“Tantra - kuptueshmėri supreme” ! OSHO

Shko poshtė

“Tantra - kuptueshmėri supreme” ! OSHO

Mesazh  Anon prej 23.01.12 14:30

“Tantra - kuptueshmėri supreme” !
Nga OSHO

- Vetė mendja ėshtė rrėnjė e gjitha problemeve. Pėr kėtė arsye sė pari duhet kuptuar se ēka ėshtė mednja, prej ēfarė materiali ėshtė e ndėrtuar; se a ėshtė ajo diēka, apo vetėm proces; a ėshtė ajo substanciale, apo ėshtė diēka ngjajshėm me ėndrrėn. Dhe derisa mos ta mėsoni natyrėn e mendjes, s’do tė jeni nė gjendje ta zgjidhni asnjė problem tė jetės.

Shumė mund tė pėrpiqeni, por provoni ta zgjidhni edhe vetėm njė problem personal, dhe do tė dėshtoni – kjo ėshtė plotėsisht e sigurtė; pėr arsye se, nė tė vėrtetė, kurrfarė problemi nuk ekziston: vetė mendja ėshtė problem.

Zgjidhja e cilido problem nuk do tė ndihmojė, sepse rrėnjėt e saj do tė mbesin tė paprekura.Kjo ėshtė sikur kur drurit ia prenė degėt, i krasitė gjethet, e nuk e nxjerrė me rrėnjė. Do tė dalin gjethet e reja, do tė mugullojnė degėt e reja madje edhe mė tė shpeshta se ato tė vjetrat.

Krasitja i ndihmonė drurit tė bėhet mė i dendur. Krejt derisa nuk e mėson se nė ē’mėnyrė ta ē’rrėnjosėsh, lufta jote do tė jetė e kotė, ajo ėshtė marrėzi. Do ta shkatėrrosh veten, e jo drurin. Nė atė luftė kot do ta shpenzosh energjinė, kohėn, jetėn, e druri me kalimin e kohės do tė bėhet shumė mė i bujshėm, mė i fortė dhe mė i degėzuar.

E rezultatet kanė me tė befasuar: me mund ke punuar dhe je pėrpjekė pėr ta zgjedhur ketė apo atė problem, ndėrsa problemet veē kanė vazhduar tė rriten, tė shumohen. Madje edhe nėse e zgjidh njė, dhjetė tė tjerė kanė me zėnė vendin e tij.Mos u mundo t’i zgjidhėsh problemet personale – ato nuk ekzistojnė: vetė mendja ėshtė problem.

Por mendja ėshtė e fshehur nėndhe: pėr kėtė arsye e quaj rrėnjė, ajo nuk ėshtė e dukshme. Sa herė qė takohesh me problemin, problemi gjithmonė ėshtė nė sipėrfaqe – mund ta shohėsh – dhe pėr kėtė arsye mund tė mashtrohesh.

Kurrė mos e harro, ajo qė ėshtė e dukshme nuk ėshtė rrėnja; rrėnja gjithmonė mbetet e padukshme, rrėnja gjithmonė ėshtė e fshehur. Kurrė mos lufto kundėr tė padukshmės se do tė luftosh kundėr hijės.

Do tė shpenzohesh e nė jetėn tėnde s’ėshtė bėrė kurrėfarė transformimi; problemi i njėjtė do tė krijohet pėrsėri, dhe pėrsėri, dhe pėrsėri. Shikoje jetėn tėnde dhe do ta kuptosh se pėr ēka e kam fjalėn. Unė nuk po flas pėr ndonjė teori mbi mendjen, veēse pėr “fakte” qė kanė tė bėjnė me tė. E fakt ėshtė se: mendjen duhet shqyrtuar.

Njerėzit vijnė dhe mė pyesin: “si ta realizoj mendjen e qetėsuar?” E unė i pėrgjigjem: “S’ka diēka tė ngjashme me mendjen e qetėsuar. Kurrė s’kam dėgjuar pėr diēka tė tillė.”Mendja kurrė nuk ėshtė e qetė, “jo-mendja” ėshtė e qetė.

Vetė mendja kurrė s’mund tė jetė e qetė, e qetėsuar. Vetė natyra e vėrtetė e mendjes ėshtė me qenė e tendosur, me qenė konfuze. Mendja kurrė nuk ėshtė e kthjellėt, ajo nuk mund ta ketė kthjellėsinė sepse sipas natyrės ajo ėshtė kaotike, vransirė. Kthjellėsia ėshtė e mundur vetėm pa mendje, qetėsia ėshtė e mundur vetėm pa mendje, heshtja ėshtė e mundur vetėm pa mendje – pėr kėtė arsye kurrė mos tento ta realizosh mendjen e heshtur.

Nėse provon, qė nga vetė fillimin do tė nisesh nė dimensione tė pamundura. Pėr kėtė arsye sė pari duhet ta kuptosh natyrėn e mendjes, se vetėm atėherė do tė mund tė bėsh diēka.

Nėse shikon mė mirė, kurrė s’do tė gjesh diēka qė ėshtė mendje. Ajo nuk ėshtė gjėsend, ajo ėshtė proces; ajo nuk ėshtė gjėsend, ajo ėshtė ngjajshėm me masėn. Ekzistojnė mendime tė veēante, por ato lėvizin aq shpejtė saqė nuk mund t’ia shohėsh distancėn nė mes tyre.

Nuk i sheh intervalet sepse nuk je mjaft i vėmendshėm dhe i zgjuar, kėshtu qė tė nevoitet njė depėrtim mė i thellė. Kur sytė e tu tė jenė nė gjendje tė shikojnė mė me kujdes, pėrnjėherė do ta vėresh njė mendim, mandej tjetri, e kėshtu me rradhė – por jo edhe mendjen.

Masa e mendimeve, miliona mendime ta krijojnė pėrshtypjen se mendja ekziston. Ashtu ėshtė edhe me masėn. Miliona njerėz qėndrojnė nė grumbull; a ekziston ajo qė ne e quajmė masė? A mund ta gjesh masėn pa personin i cili qėndron aty? Por, ata janė sė bashku dhe bashkėsia e tyre ta ofron ndjenjėn se diēka si masa ekziston – derisa vetėm individėt ekzistojnė.Kjo ėshtė e para tė cilėn mund ta vėrejmi nė lidhje me mendjen.

Vėshtro, dhe do t’i gjesh mendimet, por kurrė nuk do tė hasė nė mendje. Edhe kur kjo tė bėhet pėrvojė personale e jote - jo pėr atė se unė e kam thėnė, jo pėr atė se Tilopa ka kėnduar pėr atė, kjo nuk do tė ndihmojė. Por nėse kjo bėhet pėrvoja jote, dhe kjo bėhet fakt i njohjes sate personale, atėherė gjėrat papritmas do tė fillojnė tė ndryshojnė.

Pasi qė e ke kuptuar esencėn mė tė vlerėshme mbi mendjen, kjo do tė ndikojė qė shumė gjėra rreth teje tė ndryshojnė.

Vėshtroje mendjen dhe gjeje se ku ėshtė ajo, ēka ėshtė ajo. Do ta vėresh se mendimet notojnė dhe se nė mes tyre ka interval. Dhe nėse gjatė vėshtron, do ta shohės se ka ma shumė intervale sesa mendime, sepse ēdo mendim ėshtė i ndar nga njėri tjetri; nė tė vėrtetė, ēdo fjalė ėshtė e ndar nga tjetra. Dhe sa ma thellė qė shkon, do tė gjesh zbrazėsira gjithnjė e mė tė mėdha. Mendimi noton, mandej shfaqet zbrazėtia; mandej vjen mendimi tjetėr, pėrsėri zbrazėtia tjetėr pason.Nėse nuk je i vetėdijshėm, nuk do tė mund t’i shohėsh zbrazėtitė; do tė kapėrcesh nga njėri mendim nė tjetrin.

Nėse bėhesh pėrsosėshėm i vetėdijshėm, do tė zbulohen kilomatra tė tėra zbrazėtie. Nė ato zbrazėtia ngjanė satori. Nė ato zbrazėtia e Vėrteta troket nė derėn tėnde. Nė ato zbrazėtia mysafiri vjen. Nė ato zbrazėtia Zoti konkretizohet, apo quje si tė duash. E kur vetėdija ėshtė e plotė, atėherė mbete vetėm zbrazėtia e pakufishme e hiēit.

Njėjtė ėshtė edhe me retė: retė lėvizin dhe mund tė bėhen aq tė dendura sa qė mbulojnė tėrė qiellin dhe mos ta shohėsh. Ėshtė zhdukur kaltėrsia e pafundme, derisa ti je i mbuluar me re. Shiko atėherė, njė re ėshtė zhdukur, e reja tjetėr nuk ka hyrė nė fushėn tėnde tė vėshtrimit – pėrnjėherė shkėlqen kaltėrsia e pafundme qiellore.

Njėjtė ngjanė edhe nė ty: ti je kaltėrsi e pafundme qiellore, e mendimet janė sikur retė tė cilat pluskojnė pėrreth teje, ndieje kėtė. Por zbrazėtitė ekzistojnė, qielli ekziston. Nėse e pėrjeton shkėlqimin e qiellit, kjo ėshtė satori, e nėse bėhesh si qielli, kjo ėshtė samadhi. Procesi i cili ēonė nga satori deri tek samadhi pėrbėhet nga depėrtimi i thellė i mendjes, asgjė tjetėr.

E para: mendja nuk ekziston si entitet, ekzistojnė vetėm mendimet.


E dyta: mendimet ekzistojnė tė ndara prej teje, ato nuk janė pjesė e natyrės sate, ato vijnė e shkojnė – ti mbetesh, ti ia del. Ti je sikur qielli: kurrė nuk vjenė, dhe kurrė nuk shkonė, gjithmonė je kėtu.

Retė shkojnė e vijnė, ato janė fenomen momental, ato nuk janė tė pėrherėshme madje edhe nese pėrpiqesh tė kapesh pėr njė mendim, s’do tė mund ta mbash gjatė, ai do tė ikė, ai ka lindjen dhe vdekjen e vet. Mendimet nuk janė tujat, ato nuk tė pėrkasin ty. Ato vijnė si vizitorė, mysafir, por nuk janė nikoqire.

Vėshtroj mė thellė, dhe atėherė do tė bėhesh nikoqir, e mendimet mysafire. Dhe si mysafire ato do tė jenė tė mrekullushme, por nėse krejtėsisht harron se je sundimtar, atėherė ato do tė bėhen sundimtare, e ti do tė jesh nė amulli. Pikėrisht ky ėshtė ferri. Kur je ti i zoti i shtėpisė, shtpėja tė pėrketė ty edhe nėse mysafirėt dojnė tė sundojnė. Pranoj, ke kujdes me to, por mos u identifiko me to, nė tė kundėrtėn, ato do tė bėhen sundimtare.

Mendja bėhet problem sepse plotėsisht identifikohet me mendimet, kėshtu qė krejtėsisht ke harruar nė intervalin dhe se ato janė vizitore. Kurrė mos e harro atė qė mbetet, ajo ėshtė natyra jote, Tao yt. Gjithmon orientoje vėmendjen kah ajo qė nuk vjen kurrė dhe nuk shkon kurrė, e cili ėshtė sikur qielli. Ndryshoje geshtalt: mos e kthe vėmendjen nga vizitorėt, qėndro si sundimtar i rrėnjosur; vizitorėt do tė vijnė e do tė shkojnė.

Natyrisht, ka mysafir tė mirė dhe tė kėqij, por nuk duhet tė brengosesh pėr kėtė. Nikoqiri i mirė do tė sillet me tė gjithė mysafirėt mirė, nuk do tė bėjė dallime. Nikoqiri i mirė ėshtė nikoqir i mirė, do tė vijnė mendimet e kėqija, ai ndaj tyre sillet si me mendimet e mira. Atij nuk i intereson se ēfarė janė mendimet.

Ēka ke arritė ti qė ke bėrė dalllimin nė mes mendimeve tė kėqija dhe tė mira? Mendimet e mira i ke afruar afėr vetes, e tė kėqijat i ke hedhė. Heret a vonė do tė jesh i identifikuar me mendime tė mira; mendimet e mira do tė bėhen nikoqire. E ēdo mendim i cili bėhet sundimtar krijon mjerim – pėr shkak se ai nuk ėshtė i zoti shtėpisė; mendimi thotė se kjo ėshtė pronė e tij, e ti me tė identifikohesh. Identifikimi ėshtė sėmundje.

Gurdhijeff zakonisht ka thėnė se gjithmon duhet vetėm njė gjė: tė mos identifikohesh me atė qė shkon e vjen. Do tė vijė mėngjesi, mandej mbrėmja vjen e shkon, do tė vijė edhe nata, e mandej pėrsėri mėngjesi. Ti mbetesh: jo si ti, sepse edhe ajo gjithshtu ėshtė mendim – por si vetėdije e pastėr; jo si emri yt, sepse edhe ajo ėshtė mendim. Vetėm si vetėdije e pastėr, pa emėr, pa formė; vetėm si pastėrti, vetėm si paformėsi, vetėm si paemėrtim, vetėm si fenomen i vėrtetė i qenies sė vetėdijshme – vetėm nė kėtė mėnyrė do tė mbetesh i qėndrueshėm.Nėse identifikohesh, do tė bėhesh mendje. Nėse identifikohesh, do tė bėhesh trup.

Nėse identifikohesh, do tė bėhesh emėr dhe formė atė qė hindusėt e quajnė: namarupa, emėr dhe formė – atėherė i zoti i shtėpisė nuk ėshtė mė. Atėherė e harronė amshimin, dhe momentalja tė bėhet kryesore. Momentalja ėshtė bota; amshimi ėshtė Zoti.

Ky ėshtė fakti i dytė e rėndėsishme qė duhet ta arrishė, qė ti tė bėhsh zot shtėpie, e mendimet tė jenė mysafire.Nėse fillon tė vėshtrosh, sė shpejti do tė bėhesh i vetėdijshėm faktorit tė tretė. E treta ėshtė se mendimet janė ardhacake, bezdisės tė jashtėm. Asnjė mendim nuk ėshtė i yti. Ato gjithmon vijnė nga jasht, ti je vetėm urė. Zogjėt hyjnė nė njė derė, e nė tjetrėn dalin: pikėrisht kėshtu mendimet hynė dhe dalin nga ty.

Ti konsideron se mendimet janė tuat. E jo veē kjo, ti madje lufton pėr to dhe pohon: “Ai ėshtė mendimi im, kjo ėshtė e vėrtetė.” Ti debaton, diskuton, pėrlahesh pėr to, mundohesh ta dėshmosh: “Ky ėshtė mendimi im.” Asnjė mendim nuk ėshtė i yti, asnjė mendim nuk ėshtė origjinal – tė gjitha mendimet janė tė huazuara.

Tė gjitha ato janė nga dora e dytė sepse me miliona njerėz para teje i kanė pasur ato mendime. Madje mendimet janė shumė mė jashtė teje sesa gjėsendet.Njėherė fizikanti i madh Eddington kishte thėnė se sa ma thellė qė shkenca depėrton nė materie, gjithnjė e mė tepėr zbulon se materie ėshtė mendim.

Kjo ndoshta ėshtė ashtu, unė nuk jam fizikant, edhe Eddington me siguri ka tė drejtė kur thotė se kur vėshtron mė thellė gjithnjė e mė qartė do ta shohėsh se materia ėshtė mendim. Por, dua tė ta them tė kundėrtėn: sa ma thellė qė depėrton nė vete, mendimet gjithnjė e mė tepėr do tė duken si materie. Nė tė vėrtet, kėto janė dy aspekte tė tė njėjtit fenomen: mendimi ėshtė materie, materia ėshtė mendim.

Kur them se mendimi ėshtė materie, ēka unė me kėtė nėnkuptoj? Unė konsideroj se mendimin personal mund ta hedhėsh si gjėsendin. Kokėn e dikujtė mund ta gjuajsh me mendime sikur qė e bėn me gjėsend. Dikė me mendime mund ta vrasėsh, sikur ta bėsh kėtė me thikė. Mund ta japėsh mendimin tėndė si dhuratė, apo si infektim.

Mendimet janė materie, ato kanė fuqi, por ato nuk tė pėrkasin ty. Ato vijnė tek ti, qėndrojnė njė kohė, dhe mandej tė braktisinė. I gjithė universi ėshtė i mbushur me mendime dhe materie. Materia ėshtė vetėm pjesė fizike e mendimit, e mendimet janė pjesė mendore e materies.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

270


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: “Tantra - kuptueshmėri supreme” ! OSHO

Mesazh  gjilanasi prej 24.02.14 20:34

Bota e Tantras



OSHO – Libri i Sekreteve: Vigyana Bhairava Tantra


SUTRA:

DEVI PYET:

OH SHIVA, ĒFARĖ ĖSHTĖ REALITETI YT?

ĒFARĖ ĖSHTĖ KJO GJITHĖSI MREKULLIPLOTĖ?

ĒFARĖ E MBRUJT FARĖN?

KUSH QENDĖRZON RROTĖN UNIVERSALE?

ĒFARĖ ĖSHTĖ KJO JETĖ PĖRTEJ FORMAVE?

SI MUND TĖ SHKOJMĖ TEJ, HAPĖSIRĖS E KOHĖS, EMRAVE E PĖRSHKRIMEVE?

M’I DAVARIT KĖTO DYSHIME!

Sė pari, disa pika kryesore. Bota e VIGYANA BHAIRAVA TANTRA nuk ėshtė intelektuale e filozofike. Pėr tė ėshtė e pakuptueshme doktrina. Lidhet vetėm me teknikėn, aspak me principet. Fjala tantra do tė thotė teknikė, metodė, shteg. Nuk merret me probleme  intelektuale e pyetje. Lidhet vetėm me “si-nė” e gjėrave, jo “pse-nė”, jo me tė vėrtetėn, por SI tė arrihet e vėrteta. Edhe ky trajtim ėshtė i tillė, shkencor, pasi shkenca nuk merakoset pėr pse-tė, por pėr si-tė. Filozofi pyet pse, shkencėtari pyet si. Nė ēastin qė bėhet pyetja si, metoda, teknika janė tė rėndėsishme e teoria bėhet e pavlerė, kurse eksperienca thelbi.

Tantra ėshtė shkencė, jo filozofi. Tė kuptuarti e filozofisė ėshtė i lehtė, pasi na duhet vetėm intelekti, gjuha, koncepti. Nuk duhet tė bėsh kėrcime transformuese, i ke tashmė. Kėshtu mund tė kuptohet filozofia, por jo tantra. Pėr tė duhet ndryshim, mė mirė mutacion. Nėse nuk ndodh ndryshimi tantra nuk kuptohet, pasi nuk ėshtė mendore e intelektuale, ėshtė eksperiencė. Derisa tė jeni gati pėr eksperiencė, perceptues, nuk ėshtė pėr ju. Filozofia merret me mendjen, koka ju mjafton, nuk duhet gjithė qenia juaj. Tantra ju do tė plotė, tė gjithin. Ėshtė njė sfidė e madhe dhe duhet tė jeni tė gjithpėrfshirė. Tjetėr qasje, sjellje e mendje duhet. Tantra nis me pyetjet e Devi, qė janė nė dukje filozofike. Tė gjithė pyetjet mund tė ndėrtohen me filozofi. Vėrtet, ēdo pyetje mund tė bėhet nė dy rrugė: nė mėnyrė filozofike ose jomendėrisht, ekzistencialisht. Pėrshembull, nqse dikush pyet ē’ėshtė dashuria, mund ta diskutoni pa fund intelektualisht, propozoni teori, hamendėsime, tė krojoni doktrina, shkolla e mund tė mos e njohni fare dashurinė. Pėr tė krijuar doktrina nuk duhet eksperiencė, madje sa mė pak eksperiencė aq mė tė mėdha mund t’i keni propozime tpėr sisteme, madje pa hezituar fare.

Vetėm njė i verbėr mund tė pėrcaktojė lehtėsisht ēfarė ėshtė drita. Kur nuk di je i paturpshėm, dija heziton. Dhe sa mė shumė tė dish aq mė shumė ndjen se po tė shembet toka nėn kėmbė, sa mė shumė di aq mė shumė kupton sa injorant je. Dhe, ata qė janė vėrtet tė zgjuar, bėhen injorantė, bėhen tė thjeshtė si fėmijė, ose si idiotė. Sa mė pak di aq mė mirė. Tė jesh filozofik, dogmatik ėshtė e thjeshtė, tė merresh me problemet intelektualisht ėshtė shumė e lehtė. Por, ta kapėsh njė problem ekzistencialisht, jo vetėm tė vrasėsh mendjen pėr tė, por ta jetosh, t’i shkosh pėrtej, tė transformohesh prej tij ėshtė shumė e vėshtirė. Ndryshe: tė njohėsh dashurinė duhet tė biesh nė dashuri. Ėshtė e rrezikshme sepse nuk do tė mbetesh i njėjti, eksperienca do tė tė ndryshojė. Nė ēastin qė dashurohesh bėhesh tjetėr njeri. Dhe paskėtaj nuk do tė njohėsh mė fytyrėn tėnde tė vjetėr, nuk ėshtė mė jotja. Ndodh njė shkėputje, i vjetri vdiq e i riu lindi. Kjo njihet si rilindje, i lindur pėr herė tė dytė.

Pra, Devi bėn pyetje qė duken filozofike, por Shiva nuk pėrgjigjet fare. E prapseprapė pėrgjigjet. Nė fakt vetėm ai mund t’u pėrgjigjet atyre pyetjeve, por nė njė mėnyrė krejt tjetėr, nė njė plan tjetėr.

Devi pyet: “Ēfarė ėshtė realiteti yt, zoti im?”. Por Shiva nuk pėrgjigjet, pėrkundrazi: jep njė teknikė, tė cilėn, nėse Devi e pėrvetėson, do tė marrė pėrgjigje. Pra, pėrgjigja ėshtė tėrthorazi, jo direkte. Ai nuk do t’i pėrgjigjet cili ėshtė, por do t’i japė njė teknikė: bėje dhe do ta dish kush jam.

Pėr tantran, tė bėsh ėshtė tė dish, e nuk ka dije tjetėr. Derisa tė bėsh diēka, tė ndryshosh, tė kesh njė kėndvėshtrim tjetėr, tė zhvendosesh nė njė dimension tjetėr nga ai intelektual, nuk do tė kesh pėrgjigje.

Pėrgjigje edhe mund tė jepen, por janė tė gjitha gėnjeshtra. Tė gjitha filozofitė janė gėnjeshtra. Tė kėnaq ose jo. Nėse po, bėhesh filozof, por ngelesh i njėjti pėrbrenda.  Nėse jo, shkon nė kėrkim tė ndonjė filozofie tjetėr e konvertohesh nė tė, por, pėrsėri, pėrbrenda nuk ke ndryshuar fare. Pra, nėse je Hindu, Muhamedan, Kristian apo Jain nuk ka ndryshim: personi real prapa fasadės fetare ėshtė i njėjti. Vetėm fjalėt ndryshojnė, ose rrobat.

Njeriu qė shkon nė tempull, kishė apo xhami ėshtė i njėjti. Vetėm fytyrat ndryshojnė, dhe janė fytyra tė rreme, janė maska, prapa tė cilave gjeni tė njėjtin njeri: tė njėjtėn urrejtje, agresion, dhunė, lakmi, epsh, pėrherė tė njėjtin. Tantra nuk merakoset pėr rrobat tuaja, por me ju.

Nėse bėni njė pyetje tė tregon ku je ti, gjithashtu se, kudo qė tė jesh, nuk mund tė shohėsh, prandaj bėn pyetje. Njė qorr pyet se ē’ėshtė drita e filozofia fillon pėrgjigjet. Ndėrsa tantra di se: nėse dikush pyet ēfarė ėshtė drita, atėherė ai ėshtė i verbėr.

Tantra fillon punėn me njeriun, ndryshimin e tij, qė ai tė shohė. Tantra nuk thotė ēfarė ėshtė drita, por artikulon sesi tė arrihet drita, si tė fitohet pamja, shikimi, vizioni. E, kur pamja tė shfaqet, pėrgjigj ėshtė atje. Tantra nuk ju pėrgjigjet, por teknikėn pėr tė marrė pėrgjigje. Mė tej, kjo pėrgjigje nuk do tė jetė intelektuale: nėse i thua diēk apėr dritėn njė tė verbėri ėshtė intelektuale. Nėse i verbėri bėhet i aftė tė shikojė, kjo ėshtė ekzistenciale. Prandaj them qė tantra ėshtė eksistenciale.

E para, Shiva nuk u pėrgjigjet pyetjeve tė Devas, e megjithatė u pėrgjigjet. Dhe e dyta: kjo ėshtė njė lloj tjetėr gjuhe, pėr tė cilėn duhet tė dini diēka para se ta pėrshkojmė sė bashku. Tė gjitha trajtimet janė dialogje midis Shivas e Devas. Ajo pyet e ai pėrgjigjet. Nuk ėshtė bisedė mes mjeshtrit e nxėnėsit, por mes dy tė dashuruarve. Dhe tantra nėnkupton se asnjė mėsim i thellė nuk mund tė jepet nėse nuk ka dashuri mes tyre. Dishepulli dhe mjeshtri duhet tė bėhen dashnorė. Vetėm atėherė e lartmja, pėrtejshmėria mund tė shprehen. Pra, ėshtė njė gjuhė dashurore, sjellje e tillė. Tantra thotė se dishepulli ėshtė nė pozicionin marrės, pra natyrė femėrore, vetėm atėherė mundėsohet marrėdhėnia. Por nuk ka nevojė tė jeni femėr pėr tė qenė dishepull, vetėm tė keni mėnyrėn femėrore tė aftėsisė pėr tė pranuar, marrė, perceptuar.

Kur pyet Deva, pyet zakoni femėror. Pse i mėshoj kėsaj? Burri e gruaja nuk janė vetėm fizikisht tė ndryshėm, por edhe mendėrisht. Seksi nuk ėshtė vetėm ndryshim trupor, por edhe psikologjik.

Mendja femėrore kupton receptim tėrėsor, dorėzim, dashuri, prandaj nxėnėsi ka nevojė pėr psikologji femėrore, pėrndryshe nuk do tė marrė do t mėsimet qė do. Mund tė pyesė, por nuk mund tė marrė pėrgjigje, pasi dyert i ka tė mbyllura.

Mėnyra femėrore kupton marrje mitrore, thellėsore. Njė grua nuk ėshtė vetėm perceptuese, por edhe e bėn pjesė tė vetes atė qė merr, si fėmija. Nuk ėshtė i huaj, por pjesė e nėnės, jeton si nėna. Dishepulli ka nevojė pėr perceptim mitror. Gjėrat nuk duhen mbledhur e mbajtur si tė vdekura, por tė rriten pėrbrenda, tė bėhen gjak e kocka nė ty. Kjo tė ndryshon, tė rrit. Prandaj tantra pėrdor kėtė mėnyrė.

Edhe diēka tjetėr: psikologjia moderne deklaron se njeriu ėshtė njėherėsh burrė e grua. Askush nuk ėshtė absolutisht grua apo burrė. Megjithėse ky ėshtė koncept i ri nė perėndim, tantra e zhvillon prej mijėra vjetėsh si bazė metodike. Besoj i keni parė pamjet e Shivas si  ARDHANARISHWAR: gjysmėburrė, gjysmėgrua. Pra, Deva nuk ėshtė vetėm shoqėruesja, por gjysma tjetėr e tij. Dhe, nėse njė nxėnės nuk bėhet gjysma tjetėr e mėsuesit, mėsimet e larta, metodat ezoterike nuk mund tė jepen. Kur je njė nuk ka dyshime, debate, arsyetime, vetėm shkrirje, si njė mitėr, e cila fillon tė rritė atė qė merr, e tė ndryshon thellėsisht.

Prandaj tantra ėshtė konceptuar nė gjuhėn e dashurisė. Dickka duhet thėnė edhe pėr kėtė gjuhė. Janė dy tė tilla: gjuhė logjike dhe gjuhė dashurie, dhe ka ndryshime thelbėsore mes tyre. Logjikja ėshtė agresive, argumentuese, e ashpėr. Nėse pėrdor gjuhė logjike bėhem sulmues ndaj mendjes tėnde, pėrpiqem tė tė bind, tė tė konverotj, tė tė bėj lolon tim. Argumenti im ėshtė i drejtė, ndėrsa yti i gabuar. Logjikja ėshtė egocentrike: “Nuk mė intereson ti, por egoja ime, kam gjithmonė tė drejtė!” Pėrpiqem tė forcoj egon time.

Gjuha dashurore ėshtė e kundėrta: Nuk shqetėsohem pėr egon time, por me ty, nuk pėrpiqem tė provoj diēka, tė forcoj egon. Dua tė tė ndihmoj, tė tė ndihmoj tė ndryshosh, tė rilindėsh.

Pastaj, logjika ėshtė gjithmonė intelektuale, mendore, dhe e tillė do tė ngelet. Konceptet dhe principet janė domethėnėse, por gjuha dashurore nuk flet edhe aq me kuptim, madje mė shumė ėshtė mėnyra sesi thuhen gjėrat, kuptimi i tyre, jo fjala, por mesazhi e pėrmbajtja. Ėshtė komunikim zemra-zemėr, jo mendja-mendjes. Nuk ėshtė diskutim, por lidhje, njėsim.

Pra, kjo ėshtė e paparė: Devi shtriqet nė prehėrin e Shivės e pyet, ndėrsa ai i pėrgjigjet. Dialog dashuror, pa diskutuar, sikur Shiva tė fliste me veten. Dhe, gjithė ky theks mbi gjuhėn e dashurisė, sepse kur je nė marrėdhėnie tė tillė me mjeshtrin gjithė gjestura ndryshon. Nuk po dėgjon fjalėt e tij, por i pėrthith. Madje, heshtja mes fjalėve ėshtė mė kuptimplotė sesa vetė fjalėt. Prandaj tantra ka njė strukturė tė caktuar: ēdo trajtim nis me pyetejet e Devit e vazhdon me pėrgjigjen e Shivės, pa diskutime, fjalė boshe, vetėm formulime tė thjeshta faktesh, mesazhe telegrafike tė thjeshta qė bėjnė vetėm lidhje.

Nėse i qaseni Shivės me pyetje gati nė mendje, nuk do t’ju pėrgjigjet. Duhet tė ēliroheni nga e kaluara, paragjykimet, tė shkatėrroni parakonceptet nė kokė. Por me Devėn nuk ka probleme tė tilla, pasi ėshtė thellėsisht e dashuruar e mendjen e ka hequr qafe prej kohėsh, ėshtė e hapur, gati pėr tė marrė: nuk ka tė shkuar e tė ardhme, vetėm tė tashme. Toka ėshtė gati pėr farėn, asgjė mė tepėr.

Pra, gjithė kėto thėnie qė do tė pasojnė tani e tutje, do tė jenė telegrafike, janė thjesht sutra tė shkurtra, por qė vlejnė secila sa njė Veda, Bibėl, Kuran. Shkrimet janė logjike, duhen propozime, mbrojtje, argumente. Kėtu nuk diskutohet: vetėm formulime tė thjeshta dashurie.

Vetė fjala VIGYANA BHAIRAVA TANTRA do tė thotė TEKNIKĖ E SHKUARJES PĖRTEJ NDĖRGJEGJES. VIGYANA – ndėrgjegje, BHAIRAVA – gjendje e pėrtejndėrgjegjshmėrisė, TANTRA – metodė, metodė e tė shkuarit pėrtej kėsaj vetėdijeje.

Kjo ėshtė doktrina supreme – pa doktrinė brenda. Ne jemi tė pandėrgjegjshėm, prandaj gjithė mėsimet fetare janė pėr tė shkuar pėrtej pavetėdijes, si tė bėhemi tė ndėrgjegjshėm. Pėrshembull, Krishnamurti, Zen, interesohen si tė krijojnė mė shumė vetėdije. Megjithatė, nga e pandėrgjegjshmja drejt tė ndėrgjegjshmes, ti thjesht ke shkuar nga njė dualitet, ndasi drejt njė ndasie tjetėr. SHKONI PĖRTEJ TĖ DYJAVE! Nėse nuk i tejkalon tė dyja nuk ke mbėrritur tė pafundmen. Thjesht shko pėrtej, BĖHU , JI. Shko pėrtej jogės, Zen, gjithė mėsimeve.

Kur dy tė dashuruar shkojnė thellė drejt dashurisė, mėnjanojnė ndasitė e bėhen njėsi. Dhe vjen njė ēast kur vetėm nė dukje janė dy, pėrbrenda janė njė, ndasia tejkalohet.

Vetėm kėshtu merr kuptim Jezusi kur thotė se Zoti ėshtė Dashuri, ndryshe vetėm keqkuptohet. Ėshtė pėrvoja jonė dashurore mė afėr Zotit. Zoti nuk ėshtė i dashur, siē e interpretojnė tė krishterėt, sikur Zoti ka dashuri atėrore pėr ty. Ėshtė pa kuptim. Do tė thotė nė tė vėrtetė se vetėm nėpėrmjet dashurisė nė realitetin tėnd mund tė mbėrrish nė Zot, sepse vetėm nė njėsim tejkalohet ndasia, trupat janė dy, por diēka pėrtej trupores shkrihet nė njė.

Prandaj ka shumė etje pėr seks, sepse etja e vėrtetė ėshtė pėr njėsimin. Por, ky njėsim nuk ėshtė seksual, pasi trupat kanė vetėm ndjesinė se bėhen njė, e nuk janė, vetėm sa bashkohen. Kjo etje tregon nevojė tė brendshme pėr njėsim.

Nė dashuri, njė nivel mė lart, nuk ka aq shumė etje pėr seks. Dėshira e vėrtetė ėshtė pėr njėsimin, por jo seksuale. Ndasia shkrihet, e, vetėm nė kėtė dashuri joduale mund tė kemi njė ide tė largėt ēfarė shtė gjendja e Bhairava. Mund tė thuhet se ėshtė gjendja absolute e dashurisė pa rrugė kthimi, vetėm kulm.

Nė dashuri ky udhėtim ndodh, por jo pėr tė gjithė, pasi askush nuk shkon pėrtej seksit, e kthehet mbrapa. Prandaj jetojmė nė terr, luginėn e territ. Ndonjėherė lėvizni drejt kulmit tė dashurisė, por ju merren mendtė e ktheheni prapa. Ėshtė shumė lart atje e ndiheni keq.

Ata qė kanė dashuruar e dinė sa e vėshtirė ėshtė tė jesh pėrherė atje, duhet tė kthehesh herė pas here prapa. Ėshtė vendbanimi i Shivas, jeton nė dashuri, nė majė. Ėshtė bėrė dashuri, Shiva ėshtė bėrė dashuri, jo dashnor.

Si arrihet kjo, si bėhet e mundur kjo pėrtejshmėri, pėrtej trupit e shpirtit, lirisė, Moksha? Teknika ėshtė tantra, teknikė e pastėr, kėsisoj e vėshtirė pėr t’u kuptuar.

Shiva pėrgjigjet, jep teknika. Ato janė teknikat mė tė vjetra, mė antike nė botė, por quhen mė tė fundit sepse asgjė nuk mund t’u shtohet, janė tė plotėsuara, 112 mėnyra. Ato parashikuan tė gjitha mundėsitė, tė gjitha rrugėt e pastrimit tė mendjes, tejkalimit tė mendjes. As edhe njė mentodė mė shumė nuk mund t’u shtohet. Dhe ky libėr, VIGYANA BHAIRAVA TANTRA, ėshtė 5000 vjeēar. Ėshtė i stėrlashtė dhe njėherėsh mė i freskėti.

Kėto mėnyra meditimi pėrbėjnė shkencėn e plotė tė shndėrrimit tė mendjes. Ne do t’i marrim njė e nga njė, e do tė pėrpiqemi t’i kuptojmė fillimisht intelektualisht. Por, pėrdoreni mendjen vetėm si instrument, jo si njė mjeshtėr. Si mjet pėr tė kuptuar diēka, por tė rijoni pengesa me tė. Kur tė jemi duke folur pėr kėto teknika, lini mėnjanė ato qė dini, informacionin tuaj, janė vetėm pluhur ndanė rruge. Pėrballuni me kėto mėnyra me mendje tė freskėt – sigurisht vigjilentė, por jo me arsyetim. Dhe mos krijoni idenė se njė mendje arsyetuese ėshtė vigjilente, sepse nė ēastin qė thelloheni nė debat keni humbur vetėdijen, vigjilencėn, e nuk jeni mė aty.

Kėto metoda nuk i pėrkasin asnjė religjioni. Nuk janė Hindu, ashtu siē nuk ėshtė ēifute teoria e relativitetit se e zbuloi Ainshtajni. Radio, elektriciteti e televizioni nuk janė tė krishterė. Shkenca nuk u pėrket feve e racave, e tantra ėshtė shkencė, megjithėse u konceptuan nga hindutė. Prandaj kėtu nuk pėrmenden mėnyra religjioze. Nuk na duhet tempull, vetė jeni tempull i mjaftueshėm. Ju jeni laboratori ku bėhen eksperimentet, nuk ka nevojė pėr ndonjė besim, pasi ėshtė shkencė. Nuk ju kėrkohet tė besoni nė Kuran e Bibėl, Veda, Buddha e Mahavira. Vetėm guximi pėr tė eksperimentuar, kjo ėshtė e bukura.

Njė Muhamedan mund ta praktikojė e do tė mbėrrijė nė kuptim mė tė thellė tė Kuranit. Njė Hindu mund tė provojė e tė kuptojė pėr herė tė parė ēfarė janė Vedat. Pra, teknikat nuk kanė lidhje me religjionin, nuk prekin fare fenė.  Madje, tantra thotė se feja ėshtė punė shoqėrore.

Ju jeni injorantė, nė luftė, nė gjumė. Kjo ėshtė sėmundje, sėmundje shpirtėrore, jo si tuberkulozi. Ėshtė vetėm rastėsi qė keni lindur diku e me besim tė rastėsishėm.

Tantra nuk njihet mirė, por edhe kur njihet, keqkuptohet. Arsyet janė se, sa mė e pastėr njė shkencė, aq mė e madhe mundėsia qė turmat tė mos e njohin. Vetėm sa keni dėgjuar pėr teorinė e relativitetit, por thuhet se vetėm 20 vetė nė kohėn e Ainshtajnit e kuptonin. Edhe vetė Alberti e kishte tė vėshtirė t’ia shpjegonte dikujt, sepse shkon nė kuptime tepėr tė larta, sipėr mendjes. Por tantra ėshtė edhe mė e vėshtirė akoma, sepse nuk bėn punė asnjė lloj trajnimi, pėrveē shndėrrimit.

Prandaj tantra nuk kuptohet kurrė nga turmat. Dhe, sa herė qė diēka nuk kuptohet, tė paktėn keqkuptohet. Pastaj, kur nuk kuptoni diēka, filloni tė abuzoni me tė, sepse ju ofendon qenien. Nuk e kuptoni! Ju nuk e kuptoni? E pamundur! Diēka nuk shkon me atė gjėnė, se juuuuu….!

Pėr faktin se tantra shkon pėrtej ndasisė, vetė pikėpamja ėshtė amorale. Ju lutem kuptojini kėto fjalė: moral, imoral, amoral. Njohim moralitetin, imoralitetin, por bėhet vėshtirė me amoralitetin, qė shkon pėrtej tė dyjave. Tantra ėshtė amorale. Ilaēi ėshtė amoral, as imoral, as moral. Nėse i’a jepni hajdutit i bėn punė, njėsoj si shenjtorit. Nuk bėn dallime mes teveqelėve dhe hyjnive, pasi ilaēi nuk e vret ndonjėrin vetėm sepse ėshtė t.....

Pėrkundrazi, ju jeni imoralė, sepse keni mendje tė trazuar, por tantra nuk paracakton qė ju tė bėheni mė parė moralė, e pastaj ta praktikoni.

Dikush ėshtė sėmurė, e doktori i thotė tė ulė njėherė temperaturėn pastaj tė vijė pėrsėri pėr ndonjė ilaē. Ja, kjo ndodh: hajduti shkon te shenjtori e i kėrkon ndihmė pėr meditim, por i shenjti i thotė “Mė parė hiq dorė nga zanati, se kėshtu siē je nuk mundesh!” Kėshtu i thotė edhe pijanecit. Por, nėse dikush lė alkoolin, vjedhjen, shėrohet mendėrish e nuk ėshtė mė i trazuar, ē’nevojė ka pėr meditimin pastaj? Meditimi ėshtė ilaē, shėrues.

Tė qenėt njeri ėshtė mjaft pėr tantrėn. Kushdo qofsh, pranohesh. Zgjidh njė teknikė qė tė pėrshtatet, kanalizo energjitė atje e nuk do tė jesh mė ai i pari. Teknikat e vėrteta kėshtu janė, por, nėse unė parashtroj kushte, do tė thotė se jap pseudoteknika. Por njė hajdut thjesht ndryshon objektivat nėse parashtroj kushte tė pamundura, nuk lė hajdutėrinė.

Njė makut mund tė ndryshojė objektin e makutėrisė sė vet, por nuk bėhet jomakut. Nėse i premtohet parajsa ai edhe mundohet tė heqė lakminė me mundim, por ėshtė vetėm par excellence. Vetė parajsa, liria, ekzistenca vetėdija, driēimi do tė bėhen objekti i makutėrisė sė tij.

Tantra thotė se nuk mund tė ndryshojė njeriu, derisa t’i jepni teknika autentike pėrmes tė cilave tė ndryshojė. Me predikime asgjė nuk ndryshon. Shikoni nėpėr botė, kaq shumė predikim, moralizim, predikues, klerikė. Plot bota me tė tillė, e megjithatė ngeli kaq e shėmtuar e imorale. E njėtja gjė do tė ndodhė nėse u jepni spitalet predikuesve: do tė shkojnė atje e do tė predikojnė, duke i bėrė tė sėmurėt tė ndihen fajtorė pėr sėmundjet e veta, fajtorė pėr mosshėrimin e tyre. Predikuesit moralizojnė, u thonė njerėzve tė mos nevrikosen pa u dhėnė teknika. Thjesht “Mos u nxeh!”. Unė jam tmerrėsisht i acaruar, e ti mė thua “Mos u nxeh!”, kėshtu unė vetėm ndrydh veten.

Por kjo krijon edhe mė shumė inat. E pastaj faj: nėse nuk ndryshoj dot veten, jam i paaftė, nuk fitoj dot ndaj vetes, ndihem inferior. Askush nuk fiton dot. Keni nevoje pėr ca armė specifike, pasi intai juaj ėshtė rezultat i njė mendjeje tė trazuar. Ndryshoni mendjen e shenjat do tė ndryshojnė. Inati tregon ēfarė keni pėrbrenda. Ndryshoni tė brendshmen dhe e jashtmja shndėrrohet. Pra, tantra nuk shqetėsohet pėr tė ashtuquajturin moralin tuaj.

Vėrtet, nėnvizimi i moralit ėshtė degradues, i ulėt. Nėse dikush vjen e tė thotė “lėre seksin, inatin, kėtė e atė”, atėherė je jonjerėzor. Do tė ndihesh inferior, i ulėt nė sytė e tu. Nėse pėrpiqesh pėr tė pamundurėn, patjetėr qė do tė dėshtosh. E kur dėshton, bindesh se je mėkatar.

Predikuesti kanė bindur gjithė botėn se janė mėkatarė. Kjo u shkon pėr mbarė, pasi vazhdojnė profesionin e tyre. Ju duhet tė jeni mėkatarė, vetėm atėherė kishat, xhamitė, tempujt lulėzojnė. Tė qenėt tuaj mėkatarė ėshtė baza e suksesit tė tyre, fajėsia juaj ėshtė baza e kupolave klerikale.  Ata kanė krijuar njė njerėzim inferior.

Megjithatė, tantra nuk ju shtyn tė jeni imoralė, jo, thjesht nuk intereson imoraliteti juaj, por ju jep teknika shkencore pėr tė shndėrruar mendjen, e mė pas karakteri juaj do tė ndryshojė, pasi baza ka ndryshuar. Pėr shkak tė kėtij qėndrimi amoral tantra nuk mund tė tolerohet nga tė ashtuquajturit shenjtorėt tuaj, tė gjithė i’u vėrsulėn  kundėr, sepse tantra i’a del mbanė, e pastaj gjithė budallallėqet bashkangjitur religjioneve u vjen fundi.

Shikoni, Krishtėrimi lufton shumė kundėr shkencės progresive. Pse? Sepse po vjen koha kur, nga materialja do tė depėrtojė edhe nė shpirtėrore. Sepse pastaj mund tė mėsohet se materia ndryshon me mėnyra shpirtėrore, dhe mendja nuk ėshtė gjė tjetėr veē materie e rralluar. Kėtė propozon tantra: mendja ėshtė material i lehtė e mund tė ndryshohet. E me njė mendje ndryshe keni njė botė ndryshe, sepse shikoni nėpėrmjet mendjes. E nėse mendja zhduket – ky ėshtė qėllimi i fundmė i tantras – e shikoni botėn fare pa njė ndėrmjetės. Kur ndėrmjetėsi zhduket atėherė jeni realisht pėrballė sė vėrtetės, pasi asgjė nuk qėndron mė midis jush dhe sė vėrtetės, gjendja jomendore, gjendja e Bhairava.

Pėr herė tė parė e shikoni botėn siē ėshtė. Pėrmes mendjes ju e krijoni njė tė tillė, e projektoni. Prandaj, mė parė ndryshoni mendjen, pastaj ndryshoni nga kjo mendje nė jomendje. Dhe kėto 112 metoda mund tė ndihmojnė secilin prej jush. Prandaj Shiva jep shumė tė tilla, zgjidhni atė qė ju pėrshtatet, nuk ėshtė e vėshtirė.

Do tė pėrpiqemi tė kuptojmė secilėn metodė e si ta zgjidhni pėr tė ndryshuar mendjen. Kjo ujdi, mirėkuptim intelektual do tė jetė thelbėsor, por jo i fundmė. Pėr ēdo gjė qė do tė flas kėtu provojeni. Kur provoni metodėn e dukur, do ta kuptoni menjėherė. Ēdo ditė do tė flas pėr kėto mėnyra, e ju luani me to. Pėrpjekje tė mėdha duhen. Them tė luani, sepse nuk duhet tė jeni shumė seriozė, thjesht lozni. Nėse gjen diēka atėherė merre seriozisht e thellohu sinqerisht me gjithė energjinė tėnde. Por mė parė, thjesht luaj, pasi kam vėnė re qė kur lozni mendja juaj ėshtė mė e hapur. Mos u bėni seriozė, mendjengurtė. Metodat janė tė thjeshta, luani me njėrėn prej tyre pėr tre ditė, e, nėse ndiheni mirė, kuptoni se ju shkon, merreni seriozisht. Pastaj harrojini tė tjerat, tė paktėn pėr tre muaj. Mrekullitė ndodhin. I vetmi kusht ėshtė qė ajo teknikė tė bėjė pėr ju. Nėse nuk ju shkon nuk ndodh asgjė. Por, nėse ėshtė pėr ju, mjaftojnė edhe tre minuta ta kuptoni. Kėto 112 meoda mund tė bėhen ekzperienca tė mrekullueshme, ose vetėm dėgjoni, varet nga ju. Do tė pėrshkruaj secilėn prej tyre nga sa mė shumė pikėpamje tė mundem. Nėse ndjeni se jeni afėr, luani pėr tre ditė, e nėse ju ngjit, bėjeni pėr tre muaj.

Kėto janė tė gjitha metodat e mundshme, por, nėse asnjėra nuk ju bėn tė ndiheni ndryshe, atėherė harrojeni spiritualitetin e jetoni tė lumtur, thjesht nuk bėn pėr ju.

Pėr tė gjitha epokat, nuk ka njeri qė mund tė thotė se asnjėra nga metodat nuk bėn pėr tė, pasi nuk ėshtė e mundur: ēdo lloj mendjeje njerėzore ėshtė llogaritur. Madje ka teknika edhe pėr njerėzit qė ende nuk ekzistojnė: janė pėrllogaritur pėr tė ardhmen. Ka teknika tė tjera pėr njeriun e tė shkuarės, qė sot nuk ėshtė mė. Por mos e vrisni mendjen: ėshtė e sigurt qė pėr ju ka shumė metoda.

Nesėr nisim udhėtimin.

OSHO
Pėrktheu e pėrgatiti Arben Orhani
avatar
gjilanasi

383


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi