Stresi post treumatik

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Stresi post treumatik

Mesazh  Anon prej 27.01.12 15:03

Stresi post treumatik

Shumė njerėz mundohen t’i harrojnė pėrvojat nga tragjedia pėr tė mos menduar pėr te. Edhe pse kjo ėshtė gjė natyrale pėr tė bėrė nuk mund tė ju ndihmon pėrgjithmonė pėr ta tejkaluar problemin. Njerėzit vazhdojnė ta pėrjetojnė tragjedinė nė mendjen e tyre dhe tė kenė ėndrra tė kėqija lidhur me tragjedinė.

Kėto janė mendimet dhe ndjenjat e dy njerėzve qė kanė pėrjetuar incidente traumatike.

“Ndjehem tmerrshėm, shumė i shqetėsuar dhe i nevrikosur. Nuk kam qenė kėshtu pėrpara. Aksidenti me veturė ka ndodh para 6 muajve por unė ende nuk ndjehem i sigurt nė veturė, ndjehem shumė i frikėsuar dhe mundohem t’i shmangem udhėtimeve kur ėshtė e mundshme. Mė paraftyrohet aksidenti dhe nuk mė hiqet nga mendja edhe gjatė gjumit, natėn ėndrrat janė tė kėqija me skena nga aksidenti duke ndodhur prapė edhe prapė ... jam i rraskapitur nga kjo ....”

“Mėnyra se si mendoj pėr jetėn time mė ėshtė ndryshuar, vetėm mendoj pse na ndodhi neve? Ndjehem shumė fajtore kur mendoj se kam mundur tė bėjė mė shumė pėr tė ia shpėtuar jetėn e shoqes qė ka vdekur. E rijetoj pėrvojėn ēdo herė, mendoj gjithmonė "vetėm ta kisha bėrė kėtė", "vetėm ta kisha bėrė atė".... Ndjehem shumė e plogėsht dhe nė depresion dhe shpesh ... nuk mund tė qetėsohem dhe frigohem, kam mundur tė vdes...., nuk mund tė mendoj pėr tė ardhmen..., ndjehem e paftė...”

Nėse ju keni vuajtur nga ndonjė pėrvojė traumatike ju mund tė keni ndjenja tė njėjta.

Kjo fletushkė ėshtė shkruar nga psikologėt pėr qėllim qė tė ju ndihmojė t’i kuptoni kėto reagime dhe ju ofron disa sugjerime praktike pėr tė ju ndihmuar t’i pėrballoni ndjenjat.

Ēka ėshtė incident traumatik?

Incident traumatik mund tė jetė ēdo gjė qė ėshtė jashtė nga ngjarjet ditore dhe ėshtė shumė shqetėsuese pėr dikė.

Shumė gjėra mund tė kenė kėtė efekt. Mund tė jetė nga zjarri, aksidenti, vjedhjes nė shtėpi apo sulm personal, sulmit, tė jeni dėshmitar tė ndonjė rasti tragjik si vdekja e dikujt. Mund tė jetė rast i madh si fatkeqėsisė sė madhe qė pėrfshin disa njerėz apo ngjarje personale qė ju pėrfshin juve, shokėt/shoqet apo anėtarėt e familjes.

Si reagojnė njerėzit pas incidentit traumatik?

Kėto nė vijim janė disa nga reagimet qė ju mund t’i pėrjetoni pas ndonjė ngjarje tragjike. Nė pėrgjithėsi reagimet e njerėzve bėjnė pjesė nė tri grupe:

Pėrsėritja e pėrjetimit tė tragjedisė nė mendje.

Shmangia e gjėrave qė janė tė lidhura me tragjedi.

Ndjeheni mė shumė tė tendosur, tė nevrikosur apo mė shumė vigjilent se zakonisht.

Jeni nė depresion, qani.

Mund tė ju ndihmojė tė shikoni se a i pėrjetoni kėto simptome.


Ripėrtrirja e tragjedisė nė mendjen tuaj

Parafytyrim i ngjarjeve tė tragjedisė nė mendje (kjo shpesh quhet flashback qė do tė thotė kthim mbrapa)

Ėndrra shqetėsuese nga tragjedia apo ėndrra pėr gjėrat qė ju frikėsojnė.

Ndjeheni qė tragjedia do tė ndodh prapė – ndjenjė e fortė qė do ta pėrjetoni prapė tragjedinė.

Nėse kaloni nėpėr situatė apo ndjenjė qė ju pėrkujton tragjedinė dhe kjo ju shqetėson shumė.

Kur ju pėrkujtohen kujtimet apo situatat e tragjedisė dhe pėrjetoni reagime fizike shqetėsuese pėr shembull si rrahje e shpejtė e zemrės, marramendje etj.



T’i shmangeni gjėrave qė janė tė lidhura me tragjedi

Mundoheni t’i shmangeni ndjenjave, mendimeve dhe bisedave rreth tragjedisė.

Shmangeni aktiviteteve, vendeve apo njerėzve qė ju pėrkujtojnė tragjedinė.

Nuk jeni nė gjendje tė mbani nė mend gjėrat rreth tragjedisė.

Humbni interesimin pėr jetė, ndjeheni tė ftohtė nga tė tjerėt apo nuk ndjeheni si pėrpara tragjedisė.

Ndjeni qė nuk do tė keni tė ardhme normale – ju duket qė jetoni nė kohė tė huazuar.



Ndjeheni mė shumė tė tendosur dhe tė nevrikosur se zakonisht

Ndjeni zemėrim apo nevrikim

Nuk mund tė koncentroheni

Keni vėshtirėsi tė fleni

Ndjeheni shumė vigjilent tėrė kohėn dhe trembeni shumė lehtė.



Reagimet nga stresi post traumatik mund tė na ndikojnė nė katėr mėnyra tė ndryshme:

Si ndjehemi

Mėnyrėn si mendojmė

Mėnyra se si trupi jonė funksionon

Mėnyra se si sillemi

Ju mund tė kuptoni se si ndjeheni nėse i nėnvizoni simptomet e shėnuara, simptomet qė i pėrjetoni rregullisht:



Si ndjeheni?

Nė ankth, tė shqetėsuar, tė brengosur, tė frikėsuar

Mendoni qė diēka e keqe do tė ndodh

Tė tendosur, tė ngurtė, tė trubulluar, nevrik

Jo-real, tė ēuditshėm, i paqartė, tė shkėputur

Nė depresion.



Ēka ndodh me trupin tuaj?

Zemra ju rrah shpejt dhe dridhet

Shtrengim nė gjoks

Muskujt janė tė ngurrosur

Lodhje, rraskapitje

Dhembje nė trup

Marramendje

Ndjeni panik

Nė depresion, tė humbur

Ndjeheni tė zemėruar

Qani



Si mendoni?

Brengoseni vazhdimisht

Nuk mund tė koncentroheni

Pėrjetoni tragjedinė nė mendjen tuaj

E fajėsoni vetėn pjesėrisht apo plotėsisht pėr ngjarjen

Mendoni qė do tė ndodh prapė

Keni vėshtirėsi tė merrni vendime

Ndjeni keqardhje, turp apo hidhėrim

Mendime tė tėrbuara

Tė nevrikosur dhe tė frikėsuar

Turbullim nė stomak

Keni problem me gjumė dhe ėndrra tė kėqija

Trembeni shumė lehtė



Ēka bėni?

Endeni poshtė e lartė

I shmangeni gjėrave qė ju kujtojnė ngjarjen

Nuk mund tė uleni dhe relaksoheni

I shmangeni njerėzve

Nuk dėshironi tė jeni vetėm

Jeni tė nevrikosur

I prishni marrėdhėniet

Pini alkool apo duhan mė shumė

Vareni nga tė tjerėt shumė



Mendimet e zakonshme

Ishte faji im

Jam duke u ēmendur

Do tė pėrjetoj krize zemre

Po mė kontrollon mua

Nuk mund tė pėrballoj mė

Do tė mė bjerė tė fikėt

Pse u desh tė ndodh kjo

Nuk shoh arsye mė



Pse reagojmė kaq fuqishėm pėr tragjedi?

Ka disa arsye pse tragjeditė lėnė ndikim tė fuqishėm emocional nė njerėz.

Sė pari, shpesh tragjeditė e dėmtojnė besimin elementar qė ne e kemi pėr jetėn, se jeta ėshtė mjaft e sigurt dhe jeta pėr ne ka kuptim, qėllim nė formė tė posaēme. Mund tė jetė se mėnyra si e shohim jetėn ėshtė dėmtuar, ne ndoshta kemi reaguar ndryshe nga si kemi dėshiruar apo pritur gjatė krizave.

Sė dyti, tragjeditė zakonisht ndodhin papritmas dhe pa ndonjė paralajmėrim. Ne nuk kemi kohė t’i pėrshtatemi kėsaj pėrvoje tė re. Kjo zakonisht ėshtė jashtė pėrvojave tona normale dhe ne duhet tė ballafaqohemi me atė qė ėshtė e panjohur pėr ne dhe nuk kemi dituri si tė sillemi. Ju ndoshta jeni ndjehur qė do tė vdisni apo njerėzit pėrreth juve kanė vdekur dhe ju jeni tė tronditur. Kur ndodh kėsilloj tragjedie mendja jonė e mbanė nė kujtesė traumėn me shumė fuqi, si mėnyrė natyrale pėr vetėmbrojtje pėr tu siguruar qė nuk do tė kaloni nėpėr asilloj situate prapė. Por si rezultat i kėsaj ju do tė mbeteni me reagime tė post traumatike tė pėrshkruara mė lartė.



Si mund ti ndihmojė vetvetes?

Ėshtė me rėndėsi tė kuptoni se reagimet qė i pėrjetoni janė shumė tė zakonshme pas ndonjė tragjedie, reagimet nuk janė shenja tė dobėsisė apo tė marrėzisė. Sugjerimet nė vijim mund tė ju ndihmojnė qė tė ia filloni t’i pėrballoni reagimet e post traumės. Gjėrat qė i pėrshkruajmė mund tė ju ndihmojnė:

Kuptoni tragjedinė

Tė merreni me parafytyrimet dhe ėndrrat e kėqija nga tragjedia

Tejkaloni presionin, neveritjen dhe zemėrimin

Tejkaloni shmangien

Tejkaloni mėrzitjen



Kuptimi i tragjedisė

Mundohuni tė kuptoni sa mė shumė se ēka ka ndodhur. Kjo mund tė ju ndihmojė ta kuptoni ngjarjen mė qartėsisht. Kjo do tė ju ndihmojė tė shėroheni.

Nėse njerėzit tė tjerė kanė qenė nė ngjarje, bisedoni me ata dhe pyetni pėr mendimet e tyre pėr ngjarjen. Bisedoni me viktimat e tjerė, personat nga shėrbimet shpėtuese apo kalimtarėt kėta mund tė jenė personat qė mund tė ju ndihmojnė tė kuptoni mė gjerėsisht se ēka ka ndodhur. Zakonisht nė kėto rrethana personat nga shėrbimet shpėtimtare janė nė gjendje tė ju ndihmojnė.

Nėse mendoni pėr tragjedinė me njerėzit e tjerė mund tė ju ndihmojė. Ju ndoshta ndjeni qė tragjedia ju ka ndryshuar plotėsisht mėnyrėn se si keni menduar pėr jetėn, kėshtu qė ėshtė mirė tė mundoheni t’i sqaroni ndjenjat, bisedat me njerėz tė tjerė mund tė ju ndihmojnė ta bėni kėtė.

Disa njerėz bisedojnė me shokė/shoqe, anėtarėt e familjes apo partnerin/en, tė tjerėt i qasen mjekut tė tyre pėr tė kėrkuar ndihmė. Disa njerėzve ju ka ndihmuar nėse i kanė shkruar pėrvojat e tyre.

Mundohuni tė kaloni disa minuta pėr t’i menduar mėnyrat qė ju mund tė kuptoni se nėpėr ēka keni kaluar. Mundohuni t’i shkruani disa ide si:

Njerėzit bisedojnė pėr tragjedi pėr tė kuptuar se ēka ka ndodhur

Njerėz me tė cilėt mund tė bisedoni.

Gjėra qė mund tė bėni vetvetiu p.sh., tė shkruani pėrvojat tuaja

Tė merreni me parafytyrimet dhe ėndrrat e kėqija nga tragjedia



Shumė njerėz mundohen t’i harrojnė pėrvojat nga tragjedia pėr tė mos menduar pėr te. Edhe pse kjo ėshtė gjė natyrale pėr tė bėrė nuk mund tė ju ndihmon pėrgjithmonė pėr ta tejkaluar problemin. Njerėzit vazhdojnė ta pėrjetojnė tragjedinė nė mendjen e tyre dhe tė kenė ėndrra tė kėqija lidhur me tragjedinė.

Ėshtė vėrtetuar se njėra nga mėnyrat mė tė mira pėr t’i reduktuar pėrjetimet dhe ėndrrat e kėqija ėshtė duke bėrė kohė ēdo ditė pėr t’i rishikuar kujtimet e pakėndshme dhe ėndrrat.

Shumė njerėzve ju ka ndihmuar nėse ēdo ditė pėr 20 minuta janė ulur tė qetė pėr t’i menduar apo pėr tė biseduar gjėrat apo pėr t’i shkruar disa shėnime rreth tragjedisė kėshtu qė parafytyrimet e padashura dhe ėndrrat e kėqija gradualisht janė bėrė tė parėndėsishme dhe nuk kanė ndodhur shpesh. Nėse shihni ėndrra tė kėqija e bėni kėtė para se tė bini nė gjumė.

Ky proces ju ndihmon tė pėrfitoni kontroll tė kėtyre mendimeve nė vend se tė ju tejkalojnė juve. Ėshtė me rėndėsi tė mundoheni tė synoni nė anėn pozitive tė situatės tuaj tė tanishme kur ju bie nė mend pėrvoja e tragjedisė qė e keni pėrjetuar.

Provoni kėto mėnyra:

Shkruani hollėsirat e parafytyrimeve dhe ėndrrave tė kėqija qė i pėrjetoni.

Gjeni kohė gjatė ditės pėr tė menduar se ēka ka ndodhur. Kjo duhet tė bėhet nė ambient tė qetė dhe tė sigurt.

Mendoni pėr gjėra pozitive pėr situatėn qė jeni tani: pėr shembull, "Unė kam mbijetuar kėtė dhe ende jam kėtu, Unė kam shoqe/shokė tė mirė qė mė pėrkrahin, Unė tani mund tė ia filloj tė planifikoj tė ardhmėrinė".

Pėrderisa relaksimi, ushtrimet pėr frymėmarrje dhe mėnyrat pėr ta hequr mendjen qė ndihmojnė pėr ta reduktuar ankthin ėshtė shumė me rėndėsi tė kuptoni qė ankthi nuk ėshtė i dėmshėm dhe i rrezikshėm. Edhe nėse nuk i pėrdorni kėto mėnyra asgjė e tmerrshme nuk do tė ndodhė. Ankthi nuk ėshtė e dėmshme por ėshtė e parehatshme. Kėto mėnyra mund tė ju ndihmojnė ta reduktoni kėtė parehati.

Tejkalimi i presionit, neveritjes dhe zemėrimit

Presioni, neveritja dhe zemėrimi janė aspekte tė zakonshme tė reagimeve post traumatike. Mund tė ketė edhe simptome fizike duke pėrfshirė frymėmarrje tė dobėt, rrahje e zemrės me shpejtėsi, frymėmarrje tė tepėrt, marramendje dhe tension nė muskuj. Provoni mėnyrat nė vijim pėr t’i zvogėluar simptomat fizike.

Nė mėnyrė qė t’i zvogėloni simptomat fizike ėshtė e dobishme nėse ia filloni menjėherė si tė vini re shenjave tė para tė tensionit.

Kur i vėni re shenjat tė para tė tensionit ju mund t’i ndaloni tė bėhen shumė tė shpeshta duke pėrdor mėnyra tė relaksimit. Disa njerėz relaksohen nga ushtrimet fizike, duke dėgjuar muzikė, shikuar televizor apo duke lexuar libėr.

Pėr tė tjerėt ėshtė mė e dobishme pėr t’i vijuar disa ushtrime. Klasat pėr joga (lloj tė ushtrimeve spirituale qė vjen nga hinduizmi qė pėrfshin frymėmarrje tė kontrolluar dhe meditim) apo relaksim mund tė jenė tė dobishme, apo mund tė dėgjoni kaseta relaksuese. Kasetat relaksuese mund t’i kėrkoni nga mjeku juaj por edhe mund t’i bleni nė dyqan.

Relaksimi ėshtė njė aftėsi si ēdo gjė tjetėr kėshtu qė duhet tė mėsohet dhe kjo shkon gjatė. Ushtrimet nė vijim ju mėsojnė t’i relaksoni muskujt dhe shumė njerėz i gjejnė tė dobishme pėr tė zvogėluar nivelin e tensionit dhe ankthit.

Relaksimi i muskujve nė thellėsi – ėshtė mė e dobishme nėse i lexoni udhėzimet para se tė ia filloni nė mėnyrė pėr t’i mėsuar. Mė sė pari e gjeni njė vend tė qetė, tė ngrohtė dhe tė rehatshėm ku nuk do tė keni pengime. E bėni kėtė nė kohėn kur ndjeheni mė tė qetė. Shtrihuni, rehatohuni dhe i mbyllni sytė. Koncentrohuni nė frymėmarrjen tuaj pėr disa minuta. Merrni frymė ngadalė dhe nė qetėsi duke marrė frymėn brenda dhe numėroni deri nė tre dhe pastaj e qitni frymėn jashtė prapė duke numėruar deri nė tre. I pėrsėritni vetvetes fjalėn ‘qetėsi’ apo ‘relaksohu’ duke e qitur frymėmarrjen jashtė. Ushtrimet e relaksimit kalojnė nėpėr grupe tė ndryshme tė muskujve duke qenė nė tension dhe pastaj relaksoheni. Ju duhet tė merrni frymėn brenda kur jeni nė tension dhe relaksoheni kur e qitni frymėn jashtė. Filloni me duart tuaja e shtrėngoni njėrėn shumė dhe mendoni pėr tensionin qė e bėhet nė dorė.

Mendoni pėr tensionin nė dorėn tuaj pėr disa sekonda dhe pastaj e relaksoni dorėn. Vėni mendjen te ndryshimi i tensionit dhe relaksimit. Ju mund tė ndjeni nė dorė si shpim tė lehtė kjo do tė thotė qė relaksimi ia ka filluar tė zhvillohet.

E pėrsėritni tė njėjtin ushtrim nė dorėn tjetėr.

Ēdoherė kur relaksoheni muskujt e njė grupi mendojnė se si ndjehen kur relaksohen. Mos u mundoni tė relaksoheni vetėm ta largoni tensonin. I lejoni muskujt tė relaksohen sa mė shumė qė mundeni. Mendoni pėr ndryshim qė e ndjeni kur muskujt janė tė relaksuar dhe kur janė nė tension. Tani e pėrsėritni kėtė me muskujt e tjerė nė trup. Ēdoherė i shtrėngoni pėr disa sekonda pastaj i relaksoni. Mendoni se si i ndjeni muskujt dhe pastaj i relaksoni.

Ėshtė e dobishme nėse punoni me grupin e muskujve nė vijim:

Gishtat – i shtrėngoni dhe pastaj i relaksoni.

Duart – lakoni bėrrylat dhe shtrėngoni duart. E ndjeni tensionin nė duar posaēėrisht mbi bėrryla. Mos harroni, e bėni kėtė vetėm pėr disa sekonda dhe pastaj relaksohuni.

Qafa – e mbani qafėn drejt dhe shkoni prej njė ane nė anėn tjetėr ngadalė. E ndjeni si tensioni bartet. Pastaj e sjellni kokėn pėrpara nė pozitė tė rehatshme.

Fytyra – Janė disa muskuj nė fytyrė por ju mendoni pėr ballin dhe nofullėn. Fillimisht i ulni vetullat teposhtė. E relaksoni ballin. Ju po ashtu mund tė i ngritni vetullat dhe relaksohuni. Tani e shtrėngoni nofullėn pastaj relaksohuni.

Gjoksi – Merrni frymė thellė, mbajeni pėr disa sekonda dhe relaksohuni. Pastaj merrni frymė normal.

Barku – shtrėngoni muskujt e barkut sa mė shumė qė keni mundėsi dhe relaksohuni.

Prapanica – e shtrėngoni prapanicėn dhe relaksohuni.

Kėmbėt – i shtrini kėmbėt dhe i lakoni kėmbėt nga fytyra juaj. I pėrfundoni ushtrimet duke i lėvizur gishtat e kėmbėve.

Pėr t’i bėrė kėto ushtrime ndoshta do tė ju ndihmojė nėse dikush mund tė ju lexoj udhėzimet pėrderisa ju ushtroni. Mos u mundoni shumė, bėni aq sa mundeni.

Pėr tė pasur efekt tė dukshėm pėr tu relaksuar ju duheni tė:

Ushtroni ēdo ditė

Ia filloni tė pėrdorni relaksimin nė situata tė pėrditshme.

Mėsohuni tė relaksoheni duke mos pasė nevojė t’i shtrėngoni muskujt.

I pėrdorni relaksimin nė situata tė vėshtira p.sh. me frymėmarrje tė ngadalshme.

Zhvilloni stil tė jetės mė relaksues.

Kėto ushtrime relaksuese mund tė jenė nė dispozicion nė kasetė nga mjeku juaj i pėrgjithshėm.

Mos harroni relaksimi ėshtė njė aftėsi ashtu si aftėsitė e tjera shkon kohė derisa tė mėsohet. Para se t’i bėni ushtrimet relaksuese shkruani sa jeni nė ankth para dhe pas ushtrimeve, e vlerėsoni ankthin me numrat prej njė deri nė dhjetė.



Frymėmarrja e kontrolluar

Frymėmarrja e shpejtuar ėshtė shumė e zakonshme kur dikush ėshtė nė ankth, i zemėruar dhe i nevrikosur. Kjo do tė thotė qė ndryshimet ndodhin nė frymėmarrjen e tyre. Ata fillojnė tė gėlltisin ajėr, dhe mendojnė qė do tė ju ndalet fryma apo mund tė fillojnė tė marrin frymė shumė shpejt. Kjo i bėnė ata tė ju merret mendja dhe i bjen mė shumė nė ankth.

Mundohuni ta njihni nėse e bėni kėtė dhe mundohuni tė merrni frymė ngadalė. Mėsohuni tė merrni frymė ritmikisht merrni frymė brenda deri nė tre dhe qitni jashtė deri nė tre kjo do ta rregullon frymėmarrjen nė normale. Disa njerėz e kanė gjetė tė dobishme me pėrdor orėn pėr ta numėruar frymėmarrjen. Tė tjerėt e kanė gjetė tė dobishme pėr tė marrė frymė nė njė qese tė letrės apo nė duar tė grumbulluara. Me kėtė duhet tė i mbuloni hundėn dhe gojėn.

Ju duhet tre minuta frymėmarrje tė ngadalėsuar apo pėr tė marrė frymė nė qese tė letrės pėr frymėmarrjen tuaj tė kthehet nė normale.



Heqja nga mendja

Nėse e hiqni mendjen nga simptomet, ju gjeni qė simptomat shpesh zhduken. Mundohuni tė shikoni pėrreth juve, i shikoni gjėrat nė hollėsirat mė tė vogla si regjistrimet e veturave, kėpucėt qė njerėzit e tjerė i mbathin, bisedat. Prapė ju duhet tė hiqni mendjen pėr tre minuta qė simptomat tė ia fillojnė tė zvogėlohen.

Pėrderisa relaksimi, ushtrimet pėr frymėmarrje dhe mėnyrat pėr ta hequr mendjen qė ndihmojnė pėr ta reduktuar ankthin ėshtė shumė me rėndėsi tė kuptoni qė ankthi nuk ėshtė i dėmshėm dhe i rrezikshėm. Edhe nėse nuk i pėrdorni kėto mėnyra asgjė e tmerrshme nuk do tė ndodhė. Ankthi nuk ėshtė e dėmshme por ėshtė e parehatshme. Kėto mėnyra mund tė ju ndihmojnė ta reduktoni kėtė parehati.



Zemėrimi

Ėshtė e vlefshme tė bisedoni ndjenjat e zemėrimit me njerėzit pėrreth tyre. Ju nuk ju drejtoheni atyre me zemėrimin tuaj mirėpo ju mund ta drejtoni zemėrimin nė ata. Ju tregoni atyre qė zemėrimi nuk ėshtė pėr shkak tyre por nga ajo qė e keni pėrjetuar. Kėrkoni durim nga ata pėrderisa zemėrimi dhe neveritja ju kalon dhe tregoni atyre qė mos ta marrin zemėrimin tuaj personalisht.









Tejkalimi i shmangies

Pas pėrvojave traumatike shmangia mund tė jetė nė disa mėnyra. Shmangia pėr tė biseduar pėr atė qė ka ndodh, tė mos shqetėsoheni pėr tragjedinė po ashtu mund tė thotė qė ju mund t’i shmangeni ēdo gjėje dhe ēdo njeri qė ka lidhje me tragjedi. Shmangia ju parandalon pėr ta tejkaluar traumėn dhe nė disa raste tė ju parandaloj ta vazhdoni jetėn nė mėnyrė normale.

Mundohuni t’i njihni gjėrat qė ju shmangeni, ju po ashtu mund tė ju ndihmojė nėse i shkruani.

Vendosni vetvetiu disa qėllime tė vogla pėr ta tejkaluar frikėn tėnde. Ne e quajmė kėtė ‘shkallėt e ankthit’. Ato situata qė ne frikohemi vetėm pak janė nė fund dhe atė qė frikohemi shumė janė nė krye.

Shikojeni kėtė shembull qė mund tė ju ndihmojė

Kur Meri punonte nė bankė ajo ishte kėrcėnuar nga dikush me revolver. Ajo nuk mund tė shkoj nė zyre tė vogla nė vende publike, ajo nuk shikon emisione nė televizion dhe nuk i lexon gazetat ku mund tė ketė raporte pėr incidente tė dhunshme. Ajo e ka pėrshkruar ‘shkallėt e ankthit’:

Ajo frikohet pak nga:

Nėse shikon gazetat me raporte tė sulmeve

Nėse i shikon lajmet nė ora 6 nė mbrėmje

Nėse e shikon emisionin ‘Crime Watch’ (Emision nė tv pėr sulmet qė kanė ndodhur nė Britani tė Madhe, jepet nė tv ēdo muaj me synim qė tė ketė ndihmė dhe dėshmitar nga popullsia)

Nėse qėndron jashtė ndėrtesės sė bankės

Nėse hyn nė bankė

Nėse shkon nė bankė kur banka ėshtė e zėnė me shumė njerėz

Nėse shkon nė atė bankė ku ka ndodh incidenti

Ajo frikohet mė shumė nga kėto tė fundit

Ajo ia fillon nga numri 1 dhe gradualisht kalon nė numrin 7. Ajo gjen qė ankthi i saj nga kėto gradualisht zvogėlohet duke i tejkaluar njė nga njė dhe duke e tejkaluar shmangien e saj ndaj kėtyre.

Mos harroni qė nė fillim ju ndoshta do tė ndiheni tė shqetėsuar por nėse ju mund tė vazhdoni tė qėndroni nė situatat qė frikėsoheni gradualisht do tė ia filloni tė ndjeheni mė tė qetė.



Tejkalimi i mėrzitjes pas tragjedisė

Njerėzit shpesh pėrjetojnė mėrzitje pas tragjedisė. Kjo shpesh mund tė kalojė nė ndjenja tė mos vlerėsim tė vetvetes, pa siguri, pa shpresė dhe fajėsi.

Ėshtė me rėndėsi se tė gjitha kėto mendime negative tė mos tė kalojnė pa i kundėrshtuar. Pas pėrjetimit tė tragjedisė shumė njerėz priren tė mendojnė dhe tė presim mė tė keqen nga vetvetja, jeta dhe ardhmėria e tyre. Mos i pranoni kėto mendime: Mundohuni tė:

Identifikoni kur jeni tė mėrzitur

I shkruani mendimet e padashura gjatė kohės kur jeni tė mėrzitur

Mundohuni t’i numėroni kėto mendime duke i shkruar argumentet kundėr tyre. Paramendoni se ēka mund t’i thuani njė shoqe apo shoku nėse ata mendojnė nė mėnyrė negative pėr vetveten. Kjo ėshtė posaēėrisht shumė me rėndėsi nėse keni ndjenja faji.

Nėse mbani ditar me gjėrat qė keni mundur t’i bėni apo jeni kėnaqur gjatė javės, kjo mund tė ju ndihmojė tė koncentroheni nė gjėra tė mira nė vend tė gjėrave tė kėqija nė jetėn tėnde.



Merruni me diēka aktive

Aktivitetet fizike janė posaēėrisht tė dobishme. Ecni, vraponi, ngisni biēikletėn, kėrceni, ēdo gjė qė ia fillon tė shton aktivitetin tuaj do tė ju ndihmojė tė ndiheni mė mirė. Planifikoni ēdo ditė apo ēdo dytėn ditė tė merreni 15-20 minuta me ndonjė aktivitet fizik. Kėto lloj aktivitete ju ndihmojnė qė tė mos ndjeheni tė lodhur dhe tė lehtėsoj gjendjen shpirtėrore.

Gjeni diēka ndonjė interes qė ju pėlqen dhe kaloni kohė me tė. Planifikoni dhe synoni nė gjėrat qė ju zakonisht dėshironi tė merreni dhe kaloni mė shumė kohė ēdo ditė nė kėto aktivitete. Mund tė ju ndihmojė edhe nėse gjeni ndonjė interes tė ri. Disa njerėz kanė gjetur qė aktivitetet kreative ju kanė ndihmuar t’i shprehin ndjenjat e tyre dhe tė ndjehen mė mirė si pikturimi, marrja me poezi, muzika.



Kujdesuni pėr vetveten

Mundohuni tė rezistoni tundimit nė mėnyrė pėr tė pėrballuar mėrzitjen tė pini alkool, merrni medikamente apo pėrdorni drogė ilegale. Kėto mund tė ju japin lehtėsim tė menjėhershėm mirėpo shumė shpejt mund tė krijojnė probleme tjera shėndetėsore dhe psikologjike. Ushqehuni mirė, ushqimi i shėndetshėm do tė ju mbajė me shėndet tė mirė kėshtu qė do tė shėroheni mė shpejt.

Mundohuni ta ‘qerasni’ vetveten me gjėra qė normalisht ju pėlqejnė.



Kur ju duhet tė kėrkoni ndihmė tė mėtutjeshme

Ne shpresojmė se sugjerimet qė kemi bėrė nė kėtė fletushkė janė tė dobishme pėr ju. Shqetėsimi qė zakonisht vjen pas tragjedisė me kohė humbet. Megjithatė, nėse mendoni se pėrparoni ngadalė atėherė ka mėnyra tjera qė mund tė ju ndihmojė tė i tejkaloni problemet tuaja. Konsideroni mėnyra tjera tė ndihmės posaēėrisht nėse marrėdhėniet me njerėz tė tjerė dhe puna juaj ndikon keq, apo mendoni se nuk mund tė pėrmbaheni mė, apo keni mendime ta lėndoni vetveten. Po ashtu ėshtė e vlefshme tė kėrkoni ndihmė tė mėtutjeshme nėse ndjenjat tuaja nuk pėrmirėsohen pas disa muajve.



Ku mundem tė gjejė ndihmė tė mėtutjeshme?

Mjeku juaj i pėrgjithshėm (GP) ėshtė personi mė i mirė qė mund tė bisedoni mė sė pari. Ai apo ajo ka informata pėr shėrbimet lokale qė mund tė ju ndihmojnė. Infermierja nė klinikėn tuaj apo infermierja e shėndetit po ashtu mund tė ju ndihmojė.

Victim Support (Pėrkrahje pėr viktima) ėshtė njė organizatė e cila ofron pėrkrahje praktike pėr tė ju ndihmuar njerėzve qė kanė pėrjetuar tragjedi dhe janė tė traumatizuar.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

407


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi