nė muajin e fundit tė vitit, i cili pėrkon me kohėn para festės Bema tė ditės sė 30-tė. Nė kėtė bėn pjesė edhe agjėrimi javor qė mbahet tė dielėn.Ndėrsa pėrveē kėtyre, ceremoni tjetėr me rėndėsi ėshtė
pėrgatitja e ushqimit tė tė zgjedhurve, qė ėshtė pėrgatitje ditore.

Dėgjuesit tė cilėt janė tė obliguar nė pėrgatitjen e kėtij ushqimi, sigurojnė gjithashtu edhe sallatė, shalqin, pjepėr, lėngje tė ndryshme pemėsh dhe bukė gruri. Ata pėr kėtė shėrbim shpėrblehen me faljen e mėkateve ditore. Gjithashtu ka edhe ceremoni javore pėr pendim dhe pranim gabimesh.

Andaj njė herė nė vit me grupe bėhen ceremoni pendimi.Sė fundi,pėr dėgjuesit ėshtė obligim qė njė tė 7-tėn apo njė tė 10-tėn nga tė ardhurat e tyre ta japin pėr shoqėrinė.
Maniheistėt kanė edhe festa dhe ditė tė shenjta qė i festojnė.Nė mesin e tyre mė e
rėndėsishmeja ėshtė festa Bema.Bema pėrveē qė ėshtė festė, ėshtė edhe ceremoni pėrkujtimi pėr njė vit.

Kjo ceremoni, qė festohet nė fundin e muajit 12 tė vitit, qė ėshtė edhe muaji i
agjėrimit dhe pendimit vjetor, festohet pėr pėrkujtimin e mbytjes dhe keqtrajtimit tė Manit,nė shkurt dhe mars.Pėr kėtė ceremoni pėrgatitet njė fron me pesė shkallė,qė nė njė aspekt pėrfaqėson Manin, tė dėrguarin e dritės, dhe mbi tė varet fotografia e Manit.

Mė vonė pėr Manin lexohen kėngė hyjnore,lutje dhe lėvdata tė ndryshme.Pėrveē kėtyre bėhet edhe ceremonia e shenjtėrimit tė tyre.Maniheistėt pėrgatisin edhe ceremoni pėr pėrkujtimin e tė vdekurve.


Edituar pėr herė tė fundit nga fakiri nė 28.01.12 12:58, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri prej 28.01.12 12:59

ė. Struktura shoqėrore

Maniheizmi konsiderohet si njė strukturė shoqėrore hierarkike e zhvilluar mirė.Sipas kėsaj shoqėria nė pėrgjithėsi ndahet nė dy grupe, tė zgjedhurit, tė cilėt janė tė lidhur ngushtė me parimet asketike ekzakte fetare dhe dėgjuesit, tė cilėt qėllim tė tyre kanė,krahas mosrespektimit tė kėtyre parimeve, t’u shėrbejnė zgjedhurve.

Tė zgjedhurit pranohen si tė dėrguar botėrorė tė cilėt mundohen pėr shpėtimin e elementeve tė burgosur tė dritės; ata i pastrojnė elementet e dritės nė ushqimet qė i hanė dhe pas ushqimit duke gromėsirė ju ndihmojnė atyre qė ata tė jenė tė lirė.

Tė zgjedhurit para se tė fillojnė ushqimin, kur e marrin atė nė dorė dhe kur e pėrgatisin
bėjnė njė lutje fillestare,e cila thekson se ata nuk kanė ndonjė pėrgjegjėsi dhe me kėtė kanė pėr qėllim qė dėgjuesit,tė cilėt nuk jetojnė jetė asketike,t’i llogarisin pėrgjegjės pėr mėkatet dhe gabimet.

Nė maniheizėm sado qė dėgjuesit tė jetojnė njė jetė botėrore, e cila nė fe nuk ėshtė e
pranuar, dhe sado qė nuk i respektojnė plotėsisht mėsimet fetare, roli, qė ata luajnė nė shoqėri ėshtė i rėndėsishėm dhe me vlerė.Kėshtu qė, ėshtė e pranuar se edhe ata (dėgjuesit) me ndihmėn qė iu bėjnė tė zgjedhurve, tė cilėt merren me shpėtimin e elementeve tė dritės, pėr tė vazhduar jetėn dhe me pėrgatitjen e terrenit tė pėrshtatshėm pėr tė, luajnė rol aktif nė shpėtimin e dritės.

Nė shoqėrinė maniheiste punėt si ligjėrimi,mėsimi i doktrinės fetare,pėrfaqėsimi i
shoqėrisė,udhėheqja e ceremonive natyrisht qė udhėhiqen nga ata qė i takojnė grupit
tė zgjedhurve.Nė anėn tjetėr,brenda nė grupin e tė zgjedhurve ekzistojnė njė sėrė
konstruksionesh hierarkike.

Kjo mund tė renditet si vijon:

1 - Njė lider, i cili si zėvendės i Manit e udhėheq komunitetin.
2 - 12 mėsuesit, tė cilėt pėrfaqėsojnė apostujt.
3 - 72 peshkopė
4 - Grupi i 360 njerėzve tė moshuar.

Kėto katėr grupe tė rėnditura mė lartė janė vetėm nga masa e tė zgjedhurve dhe nga masa e dėgjuesve tė cilėt i ndjekin tė zgjedhurit.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Berti69 prej 19.03.15 14:27



Gnosticizmi


Gnosticizmi ėshtė njė lėvizje filozofike-fetare, shumė e pėrpunuar, e cila e pati zenitin e vet nė shek. II dhe III tė epokės sė krishterė. Termi gnosticizėm rrjedh nga fjala gnósis, “dije“, dhe lidhet me idenė e njė dijeje tė fshehtė hyjnore (dije ezoterike) qė vetėm pak nistarė e zotėrojnė.

Pra, gnosa ėshtė sinonim i dijes sė fshehtė e tė thellė universale, dhe i mistereve hyjnore tė pėrftuara nėpėrmjet hulumtimit tė brendshėm dhe njohjes. Pėr gnosėn, materia ėshtė njė pėrfaqje negative, frut i krijuar prej njė “demiurgu“  tė lig, njėfarė “deita“, qė ėshtė i vogėl dhe i dobėt nė krahasim me Zotin krijues tė shpirtit jolėndor.

Edhe lindja e kėtij zoti tė vogėl ėshtė njė simbol i rravgimit: element femėror i Zotit, viktimė e njė ndjenje tė pamundur dashurie pėr Krijuesin, lindur pėrmes njėfarė “shtatzanie histerike“, prej sė cilės ėshtė mbruajtur realiteti material.

Demiurgu nuk ėshtė Zoti i vėrtetė, por ai ėshtė shkėrbyer me Tė nga shkaku i verbėrisė materiale tė njeriut, i cili e identifikon veten me trupin e tij; nė tė vėrtetė ai ėshtė njė zot i atillė qė, me ultėsinė e tij, ka krijuar materien dhe ka robėruar nė tė shpirtin bir tė Zotit tė vėrtetė.

Gjithsesi, njeriu mund tė kthehet kah shpirti, duke e kapėrcyer materien nėpėrmjet vetėdijes dhe zbulesės. Kėsisoj, simbas gnosės, e vėrteta duhet kėrkuar vetėm nė pėrmasėn shpirtėrore. Nė simbologjinė e larmishme gnostike njė rol thelbėsor marrin “Drita“ dhe “Errėsira“; e para ėshtė e ngjashme me shpirtin dhe lindet nga vetė Krijuesi, teksa e dyta ėshtė e ngjashme me materien dhe lindet nga bota materiale.

Nėpėrmjet ezoterizmit, njė elitė nistarėsh mund tė njohė misteret hyjnore, mund tė fitojė vetėdijen e qėnies sė tij tė vėrtetė (asaj shpirtėrore) dhe tė ēlirohet nga zgjedha e materies e nga forcat e saj tė errėta, ndaj tė cilave njeriu material, “jo-nistari“, reagon nė mėnyrė tė pavetėdijshme.

Bashkėsia esene, sė cilės i njihet autorėsia e papiruseve tė Kumranit, kishte njė prejardhje tė vėrtetė gnostike; sekti zelot, ku bėnin pjesė edhe Jezui e Gjon Pagėzori, e njėsoi pėrbėrėsin hebraiko/mesianik me asketizmin meditativ dhe transhendental tė gnosės dhe, kėsisoj, ai mund tė pėrkufizohet gnostik. Ungjilli qė i mvishet Gjonit ėshtė i mbushur me terminologji dhe parime gnostike; populli hebraik i cili e njohu rolin mesianik tė “Mbretit tė judejve“ jo si “Bir tė Zotit“ por si Mesķ tė ndriēuar tokėsor, ishte nė fakt gnostik; universi i njėmendtė shpirtėror i Palestinės sė shekujve I dhe II ishte qendėrzuar tek gnosa!

Megjithatė, mendimi gnostik u vdar dhe, nėse si pėr inat tė atyre qė deshėn ta zhdukin, nuk do tė kishte ridalė nė sipėrfaqe nė trajtėn e ca dėshmive tė vogla copė e fėrtele (dymijė vjet mė vonė!), tėrė ēka do mund tė dinim sot do ta kishte kryekreje burimin nga sulmet e tėrbuara qė Etėrit e Kishės bėnė kundėr kėsaj bote, tek e cila cilėn patėn pikasur farėn e herezisė dhe, mbi tė gjitha, rrezikun pėr vetė ekzistencėn e tyre!

Nė tė vėrtetė, gnosticizmit iu desh tė zhvillonte luftė nė dy fronte: nė atė fetar, kundėr Kishės sė Romės qė po lindte dhe nė atė historik-politik, kundėr “grushtit tė hekurt“ tė Romės, i cili nė mėnyrėn mė domethėnėse u shfaq pėrmes shkatėrrimit tė Jeruzalemit dhe pushtimit tė Masadės.

Ėshtė e rėndėsishme tė thuhet se dualiteti i botės gnostike nuk pėrputhet me unitetin e botės sė romanizuar: pėr gnosėn bota ėshtė njė luftė “tė kundėrtash“, njė konflikt i pėrjetshėm mes tė mirės e sė keqes, dritės dhe errėsirės dhe, sikundėr e thamė, mes shpirtit e materies. Gnosa nuk mund ta pranojė sintezėn “njeri/Zot“ tė Krishtėrimit romak sepse, nė momentin kur bėhet njeri, pra mish, Zoti vuloset me papastėrti dhe s’mund tė jetė mė Zot.

Ndėrsa pėr Kishėn Jezui ėshtė Zot i shndėrruar nė njeri me qėllim qė tė shpėtojė botėn.

Po atėherė ēfarė ėshtė Jeshuai pėr rrymat gnostike? Ėshtė dritė dhe zbulesė e Zotit Krijues tė shpirtit, por nuk ėshtė mishėrim i vetė Zotit midis njerėzve.

Mesia gnostik ėshtė njė “udhė“, njė instrument shpėrblese pėr kombin hebre, ėshtė krenaria e vijimėsisė davidiane: mbase pikėrisht kjo ėshtė nyja historike-fetare qė, pėrshembull nė Kumran, si simbol i shpėrblesės kombėtare, njėson esenizmin e pastėr (aspekt i veēantė historik i filozofisė gnostike) me luftėn politike tė zelotėve.

Nė gnosė njeriu i papastėr dhe i kufizuar e kėrkon Zotin (dritėn e pėrjetshme) brenda vetvetes: besimi jetohet si luftė e brendshme dhe si kėrkim i pareshtur qė udhėhiqet nga dritėza hyjnore, tė cilėn materia nuk e ka vrarė dot krejtėsisht.

Nė gnosė, njeriu nuk mund tė shpresojė qė ndėrhyrja e njė tjetėr njeriu “tė emėruar nga Zoti“ tė mund ta zėvendėsojė nė kėrkimin e vet tė brendshėm, i cili shihet si mjeti mė i pashoq, mė i mundimshėm dhe mė i njėmendtė i rritjes shpirtėrore. Nga ana tjetėr, nė krishterimin romak, njeriu ka nevojė pėr institucionin si interpretues, si ndėrmjetės mes tij dhe Zotit, i cili nuk ėshtė plotėsisht i mbėrritshėm me ndonjė mėnyre tjetėr.

Fjalėt e Jeshuasė si kėto qė vijojnė (shkėputur nga Ungjilli gnostik i Tomės), pėrveēse me njė bukuri tronditėse, janė absolutisht pėrndritėse pėr shpirtin dhe ndjesinė e kėrkimit tė njėmendtė tė dritės nė vetvete nga ana e njeriut, i cili nuk ka nevojė t‘i ēojė sytė drejt qiellit (fizik) pėr tė gjetur Zotin, ashtu sikundėr nuk ka pse ta kėrkojė as nėn hijen e ndonjė kambanareje…:

Jezui tha: “Unė jam drita qė ėshtė mbi tė gjitha gjėrat. Unė jam gjithēka: nga unė rrjedh gjithēka e nė mua gjithēka pėrmbushet. Preni nji copė dru: unė jam aty. Lėvizni gurin, e do tė mė gjeni.“ (Toma, 77)

Gnosa ėshtė edhe kėrkim i unitetit nėpėrmjet mashkullores dhe femėrores.

Ėshtė njė mėnyrė pėr tė kuptuar botėn dhe shpirtin pėrmes njė ēelėsi me barazi seksuale tė tėrėsishme dhe absolute.

Fragmenti vijues, edhe ky i shkėputur nga Ungjilli i Tomės, e sqaron mė sė miri kėtė parim:

Jezui u tha atyre: “Kur prej dyve do tė bėni njė, e kur ta bėni tė brendshmen si tė jashtmen dhe tė jashtmen si tė brendshmen, e tė sipėrmen si tė poshtmen, e kur ta bėni burrin e gruan njė gjė tė vetme, ashtuqė burri tė mos jetė burrė e gruaja tė mos jetė grua, kur tė keni sy nė vend tė syve, duar nė vend tė duarve, kėmbė nė vend tė kėmbėve dhe figura nė vend tė figurave, atėherė do tė hyni nė Mbretėri.“ (Toma, 22)


Rreth zanafillės sė gnosticizmit

Ende nuk ėshtė tėrėsisht e qartė nėse lindja e gnosticizmit i ka rrėnjėt nė rrymat filozofike parakristiane, por gjithsesi ėshtė vėrtetuar se vrullimin e saj mė tė madh e pat njohur prej spekullimit mistik dhe apokaliptizmit qė qenė pėrhapur ndėr mjediset hebraike tė shek. I mbas Krishtit, si dhe duke i ruajtur lidhjet me doktrinat dualistike tė zarathustrizmit persian. Por nuk mungojnė as edhe ndikimet e metafizikės platonike. Qendrat mė tė mėdha ku lulėzoi gnosticizmi qenė veēanėrisht Aleksandria e Egjiptit dhe Roma, mes shekujve I dhe IV mbas Krishtit. Gjatė shekujve tė fundit, gnosticizmi pati njė vrullim tė veēantė nė Siri dhe Egjipt, kjo falė pėrhapjes sė tij nėpėr mjediset e murgjėrve dhe rrymave tė ndryshme asketike.


Doktrina e gnosticizmit

Nė tė vėrtetė ėshtė fjala pėr parime qė shpeshherė shfaqen tė ndryshme mes sekteve tė ndryshėm. Megjithatė ėshtė e mundur tė shquhen disa linja tė pėrbashkėta tė mendimit gnostik, pėrgjithėsisht tė pranuara. Simbas gnostikėve, doktrina u zbulohet drejtpėrdrejt nga Krishti njė rrethi tė ngushtė nistarėsh, duke pėrjashtuar kėsisoj hierarkinė e Kishės. Gjithashtu, ajo duhet tė mbėrrinte pėrmes pėrvojave vetiake e jo pėrmes studimit tė teksteve kanonike.

Gnostikėt hartuan njė kozmogoni tė ndėrlikuar, me qėllim qė tė mund tė shpjegonin origjinėn e botės materiale. Simbas kėsaj, njė Zot i vetėm dhe i panjoftshėm (Eoni i pėrjetshėm dhe i pėrkryer) ka krijuar disa kopje entitetesh hyjnore mė tė vogla, tė njohura si Eone, qė lindnin nga njėri-tjetri dhe shtrihen nė pafundėsi, duke formėsuar tė gjitha sė bashku Pleromėn ose plotninė e hyjnores. Por e fundit prej tyre, Sofia, pėr shkak tė mburrjes sė shfrenuar dhe lakmisė pėr tė njohur Zotin e panjoftshėm, tėrhoqi pėrmbi vete ndėshkimin e Zotit, i cili e dėboi nga Pleroma. E dėbuar nga atdheu i saj qiellor, Sofģa krijoi njė varg eonėsh mė tė vegjėl, tė quajtur Arkondė, mes tė cilėve edhe Demiurgun (Jaldabaoth), i cili identifikohet me Jahvehun, Zotin hakmarrės tė Besėlidhjes sė Vjetėr, qė ėshtė krejt i ndryshėm nga Zoti i Mirė i Besėlidhjes sė Re: kjo rrymė e mendimit gnostik ėshtė quajtur dualiste dhe pėrfaqėson njė pikė themelore tė gnoisticizmit. Kjo fuqi mė e vogėl, e cila nuk e njihte botėn siprane tė pėrkryer, ishte pėrgjegjėse pėr krijimin e botės materiale, tė kozmosit dhe njeriut. Gjithsesi, fuqitė siprane, tė prekura nga vajtimi pendues i Sofisė, e lejuan atė tė ngjitej deri nė skajet e botės sė Dritės.

Ky vizion i ndėrlikuar ēon nė shqyrtimin e realitetit njerėzor, nė tė cilin ėshtė burgosur shpirti, njė pjezėz e dritės ose Pneuma, qė i ka mundėsitė pėr t’iu shmangur zgjedhės sė Demiurgut. Por njerėzit nuk janė tė vetėdijshėm qė zotėrojnė nė vete njė shkėndijė hyjnore, prandaj dhe qe dėrguar nė tokė eoni Krisht, me qėllim qė t’ua shpėrfaqte nistarėve kėtė tė vėrtetė. Gjithsesi, eoni Krisht nuk u mishėrua nė Jezu, por ai bėri qė njerėzit ta perceptonin realitetin e tij iluziv njerėzor si tė vėrtetė (docetizėm).

Pėrktheu: Shpėtim Kelmendi
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


434


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Gnosticizmi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi