Purifikimi i zemrės sipas sufijve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Purifikimi i zemrės sipas sufijve

Mesazh  Fakiri prej 24.01.12 16:15

PURIFIKIMI I ZEMRES (tasfije-purifikim,pastėrim)

Kushtet kryesore qė duhen respektuar pėr t’i mbrojtur vetitė e larta tė zemrave tė paqėta (selim), tė kthyera nga Zoti (munib) dhe tė ngopura me besim (mutmain), pėr t’i mjekuar zemrat e sėmura dhe pėr tė mos rėnė nė gjendjen e zemrave tė vulosura me privimin dhe izolimin e pėrjetshėm, janė kėto:

a) Ushqimi hallall.
b) Pendimi dhe lutja.
c) Kėndimi i Kur’anit dhe ndjekja e konkluzioneve tė tij.
d) Kryerja e adhurimeve me pėrshpirtshmėri.
e) Gdhirja e netėve.
f) Dhikrullah dhe murakabe.
g) Ndjenja e afėrsisė ndaj Resulullahut (s.a.s.) dhe salavati sherife.
h) Meditimi mbi vdekjen.
j) Qėndrimi me njerėzit e mirė (salih) dhe besnikė (sadik).
k) Pajisja me njė moral tė bukur.
Kėto kushte mbi tė cilat duhet qėndruar me seriozitet dhe qė duhen zbatuar me zell, para sė gjithash duhet tė kuptohen drejt dhe tė njihet rėndėsia e tyre.

a) Ushqimi hallall(I lejuar)

“ O vėllezėrit e mi! Pėr sa kohė qė tė hani haram,mos pandehni se do tė arrini gjė nė urtėsi dhe marifet!“. Ibrahim Desuki (k.s.)

Adhurimet kryhen, krahas ushqimeve shpirtėrore qė e ushqejnė shpirtin, edhe me fuqinė dhe forcėn qė merr trupi nga lėndėt ushqimore. Ndėrsa nga ushqimet hallall (tė lejuara, tė bekuara) reflektohet nė trup frymė dhe frymėzim shpirtėror, nga ushqimet haram (tė palejuara, tė pabekuara) qė janė e kundėrta e tė parave, shfaqet shqetėsim, ankth dhe indiferentizėm.

Mes ushqimit hallall dhe akteve tė mira ka njė lidhje tė ngushtė. Rėndėsia e ushqimit hallall ėshtė e madhe edhe nė pranimin e lutjes.Kėtė ēėshtje,i Dėrguari i Zotit(s.a.s.) e shpreh kėshtu:“(Ne u patėm thėnė): “O ju tė dėrguar, hani atė qė ėshtė e lejuar dhe e mirė dhe bėni vepra tė mira se Unė e di atė qė ju veproni.!” (el-Mu’minun, 51)

“ O ju qė besuat, hani nga tė mirat qė ua kemi dhėnė dhe falėnderoni All-llahun, nėse jeni qė vetėm Atė e adhuroni.!” (el-Bakara,172)

Pasi leximit tė kėtyre ajeteve, i Dėrguari i Zotit(s.a.s.) bėri fjalė pėr njė burrė tė kthyer nga fushata e gjatė me flokė dhe mjekėr tė trazuar,i cili ngriti duart pėr lutje dhe u lut kėshtu: “O Zot! O Zot!” Pastaj vazhdoi:Si mund t‘i pranohet lutja kėtij njeriu qė ha haram, pi haram dhe vishet me haram?”

Miqtė e Zotit qė janė njerėz tė zemrės, tregohen tė rreptė nė kėto dy specifika pėr zhvillimin e botės ndjesore dhe thonė:“Duke ngrėnė,bėni kujdes se ē‘ju hyn nė gojė, duke folur, bėni kujdes se ē‘ju del prej goje!..”

Edhe hadithi profetik nė vijim na e shpreh neve mjaft bukur dhe nė mėnyrė lakonike se ėshtė tejet e domosdoshme tė tregohemi tė kujdesshėm nė ēėshtjen e dallimit dhe vlerėsimit tė hallalleve (gjėrave legjitime, tė lejuara e tė bekuara) dhe harameve (gjėrave jolegjitime,tė palejuara e tė pabekuara).

Profeti ynė (s.a.s.) porosit:“Pa dyshim, hallalli ėshtė i qartė. Edhe harami ėshtė i qartė. Por mes kėtyre ka njė sėrė dyshimta,e mbron fenė dhe dinjitetin e vet.Kurse personi qė nuk shmanget nga gjėrat e dyshimta,me kohė bie nė haram. Krejt si puna e ēobanit qė e kullot tufėn pėrreth njė are tė huaj kur ka rrezik qė dhentė t‘i hyjnė nė arėn e huaj.Kini kujdes! Ēdo padishah ka njė arė ku hyrja ėshtė e ndaluar.Dhe mos harroni se ara me hyrje tė ndaluar e Zotit janė gjėrat qė Ai i ka bėrė haram!”
avatar
Fakiri

1011


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Purifikimi i zemrės sipas sufijve

Mesazh  Fakiri prej 24.01.12 16:17

Zemrat nė gjendje bindjeje,nėnshtrimi dhe paqėtimi me urdhrin e Zotit,bėhen qendra urtėsie, dobie dhe frymėzimi.E kundėrta e kėtyre,zemrat dhe trupat qė nuk ruhen prej gjėrave haram dhe tė dyshimta,kthehen kryekėput nė strehim tė keqeje dhe nė ēerdhe imoraliteti.

Shembujt e mėposhtėm janė tejet mėsimdhėnės pėrsa i pėrket rėndėsisė sė kėsaj korrektese dhe ndjeshmėrie.Ebu Bekr Besniku (r.a.) kishte njė skllav.Skllavi punonte, fitonte dhe,njė pjesė tė fitimeve i sillte nė shtėpi.Dhe Ebu Bekri hante prej gjėrave qė i sillte skllavi.Njė ditė prej ditėsh,skllavi i solli pėrsėri Hz. Ebu Bekrit gjėra pėr tė ngrėnė dhe ai filloi tė hante.

Skllavi e pyeti:“A e di se ē’po ha?”
Hz. Ebu Bekri (r.a.) iu kthye: “Jo! Pa na e thuaj ti!”
Skllavi e sqaroi kėshtu:“Nė kohėn e injorancės (paganizmit),megjithėse s’dija fall,i pata hedhur fall njė burri duke e mashtruar.Sot u takuam me tė.Si shpėrblim,ai mė dha kėtė ushqim nga i cili po ha ti tani!”
Hz. Ebu Bekri futi gishtat nė fyt dhe,pavarėsisht nga mundimet,i nxori jashtė gjithēka kishte ngrėnė!

Sipas njė varianti tjetėr tė kėtij rrėfimi, skllavi i tha pastaj:“Pse gjithė ky mundim pėr njė kafshatė?”
Dhe Hz. Ebu Bekri iu pėrgjigj:“Do ta nxirrja kėtė kafshatė edhe sikur ta dija se kishte pėr tė mė dalė shpirti bashkė me tė!”

Edhe kjo bisedė e zhvilluar gjatė vizitės qė i pati bėrė Hizri (a.s.) mikut tė Zotit, Abdulhalik Guxhdevani (k.s.) ėshtė mjaft mėsimdhėnėse.
Hizri (a.s.) nuk i preku gjellėt qė ia vuri para Guxhdevani dhe u tėrhoq pas nga sofra. I ēuditur, Guxhdevani e pyeti:“Kėto janė kafshata hallall, pse nuk ha?”
Hizri (a.s.) i dha kėtė pėrgjigje:“Po, janė llokma hallall, mirėpo ai qė i ka gatuar, i ka gatuar me zemėrim dhe moskokėēarje!”

Siē shihet,pėrtej cilėsisė nė vetvete tė ushqimeve si hallall ose haram,mbi personin qė i ha ndikojnė edhe gjendja dhe cilėsitė shpirtėrore tė personit qė i gatuan. Kjo situatė nxjerr nė pah rėndėsinė dhe delikatesėn e qėndrimit qė duhet mbajtur para ushqimeve.
Ndjeshmėria e posaēme e njerėzve tė mirė nė lidhje me gjėrat ushqimore,i ka shtyrė ata t’i ēojnė nė shtėpi tė mbyllura ushqimet e blera nė pazar, sepse mbi to nuk duhet tė mbeten mbresat e “syve tė ngulur mbi to”, efektet negative tė shikimeve tė nevojtarėve.

Krahas shmangies dhe ruajtjes me rreptėsi nga gjėrat haram dhe tė dyshimta,edhe gjatė pėrdorimit tė tė mirave hallall, besimtari duhet ta ruajė mirė ekuilibrin e kursimit dhe tė shmanget nga shpėrdorimi. Nė Kur’an urdhėrohet: Zoti juaj e di mė sė miri atė qė keni nė shpirtin tuaj. Nėse keni qėllime tė mira, vėrtet Ai u fal atyre qė pendohen.!

Ata qė shpenzojnė tepėr (mastrafxhinjtė) janė vėllezėr (nė veprim) tė djajve, e djalli ėshtė pėrbuzės i madh i Zotit tė Tij!” (Isra, 26-27)

Nė Methnevinė e tij, poeti Mevlana Xhelaleddin Rumi e shpreh figurativisht kėshtu efektin e kafshatės hallall mbi trupin dhe shpirtin:“Mbrėme frymėzimi na u shfaq ndryshe, sepse disa kafshata tė dyshimta qė na ranė nė stomak,na e zunė rrugėn e frymezimit!Ushqimet e dyshimta qė t‘i dėshiron nefsi janė si gjemba qė tė janė ngulur nė kėmbė, qė ta zėnė rrugėn pėr tek Zoti.Prandaj,ata qe nuk i kanė kushtuar vėmendje kafshatės, janė bėrė mėkatarė!

O trup! Brenda teje ėshtė njė trėndafil i tillė qė, po ta ruash atė, nga aromat e kėndshme qė pėrhapen pėrreth, formohen trėndafilishte irfani (kulture fetare) dhe marifeti (afėrsie hyjnore)!”
Abdulkadir Gejlani (k.s.)tėrheq kėshtu vėmendjen mbi rėndėsinė e kafshatės nė purifikimin e zemrės:“Shih, o bir!Ushqimi haram e vdes zemrėn.Ka kafshata qė e ndriēojnė zemrėn, ka kafshata qė e mbysin nė errėsirė atė.Ka kafshata qė tė preokupojnė me kėtė botė, ka edhe kafshata qė tė preokupojnė me botėn tjetėr.

Ka kafshata qė tė bėjnė tė pėrkushtuarin e tė dy botėve, ka edhe kafshata qė tė kthejnė kah Krijuesi edhe i kėsaj bote, edhe i botės tjetėr.Ngrėnia haram tė preokupon me kėtė botė dhe t’i tregon tė dashura vanitetet.Ngrėnia mubah(e zakonshme, normale dhe e rregullt)tė preokupon me ahiretin dhe t’i bėn tė dashura adhurimet.

Kurse ngrėnia hallall ta afron zemrėn te Zoti. Cilėsia dhe efekti i tė ngrėnave mund tė kuptohet vetėm me anė tė ndjerjes (marifetullah) sė Zotit. Dhe ndjerja e Zotit bėhet nė zemėr, jo nė letėr dhe libėr. Aftėsia pėr ta njohur dhe ndjerė praninė e Zotit (marifetullah) i dhurohet si mirėsi (ihsan) zemrės nga vetė Zoti, jo nga krijesat e Tij, gjė qė vėrtetohet pas veprimit me anė tė vėrtetimit tė unitetit hyjnor (tevhid-i ilahi) dhe konkluzioneve dhe urdhrave hyjnorė!”

Ibrahim Desuki (k.s.) thotė:“Vėllezėrit e mi! Pėr sa kohė qė tė hani haram,mos pandehni se do tė arrini diēka nė lidhje me urtėsinė (hikmet) dhe intuitėn (marifet)!”

Gjithashtu nė lidhje me ngrėnien hallall, tė tėrheq vėmendjen biseda e zhvilluar mes Ubejdullah Ahrar-it (k.s.) dhe Sejjid Kasėm Tebrizi-ut.

Ubejdullah Ahrar tregon:“Njė ditė, Hz. Sejjid Kasėm mė tha:“Baba,a e di pse urtėsia dhe e vėrteta shfaqet rrallė nė kohėn tonė? Sepse nė kohėn qė po jetojmė,pastrimi nga bestytnitė dhe paragjykimet ka mbetur nė shumė pak njerėz. Pėrkryerja ėshtė tek pastrimi nga bestytnitė dhe paragjykimet, gjė qė ėshtė e mundur me anė tė ngrėnies sė kafshatės hallall. Kurse nė kėtė kohė, kafshatat hallall janė shumė tė pakta dhe njerėzit e pastruar nga bestytnitė dhe paragjykimet pothuajse s’ekzistojnė.E si kėrkon,atėherė,t’u shfaqet enigma hyjnore tė tillėve?”
avatar
Fakiri

1011


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Purifikimi i zemrės sipas sufijve

Mesazh  Fakiri prej 24.01.12 16:22

b) Pendimi dhe lutja

“ Thuaj: “Zoti im as nuk do tė kujdesej pėr ju, sikur tė mos ishte lutja juaj (kur gjendeni nė vėshtirėsi, ose sikur tė mos ishit tė thirrur tė besoni), e ju pėrgėnjeshtruat, andaj dėnimi do t’ju jetė i pandėrprerė”..” (el-Furkan, 77)

Profetėt dhe tė gjithė tė urtėt i janė lutur dhe pėrgjėruar Zotit gjithmonė,nė ngushticė dhe bollėk, nė hidhėrim dhe gėzim. Meqė edhe tek profetėt kanė ndodhur gabime, nuk mund tė mendohet ndonjė njeri qė tė pėrjashtohet nga lutja dhe pendesa. Dhe ngaqė lutja dhe pendesa, me natyrėn e tyre tė vėrtetė, pėrmbajnė kuptimin e njė pendimi dhe pėrgjėrimi tė brendshėm, janė mjetet mė me efekt tė afėrsisė ndaj Zotit. Edhe njė ndėr urtėsitė e faktit qė namazi nė arabishte quhet “salat”, “lutje”, ėshtė se namazi ėshtė shprehja mė e gjerė dhe pėrfshirėse e lutjes dhe pėrgjėrimit.


Nga ana tjetėr, fillimi i lutjes ėshtė pendesa, ėshtė tė kėrkosh falje nga Zoti. Hadithi i mėposhtėm i Profetit (s.a.s.),me tė cilin ai kėrkon tė pohojė se zemrat e nxira si rezultat i mėkateve tė kryera ndriēohen me anė tė pendesave,ėshtė tejet orientues e paralajmėrues pėr sa i pėrket purifikimit tė zemrės:“Kur robi bėn njė gabim, nė zemrėn e tij formohet njė pikė e zezė.Po qe se heq dorė nga ai mekat,pendohet dhe bėn pendesė,zemra i pastrohet dhe i shkėlqen.Por po tė mos veprojė kėshtu,por ta pėrsėrisė mėkatin,pikat e zeza shtohen dhe, mė nė fund,e pėrfshijnė krejt zemrėn.

Ja,kjo ėshtė gjendja pėr tė cilėn bėn fjalė Zoti i Lartė:“Jo, nuk ėshtė ashtu! Por tė kėqijat qė i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.!” (el-Mutaffifin, 14)

Po ta shohim botėn me syrin e zemrės,vėrejmė se tė gjitha krijesat,para se tė falenderojnė pėr dhuntitė hyjnore, ndodhen nė pozitėn e pohimit tė dobėsisė sė tyre. Pėr njeriun i cili ka vullnet dhe ėshtė absolutisht e pamundur qė tė mos bjerė nė gabim gjatė pėrdorimit tė vullnetit tė vet,pendesa ėshtė hapi i parė qė duhet hedhur nė rrugėn e afrimit (takarrub) tek Zoti.

Me cilėsinė e saj si ftesė pėr mėshirėn hyjnore,lutja zotėron njė forcė tė madhe ndikuese siē ėshtė sigurimi i mundėsisė pėr tė shpėtuar nga vuajtjet e paracaktuara. Ėshtė pėr kėtė arsye qė, ashtu siē e kemi pėrsėritur edhe mė parė me pretekste tė ndryshme,nė tė gjitha tarikatet,mėsimi fillon me pendesėn.

Lidhur me rėndėsinė e lutjes, nė Kur’an thuhet kėshtu:Thuaj: “Zoti im as nuk do tė kujdesej pėr ju, sikur tė mos ishte lutja juaj (kur gjendeni nė vėshtirėsi, ose sikur tė mos ishit tė thirrur tė besoni), e ju pėrgėnjeshtruat, andaj dėnimi do t’ju jetė i pandėrprerė”. (el-Furkan,77)

“E kur robėt e Mi tė pyesin ty pėr Mua,Unė jam afėr, i pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet, pra pėr tė qenė ata drejt tė udhėzuar,le tė mė pėrgjigjen ata Mua dhe le tė mė besojnė Mua.” (el-Bekare, 186)

“Luteni Zotin tuaj tė pėrulur e nė heshtje,pse Ai nuk i do ata qė e teprojnė.!” (el-A’raf,55)

Nė hadithet e tij, Profeti (s.a.s.) ka porositur kėshtu:“Nuk mund tė kėtė gjė mė me vlerė se lutja ndaj Zotit!Lutja ėshtė thelbi i adhurimit!”

“Personi qė dėshiron t‘i pranohet lutja nė kohe ngushtice dhe shqetėsimi,tė lutet shumė edhe nė kohė bollėku dhe mirėqenieje!”

“Kujt t’i jenė hapur portat e lutjes, do tė thotė se i janė hapur portat e mėshirės!”

“Lutiuni Zotit tė Madh duke besuar se do t‘ju pranohet lutja! Dijeni se Zoti nuk e pranon lutjen e bėrė me zemėr indiferente!”

Siē del nga ky hadith profetik,tė pandehėsh se lutjet e bėra me zemėr indiferente dhe me njė mėnyrė tė trashė, do tė pranohen te Zoti, s’ėshtė gjė tjetėr veēse tė gėnjehesh nga djalli.

Imam Rabbani (k.s.) thotė:“Lufta fitohet duke marrė pjesė nė tė me dy ushtri:njėra, ushtria e ushtarėve, ndėrsa tjetra, ushtria e lutjeve!” Edhe sahabet,shokėt e Profetit,kur niseshin pėr nė luftė,veē lutjeve qė bėnin vetė, i porosisnin shokėt e sufės tė luteshin pėr ta nė mungesė.
avatar
Fakiri

1011


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Purifikimi i zemrės sipas sufijve

Mesazh  Fakiri prej 24.01.12 16:25

Profeti (s.a.s.) ka porositur:“Nuk ka lutje tė pranuar me shpejt se lutja e njė besimtari pėr njė besimtar tjetėr nė mungesė!” Njerėzit u luten personave nga tė cilėt shpresojnė se do t’ua plotėsojnė lutjen.Mirėpo motivi bazė qė siguron pranimin e lutjes drejtuar Zotit, mė tepėr se pranueshmėria e lutėsit nė lartėsinė hyjnore, ėshtė principialiteti dhe sinqeriteti i kėrkesės.

Kjo do tė thotė se lutja nga zemra qė do tė bėnte me principialitet dhe sinqeritet njė mėkatar pėr vėllain besimtar do tė ishte mė e dobishme se lutja pa zemėr e dikujt tjetėr i cili, pėrsa i pėrket pozitės tek Zoti ndodhet ku e ku mė lart se mėkatari!Tė jesh mėkatar nuk do tė thotė se tė ka braktisur Zoti.

Po tė ishte kėshtu,pėrmendja e gabimeve,tė metave dhe mėkateve tė mėkatarit nuk do tė konsiderohej pėrfolje,gjė qė ėshtė njė nga mėkatet e mėdha.Ja,pra,kushdoqoftė, duhet ta kuptojė dhe njohė vlerėn e fitimit tė zemrės sė njė robi tė Zotit dhe tė marrjes sė lutjeve tė sinqerta tė tij!

Sahabet e kanė pyetur tė Dėrguarin e Zotit (s.a.s.):
“Cila ėshtė lutja mė e pranuar?”
I Dėrguari i Zotit(s.a.s.) u ėshtė pėrgjigjur:
“Lutja e bėrė nė pjesėn e fundit tė natės dhe pas ēdo namazi farz!”
Pėr pranimin e lutjes,vetėm shprehja verbale e kėrkesės ėshtė e pamjaftueshme. Zemra duhet tė dridhet me dėshirat mbi kuptimin e ngarkuar nė fjalėt dhe nėse lutja ėshtė pėr faljen e njė mėkati,duhet bėrė me njė vendosmėri pėrfundimtare pėr tė mos e pėrsėritur mė.

Nga ana tjetėr,pėr sa i pėrket sigurimit tė ngjitjes sė lutjeve nė lartėsinė e Zotit, rėndėsia e orientimit dhe punės sė mirė ėshtė shumė i madh. Nė Kur’an thuhet: “Kush e dėshiron krenarinė (le ta dijė), e tėrė krenaria i takon Zotit (pra le tė kėrkojė prej Tij),te Ai ngrihet fjala e mirė (besimi) dhe veprimi i mirė,e Ai i pranon.E ata qė pėrgatitin dredhira tė kėqija, pėr ata ėshtė njė dėnim i rėndė dhe dredhia e tyre ėshtė e zhdukur.” (Fatir,10)

Duhen bėrė pėrpjekje qė lutjet tė bėhen mes frikės dhe shpresės. Lutja dhe pendesa i ēojnė individėt dhe popujt nė paqe e shpėtim dhe i eliminojnė fatkeqėsitė. Nė lidhje me shpėtimin nga sėmundjet e zemrės dhe pranimin e lutjes, Hz. Mevlana (k.s.) shprehet kėshtu: “Pendohu dhe lutu me njė zemėr plot zjarr pendimi, sepse lulet ēelin nė vende me diell e lagėshti!” Pendesa e parė ka filluar me profetin e parė, Ademin (a.s.). Nė pendesėn e tij ai ėshtė pėrgjėruar kėshtu:“ Ata tė dy thanė: “Zoti ynė, ne i bėmė tė padrejtė (i dėmtuam) vetvetes sonė, nė qoftė se nuk na falė dhe nuk na mėshiron, ne me siguri do tė jemi prej tė shkatėrruarve!”” (el-A’raf, 23)

Kjo lutje ėshtė bėrė model pendese pėr tė gjithė bijtė e tij gjer nė kiamet!

Duke i ftuar robtė e Tij pėr pendesė me qėllim qė zemrat t’u zgjohen nga indiferentizmi dhe t’u shėrohen nga sėmundjet moralo-shpirtėrore,Zoti urdhėron:“O ju qė keni besuar, pendohuni tek Zoti me njė pendim tė sinqertė nė mėnyrė qė Zoti juaj t’i largojė prej jush tė kėqijat, t’ju shpie nė xhennete nėn tė cilėt rrjedhin lumenj ditėn kur Zoti nuk e turpėron Pejgamberin,e sė bashku me tė as ata qė kanė besuar.Drita e tyre ndriēon para tyre dhe nė tė djathtė tė tyre, e ata thonė: “Zoti ynė, vazhdona dritėn tonė,falna neve.

Vėrtet,Ti je i plotfuqishėm pėr ēdo send”.(et-Tahrim,8)
avatar
Fakiri

1011


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Purifikimi i zemrės sipas sufijve

Mesazh  Fakiri prej 24.01.12 16:32

Nė kthimin nga Zoti dhe nė fitimin e njė niveli mė tė lartė nga zemra, lutja dhe pendesa janė shumė tė rėndėsishme.Nė lidhje me kėtė,Zoti ynė i lartė i mėson robtė e vet tė luten kėshtu: “Zoti ynė,mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove,na dhuro mėshirėn Tėnde, pse vetėm Ti je dhuruesi i madh”.”(Al-i Imran,8)

Profeti ynė,Krenaria e Gjithėsisė (s.a.s.),i cili e pati kthyer kėtė lutje nė refren tė jetės, lutej shpesh e shpesh:“Zoti im qė i kthen zemrat nga tė duash! Bėma tė palėvizshme zemrėn nė besim!”

Lutja ėshtė njė nga mjetet mė tė rėndėsishme pėr pastrimin e zemrės. Ajeti i mėposhtėm e thekson bukur rėndėsinė e lutjes nė pastrimin e zemrės nga fėlliqėsitė moralo- shpirtėrore: “ Si shembulli i atyre jo fort moti qė pėrjetuan tė keqen e punės sė vet, edhe ata kanė njė dėnim tė rėndė." (el-Hashr, 15)

Nė fillim duhet eliminuar negativiteti qė i bėhet pengesė arritjes nė synim dhe, nė kėtė mėnyrė,trualli i zemrės duhet sjellė nė gjendje tė pėrshtatshme pėr synimin bazė. Profeti (s.a.s.) e konkretizon kėshtu nė personin e vet domosdoshmėrinė e lutjes dhe pėrgjėrimit tė vazhdueshėm ndaj Zotit me qėllim pėr t’u pastruar nga pandjeshmėria e zemrės dhe mendimeve e ndjenjave negative qė ndodhen tek ajo:“Zoti im! Mbėshtetem tek ti nga dituria qė s‘jep dobi, nga zemra qė s‘rrėqethėt, nga nefsi qė s‘ngopet dhe nga lutja qė s‘do tė pranohet!”
“Zoti im! Pastroma zemrėn nga mėkatet dhe bėma tė kthjellėt si uji i kulluar siē pastrohet e zbardhet kėmisha nga kėllira!”

Hz. Ibrahimi (a.s.) qė pati arritur t’i drejtohet Zotit me njė zemėr tė paqme, i lutej kėshtu Zotit pėr tė mos u turpėruar nė ditėn e ringjalljes kur do tė ekspozohen fshehtėsitė:“ E mos mė turpėro nė ditėn kur do tė ringjallen.”- “Ditėn kur nuk bėn dobi as malli, as fėmijėt.” (esh-Shuara, 87-89)

Nė kėtė mėnyrė i lutej Zotit edhe Profeti ynė (s.a.s.):“Zoti im! Kėrkoj prej Teje njė gjuhė qė thotė tė vėrtetėn dhe njė zemėr tė pastėr!”

Nga ana tjetėr,pėrsėritja dhe vendosmėria nė lutje kanė shumė rėndėsi.Pėrsėritja tri herė e lutjes ėshtė mėnyrė profetike.Lutja e sinqertė kurrė nuk hidhet poshtė.Mirėpo disa kėrkesa,megjithėse janė tė sinqerta,disa herė nuk pėrputhen me “kaderin absolut”. Prandaj lutėsi nuk duhet tė shfaqė lodhje dhe bezdisje, por tė vazhdojė tė lutet,sepse lutjet e paplotėsuara nė kėtė botė do tė plotėsohen nė botėn e pasme (ahiret).
avatar
Fakiri

1011


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Purifikimi i zemrės sipas sufijve

Mesazh  Fakiri prej 27.01.12 14:38

c) Kėndimi i Kur’anit dhe ndjekja e konkluzioneve tė tij

Mbushja e zemrės sonė me urtėsira dhe tė fshehta duke marrė begati nga fryma shpirtėrore e Kur’anit,varet vetėm nga niveli i zemrės qė kemi kur e kėndojme ate!
Njėra prej dhuratave mė tė mėdha qė ka favorizuar Zoti, ėshtė se e ka bėrė njeriun bashkėbisedues tė Kur’anit.

Kriteret e pėrsosura mbi qetėsinė dhe prehjen e vėrtetė tė shpirtit dhe trupit ndodhen nė pėrmbajtjen e begatė tė Kur’anit. Lumturia dhe shpėtimi i njeriut janė tė mundura nė raport me sa pėrfiton njeriu nga kėto kritere ideale.Personi qė e humb ekuilibrin duke mos u strehuar dot nė frymėn shpirtėrore tė Kur’anit dhe duke i kthyer shpinėn atij, do tė thotė se e ka poshtėruar dinjitetin njerėzor, pėrballė meritimit tė kėsaj dhuntie ėshtė zvarritur nė njė mosmirėnjohje tė tmerrshme dhe e ka shkatėrruar veten nė vorbullat e dėshirave dhe pasioneve.

Kur’ani ėshtė shėrim pėr shpirtrat qė vlojnė, pėr zemrat e lodhura, si dhe burim urtėsish hyjnore qė dhurojnė ngushėllim. Kur’ani ėshtė njė favor hyjnor qė ofron kriteret e mundėsisė sė pėrballimit tė sė vėrtetės tmerruese e tė pashmangshme tė vdekjes duke e konceptuar atė si “natė dasme”,si ndėrmjetėsuese bashkimi tė robit me Zotin e vet!

Zoti ynė i Lartė ia paraqet fjalėn hyjnore tėrė njerėzimit, nė kėtė mėnyrė: “O ju njerėz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj kėshilla (Kur’ani) dhe shėrimi i asaj qė gjendet nė kraharorėt tuaj (nė zemra), edhe udhėzim e mėshirė pėr besimtarėt.“(Junus,57)
Nė hadithet e tij, Profeti (s.a.s.) ka porositur:“Kushdo qė shtron gosti,dėshiron qė njerėzit t‘i shkojnė nė gosti dhe kėnaqet nga kjo.

Zemrat e privuara nga pėrmendja e Zotit dhe kėndimi i Kur’anit bien nė kasavet.Kėshtu, Ebu Musa el-Esh’ariu nga sahabet i kėshillonte nė kėtė mėnyrė ata qė i shkonin pėr vizitė:“Vazhdoni tė kėndoni Kur’an!Mos rrini pa kėnduar Kur’an pėr njė kohė tė gjatė, pėrndryshe, siē u ka ndodhur paraardhėsve tuaj, edhe zemrat tuaja gurtėsohen!”

Ngjarja e mėposhtme e cila tregon se Kur’ani ushtron ndikim tė fuqishėm edhe mbi kafshėt dhe engjėjt, ėshtė shumė mėsimdhėnėse.

Usejd bin Hudajr (r.a.) tregon: “Njė natė po kėndoja suren Bekare. Kali mė ndodhej pranė i lidhur. Njė ēast dhe kali nisi tė ngrihej kas.E preva kėndimin dhe kali u qetėsua. Kur fillova prapė tė kėndoj, edhe kali filloi tė ngrihej kas dhe aq u tremba, sa e mora pranė djalin nga frika se mos ma shkelte.

Nė atė mes,kur hodha sytė nga qielli,pashė sipėr meje ca gjėra qė u pėrngjisnin kandilėve qė pastaj u ngjitėn lart e mė lart gjersa mė humbėn nga sytė.
avatar
Fakiri

1011


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Purifikimi i zemrės sipas sufijve

Mesazh  Fakiri prej 27.01.12 14:41

Nė mėngjes,kur ia tregova tė Dėrguarit tė Zotit(s.a.s.), mė tha:”Kėndo, o Usejd, kėndo!”
Pastaj mė pyeti:“O Usejd, A e di se ē‘janė gjerat qė ke parė?”
“Jo!” - I thashė.
Dhe i Dėrguari i Zotit(s.a.s.) mė tha kėshtu:“Ata kanė qenė engjėj qė kanė ardhur pėr tė dėgjuar kėndimin tėnd.Po tė kishe vazhduar tė kėndoje,kishin pėr tė tė dėgjuar gjer nė mėngjes.Atėherė,engjėjt s’do tė kishin mbetur tė fshehtė dhe njerėzit do t’i shihnin!” (Buhari, Fedailu’l-Kur’an, 15)

Kur’ani u ka zbritur njerėzve. Pėr njeriun e zemrės, Kur’ani ėshtė njė thesar meditimi. Rezultati i mbetjes larg frymės shpirtėrore tė Kur’anit, ėshtė njė disfatė absolute dhe e pėrjetshme. Pėr ata qė mbeten tė panjohur pėr detin e urtėsisė, pėrvojės dhe tė fshehtave tė Kur’anit, Zoti thotė kėshtu:“ A nuk e studiojnė me vėmendje Kur’anin? Por jo, ata janė zemra qė kanė drynat e vet! ” (Muhammed, 24)


Kur’ani ėshtė njė shfaqje e emrave tė Zotit e reflektuar nė trajtė fjalėsh nė botėn tonė tė njohjes.Zoti e shpreh kėshtu nė Kur’an madhėshtinė e kuptimit tė pafund tė Kur’anit: “Sikur tė gjithė drutė nė tokė tė jenė lapsa dhe sikur detit t’i shtohen edhe shtatė dete (e tė jenė me ngjyrė),nuk do tė mbaronin fjalėt e Zotit (do tė shteroheshin detet,do tė soseshin lapsat,e jo mrekullitė e Zotit).Zoti ėshtė ngadhėnjyesi i urtė.”(Llukman, 27)

Mbushja e zemrės sonė me urtėsi dhe tė fshehta duke marrė begati nga fryma shpirtėrore e Kur’anit, varet vetėm nga niveli ynė ndjesor (afektiv) qė kemi kur e kėndojmė atė. Pėr kėtė shkak, pėr t’u bėrė konfidentė tė sė vėrtetės sė Kur’anit, ėshtė e domosdoshme t’i pėrftojmė lartėsi sublime zemrės, sepse Kur’ani i cili ėshtė njė udhėzues orientimi nė rrugėn e drejtė, ėshtė i tillė qė personin qė e merr nė dorė pėr ta kėnduar, tė mund ta ēojė edhe nė orientim, edhe nė ēorientim, sipas qėllimit dhe gjendjes ndjesore (afektive) tė personit.

Zoti ynė i Lartė e shpreh kėshtu efektin dhe entuziazmin moralo-shpirtėror tė ajeteve tė kėnduara tė Kur’anit mbi botėn e zemrės sė besimtarėve:“Zoti e shpalli tė folmen mė tė mirė,librin, tė ngjashėm nė mrekulli,tė pėrsėritur herė pas here(me kėshilla e dispozita), qė prej (dėgjimit tė) tij rrėnqethen lėkurėt dhe zemrat e tyre. Ky (libėr) ėshtė udhėzim i Zotit, me tė udhėzon atė qė do. E atė qė Zoti e lė tė humbur,pėr tė nuk ka ndonjė udhėzues.” (ez-Zumer, 23)

E, besimtarė tė vėrtetė janė vetėm ata, tė tė cilėve kur pėrmendet Zoti u rrėqethen zemrat e tyre, tė cilėve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe qė janė tė mbėshtetur vetėm te Zoti i tyre.!” (el-Enfal, 2)

Kushti i parė i pėrfitimit denjėsisht nga Kur’ani ėshtė trajtimi i tij me respekt dhe politesė, sepse respekti dhe politesa qė duhen treguar ndaj tij janė shfaqje e rėndėsisė qė i dedikohet Kur’anit.

Me tė vėrtetė, me pėrmbajtjen tek ai tė pėrsosmėrisė, tė vėrtetės dhe tė fshehtės qė mundet t’i plotėsojnė nevojat e njeriut gjer nė kiamet, Kur’ani ka cilėsinė e njė udhėzuesi tė shkėlqyer. Kėtė veēanti, Kur’ani e shpreh kėshtu:“ Eshtė e vėrtetė se ky Kur’an udhėzon pėr atė rrugė qė ėshtė mė se e vėrteta, e besimtarėt qė bėjnė vepra tė mira i pėrgėzon se ata pa dyshim do tė kenė shpėrblim tė madh. (el-Isra, 9)

Ngaqė Kur’ani ėshtė njė libėr hyjnor, udhėzueshmėria e tė cilit do tė veprojė gjer nė kiamet, ēdo besimtar qė ndodhet nėn hijen e tij ėshtė i detyruar t’u mbetet besnik konkluzioneve, urdhrave dhe jetės kur’anore gjersa t’i hapet porta e pėrjetshmėrisė sė vdekjes. Vetėm nė kėtė mėnyrė ėshtė e mundur arritja e lumturisė sė zemrės dhe shpėtimit nė kėtė botė dhe e dhuntive hyjnore si meritim i pėlqimit hyjnor nė jetėn e pasme (ahiret).
avatar
Fakiri

1011


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Purifikimi i zemrės sipas sufijve

Mesazh  Fakiri prej 27.01.12 14:43

Pėrfitimi denjėsisht nga Kur’ani realizohet nė raport tė drejtė me aq sa mund tė lexohet me zemėr, pra, nė mėnyrė ndjesore (afektive). Kėtė situatė ndjesore, porosia profetike e shpreh si nė vijim.

Tė Dėrguarin e Zotit e pyetėn se cili zė dhe cila mėnyrė kėndimi janė mė tė bukur pėr kėndimin e Kur’anit, dhe ai u pėrgjigj:“Ėshtė kėndimi i personit i cili,kur e dėgjon duke kėnduar Kur’an, zgjon tek ti ndjenjėn e frikės ndaj Zotit!”

Ishte kėndimi me pėrshpirtshmėri i Kur’anit nė shtėpinė e sė motrės Fatime qė e tronditi thellė Hz. Umerin (r.a.) dhe u bė pretekst pėr orientimin e tij!
Ajetet e mėposhtme na bėjnė dritė pėr faktin se si duhet kėnduar Kur’ani:“Ky ėshtė) Libėr i begatshėm, Ne ta shpallėm ty kėtė, qė t’i studiojnė argumentet e tij dhe qė tė marrin mėsim prej tij ata qė kanė mend.” (Sad, 29)

“Ose shto diē prej saj dhe Kur’anin lexoje me vėmendje.”(el-Muzemmil,4)

Nga ana tjetėr, rrėfehet se Hz. Omeri (r.a.) e plotėsoi suren Bakara nė dymbėdhjetė vjet dhe, kur e mbaroi,theri njė deve si kurban falenderimi.

Tė gjitha kėto janė pėr t’u mbajtur parasysh sepse tregojnė se, duke e kėnduar Kur’anin, nuk duhet mjaftuar vetėm me pėrmbajtjen shqiptimore tė tij, por tė pėrfitohet nga kuptimi i brendshėm, tė respektohen konkluzionet dhe urdhrat e tij dhe tė pėrvetėsohet morali i tij.

Dihet rėndėsia e etikės islame tė mosmbajtjes sė Kur’anit nė njė nivel mė tė ulėt se nė mes e poshtė. Gjithashtu, jo vetėm kėndimi i Kur’anit, por edhe vėshtrimi i shkrimeve tė tij ėshtė konsideruar mjet e afėrsisė ndaj tij, madje, mirėsi (thevab).

Kėshtu, duhen bėrė pėrpjekje pėr tė mos e lėnė mangėt respektin ndaj Kur’anit dhe, me sa tė jenė mundėsitė, kėndimi i tij i shpeshtė tė kthehet nė zakon. Pėr mė tepėr, nuk duhet larguar nga mendja urtėsia e faktit qė urdhri i parė i zbritur i Kur’anit ėshtė “ikrį”, “lexo!”.

Rėndėsia e leximit nė fjalė ėshtė e fiksuar me faktin qė nuk mund tė ketė namaz pa kėndim Kur’ani (kiraat), e thėnė ndryshe, namazi pa kiraat ėshtė i pavlefshėm.Biseda e parė e kalifit omejad Sulejman bin Abdulmelik ka qenė kėshtu:“O robtė e Zotit! Librin e Zotit bėjeni udhėrrėfyes! Pranojeni urdhrin e dhėnė prej tij dhe veproni sipas tij, sepse ky Kur’an,ashtu siē e fshin drita e mėngjesit errėsirėn e natės,i shkatėrron kurthet dhe dredhitė e ngritura nga djalli!”


Kur merren parasysh tė gjitha kėto, kuptohet lehtė se ē’vend tė rėndėsishėm duhet tė zėrė nė jetėn tonė afėrsia me Kur’anin. Ne duhet t’i lutemi Zotit qė zemrat tė na mbushen e derdhen me gėzimin dhe harenė hyjnore tė Fjalės Hyjnore. E tillė ėshtė edhe lutja e Profetit (s.a.s.):“... Zoti im! Pėr hir tė ēdo emri tėnd tė bukur qė ia mėsove ndonjėrit prej robve tė tu, qė e zbrite nė librin tėnd ose qė e fshehe tek ti, lutja ime ėshtė qė tė ma bėsh Kur’anin pranverėn e zemrės,bukurinė e gjoksit,shėrimin e hidhėrimit dhe dėshpėrimit tim!”
avatar
Fakiri

1011


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi