Kapitalizmit Global dhe Rendi i Ri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kapitalizmit Global dhe Rendi i Ri

Mesazh  Zattoo prej 26.01.12 14:47

Dinamika e Kapitalizmit Global dhe Mungesa e Kundėr-Pushtetit ēon nė Luftė Pa Krye, Katastrofė Ekosistemike dhe Tiranķ Globale: ‘Rend tė Ri Global’ dhe Kooptim “Superelitar”



Ndėrsa revoltat popullore kanė marr dhénė anė e mban globit dhe tensioni’ tyre pėr ditė shtohet, sidomos nė ato vende ku ka shkelur “putra” e FMN-sė, bota po ndeshet ―(pėr herė tė parė nė historinė e saj), me dinamikėn e ‘kapitalizmit financiar global’; njė kapitalizėm qė karakterizohet nga forca monetare tė cilat pėr herė e mė shumė pėrqėndrojnė kapitalin nė njė pol tė vetėm ―(kapital i cili ėshtė nė formė kartė-monedheje, aktive dhe resurse natyrale), pra nė pak duar globale!

Rrjedhimisht, i gjithė ky revansh akumulimi ekonomik dhe monetar, filloi pas rėnies sė bllokut komunist, i cili, ndonėse ėshtė vetė-shkatėrrues nga natyra e tij, ai nė anėn tjetėr, krijonte njė ‘kundėr-pushtet’ mjaft efiēent nė botėn imperialiste dhe hegjemoniste qė pėrjetoi bota gjatė shekullit XX. Siē e kam ekzaminuar nė vend tjetėr[i], vlera e ‘kundėr-pushtetit’, ėshtė sa e domosdoshme aq edhe e natyrshme.

Dhe ėshtė e domosdoshme sepse jeta jonė fillon nė familje ku ‘burr’ dhe ‘grua’, ndonėse i painterpretueshėm deri mė sot ky ‘pushtet’/power, ata ushtrojnė kundėr-pushtet natyral te njėri-tjetri mjaft efiēent duke ‘racionalizuar’ aktet e tyre familjare dhe shoqėrore.

Ky ‘kundėr-pushtet’ nė demokracitė direkte si ajo e Demokracisė Klasike tė Athinės, ėshtė ekzistent gjithashtu; aty ku ai mungon ėshtė te “demokracitė” parlamentare. Kjo ėshtė arsyeja bazė qė shohim sot kėtė masakėr, zvetėnim dhe genocid kėmbėngulės kundrejtė gjithė “pan-spermisė” tokėsore!

Natyrisht, nėse dikush do qė tė kuptoj se cilėt zotėrojnė ‘pushtetin monetar’, cituar mė lart, apo ‘pasuri (in)aktive’, kėtė mund t’a kuptojnė qartė dhe dukshėm te tė gjithė ata qė mblidhen ēdo vit nė ‘Forumin Ekonomik Global’, nė Davos tė Zvicrės, tė cilėt janė pak mė shumė se 2500 pronarė ndėrmarrjesh shumė-kombėshe dhe 35 leader shtetesh, qė ruhen nga mė shumė se 4 mijė policė, nė varėsi tė situatave revolucionare, dhe qė kėtė vit u zhvillua nė fund tė muajit janar, 2011.

Dhe a mund t’a krahasojmė pushtetin e shoqėrive kapitaliste me pushtetin e vendeve “sovrane”? Vetėm nė vitin 2007, pėr shembull, PBB-ja globale u vlerėsua tė ishte $47 trilionė. Nė tė njėjtin vit, maja e 250 shoqėrive nė botė kishin shitje tė kombinuara mė shumė se $14.87 trilionė, e barasvlerėshme me pothuajse njė tė tretėn e PBB-sė globale dhe njė sasi qė tejkalon PBB-nė e Shteteve tė Bashkuara ose tė Bashkimit Europian ($13.20 trilionė dhe $13.74 trilionė, respektivisht).

Vetėm maja e njėqind shoqėrive kishte njė vlerė shitjeje mė shumė se $9.72 trilionė, dhe shitjet e kombinuara tė majės sė pesēes (Wal-Mart, ExxonMobil, Royal Duch Shell, BP, dhe General Motors) ishte afėrsisht $1.5 trilionė―mė i madh se PBB-ja e totalit tė shtatė shteteve. Kjo ėshtė pasqyra e vitit 2007; pas katėr vjetėsh, kupola globale vazhdonė tė mbledh kapitalin global nė pak duar. Kjo ėshtė pra ‘SUPERELITA’![ii]

Kėshtu, sipas shumė raporteve tė atyre qė janė punėsuar nga ‘superelita’ dhe ‘elita kombėtare’, (kjo e fundit i nėnshtrohet superelitės) ― ekonomistė dhe jo, vėmė ré, se superelita nuk ka asnjė propozim konkret pėr zgjidhjen e krizave ekonomike dhe sistemike, tė cilat i kanė shkaktuar vet ata, me politikat e tyre tė marketingut, monetare dhe luftrat globale, politika tė cilat i kemi cituar dhe analizuar nė tekstet e kaluar por qė do tė vazhdojmė tė hedhim nė vazhdim mė shumė dritė mbi to.

Nė ndryshim nga analizat e mėparshme, nė kėtė tekst, do tė analizojmė politikėn e jashtme amerikane dhe britanike, dhe disa individė qė dominojnė ‘konsesusin neoliberal’. Do tė ofrojmė edhe disa ide se si mund t’i shmangemi kėtij kurthi gjeopolitikė i cili ka pėr nxitės dėshtimin ekonomikė tė atyre vendeve qė e promovojnė paturpėsisht dhe deri nė tė vjellė, duke u ndjekur nga lakéj tė nėn-shteteve post-medern!

1. Para-Orkestrimi i “Revolucioneve” Global: Rezultat i Kaosit Artificial Korpokratė!

Tė para-fabrikosh disidentė dhe revolucione nuk ėshtė e vėshtirė. Pushtetet despotikė e kanė bėrė kėtė gjė gjatė gjithė mbretėrimit tė tyre. Njė lloj bėn sot ‘pushteti neoliberal’: ai parafabrikon “disidentė”, tė cilėt nė mėnyrė mediokre, ua atribuojnė krizat e sotme vendore dhe globale, ‘individėve’ dhe jo ‘sistemit’, njė sistem i cili i ka rrėnjėt e tij thellė nė histori dhe qė ėshtė produkt direkt i politikės sė ‘imponuar’ monetare.

Ai fillon me mbretin Kroesus, mbret i cili spekuloi pėr herė tė parė nė historinė humane me ‘politikėn monetare’, dhe qė u pėrcoll te mbrétėrit e tjerė mesjetarė dhe deri te themelimi i parė i kėtij sistemi, nė vitin 1694, nė Angli, ku u themelua edhe ‘banka e parė fraksionale’. Pra ishte themelimi i bankave qė sollėn format e para shtetėrore dhe jo e kundėrta.

Kėshtu, duke u ekspansionuar politika monetare, njė lloj u ekspansionua edhe shteti. Ai u konceptua universal, sipas konceptit Platonian, vetėm se ky i fundit, nėn-kuptonte njė qytet, jo njė shtet konvencional! Kėtė keqinterpretim e bėri nė menyrė mediokre Monteskuieu, babai i “demokracisė” Amerikane. Nė tė njėjtėn periudhė, lindėn edhe ideologjitė universale, me atė qė spikati mė fortė: komunizmin! Autor i kėsaj ideologjie, ishte vet Karkl Marksi.

Por sidoqoftė, sot jetojmė jashtė dėshmisė sė Marksit: ekonomisė shtetėrore. Sot jetojmė ‘ekonominė globale’, qė sikurse e kam cituar nė vend tjetėr[iii], ajo ėshtė njė marrėzi totale.Dhe sot ekonomia nuk mbeshtetet thjesht nė tre instrumente bazė, sikurse Marksi ishte i detyruar tė analizonte, pra nė bronx-flori dhe ‘parį dekrete’, por nė shumė tė tjerė: bonde qeverish dhe ndėrrmarrjesh private dhe shtetėrore; derivativė; swap-e ose tramba; aksione; stoqe bursash; CDR-ėt ose bondet e FMN-sė; kontrata CDS pėr bonde, eurobonde, etj si kėto janė brenda sistemit kapitalist. Pra jetojmė njė kaos tė vėrtet ekonomikė qė pėr forcė ka manipulimin njerėzor!

Nė kėtė mėnyrė, me shpėrthimin e doktrinės neoliberale, pas vitit 1970-, e cila favorizon korporatat shumė-kombėshe, shteti u kredh ngadalė nga faqja e dheut deri sa tė pėrbėjė lojė fjalėsh sesa politikė nė vetė-vete. Nuk ėshtė ēuditshme atėherė, qė sot tė shohim njė zgjatje tė pushtetit, nga ai kombėtar nė atė supranacional, respektivisht, B.E., me gjithė institucionet e tjerė globalė, FMN etj; ku tashmė ky pushtet mund tė konsiderohet mė shumė ‘centrifugal’ sesa ‘centripetal’.[iv]

Centrifugal, sepse pushteti ekonomik dhe politik nuk bazohet mė te vendimet parlamentare (por qė s’janė absolutisht demokratike), por te vendimet e kėsaj ‘kaste globale’, ku interesat e koropratave, dominojnė ato kombėtare! Kjo ėshtė arsyeja, qė shumė vende, sikurse ėshtė Britania e Madhe, ndonėse e udhėhequr nga tė ashtu-quajturit “konservatorė”, ka ndezur motorrėt pėr tė privatizuar gjithēka, nėn justifikimin dhe propagandėn e “Big Society”.

Nė fakt, kryeministri David Cameron, e justifikon propagandėn e fundit tė tij rreth “Shoqėrisė sė Madhe”, sipas arsyetimit qė vijon:

Zhvillimin e pushtetit nga niveli mė i ulėt me qėllim qė lokalitetet tė marrin nėn kontroll fatin e tyre; duke hapur shėrbimet tona publike, duke ngarkuar me besim profesionistėt dhe me pushtet duart e njerėzve qė ata u shėrbejnė; duke nxitur vullnetarėt dhe veprimet sociale me qėllim qė njerėzit tė kontribuojnė mė shumė nė komunitetin e tyre.[v] (theksi u shtua)

Kėshtu, Kameron, na jep edhe disa shembuj se si do tė “pushtetojė” nivelet e ulėta popullore, dhe ai citon:

...nėse fqinjėt duan tė marrin nė dorė njė Postė, park apo kėnd lojrash, ne do t’i ndihmojmė ata. Nėse njė institucion bamirėsie ose njė grup besimtarėsh do tė organizojė njė shkollė tė re dhe tė madhe nė sektorin shtetėror, ne do t’i lėmė ata. Dhe nėse dikush do qė tė ndihmojė fėmijė, ne do tė fshijmė proceverbalet kriminale, shėndetėsore dhe ligjet e sigurisė qė i ndalon ata...ne jemi nė procesin e hapjes sė biliona stėrlinash qė kanė vlerėn e kontratave qeveritare me qėllim qė insitucionet bamirėse dhe ndėrrmarrjet sociale mund tė konkurrojnė me njėra-tjetrėn![vi] (theksi u shtua)

Ndėrkohė, Nick Clegg, zėvendėskryeministėr, luan rolin e “fraksionistit” konservator, duke cituar: ju nuk duhet tė besoni asnjė qeveri, nė tė vėrtet, as edhe kėtė. Ju nuk duhet tė besoni qeveri ― dhe pikė. Prirja natyrale ėshtė tė mbledhėsh pushtet dhe informacion.[vii] Pa u ēuditur fare nga qėndrimi “fraksionist” i tij, njė studim i rradhės zbulon se partia nė pushtet u sponsorizua nga financierė Londinez, vitin e kalur, nė mė shumė se 50%, tė t’gjithė kapitalit tė saj, duke nxitur pretendimet se kjo qeveri ėshtė ‘skllave’ e bankave![viii]

Dhe pas avokatimit tė tij politikė pėr pushtetimin e popullit, Cameron, harron tė shfuqizojė ‘ligjin e konkurrencės’, i cili, pikėrisht, pėrpjekjet lokale i sfidon duke i nxjerrė nė tender, dhe kompanitė globale, ku ligji komercial dominon, vendosin dhe vulosin tė ardhmen e njė komuniteti! Sa mundėsi ka atėherė, pushteti lokal, qė tė pushtetojė popullin apo shoqėrinė e madhe qė Cameron propagandon, nė kuadrin financiar qė Anglia dhe vende tė tjerė gjėnden?

Kuadri financiar, sikurse u tha mė lart, tashmė dihet: ai ėshtė global dhe ai qė dominon quhet ‘globalist’! E thėnė nė fjalė tė tjera: tregu lokal nuk ka mundėsi tė vetė-menaxhohet apo tė vetė-kontrollohet, pėr tė vetmen arsye, se ai gjėndet nė kuadrin e konkurrencės sė spekulimeve globale, monopolizimit tė resurseve vendore dhe nėn dritėn e tenderave ku shteti konvencional e ka legjitimuar kėtė tė “drejtė” pėrmes “demokracisė” parlamentarėve dhe jo vendimeve popullore!

Pra tregu i sotėm karakterizohet nga monopolizimi e resurseve, por tashmė nė nivel global. Ai ka akses nė tė gjithė vendet e botės dhe ajo qė kėrkon ky treg me ngulm ėshtė privatizimi i burimeve natyrale globale, me qėllim qė tė avancojnė ideologjinė e tyre pushtuese dhe natyrisht uzurpuese.

Nė terma praktikė kjo d.t.th., se ēfarėdo lloj ndėrrmerrjeje qė dikush do tė ndėrmerrte nė nivel lokal, kolektiv apo individual, kjo pėrpjekje do tė dėshtonte shumė shpejt. Dhe do tė dėshtonte, sepse, tregjet janė tė hapur; kapitali dhe tė mirat materiale qarkullojnė lirshėm; punėtorėt gjithashtu; dhe shėrbimet financiare janė universale,[ix] dhe pėrpara se kapitali tė shkojė nė shėrbim tė komunitetit ai filtrohet mė parė nga instrumentėt e shumė-kombsheve (bankat, punėtorėt, burimet natyrale). Dhe ato duhet tė jenė kėshtu sepse vetėm nė njė situatė tė tillė favorizohet shfrytėzimi maksimal i dinamikės punėtore.

Dhe jo vetėm: ato i shėrbejnė absolutisht hegjemonizmit amerikanė. Pėr mė shumė, ky hegjemonizėm, ka marrė forma shumė mė negative nė terren nė krahasim me tė kaluarėn dhe tashmė globi gjėndet me tė vėrtet pėrpara degradimit total, dhe e gjithė kjo si rezultat i adoptimit tė politikave kaotike dhe sistemike qė do tė analizojmė nė vazhdim!

2. ‘Kaosi’ Global: Rruga e Vetme pėr tė Mbijetuar ‘Hegjemonizmi Amerikanė’!

Perandoritė, qė nga lashtėsia, pėrveē rrugėve tė shtypjes sė popujve dhe ekspansionit tė tyre territorial, kanė pėrdorur mjaft mirė doktrina apo dogma tė cilat kanė pėr qėllim ‘ndarjen pushteteve’ nė forma mė tė vogla, qė nė histori ėshtė pėrcjellė, si maksimė, dhe kjo ėshtė, kush tjetėr...: ‘pėrēarja dhe sundimi’, skalitur nga latinėt, tė cilėt, kėtė maksimė e pagėzuan ‘Divide ud Regnes’, dhe praktikuar pėr herė tė parė historikisht nga Izraeliti Gabinius, dhe mė vonė nga Jul Ēezari. Ky ėshtė njė princip kryesisht ushtarak, por edhe politik dhe ekonomik, qė ka pėr qėllim tė fitojė pushtet duke ndarė pushtete tė tjerė, nė pushtete mė tė vegjėl, me qėllim qė tė mos fuqizohen.

Ndėrkohė sot, nė nivelin ekonomikė, kjo dogmė ėshtė realizuar pėrmes promovimit tė ‘individualizmit’ brenda kapitalizmit; ky i fundit ėshtė produkt i bankave dhe i shoqėrive tė para kapitaliste duke u ndihmuar kėto tė fundit nga teoritė universale, pėrpunuar nga autorė tė ndryshėm, sidomos ato pozitivistė, me arkitekt Auguste Compte. Kjo dogmė ėshtė pėrdorur edhe nga Rusėt, nė revolucionin e Tetorit kundėr lėvizjes sė Bardhė, me qėllim qė tė themelonin njė Parti Komuniste.[x]

Sot kjo dogmė, praktikohet mjaft thekur nga Britanikėt, duke u ndjekur nga Amerikanėt. Dhe pikėrisht, ky ėshtė roli i institucioneve globale: tė ruajnė njė regjim ku ndarja e pushteteve tė rezultojė nė efiēencė tė pushtetit mė tė madh. Dhe natyrisht, ia kanė arritur mjaft mirė qėllimit!

Kėshtu, pas krizės ekonomike sė sotme, e cila ėshtė njė krizė qė shfaqet pothuajse ēdo dy-tre dekada, nė njė sistem universal, tiranik dhe ekspansionist, dhe qė shpėrtheu nė fund tė 2007-tės dhe fillim tė vitit 2008-tė, solli njė reformė tė re pėr hegjemonizmin amerikanė: ‘reformėn e krijimit tė kaosit global’, mė qėllim ruajtjen e dominancės globale.

Kaosi krijohet pikėrisht nga kėto institucione globale, tė cilat, herė-pas-here pohojnė se nuk kishin mundėsi (dhe as nuk mund tė kenė...) tė parashikonin dukuri ‘fluskash’ dhe krizash ekonomike, sidomos ajo e FMN-sė, e cila ka marrė njė pjesė tė rolit tė promotorit tė kėsaj dogme, tė cilės shumė “akademikė” shqipatrė i thurin lavde dhe e kanė pėr qokė![xi] Por, krijimi i institucioneve global ka ēuar nė luftė ekspansioniste globale midis protagonistėve; njė luftė qė karakterizohet nga njė pėrpjekje pėr tė penetruar dhe uzurpuar tė mirat materiale globale, qoftė edhe pėrmes kaosit, e cila, natyrisht, udhėhiqet nga politika e jashtme amerikane!

Nė fakt, Zbigniew Brzezinski, njė polako-amerikan gjeopolitikan, kėshilltar i Presidentit Jimmy Carter (1977-1981), pėr marrė-dhėniet me jashtė, ėshtė frymėzuesi i kaosit tė tanishėm global, pėrmes njė kombinimi “teknetronik”, i cili, pėrshkruhet si teknikė superelitare, e cila duhet tė ketė pėr synim mbajtjen nėn mbikqyrje dhe nėn kontroll sjelljen e masės, dhe qė i takon asaj t’a ushtrojė kėtė teknikė duke qėnė e pajisur teknologjikisht, e cila, gjoja di se si zgjidhen proplemet konkrete me metodologji shkencore dhe qė nė thelb, ky kontroll duhet t’i ushtrohet kaosit, me qėllim qė tė mbajė hegjemoninė amerikane nė pėrjetėsi!

Siē duket qartė, ‘Divide ut regnes’ nuk ėshtė e mjaftueshme pėr Brzezinski-n; kėshtu SHBA duhet tė krijojė kaos me qėllim qė tė mbajė nėn kontroll ‘zgjimin’ e tanishėm global ose e thėnė nė fjalėt e tij: e vetmja alternativė pėr njė rol Amerikanė konstruktivė ėshtė kaosi global!

Ky konkludim, i kėtij gjeopolitisti, vjen si pasojė e situatės prezente e cila konsiderohet si ‘zgjim global’ i forcave punėtore apo nėn-klasės siē janė mėsuar t’a quajnė elitat, kundrejtė elitave, dhe Brzezinski propozon, se presidenti amerikanė duhet tė ri-fitojė legjitimitetin global duke drejtuar njė pėrpjekje kolektive pėr mė shumė sistem gjithėpėrfshirės tė drejtimit global! Pa u ēuditur aspak, ky individ, plan dhe marshim hegjemonist, nga proponentė tė elitės universitare vendore, sikurse ėshtė Moikom Zeqo[xiii] paraqitet nė mėnyrė mediokre, si demokrat, nė fjalėt e tij: Brzezinski, konsiderohet si realist, profet dhe proponent i vlerave demokratike!

Kėshtu, me qėllim qė tė ri-fitojė ligjėsinė e hegjemonistes, SH.B.A., duhet tė zbatojė, sipas Brzezinski-t, katėr hapa ose faza strategjike: bashkim, shtrirje, angazhim dhe paqe. Bashkimi lidhet me pėrpjekjen e ri-themelimit tė njė sensi qėllimplotė tė ndarė midis Amerikės dhe Europės... . E vetmja zgjidhje praktike ėshtė tė kultivosh njė dialog tė matur midis SHBA-sė dhe tre vėndeve Europiane, qė kanė njė orjentim global: Britani, Franca dhe Gjermania.

Tė shtrish, ka lidhje me njė pėrpjekje tė matur pėr tė ushqyer njė koalicion mė tė gjerė tė lidhur me principet e ndėrvarjes dhe pėrgatitje pėr tė luajtur njė rol duke promovuar njė drejtim mė efektivė global. Nė kėtė mėnyrė, disa formula pėr kėshillime tė shpeshta me qėllim rradhitjen e njė kompozicioni nga G-14 nė G-16 duhet tė ndahet pėr tė sjellė bashkė vendet me influencė gjeopolitike por edhe me peshė ekonomike.

Tė angazhosh d.t.th., sipas tij, kultivimin e zyrtarėve tė lartė pėrmes bisedave jozyrtare midis pushteteve kyē, sidomos SH.B.A., triada Europiane, Kina, Japonia, Rusia dhe mundėsisht India.

Dhe, tė paqėsosh kėrkon njė pėrpjekje tė matur nga SHBA pėr t’iu shmangur moēalimit nė hapėsirėn midis Suezit dhe Indisė. Me kėto politika tė ravijėzuara, Brzezinki pėrfundon se Obama me dhuntitė e tij intelektuale dhe retorike mund tė promovojė hegjemonizmin Amerikanė![xiv]

Por si mund tė flasėsh pėr ‘paqe’, kur nė thelb ėshtė ‘lufta’ pėr hegjemoninė amerikane, e cila kultivohet dhe ruhet pėrmes kaosit global, qė Brzezinki propozon, duke ‘kooptuar’ elitat vendore, lėvizjet popullore dhe organizata tė ndryshme?! A s’duket ky njė kėndvėshtrim pezhorativ? Si mund tė krijosh ‘paqe’ kur krijon ‘kaos’?! A s’ėshtė kaosi luftė? Natyrisht, ky arkitekt i elitės transnacionale, zėvendėson fjalėn ‘luftė’ me ‘paqe’!

Dhe kjo strategji e politikės sė jashtme amerikane shoqėrohet edhe me sulmin e organizatave tė brendshme, psh: ‘Lėvizja e tė Drejtave Civile’, themeluar nė vitin 1950, nga zezakėt e Amerakės, nėn regjimin e mafies Hoover, me udhėheqės Martin Luther King, i vrarė ky i fundit nga elita amerikane, nė 4 prill tė vitit 1968, njė vrasje e cila iu atribua ‘viktimės shlyese’ (!), James Earl Ray-it, (por qė nė fakt ‘cjap i shushavės’ ishte vet Hoover), i cili vdiq nė burg, dhe qė nė vitin 1999 kjo vrasje u ri-gjykua, duke dhėnė verdiktin e mėposhtėm:

Loyd Jowers, pronar i Grill-it tė Jim-it, kishte marrė-pjesė nė njė konspiracion pėr tė vrarė King-un, njė konspiracion qė pėrfshinte J. Edgar Hoover dhe FBI-nė, Richard Helms dhe CIA-n, ushtrinė, Departamentin Policor Memphis (DPM), dhe krimin e organizuar. Ky verdik shfajėsoi James Earl Ray i cili kishte vdekur nė burg![xv]

Kėshtu, pas vdekjes sė King, kjo lėvizje gradualisht u kooptua nga konsesusi elitar. Kooptim s’do tė thotė asgjė tjetėr sesa pėrfshirje nė punėt e elitės edhe nėse njė organizatė politike nuk dėshiron tė pėrfshihet dhe lėnia e “lirė’ e “kundėrshtimit”, operimit tė saj dhe krijimin e pėrshtypjes se elita “lejon” “kundėrshtarė” nė terren me qėllim qė tė kundėrshtohen veprimet e elitave nė sipėrfaqe por mos tė dėmtohen nė thelb, d.m.th., mos tė pėrmbyset pushteti i saj ekonomik dhe rrjedhimisht edhe ai politik.

Kėshtu, Brzezinski u integrua nė Kėshillin Amerikanė tė Marrdhėnieve me Jashtė, nga David Rockfeller, pas publikimit tė librit tė tij, nė vitin 1965, ku tė dy prezantuan idenė e takimit tė grupit tripalėsh (SHBA, Europė, dhe Japoni) nė takimet vjetore tė Bilderbergut. Kėshtu, nė Korrik tė vitit 1972, shtatėmbėdhjetė burra tė fuqishėm u takuan nė pronėn e David Rockfeller, nė Nju Jork, pėr tė planifikuar krijimin e njė komisioni tripalėsh, komision i cili pėrfundimisht u krijua nė vitin 1973. Ky komision mė vonė u dominua nga konkluzionet e Samuel Huntington, i cili nė librin e tij aludonte se bota ka nevojė mė shumė pėr autoritet sesa pėr demokraci![xvi]

Pasi mbaroi lufta e ftohtė dhe NATO (Organizata e Traktatit tė Atlantikut tė Veriut) me kapitalizmin dhe ekonominė e marketingut doli “fitimtare”, amerikės i duhėsh qė tė ri-pėrcaktonte konturet dhe detyrat e saj tė reja, dhe nė vitin 1992, nėn komandėn e Dick Cheney etj, shkruan njė dokument qė tė udhėzojė politikėn e jashtme Amerikane tė erės sė post-luftės sė Ftohtė, e njohur rėndom si Rend i Ri Global.

Dokumenti udhėzues pėr Planin e Mbrojtjes rrodhi nė vitin 1992, dhe zbuloi se, ―nė njė qėndrim politikė tė gjerė dhe tė ri qė ėshtė nė fazėn e tij edituese, Departamenti i Mbrojtjes pohon se misioni Amerikanė politikė dhe ushtarak nė erėn e post-luftės sė ftohtė do tė jetė qė tė sigurojė se asnjė superfuqi rivale nuk lejohet tė lind nė Europėn Perėndimore, Azi, ose nė territoret e ish-Unionit Sovjetik, dhe kjo ―Dokumenti i klasifikuar e bėnė ēėshtjen se bota do tė dominohet nga vetėm njė superfuqi pozicioni i sė cilės mund tė pėrjetėsohet me sjellje konstruktive dhe pushtet tė mjaftueshėm ushtarak pėr tė penguar ēdo shtet ose grup shtetesh nga sfidimi i epėrsisė Amerikane.

Pėr mė shumė, ―drafti i ri, skiconte njė botė nė tė cilėn ėshtė vetėm njė pushtet ushtarak dominant udhėheqėsit e sė cilės duhet tė mbajnė mekanizmat pėr tė penguar konkurrentė tė mundshėm nga qoftė edhe nga ata qė frymėzojnė njė rol mė tė gjerė rajonal apo global.

Midis sfidave tė nevojshme kundrejtė epėrsisė Amerikane, dokumenti, postuloi luftra rajonale kundėr Irakut dhe Koresė sė Veriut, dhe identifikoi Kinėn dhe Rusinė si kėrcėnuesit e saj mė tė mėdhenjė. Ai sqaron mė tej se SH.B.A., mund tė konsiderojė gjithashtu zgjerimin e angazhimit tė sigurisė sė vėndeve tė Europės Lindore dhe Qėndrore njėlloj me ato qė janė zgjeruar nė Arabinė Saudite, Kuvait dhe shtete tė tjerė Arab pėrgjatė Golfit Persian.[xvii]

Sipas kėtij zhvillimi, nuk ėshtė e ēuditshme aspak qė luftrat amerikane tė jenė ligjėsuar nė botėn tonė nėn dhunėn e pushtetit tė frikės shumė-dimensionale shkaktuar nga pushtete dogmatikė dhe tiranikė.

Nuk ėshtė i ēuditshėm as ‘konsesusi neoliberal’ pėr tė cilin do flasim nė vazhdim; as gjunjėzimi e shteteve tė vegjėl; as edhe thurja e lavdeve nga opinionistėt dhe “akademikėt” shqiptarė pėr “demokracinė” amerikane; fundja, ata nuk pėrpiqen t’a njohin nė thelb kėtė politikė, por mjaftohen te propaganda amerikane dhe europiane dhe te servilizmi i tyre; por sidoqoftė, ky hegjemonizėm, mbart fundin e tij, sado i sofistikuar qė tė bėhet.

Por ky, ėshtė plani i jashtėm amerikan; plani i brendshėm ėshtė mė tiranik. Amerika, qė nga 9/11 i 2001, d.m.th., me rrėnimin e dy kullve nė mes tė Nju Jorkut, nė emėr tė ‘terrorizmit’, miratoi Aktin e Patriotit, duke kufizuar ashpėr tė drejtat e emigrantėve dhe qytetarėve amerikanė. Por ky shtrėngim ka ardhur duke u rritur, sikurse njė profesor amerikanė citon:

Gėrryerja graduale e lirive tona civile erdhi nė formėn e pėrgjimeve tė bisedave telefonike pa autorizim gjykate, abuzimi i Aktit PATRIOT i SH.B.A-sė, Sistemi i Regjistrimit tė Sigurisė sė Hyrje/Daljes (NSEERS), Akti i vėrtetė i ID, Akti Ushtarak i Komisioneve, Mos Fluturimi dhe Listat e Rekrutėve, Abuzimi i Meterialeve tė Statutit sė Dėshmisė, Sulme mbi Lirinė e Akademikėve dhe monitorimi i grupeve paqėsore.[xviii]

Kjo situatė ka ēuar nė krijimin e njė shteti policesk dhe tiranik tė dimensioneve tė paprecedent nė historinė humane; sikurse njė tjetėr analist nė Uashington Post citon:

Prirja e qeverisė [amerikane] qė nga 11 Shtatori 2011, pėr tė operuar nė fshehtėsi dhe duke u fshehur pas doktrinės sė tė “fshehtave shtetėrore” e njė dege ekzekutivi ka dėmtuar sigurinė tonė kombėtare afatgjatė dhe karakterin kombėtar. Ajo ka, duke sakrifikuar mirėqėnien e pėrgjithshme tė Amerikanėve dhe liritė civile, sjellė nė pah njė kompleks mbikqyrjeje ushtarake-industriale-inteligjente tė vazhdueshėme nga kongresi![xix] (Theksi u shtua)

Kjo situatė terrorizmi brenda ish-vendit mė tė lirė nė botė ka ēuar nė burgosje tė shumė qytetarėve tė pafajshėm pa afat dhe pa paralajmėrim (kujto, Guantanamo), madje pa udhėr prokurorie dhe gjykate; pėrgjime elektronike nga njė numėr i papėrcaktuar agjencishė private; punėsimin e njė spiunazhi tė paprecedent nė historinė kushtetuese amerikane; cėnimin e lirisė edhe brenda nė familje; krijimin e njė gjykate tė fshehtė; etj si kėto.

Kėshtu, Amerika, vendi i fundit i lirisė tashmė ėshtė nė rrezik dhe po shkon drejt njė sistuate qė globi e ka pėrjetuar shumė herė por jo nė kėto pėrmasa. Kėto zhvillime janė treguesit e parė tė rėnies sė njė Perandorie dhe bashkė me rrėnimin e ekonomisė amerikane ato pėrbėjnė domosdoshmėri tė pėrjetėsimit tė luftės globale si pjesė e gjeostrategjisė sė saj. Kėshtu, e gjėndur nė kėtė kuadėr, ‘demokraci’ pėr elitėn amerikane ėshtė velloja i saj strategjike: plaēkitja e globit dhe masakrimi i tij!

Ky ėshtė pra principi ideologjikė pas kuintave politike, ekonomike dhe institucioneve shoqėrore qė dominon aparatet e pushteteve: tė kontrollojė popullin dhe tė ruaj ekspansionin e autoritetit qėndror. Demokraci d.t.th., nė kėtė kuptim thjesht njė ruajtje e njė ‘imazhi’ demokracie, pėr legjislativin, gjyqėsorin, dhe ekzekutivin, dhe natyrisht votimet! Nga ana tjetėr, ky kaos global dhe autoritativ i parafabrikuar, krijon kushtet pėr luftė dhe revolucione; kjo ėshtė arsyeja, qė sot shohim revolta popullore anė e mban globit, revolta tė cilat natyrshėm do tė shtohen mė shumė.

Kaosi global kėrkon shpenzime marramendėse pėr t’u ruajtur: Universitetet kontribuojnė!
Nė fakt, vetė ekonomia kapitaliste ėshtė kaotike e cila nė zemėr tė saj mbart monedhėn si instrument ekonomik. Kjo ekonomi, ėshtė praktikuar nė kėtė mėnyrė, jo sepse ishte ‘gjenealogjike’, e pranuar demokratikisht dhe e natyralizuar mbi qėnien humane, por sepse ėshtė produkt i imponuar nga politika monetare, e cila ka qėnė pronė e mbretėrve, denbabadén.

Sot kjo politikė, ka pėrfshirė edhe grupe tė tjerė pushtetar: politikanėt vendor dhe gjithė fraksionet e tyre subjektivė; pronarėt e shumė-kombsheve me gjithė konceptet e tyre eugjenike, dmth, domonimi dhe pėrkryerja e njė specieje super-elitare e cila tė nėnshtrojė dhe kontrollojė ato specie qė s’janė tė denja pėr t’u vet-kontrolluar; elitat fetare me gjithė konceptet e tyre qyl-synuese etj., ku mbreti luan njė rol dytėsor dhe jo esencial. Tė gjithė kėto pushtete mbėshteten te spekulimet monetar, cituar mė lart.

Por, sikurse kemi cituar pėrgjatė kėtij studimi, akumulimi i pushtetit ekonomik pėrmes kapitalizmit, ka ēuar superelitėn nė shpenzime marramendėse, shpenzime tė cilat kryhen nė sektorė tė ndryshėm tė shoqėrisė civile me qėllim pėrjetėsimin e kaosit dhe oligarkisė globale nė njėmendėsi me atė vendore, dhe ajo fillon manipulimin e saj qė nė Universitete:

Superelita sponsorizon dhe promovon studimet qė asaj i shkojnė pėr shtat; disa prej tyre, janė tė gjithė ato studime qė dikush ndesh nė pjesėn mė tė madhe tė universiteteve, sidomos ata qė konsiderohen super-elitarė.

Disa prej tyre janė Harvard; Yale; Cambridge etj., ku studiojnė bij dhe bija, tė superelitės. Kėto studime karakterizohen mė shumė nga njėjtėsimi e metodologjive shkencore, sesa nga respektimi i metodologjive gjenealogjike, dmth, ato synojnė tė zhdukin gradualisht metodologjitė ‘etnologjike’, (pėrtej atyre qė citojnė nė preambulatė e tyre) tė cilat kanė pėr qėllim tė unifikojnė shkencėn teknike nė njė tė tėrė, nė shėrbim dhe interesit tė plotė tė shumė-kombsheve.

Nė vija tė pėrgjithshme, kėto studime justifikojnė eksplorimin e tyre nėn arsyen se bota ka nevojė tė shmang problemet e saj pėrmes njė mobilizimi dhe vendimi global. Mė konkretisht, d.t.th., se diēka e tillė imponon njė ‘qeveri globale’, e cila do tė jetė pronė e atyre qė menaxhojnė burimet natyrale tė mėmės tokė, cituar mė lart. Ky zhvillim gjeneron kuadro dhe punėtorė ri-ciklues tė cilėt natyrisht janė pronė e korporatave dhe hierarkisė globale.

Gjithashtu, kėta universitete elitarė, tentojnė tė uzurpojnė njohurinė dhe autonominė e universiteteve kombėtar.

Njė shembull konkret ėshtė Deklarata e Bollonjės, e cila, kishte pėr qėllim unifikimin e kualifikimit universitar, me qėllim qė tė siguronte konkurrencėn ndėrkombėtare tė ekonomisė europiane kundrejtė ekonomive konkurrente tė bllokut atlantiko-perėndimor (NAFTA) dhe tė ekonomive Aziatike.

Natyrisht qė ky zhvillim ishte si rezultat i ekonomisė sė marketingut dhe fleksibilizimit tė tregut tė punės qė ekonomia globale e marketingut imponon, d.m.th., tė ofrojė unifikim esencial tė tregut tė punės pėr sa i pėrket deregullimit tė tregut —por jo lėvizjen e tij i cili pengohet me ēdo lloj mėnyre, sidomos nga Jugu drejt Veriut, me qėllim qė i pari tė ofrojė avantazhet krahasuese ku ofrohen te shumė-kombshet e tė dytėve.

Nė fjalė tė tjera, unifikimi i sistemeve kualifikuese pėrbėn homogjenizimin e tregut tė punės qė imponon ndėrkombtarizimi i ekonomisė sė tregut.[xx]

Superelita me qėllim qė tė sigurojė ‘mbledhje’ tė qeta dhe pa dėme fizike nga anti-globalistėt, ndonėse kėta tė fundit kooptohen lehtė, duhet tė paguaj shuma tė mėdha pėr tė ruajtur kėtė rend.

P.sh., Forumi Ekonomik Global ėshtė njė organizatė e dominuar dhe e paguar nga korporatat e mėdha: mė shumė se tridhjetė sponsorizues paguajnė ēdo vit $300,000, si pagesė e rregullt, ndėrsa njė grup i pėrbėrė nga pothuajse njėqind persona paguajnė mesatarisht $150,000, dhe mė shumė se dyqind anėtarė tė tjerė paguajnė mė shumė se $30,000 nė vit pėr pjesė-marrjen.[xxi] Pra flasim pėr njė shumė prej $25 milionė dollarė tė cilat shėrbejnė pėr tė siguruar mbledhjet e superelitės.

Natyrisht qė nė kėtė shumė futen 4000 mijė policėt, cituar mė lart, dhe gjithashtu, kamerat dhe televizionet me amplitudė globale. Por ajo qė ėshtė e rėndėsishme tė citojmė kėtu, ėshtė se tė gjitha kėto mbledhje superelitare nuk ofrojnė asnjė zgjidhje konkrete pėr ekonominė, por vetėm varfėrim, izolim dhe degradim tė mėtejshėm tė kombeve dhe tė klasės punėtore globale ku ekositemi rrezikon degradim tė mėtejshėm!

Nėse dje, pra nė antikitet, mbretėrit kishin nevojė pėr ushtarė, me qėllim qė tė ruanin sigurinė e mbretėrisė sė tyre, sot, ngaqė mbretėria ėshtė globale, pėrveē ushtrisė, qė nė rastin konkret ėshtė NATO, e cila, luan rolin e kėsaj ushtrie, superelita ka adoptuar njė sėrė masash tė tjera pėr tė siguruar hegjemoninė korporative: telekamera brenda qyteteve me qėllim qė tė ruhet rendi dhe paqja brenda mbretėrive tė tyre.

Nė kėtė rast, telekamera luan rolin e syrit ndėshkimor, meqėnse, syri magjikė jashtė-tokėsor (Zoti!) po venitet, kundrejtė atyre, qė nuk mbushin dot barkun me bukė; pasaporta biometrike, ku informacioni ėshtė nėn pronėsinė e po tė njėjtės kastė, pra private; nė rastin e Shqipėrisė, informacioni i qytetarėve tė saj ka shkuar nė Bruksel me vendim tė Parlamentit Europian dhe nėn justifikimin e direktivave europiane tė “sigurisė”!

Por kontrollet kanė marrė edhe forma tė tjera, si p.sh., lindshėmria tė kotrollohet pėrmes sterilizimit tė organeve riprodhuese ku medikamenteve u injektohen substanca qė shkaktojnė sterilizim, tė cilat janė pronė e monopoleve tė po tė njėjtės elitė, dhe qė shkojnė tek ata popuj qė konsiderohen se kėrcėnojnė ekuilibrin e ekosistemit, ose janė tė papėrshtatshėm dhe tė padėshirueshėm pėr tė jetuar, me qėllim qė tė bier numri i popullsisė, ose duke emetuar nė hapėsirė, sėmundje gripale, tė cilat dėmtojnė ato masa njerėzish qė kanė njė sistem imunitar tė dobėsuar; zakonisht janė ata njerėz qė vuajnė pėr bukėn e gojės, vuajtje qė shkaktohet nga monopoli i drethėrave superelitar; etj.[xxii]

Pra flasim pėr njė perandori tė “padukshme” dhe tė “pa-kapshme” nga televizionet global dhe vendor! Kjo natyrisht nuk ėshtė se media s’ka mundėsi, por televizionet transmetojnė ato lajme qė nuk dėmtojnė avancimin e ideologjisė neoliberale, ku fundja, janė pak ata, qė merren me studimin e kėsaj kasaphane korporative.

Fundja, televizionet janė pronė e elitave vendore dhe e superelitės, qė d.t.th., mė tej se, gazetarėt marrin pjesė nė krimin masivė global, ndoshta edhe pa e ditur, por sidoqoftė, bashkėpunimi nė krim, ėshtė i pashmangshėm! Nuk ėshtė atėherė aspak e ēuditshme dhe duke patur si qokė luftėn nė Libi dhe mė tej, udhėhequr nga NATO dhe sipas strategjisė sė superelitės, qė njė ndėr “gladiatorėt” dhe kundėrshtarėt e paepur tė sistemit kapitalist global, filozofi politik, Fotopoulos, tė konkludojė nė njė ndėr analizat e tij tė fundit se:

...fakti qė e Majta e Degjeneruar nuk protestoi kundėr luftės nė Libi mbart rreziqe vdekjeprurės pėr paqen ndėrkombėtare dhe kjo nė epokėn tonė, meqėnėse ėshtė e dukshme se kjo ekspeditė, qė u mbėshtet indirekt nga pjesa mė e madhe e tė majtės ndėrkombėtare, pėrbėnte thjesht provėn generale pėr ekspeditat kriminale tė pėrgatitura pėr Sirinė, Iranin, dhe Libanin qė kanė pėr qėllim jo vetėm inkorporimin e ēdo regjimi jo klintelist nė Rendin e Ri Global por edhe te “zgjidhja” pėrfundimtare e ēėshtjes Palestineze, me kompletimin e kombzhdukjes (ethnokatharsit) sė Palestinezėve qė ka shpėrthyer kėtu e 60 vjet.

Dhe jo vetėm! Gjithėdinamikėn totalitare tė elitės mbikombėtare qė do tė shėnojė suksesin e kėtyre synimeve sinjalizon edhe shkatėrrimin e ēdo rezistence kundėr globalizimit neoliberal, i cili do tė themelohet si Rendi i Ri Global pėr shumė shekuj, nė Mesjetėn e re qė po lind, pėrpara sė cilės Mesjeta e vjetėr do tė duket si parajsė...[xxiii] (Theksi u shtua)

Dhe nėse shtojmė borxhin amerikanė, i cili ėshtė pėr ēdo amerikanė (300 milionė) mė shumė se $500 mijė ku 1% e oligarkisė amerikane kontrollon mė shumė 40% tė pasurisė vendore; dhe ndotjen e ekosistemit me elementė kimik, manipulimin e motit dhe spėrkatjen e bimėsisė nga gjeoinxhinierė qė pėrfaqėsojnė pushtete kaotikė! ― tė elitės kapitaliste globale, ku vetėm nė njė zonė malore tė Amerikės, Kalifornia, uji ėshtė i ndotur dhe i helmuar nė nivele alarmante nė saj tė spėrkatjes shumė-vjeēare, me 61000 mikrogram alumin pėr litėr, 61 herė mė shumė se ē’duhet (plus barium dhe stroncium, respektivisht 83-343) duke kontaminuar, toksikuar dhe vrarė gradualisht mikroorganizmat e tokės, tė cilėt janė tė domosdoshėm pėr ndėrveprimin saj, tokė e cila, mbart pehįsh (pH, forcė hidrogjene) neutral prej mė shumė se 6.8 ku niveli normal duhet tė jetė midis 4.5-6.0, nėn justifikimin se elita po ftoh planetin, shkaktuar nga shoqėritė konsumeriste dhe dioksidi i karbonit i ēliruar nga ato!...; dhe e gjithė kjo katastrofė, fillon qė nga koha kur amerika miratoi privatizimin e motit 50 vite mė parė[xxiv]; atėherė, mund tė konkuldojmė se jeta globale nė tėrėsi ėshtė seriozisht nė rrezik dhe sistemi kapitalist me ekonominė e marketingut dhe tė ndėrkombtarizuar po shkon drejt njė katastrofe ekologjike tė padėshmuar ndonjė herė nė historinė humane![xxv]―(shih gjithashtu referencat e Le Monde)

Kėshtu, nė pjesėn tjetėr do flasim pėr impaktin masivė qė pėsojnė vendet e vogla nga globalizimi i ekonomisė, marshimi i perandorisė sė superelitės dhe hapjes sė gjithēkaje me qėllim qė Redi i Ri Global tė shij grurė aty nuk i takon! Do tė paralelizojmė ekonominė tonė me atė greke dhe do tė identifikojmė simptomat e pėrbashkėta tė tyre.

Gjithashtu, do tė shohim se ekonomia greke nuk kapitulloi sepse politikanėt e saj kishin fshehur borxhet, ashtu sikurse propagandon elita vendore nė njėmendėsi me atė globale bashkė “akademikėt”, por sepse vet sistemi kapitalist global ēon nė kapitullim dhe rezultate shkatėrrimtare. Do tė shohim kėshtu nė mė shumė detaje edhe kapitullimin e pashmangshėm tė Shqipėrisė, krijuar natyrisht nga naiviteti i “elitės” dhe “inteligjencės” sonė vendore!

Nga Ylli Permeti
avatar
Zattoo

667


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi