Metafizikė e arsyes

Shko poshtė

Metafizikė e arsyes

Mesazh  Neo prej 22.01.12 22:35

Metafizikė e arsyes



Shopenhauer : “Njeriu ėshtė njė kafshė metafizike“.

Jo rastėsisht, pėrgjatė dhjetėvjeēarėve tė fundit tė shekullit tė shkuar, Kisha katolike i ėshtė rikthyer debatit thuaj tė pėrjetshėm mes Arsyes dhe Besimit. Nė ēdo epokė, qė nga Shėn Agustini deri tek Kierkegaardi, mendimtarėt e Perėndimit tė krishterė janė munduar tė dimensionojnė dhe ridimensionojnė Zotin.

Sipas prizmit tė secilit, ata kanė pėrshkruar herė herė njė burim ekstaze mistike, njė arkitekt tė Natyrės ose dhe njė shtyllė tė Moralit njerėzor. Konceptet e krijuara nė kėtė mėnyrė qėndojnė nė themel tė pyetjeve dhe tė vetė-pyetjeve qė ngrenė besimtarėt – por edhe tė tjerėt. Pasi jo gjithmonė Besimi mund tė pajtohet me Arsyen dhe kjo, kryesisht pėr « faj » tė tė parit.



Fillimisht, Besimi mund tė kqyret si njė ndjenjė personale (ose kolektive) – e qėnėsishme, e patransmetueshme dhe e patjetėrsueshme – qė krijon bindjen e egzistencės dhe tė prezencės sė Zotit si njė « fuqi supreme », e cila urdhėron sendet dhe qėnien. Nė kėtė mėnyrė, kjo ndjenjė mbetet subjektive dhe s’ka nevojė pėr arsyen pėr t’u ushtruar, sikundėr dhe vetė pyetja « kush ėshtė Zoti? » nuk mund tė marrė asnjėherė pėrgjigje. Si mund tė paraqitet e « paparaqitshmja »? si mund tė lidhet fjala apo shprehja me njė « qėnie », e cila mund tė shprehet veēse me anė tė njė ndjenje?

Ja pra, i bie qė tė jetė arsyeja e cila duhet tė shprehet lidhur me besimin – dhe mbi vetvehten, duke krijuar qė nė origjinė njė diferencim mes kėtyre dy koncepteve.

Intuitivisht, mund tė imagjinohet se besimi qėndron diēka mė poshtė se sa arsyeja, pėr tė mos thėnė se ėshtė inferiore ndaj tė parės. Inferiore nė kuptimin se tė besuarit mbėshtetet dhe krijon tek besimtari njė siguri subjektive, themeli i tė cilės nuk mund tė verifikohet : besimi ėshtė me pėrcaktim si iracional, njė fushė e pėrveēme dhe personale qė s’ka nevojė pėr asnjė ligj dhe nė tė cilėn gjithēka ėshtė e mundshme.

Pra, njė botė mė vehte ku naiviteti i fėmijės bashkėjeton me ngultėsinė e tė ēmendurit – e parė nga bota tjetėr e arsyes, e drejtuar nga njerėz tė rritur, tė karakterizuar nga mendja e ndritur.

Sot, arsyeja kqyret si njė veti e shpirtit njerėzor, aplikimi i tė cilės na lejon tė pėrcaktohen kriteret e sė vėrtetės dhe tė te rremes, tė dallohet e mira nga e keqja, tė ndėrtohet njė sjellje e tėrė qė lidh vetvehten me mjedisin shoqėror.. Nė kėtė mėnyrė, kjo veti e shpirtit mund tė konsiderohet nė disa plane njėherėsh : shkencor, filozofik ose etik.

Megjithatė, pėrballė besimit, arsyeja gjendet nė vėshtirėsi pasi ajo nuk mund t’a trajtojė atė vetėm nėpėrmjet filtrit tė pėrēmimit. Nė pėrputhje me kėrkesat e saj tė brendshme, arsyeja duhet tė gjejė arsyen e egzistencės sė besimit dhe me kėtė rast, tė propozojė njė shpjegim « racional ». Pėrse njerėzimi qė prej lindjes sė tij ėshtė i lidhur me besimin dhe pėr mė tepėr, pėrse ai e ruan atė si njė diēka fort tė ēmuar?
Pėrgjigja mė e zakonshme dhe ndoshta klasike ėshtė ajo qė e klasifikon besimin nė rregjistrat e psikologjisė, tė subjektivitetit ndjenjėsor : njerėzit kanė patur nevojė tė besojnė nė « diēka » pėr t’u siguruar, pėr tė shpjeguar tė pakuptueshmen, ose fundja pėr tė krijuar mjetet e mbizotėrimit.. Pra me fjalė tė tjera, besimi shėrben pėr tė mbushur nė mėnyrė imagjinare « defiēitin » e reales : mungesėn e njohjes, mungesėn e forcės, mungesėn e kurajos.. A ėshtė kjo, pėrgjigja e vetme e mundshme? A mund tė kėnaqė tė gjitha ēfaqjet dhe aspektet e besimit? Ja ē’mendon pala « racionale » :

Diku nė veprėn e tij, antikleriku Volter shprehej :

« .. Ē’ėshtė besimi (feja)? A ėshtė tė besuarit nė atė ēka duket si vetė evidenca? Jo, mė duket evidente qė egziston diku njė Qėnie e domosdoshme, e pėrjetshme, inteligjente; ky nuk ėshtė besim, ėshtė arsye. Nuk kam asnjė meritė tė mendoj se kjo Qenie e pėrjetshme dhe e pakufishme, tė cilėn e njoh sikur tė ishte virtuti, mirėsia vetė, bėn qė tė jem i mirė dhe i virtutshėm. Besimi qėndron nė tė besuarit, jo nė atė ēka duket e vėrtetė, por nė atė ēka duket e rreme lidhur me gjykimin tonė. Aziatikėt mund tė besojnė vetėm nėpėrmjet kėtij besimi lidhur me udhėtimin e Muhametit nė ato shtatė planetet, nė mishėrimin e zotit Fo, tė Vishnusė, tė Brahmės.. etj.. Ata nėnshtrojnė gjykimin e tyre, ata dridhe pėrpara mundėsisė tė shqyrtimit , ata nuk duan tė pėrfundojnė mbi hu, as edhe tė digjen; prandaj ata thonė : unė besoj ».

Filozofi Niēe (Nietzsche), i pėrmendur pėr konceptin e tij tė « vdekjes filozofike dhe teologjike tė Zotit », shprehet :

« .. Shkenca dhe Feja jetojnė mbi dy planete krejt tė ndryshme. E para i pėrket arsyes, dhe e dyta mbėshtetet mbi ndjenjėn.. Kur ke besimin, nuk ke nevojė pėr tė vėrtetėn.. ».

Marksi, gjykimet e tė cilit lidhur me fenė tashmė njihen, diku shkruan :

« .. ėshtė njeriu qė ka krijuar fenė, dhe nuk ėshtė feja qė ka krijuar njeriun. Ajo ėshtė njė realizim fantastik i qenies njerėzore, pasi qenia njerėzore nuk zotėron realitet tė vėrtetė. Tė luftosh kundėr fesė, ėshtė tė luftosh nė mėnyrė tė tėrthortė kundėr kėsaj bote, pėr tė cilėn, feja ėshtė aroma shpirtėrore. Fatkeqėsia fetare ėshtė shprehje e fatkeqėsisė reale dhe pėr tė parėn, njė protestė kundėr fatkeqėsisė reale. Feja ėshtė shpirti i njė bote pa shpirt, sikundėr ajo ėshtė opiumi i popullit.. »

sė fundi, Ajnshtajni, edhe ai, i shkruante dikujt nė vitin 1954 :

« .. ajo ēka keni lexuar lidhur mbi bindjet e mia fetare ėshtė veē gėnjeshtėr, natyrisht, njė gėnjeshtėr qė vazhdon dhe pėrsėritet. Nuk besoj nė njė Zot personal dhe asnjėherė nuk kam thėnė tė kundėrtėn, gjithmonė jam shprehur kjartė. Nė qoftė se egziston nė brendėsinė time diēka qė mund tė quhet « fetare », do tė ishte admirimi pa fund pėrpara strukturave tė universit, pėr aq sa shkenca jonė mund tė ēfaqė ».

Megjithatė – edhe duke lėnė mėnjanė pėrvojėn filozofike tė Kierkegaardit, i cili predikon se besimi e tejkalon arsyen nga pikpamja e esencės, problemi mbetet fort i ndėrlikuar. Mjafton tė thuhet se Perėndimi identifikon tė besuarit me pjesėmarrjen nė njė Credo, nė atė qė zakonisht quhet tė vėrtetat e Besimit. Nga ana e saj, kisha nėnvizon faktin qė kjo pjesėmarrje duhet kuptuar si njė akt besimtarie tė domosdoshme dhe tė nevojshme pėr shėndetin shpirtėror tė vetė njeriut.

Pėrfundimisht, a ekzistojnė sende ose ide, pėrkundrejt tė cilave, besimi mund tė pranohet si i vetmi raport logjik? Sende tė tilla, pėr tė cilat nė tė kundėrt, do tė ishte irracionale tė imagjinohej dhe tė pretendohej se mund tė kuptohen ose tė zotėrohen vetėm me anė tė arsyes?

Po sikur fusha e kėtyre « sendeve » tė ishte ajo e marrėdhėnieve mes njerėzve, qė ngrenė kėto pyetje? Ja pra, edhe sikur kėto marrėdhėnie tė presupozojnė njė dialog – qoftė edhe tė mbėshtetur mbi arsyen – ky i fundit, i zhvilluar mes njerėzve tė lirė, mbėshtetet mbi fjalėn jo vetėm si njė « send » i cili duhet kuptuar me anė tė arsyes por para sė gjithash, si njė « send » i cili duhet besuar.

Ja se si shprehet diku, pastori Martin Luther King :

« .. mund tė egzistojė konflikti mes njeriut tė fesė me shpirt tė brishtė dhe atij tė shkencės me shpirt tė pėrmbledhur, por asnjėherė mes vetė shkencės dhe fesė. Botėt e tyre respektive janė tė veēanta dhe metodat e tyre tė ndryshme. Shkenca kėrkon ndėrkohė qė feja interpreton. Shkenca pajis njeriun me njė njohje e cila ėshtė forcė, feja i jep njeriut njė urtėsi qė shėrben si kontroll. Shkenca merret me faktet, feja merret me vlerat. Ato nuk janė rivale tė njera tjetrės. Ato janė bashkėplotėsuese. Shkenca pengon fenė tė fundoset nė iracionalizmin e pafuqishėm dhe nė obskurantizmin paralizues. Feja e pėrmban shkencėn nga tė zhyturit nė materializmin e pakufi dhe nė nihilizmin moral ».
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Metafizikė e arsyes

Mesazh  Dimitrov Xhunga prej 23.01.12 21:06

Fjala "ARSYE" me ka tunduar ne vetvete dhe kam mundur ti jap nje spjegom te cilin kerkoj te ma rrezoni me argumente.I bindur se ne zanafillen e vet njerezimi ka fol me gjuhen qe ne shqiptaret flasim them se kjo fjale eshte e perbere nga fjalet ar+sy+e qe ne gegenishte merr kuptimin syri i arte?Meqe qenia njeri ka dy sy cili eshte syri i trete ? Ky sy eshte syri i mendjes ai me te cilin mendja i shikon gjerat kur ato analizohen ekzaktesisht,pra ne formen me te arte te saj qe vetm mendja mund ta bej.Ndaj dhe wshte quajtur arsye(eshte syri i arte,eshte syri i mendjes)
Ne kete logjike te gjerave nje llafazan nuk mund te bej analiza fenomenesh me arsye ,pra me syrin e trete sepse ai nuk e zoteron ate edhe pse kete "sy te trete "e kane te gjithe qeniet njerezore.Llafazanin e terheqin imazhet realiste te perjetuara prej tij ne jeten reale gjate dites apo diteve te shkuara dhe behet interpret e viktime i ketyre perjetimeve duke i perfolur e perseritur me ne formen e tregimeve e rrefimeve e nuk pushon se perfoluri derisa te lodhet.Ne kete kuptim kerkoj te them se kush ve ne pune te plote arsyen dheeeee me sa me shume efikasitet e ne harmoni te plote me ligjet e ligjesite nuk arsye te jete besimtar.
ARSYEJA dhe BESIMI jane e njejta gje ne njefare kuptimi...
avatar
Dimitrov Xhunga

131


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi