Edukimi shpirteror sipas sufive

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 22.01.12 13:09

Pastrimi i epshit

Nė kėtė nivel duhet t’i bėjmė tri gjėra:
a.Ta pastrojmė epshin nga besimet e kota,mendimet e gabuara dhe nga logjika e mbrapshtė.
b.Ta pastrojmė epshin nga amoralitetet e maskarallėqet , dhe
c.Tė ikim nga mėkatet.

Besimet e kota dhe logjika e mbrapshtė janė injorancė,padrejtėsi dhe anormalitet. Kėto tipare negative e pengojnė epshin nga rruga e perfeksionimit dhe afrimit afėr Zotit. Individėt tė cilėt kanė besime tė kota nuk njohin rrugėn e shpėtimit (islamit) dhe zvarriten nėpėr fushat e padrejtėsisė e anormalitetit. Kėta individė asnjėherė nuk mund t’ia arrijnė qėllimit tė tyre.Nė njė zemėr tė mbushur me katran,a thua mund tė shkėlqejė drita e shenjtė hyjnore.

Prandaj,edhe morali i keq forcon veset dhe aftėsitė shtazore, dhe dalėngadalė epshin e njeriut e shpie nė vetmi dhe shkatėrrim tė plotė.Njė person me zemėr tė kėtillė nuk mund t’ia arrijė qėllimit tė vet tė afrohet tek Zoti dhe perfeksionimit.Tė bėrit mėkat e nxin dhe e trondit shpirtin dhe gjithashtu e largon atė nga rruga drejt Zotit dhe pėrsosmėrisė.

Nė kėtė mėnyrė askush nuk mund t’ia arrijė idealeve tė tij.Prandaj, edhe pastrimi i epshit ėshtė njė ēėshtje jetėsore e jona dhe ėshtė shumė e rėndėsishme. Nė fillim duhet t’i njohim sjelljet e kėqia dhe mėkatet dhe mė pastaj duhet tė ndėrrmarim diē qė ta pastrojmė epshin tonė nga kėto. Sa tė lumtur jemi qė nuk kemi probleme nė njohjen e sjelljeve tė kėqia dhe mėkateve.

Kėto probleme na kanė mėsuar mjekėt e epsheve dhe njohėsit e njerėzve pejgamberėt dhe imamėt dhe na kanė informuar pėr sjelljet e kėqia, na kanė rekomanduar nė rrugėt e shėrimit nga tė ligat dhe na kanė kėshilluar qė tė ikim nga mėkatet. Tė gjithė e njohim sjelljen e keqe dhe e dimė tė shėmtuarėn. Tė gjithė, shumė mirė e dimė qė dyftyrėsia, mburrja, xhelozia, pėlqimi i vetvetes, shpifja, gojėflliqėsia, zemrimi, dhuna, mosbesimi, frika, koprracia, inati, tė shikuarit e tė metave te tė tjerėt, gėnjeshtra, adhurimi i kėsaj bote, posti, adhurimi ndaj postit ,lavdėrimi dhe reklamimi para tjerėve, mashtrimi, hilja, mundimi i keq, ngurtėsia e zemrės, kokėfortėsia, pėrkushtimi ndaj epshit dhe shumė cilėsi tjera tė njejta janė veti tė kėqia dhe tė shėmtuara.

Pos kuptimit tė kėtyre vetive nga vetė esenca jonė, kemi edhe shumė ajete dhe hadithe tė cilėt na lajmėrojnė pėr kėto veti tė kėqia. Nė Kur’anin Kerim dhe nėpėr hadithe,na janė qartėsuar mėkatet dhe haramet (tė ndaluarat) bile edhe ndėshkimet qė pasojnė pėr kėto vepra. Ne nė pėrgjithėsi kemi njohuri mbi kėto.

Prandaj,edhe nuk kemi ndonjė vėshtirėsi mbi dallimin e amoralitetit,mėkateve tė vogla dhe mėkateve tė mėdha. Por, nė anėn tjetėr jemi rob tė djallit e tė epshit i cili tė urdhėron pėr keq (emnare) dhe nuk kemi sukses qė ta pastrojmė epshin tonė nga amoraliteti.

Problemi primar ėshtė gjendja e njė zgjidhjeje pėr kėtė. Dy gjėra janė shkaqe tė kėsaj: e para ėshtė mosnjohja e sėmundjeve tė moralit tonė dhe mospranimi i realitetit se jemi tė sėmurė, kurse e dyta ėshtė zvogėlimi i sėmundjeve tė moralit,mosdija pėr fundin e keq e tė dhembshėm tė cilin e shkaktojnė kėto sėmundje dhe mospėrpjekja pėr t’i shėruar dhe zhdukur kėto sėmundje tė rrezikshme.

Kėta dy faktorė kanė ndikuar qė tė mos e pėrmirėsojmė epshin tonė tė mbrapshtė. Duhet qė tė qėndrojmė mbi kėtė ēėshtje tė rėndėsishme dhe ta gjejmė njė zgjidhje pėr kėtė.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 22.01.12 13:13

Mosnjohja e sėmundjeve

Nė pėrgjithėsi duhet t’i njohim sėmundjet morale (epshore) dhe ta dimė shėmtimin e tyre. Meqė njė njohje tė kėtillė e kemi pėr tė tjerėt, por pėr veten tonė nuk kemi njohuri mbi kėtė ēėshtje. Mund ta vėrejmė tek tė tjerėt njė sjellje tė keqe apo ndonjė ves anormal, por ndoshta tek ne mund tė ekzistojė ndonjė sjellje edhe mė e keqe tė cilėn nuk e vėrejmė fare.

P.sh. e dimė se ėshtė keq tė shkelėsh tė drejtat e dikujt tjetėr, dhe tė urrejmė individin i cili shkel tė drejtat e tė tjerėve,por nė anėn tjetėr nuk mund ta vėrejmė fare se edhe vet ne i shkelim tė drejat e tė tjerėve. Veprat tona absolutisht nuk i gjejmė tė gabuara dhe nė shumicėn e rasteve ato i tregojmė si vepra me vlera morale dhe kėshtu vazhdojmė ta bindim vetveten.

Edhe cilėsitė e shėmtuara tjera janė kėshtu. Asnjėherė nuk na bie ndėrmend qė ta pėrmirėsojmė epshin tonė, mandej, personi i cili derisa nuk e vėren qė ėshtė i sėmurė asnjėherė nuk i shkon mendja ta kontrollojė vetveten. Edhe ne tė cilėt nuk e dimė se jemi tė sėmurė pėr atė edhe as qė na shkon mendja tė kontrollohemi, dhe problemi themelor ėshtė ky.

Prandaj edhe nėse mendojmė pėr lumturinė tonė, duhet tė pėrpiqemi ta zhdukim kėtė problem. Dhe me ēdo kusht tė mundohemi t’i njohim llojet e sėmundjeve dhe tė kemi durim maksimal pėr t’i diagnostifikuar ato.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 22.01.12 13:15

Kush e njeh veten, njeh Zotin e vet...

1. Natyra e nefsit

Zoti e ka krijuar nė xhennet Ademin (a.s.), atin e brezit njerėzor, duke e bėrė mė tė pėrsosurin e krijesave. Por Zoti, si domosdoshmėri e nderit dhe dinjitetit qė i favorizoi Ademit dhe brezit tė tij, ka dėshiruar nė mėnyrė volitive qė qėndrimi i tij nė xhennet tė realizohet jo thjesht me favor, por si shpėrblim, prandaj, sipas dėshirės volitive hyjnore, Ademi (a.s.) iu nėnshtrua atij gabimit tė njohur dhe, pėr kėtė shkak nė dukje, u nxuar nga xhenneti, vatani i tij i origjinės dhe u suall nė kėtė botė prove.Pėr rikthimin e Hz. Ademit dhe brezit tė tij nė xhennet nė formėn e njė shpėrblimi, ėshtė bėrė e domosdoshme qė njeriu tė kapėrcejė njė sėrė vėshtirėsish.

Ėshtė pėr kėtė arsye qė Zoti e ka pajisur Ademin dhe brezin e tij, ndryshe nga qeniet e tjera, me shfaqje antagoniste. Si rrjedhojė, ėshtė dashur qė njerėzit tė ndodhen nė njė pozitė, sipas meritės, mes nivelit mė tė ulėt tė quajtur esfeli safilin dhe nivelit mė tė lartė tė quajtur alai il’lijjin. Pra, njeriu, i cili ėshtė qenie e nderuar, edhe me kapitalin e krijimit tė vet, edhe me vullnetin e vet tė pjesshėm, tė aftė e tė prirur pėr ta pėrdorur kapitalin e krijimit edhe pėr tė mirė, edhe pėr tė keq, zė vendin e vet nė njė pikė mes pozitės mė tė ulėt tė quajtur mė poshtė se kafshėt (bel hum edal) dhe pozitės mė tė lartė tė quajtur me lart se engjejt.

Kjo realizohet sipas zellit tė njeriut dhe rezultatit qė do tė marrė ai nga lufta mes prirjeve pozitive dhe negative tė pranishme nė natyrėn e krijimit tė tij. Ja, pra, mbi kėtė urtėsi ngrihet fakti qė ndėrsa ėshtė pajisur me njė sėrė prirjesh pozitive, njeriu ėshtė cėnuar me disa prirje negative.

Sipas botėkuptimit mistik, prirjet pozitive dhe negative qė ndodhen sė bashku tek njeriu, dalin nė pah nga qendrat e ashtuquajtura ruhi hajvani - fryma shtazore dhe ruhi sulltani – fryma mbretėrore.Ruh-i hajvani ose fryma shtazore ėshtė njė forcė e padukshme qė i siguron njeriut vazhdimėsinė e gjallesės dhe jetės, sė cilės i thuhet edhe xhan, shpirt ose nefs (frymė, subjekt).

Te njeriu qė ėshtė nė gjumė sundon dhe vepron fryma shtazore, prandaj shumica e veprimtarive biologjike gjatė kėsaj kohe zhvillohen nė mėnyrė tė pavullnetshme. Kurse fryma mbretėrore e braktis njeriun nė gjumė pėr t’u rikthyer nė ēastin kur ai zgjohet. Fryma shtazore ėshtė ajo qė e bėn trupin tė lėvizė, qė e bėn njeriun tė flasė dhe, qė, shkurtimisht, pėrbėn shkak pėr ekzekutimin dhe kryerjen e ēdo lloj akti dhe veprimtarie, por qė del dhe largohet nga trupi sė bashku me vdekjen.

Fryma shtazore qė e ka qendrėn nė tru ose nė zemėr, ėshtė e pėrhapur nė tė gjitha organet dhe gjymtyrėt e trupit dhe sundimin e vėrtetė e ka ngritur mbi gjakun. Kjo frymė qė ėshtė nga bota e krijimit dhe qė pėrbėn pikėn fillestare tė sjelljeve, po tė mos edukohet, mundet tė ushtrojė dhe ushtron mbi njeriun efekte negative.

Kurse fryma mbreterore ėshtė fryma apo shpirti (ruh) qė Zoti ia ka fryrė njeriut nga fryma (shpirti) e vet dhe ėshtė pikėrisht kjo veēanti qė e dallon njeriun nga gjallesat e tjera. Bashkekzistenca e kėsaj fryme qė ėshtė nga bota e urdhrit , ka pėr qėllim qė kjo frymė tė ushtrojė mbi njeriun efekte pozitive. Me anė tė kėsaj fryme tė veshur trupit tė njeriut, njeriu kryen adhurime dhe priret nga aktet e mira. Kjo frymė nuk preket nga vdekja dhe, pastaj, kalbja e trupit. Ndėrkaq, ndikimi dhe efekti i saj mbi trupin merr fund vetėm me vdekjen.

Njeriu i jep orientim gjendjes dhe ecurisė sė jetės sė vet me anė tė pėrplasjeve mes kėtyre dy poleve tė kundėrta brenda vetes sė vet. Kur del fituese fryma mbretėrore, njeriu orientohet drejt akteve tė mira dhe moralit tė bukur; nė tė kundėrt, kur del fituese fryma shtazore, njeriu bie nė mėkate dhe imoralitete tė ndryshme. Meqė njeriu ėshtė bėrė zotėrues nė njė masė tė caktuar i aftėsisė dhe mundėsisė pėr t’i dhėnė formė nefsit (vetvetes, subjektit tė vet) me vullnetin e vet, ėshtė njė qenie qė mund tė bėhet edhe objekt shpėrblimi, edhe objekt ndėshkimi.

Nefsi,i cili ėshtė njė nga pengesat mė tė mėdha qė duhen kapėrcyer nė provėn e kėsaj bote, pėrgjithėsisht tė sjell ndėrmend prirjet negative qė i janė imponuar njeriut. Ndėrkaq, nė esencėn e njeriut ekziston, si njė margaritar, edhe njė natyrė pozitive. Detyra e njeriut ėshtė qė, duke e pastruar nefsin nga negativitetet, qė janė si pluhura e dhera, me anė tė edukimit moraloshpirtėror,ta nxjerrė nė shesh margaritarin nė esencėn e tij.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 22.01.12 13:16

Ashtu siē pėrpiqet njeriu i dalė nė kurbet pėr tė mos u kthyer duarbosh nė vatan, ashtu duhet tė tregojė zell e pėrpjekje nė kėtė botė qė ėshtė vend i madh kurbeti, pėr tė fituar lumturinė e jetės tjetėr, ahiretit. Sepse ēdo njeri e pėrgatit nė kėtė botė lumturinė ose disfatėn e pėrjetshme dhe e merr, pastaj, me vete pėr atje, pra, me fjalė tė tjera, fatin e sė ardhmes e pėrcakton nė jetėn e kėsaj bote.

Njėri ndėr kushtet mė themelorė tė paqes dhe lumturisė sė amshuar ėshtė qė nefsit t’i jepet njė konsistencė e tillė qė tė aftėsohet pėr punė tė mira. Nefsi i privuar nga njė synim i tillė ėshtė si njė kalė i pazbutur. Kali i pazbutur, nė vend qė ta ēojė tė zotin atje ku ai kėrkon tė shkojė, e hedh poshtė nė greminė duke i shkaktuar vdekjen. Kurse kali i zbutur e i urtė e ēon shėndoshė e mirė tė zotin duke e kaluar shėndoshė e mirė edhe nėpėr shtigjet mė tė rrezikshme.

Ashtu siē ėshtė e pamundur tė arrihet nė synim me njė kalė tė pazbutur, ashtu ėshtė e pamundur tė realizohet qėllimi i lartė i jetės me njė nefs tė pazbutur, tė papėrmirėsuar e tė pavėnė nėn kontroll.Me tė vėrtetė, nefsi ėshtė njė mjet i dyanshėm i cili edhe mundet ta lartėsojė njeriun nė njė pozitė tė nderuar mes krijesave, edhe mundet ta rrėzojė nė tė kundėrtėn e kėsaj pozite, qė ėshtė esfeli safilin. Nefsi ėshtė si njė thikė me dy presa e cila ka aftėsi pėr t’u bėrė pretekst pėr tė mirė nėse pėrmirėsohet, kurse pėr tė keqe nėse nuk edukohet.

Ēdo nefs i privuar nga orientimi dhe kontrolli moralo-shpirtėror, ėshtė shkak i njė privimi tė hidhur qė i mbulon tė vėrtetat me indiferentizėm. Ndėrkaq, siē e thamė edhe mė sipėr, po qe se njeriu, pavarėsisht nga pengesa nefs, shpėton nga morali i ulėt dhe pastrohet, mund t’i kalojė edhe engjėjt. Sepse nderi i ēdo pėrfundimi ėshtė nė raport tė drejtė me vėshtirėsitė e kapėrcyera pėr ta arritur atė nder.

Janė pėrsėri atributet e ulta tė nefsit ato qė hyjnė si perde indiferentizmi mes Zotit dhe njeriut, robtė tė tij, e largojnė njeriun nga orientimi i vėrtetė dhe qė i shtyjnė zemrat tė preokupohen me tė tjera gjėra veē Zotit. Dėshirave dhe pasioneve tė ulta tė nefsit, qė s’dinė tė mbarohen, mund t’u kundėrvihet vetėm me anė tė metodave edukuese qė tė zbatoheshin me njė vendosmėri serioze, gjė qė do tė thotė njė luftė tė pamėshirshme qė kėrkon zgjuarsi dhe vendosmėri tė vazhdueshme. Eshtė pėr kėtė arsye qė, nė njė hadith profetik, Zotėria i Botėve ka thėnė: Nė tė vėrtetė) Muxhahid (luftėtar) ėshtė personi qė bėn xhihad (luftė) kundėr nefsit tė vet!”
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 22.01.12 13:18

Me luftėn e bėrė kundėr tij, nefsi nuk vdes,por vetėm mund tė merret nėn kontroll.

Fundja, ajo qė kėrkohet, nuk ėshtė asgjėsimi i nefsit, por, duke e ruajtur atė nga teprimet, kufizimi dhe edukimi i prirjeve tė tij me anė tė parimeve nė pėrputhje me pėlqimin hyjnor. Nė lidhje me kėtė specifikė, duke e pėrngjasuar njeriun me njė kalorės, imam Gazaliu thotė kėshtu: “Nefsi ėshtė kali i shalės i shpirtit.

Po qe se njeriu i lėshon frerėt e nefsit dhe e lė tė lirė tė shkojė nė ē’drejtim qė tė dojė, shkatėrrimi i tij ėshtė i paracaktuar, i pashmangshėm. Nga ana tjetėr, po qe se pėrpiqet ta vrasė atė - siē ndodh nė disa fe indiane dhe filozofi mistike - mbetet pa mjet udhėtimi nė rrugėn drejt sė vėrtetės. Atėherė, mbaji fort nė duar frerėt e nefsit dhe pėrfito nga kali yt i shalės!

Respektimi i kėsaj mase nė edukimin e nefsit ėshtė,nė tė njėjtėn kohė,domosdoshmėri e metodės profetike.Profeti ynė u qe bėrė pengesė atyre qė deshnin ta mbyllnin veten nė adhurim pa u ushqyer dhe pa bėrė jetė familjare. Duke ua mėsuar njerėzve se nė Islam nuk ka njė vetizolim (asketizėm) dhe murgėri tė tillė, ka treguar rrugėn e zhvillimit dhe pėrparimit shpirtėror tė mundshėm brenda jetės dhe sė bashku me shoqėrinė.

Nga ana tjetėr, gjatė kėtij procesi edukimi qė ėshtė njė luftė shumė e vėshtirė, nė gjendjet dhe shkallėt e nefsit haset nė njė sėrė etapash. Ndėrkaq, njėra nga fatkeqėsitė e nefsit ėshtė qė, gjatė kėtij procesi ndryshimi dhe pėrparimi, tė kapet pas iluzionit se ėshtė diēka dhe tė bjerė nė vetėpėlqim.

Kjo ėshtė njė mendjemadhėsi dhe prepotencė e fshehtė. Po qe se nė luftėn e filluar kundėr nefsit shfaqet qoftė edhe nėnvleftėsimi dhe mefshtėsia mė e vogėl, ai kthehet menjėherė nė gjendjen e vjetėr. Meqė nefsi ėshtė gjithmonė nė pusķ, kurrė nuk mund tė kihet siguri nga e keqja e tij.

Pėr kėtė shkak, ēdo besimtar duhet ta quajė domosdoshmėri syēelėsinė e vazhdueshme ndaj rreziqeve vrasėse tė kėtij faktori tė tmerrshėm pėr jetėn e tij. Ai duhet ta mbajė nėn bindje nefsin duke i trajtuar prapėsitė e tij me gjykim tė shėndoshė dhe me njė vullnet tė edukuar me anė tė vahjit, revelacionit hyjnor.

Si duhet tė jetė pastrimi i nefsit, i cili ėshtė si njė kalė shale pėr njeriun, por qė nė natyrėn e vet ka prirjen pėr t’u harbuar? Veē kėsaj,nėpėr ē’etapa mund tė arrihet nė edukimin dhe pastrimin e nefsit? Ja,kėtu do tė qėndrojmė mbi kėto dy ēėshtje tė rėndėsishme.

E rėndesishme ėshtė tė mund tė bėhesh me natyrė trėndafilore.Pra, jo duke parė nė bahēen e kėsaj bote gjembat, tė mbushesh me gjemba edhe ti, por, edhe nėse nė mes futen mundime e vuajtjeėsi dimri,t‘i rrethosh ato me klimė pranvere dhe tė bėhesh njė trendafil pėr tė gjithė botėn!
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 22.01.12 15:48

2. PASTRIMI I NEFSIT (EGOS) (TEZKIJE)

Fjala tezkije, krahas kuptimit leksikor pastrim, pėrmban edhe kuptime tė tjera leksikore,si shtim, zhvillim, begatim. Brenda kėsaj kornize kuptimesh, fjala tezkije shpreh, nė fakt, tė gjithė ecurinė e edukimit moralo-shpirtėror.

Pastrimi i nefsit ėshtė, para sė gjithash, pastrim nga mohimi (kufri), injoranca, ndjenjat e kėqija, bindjet e gabuara, morali i keq, pra, pastrim nga tė gjitha llojet e gabimeve besimore (itikadķ), moralo-etike (ahlakķ) dhe praktike-adhurimore (amelķ) qė bien nė kundėrshtim me legjislacionin kanonik. Dhe, pas pastrimit dhe mbrojtjes nga tė kėqijat, mbushje e tij me frymė shpirtėrore duke e edukuar dhe stolisur me tipare devocioni, si besimi, dituria, urtėsia, ndjenjat e mira dhe shprehitė e bukura.

Nė tasavvuf, tezkije ose pastrimi i nefsit ėshtė thyerja e pushtetit tė tij mbi trupin duke ia pakėsuar kėrkesat dhe, nė kėtė mėnyrė, sigurimi i pushtetit tė shpirtit, gjė qė mund tė arrihet me rrugėn e pėrkorėsisė e cila e forcon vullnetin kundėr nefsit. Prandaj, nė tasavvuf, metodė e frenimit tė nefsit ėshtė quajtur qysh nė krye tė herės ngrėnia e pakėt, fjetja e pakėt dhe folja e pakėt. Por, si nė ēdo gjė tjetėr, edhe nė praktikimin e kėsaj metode nuk duhet lėnė mėnjanė maturia, sepse trupi ėshtė amanet i Zotit pėr njerėzit.

Pra,duke e pastruar nefsin,personi duhet tė ruhet nga qėndrimet e skajshme nė lėshime
dhe teprime,sepse feja kėshillon dhe urdhėron maturinė nė tė gjitha sjelljet dhe qėndrimet. Para sė gjithash,jo vetėm s’ėshtė e mundur tė asgjėsohet nefsi, domethėnė subjekti i njeriut,por as qė kėrkohet njė gjė e tillė!Pastrimi i nefsit, i botės subjektive, egoistike e ndjesore tė njeriut ėshtė edukimi dhe mbajtja e nefsit, pra,e botės subjektive, brenda kornizės sė urdhrave hyjnorė.

Edukimi dhe pastrimi i nefsit ėshtė faktori mė pėrcaktues nė realizimin e pėrfundimit
njerėzor si fatkeqėsi ose lumturi.Esenciale ėshtė qė Zoti tė konceptohet me tė gjithė
madhėshtinė, fuqinė dhe pėrsosmėrinė e Tij dhe me kėtė konceptim duhen orientuar aktet. Po tė bėhet kjo,nefsi i cili,sipas shprehjes sė Kur’anit,“e urdhėron me forcė tė keqen”, pastrohet nga atributet e kėqija dhe bėhet i butė e i pranueshėm.

Pėrpjekja pėr pastrimin e nefsit dhe, nė kėtė synim, hyrja nė rrugėn e edukimit mistik me njė zell serioz ėshtė pranuar si “xhihadi i madh“(xhihad-i ekber) duke u mbėshtetur nė rėndėsinė dhe vėshtirėsinė e tij.Kėtė cilėsim e pati pėrdorur vetė profeti Muhammed (s.a.s.) gjatė kthimit nga fushata e Tebukut kur u pati thėnė sahabeve, shokėve tė tij:
“Tani po kthehemi nga xhihadi i vogėl pėr nė xhihadin e madh!”

Mirėpo fushata nga e cila po ktheheshin kishte qenė njė fushatė e madhe nga tė gjitha drejtimet: intrigat e hipokritėve, e nxehta dhe thatėsira e madhe e atij viti, rruga prej mė shumė se njė mijė kilometrash e gjatė e kaluar nė kėmbė, periudha e tė korrave qė kish hyrė e kish kaluar,etj. Duke iu afruar Medines, pothuaj kishin ndėrruar trajtė. Lėkura u ish ngjitur pas eshtrave,mjekra dhe flokėt u ishin ngatėrruar me njėra-tjetrėn. Disa shokė kureshtarė pėr kuptimin e kėsaj fjale tė tė Dėrguarit tė Zotit(s.a.s.), e pyetėn:“O i Dėrguari i Zotit! A mund tė ketė luftė mė tė madhe se kjo?”

Dhe Profeti u dha kėtė pėrgjigje:“Po! Tani po kthehemi nga lufta e vogėl nė luftėn e madhe, nė luftėn me vetvetėn!”

Nga ana tjetėr,ėshtė e njohur ēėshtja e tre sahabeve qė patėn marrė pjesė nė tė gjitha fushatat e tjera,por qė munguan pa justifikim nė fushatėn e Tebukut,pėr ēka u dėnuan me lėnie nė vetmi (sahabet dhe Profeti nuk i shihnin nė fytyrė,nuk u flisnin dhe nuk ua kthenin pėrshėndetjen).Pendimi dhe dėrrmimi i tyre shpirtėror ishin tė papėrshkrueshėm.Tani le tė mendojmė me maturi se nė ē’pozitė do ta vinte nesėr para pranisė hyjnore njeriun nėnvleftėsimi i pastrimit tė nefsit(egos,vetvetes) dhe i purifikimit tė zemrės,tė cilat emėrtohen xhihadi ose lufta e madhe!

Prandaj kėto dy vėrejtje tė Zotit tė madh janė mjaft tė ashpra:“A mos pandehet se ju kemi krijuar pa qėllim dhe se nuk do t‘ju kthejmė prapė tek Ne?” (el-Mu’minun, 115)

Si dhe:“A mos pandeh njeriu se do tė lihet tė bredhė pa qėllim?”(el-Kijame, 36)

I Dėrguari i Zotit(s.a.s.) ka porositur:“I menēur ėshtė ai qė e sundon nefsin dhe, duke i kėrkuar llogari atij, punon pėr jetėn pas vdekjės, kurse kokėtrashė ėshtė ai qė, megjithėse shkon pas pasioneve tė nefsit, shpreson (tė mirė) nga Zoti!”
Prandaj, ēdo besimtar duhet tė veprojė me vetėdijen e njė pėrgjegjėsie serioze me tė cilėn ėshtė ngarkuar pėr pastrimin e nefsit tė vet.

Zoti ynė na paralajmėron kėshtu ne,robtė e Tij pėrballė rreziqeve tė nefsit (egos): “(O i Dėrguar!) A e ke parė atė qė i ka bėrė dėshirat e nefsit zot tė vetės? A mos do tė bėhesh tani dorėzanės pėr te?” (el-Furkan, 43)

Nė njė hadith profetik, Profeti (s.a.s.) thotė:“Gjeja nga e cila frikėsohem mė shumė pėr ummetin tim, ėshtė se mos bėjnė sipas dėshirave tė nefsit (egos)!”
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 22.01.12 15:54

Ėshtė pėr kėtė arsye qė pastrimi i nefsit ka njė rėndėsi tejet jetėsore pėr ēdo besimtar dhe bart njė pėrgjegjėsi tė madhe. Kėtė pėrgjegjėsi, Zoti e ka shprehur nė kėtė formė nė Kur’an:“Pa dyshim, kush e pastron nefsin (nga tė kėqijat), ka shpėtuar, kurse kush e zhyt atė nė tė kėqija, ka humbur!”(esh-Shems, 9-10)

Siē shihet, kur nefsi ndiqet pa masė, bėhet shkak pėr njė fatkeqėsi tė pėrjetshme, kurse kur edukohet dhe nėnshtrohet, bėhet njė pretekst pėrfitimi qė e lartėson njeriun nė njė pozitė mbi engjėjt!

Nga ana tjetėr, edhe nėse punėt e mira, si dhurimi, sadakaja dhe shėrbimi, mund tė duken si tė dobishme pėr tė tjerėt, nė tė vėrtetė janė sugjerime tė sė drejtės,sė bukurės dhe sė mirės pėr nefsin,sepse nė kėtė mėnyrė zėnė vend mirėsitė nė vetveten e njeriut dhe vetvetja e njeriut ambientohet me to. Krahas tė gjitha punėve tė tjera tė mira, kėndimi i Kur’anit i cili ėshtė mė e drejta dhe mė e bukura e fjalėve, dėgjimi me veshin e zemrės i kėshillave dhe porosive tė tij dhe zbatimi i urdhrave tė tij, janė preteksti mė i madh pėr pėrmirėsimin e nefsit.

Njeriu i cili e rregullon jetėn nėn orientimin e Kur’anit,shpėton nga e keqja e nefsit dhe trazimet e djallit dhe jeton duke kėrkuar vetėm pėlqimin e Zotit dhe,atėherė, zemra i bėhet e merituara e shfaqjeve hyjnore. Pėr njeriun qė arrin nė kėtė gjendje, hapet njė dritare shpirtėrore pėr tė parė pėrtej,kushteve tė kėsaj bote dhe gjithėsia shndėrrohet nė njė libėr madhėshtor.

Atėherė, asnjė besimtar nuk duhet tė rrijė indiferent ndaj urdhrave dhe ndalimeve hyjnore qė pėrmbahen nė Kur’an, nuk duhet ta hedhė nė rrezik lumturinė dhe shpėtimin e tij tė pėrjetshėm! Nė librin tonė tė lartė, Kur’an, ka shumė ajete mbi pastrimin e nefsit. Nė kėto ajete, pastrimi (tezkije) ėshtė trajtuar si:

- pastrim nga Zoti i Lartė;

- pastrim nga i Dėrguari i Zotit (s.a.v.s.);

- pastrim i nefsit tė vet nga vetė personi.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 22.01.12 15:55

1. Pastrimi (tezkije) nga ana e Zotit

Zoti urdhėron kėshtu nė Kur’an: “... Mos t‘ju pėlqejė vetja e ta nxirrni tė pastėr (tė pafajshme). Ai (Zoti) e di shumė mirė se kush ruhet nga e keqja!“(en-Nexhm, 32)
Elmallėllė Hamdi e komenton kėshtu kėtė ajet:“Mos e lavdėroni veten duke e quajtur pa mėkat, pa tė meta dhe krejt tė pastėr, se te vetja juaj mund tė gjenden shumė tė meta qė nuk i dini!”

Nė lidhje me kėtė ēėshtje, mufessiri, komentuesi i Kur’anit, Alusi, thotė kėshtu:“Rrėfehet se ky ajet ėshtė zbritur pėr njė grup njerėzish qė thoshin: “Ne kemi namaz,agjėrim dhe haxh!” Eshtė mė e pranueshme qė njeriu t’i mbajė fshehtė adhurimet dhe mirėsitė qė bėn, sepse nė to mund tė pėrzihen mendjemadhėsia dhe dyfytyrėsia. Por po tė mos ketė njė qėllim tė tillė negativ, nuk ka ndonjė tė keqe qė t’i tregojė.”

Nė njė ajet tjetėr, Zoti thotė kėshtu:“A nuk i pe ata qė e nxjerrin vetėn tė pastėr? Pėrkundrazi, Zoti e nxjerr tė pastėr atė qė do!“(en-Nisa, 49)

Pastrimi (tezkije) pėr tė cilin bėhet fjalė nė kėtė ajet, ėshtė pėrpjekja e personit pėr ta nxjerrė veten tė pastėr duke e lavdėruar. Mirėpo tezkija (pastrimi) ėshtė e lidhur me takvanė (devocionin), ndėrkaq qė takvaja ėshtė njė atribut i brendshėm, tė vėrtetėn e tė cilit e di vetėm Zoti. Prandaj, e vlefshme ėshtė tė na nxjerrė Zoti tė pastėr, jo ta nxjerrim ne veten tonė!

Kėshtu, Profeti (s.a.s.) lutej:“Zoti im! Jepi nefsit tim devocion (takva) dhe nxirre tė pastėr!Ti je mė i dobishmi i atyre qė e pastrojnė atė! Ti je kujdestari dhe i Adhuruari i tij!”

Nė ajetin kur’anor urdhėrohet:“... Po tė mos ishte mėshira e Zotit mbi ju, askush prej jush kurrė nuk do tė dilte i pastėr. Por Zoti e nxjerr tė pastėr atė qė do! Zoti dėgjon me tė vėrtetė dhe e di ēdo gjė me pėrsosmėri!”(en-Nur, 21)

Siē shihet, nė ajet pohohet se pastrimi (tezkije) i pėrket Zotit.Sado qė pastrimi i atribuohet njeriut vetė pėr sa i pėrket vendosmėrisė dhe zellit, si dhe profetėve dhe prijėsve tė udhės sė drejtė si trashėgimtarė tė detyrės sė tyre profetike pėrsa i pėrket mėsimit dhe orientimit,duhet t’i atribuohet Zotit pėrsa i pėrket suksesit qė u jep nė kėtė punė njerėzve, robve tė vet, me mėshirėn e vet, dhe aktit krijues tė Tij nė kėtė drejtim.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 22.01.12 15:58

2. Pastrimi (tezkije) nga ana e tė Dėrguarit tė Zotit (s.a.v.s.)

Nė Kur’an,nė lidhje me detyrat e Profetit (s.a.s.),thuhet kėshtu:“(O njerėz!) Me tė vėrtetė, dėrguam njė tė ngarkuar me detyre nga mesi juaj. Ai jua kėndon ajetet tona,ju pastron nga tė keqijat dhe jua mėson ato qė s‘i dini duke ua praktikuar Librin dhe urtėsinė!“ (el-Bakara, 151)

“Me tė vėrtetė, duke u dėrguar nga mesi i tyre njė tė ngarkuar me detyre i cili ua kėndon ajetet e Zotit,i pastron (nga tė kėqijat dhe mohimi), ua mėson Librin dhe urtėsinė, Zoti u ka bėrė njė favor tė madh besimtarėve. Kurse gjer atėherė ata ishin nė rrugė tėshtrembėr!“(Al-i Imran, 164)

Siē kuptohet qartė edhe nga kėto ajete, Profeti ynė (s.a.s.) ka tri detyra bazė: Ftesa e bashkėsive tė tyre pėr nė udhėn e drejtė nga profetėt ka filluar me kėndimin e fjalės hyjnore qė u ka ardhur. Ndėrkaq, kjo detyrė ėshtė etapa e parė pėr t’i ēuar njerėzit nė synimin e kėrkuar dhe pėrbėn njė bazė.

b) T‘i pastroje nefset: Ftesa pėr tevhid (pėr besimin nė Zotin si Zoti i vetėm i gjithėsisė) mund t’ia arrijė qėllimit vetėm duke i bėrė nefset, vetet njerėzore, tė arrijnė pėrshpirtshmėrinė dhe prehjen duke i pastruar nga fėlliqėsitė moralo-shpirtėrore, si mohimi (kufr), politeizmi (shirk) dhe mėkati. Kėshtu, sahabet me tė kaluarėn pagane, nė sajė tė bisedave tė begata dhe edukimit moraloshpirtėror tė tė Dėrguarit tė Zotit(s.a.s.), pastruan zemrat, gjetėn udhėn e drejtė dhe u bėnė njerėzit mė tė zgjedhur tė botės.

c)T‘ua mėsojė njerėzve Librin dhe urtėsine:Nė kėtė etapė vjen mėsimi i Librit,
domethėnė, i Kur’anit, i cili shpreh ligjet dhe urdhrat qė duhen zbatuar.Thellimi nė frymėn e Kur’anit varet nga niveli i zemrės.Kur’ani kėndohet dhe kuptohet vėrtet me anė tė zemrės. Kurse sytė janė, pėr zemrėn, vetėm njė ndėrmjetės i thjeshtė.

Kur’ani ėshtė njė thesar tė fshehtash tė pafundme ngaqė gjithėsia dhe njeriu dalin nė shesh me anė tė shfaqjeve tė emrave hyjnorė. Dhe kėto tė fshehta dhe urtėsi shfaqen nė procesin e njohjes nė vartėsi tė pastrimit dhe maturimit ndjesor.Kurse praktikimi i urtėsisė vjen mė pas, sepse Zoti i Lartė i bėn tė njohur vetėm njerėzit me zemėr tė pastruar me urtėsitė dhe tė fshehtat e Kur’anit i cili ėshtė shfaqja nė formė fjale e emrave hyjnorė nė njohjen njerėzore.

Fakti qė nė ajete, pastrimi me mėsimin e Librit dhe urtėsive pėrmenden sė bashku, shpreh se njerėzit me nefsin tė papastruar nuk do tė mund tė fitojnė dituri, se, edhe sikur tė fitojnė, nuk do tė mund tė sigurojnė ndonjė dobi prej saj. Sepse dituria dhe urtėsia janė njė dritė dhe stoli e tillė qė, pėr t’i shtėnė nė dorė ato, nė radhė tė parė duhet qė zemra ku do tė vendosen ato, tė zbrazet dhe ēlirohet nga gjėrat e panevojshme e tė dėmshme. Prandaj, profetėt, nė fillim u kanė kėnduar njerėzve ajetet, pastaj, duke ua pastruar nga teprimet dhe shėmtitė nefsin(egot) njerėzve qė u kanė besuar dhe ua kanė dhėnė zemrėn ajeteve, ua kanė purifikuar zemrat nga fėlliqėsitė moraloshpirtėrore.

Pastaj, njerėzve tė pastruar dhe purifikuar, ua kanė mėsuar dhe praktikuar Librin dhe urtėsitė.Vetėm ata qė kanė njė zemėr tė tillė munden tė njihen edhe me rrymat e fshehtėsive dhe forcave nė gjithėsi dhe munden tė bėhen burim urtėsie.Detyra e Profetit (s.a.v.s.) pėr t’ua lexuar njerėzve ajetet dhe pėr t’ua mėsuar haramin dhe hallallin, do tė vazhdohet gjer nė kiamet nga dijetarėt, kurse pastrimi i nefseve dhe purifikimi i zemrave, nga prijėsit e pėrsosur.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 22.01.12 16:02

3. Pastrimi i vetvetes (nefsit) nga vetė njeriu

Nė lidhje me kėtė specifikė, nė ajetin kur’anor thuhet kėshtu:“Betohem nė nefsin dhe nė Atė qė e shtron nefsin, pastaj, nė Atė qė ia frymėzon nefsit edhe tė keqen, edhe ruajtjen prej sė keqės, se kush e pastron nefsin arrin shpėtimin, kurse kush e zhyt atė (me anė tė injorances dhe mėkateve) nė kotėsi, del i humbur!“(esh-Shems,7-10)

Sipas kėtij ajeti, vetėm personat qė i ka pastruar Zoti, domethėnė, personat qė janė
pastruar nga mėkatet dhe janė edukuar me anė tė frymėzimit hyjnor dhe devocionit (takva), kanė arritur shpėtimin e vėrtetė. Pėr kėta njerėz fatlumė ėshtė sihariqi hyjnor:
“... hyr mes robve tė mi tė mirė (salih) dhe hyr nė xhennetin tim!“(el-Fexhr, 29-30)

Nė njė ajet tjetėr, Zoti urdhėron:”Personi qe pastrohet me te vertete dhe qe e adhuron Zotin e vet duke e permendur Ate, pa dyshim ka arritur shpetimin!” (el-A’la, 14-15)

Veē kėsaj, tė tėrheq vėmendjen radhitja e gjėrave sipas rėndėsisė nė ajet:
- nė fillim, pastrimi nga negativitetet ndjesore, fizike e materiale;
- pėr rrjedhojė, heqja dhe hedhja tutje e perdeve (pengesave) mes Zotit dhe robit;
- pastaj, duke hyrė nė njė klimė tė plotė adhurimi nė pėrshpirtshmėri me anė tė njė trupi tė ushqyer me ushqime hallall dhe me nefs tė pastėr, stolisja e zemrės me shije shpirtėrore.

Sipas shprehjes sė mufessirit Ismail Haki:“Nė kėtė ajet aludohet pėr pastrimin e nefsit nga punėt nė kundėrshtim me sheriatin, pėr purifikimin e zemrės nga dashuria pėr kėtė botė dhe pėr kthimin drejt Zotit me tė gjitha mundėsitė, madje, pėr t’u ruajtur nga sjellja ndėrmend e tjetėrkujt veē Zotit!”

Kėshtu, kur e pyetėn Ebu Bekr Kettaniun (k.s.), njė nga miqtė e Zotit, i cili ndodhej i shtrirė nė shtratin e vdekjes, se ē’punė tė shquara kishte bėrė, u pėrgjigj me kėto fjalė shembullore:“Po tė mos e kisha vdekjen pranė, nuk do t’ju kisha folur pėr punėt e mia duke dyshuar se mos kjo merrej pėr hipokrizi. Plot dyzet vjet bėra rojė nė portėn e zemrės sime. U pėrpoqa tė mos ia hapja atė askujt tjetėr veē Zotit tė Lartė. Dhe zemra mė erdhi nė njė gjendje tė tillė qė u bėra tė mos njoh tjetėr veē Zotit!”

Fjalėn “tezekka” qė pėrdoret nė ajetin mė sipėr, Ibni Abbasi (r.anh) e komenton si “thėnie nga personi tė shprehjes “la ilahe il’lallah”(nuk ka zot tjetėr veē Zotit)”.Sepse hapi i parė nė tezkije ėshtė pastrimi i zemrės nga mohimi (kufr) dhe politeizmi (shirk).

Me tė vėrtetė,Fjala e Njėsisė (Tevhid) fillon me mohim (nefj),pra, duke thėnė “la ilahe” (nuk ka zot tjetėr), nxirren nga zemra dėshirat subjektive dhe emotive, morali i keq dhe veset e shėmtuara,pastaj kalohet nė pohim(ithbat);pra,duke thėnė “il’lallah”(veē Zotit), zemra e cila ėshtė nė pozitėn e njė vendvėshtrimi hyjnor, mbushet me dritėn e tevhidit, besimit nė Zotin si Zoti i vetėm i gjithėsisė.

Duke shprehur rėndėsinė e pastrimit, Ibrahim Desuki (k.s.) thotė kėshtu:“O bir! Kurrė tė mos pretendosh pėr egoizėm edhe sikur t’i kalosh ditėt me agjėrim dhe netėt me namaz, edhe sikur tė kesh njė botė tė brendshme tė pastėr dhe tė veprosh me drejtėsi!
Kurrė tė mos mundesh prej krenarisė dhe tė mashtrohesh prej nefsit!..”

Edhe Hatem Essam (k.s.) thotė kėshtu:“Mos u gėnje nga konaqet e shkėlqyera dhe nga kopshtet e vreshtat prodhimtare, vend mė tė bukur se xhenneti s’ka! Por ato qė i ranė mbi krye Hz. Ademit, i ranė kur ndodhej mes bukurive tė xhennetit! Nefsi i desh tė mbetej aty pėrjetėsisht. Ai u afrua te fruti i ndaluar dhe, sipas vullnetit hyjnor, u ndėshkua me zbritjen nė tokė!

Mos u mashtro nga adhurimet qė bėn dhe nga tė fshehtat qė tė tregohen!Sa domethėnės ėshtė fundi i hidhur i Belam bin Bauras31 megjithėse njihte shumė tė fshehta dhe Zoti (xh.xh.) ia kishte mėsuar emrin e madh!

Tregohu ai qė je dhe mos u mashtro se di shumė e bėn shumė adhurime! A nuk e di ē’i ndodhi Iblisit megjithėse kishte dituri tė madhe dhe bėnte shumė adhurime? Mos u mashtro nga dredhitė e nefsit dhe shejtanit!

Zoti ynė i lartė qė ka mėshirė tė pafund pėr robtė e vet, urdhėron kėshtu nė Kur’an si paralajmėrim pėr ne ndaj dredhive dhe kurtheve tė shejtanit (djallit):“Iblisi tha:“(Zoti im!) Tė betohem se do t‘u ulem njerėzve mu nė mes tė udhės pėr t‘i nxjerrė ata nga udha e drejtė!“(el-A’raf,16)
Si dhe:“(Iblisi) Tha:“Zoti im! Unė do t‘ua stolis mėkatet atyre dhe do t‘i nxjerr nga udha e drejtė!“(el-Hixhr, 39)

Mos ki siguri nė vetvete sepse ndodhesh pranė njerėzve tė mėdhenj tė adhurimit (abid) dhe pėrkushtimit (zahid).Thalebe pati njė fund tragjik ngaqė merrte pjesė pa ndjenja nė kuvendin e Profetit (s.a.s.)!

Megjithėse ishte bir profeti, djali i Hz. Nuhut pati fatkeqėsinė pėr ta parė veten jo nevojtar pėr ftesėn e tė atit. Pastaj, as lidhja e gjakut s’i bėri dobi! Si pėrfundim, u bė ndėr tė shkatėrruarit!

Pėr shkak tė afėrisė me mėkatarėt dhe mohuesit dhe tė dashurisė ndaj tyre, gruaja e profetit Lut mbeti pa pjesė nga drita qė kishte pranė dhe u kredh nė errėsirat e mohimit nė padituri dhe indiferentizėm tė plotė.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 22.01.12 16:03

Shkurt, mos ki shumė siguri nė mbėshtetje tė tilla, si dituria, adhurimi, pasuria, fėmijėt dhe miqtė pėr shpėtimin tėnd nė ahiret dhe kurrė mos nxirr pjesė pėr nefsin tėnd prej tyre!”

Nė ajetin kur’anor pohohet se “do tė shpėtojnė ata qė do tė pastrohen nga negativitetet duke e kapėrcyer pengesėn nefs”. Nga ky ajet, nė tė njėjtėn kohė, del kuptimi se ata qė nuk do tė jenė pastruar, domethėnė, nuk do ta kenė pastruar veten nga negativitetet, nuk do tė shpėtojnė.

Zoti urdhėron kėshtu nė Kur’an: “... Ti mund t‘i paralajmėrosh vetėm ata qė frikėsohen nga Zoti edhe pse nuk e shohin,dhe ata qė falin namaz. Kush pastrohet,pastrohet vetėm pėr dobi tė vet.Mė nė fund, arritja ėshtė te Zoti!“(Fatir, 18)

Nė ajet deklarohet se frikėsimi i bashkėsive tė profetėve me pasoja pėrfundimtare tė rėnda do t’u bėjė dobi vetėm njerėzve qė i kanė tė mbushura zemrat me impresionimin nga Zoti edhe pse nuk e shohin Atė, qė falin namaz dhe qė e zbukurojnė pamjen me adhurim.

Personi mėkatar do ta heqė vetė pasojėn e mėkatit tė vet dhe askush nuk do t’i bėhet ortak. Edhe mirėsitė e kryera do t’i sjellin dobi vetėm personit qė i ka kryer. Edhe personi i pastruar do tė pastrohet nė favor tė vet.

Fjala “tezekka” e ajetit pėrfshin edhe impresionimin dhe frikėn nga Zoti dhe faljen e namazit me pėrshpirtshmėri.

Ajeti “Zotin e kanė frikė me kuptimin e vėrtetė tė fjalės, vetėm dijetarėt!” (Fatir,28) pohon se personi ndjen frikė nga Zoti nė atė masė qė ka njohuri.Zemrat e personave qė nuk dinė gjė pėr Zotin dhe qė nuk ndjejnė frikė prej Tij,janė tė vdekura.Paralajmėrimi dhe kėshilla nuk ndikojnė mbi ta.Kėtė e tregon edhe pohimi nė ajetin e shtatėdhjetė tė sures Jasin,“ (Profeti) t‘i paralajmėrojė tė gjallėt (nė zemėr me anė tė Kur’anit)...”. Pra, brenda duhet tė ketė frikė, kurse jashtė njė namaz i rregullt.Shpėrblimi (kundėrvlera) i pastrimit nga mėkatet ėshtė xhenneti dhe gradėt e tij tė larta.

Nė Kur’an urdhėrohet:“Dhe gradet e larta jane pikerisht per ate qe arrin te Ai si nje besimtar qe ka berepune te mira, jane xhennetet e Adnit ku rrjedhin lumenj dhe ku ata do te mbeten pergjithmone! Ja, ky eshte shperblimi per ata qe pastrohen!” (Taha, 75-76)
Shpėrblimi i ēlirimit nga lidhja e zemrės pas tjetėrkujt veē Zotitėshtė dhuntia Xhemalullah (Bukuria e Zotit), njė meritė pėrtej meritės sė xhennetit ku do tė soditen shfaqjet e e papėrshkrueshme tė bukurisė sė Zotit tė Lartė.

Pėr atė qė kthehet denjėsisht nga Zoti me pėlqimin dhe vullnetin e vet,nuk mbetet ndonjė mendim tjetėr veē Tij. Edhe njohja e Zotit, e emėrtuar marifetullah, fillon me mėsimin e tė vėrtetės sė nefsit pas pastrimit tė tij.Kėtė kuptim ka e vėrteta “kush njeh vetveten,njeh Zotin e vet”!

Ēdo besimtar, duke hyrė shpesh nė “larje hesapesh” me nefsin ose vetveten, duhet ta korrigjojė seriozisht gjendjen e vet moralo-shpirtėrore dhe ta vėrė atė nėn kontroll. Nė shkencėn shpirtėrore, kjo emėrtohet “vetėllogari”. Tė paktėn njė herė nė njėzet e katėr orė, kur tė mbėshtesė kokėn nė jastėk, njeriu duhet ta marrė veten nė pyetje dhe tė bėjė llogarinė e asaj dite.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 22.01.12 16:08

Pėr ata qė e kthejnė kėtė nė shprehi,lehtėsohet shpėtimi nga kėmbėngulja nė gabim.Nė lidhje me kėtė specifikė,le tė dėgjojmė kėto kėshilla dhe porosi tė Hz.Imam Gazaliut: “Besimtari, pasi ta falė namazin e mėngjesit dhe para se ta fillojė ditėn e re, duhet tė ulet pėr tė biseduar kokė mė kokė me nefsin, vetveten, dhe tė merret vesh me tė. Kėshtu bėn edhe tregtari me ortakun e vet tė cilit ia dorėzon nė mėngjes mallin. Ai jo vetėm ia dorėzon mallin, por edhe ia tėrheq vėmendjen pėr disa gjėra.

Edhe njeriu duhet t’ia tėrheqė vėmendjen nefsit dhe t’i sugjerojė kėto gjėra:“Kapitali im ėshtė jetėgjatėsia ime. Po tė mė marrė fund jeta, mė merr fund edhe kapitali bazė, edhe fitimi. Por ja ku filloi njė ditė e re. Zoti mė fali edhe njė ditė jetė! Po tė mė kishte bėrė tė vdes, sigurisht do tė kėrkoja tė kthehesha qoftė edhe njė ditė tė vetme pėr tė bėrė punė tė mira. Tani, o nefs, pranoje se vdiqe, por t’u dha mundėsia tė kthehesh prapė.

Prandaj,sot kurrsesi mos iu afro mėkatit dhe gjėrave tė kota dhe kurrsesi mos e shpenzo kot edhe njė ēast tė vetėm,sepse ēdo frymėmarrje ėshtė njė dhunti e paēmueshme!Dhe dije se njė ditė pėrbėhet prej njėzet e katėr orėsh ku futet edhe nata.Ditėn e kiametit, para njeriut sillen pėr ēdo ditė njėzet e katėr kuti tė mbyllura.

Kur njeriu e hap kutinė e parė dhe sheh se ajo ėshtė e mbushur plot dritė si shpėrblim pėr aktet e bėra prej tij nė atė orė, gėzohet aq sa, po ta ndante atė gėzim me njerėzit e xhehennemit, ata nuk do ta ndjenin dhimbjen e xhehennemit.Kur e hap kutinė e dytė dhe prej saj dalin errėsirė dhe kundėrmime tė ndyra tė cilat janė produkte tė orės sė kaluar me mėkat, personi dėshpėrohet aq shumė sa, po t’u shpėrndahej ky dėshpėrim njerėzve tė xhennetit, ata do ta humbnin kėnaqėsinė e xhennetit. Pastaj hapet kutia e tretė qė del krejt e zbrazėt. Ajo ėshtė ora e kaluar me gjumė ose punė tė kota.

Dhe njeriu pėrpėlitet nė dhimbjet e kalimit tė kotė tė asaj ore.
Atėherė, o nefsi im, sa e ke nė dorė, mbushe kutinė, mos e lėr bosh, mos bjer nė pėrtaci se, pastaj, bie nga gradėt e larta!”

Edhe gjymtyrėt e trupit janė ndihmės tė nefsit. Njeriu duhet t’i kėshillojė dhe porosisė gjymtyrėt posaēėrisht, sipas detyrave qė kanė dhe duhet t’ia sugjerojė nefsit qė tė mos i ngatėrrojė gjymtyrėt, tė cilėt janė amanete, me punė tė kėqija.

Ai duhet ta pengojė syrin nga shikimi i gjėrave tė ndaluara (haram) dhe gjėrave tė kota e tė padobishme.Ai duhet ta pengojė gjuhen nga thashethemet, shpifjet, gėnjeshtrat, bartja e fjalėve,vetėlavdėrimet, poshtėrimi i tė tjerėve dhe ta preokupojė vazhdimisht me dhikr dhe fjalė tė mira.

Ai duhet ta pengojė stomakun nga ushqimet e ndaluara (haram) dhe tė dyshimta dhe ta mėsojė qė edhe ushqimet e lejuara e tė bekuara (hallall), t’i konsumojė nė nivel tė ulėt tė mjaftueshėm. Nė ēdo lėvizje qė bėn,njeriu pėrballet me shumė gjėra tė zakonshme, prandaj, suksesi mė i madh ėshtė shmangia nga preokupacionet e kota.

I Dėrguari i Zotit(s.a.s.) ka thėnė:“Braktisja e gjėrave tė panevojshme ėshtė,pėr njeriun, rrjedhoje e qenies musliman!”

Pra,tė folurit e njė muslimani tė vėrtetė duhet tė jetė dhikri, vėshtrimi, mėsimnxjerrės, dhe heshtja, meditim!

Ja, pra, nefsi duhet mbajtur vazhdimisht zgjuar nga indiferentizmi me tė tilla sugjerime. Njė nga specifikat qė nuk duhen nėnvleftėsuar duke i kėrkuar llogari nefsit,ėshtė qė njeriu duhet ta hetojė vetveten nėse akti qė ka bėrė ėshtė pėr hir tė Zotit apo pėr nefsin e vet, sepse,kohė mė kohė,njeriu, ndėrsa pandeh se ka kryer punė tė mira pėr hir tė Zotit, mund tė ketė vepruar pėr tė kėnaqur ndjenjat subjektive.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 22.01.12 16:11

Nė pėrfundim tė pastrimit tė nefsit, zemra kthehet nė gjendje tė paqėtuar (selim). Nė etapėn e zemrės sė paqėtuar vėzhgohen kėto tri gjendje:

1) Personi nuk ngacmon askėnd. Kjo ėshtė gjendja e njerėzve qė ruhen. Zemra ruhet nga e keqja e nefsit. Formėsohet morali i bukur.

2) Personi nuk ngacmohet nga askush. Kjo ėshtė gjendja e njerėzve qė ndjejnė afėrsi (muhabbet) ndaj Zotit (qė ndjehen konfidentė tė Zotit). Pėr ta nuk kanė asnjė rėndėsi lavdėrimet apo sharjet e njerėzve tė vdekshėm, prandaj dhe nuk ndjejnė ngacmim nga askush edhe sikur tė ngacmohen. Siē nuk do tė kishte asnjė lloj vlere ndezja apo shuarja e njė drite nė prani tė diellit.

3) Kur i vihen ballėpėrballė interesi material i kėsaj bote me jetėn e pasme (ahiret), personi, duke zgjedhur ahiretin, synon pėlqimin hyjnor.

Pėrmbledhja e tė gjitha kėtyre qė thamė, ėshtė kėshtu:Nė kėtė botė pėr tė cilėn deshi tė ishte njė botė prove, Zoti ka vėnė para ēdo njeriu pengesėn nefs dhe i ka vėnė pėr detyrė njeriut qė, pasi t’i kapėrcejė tė gjitha vėshtirėsitė qė do t’i shkaktojė nefsi, tė kthehet fitimtar te Ai. Nefsi ėshtė njė mjet i aftė pėr t’u bėrė pretekst edhe pėr tė mirė, edhe pėr tė keq. Pėr rrjedhojė, nefsi ėshtė edhe njė portė fitimi, edhe njė gropė humbjeje nėse shkohet pas tij. Kurse begatia dhe pėrfitimi i pastrimit tė nefsit ėshtė aq i madh sa tė mos mund tė krahasohet me asgjė nė botė.
Zoti na befte te gjitheve nga ata qe dalin fitues mbi nefsin (egon tonė)!
Amin,ashtu qofte!
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 22.01.12 20:07

Njeriu i pastruar nga nefsi(egoja) ėshtė njė mrekulli arti e artistit absolut, Zotit tė vet, sepse ėshtė pasqyre e tė gjitha shfaqjeve tė bukurisė hyjnore.

3. GRADET E NEFSIT

Gjendjet dhe gradėt e nefsit qė vėzhgohen gjatė edukimit dhe zhvillimit moraloshpirtėror, sipas klasifikimit tė njohur, trajtohen nė shtatė lloje:

a) Nefsu’l-Emmare (nefsi urdherues, imponues)

Eshtė nefsi kryengritės mė i keq i cili, duke e larguar robin nga Zoti i vet, e provokon dhe e nxit pėr tė bėrė tė kėqija. “Emmare” do tė thotė “shumė urdhėrues” (imponues, nxitės, provokues). Synimi i vetėm i nefsit me kėtė cilėsi ėshtė t’i kėnaqė pa masė dėshirat dhe pasionet e veta. Ėshtė nefsi i shtėnė pas qejfit dhe kėnaqėsive, i cili ėshtė bėrė rob i epshit dhe ndihmės i shejtanit.

Edhe pasiviteti ndaj epsheve qė janė pasionet dhe kėrkesat e skajshme tė nefsit,si dhe hyrja nė rrugėn e shejtanit nė pėrshtatje me dėshirat e tij,janė pjesė e gjendjes sė personave qė ndodhen nė nivelin e nefsit urdhėrues, imponues.

Nė tė vėrtetė, nefsi emmare ėshtė pėr njeriun mė i rrezikshėm se shejtani. Kėtė specifikė,
Ibni Ataullah el-Iskenderi e shpjegon kėshtu:
“... Ti ki frikė me tė vėrtetė nga nefsi yt i cili punon kundėr teje. Pėr mė tepėr, ai s’ndahet nga njeriu gjer nė vdekje. Kurse shejtani tė paktėn nė ramazan largohet prej njeriut,sepse nė ramazan, shejtanėve u vihen pranga.

Ndėrkaq,rastet e krimeve,vjedhjeve dhe imoraliteteve qė ndodhin edhe gjatė muajit tė ramazanit,nuk janė pasojė e mashtrimit tė shejtanit,por e tėrbimit tė nefsit.Pohimi si mė poshtė i Zotit ėshtė pėr nefsin e kėsaj grade:“Pa dyshim,nefsi e urdhėron(imponon) me force te keqen!” (Jusuf, 53)

Pėrsa i pėrket pozitės qė ka nė botėn moralo-shpirtėrore tė njeriut, nefsi emmare ėshtė pėrngjasuar qysh nė krye tė herės me njė gjarpėr.Poeti Nevizade Atai e shpreh kėtė poetikisht kėshtu:
Morali i ulet nė gjarpėr u kthye;
Mbreti i gjarpėrit, nefsi emmare!

Prandaj,ēdo besimtar me mendje tė shėndoshė ėshtė vazhdimisht nė gjendje lufte me nefsin urdhėrues. Nė kėtė luftė nuk mund tė mendohet njė dėm mė i madh se futja e shpatės sė mendjes dhe vullnetit nė millin e indiferentizmit. Sepse nefsi, duke pėrfituar nga njė ēast indiferentizmi tė sa e sa njerėzve me merita tė larta shpirtėrore, ėshtė bėrė faktor pėr disfatėn dhe fatkeqėsinė e tyre tė pėrjetshme. Nga kjo kanė bėrė dhe bėjnė pėrjashtim vetėm robtė principialė e tė sinqertė qė i ndihmon dhe mbron Zoti.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 22.01.12 20:11

Me tė vėrtetė, ngjarja e zhvilluar mes zonjės sė ministrit egjiptian, Zylejha, dhe Hz. Jusufit (a.s.), ėshtė shumė mėsimdhėnėse.
Siē tregohet nė Kur’an, Jusufi (a.s.) ishte rritur e bėrė njė djalosh i bukur e i pashėm. Kjo e shtyu Zylejhanė, tė zonjėn e shtėpisė ku banonte ai, nė mendime tė tjera. Zoti e tregon kėshtu kėtė ngjarje:“... Gruaja deshi te perfitonte nga nefsi i tij. I mbylli mire dyert dhe i tha: “Ty po te them! Kthehu prape!” Kurse ai i tha: “(Hasha, me ruajtte Zoti!) Mbeshtetem te Zoti!

Burri yt ėshtė mirėbėrėsi im,ai u soll mirė me mua! E vėrteta ėshtė se mizorėt kurrė nuk gjejnė shpėtim!”
“Me te vertete, gruaja kishte vene si qellim ta fuste ne dore ate. Po qe se ai nuk do ta kishte pare shenjen dhe paralajmerimin e Zotit tend, do t’i jepej asaj. Ja, keshtu ia treguam Ne provat tona per ta larguar te keqen prej tij. Pa dyshim, ai ishte nder robte tane te sinqerte!” (Jusuf, 22-24)

Me favorin dhe bujarinė e Zotit tė Lartė, Jusufi mori ndihmė moralo-shpirtėrore dhe shpėtoi nga prirja ndaj Zylejhasė qė pėrfaqėsonte nefsin emmare. Edhe ne, robtė e dobėt tė Zotit,duke iu drejtuar Zotit me devocion, jemi tė detyruar ta mbajmė veten larg tė keqes sė nefsit tonė dhe situatave tė rrezikshme tė krijuara prej tij.

Mbi kėtė urtėsi mbėshtetet fakti qė Zoti ynė i lartė na ka urdhėruar ta mbrojmė veten edhe nga fillimet. Madje, tė disa akteve dhe veprimeve me fund tragjik. Pėr shembull, meqė shikimi me epsh nga njė mashkull i njė femre tė huaj i hap portėn adulterit, ėshtė ndaluar. E njėjta gjė vlen edhe pėr tė gjitha aktet dhe veprimet e papėlqyeshme.

Me tė vėrtetė, kjo ngjarje ėshtė e mbushur me mėsime tė mėdha, sepse shumė elementė qė i bėjnė tė vėshtira dhe tė rėnda provat e kėsaj bote tė cilat kanė vlerėn e njė kundėrshpėrblimi pėr shpėtimin e pėrjetshėm, zhvillohen kėtu njė pas njė. Jusufi (a.s.) ishte njė i ri si engjėll dhe me njė bukuri tėrheqėse legjendare.

Tė mahnitura para bukurisė sė tij, gratė i prenė gishtat pa e ndjerė aspak dhimbjen. Po qe se Jusufi (a.s.) do tė ishte njė plak me ndjenja epshore e tė kėqija tė shuara,as kjo provė nuk do tė ishte kaq e vėshtirė pėr tė,as dhe kjo ngjarje do tė ishte kaq mėsim dhėnėse dhe orientuese.

Nė kundėrshtim me kėtė, Zylejhaja zotėronte tri gjėra ndaj tė cilave nefsi, egoja e njeriut, ėshtė e shtėnė mė shumė: pasurinė, famėn dhe epshin. Po qe se Zylejhaja do tė ishte njė grua plakė dhe e shėmtuar, edhe Hz. Jusufi (a.s.) i ri nuk do ta kishte tė vėshtirė kalimin e kėsaj prove dhe kjo ngjarje nuk do tė pėrbėnte njė shembull kaq me efekt.Mirėpo edhe ajo ishte e re dhe e bukur, edhe ai ishte i ri dhe i bukur, i tillė qė mund tė bėnte pėr vete shumė vetė. Mbi gjithēka, ajo e kishte mbyllur fort derėn e dhomės.

Duke e ftuar Hz. Jusufin me fjalėt provokuese e nxitėse,“hejte lek!”, “eja, pra, tek une!”, Zylejhaja mori njė iniciativė tė shėmtuar. Faktin qė para kėsaj situate nuk do tė mund tė qėndronin shumė e shumė vullnete, edhe Jusufi (a.s.), madje mbeti shumė ngushtė, Zoti ynė i lartė na e shpreh me kėto fjalė:“Po qe se nuk do t’i arrinin ne ndihme provat tona, edhe ai do te jepej!”

Ja,pra, pėr tė mos iu nėnshtruar mashtrimeve tė shumė tėrheqjeve tė tmerrshme tė shpalosura para tij, Jusufi (a.s.), duke thėnė “meadhallah”, “mos e thėntė Zoti”, tregoi se zgjidhja e vetme ėshtė “mbėshtetja te Zoti” me njė devocion (takva) tė lartė. Dhe kjo tregon se takvaja ėshtė domosdoshmėri qė ndihma hyjnore tė hyjė nė etapėn e veprimit. Pra, rezistenca ndaj dėshirave tė forta tė nefsit imponues ėshtė e mundur vetėm nė sajė tė fuqizimit tė ndjenjave tė devocionit.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 22.01.12 20:14

Me tė vėrtetė, njė nga provat mė tė rėnda me tė cilat mund tė pėrballet njė mashkull gjatė jetės, ėshtė t’i thotė “jo” konsideratės dhe ftesės, veēanėrisht nė kushte tė qeta, tė njė femre qė zotėron tė gjitha llojet e elementėve tėrheqės, si rinia, bukuria dhe pasuria.

Nė njė hadith profetik, i Dėrguari i Zotit(s.a.s.),pasi bėn tė ditur se nė ditėn e vėshtirė tė kiametit kur nuk do tė ketė asnjė hije, shtatė lloj njerėzish do tė strehohen nėn hijen e arshit,thotė se njėri nga kėta “do tė jetė i riu i cili,duke shprehur frikėn nga Zoti, e ka hedhur poshtė ftesėn pėr marrėdhėnie tė njė gruaje tė bukur e tė pushtetshme!”

Njėra nga dobėsitė mė tė mėdha tė njeriut ėshtė humbja e forcės sė vetėmbrojtjes duke rėnė i mundur ndaj komplimentit.Por kjo nuk ndodhi tek Jusufi, sepse mbrojtja e Zotit e ruajti pėr shkak tė devocionit dhe pėr shkak se nefsi i tij i edukuar ndodhej nė pozitėn e pėrkryerjes.

Mbrojtja hyjnore e bėri tė fortė atė pėrballė dredhive tė nefsit imponues.

Njė specifikė tjetėr nga e cila e vlen tė merret mėsim, ėshtė kjo:Meqė Jusufi nuk iu pėrgjigj dėshirės sė saj,Zylejhaja e kėrcėnoi me burg. Por meqė nefsi i pastruar i Jusufit (a.s.) i frymėzonte atij devocionin (takvanė),ai tha:“Zoti im! Qelia ėshtė mė e pėlqyer pėr mua se ato gjėra qė m’u propozuan!”

Veē kėsaj,fakti qė nė pėrgjėrimin e tij ndaj Zotit,Jusufi, duke i thėnė Atij se “po te mos e kishte penguar dredhine e tyre,do te behej nga injorantet qe u jepeshin atyre”, parapėlqeu burgun si zgjidhja e vetme e shpėtimit nga gjendja ku pati rėnė, ishte njė shenjė e madhe devocioni pėr tė.

Dhe kjo tregon se e vetmja forcė qė mund t’u qėndrojė ftesė “hejte lek”,”eja tek une”tė tė gjitha tėrheqjeve tė kėsaj bote tė cilat e zvarrisin njeriun nė mėkate, ėshtė qė nė atė ēast zemra, duke thėnė “meadhallah” (mos e thėntė Zoti!),te strehohet te Zoti!

Nė Kur’an bėhet e ditur se arma mė e fuqishme pėr t’u mbrojtur nga fatkeqėsitė e nefsit emmare ėshtė takvaja, devocioni. Gjithashtu, njė ngjarje e Kur’anit qė tregon tė vėrtetėn e nefsit,ėshtė kėshtu:Nė malin Sina,Musait (a.s.)iu komunikua profetėsia dhe menjėherė pas kėsaj, u urdhėrua:“Hidhe shkopin!” Kur Musai pa shkopin tė pėrdridhej si njė gjarpėr, iku pa kthyer kokėn pėr tė parė pas. Atėherė dėgjoi njė zė qė i thirri:“O Musa! Kthehu pas, mos u frikėso! Sepse ti je nga ata qė ndodhen nė siguri!“(el-Kasas, 31)

Zoti i Lartė ia pati treguar fuqinė Musait (a.s.) te shkopi. Edhe Musai, me anė tė shkopit, u mėsua me fuqinė e Zotit. Pasi Zoti e caktoi profet,i dha konfidencė duke biseduar me tė dhe pasi e ngarkoi me disa pėrgjegjėsi, i tha kėshtu:“Ē‘ėshtė ajo qė ke nė dorė tė djathtė,o Musa?“(Taha, 17)

Musai (a.s.) iu pėrgjigj:“Ėshtė shkopi im. Mbėshtetem nė tė dhe u shkund gjethe bagėtive. Kam edhe nevoja tė tjera pėr tė.“(Taha, 18)

Pastaj Zoti (xhel’le xhelaluhu) e urdhėroi:“ Hidhe pėrtoke atė, o Musa!” (Taha, 19)

Hz. Musai e ēoi menjėherė urdhrin nė vend.

“Dhe e hodhi menjėherė pėrdhe! Po ē’tė shihte? Njė gjarpėr qė zvarritej me nxitim!“(Taha, 20)
Kur e pa kėtė,Musai (a.s.)menjėherė filloi tė ikte.Por:“Zoti e urdheroi:“Merre atė!Mos ki frikė!Tani Ne do ta kthejmė atė nė gjendjen e parė!“(Taha, 21)

Nė shpjegimin sinjifikativ tė ajetit lidhur me hedhjen e shkopit pėrtokė nga Musai (a.s.), disa komentues janė shprehur se ky akt ka vlerėn e njė orientimi nė botėn e brendshme tė Hz. Musait.Pasi Musai (a.s.) pėrmendi interesat dhe mbėshtetjet relative tė kėsaj bote, Zoti (xhel’le xhelaluhu) e urdhėroi t’i hidhte pėrtokė ato.

Nefsi dhe gjėrat e lidhura me nefsin morėn trajtėn e njė gjarpėri. Musait iu tregua e vėrteta e nefsit. U frikėsua, u drodh dhe iku prej tyre. Atij iu tha nė mėnyrė sinjifikative: “O Musa, ky gjarpėr ėshtė vetė cilėsia e lidhjes pas gjėrave tė tjera veē Zotit. Kur kjo cilėsi subjektive i tregohet tė zotit nė mėnyrė tė trajtėsuar,ai frikėsohet prej saj dhe ikėn!

Ti tashmė je pajisur me atributin e tevhidit. Sa ėshtė e drejtė dhe me vend qė tė mbėshtetesh nė njė shkop i cili do tė duhej tė ishte pėr ty mbėshtetje, gjė nga e cila do tė kėrkoje ndihmė dhe do tė pėrfitoje? Si ndodh qė ti thua se bėn diēka me atė shkop, se pėrfiton prej tij dhe se te ai ka dobi tė tjera pėr ty? Hapi i parė nė rrugėn e tevhidit (besimit islam nė Zotin si Zoti i vetėm i gjithėsisė) ėshtė braktisja e shkaqeve, domethėnė nėnshtrimi dhe dorėzimi absolut. Prandaj,hiq dorė prej ēdo lloj kėrkese dhe dėshire!”

Ėshtė thėnė se:“Personi qė dėgjon thirrjen e tė Vėrtetės (Zotit) dhe sheh nurin, bukurinė e Tij, braktis ēdo gjė tjetėr ku mbėshtetet, veē Zotit. Ai nuk mbėshtetet mė nė asgjė tjetėr veēse nė bujarinė e Tij. Nė kėtė mėnyrė, ai ēlirohet nga dėshirat dhe prapėsitė e nefsit.”
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 22.01.12 20:16

Ėshtė gjithashtu nefsi emmare qė e bėn njeriun ta braktisė lumturinė e vėrtetė dhe mbretėrimin e botės sė pėrjetshme pėr hir tė kėnaqėsive kallpe pesė minutėshe tė kėsaj bote ėndrre, qė e rrėzon njeriun nga kulmi nė nivelin mė tė ulėt.

Njeriu i sėmurė nga nefsi emmare (urdhėrues, imponues), edhe pėrballė tė vėrtetave qė do t’i vlenin pėr shpėtimin e tij, madje, pothuaj ndjen kėnaqėsi nga kundėrshtimi me kryeneēėsi dhe mendjemadhėsi, nga vėshtrimi me ēudi i personave qė ka pėrreth, nga marrja me thashetheme dhe pėrfolja pas shpine.

Ai nuk mundet tė shpėtojė nga shėmtitė e ndaluara fetarisht. Njerėz tė tillė janė njerėz qė e kanė humbur mendjen, arsyetimin dhe kuptimin aq sa t’i braktisin xhennetin, Bukurinė Hyjnore, lumturinė dhe paqen e pėrjetshme pėr hir tė kėnaqėsive egoistike dhe tė pėrkohshme tė jetės sė shkurtėr tė kėsaj bote,janė njerėz qė u janė veshur sytė e zemrės, injorantė dhe indiferentė.

Te nefsi emmare,fryma mbretėrore ėshtė kthyer plotėsisht nė rob tė frymės shtazore, atributi njerėzor ka humbur, atributi kafshėror ėshtė bėrė sundues!

Pėr njerėz tė tillė, Zoti urdhėron kėshtu nė Kur’an:“Me tė vėrtetė,shumė prej xhindve dhe njerėzve Ne i kemi krijuar pėr nė xhehennėm.Ata kanė zemra, por me to nuk ndjejnė, ata kanė sy,por me to nuk shohin,ata kanė veshė,por me to nuk dėgjojne.Ata janė si kafshėt, madje me poshtė se kafshėt! Ja,ata janė indiferentėt!“(el-A’raf, 179)

Njerėz tė tillė, mes euforisė sė tmerrshme tė indiferentizmit, duke i besuar ende mė shumė sesa duhet mėshirės sė Zotit, e ngushėllojnė vetveten dhe vazhdojnė tė bėjnė mėkate.Tė sigurtė se nuk do t’i godasė ndėshkimi i Zotit, thonė:“Fundja, mėkatimi duke e pranuar se po mėkaton, nuk tė ēon nė mohim! Sidoqė tė jetė,njė ditė bėj pendesė!”

Mirėpo paralajmėrimi i Zotit ėshtė shumė i madh:“O njerėz! Ruhuni nga kundėrshtimi i Zotit! Ruhuni nga ajo ditė kur as i ati pėr tė birin nuk do tė paguajė gjė,as i biri pėr tė atin!Dijeni se fjala e dhėnė nga Zoti ėshtė e vėrtetė!Kujdes,tė mos ju gėnjejė jeta e kėsaj bote dhe tė mos ju mashtrojė shejtani duke ju bėrė tė keni siguri nė faljen e Zoti!“(Llukman, 33)

Ja, pra, kėto mendime e tė ngjashme janė, nė tė vėrtetė, pėrshpėritje tinzare tė nefsit dhe shejtanit, tė cilėt kėrkojnė tė sigurojnė kryerjen me lehtėsi tė mėkateve dhe tregimin e kėsaj si normale.Nga ana tjetėr, personat e kredhur nė indiferentizmin e nefsit imponues tregohen dembelė pėr tė vrapuar nėpėr punė tė mira e tė dobishme qė do t’ua shpėtonin jetėn tjetėr, kurse tė painteresuar pėr t’u larguar nga tė kėqijat.

Po qe se, pėr fat, bėjnė njė punė tė mirė tė vogėl, e bėjnė tė madhe nė sytė e vet dhe lavdėrohen vazhdimisht me tė. Edhe sikur kohė mė kohė tė ndjejnė pak pendesė pėr tė kėqijat e shkaktuara prej tyre, kjo pendesė ėshtė e mangėt nga fuqia qė do tė bėhej pretekst pėr njė ndryshim tė mbarė nė qėndrimin dhe sjelljet e tyre.

Besimtari i kėtij niveli ėshtė si njė i sėmurė qė ka nevojė pėr mjekim. Ndėrkaq, mėnyra mė e mirė qė duhet ndjekur nė mjekimin moralo-shpirtėror qė ai tė shpėtojė nga nefsi emmare pėr tė kaluar te nefsi levvame, ėshtė vetėllogaria serioze. Robi duhet tė mendojė se Zoti i tij i lartė e di ēdo gjė, duhet tė mendojė pyetjet nė varr, llogaridhėnien pas ringjalljes, ndėshkimin e rėndė nė xhehennem dhe ta dėshirojė pendesėn.

Por, gjatė pendesės, robi duhet ta bėjė pėrgjėrimin ndaj Zotit jo vetėm me fjalė,por,duke u penduar edhe me zemėr, me njė sinqeritet tė madh. Po qe se, duke u penduar me gojė, nė zemėr sundon dėshira pėr ta bėrė pėrsėri atė mėkat kur tė bjerė rasti, pendesa bėhet e papranueshme. Pėrkundrazi, kjo ėshtė pendesė hipokriti,madje, ėshtė pendesė nevojtare pėr pendesė.

Ndėrsa nė njėrėn anė bėhet pendesė, nė anėn tjetėr vazhdohet me mėkate, kjo do tė thotė tė nėnvleftėsohet pozita ndaj tė cilės bėhet pendesė dhe nga e cila kėrkohet falje, do tė thotė tė tallesh me tė. Pendesė do tė thotė tė pendohesh me tė vėrtetė dhe, duke hequr dorė nga tė kėqijat pėr tė mos u kthyer mė tek to, tė kėrkosh falje nga Zoti.

Nga ana tjetėr, pėr tė shpėtuar nga nefsi emmare, njeriu, duke respektuar tė paktėn konkluzionet dhe urdhrat legjislative fetare tė domosdoshme, tė pėrpiqet pėr t’u thelluar nė frymėn dhe tė vėrtetėn e Fjalės sė Njėsisė (Tevhid). Tė gjitha dėshirat dhe pasionet qė janė shndėrruar nė zemėr pothuaj nė idhuj dhe qė e shmangin robin nga Zoti, duhen mohuar qysh me tė thėnė “la ilahe” dhe tė gjitha synimet pėrveē Zotit duhen fshirė nga zemra.

Pastaj, duke e fiksuar tė vėrtetėn “il’lallah” nė truallin e pastruar tė zemrės, duhet pėrpjekur pėr t’ia pėrkushtuar zemrėn vetėm Zotit.Nė kėtė mėnyrė,robi,duke e kuptuar se ėshtė i dobėt dhe se s’ėshtė asgjė,duhet tė pėrpiqet qė nė besim tė pėrparojė nga imitimi nė arsyetim dhe vėrtetim.

Nėse besimi gjen vend nė zemėr nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės dhe fiton fuqi, e shtyn robin pėr nė punė tė mira dhe, si rezultat, e ngre nė pozita tė larta!
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 23.01.12 10:49

b) Nefsu’l-levvame (nefsi pendestar)

Ata qė duke u penduar dhe duke i kėrkuar llogari nefsit emmare, bėjnė pėrpjekje pėr tė shpėtuar nga gjendja dhe veprimet e shėmtuara tė tij, ngjiten drejt nefsit levvame.
Njerėz tė tillė,meqė janė pastruar relativisht nga indiferentizmi i vetė ngushėllimit me anė tė mendimit “sidoqė tė jetė, Zoti mė fal” tek nefsi emmare,nuk e qetėsojnė dot veten.

Pėr kėtė shkak, e dėnojnė nefsin e vet,pendohen e bėjnė pendesė. Nė kėtė klasė futen ata qė ndjejnė pendesė sepse nuk janė bindur, dhe ata qė, pasi kanė derdhur lot e janė penduar nė kuvendet e dijes dhe kulturės, pastaj kthehen tek tė njėjtat tė kėqija.

Levm do tė thotė qortim dhe dėnim. Levvame quhet nefsi qė ndjen pendesė pėr tė kėqijat qė ka bėrė, pėr nėnvleftėsimin dhe tė metat e treguara ndaj urdhrave dhe ndalimeve tė Zotit,qė ndjen vrasje ndėrgjegjeje dhe, qė, pėr kėtė shkak, e dėnon me forcė veten.

Personi qė ndodhet nė kėtė pozitė, ka bėrė pendesė pėr disa akte qė pėrfshihen nė nefsin emmare, dhe ka shpėtuar. Me fjalė tė tjera, ėshtė shmangur pak nga indiferentizmi dhe dėshira pėr tė mėkatuar i ėshtė pakėsuar. Ndėrkaq, meqė kėto ndjenja nuk janė pjekur mirė, vjen njė ēast qė tė mos durojė dot dhe tė bjerė sėrish nė mėkate.

Meqė fryma mbretėrore shpėton nga robėria e frymės shtazore dhe ndahet prej saj, menjėherė pas mėkateve shfaqet pendimi.Robi e dėnon nefsin dhe bėn pendesė.Vetėm se, meqė nefsi nuk ėshtė mundur, personi nuk bėhet dot plotėsisht i vendosur nė pendesė.

Njerėz tė tillė,edhe sikur tė ndjehen tė shqetėsuar nga mėkatet, nuk shpėtojnė dot prej tyre sepse tek ata ende nuk ėshtė zhvilluar vendosmėria e duhur pėr tė kundėrshtuar dhe hedhur poshtė ndikimet negative tė ardhura nga jashtė. Pėr shembull, si dikush qė futet nė mėkate me justifikimin e brendshėm pėr tė mos ua prishur shokėve!

Njerėz tė tillė, pėrgjithėsisht janė tė gėzuar pėr tė mirat qė kanė kryer dhe tė dėshpėruar pėr tė kėqijat.Ata pėrpiqen ta mbrojnė veten nga teprimet e dėshirave epshore dhe t’i kundėrshtojnė ato. Prirjet pėr pendesė u janė fuqizuar. Janė ndriēuar pak me dritėn e zemrės dhe nė po atė masė janė zgjuar nga indiferentizmi.

Tek kėta njerėz vihet re shtim nė besnikėrinė ndaj urdhrave tė Zotit tė Lartė dhe nė aktet dhe punėt e mira. Aktet e tyre janė, nė pėrgjithėsi, pėr Zotin.Vetėm se,ngaqė nuk e kanė arritur dot ende me tėrė kuptimin e fjalės prehjen dhe qetėsinė e dhuruar nga frymėzimet hyjnore, kėrkojnė me gjithė zemėr qė punėt e mira qė kanė bėrė ose bėjnė, tė njihen edhe nga njerėzit.

Pra, disa vese tė kėqija tė nefsit emmare vazhdojnė tė veprojnė, megjithėse robi e dėnon veten pėr kėtė gjendje tė tij.
Emri i kėsaj etape cilėsore tė arritur nga nefsi pėrmendet nė Kur’an:“Betohem nė nefsin levvame (pendestar) ...” (el-Kijame, 2)

Po qė se dėnimi nga njeriu me forcė i nefsit tė vet bėhet vetėm me fjalė tė thata,ėshtė e qartė se nuk do tė mund tė merret pėrfundimi i shpresuar.Sepse mes gradėve emmare dhe levvame ka njė kufi mjaft tė hollė e delikat.Po qe se pėr shkak se njeriu e dėnon pak veten, brenda tij shfaqet njė gjendje mendjemadhėsie,do tė thotė se atje,qoftė edhe fshehtas, ende vazhdon sundimi i nefsit emmare.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 23.01.12 10:50

Zoti urdhėron nė Kur’an “Me tė vėrtetė,Ne e krijuam njeriun dhe e dimė se ē’i pėshpėrit nefsi atij,sepse Ne jemi mė pranė tij se damari i qafės qė i rreh!“(Kaf, 16)
Nisur nga kjo, edhe duke e dėnuar nefsin, madje, njeriu duhet tė ruhet nga mashtrimet e fshehta tė nefsit emmare dhe ndjenja e vetėsigurisė.

Disa njerėz marrin njė qėndrim modest dhe e dėnojnė nefsin jo si domosdoshmėri tė natyrės sė tyre krijuese, por me qėllim pėr t’i bėrė tė tjerėt t’i quajnė modestė. Kjo gjendje e pasinqertė dhe hipokrite ėshtė, nė tė vėrtetė, e ashtuquajtura “krenari modestie” .

Pėr tė qenė i vendosur nė pendesė dhe pėr t’u pastruar prej akteve tė kėqija, ėshtė e mundur vetėm me anė tė edukimit moralo-shpirtėror. Po qe se nefsi i gradės levvame ndodhet nėn edukimin moralo-shpirtėror dhe bashkė me njerėzit e mirė,shpėton nga aktet dhe veprimet e kėqija dhe nuk rikthehet tek to me tė gjetur rast.Megjithėkėtė, nė zemėr i mbeten disa vese tė kėqija, si urrejtja, zilia dhe mendjemadhėsia.

Shpėtimi nga niveli levvame pėr tė kaluar nė nivelin mulheme bėhet pėrsėri me anė tė lidhjes shpirtėrore (rabita) qė ėshtė njė mėnyrė me rėndėsi e edukimit moralo-shpirtėror. Pra,pėr t’u ruajtur nga haramet nė ēdo qėndrim e sjellje dhe pėr t’i respektuar urdhrat hyjnorė, personi duhet tė veprojė duke e ndjerė pranė shpirtėrisht prijėsin e pėrkryer tė cilit i ka dhėnė fjalė dhe e ka bėrė udhėrrėfyes nė edukimin moralo-shpirtėror.

I duhet kėrkuar vazhdimisht llogari nefsit, duhet treguar vendosmėri pėr t’i braktisur gradualisht tė gjitha cilėsitė e moralit tė keq tė pranishme nė tė dhe duhet bėrė pendesė. Pastaj duhen bėrė pėrpjekje pėr t’u pajisur me cilėsitė morale tė bukura, tė kundėrta me to. Pėr shembull, po qe se personi ėshtė mendjemadh, duhet tė vishet me thjeshtėsi dhe modesti.

Po qe se ėshtė i sėmurė nga smira, duhet t’i shohė vėllezėrit besimtarė mbi veten dhe, para se tė merret me tė metat e tyre, tė merret me tė metat e veta. Duhet tė mendojė se besimtari ėshtė pasqyrė pėr besimtarin, se, po e pa me sy tė keq, do tė shohė tek ai gjėra tė kėqija dhe e anasjellta, dhe duhet ta preokupojė nefsin me anėt e mira tė besimtarėve.

Edhe nė kėtė gradė duhet vazhduar me pėrmendjen e Zotit, duhet qėndruar larg gjėrave tė kota dhe duhet pėrpjekur pėr ta ndriēuar botėn e ndjenjave me dritėn e dashurisė dhe afėrsisė ndaj Zotit.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 23.01.12 10:51

c) Nefsu’l-mulheme (nefsi i frymėzuar)

Besimtari i lartėsuar nė levvame duke ndjerė pendesė, me anė tė pendimit dhe pendesės sė mėtejshme,me anė tė ruajtjes nga mėkatet,me anė tė pėrkushtimit me zemėr ndaj orientimit moralo-shpirtėror, arrin nė gradėn mulheme.

Nė kėtė gradė, robi, me favorin e Zotit, arrin zgjuarsinė pėr tė diferencuar nė mėnyrė tė ndjeshme tė mirėn nga e keqja dhe qėndresėn ndaj teprimeve tė ndjenjave epshore. Ai largohet nga ēdo gjė qė e bėn zemrėn indiferente ndaj Zotit.

Tashmė ai mbushet me dyshimin mbi pozitėn ku ndodhet jo mė shumė para njerėzve sesa para Zotit.Tė vėrtetat e besimit nė zemrėn e tij janė nė gjendje zhvillimi tė vazhdueshėm.

Emėrtimi “mulheme” i nefsit tė kėsaj grade vjen nga ajeti kur’anor:“Betohem nė nefsin dhe nė Atė qė,duke e formėsuar nefsin nė pėrputhje me qėllimin e krijimit te tij,i frymėzon atij mėkatin dhe devocionin!“(esh-Shems,7-8)

Nefsi mulheme ėshtė nefsi i merituar pėr frymėzimin hyjnor. Ata qė e pėrjetojnė kėtė etapė tė nefsit, me anė tė begatisė sė respektimit tė konsiderueshėm tė urdhrave dhe ndalimeve hyjnore, nisin tė marrin pjesė nga tė vėrtetat hyjnore, nga afėrsia hyjnore dhe zbulimi mistik.Njeriu arrin pjekurinė shpirtėrore pėr tė merituar frymėzimet hyjnore.

Ndėrkaq, pėr tė kuptuar nėse kėto frymėzime janė hyjnore, absolutisht ėshtė nevoja e kontrollit tė njė prijėsi shpirtėror.Sepse edhe nėse si rezultat i pėrpjekjeve, nefsi ėshtė nė gjendje tė mundur, prapė nuk rri kot, por vazhdon ta preokupojė zemrėn me dredhi dhe dyshime tė fshehta pėr ta rrėzuar frymėn mbretėrore nga pozita e fitimtarit.

Pėr kėtė shkak,dorėzimi (tevekkul) dhe nėnshtrimi (teslimijet) i personave tė gradės mulheme ndaj Zotit nuk ėshtė i pėrkryer. Pra, pėrkryerja formale dhe praktike ende nuk ėshtė realizuar nė botėn e brendshme.

Edhe nėse veset e kėqija shpesh nuk kalojnė nė zbatim, vazhdojnė tė jenė tė pranishme; ende nuk ėshtė kaluar dot nga bota e shkaqeve formale nė klimėn e tė vėrtetės, prandaj nuk janė hedhur dot ende plotėsisht lėkundjet, iluzionet, fantazitė, pasionet dhe ngushtimet e zemrės, nuk ėshtė arritur ende dot qetėsia dhe lumturia e dorėzimit te Zoti.Zemrat vuajnė nga shqetėsimet pėr kėrkesat e jetesės sė pėrditshme dhe pėr tė ardhmen.

Ndėrsa u ėshtė dhėnė rizku (racioni jetėsor) i sotėm,ndjejnė shqetėsim pėr rizkun e tė nesėrmes. Edhe nėse e pranojnė formalisht atributin “Rezzak” (furnizues, dhėnės i rizkut, ushqyes)tė Zotit mund tė mbeten,ndoshta pa e kuptuar as vetė,nė nivelin e mosbindjes pėr kėtė atribut hyjnor.

Edhe nė situatat e tjera tė ngjashme me kėtė,pėlqimi ndaj paracaktimit hyjnor (takdir), nėnshtrimi dhe dorėzimi ndaj Zotit kryhen nė mėnyrė tė sipėrfaqshme dhe imituese ngaqė nuk janė realizuar ende me zemėr dhe nė mėnyrė vėrtetuese.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 23.01.12 10:54

Edhe nė kėtė etapė, duke braktisur gjėrat qė dėshiron nefsi dhe duke i bėrė ato qė nuk i dėshiron,ėshtė bėrė njė farė pėrparimi nė edukimin e nefsit.Por,edhe nėse fryma shtazore ėshtė mundur,shprehitė e pastra dhe morali i bukur qė e kanė burimin nga fryma mbretėrore, nuk janė shtresuar plotėsisht.

Shtresimi i tyre nuk mund tė bėhet vetėm duke braktisur gjėrat qė i pėlqejnė nefsit pėr tė bėrė ato qė s’i pėlqejnė,pra,vetėm me praktikė dhe luftė (rijazet dhe muxhahede). Krahas kėsaj ka nevojė edhe pėr pėrmendjen e Zotit(dhikrullah).

Por nėse zemra ndodhet e preokupuar me shqetėsime dhe pasione materiale tė kėsaj bote, nuk mundet tė kalojė nė etapėn “dhikrullah” dhe, si rezultat, nė kėnaqėsi dhe ngopje (itminan).Ndėrkaq, pėr kryerjen e pėrmendjes sė Zotit(dhikrullah) duke respektuar etikėn e saj, ka nevojė pėr orientimin dhe udhėrrėfimin shpirtėror tė prijėsve shpirtėrorė.

Atėherė kur robi, jo me synim mjekimi dhe kompensimi, por nė njė gjendje shijeje e kėnaqėsie tė thellė, mes pasionit dhe ekstazės,fillon ta pėrmendė Zotin,atė ēast arrin formėn e vėrtetė tė zikrit (dhikrit).Atė kohė, me anė tė frymėzimeve hyjnore,njihet me tė fshehtat e gjithėsisė,mbetet i mahnitur nga rrjedhat e fuqisė hyjnore tė ekspozuara aty dhe zemra i ngopet.

Pastaj fillon tė pėrfitojė nga urdhri hyjnor si nė ajetin nė vijim dhe fjalėt i bėhen tė bukura e tė urta, sepse tashmė ai ėshtė bėrė njė rob i merituar pėr frymėzimin hyjnor: “(O i Dėrguar!) Fto nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi dhe kėshillė tė mirė!“(en-Nahl,125)

Nė kėtė nivel,sa mė shumė qė tė pėrparohet,aq mė shumė fryma shtazore,domethėnė, nefsi, fillon t’i nėnshtrohet urdhrit mbretėror,pėr rrjedhojė,tė shpėtojė nga ndikimi prapėsues i prirjeve tė ulta.shtohet forca e durimit dhe lejueshmėrisė,fitohet njė nivel i lartė nė thjeshtėsi,nė pėrkorėsi dhe bujari.

Ndėrkaq, nuk duhet kapur nga pandehma sipas sė cilės njeriu “ėshtė bėrė diēka”.Nga ana tjetėr, duke arritur nė horizontin e pikėpamjes qė do ta mendonte jetėn e kėsaj bote pa harruar jetėn e pasme, ahiretin, duhet arritur pjekuria e meditimit mbi vdekjen.

Kėshtu,Profeti (s.a.s.) ka porositur:“Kujtojeni shpesh vdekjen,sepse sjellja ndėrmend e vdekjes e pastron njeriun nga mėkatet,e bėn njeriun tė distancohet nga kjo botė.Po qe se jeni i pasur dhe e kujtoni vdekjen,ju shpėton nga fatkeqėsitė e pasurisė.Po qe se jeni i varfėr,ju bėn tė kėnaqur nga jeta!”

Udhėtari i udhės sė edukimit mistik,nefsi i tė cilit ka arritur kėtė gradė,duhet tė ketė vendosmėrinė pėr tė pėrjetuar domosdoshmėrinė e kėsaj porosie tė Hz.Umerit (r.anh): ”Para se tė merreni nė llogari,kėrkojini llogari vetvetes.Peshojini njė herė punėt tuaja para se tė peshohen nė peshoren hyjnore.Para se tė dilni nė audiencėn e Zotit pėr tė cilin nuk mbetet e fshehtė asnjė punė e juaja,pėrgatituni pėr atė gjyq tė madh!”
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 23.01.12 10:57

d) Nefsu’l-mutmainne (nefsi i ngopur e i kenaqur)

Ėshtė nefsi i cili, duke i respektuar denjėsisht urdhrat e Zotit dhe duke u ruajtur me rreptėsi nga ndalimet e tij, ka shpėtuar nga sėmundjet moralo-shpirtėrore dhe, me anė tė njė besimi tė vėrtetė e tė fuqishėm, ka arritur qetėsinė, prehjen dhe kėnaqėsinė e plotė.E fshirė nga dyshimet dhe lėkundjet me begatinė e pėrmendjes sė Zotit,zemra ėshtė ēdo ēast nė gjendje falenderimi dhe lavdėrimi ndaj Zotit.

Nė kėtė gradė,vetitė e kėqija e tė shėmtuara ia kanė lėnė vendin moralit tė bukur.Morali i lartė i Profetit (s.a.s.)i cili,pėr sa i pėrket pjekurisė sė sjelljeve,pėrbėn kulmin dhe ėshtė model pėr tėrė njerėzimin,pėrjetohet bukur me njė kėnaqėsi tė papėrshkruar.Zemra e robit ėshtė kurorėzuar me durim,dorėzim,nėnshtrim dhe pėlqim.Mutmainne ėshtė nefsi i atyre, zemra e tė cilėve ėshtė e zėnė vazhdimisht me pėrmendjen e Zotit.Ata e njohin edhe anėn e brendshme tė konkluzioneve legjislative fetare.

Imam Rabbani ka thėnė:
“Adhurimet e bėra gjer nė gradėn e nefsit mutmainne kanė karakter imitues.Kurse nė gradėn e nefsit mutmainne kėto kthehen nga imitimi nė arsyetim dhe vėrtetim!”

Lartėsimi nė vėrtetim nė detyrėn e robit ndaj Zotit do tė thotė arritje e pozitės “hakikat” (e vėrteta) tė radhitjes hierarkike sheriat-tarikat-hakikat-marifet. Kjo pėrkryerje e arritur sjell me vete edhe njė ndjeshmėri tė lartė nė mendėsinė e pėrgjegjėsisė,ashtu qė ata qė s’kanė pjekuri mendore sipas kritereve tė legjislacionit fetar,nuk konsiderohen pėrgjegjės pėr zbatimin e konkluzioneve dhe urdhrave fetare.Pėrgjegjėsia fetare u pėrket vetėm personave me zhvillim mendor normal.

Si kjo,edhe nxėnėsi qė i ka hyrė njėrės prej rrugėve mistike, gjer kur ta plotėsojė udhėtimin mistik,duke u pranuar si njė fėmijė i pafajshėm,shihet me mirėkuptim pėr tė metat nė etikėn e tarikatit.Nė tarikat, nxėnėsi konsiderohet se e ka arritur pjekurinė (ruzhd) vetėm pasi ta ketė plotėsuar udhėtimin mistik.

Vetėm atėherė bėhet pėrgjegjės pėr gabimet e kryera ndaj etikės sė tarikatit,siē ėshtė sheriati.Ndėrkaq, ende nuk quhet pėrgjegjės pėr tė metat dhe gabimet qė kanė tė bėjnė me aspektin “hakikat”.Kjo gjendje papėrgjegjėsie kthehet nė pėrgjegjėsi sapo personi tė hedhė hapin nė shkallėn mutmainne,sepse nė mutmainne arrihet pjekuria me aspektin “hakikat”.

Ėshtė pėr kėtė arsye qė disa gjėra qė nė sheriat janė normale (mubah),nė tarikat konsiderohen si mėkate tė vogla. Kurse gjėrat qė janė mėkate tė vogla nė tarikat, nė hakikat dhe marifet quhen serioze e tė rėndėsishme si mėkatet e mėdha.

Pėr shembull,nė sheriat, ngrėnia pas ngopjes ėshtė shpenzim i tepėrt,shpėrdorim.Kurse nė tarikat, shpėrdorim ėshtė ngrėnia gjer nė ngopje. Nė hakikat, ngrėnia e sasisė sė mjaftueshme duke qenė indiferent pėr praninė e Zotit(duke e harruar praninė e Zotit) ėshtė shpėrdorim.

Nė marifet,pėrveē tė gjitha kėtyre, ngrėnia pa parė te tė mirat shfaqjet hyjnore ėshtė shpėrdorim, sepse Zoti parashtron nė ēdo gjė njė shenjė tė ekzistencės sė vet.Kjo vlen edhe pėr tė gjitha specifikat e tjera.Ja,pra,duke arritur tė vėrtetėn, qetėsinė dhe njohjen evidente me anė tė bujarisė dhe suksesit tė dhėnė nga Zoti,nefsi mutmainne ka shpėtuar nga dėshpėrimi dhe dyshimet dhe ka merituar disa frymėzime dhe zbulime.

Nė kėtė gradė,perdet e indiferentizmit mbi zemėr janė ngritur.Zemrat janė kah i vėzhgojnė botėt pėrtej dhe tė vėrtetat nė nivelin e sigurisė kategorike (ajneljakin). Domethėnė se zemra ėshtė pastruar nga lėkundjet dhe dyshimet dhe,me njė nėnshtrim tė plotė, ka arritur kėnaqėsinė dhe qetėsinė e plotė.Robi i cili ka arritur kėtė gjendje,i pranon dhe i kryen bukur pėrgjegjėsitė fetare pa lėkundje formale e pėrmbajtėsore.

Mbi tė gjitha,ky pranim dhe kjo bindje janė aq tė shėndosha sa,sikur e gjithė bota tė ngrihen bashkė e tė pretendojnė tė kundėrtėn,tek ai nuk shfaqet as lėkundja mė e vogėl. Sepse tashmė ai ėshtė kah e sodit botėn materiale e shpirtėrore nga dritarja e hakikatit, tė vėrtetės absolute e pėrfundimtare.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 23.01.12 10:59

Kur magjistarėt e faraonit e panė me sytė e tyre dhe e pėrjetuan mrekullinė e treguar nga profeti Musa si dhe dėshtimin e magjisė sė tyre, pohuan besimin duke e dhėnė jetėn me dėshirė pėr tė. Ata e kundėrshtuan pa frikė faraonin:“...

Fundja, ne kemi per t’u kthyer te Zoti yne! Ti merr shpagim prej nesh vetem pse u besuam argumenteve te Zotit tone kur na erdhen neve. Zoti yne! Jepna shume durim dhe na e merr jeten si muslimane!” (el-A’raf, 125-126)

Meqė nė gradėn mutmainne,vendin e dendėsisė dhe padukshmėrisė njerėzore e cila, pas njohjes sė tė vėrtetės evidente jo vetėm me sy, por edhe duke e pėrjetuar, zhduket pėr t’ia lėnė vendin shfaqjes sė tejdukshmėrisė sė tė vėrtetės esenciale, nefsi mutmainne bėhet i merituari i konsideratės hyjnore: “O ti nefs i kenaqur plotesisht!“ (el-Fexhr, 27)

Siē shihet, nefset e gradėve poshtė gradės mutmainne nuk janė bėrė tė denjė pėr konsideratėn hyjnore. Vetėm nefsi mutmainne qė ka arritur ngopjen dhe kėnaqjen (itminan) si dhe nefset e gradėve mė tė larta se kjo, janė tė denjė pėr kėtė konsideratė. Ndėrkaq, pėr t’u bėrė i denjė pėr konsideratėn hyjnore, duhet bėrė pėrpjekje e madhe dhe duhet treguar zell i madh pėr ta vėnė nefsin nėn bindje.

Robtė fatmirė qė kanė merituar gradėn mutmainne, drejtohen drejt tre gradėve tė tjera mė tė larta qė quhen radije, merdije dhe kamile, pėrmes tė cilave, nė raport me suksesin, arrijnė kulmin e afėrsisė dhe konfidencės hyjnore.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 23.01.12 11:00

e) Nefsur-radije (nefsi ne pajtim me Zotin)

Eshtė nefsi i cili, duke iu drejtuar vazhdimisht Zotit,ka arritur vetėdijen e qenies sė bashku me Zotin,i cili, i nėnshtruar urtėsisė dhe vendimit tė Zotit, ėshtė bėrė plotėsisht i kėnaqur dhe ka rėnė plotėsisht nė pajtim me Tė. Robi i ngjitur nė kėtė gradė, duke hequr dorė nga vullneti i vet, ėshtė shkrirė nė vullnetin e Zotit.

Ajeti i mėposhtėm i Kur’anit ėshtė pjesėrisht shprehje e kėsaj grade, sė cilės i takon vetėm pjesa e parė, “i pajtuar ti me Te“: “Kthehu te Zoti yt i pajtuar ti me Te dhe Ai me ty!” (el-Fexhr, 28)

Kjo gjendje pajtimi ėshtė tregim durimi ndaj tė gjitha provave tė mundimshme tė ardhura nga Zoti dhe pranim, nė kėtė drejtim, me gjithė zemėr i vullnetit tė Tij. Nė ajetin kur’anor urdhėrohet:“Me te vertete, do t’ju provojme ju me pak frike, me pak uri dhe duke ua pakesuar mallrat,jetet dhe prodhimet tuaja! Dhe pergezoji durimtaret!” (el-Bekare, 155)

Qenia nga grupi i “durimtareve” pėr tė cilėt flitet nė kėtė ajet ėshtė e mundur vetėm me anė tė pėlqimit,pa rėnė kurrė nė kundėrshtim,ndaj paracaktimit (takdir) tė Zotit edhe nėse ai paracaktim nuk shfaqet ashtu siē shpresohet dhe pritet.

Ja,pra,nefsi radije ėshtė pozita e atyre qė u nėnshtrohen pa lėkundje, me pėlqim dhe pa u ankuar kurrė tė gjitha vendimeve aksidentale (kaza) tė vullnetit hyjnor, tė cilat shfaqen si e mirė ose e keqe.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 23.01.12 11:02

Provat e kėtij posti janė mė tė rėnda se tė tė tjerave.Sepse sa mė shumė qė tė lartėsohet njeriu,aq mė shumė i shtohen mundimet.Me tė vėrtetė,i Dėrguari i Zotit (s.a.s.) ka thėnė:
“Nga njerėzit,profetėt janė ata qė kanė pėsuar mundimet mė tė rėnda.Pastaj vijnė
njerėzit me graden me tė afėrt ndaj tyre.Njeriu u nėnshtrohet mundimeve nė raport tė drejtė me thellėsinė e besimit!”

Vetėm pas kapėrcimit tė pengesės nefs njeriu mund tė arrijė kapacitetin pėr tė treguar denjėsisht durim ndaj vėshtirėsive dhe mundimeve dhe pėr tė qenė plotėsisht nė pajtim me atė qė ia jep ato.Kėto janė kthesat e rrugės sė lartėsimit shpirtėror.Prandaj ndodh qė sukseset e mėdha vijnė gjithmonė pas qėndresės,durimit,vendosmėrisė dhe tolerancės sė lartė.

Nė vėshtrimin e besimtarėve tė kėsaj grade,hidhėrimi dhe gėzimi i jetės janė njė, sepse, meqė s’janė tė lidhur pas botės me zemėr,hidhėrimet dhe gėzimet e jetės pėr ta kanė marrė vlerė tė barabartė.E mirė apo e keqe, ēfarėdo qė tė jetė pėrcaktuar pėr ta,i njohin si tė ardhura nga Zoti dhe i pranojnė me pėlqim.

Ja si e shprehin vargjet e mėposhtme kėtė gjė:
E kėndshme ėshtė pėr mua ēdo gjė qė me vjen prejTeje,
Dhe nė qoftė gonxhe trėndafili, dhe nė qoftė gjemb,
Dhe nė qoftė pelerinė, dhe nė qoftė qefin,
I kėndshem nė qoftė favor, dhe nė qoftė ndėshkim!

Ndėrkaq, vėshtirėsia e pėrballimit nė jetė tė kėtyre tė vėrtetave tė shprehura me kaq lehtėsi nė kėtė strofė duhet konceptuar dhe vlerėsuar mirė.Kėto fjalė apo shprehje tė realizuara nė gradėn radije mund tė jenė tė parakohshme dhe pretencioze,gjė nga e cila duhet ruajtur me kujdes,sepse, po tė ndodhė kėshtu dhe po qe se Zoti e vė nė provė sinqeritetin e robit nė kėto fjalė, ekziston frika se mos shumė njerėz do tė mbeteshin kėmbėsorė nė kėtė rrugė!

Robi nė pozitėn radije fillon tė bėhet i informuar pėr tė fshehtėn hyjnore.Duke e rrokur nė kuptim tė plotė unitetin hyjnor,ai meriton tė vėzhgojė pėrsosmėrinė nė botėn e kuptimit. Ai nderohet me meritimin e shfaqjeve tė posaēme tė emrave dhe atributeve hyjnore. Personaliteti i tij shndėrrohet nė njė burim tė begatshėm tė sė mirės, sė bukurės dhe sė drejtės. Njeriu i ndjek me kėnaqėsi urdhrat dhe ndalimet hyjnore.

Adhurimet nuk i shkaktojnė aspak lodhje meqė i kryen me pastėrti dhe pėr hir tė Zotit. Sepse nė fytyrėn e brendshme tė adhurimeve qė japin lodhje ekzistojnė ose qėllimi pėr tė kapėrcyer gradė, ose qėllimi pėr tė merituar aftėsi tė jashtėzakonshme parashikimi dhe zbulimi shpirtėror (keramet dhe keshf),ose qėllime tė ndryshme si kėto. Po qe se njeriu ndjek qėllime tė tilla, ia mbyll rrugėn vetes me to dhe i ēon dėm tė gjitha pėrpjekjet qė ka bėrė e bėn.Atėherė, shfaqet njė lodhje qė tė bėn ta harrosh dhikrin dhe mendimin.

Prandaj, udhėtari i rrugės mistike,nga kreu nė fund, s’duhet tė ndjekė asnjė qėllim tjetėr pėrveē pėlqimit tė Zotit! Zoti i Lartė ėshtė,pėr ne,robtė e Tij,mė afėr se damari i qafės qė na rreh. E rėndėsishme ėshtė qė edhe ne, duke e kuptuar kėtė afėrsi, tė mund tė bėhemi tė denjė pėr afėrsinė e Zotit tonė.

Zoti bėhet i kėnaqur me robtė mjafton qė robtė tė bėjnė pėrpjekje nė rrugėn e Tij, tė tregojnė pėlqim dhe pajtim me vendimin dhe aktin e Tij ekzekutues, t’i presin me pjekuri shfaqjet hyjnore qė u drejtohen dhe tė bien nė pajtim me Tė!
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 23.01.12 11:15

f) Nefsu’l-merdijje (Zoti ne pajtim me nefsin)

Pėr ata qė ndodhen nė gradėn radije,qė tė mund tė pėrfitojnė prej tė gjitha begative tė kėsaj grade,duhet qė edhe Zoti tė jetė i kėnaqur prej tyre,tė jetė nė pajtim me ta.Pra, nuk mjafton qė robi tė jetė i kėnaqur dhe nė pajtim me Zotin;pėr njė pėrparim tė pėrsosur, duhet qė edhe Zoti tė jetė i kėnaqur dhe nė pajtim me robin.

E shprehur ndryshe,pajtimi ynė me Zotin duhet tė jetė i njė konsistence dhe bukurie tė tillė qė nefsi tė mund tė bėhet i merituar i pėlqimit dhe pajtimit tė Zotit. Kėshtu,radije ėshtė grada e atyre qė janė tė kėnaqur dhe nė pajtim me Zotin,kurse merdije,grada e atyre me tė cilėt Zoti ėshtė i kėnaqur dhe nė pajtim tė plotė.

Te nefsi merdije nga i cili Zoti ėshtė personalisht i kėnaqur dhe me tė cilin ėshtė nė pajtim tė plotė,veset e kėqija janė asgjėsuar,shprehitė e bukura dhe vetitė morale janė zhvilluar,ashtu qė tek ky nefs,dhembshuria pėr krijesat pėr hir tė Krijuesit, mėshira, dashuria, bujaria, ndjenja e faljes dhe ndjeshmėria janė nė gjendje kėnaqėsie.

Besimtari i kėsaj grade e kontrollon dhe e merr nė llogari nefsin e vet nė mėnyrėn mė tė mirė.Duke vėzhguar nė ēdo frymėmarrje shfaqjet e pretendimit tė qenies dhe egoizmit,bėn kujdes qė tė mos ndodhet i papėrgatitur ndaj dredhive djallėzore.

Gjithashtu,nė kėtė gradė,robi i ėshtė nėnshtruar Zotit nė tė gjitha kushtet dhe me tė gjithė qenien e vet.Duke emigruar nė botėn e pėrjetėsisė me begatinė e pranimit edhe tė shfaqjeve tė ndėshkimit,edhe shfaqjeve tė favorizimit tė ardhura nga Zoti,ėshtė pėrgėzuar me pėlqimin hyjnor dhe i ėshtė veshur rroba e xhennetit.

Kėtė situatė e shpreh konkluzioni “... i pajtuar dhe ai me ty” te ajeti “Kthehu te Zoti yt i pajtuar ti me Te dhe Ai me ty!” (el-Fexhr, 28) i cituar mė sipėr.
Veē kėsaj, pohimi si mė poshtė nė ajetin 8 tė sures Bejjine ėshtė njė shprehje tjetėr e kėsaj tė vėrtete: “... Zoti eshte bere i kenaqur me ta,edhe ata jane bere te kenaqur me Zotin...”

Robi qė ka merituar tė arrijė nė kėtė gjendje e tė njohė kėto tė vėrteta,tashmė i sodit ngjarjet nga niveli “hakkal jakin” (e vėrtetė evidente e jetuar).Me lejen e Zotit,ai mund tė njohė disa tė panjohura tė fshehta. Si rrjedhojė e pajtimit, dorėzimit dhe nėnshtrimit ndaj Zotit,Zoti bėhet pothuaj syri i tyre qė u sheh,veshi qė u dėgjon,gjuha qė u flet,dora qė u kap... Ai u dhuron forcė ndikuese gjendjes dhe moralit tė tyre.

E thėnė ndryshe,shfaqjet e pėrsosmėrisė qė i vėzhgoi nė pozitėn e nefsit radije,tani i shijon vetė nė nefsin,veten e vet,dhe i pėrjeton qenėsisht ato situata.Cilėsi tė larta si durimi,dorėzimi, nėnshtrimi dhe pėlqimi janė,tashmė,cilėsi sunduese tė sjelljeve tė tij.

Ja disa shembuj nga morali i lartė i profetėve nė lidhje me kėto situata tė bukura:Pas prapėsive dhe fatkeqėsive qė i kishin ardhur njėra pas tjetrės, Hz. Jakubi (a.s.) thotė kėshtu:“Mua me takon vetem te duroj ne menyren me te mire!”
Ejubit (a.s.) tė sėmurė dhe tė vuajtur rėndė, e shoqja i thotė “qė t’i lutet Zotit qė tė marrin fund kėto vuajtje pėr tė”, kurse ai i pėrgjigjet:“Zoti i Lartė mė dha tetėdhjetė vjet jetė plot shėndet.Kur nuk kam kaluar edhe po aq vjet me sėmundje, mė vjen turp tė kėrkoj shėndet!”

Edhe Ibrahimi (a.s.) u pati thėnė kėshtu engjėjve qė i patėn shkuar nė ndihmė ndėrsa po e hidhnin nė zjarr:“Kush e bėn zjarrin tė ndizet? Ai e di hallin tim! Unė s’kėrkoj gjė prej jush!”

Megjithėse etapat qė kalohen nė rrugėn e pastrimit tė nefsit pėrbėhen, nė tė vėrtetė, prej etapave tė trajtuara gjer kėtu,ėshtė edhe njė etapė tjetėr pėr sa u pėrket shėrbimeve tė dhėna sėrės sė njerėzve tė pėrkryer,etapa e nefsit kamile ose safije.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Edukimi shpirteror sipas sufive

Mesazh  Fakiri prej 23.01.12 20:47

g) Nefsu’l-kamile-safije (ego i pėrkryer e i kulluar)

Nefsi kamile (i pėrkryer e i kulluar) ėshtė nefsi i kulluar, i kthjellėt, i lartė e i pjekur,i pastruar nė pėrfundim tė procesit tė pastrimit tė quajtur tezkije. Eshtė pozita ku njihen tė gjitha tė fshehtat e njohjes intuitive tė Zotit dhe e favorizuar prej Tij vetėm si e dhėnė prej Tij! Kjo pozitė ėshtė e dhėnė e Zotit, nuk arrihet me punė dhe pėrpjekje. Eshtė njė mirėsi hyjnore e mbėshtetur mbi tė fshehtėn e kaderit.

Meqė atyre qė e arrijnė kėtė pozitė, u jepet detyra e shėrbimit tė prijėsisė nė rrugėn e drejtė, kjo pozitė, nė tė njėjtėn kohė, quhet edhe “pozita e orientimit (irshad)” Me anė tė pėrkryerjes dhe pėrsosmėrisė sė gjendjes, qėndrimit dhe sjelljes sė atyre qė ndodhen nė kėtė pozitė, Zoti krijon njė ndikim paralajmėrues dhe zgjues tė njerėzve nga indiferentizmi.

Kur persona tė tillė takohen me njė mėkatar, a kuptojnė gjendjen dhe ia tregojnė ilaēin e sėmundjeve tė zemrės me anė tė gjuhės sė gjendjes, qėndrimit dhe sjelljes sė vet. Duke e kuptuar se kė duhet tė marrė shembull dhe se rruga e kujt ėshtė e drejtė, mėkatari tė cilit mund t’i jetė vulosur zemra,gjykon dhe, me pendim, zgjohet nga indiferentizmi.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi