Dan Brawn, mbi masonėt dhe Amerikėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dan Brawn, mbi masonėt dhe Amerikėn

Mesazh  Luli prej 26.01.12 16:40

Dan Brawn, mbi masonėt dhe Amerikėn



Ndoshta tashmė dikush e ka kuptuar se data e publikimit (18 mars 2003) tė "Kodit tė Da Vinēit", libėr i Dan Brown, ka qenė vetėm dy ditė para sulmit tė Shteteve tė Bashkuara kundėr Irakut.

Ky nuk ėshtė aspak njė konspiracion, por thjeshtė njė koinēidencė e ēuditshme. Por megjithatė, siē thonė fansat e Kodit tė Da Vinēit, tė bėn tė reflektosh.

Mendoni pėr njė ēast: Libri i Brown-it propozoi njė histori tė ndryshme tė kristianizmit, ku pati njė pėrēarje tė hidhur pak kohė pas vdekjes sė Jezu Krishtit midis fraksionit tė patriarkalėve qė kishin fshehur martesėn e Jezusit dhe fraksionit disi mė tė kėndshėm qė konsistonte nė valėn e parė tė shndritshme tė feministeve liberale.

Me fjalė tė tjera, Kodi i Da Vinēit rindėrton historinė e kristianizmit, duke e shndėrruar nė njė diēka qė tė jep mė tepėr pėrshtypjen e… Islamit, ku gjithashtu pati njė pėrēarje tė hershme midis Sunnis dhe Shi'itėve.

A mundet qė shtjellimi i librit, nė njė botė amerikane ku sundon kristianizmi, tė shprehė njė identifikim dashamirės sekret, madje edhe tė pavetėdijshėm me Islamin?

Nėse hyn nė thellėsitė mė tė errėta tė librit tė lind natyrshėm pyetja nėse shkrimtari ka dashur tė shprehė dėshirėn e shtypur tė kristianizmit pėr tė patur njė histori mė pak tė mėrzitshme dhe mė shumė islamike, pėr tė qenė mė e pasur, e errėt, e copėtuar nė rrėnjėt e saj nga njė luftė ngacmuese sektesh.

Ndoshta jo. Por, ky ėshtė emri i lojės nė universin e Brown-it: nė nivelin e saj mė kryesor, fantazia browniane sugjeron se koinēidencat nuk janė thjesht ēėshtje fati dhe gjėrat nuk janė thjesht gjėra.

Ato gjithmonė kanė njė kuptim tė caktuar, njė domethėnie, pėrfaqėsojnė njė hallkė nė zinxhirin e gjatė tė ngjarjeve. Heroi i Brown-it, Robert Langdon, ėshtė nė fund tė fundit njė simbologjist (qė ndjek njė fushė tė hetimeve tė intelektit njerėzor qė, duhet theksuar kjo, nuk mund tė ekzistojė nė Harvard dhe nė asnjė vend tjetėr).

Nėn fėrkimet e tij tė ditura dhe ēuditėrisht aseksuale, objektet vijnė nė jetė dhe shndėrrohen nė simbole. Shkronja V nuk ėshtė thjeshtė njė shkonjė V, ėshtė njė kupė, njė simbol i feminilitetit tė pėrjetshėm. Kaosi, nė mėnyrė sekrete shpreh rregull. Zhurma nė fshehtėsi pėrēon sinjale.

Ndryshe nga dy novelat e tjera tė Langdon, "Simboli i Humbur" (i pėrbėrė nga 509 faqe) nuk merret me historinė e kishės kristiane. Mitologjia qė dekodon Langdon, ėshtė ajo e Frankmasonėve (parrulla e tė cilėve ordo ab chao, rregull nga kaosi, mund tė jetė edhe shprehje e marrė nga Dan Brown).

Langdon thirret nė Washington, D.C., nga njė telefonatė shumė misterioze qė ai mendon se e ka marrė nga miku i tij i vjetėr dhe udhėheqėsi e tij Peter Solomon, kreu i Smithsonian. Langdon mendon se duhet tė mbajė njė fjalim nė njė mbrėmje Smithsonian pėr mbledhje fondesh nė ndėrtesėn Capitol.

Por, kur ai paraqitet atje, kupton se nuk do tė ketė asnjė mbledhje fondesh dhe asnjė fjalim. Aty ėshtė vetėm dora e prerė e Solomonit, e mbuluar me tatuazhe groteske dhe e varuar nė njė gozhdė nė rrethoren e Capitol-it. Oh, jo…

Deri nė kėtė pikė, na janė servirur disa gosti tė kėndshme familjare browniane. Langdon na e ka valvitur tashmė me mburrje shenjėn e markės sė orės sė tij Mickey Mouse ("E mbaj nė dorė pėr t'i kujtuar vetes qė herė pas here duhet tė ngadalėsoj hapin dhe ta marr jetėn me mė pak seriozitet") dhe gjithashtu kemi shijuar pak kujtesėn e tij tė ēuditshme, klaustrofobinė e tij tė frikshme dhe skepticizmin e tij tė pikėlluar.

Nė kėtė pikė tė librit na ėshtė rikujtuar edhe njė herė shija e Brown-it pėr dhunėn rituale - gjithashtu ka edhe njė koment tė Thomas Harris rreth mėnyrės sė tij tė tė shkruarit.

Na ėshtė prezantuar gjithashtu edhe njė tip i vetmuar, fanatik i dhunės me njė lėkurė tė ēuditshme. Emri i tij ėshtė Mal'akh nė vend tė Silas, dhe nė vend tė ishte njė albino ai ėshtė i mbuluar nga tė gjitha anėt me tatuazhe, duke tė dhėnė tė njėjtėn ide.

Dhe kėtu qėndron ēėshtja. Ėshtė e lehtė tė ulėsh Brown, pasi e shkruara e tij nuk ėshtė shumė e shkathėt. Ai prezanton karaktere tė reja me njė lloj marrje fryme elektrike, e cila kalon nė skajet e zbavitjes sė shkujdesur ("Roja e sigurimit i sapopunėsuar, Alfonso Nuńez, studioi me kujdes vizitorin mashkull, i cili po i afrohej pikės sė kontrollit…").

Dhe vendimi mė fatkeq "Organi i tij seksual masiv zbulonte simbolet e tatuazheve tė fatit tė tij", do tė duhej qė tė bėhej me forcė tatuazh mbi vetė organin masiv seksual tė Brown-it. Mė keq akoma, dituria e Brown-it ėshtė si puna e dikujt qė do tė besonte ēfarėdo lloj gjėje qė lexon nė Wikipedia.

Nė veēanti, libri vuan nga njė hallakatje e diktuar nga sėmundja e diēkaje qė quhet shkenca spirituale, e cila eksploron idenė se vetėdija njerėzore mund tė ndikojė botėn fizike, duke krijuar kėshtu (ashtu siē na bėhet e ditur dy herė nė gjysėm faqeje) njė "lidhje ndėrmjet shkencės moderne dhe misticizmit antik". (Ndryshe nga simbolizmi, shkenca spirituale ėshtė ēuditėrisht, diēka reale).

Pėr mė tepėr, ėshtė shumė e neveritshme tė shikosh se si studentėt i lėpihen Langdon-it. Gjithashtu, tė gjithė do tė donin tė dinin se cilin shėrbim telefonie celulare pėrdorin karakteret e Dan Brown-it, pasi duket se tė gjithė janė tė aftė tė komunikojnė me celular edhe kur ndodhen nėntokė.

Por - dhe le ta bėjmė kėtė "por" qė tė oshėtijė - do tė ishte e papėrgjegjshme po tė mos theksoje se ndjesia e pėrgjithshme, nėse jo e gjithė specifika, e kulturės historike tė Broėn-it ėshtė tėrėsisht e saktė.

Ai adhuron t'i tregojė lexuesve vende ku kufijtė e pėrcaktuar kulturorė - ndėrmjet kristianizmit dhe paganizmit, tė shenjtės dhe laikes, antikes dhe modernes - bėhen tė ērregullt nė mėnyrė tė jashtėzakonshme. Langdon cilėson, pėr shembull, se Capitol i Shteteve tė Bashkuara "ishte dizenjuar si atribut i njė nga faltoreve mistike mė tė adhuruara tė Romės", Tempulli Vesta, dhe se paraqet nė mėnyrė tė spikatur njė pikturė tė George Washington tė maskuar si Zeus.

(Kjo ėshtė shumė e vėshtirė tė pėrshtatet nė besimin e fuqishėm kristian tė kėtij vendi", komenton egėrsisht audienca skeptike e Langdonit.) Fuqia ėshtė fuqi dhe rrjedh nga enėt religjoze tek ato politike me lehtėsi shqetėsuese. Kjo mund tė jetė ose jo evidente, por megjithatė ėshtė e vėrtetė, tejmase e ēuditshme dhe aspak e parėndėsishme.

Pėrmbajtja e "Simbolit tė Humbur" ecėn me shpejtėsi pėrpara me njė energji brutale, duke i bėrė karakteret e saj asgjė mė shumė se njė shtojcė nė makinerinė e saj tė hekurt. Libri ėshtė njė eksperiencė zbavitėse edhe pse pasi e lexon ndihesh disi i sfilitur dhe i nxirė sikur sapo tė kanė rrahur.

Langdon duhet mė pas tė kontrollojė me imtėsi ēdo cep tė ndėrtesės Capitol nė kėrkim tė mikut tė tij tė humbur, Peter Solomon, ai qė kishte humbur dorėn, dhe gjithashtu pėr njė piramidė masonike tė fshehur, e cila ėshtė ēelėsi i njė diturie mistike, e aftė ta kthejė njeriun nė Zot, gjė pėr tė cilėn Mal'akh, i ēmenduri mė tatuazhe, ėshtė mjaft i interesuar.

Langdon bashkohet me kreun e Zyrės sė Sigurisė sė CIA-s, i cili pėr njė arsye tė panjohur, ėshtė njė grua japoneze, e imėt dhe tinzare, me njė shenjė gjigante nė qafė - Brown e ka lėnė fantazinė e tij tė shfrenuar, tė fluturojė lirshėm nė kėtė pikė. Langdon, gjithashtu shoqėrohet nga njė tjetėr person nė listėn e "bruneve joshėse" tė Brow-it. Njė heroinė superseksi dhe tejet inteligjente, e cila ēuditėrisht ėshtė njė shkencėtare spiritualiste.

Gjatė rrugės, Langdon ndeshet me tė gjitha llojet e faunės ekzotike simbologjike, duke vėzhguar me imtėsi tė gjitha mostrat dhe speciet me njė sens mrekullimi tė palodhshėm (Jo, nuk ka mundėsi! Oh, por ka mundėsi, Profesor Langdon!).

Lufta e tij e brendshme ėshtė midis skepticizmit tė tij akademik tė lindur dhe evidencės sė madhe qė bota pėrmban diēka tė mrekullueshme pėr tė cilėn skepticizmi nuk tė hyn nė punė. "Ju, si shumė njerėz tė tjetėr tė shkolluar, jetoni tė ngecuar midis dy botėve", i thotė atij njė prift i zgjuar qė ėshtė gjithashtu njė mason.

"Njėrėn kėmbė nė spiritualizėm, tjetrėn nė botėn fizike. Zemra juaj lufton pėr tė besuar…, por intelekti juaj nuk do ta lejojė". Langdon ndoshta duhet tė bashkohet me agjentin Mulder nga telefilmi Dosjet-X, tė dy mund tė kishin shumė gjėra tė pėrbashkėta pėr tė diskutuar.

Megjithatė, Brown ka njė axhendė tjetėr tė planifikur nė "Simbolin e Humbur", qė ėshtė tė rehabilitojė Washtington D.C, si njė nga kryeqytetet mė tė mėdha tė botės me mister gotik, njė kryeqytet qė mund tė krahasohet me Parisin, Londrėn apo Romėn. "Amerika ka njė tė shkuar tė fshehur", mendon Langdon.

"Ēdo herė qė Langdon jepte leksione rreth simbologjizmit tė Amerikės, studentėt e tij turbulloheshin duke dėgjuar se qėllimet e vėrtetė tė baballarėve paraardhės tė vendit tonė nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt me atė ēfarė thonė sot shumica e politikanėve. Fati i shkruar i Amerikės ka humbur gjatė historisė".

Ai e vendosi veten pėrpara njė sfide tė madhe. Brown tashmė ėshtė duke bėrė pėr Amerikėn atė ēfarė bėri ai pėr kristianizmin nė "Ėngjėj dhe Djaj" dhe nė "Kodin e Da Vinēit": rikėrkoi pasurinė e saj, errėsirėn, tė ēuditshmen, misterin.

Ndoshta ėshtė njė tentativė donkishoteske, por ėshtė gjithashtu edhe prekėse dhe e guximshme. Ne nuk jemi thjesht turistė mbipeshė veshur me T-shirte dhe ēanta tė mėdha tė ēuditshme, thotė ai. Historia jonė ėshtė po aq e sėmurė dhe e ēuditshme si e ēdokujt tjetėr. Ka sinjale nėpėr zhurmė, rregull nė kaos!

Tė duhet vetėm njė diplomė nė atė departamentin qė nuk ekziston nė Harvard pėr ta kuptuar kėtė!

Nga : Lev Grossman
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

929


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi