Suksesi ne jetė - Mos i imitoni te tjerėt !

Shko poshtė

Suksesi ne jetė - Mos i imitoni te tjerėt !

Mesazh  Anon prej 24.01.12 15:30

Suksesi ne jetė - Mos i imitoni te tjerėt !

(pjesa e parė)

Ndodh nė jetė ajo qė ndodh nė pishinė o nė det: ata qė nuk guxojnė tė shkėputen nga litari apo komardarja nuk mėsojnė kurrė tė notojnė. Hapi i parė ėshtė gjithmonė mė i vėshtiri! Ėshtė fjala pėr ta mundur atė forcė pasive kohezioni qė tė mban tė mbėrthyer nė kushtet e tua aktuale, e pėr tė pėrballuar tė papriturėn.
Ti do “arrish”. Por pėr tė arritur duhet “tė nisesh”. E pėr t’u nisur na duhet kurajo: veēanėrisht kur nisesh pėr njė qėllim tė guximshėm e tė largėt.

Ekzistojnė te ēdo njeri, antipodet e ambicionet qė e shtyjnė tė provojė fatin, njė lloj frike e brendshme, njė lloj dembelizmi i qetė moral, qė e pėrmbajnė, e largojnė nga ėndrrat e tij tė fuqishme e madhėshtore duke i pikturuar me bojėra magjepse kuadrin idilik tė njė ekzistence tė qetė, tė sigurt nga tė gjitha shtrėngatat e pėshtjellimet. Kjo formė frike e dembelizmit moral quhet, nė mėnyrė eufemistike, kėnaqėsi me gjendjen aktuale: e pėrbėn aspektin mė tė zakonshėm, mė tė ultė e mė tė qortueshėm e mė tė neveritshėm tė mediokritetit njerėzor.“Mos e lėrė tė sigurtėn pėr tė pasigurtėn; mė mirė njė vezė sot se njė pulė nesėr; kush kėnaqėt gėzohet...”.

Mjaftojnė kėto tri proverba tė neveritshme (por mund tė pėrmendja njė pėrmbledhje tė tėrė) pėr tė treguar gjithė shtrirjen e budallallėkut tė atyre qė ndjekin filozofinė e meskinitetit e tė nėnshtrimit.

Nė realitet, megjithatė, “tė kėnaqurit me gjendjen e tyre” nuk janė kurrė plotėsisht tė kėnaqur siē duhet tė hiqen, sepse kushtet e tyre tė jetės nuk janė kurrė kaq tė shkėlqyera sa t’i pengojnė ata tė lakmojnė, nė thellėsi tė shpirtit, ata qė kanė diēka mė shumė. Ėshtė nė natyrėn e njeriut qė tė ndodhė kėshtu.

Ai fenomen i miopisė morale qė konsiston nė mosparjen e asgjėje jashtė apartamentit tėnd e tė rrogės njėqind dollarėshe mujore, ėshtė mjaft mė i rrallė sesa besohet. “I kėnaquri me gjendjen e vet” nuk mund tė mos vėnė re tė paktėn se fqinji i tij ka radio, ndėrsa ai nuk ka; se pėrgjegjėsi i tij merr 800 dollar nė muaj e udhėton me automobil, ndėrsa ai merr 80 e ecėn nė kėmbė; se njė i njohuri i tij vesh njė peliēe luksoze e shkon nė teatėr, ndėrsa ai nuk ka veē njė pallto tė vjetėr e shkon nė vende ordinere.

E kėto konstatime, pėr inat tė tė gjitha proverbave tė botės, nuk janė bėrė pėr tė favorizuar kėnaqėsinė e gjendjes vetjake.Nėse njė kategori njerėzish do tė mund tė ishte e sinqertė, do tė duhet tė pohonte: “Nuk ėshtė e vėrtet se pasuria, fuqia e pozita shoqėrore nuk mė bėjnė pėrshtypje, pėrkundrazi digjem nga dėshira pėr kėto tri gjėra: nuk ėshtė se i pėrēmoj, duke u kėnaqur me gjendjen qė jam, pėrkundrazi kam njė neveri tė vėrtet pėr kėtė e mė vjen turp nga mjerimi im.

Por mė mungon kurajua pėr t’u shkėputur nga mediokriteti im, pėr t’u hedhur nė fitoren e njė pozite e tė njė fati, pėr tė kryer gjest qė mund tė mė vėrė nė rrezik e tė bėjė tė konvergjojė mbi mua vėmendja e tė tjerėve. Jam njė i mbytur qė preferon tė zhytet me anijen, se sa tė bėjė njė kėrcim nė ajėr pėr t’u pritur nga varka e shpėtimit”.

Kėta lloj njerėzish nuk do tė kryejnė kurrė ndonjė gjė tė konsiderueshme nė jete, sepse kanė vullnetin tė parealizuar nga paburrėria e tyre e duar e kėmbė tė lidhura nga ndjenja e boshllėkut tė tyre moral. Atyre u mungon guximi tė bėjnė hapin e parė, kusht i domosdoshėm pėr tė ecur pėrpara nė jetė.

Prandaj tė kesh kurajon pėr t’u nisur. Pėr t’i deklaruar vetes tėnde - e, nėse ėshtė e nevojshme edhe tė tjerėve: - “Nuk jam i kėnaqur qė jam ky qė jam. Dua tė bėhem diēka mė shumė. Do tė provoj!” Pėrpara njė individi qė ka lirshmėrinė tė flasė nė kėtė mėnyrė, tė gjithė, edhe mediokrit e tė ultit mė tė pashėrueshėm, do tė provojnė njė ndjenjė admirimi e respekti. Mos ki turp tė pohosh se je njė arrivist.

Tė tė vij zor nėse e pohon me njė ndjenjė turpi e sikleti o druajtje. Arrivisti hezitues, tinėzar, i frikėsuar, ėshtė qesharak e antipatik. Provokon urrejtje e sarkazėm. Ndėrsa pėrkundrazi, arrivisti energjik, guximtar, plot vullnet e krenar, i imponohet tė tjerėve nė mėnyrė tė parezistueshme. Me atė siguri tė vrullshme bėn tė zbehet e tė dridhet kundėrshtari i tij.

Ndodh nė jetė ajo qė ndodh nė pishinė o nė det: ata qė nuk guxojnė tė shkėputen nga litari apo komardarja nuk mėsojnė kurrė tė notojnė. Hapi i parė ėshtė gjithmonė mė i vėshtiri! Ėshtė fjala pėr ta mundur atė forcė pasive kohezioni qė tė mban tė mbėrthyer nė kushtet e tua aktuale, e pėr tė pėrballuar tė papriturėn.

Po shpjegohem me njė shembull konkret.

Nėse ti je nėpunės nė njė zyrė, ēfarėdo, ke njė lloj mentaliteti nga i cili ke prirje ta konsiderosh tė ardhmen tėnde si njė seri pambarim ditėsh pėr tė ndenjur i pėrulur mbi atė tavolinė, nė pritje tė njė serie tė dytė ditėsh tė pėrulur nė njė tavolinė pak mė tė bukur, nė pritje tė njė serie tė tret... etj. Kjo ėshtė ajo qė quhet: karrierė.

Ky predispozicion qė ke marrė - o ke pranuar, sepse tė kanė detyruar - pėr tė ardhmen tėnde, ndikon nė mėnyrė tė parezistueshme mbi idetė e tua, mbi qėndrimet e tua, mbi sjelljen tėnde, mbi ndjenjat e tua. Nuk mund tė jesh nėpunės e tė kesh mentalitetin e psikologjinė e njė saksofonisti.

Prandaj duke e konsideruar jetėn si njė udhėtim tė gjatė e monoton, etapat e sė cilės janė paraqitur nga tavolina tė ndryshme tė pajisura gjithmonė me rėndėsi tė madhe, ke arritur njėkohėsisht, derisa tė zėsh tavolinėn e parė, tė marrėsh njė qėndrim shumė tė pėrulur e tė kesh pėr vete njė koncept shumė modest: nga dita nė tė cilėn do tė zėsh tavolinėn e dytė, do tė arrish tė marrėsh njė qėndrim ca mė pak tė pėrulur e do tė kesh pėr veten tėnde njė koncept ca mė pak modest: nga dita nė tė cilėn ke kaluar nė tavolinėn e tretė, do tė ngresh mė lart kokėn e do e besosh veten, tashmė njė sundimtar tė vogėl.

Kėshtu krenaria e vetėdija e personalitetit tėnd procedojnė me hap tė barabartė me ngjitje e tua; e nė momentin aktual, duke qenė akoma nė fillim, nuk do ta mbash veten pėr asgjė por nuk do pranosh nė mėnyrė tė heshtur zhvleftėsimin qė tė tjerėt do tė guxojnė tė bėjnė pėr ty siē kanė guxuar mė parė.



Nė vazhdimin tjetėr do tė lexoni:
Hapi i parė nė fushėn morale;
Hapi i dytė nė fushėn praktike.
HAPI I PARĖ NĖ FUSHĖN MORALE

(pjesa e dytė)



Mos ji servil me asnjė, aq mė pak me individė pa asnjė vlerė. Ki njė gjykim tė denjė pėr personalitetin tėnd, e pėrpiqu t’ia transmetosh edhe tė tjerėve, duke evituar mirėdashjen e tepruar, lajkatimin, sheqerosjen. Mbaj lart kokėn si pėrpara kamarierit tėnd edhe pėrpara eprorit tėnd. Ngul sytė nė sytė e tė gjithėve.

Kėtu desha tė arrij! Cili ėshtė hapi i parė qė ti, duke e deklaruar veten pikėrisht sot arrivist, i vendosur pėr tė fituar njė fatmirėsi tė shpejtė duhet tė kryesh:

1. Menjėherė dhe me vendosmėri duhet tė mos e vlerėsosh mė veten e tė mos sillesh nė bazė tė rėndėsisė pak a shumė tė pakuptimtė pėr tavolinėn tėnde. Ti vlen pėr atė qė je, jo pėr atė qė, provizorisht e i detyruar, bėn.

Prandaj ēmoje veten sipas vlerėsimit tėnd tė drejt e sillu nė mėnyrė qė t’i detyrosh edhe tė tjerėt tė veprojnė po ashtu: e kur them tė tjerėt, them tė gjithė, pėrfshirė eprorėt e tu. Mos u frikėso se do t’i shkaktosh ndonjė dėm vetes: njerėzit qė qėndrojnė nė komandė, kur ėshtė fjala pėr ndonjė punė tė besuar o pėr tė bėrė ndonjė preferencė, zgjidhin gjithmonė, ndėrmjet tė gjithėve, atė vartės qė ka ditur t’u ngjallė atyre konceptin mė tė lartė pėr vetveten.

2. Duhet tė heqėsh njėherė e pėrgjithmonė, nga mendja e jote, radhėn graduale e metodike tė fazave normale tė karrierės, tė paraqitur nga tavolinat e ndryshme. Mendo t’i kapėrcesh, tė djegėsh etapat.

Thuaj vetvetes: “Njė njeri si unė nuk mund t’i nėnshtrohet idesė qė tė ngjisė pėr dhjet vjet pulla takse mbi dėftesa tė ndryshme, e mė pas, pėr dhjetė vjet tė tjera, tė kalojė nė pėrpilimin e vetė kėtyre dėftesave!” Duhet mbi tė gjitha tė mbrohesh nga rreziku i tė dashuruarit me gjendjen tėnde aktuale, i pėrvetėsimit tė shijes sė mediokritetit dhe nga tė kėnaqurit me jetėn e njė nėpunėsi tė vogėl. Makinisti qė dashurohet me lokomotivėn nuk do tė bėhet kurrė pėrgjegjės stacioni.

Prandaj, ushqeje njė lloj neverie pėr pullat a taksat, urreje kolegun qė bėn shaka me shefin o me klientėt, urreje ndeshjen e pėrditshme nė bilardo me shokėt e zyrės. E pranoj se ka njė lloj lumturie nė kėtė monotoni banale tė rutinės: por nuk bėn pėr ty. Me kėtė nuk dua tė nxis tė bėhesh njė nėpunės i keq: mos me keqkupto. Ti duhet tė vazhdosh tė ndjekėsh me zell punėn tėnde; por - ja ajo qė ėshtė e rėndėsishme! - duhet tė mendosh, nė tė njėjtėn kohė, tė ēlirohesh menjėherė nga ajo pėr njė punė mė tė denjė pėr ty.

3. Si pikėsynim, ti nuk duet tė kesh tavolinėn e dytė, e as tė tretėn e tė katėrtėn. Duhet tė synosh tė fundit: mė tė lartėn. Njė afarist i madh, me tė cilin ndjehem i lidhur fort, sepse pėrveēse ka fituar pasuri kolosale, ka shpenzuar shuma tė mėdha pėr bamirėsi e i ka dhėnė publikut tė gjerė, veēanėrisht tė rinjve, kėshilla tė ēmueshme pėr tė arritur suksese nė shoqėri.

Milioneri Andra Carnegie, ka shkruar: “Supozojmė se ti ke njė vend pune dhe e ke vėnė mirė nė vijė, ja kėshilla qė po tė jap: syno mė lart. Njė djalosh qė nuk ėshtė bėrė tashmė ortak apo pėrgjegjės i firmės nė tė cilėn punon, pėr mua vlen njė zero. Mos u kėnaq as edhe pėr njė ēast, nė synimet e tua, pėr tė qenė nėpunės kryesor, kujdestar o administrator i pėrgjegjshėm i njė shoqėrie, sado e rėndėsishme qė tė jetė.

Thuaj vetvetes: Vendi im ėshtė nė krye tė tė gjithėve! Nė ėndrrat e tua, tė jesh mbret...”Ky, lexues ėshtė hapi i parė moral. Tė deklarosh me lirshmėri vetvetes e tė tjerėve nėse ėshtė e nevojshme: “Unė dua tė arrij sukses, tė bėhem njė njeri i shquar nė shoqėri. Nė rastin mė tė parė, do tė shkėputem nga masa”.

Do tė jetė mirė qė ti ta pėrsėritėsh kėtė mendim ēdo ditė, nė mėngjes, sapo zgjohesh, pėr tė brumosur me njė parim tė tillė ēdo veprim tėndin; nė mbrėmje, para se tė flesh, pėr tė lehtėsuar atė proces autosugjestioni qė gjumi ka mundėsi ta bėjė gjithmonė e mė tė thellė e mė tė fortė.

Hapi i dytė nė fushėn praktike


Prandaj - duke kaluar nga fusha morale nė atė praktike - merr me vendosmėri qėndrimin e zakonshėm tė njeriut tė jashtėzakonshėm. Duhet tė anojmė nga njerėzit e veēantė, pėr tė arritur tė ngrihemi tė paktėn njė decimetėr mbi nivelin normal.

Mos e lejoni vetėn tė ndikoheni nga turpi se po dukeni mendjemadh, se po gjykoheni keq, e po lėndoni sedrėn e po provokoni talljen idiote tė ndonjė profesionisti tė modestisė.

Qėndrimi yt krenar do tė sigurojė nė mėnyrė tė pashmangshme armiqėsinė e anitipatinė e shumė idiotėve, e shumė tė dobėtėve, e shumė tė nėnshtruarve; por nė tė njėjtėn kohė, do tė vijė vlerėsimi dhe ndihma e ndonjė njeriu tė zotė, qė do tė mund tė interesohet pėr ty, duke tė ofruar njė rast e duke tė hapur njė rrugė.

Pėr ty, qė do tė arrish suksese, ėshtė njė mijė herė e preferueshme miqėsia e respekti i njė individi inteligjent e tė fuqishėm, sesa simpatia e njė milion qenieve tė padobishme.
Ėshtė e nevojshme t’i vlerėsosh njerėzit si dollarė: mė mirė njė kartėmonedhė tė madhe, vetėm njė, sesa njė grusht me tė holla.Mos ji servil me asnjė, aq mė pak me individė pa asnjė vlerė.

Ki njė gjykim tė denjė pėr personalitetin tėnd, e pėrpiqu t’ia transmetosh edhe tė tjerėve, duke evituar mirėdashjen e tepruar, lajkatimin, sheqerosjen. Mbaj lart kokėn si pėrpara kamarierit tėnd edhe pėrpara eprorit tėnd. Ngul sytė nė sytė e tė gjithėve. Shikimi na zbulon. Mos hiq dorė nga mendimi yt pėrball asnjėrit.

Mos prano se bėn njė vapė mbytėse sepse shefi yt, i shėndoshė, shfryn e djersitet, kur ti, i dobėt, dridhesh se mėrdhin. Bėjė qė tė respektohet ideja jote. Nė kursin e karrierės time drejtuese kam treguar gjithmonė njė preferencė tė theksuar pėr opozitarėt: ata qė mendojnė nė mėnyrė tė kundėrt. Ata, tė paktėn, duhet tė kenė arsyetuar, pėr tė arritur nė njė konkluzion ndryshe nga imi Tė tjerėt, pėrkundrazi, nuk bėjnė gjė tjetėr veē shfrytėzojnė njė arsyetim qė ėshtė bėrė tashmė: timin.

Mos e pėlqe jetėn e qetė, tė arrish sukses do tė thotė tė luftosh. Tė ekspozohesh. Tė rrezikosh. Ambicia (dėshira) kėrkon sakrifica e vuajtje. Njeriu qė pretendon tė bėhet dikush duhet tė pėrēmojė me pėrpjekje tė mirat qė fitohen me lehtėsi, kėnaqėsitė qė mund t’i arrijnė tė gjithė, idealet borgjeze tė mirėqenies sė vogėl individuale, e tė nxitet nga ėndrra e vullneti pėr njė jetė mė tė mirė e mė tė pasur.

Si njė lojtar qė shkėputet nga dhjetė dollarėt e tij e i vė mbi bankėn rrotulluese, qė t’i kthehen nė qindfish. Nėse Deterdins, rival i Rockefellerit, tė kishte dashur jetėn e qetė, tė sigurt, pa rreziqe, nė vend tė drejtorit tė pėrgjithshėm tė Royal Dutch, do tė ishte tani arkėtar nė njė bankė tė vogėl nė Amsterdam me 30 franga rrogė mujore. Ky ėshtė njė nga qindra mijėra raste qė mund tė pėrmendja.

Njė individ qė nė kulm tė rinisė o pleqėrisė dashuron punėn e tij tė vogėl si nėpunės, mbrėmjet nė kafene o nė klub, tė dielat nė familje me gramafon o gazetėn me fjalėkryqin, megjithėse mund tė ndėrmarrė e tė kryej gjėra mė tė mėdha, mė interesante, mė tė kėndshme nė jetė, ėshtė pėr mua po aq qesharak e i pakonceptueshėm se njė plak 70 vjeē qė pėrpiqet tė kėrcej nė litar ose tė rrotullohet me shpejtėsi si fugė.

Vitet e rinisė e burrėrisė meritojnė tė shfrytėzohen ndryshme.

Pjesė nga libri “Suksesi nė jetė”


-MOS I IMITONI TĖ TJERĖT - BĖHUNI AI/AJO QĖ JENI !


Ka shumė njerėz qė frikohen ta shfaqin veten e tyre nė publikė dhe mė lehtė e kanė tė jetojnė nėn maskėn e dikujt tjetėr. Arsyet mund tė jenė nga mė tė ndryshmet, ndonjė gabim nė tė kaluarėn, i juaji apo i dikujt nga familja e juaj, tendenca pėr ta imituar dikė tjetėr ngase dėshironi tė bėheni si ai apo ajo, dhe shumė arsye tjera.

Poeti i madh shqiptar Azem Shkreli nė njė vjershė tė shkurtėr thotė: “Nėse do tė takoheshim me veten sy mė sy, a do tė ishim pėrqafuar apo do tė ishim pėshty“. Kjo poezi shumė mirė na e bėnė me dije se, nėse dėshirojmė tė jemi vetja e jonė kudo dhe me gjithkėnd qė jemi, ai apo ajo qė vėrtet jemi, sė pari duhet tė takohemi me veten sy mė sy, tė ballafaqohemi dhe t’i qėrojmė hesapet me veten.Ka shumė njerėz qė frikohen ta shfaqin veten e tyre nė publikė dhe mė lehtė e kanė tė jetojnė nėn maskėn e dikujt tjetėr.

Arsyet mund tė jenė nga mė tė ndryshmet, ndonjė gabim nė tė kaluarėn, i juaji apo i dikujt nga familja e juaj, tendenca pėr ta imituar dikė tjetėr ngase dėshironi tė bėheni si ai apo ajo, dhe shumė arsye tjera. Oscar Wilde, poet dhe shkrimtar irlandez, thotė: “Bėhu vetvetja; ngase gjithė tė tjerėt tashmė janė tė zėnė“. Tė jeni vetvetja do tė thotė ta festoni veten, si individė, tė mėsoheni ta shprehni veten, ti jepni jetės diēka ēfarėdo qoftė tė vlefshme nga vetja, tė jeni tė lumtur me atė ēka jeni.

Pėr disa, tė jesh vetja do tė thotė tė mėsosh ta duash veten, pėr tjerėt tė mos e fsheh se kush je. Kėto ditė nė njė show televiziv britanik, njė grua 47 vjeē me emrin Suzan Bojl, mė sė miri dėshmoi se sa vlen tė jesh vetvetja. Ajo i la pa tekst, i bėri tė pranoj paneli vlerėsues se ishin cinik dhe me ketė edhe gjithė publiku.

Nė dukje, njė grua amvise, fshatare, me pamje jo edhe aq tėrheqėse, flokė natyrale pa ndonjė kujdes tė veēantė, tregoi mė sė miri, vetėm pėr 1 minutė e tetė sekonda se sa jemi gjithė ne cinik dhe tė padrejtė nė gjykimet tona ndaj vetes dhe tė tjerėve.

Njė proverb tjetėr thotė “Mos e gjykoni pėrmbajtjen e librit bazuar nė kopertinėn e tij“.
Nė librin “Si ta zhvillojmė vet besimin dhe tė ndikojmė te njerėzit me fjalime publike“ Dale Carnegie thotė: “Kurrė mė parė s'ka ekzistuar njeri i tillė, dhe kurrė s'ka me ekzistuar mė“; kėshtu duhet tė mendoj pėr vete secili njeri.

Secili njeri ėshtė njė jetė e re, individualitet i ri. Duhet qė nė vete tė kėrkoj xixėn e individualitetit pėrmes sė cilit dallohet nga gjithė tė tjerėt dhe tė pėrpiqet qė sa mė fuqishėm ta flakėroj. Shoqėria dhe rrethi pėrpiqen ta fikin pa vetėdije, duke u pėrpjekur qė tė gjithėve tė na vendosin nė kallėp tė njėjtė, por unė ju them: mos lejoni qė ajo tė shuhet; ajo ėshtė e drejtė e vetme e juaja pėr veēanti.

Nė botė nuk ekziston asnjė qenie e ngjashme me ju. Me milionė njerėz i kanė nga dy sy, gojėn dhe hundėn, por askush nuk ėshtė i ngjashėm me ju, askush nuk i ka karakteristikat plotėsisht tė njėjta, sjelljen e njėjtė dhe strukturėn e njėjtė shpirtėrore. Njė numėr i pakėt i njerėzve do tė shprehen ashtu si dhe ju kur tė flitni natyrshėm. Me fjalė tė tjera, ju e keni individualitetin tuaj, dhe pėr gojėtar kjo ėshtė karakteristikė mė se e rėndėsishme.

Ruajeni! Ēmoni atė! Pėrsosni! Ajo ėshtė xixa qė fjalimit tuaj do t'i jep forcė dhe bindshmėri. “Ajo ėshtė e drejta juaj e vetme e vėrtetė pėr tė qenė tė veēantė“. Mos lejoni tė vendoset nė kallėp dhe me kėtė ta humbni individualitetin tuaj.

Nė vazhdim, ja disa kėshilla pėr t’u bėrė vetja e juaj:

1. Mos e humbni veten kur jeni nė shoqėri me njerėzit tjerė. Mos u bėni dikush tjetėr vetėm pėr t’i pėlqyer shoqėrisė.

2. Mos mendoni se duke qenė vetja, ju nuk mund tė ndryshoni veten. Krenohuni me veten tuaj dhe sa herė ju ofrohet rast pėr t’u pėrmirėsuar, bėjeni kėtė.

3. Sigurohu qė veten tuaj tė ia paraqet gjithė njerėzve vazhdimisht. Nėse ndjeni se pėr shkak tė ndonjė gabimi qė keni bėrė duhet tė bėheni mė sekret, atėherė nuk jeni vetja e juaj. Ky gabim kurdoherė do tė del nė skenė dhe do tė humbni edhe mė shumė duke e paraqitur veten tuaj si dikush tjetėr. Nuk mund tė jesh vetja jote, nėse nuk ballafaqohesh sė pari me veten.

4. E vėrtetė ėshtė qė tė jesh vetja jote, nuk ėshtė gjithnjė mirė. Paramendoni njė njeri i neveritshėm tė jetė pėrherė vetja e vet dhe tė mos ndryshoj asgjė. Por pa e kuptuar se kush je dhe pa u vetėdijesuar pėr gabimet tuaja, ju e humbni veten tuaj. Gaboni, por jini tė vetėdijshėm pėr gabim, kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė korrigjuar gabimet, pėr tu pėrmirėsuar dhe t’u bėrė vetja juaj mė e mirė.

5. Asnjė njeri nuk ėshtė i pėrsosur. Nėse ju keni pėr shembull puērra, nuk do tė thotė se nuk duhet tė brengoseni aspak pėr kėtė dhe tė thoni “mua s’mė pengon puērra ngase dua tė jem vetja ime, prandaj nuk do tė bėj asgjė pėr ta mjekuar“, por tentoni qė ta korrigjoni, mjekoni kėtė. Njėjtė vlen edhe pėr shprehi tė kėqija. Shumė njerėz nė dėshpėrim thonė “unė jam ky ose kjo qė jam, duke e identifikuar veten me shprehi tė veta tė kėqija“. Jo, tė jesh vetja jote, do tė thotė ta pranosh veten tėnde dhe tė pėrpiqesh tė ndryshosh pėr tė mirė ēka varet nga ti.

6. Asnjėherė nuk do tė thotė qė tė jesh vetja jote, duhet qė tė krahasosh veten me tė tjerėt. Asnjėherė nuk duhet tė tallesh me njerėz qė nuk janė si ti. Ēdo krahasim yt me njerėz tjerė, tė bėnė ty ta nėnēmosh veten tėnde.

7. Nėse keni shprehi qė ju ndihmon tė gjeni ngushėllim nė diēka qė ju bėnė t’i shmangeni problemeve dhe pėrgjegjėsive qė keni, si alkooli, ose ndonjė lojė, interneti, televizioni etj, vetėdijesohuni pėr kėtė shprehi dhe sa mė parė ndaluni dhe pėrballuni me pasigurinė tuaj.

8. Bėhuni tė sinqertė, tė hapur, gjejeni veten tuaj, kujdesuni pėr veten tuaj, relaksohuni, mos u brengosni pėr diēka qė nuk varet nga ju e sidomos nga ajo si ju perceptojnė njerėzit tjerė.

9. Tė jesh vetja jote, nuk tė bėnė njeri vetjak.

Nuk mund ta pėrfundoj shkrimin pa e pėrmendur edhe njė thėnie tė poetit tė famshėm irlandez, Oskar Wilde; “Tė jesh vetjak nuk ėshtė tė jetosh si dėshiron ti, por tė kėrkosh qė tė tjerėt tė jetojnė ashtu si dėshiron ti.“ Prandaj, nėse nuk je vetja jote, t’i nuk mund t’i kupton tė tjerėt, qė edhe ata janė njerėz si ti, dhe ky moskuptim tė bėn tė jesh vetjak, madje dhe tė kėrkosh edhe nga tė tjerėt tė mos jenė ata qė janė.

Dhe pėr fund, shikoni videon se si zonja Suzan Bojl, duke qenė vetja e vet, arriti t’ia ndryshoj mendjen publikut dhe panelit vlerėsues.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

271


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suksesi ne jetė - Mos i imitoni te tjerėt !

Mesazh  Fakiri prej 24.01.12 17:32

Mos merr personalitetin e tjetrit e t’i humbasėsh vlerat tuaja,se vazhdimisht dėmton veten dhe i bėn padrejtėsi asaj.Shumė njerėz,nga dėshira e flakėt qė tė jenė si tė tjerėt e t’ia ngjisin kėmishėn e tjetrit vetes,harrojnė zėrat e tyre,lėvizjet e tyre,fjalėt dhe format e tyre, dhe duke ecur pas mendjemadhėsisė sė kėtij artificialiteti iu dorėzuan shkrirjes sė vetvetes.

Po t’i hedhėsh njė sy historisė njerėzore qysh nė kohėn kur u krijua Njeriu i parė e deri mė sot nuk sheh dy individė tė njėlloj,as nė formėn trupore,as nė fizionominė e tyre. Si munden atėherė tė ngjajnė nė talente e nė vlera.Ti je krijesė e posaēme dhe ndryshon nga tė tjerėt.

As nuk erdhi nė kėtė botė dikush para teje si ti,as pas teje nuk do vijė kurrė. Ndaj,mos imito tė tjerėt qė tė humbasėsh dhe ta injorosh ekzistencėn tėnde. Pėrmbaju realitetit dhe kualitetit tėnd,e me begatitė qė t’i dha Zoti ty.

Jeto ashtu si u krijove,mos e drysho zėrin,mos ndrysho vokalitetin e tėnd,as mos e kundėrshto tė ecurit tėnd. Nėse do tė pėrmirėsosh veten atėherė bėj kėtė pėr vetevetėn tėnd qė tė jesh i mirė por ju duke imituar tė mirėt.Mos e fshij tė qenuarit tėnd dhe ta zhdukesh pavarėsinė qė ke. Ti je i veēantė nė shijen dhe nė ngjyrėn e trupit tėnd. Njerėzit tė duan dhe tė dėshirojnė ashtu si je, me kėtė ngjyrė dhe shije,se kėshtu tė formėsoi Krijuesi yt dhe mu kėshtu tė kanė njohur,prandaj:“Tė mos tė bėhet askush imitues i tjetrit“

Njerėzit nė natyrshmėritė e tyre i pėrngjajnė botės sė drunjve:I ėmbėl dhe i idhtė,i gjatė dhe i shkurtė,e tė tillė le tė jenė.Nėse i pėrngjan bananes mos u shndėrro nė ftua,ngase bukuria dhe vlera jote ėshtė qė ti jesh banane, e jo ftua.

Kuptoje,pra,se llojllojshmėria e ngjyrave dhe gjuhėve,talenteve dhe aftėsive tona ėshtė njė argument prej argumenteve tė Krijuesit,ndaj mos i moho argumentet e Tija. Ti je njė unikat dhe askush nuk mund tė bėhet sikur ti po as ti s'mund tė bėhesh sikur tė tjerėt. Pra mos e humb veten, e as kohėn duke menduar sikur tė isha sikur ai.

Mos trillo me mendjen tėnde dhe mos e gėnjeve veten tėnde se mund tė bėfsh dikush qė nuk je. Nėse akoma mendoni qė tė imitoni diken tjetėr dijeni se truri juaj s’ėshtė nė rregull,dhe mendime tė tilla janė vetėm trillime.E domosdoshme ėshtė qė menjėherė tė kėndelleni dhe tė mendoni se ti je ai qė je dhe mė nė fund krijoje personalitetin tėnd.
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suksesi ne jetė - Mos i imitoni te tjerėt !

Mesazh  Gjinkalla prej 26.01.12 12:14

Atehere fakiri perse po bie ne kundershtim me veteveten neses ju e shihni nje homoseksual,a nuk do e ofendioni ate ,kurse ne anen tjeter thua behu vetevetja!
Atehere perse duhet nje homoseksual te ndryshoj,perderisa mos te jete vetvetja,qe te jete i lumtur ashtu siq eshte?
avatar
Gjinkalla

150


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suksesi ne jetė - Mos i imitoni te tjerėt !

Mesazh  Fakiri prej 26.01.12 14:05

gjinkalla5 shkruajti:Atehere fakiri perse po bie ne kundershtim me veteveten neses ju e shihni nje homoseksual,a nuk do e ofendioni ate ,kurse ne anen tjeter thua behu vetevetja!
Atehere perse duhet nje homoseksual te ndryshoj,perderisa mos te jete vetvetja,qe te jete i lumtur ashtu siq eshte?

Unė gjinkalla kur nuk mė ka ndodhur qė tė bie ndesh me qėndrimet e mija..... ndėrsa ju padyshim se njeni nė kundėrshtim me natyrėn tuaj,ju nuk doni tė jeni ju ashtu si ju ka krijuar Krijuesi por dėshironi tė jeni dikush qė nuk jeni andej nga ne i themi DELEDASH,pra problemi qėndro ke ti se nuk doni tė jeni ai qė duhet tė jeni,por dėshironi tė jeni diē tjetėr,nė kėtė rast tė jeni homoseksual....si duke nuk e paske lexuar me vėmendje apo qėllimisht nuk ke dashur ta kuptosh me atė qė kam shkruar unė...

me respekt fakiri

avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Qesharake !

Mesazh  Anon prej 26.01.12 16:03

Nuk hapem kte teme te flasim per homoseksual.Sidoqofte ato gjera jan nkundershtim me natyren , kur ti ke lindur djal behesh femer eshte gje normale ? sipas meje eshte marrezi qe as kafsha nuk do pranonte te ndronte gjinin po ja njeriu eshte ai. Uroj ta mirkuptoni kte qe them pasi qe nuk ekziston ne ndonje liber te kete thene eshte gje e mire te jesh homoseksual as ne librin e talmudit qe eshte satanist.

Respekt.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

271


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Suksesi ne jetė - Mos i imitoni te tjerėt !

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi