Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 14:06

Shihabuddin SUHREVERDI (539-632/1144-1234)

Shejh Shihabuddin Suhreverdi ėshtė lindur nė momentin kur fati i gjithė botės muslimane ishte nė terezi;sultani i fundit selxhukas Sanxhari kishte vdekur nė vitin 552 h.Menjėherė nė skenė u shfaqen Guzzėt duke bartur zjarrin dhe shpatėn kudo qė kanė shkuar.

Mirėpo,paqen e kanė vendosur shahėt e Havarizmit.Mirėpo nė vitin 615 h. Filloi invazioni mongol nėn udhėheqjen e Xhingiz Hanit.Njėri pas tjetri u shkatėrruan shumė qytete, ndėrsa njerėzit masakrohen nė tėrėsi.nuk ka pasur askush qė ta ndalonte kėtė fushatė.
Populli e kishte humbur gjithė moralin.

Nė kėtė periudhė tė pa sigurisė dhe frikės kishte jetuar Shejh Suhreverdi,tetė vjet pas vdekjes sė Xhengiz Hanit.Kėto ngjarje me siguri kanė ndikuar te Shejhu; prandaj nė veprėn e tij Avariful – Me’arif vėrehet njė dozė e pesimizmit.Nė kėtė vepėr ai me zemėr tė thyer bėn fjalė pėr rėnien e moralit te bashkėkohėsit e tij.Pjesėn mė tė madhe tė jetės e kishte kaluar nė Bagdad,ku edhe u varros.E kishte themeluar shkollėn e misticizmit tė njohur sipas emrit tė tij – Suhrevedijje.Vepra e tij Avariful – Me’arif ėshtė shqyrtim standart lidhur me misticizmin,e shfrytėzuar me tė madhe nė tė gjitha qarqet mistike.

Lindja e Sufizmit:Sipas mendimit tė tij fjala sufi etimologjikisht ėshtė nxjerr nga fjala suf,d.m.th.,nga emėrtimi pėr veshjen e vtazhdėt prej leshi,tė cilėn,siē thotė,e kishte bartur vetė Pejgamberi i Shenjtė.Ai numėron qėndrimet tė tjera tė ndyshme;
((I) Sufi ėshtė ai qė qėndron para Zotit nė rendin e parė(saff);
(II)fjala e vėrtetė ėshtė safevii,ndėrsa mė pas ėshtė ndryshuar nė sufi;
(III) kjo fjalė ėshtė derivat nga suffa,bregore nė tė cilėn grupe muslimanėsh e kalonin kohėn nė mėsimet fetare dhe mėnyrėn asketike tė jetės.

Sipas Shejh Suhreverdit,kėto derivate janė tė pasakta etimologjikisht,ndonėse nė raport me kėtė tė tretėn do tė mund tė thuhet se jeta qė e kanė kaluar individė tė ndryshėm nė suffa,i ngjan formės sė jetės tė cilėn e kanė pranuar sufijtė.Ai gjithashtu thekson njė grup tė veēantė njerėzish nga Horosani (Horosani ka qenė njė nga qendrat e misionarėve budistė para islamit,ku mė pas,siē duke,populli e kishte pranuar praktikėn e budistit Bhikshus.)tė cilėt e kishin bėrė zakon tė jetojnė nė shpella larg vendeve tė banuara.Ata u quajtėn Saguftijje,prej Saguft – emri i shpellės. Sirianėt i quanin Xhau’ijje.

Njė shqyrtim mė detaj lidhur me prejardhjen e fjalės sufi tanimė ėshtė paraqitur mė herėt, ku sipas porosisė sė Seraxhit ishte pranuar se fjala sufi ka qenė nė pėrdorim nė Arabi mandje nė periudhėn para islame. Shejh Suhreverdi,ndėrkaq,deklaron se kjo fjalė nuk ka qenė nė pėrdorim nė kohėn e Pejgamberit tė Shenjtė.Sipas disave,ajo ka hyrė nė pėrdorim gjatė gjeneratės sė tretė pas Pejgamberit,sipas tė tjerėve, ajo ka filluar tė pėrdoret nė shekullin e tretė pas Hixhrės.

Emėrtimi Sahabe (Shokėt e Pejgamberit) dhe Tabi’in (Ithtarėt e tyre) ėshtė respektuar shumė dhe prandaj fjala Sufi – titull nderi, pa syshim – nė kėtė kohė nuk ka mundur tė paraqitet.Mirėpo,pasi kaloi kjo kohė e qetė dhe kur filloi periudha e trazirave dhe intrigave politike,njerėzit e devotshėm gjetėn kėnaqėsin nė qetėsinė e tyre tė mendjes duke i ikur shoqėrisė dhe duke jetuar nė izolim,duke kaluar kohėn nė meditim dhe ushtrime tė shpirtit.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 14:09

Ē’ĖSHTĖ SUFIZMI? - Shejh Suhreverdi,synon tė vendosė njė lidhje nė mes sufizmit dhe njohjes.Sipas mendimit tė tij njohja e pėrcjellur me sjellje morale ėshtė shėnjimi kryesor i jetės sufiste.Kjo njohje e tillė quhet Fikh,fjalė e cila nuk ka qenė nė pėrdorim nė kuptimin e drejtė juridik,porse nė kuptimin e pikėpamjes shpirtėrore,ashtu siē ėshtė pėrdorur nė Kur’an.Ai citon shumė ajete kur’anore pėr ta argumentuar qėndrimin e vet.

Fillimisht e citon ajetin:”Ai(Zoti) ia mėsoj njeriut ato qė ky nuk i dinte”(El–Alak,5), dhe konkludon se statusi shpirtėror i njeriut ėshtė bazuar pikėrisht nė kėtė njohje. (Nė njė vend tjetėr ai preras deklaron se kjo njohje ėshtė intunitive.Vetėm ai qė e provon mund ta kuptojė tėrėsisht domethėnien e saj.Mund ta pėrshkruash ėmbėlsinė e sheqerit nė ēfardo mėnyre,mirėpo ajo mund tė kuptohet vetėm nėsė sheqeri shijohet.)Sė dyti ai deklaron se sufijtė janė individė tė cilėt e arrijnė pikėpamjen e vetė pėr religjionin dhe kjo u ndihmon t’i shpijwn njerėzit nė rrugėn e drejtė.Ky percepcion shpirtėror,sipas tyre,i pėrket fushės sė zemrės dhe jo mendjes.Ai pohon se,nė pajtim me Kur’anin, dituria dhe devocioni janė shenja tė personalitit vėrtet tė ditur.Dituria ėshtė pasojė e takva-s,d.m.th.devotshmėrisė dhe poltėsisė morale.Nė njė ajet thuhet;”...vetėm ata prej robėrve tė Tij qė kanė dituri,kanė takva...”(Fatir,28).Ky verset ėshtė shumė me rėndėsi pėr vendosjen e marrėdhėnieve nė mes njohjes dhe sjelljes morale ngas,siē pohon Shejh Suhreverdi,kjo pėrjashton njohjen e atyre pėr tė cilėt nuk ėshtė tipar plotėsia morale.

Mirėpo, pėr cilin lloj tė njohjes bėn fjalė Shejh Suhreverdi?
Lidhur me kėtė ai citon pikėpamje tė ndryshme.Sipas disave,kjo ėshtė dituri pėr gjendjen psikologjike tė individit,ngase pa kėtė lloj tė diturisė,siē pohohet,nuk ėshtė e mundur qė personi tė dallojė tipat e profecisė dhe pėrvojave.(Kjo ka tė bėjė me atė qė nė teologji quhet interpolacione tė Satanit nė profecitė e shenjtėve. El-Kasas,51” Ndėrsa Ne pandėrprerė u dėrguam atyre shpalljen, ashtu qė tė mendojnė.”).

Sipas disa tė tjerėve, kjo ėshtė njohje e cila ka tė bėjė me gjėrat e kėsaj bote,ngase,pa informacione tė vėrteta nė kėtė aspekt,personi ėshtė i pėrshtatshėm tė endet nė kėrkimet e tija fetare.Sipas ebu Talibit tė Mekės,kjo ėshtė dituri pėr pesė obligimet fetare tė muslimanėve.Mirėpo, sipas Shejh Suhreverdi,dituria e cila u ėshtė imponuar gjithė muslimanėve ėshtė njohja e urdhėrave dhe ndalesave religjioze.

Megjithatė,dituria e vėrtetė qė shprehet nė praktikė,e cila formėson dhe frymėzon jetėn e personit i cili posedon kėtė dituri,nuk ėshtė dituri formale qė fitohet nė shkolla dhe mėsojtore, porse gjendje e shpirtit qė pėrfshin tė vėrtetėn e gjėrave pa hyrė nė detaje. Personi i tillė nė Kur’an ėshtė quajtur si ai qė ėshtė forcuar mirė mė dituri (rasih fil –‘ilm)(Kur’an III,6) Shejh Suhreverdi e quan diturin e cila me etrashėgimi(ilmul-virathe) nga pejgamberėt dhe shenjtėt dhe dallon nga dituria e cila arrihet me arsimim formal(ilmud – dirase).

Raporti i tyre,sipas mendimit tė tij,ėshtė si raport i gjalpit.Ne e marrim qumėshtin vetėm ngase prej tij fitojmė gjalpi.Ky lloj i diturisė zakonisht i ka tri shkallė;dituria nė konkludim, njohje me percepcion(ose vrojtim) dhe njohje me pėrvojen vetanake apo intuitė(ilmul- jekin, ‘ajnul – jekin dhe hakkul – jekin).Personi i cili e arrin shkallėn e intuitės, ndonėse mė pak i vėmendshėm nė respektimin e formaliteteve rituale,ėshtė shumė mbi njeriun i cili respekton praktikėn rituale,porse dituria e tij nuk ėshtė e llojit tė lartė.

Sufizmin,sipas Shejh Suhreverdit,e karakterizojnė dy gjėra.Ai pėrbėhet nė pasimin e praktikės sė Pejgamberit tė Shenjtė (Sunnetit),mbėltimin e pastėrtisė sė motivit dhe arritjen e moscenimit mė tė lartė tė karakterit.Ekzistojnė dy kategori tė ndyshme tė sufijve.E para pėrfshin personat pėr tė cilėt iluminacioni mistik (keshf) i shoqėruar me pėrvojėn e pėrpjekjes vetanake (ixhtihad).

Ai e merr shembullin e magjistarėve tė faraonit.Kur e kishin kuptuar nivelin shpirtėror tė Musait a.s nė krahasim me truqet e tyre,u mbuluan me shkėlqimin e dritės shpirtėrore dhe vendosėn tė ndėrprenė lidhjet me faraonin nė favor tė Musait a.s.Ky vendim i tyre pėr shkak tė cilit kishin pranuar vullnetarisht tė gjitha pasojat me tė cila u ishte kanosur faraoni.U kishte ardhur me paqe,e cila e pėrcjell ilmunacionin shpirtėror.Kategorisė sė dytė i pėrkasin njerėzit tė cilėt kalojnė jetė tė vėshtirė asketike,ditėt e tyre kalojnė nė lutje, ndėrsa netėt nė meditim.

Iluminacionin hyjnor e arrijnė vetėm pas luftės sė gjatė e cila zgjatė me ditė, muaj,
mandje edhe vjet tė tėėra..Iluminizmi i tyre ėshtė fryt dhe kurorėzim i pėrpjekjeve vetanake dhe jetės sė rėnd asketike. Shejh Suhreverdi e merr shembullin e Xhunejdit:” Ne nuk hyjmė nė fushėn e sufizmit me arsyetim foljor ose shqyrtim intelektual,por me uri, vetėmohim dhe largim nga pasionet,epshet dhe fama si dhe me mohimin madje tė gjėrave tė dijshme dhe tė lejuara.”
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 14:12

Ekzistojnė dy lloje njerėzish tė cilėt zakonisht i quajmė sufij,mirėpo,sipas Shejh Suhreverdit, ata assesi nuk mund tė konsiderohet mistikė.Tė parėt janė mexhdubėt, gjegjėsisht ata qė e arrijnė iluminacioni shpirtėror me ndihmėn e mėshirės sė Zotit por nuk mund tė korrin frytet e plota tė iluminacionit pėr shkak se nuk janė nė gjendje ta plotėsojnė me pėrpjekje vetanake.

Tė dytė janė asketėt tė cilėt tėrė jetėn e kalojnė nė vetėshuarje dhe meditim,mirėpo pėrpjekjet e tė cilėve nuk kurorizohen me iluminacion.
Nė njė vend tjetėr,duke shqyrtuar kualitetet e udhėheqėsit shpirtėror, Shejh Suhreverdi personat i ndan nė katėr grupe kategori:
1.Asketė tė pastėr apo tė tėrėsishėm(salik);

2.mexhdubi i pastėr apo i tėrėsishėm.Njerėzit tė cilėt i pėrkasin kėtyre dy kategorive nuk meritojnė tė jenė tė pranuar si prijės shpirtėrorė.Asketi i tėrėsishėm e mban veėdijen pėr vete deri nė vdekje.Ai fillon me praktikė asketike,mirėpo, fatėkeqėsisht, nuk ėshtė nė gjendje ta arrijė gjendjen e keshf-it.Mexhdubi i tėrėsishėm,nga ana tjetėr, pėrmes mėshirės Hyjnore e fiton pak iluminacionin,dhe i zbulohen disa perde nga fytyra e Realitetit(Zotit),porse ai nuk bėn pėrpjekje e cila sidoqoftė ėshtė pjesė pėrbėrėse e disiplinės mistike;

3.fillimisht saliku,pastaj mexhdubi;personi i tillė ėshtė i pėrshtatshėm tė jetė prijės.Ai fillon me prektikėn asketike dhe e arrin qėllimin e pėrpjekjeve tė tija, gjegjėsisht iluminacionin shpirtėror,qė e liron dhe shtrėngimi i ashpėrsia e nivelit tė mėparshėm.Ai bėhet thesar i urtėsisė Hyjnore;

4.Mirėpo,gjendja mė e pėrsosur,sipas Shejh Suhreverdit,ėshtė gjendja e katėrt,gjegjėsisht sė pari mexhdub pastaj salik. Personi i tillė e fiton iluminacionin Hyjnor nė fillim dhe perdet largohen nga shpirti i tij;interesimi i tij pėr botėn materiale shteron dhe ai ėshtė orientuar kah ajo shpitėrore, me pritje tė zjarrtė dhe tė lumtur.

Ky transformim i brendshėm ndikon nė jetėn e tij tė jashtme,ndėrsa antagonizmi nė mes dashuris dhe Ligjit pėr te pushon sė ekzistuari.Jeta e tij e brendshme dhe e jashtme,kjo bota tjetėr,urėtsia dhe fuqia – tė gjitha bėhen njė. Besimi i tij ėshtė aq i thellė sa qė edhe sikur tė gjitha perdet qė e mbulojnė fytyrėn e Realiteti tė hiqen si nuk do tė kishte mė ēka tė arrinte.

Shejh Suhreverdi bėn dallim nė mes personit tė rangut tė tretė dhe tė katėrt.I treti,nė tė vėrtetė ai qė e pason rrugėn e tė Dashuruarit (muhibb) ėshtė i liruar nga lodhjet e vetėsisė sė ultė(nefs) mirėpo ėshtė penguar me lidhjet e zemrės.I katėrti, pra ai qė kalon rrugėn e tė Dashurit (muhibb) ėshtė i lirė edhe nga vetėsia e ultė edhe nga zemra (kalb). (Shejhu e pėrcakton nefsin si perde e errėt tokėsore,ndėrsa kalb,zemrėn si perde e dritės qiellore.)Pastaj,i pari i pason format e aksionit(thuvarul-a’mal) dhe mendon se vepra e njėrit ose llojit tjetėr ėshtė i domosdoshėm pėr te si njeriu qė mundet tė veprojė pa trupin pėr aq sa ėshtė i gjallė.

Mirėpo,njeriu qė i pėrket kategoris sė katėrt i tejkalon tė gjitha kėto.A le pas vete vetėsinė e ulėt (nefs),zemrėn,gjendjen dhe aksionin – dhe arrin unitet tė plotė me Zotin deri nė atė masė sa Zoti bėhet veshėt e tij dhe sytė e tij,kėshtu qė ai dėgjon me veshėt e Zotit dhe shikon me Sytė e Zotit.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 14:15

Sipas Shejh Suhrevedit, sufizmi e pėrfshin varfėrin(fakr) dhe pėrmbajtjen (zuhd) mirėpo nuk ėshtė identik me asnjėrin.Termi fakr ėshtė vėshtirė tė pėrkthehet.Zakonisht nėnkupton varfėrinė,mirėpo nė etikėn mistike do thotė qėndrim pozitiv tė pavarėsisė sė plotė nga nevojat e kėsaj bote.

Shejh Suhrevedi thekson domethėnie dhe pėrshkrime tė ndryshme tė fakr-it nė sufizėm qė ia kanė dhėnė mistikėt eminentė.Rujami deklaron qė sufizmi mbėshtet nė tre principe,prej cilėve i pari ėshtė lidhja me varfėrinė.Marufi prej Kerhit deklaron se ai qė posedon fakr,nuk ėshtė sufi.Fakri,sipas Shiblit, ėshtė indiferencė ndaj gjdo gjėje,pos ndaj Zotit.

Sipas pėrdorimit tė termit nė Siri(Mė herėt po thua se tė gjitha vendet si Iraku,Jordani, LibiaSiria etj ,janė quajtur Siri.),nuk ekziston dallimi ndėrmjet sufizmit dhe fakr-it.Ai pohon nė bazė tė versetit kur’anor se “(lėmosha) ėshtė pėr tė varfėrit (fukara) tė cilėt i janė pėrkushtuar rrugės sė Zotit(el-Bakare,273),e qė sipas mendimit tė tyre ėshtė pėrshkrimi i sufiut.

Mirėpo,Shejh Suhrevedi nuk pojatohet me kėtė qėndrim;ai deklaron se ekspozimi i pėrhershėm i varfėrisė dhe frika nga tė pasurit ėshtė shenjė e dobėsisė sė njė personi;kjo rezulton me mbėshtetje nė shkaqet dhe konditat e skajshme dhe varet nga shpėrblimi i pritur.Mirėpo,sufiu i vėrtetė qėndron mbi tė gjitha kėto gjėra.Ai nuk ėshtė motivuar as me frikė as me shpėrblim;ai qėndron mbi kėto kufizime.

Megjithatė,pranimi i varfėrisė dhe largimi i pasurisė pėrfshin nė vete njė ushtrim tė vullnetit vetanak dhe liria e zgjedhjes e qė ėshtė nė kundėrshtim me frumėn sufiste.Sufiu i vėrtetė ia ka nėnshtruar vullnetin e vet vullnetit tė Zotit(Hakkut) andaj nuk shikon dallimin nė mes varfėrisė dhe pasurisė.

Sufizmi kėshtu dallon nga fakri,ndonėse ky i fundit ėshtė bazė e tė parit ngase rruga e sufizmit kalon nepėr fakr,por jo aq sa pėr tė qenė identikė,ose tė domosdoshėm pėr njėri tjetrin.Njėsoj ėshtė edhe pėr asketizimin(zuhd) i cili mund tė jetė shkalla pėrgatitore pėr sufizėm po assesi nuk mund tė jetė identik me tė.Ekziston njė verset nė Kur’an i cili besimtarėve u thotė:” O ju qė besuat! Bėhuni plotėsisht tė vendosur pėr hir tė Zotit, duke dėshmuar tė drejtėn, dhe tė mos u shtyjė urrejtja ndaj njė populli e t'i shmangeni drejtėsisė; bėhuni tė drejtė, sepse ajo ėshtė mė afėr devotshmėrisė.

Kini dro All-llahun se Zoti di hollėsisht pėr atė qė veproni.”(Maide,8).Ky derjtėsi (kavvamije), sipas Shejh Suhrevedi,ėshtė nė thelb tė sufizmit.Ekzistojnė tri gjendje tė procesit mistik;i pari, besimi (imani),i dyti,dituria (‘ilm) dhe i fundit,intuita(dhevk).Kur njė person e arrin nivelin e parė quhet “ai qė ėshtė si sufi i vėrtetė me pamje dhe veshje (mutashabih)”.Kur ta arrijė nivelin e dytė quhet “ai qė synon tė bėhet sufi(mutasavvif)”.

Vetėm,ai qė e arrin nivelin e tretė meriton tė quhet sufi i vėrtetė. Shejh Suhrevedi sėrish i drejtohet Kur’anit nė aspektin e tre llojeve tė ndryshėm tė personave tė cilėt Zoti do t’i zgjedhė si thesarė(varith) tė njohjes sė Librit:”Atyre qė shpirtin e vet ia nėshtrojnė pėrjetimit tė humbjes,atyre qė i pėrmbahen rrugės sė mesme dhe atyre qė prijnė nė kryerjen e veprave tė mira.”Kur’ani i pėrdor fjalėt dhalim pėr tė parėt,mustesid pėr tė dytėt dhe sabik pėr tė tretėt.Sipas disave,dhalim ėshtė asket(zahid),muktesid ėshtė gnoztik(‘arif) ndėrsa sabik ėshtė i dashuruari(muhibb).

Sipas tė tjerėve,i pari ėshtė ai qė klithė sapo e hasė ndonjė fatkeqėsi,i dyti ai qė ėshtė durimtar,gjersa i treti nė tė ndjen kėnaqėsi.Sipas edhe njė versioni tjetėr,tė parėt janė ata qė e nderojnė Zotin indiferntė dhe nė mėnyrė rutinore,tjerėt kėtė e bėjnė duke shpresuar dhe frikuar, gjersa tė tretėt nuk e harrojnė kurrė Zotin.Kėto tri kategori tė njerėzve,sipas Shejh Suhrevedit,i pėrgjigjen tre tipave tė mistikėve: mutashabih, mutasavvif dhe sufi.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 14:17

Ai thekson si grupe tė tjera.Tė parit i pėrkasin melametitėt tė cilėn nuk kryejnė vepra tė mira dhe nuk i fshehin tė kėqijat.Mirėpo,ata janė mė tė ultė nė raport me sufiun e vėrtet i cili ėshtė aq i entuziazmuar me pėrvojėn e vet dhe iluminacionin sa nuk din ēka tė fshehė e ēka tė tregojė.Tė dytėt janė kalenderitėt – njerėzit e ndershėm,mirėpo tė cilėt nuk i nėnshtrohen shtrėngimit tė plotė asketik.

Ata nuk kanė ambicie pėr pėrparim tė mėtejmė intelektual dhe bėjnė jetė tė lumtur dhe tė kėnaquar.Ai pėrmend grupin icili pohon se Sheriati ėshtė i lidhur vetėm pėr njė nivel tė caktuar.Kur gnoztikut i shfaqet realiteti,lidhjet e Ligjit Fetar treten.

Shejh Suhrevedi deklaron se kėta janė njerėz tė mashtruar,ngase Ligji dhe realiteti (Sheriati dhe Hakikati) nuk janė nė kundėrshtim,por nė varshmėri reciproke.Ai qė hyn nė sferėn e realiteti(hakikat) bėhet i lidhur me rangun e robėrisė(ubudijje).Ata qė e pranojnė doktrinėn e inkarnacionit (hulul) dhe termet krishtere lahut dhe nasut,(Lahut dhe Nasut janė terme pėr aspektet Hyjnore dhe njėrzore tė personalitetiz tė Krishtit.

Ky parim ėshtė bazė pėr shumė kontraverzave nė kishėn krishtere,ndėrsa pėr shkak tė kėsaj nė Siri dhe Egjipt janė paraqitur shumė sekte si nestorianėt dhe monofizitėt(ose jakobitėt).Mirėpo,pėrkunder protestės sė Shejh Suhrevedit,kėto terma sė pari i pėrdor Hallaxhi,pastaj ibni Arabiu dhe mandje edhe el- Gazali,ndėrsa pas tyre tė gjithė mistikėt e ardhshėm),pa e kuptuar domethėnie e tyre tė vėrtetė,janė mashtruar.

Fjalėt tė cilat i pėrshkruhen Bejazidit,d.m.th.,subhani ma a’dhamu shani (Madhėruar qofsha, sa e lartė ėshtė pozita ime!), nėse ka deklaruar fare,duhet tė jetė deklaruar pėr Zotin – deklaron Shejh Suhrevedi – dhe jo pėr vetė Bajazidin,siē mendohet pėrgjithėsisht.

Enel-Hakk(Unė jam e Vėrteta Krijuese) – deklarim i Hallaxhit duhet gjithashtu tė interpretohet nė pajtim me domethėnie e vėrtetė dhe qėllimin e kėtij gjykimi. Shejh Suhrevedi shton se do ta kishte gjykuar menjėherė Hallaxhin sikur ta dinte se ai me kėtė qėndrim implikon inkarnacion (hulul).

Ekzistojnė njerėz tė cilėt mendojnė se i pranojnė fjalėt nga Zoti dhe shpesh bisedojnė me Te, ndėrsa si rezultat i kėsaj bisede ata e monopolizojnė tė drejtėn pėr pranimin e porosive tė cilat ia pėrshkruajnė Zotit.Njerėzit e tillė,sipas Shejh Suhrevedit,janė ose injorantė ndaj natyrės sė vėrtetė tė pėrvojės sė tyre,ose janė mashtruar me imagjinatėn e vet intelktuale.

Fjalėt tė cilat ata indėgjojnė janė fjalė qė paraqiten nė mendjen e tyre dhe assesi nuk mund t’i pėrshkruhen Zotit.Gjėra tė tilla paraqiten kur njeriu moralisht lartėsohet falė praktikave tė veta tė tepruara asketike.T’ia pėrshkruash ato Zotit ėshtė ngjshėm sikur t’i pėrshkruash ēka do tjetėr Krijuesit dhe nuk ėshtė rezultat i ndonjė bisede me Te.

Ai pėrmend njė grup tjetėr njerėzish tė cilėt pohojnė se janė zhytur nė detin e Unitetit,e mohojnė vullnetin e lirė tė njeriut dhe ēdo aksion njerėzor e shikojnė si pasojė e vullnetit dhe vepėrs sė Zotit.Shejhu me gjasė i thekson ata mistikė tė cilėt mė pas u quajtėn panteistė, ngase ishin njerėz tė cilėt shpallnin se janė ithtarė tė doktrinės sė vėrtetė tė Tevhidit,tė cilėn e interpretonin jo vetėm si refutim tė ēfarėdo hyjnie tjetėr pos Zotit,por e kanė hedhur poshtė ēfarėdo ekzistence pos Tij.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 14:20

Shejh Suhrevedi mendon se mistikėt duhet tė jetojnė nė manastire(hanke) duke injoruar tėrėsisht problemin e fitimit pėr ushqim.Pa ndėrprerje tė plotė me botėn,nuk kanė mundėsi ta orientojnė vėmendjen drejt Zotit dhe t’i prastrojnė zemrat e veta.Meqė kjo duket nė kundėrshtim me qėndrimin e mirėnjohur,ai ėshtė munduar ta arsyetojė qėndrimin e vet duke cituar versete tė ndryshėm kur’anore dhe hadithe tė Pejgamberit.

Ja ai verset i cili thotė:”Bėhuni tė pėrmbajtur dhe garoni nė durim dhe bėhuni tė fortė (rabitu). Shejh Suhrevedi fjalėn rabitu e interpreton nė mėnyrėn e tij;ai mendon se ribatnė origjinal nėnkupton vendin nė tė cilin janė lidhur kuajt;pastaj kjo fjalė filloi tė pėrdoret pėr kėshtjellėn banorėt e cilės i kanė mbrojtur popullatėn.

Mė vonė filloi tė pėrdoret pėr manastiret,ngase njerėzit nė manastire me devotshmėrinė e tyre kanė qenė nė gjendje ta mbrojnė popullatėn nga ndikimet e kėqija.Kėshtu fjala rabitu nė kėtė verset,sipas Shejh Suhrevedit,nuk bėn fjalė pėr luftėn kundėr armikut,por pėr luftėn kundėr vetvetes,jo pėr xhihad tė vogėl,porse pėr xhihad tė madhė,siē tregon tradita.

Ai citon rrėfimin pėr dy vėllezėrit,prej tė cilėve njėri ishte sufi,ndėrsa tjetri ushtar.Ky i fundit ia shkruan vėllait tė vet duke e ftuar tė merr pjesė nė luftė kundėr armikut,ngase ishte kohė kritike.Sufiu kėtė e refuzoi ta pranojė kėshillėn,ngase e preferonte mėnyrėn e vet tė jetės ndaj asaj tė vėllait,duke vėrejtut:”Sikur tė gjithė njerėzit do ta pasonin rrugėn time dhe do tė pėrmendin Zotin duke qėndruar nė cergė tė lutjes,tanimė do ta kishim pushtuar Konstantinopolin”.Mirėpo,nė versetin e Kur’anit i cili citohet nė fillim tė kaptinės, ” (ajo dritė) Ėshtė nė shtėpitė (xhamitė) qė Zoti lejoi tė ngrihen, e qė nė to tė pėrmendet emri i Tij, t'i bėhet lutje Atij mėngjes e mbrėmje.

Ata janė njerėz qė nuk i pengon as tregtia e largėt e as shitblerja nė vend pėr ta pėrmendur All-llahun, pėr ta falur namazin dhe pėr ta dhėnė zeqatin, ata i frikėsohen njė dite kur do tė tronditen zemrat dhe shikimet. ”(Nur,36-37),mohohet vendosmėrisht tėrė kuptimi i kėtij ajeti;ėshtė e qartė se Kur’ani bėn fjalė pėr shtėpitė banorėt e cilėve nuk ia kanė kthyer shpinėn kėsaj bote porse janė angazhuar nė tė gjitha punėt e pėrbotshme, ndėrsa kėto punė kurrė nuk u dalin si pengesė pėr tė kujtuarit e tyre tė Zotit.

Nėse jeta nė manastire ėshtė pranuar si ideali i mistikėve,siē mendon Shejh Suhrevedi, atėherė do tė thotė qė tė lypurit dhe celibati sot duhet tė pranohen si parime bazė tė jetės sė mistikut.Prandaj e shikojmė se ai i mbron kėto principe pėrkundėr qėndrimit tė tij qė ata nuk janė nė pajtim tė plotė me mėnyrėn islame tė jetės,siē ėshtė shpallur nė Kur’an dhe siē eėshtė konfirmuar nė traditėn e Pejgamberit tė Shejtė.

Duke shqyrtyar tė lypurit, ai citon hadithe tė ndryshme tė cilėt ia ndalojnė njeriut tė kėrkojė lėmoshė, megjithatė deklaron qė sufiu i cili ėshtė angazhuar nė jetėn e pėrkushtimit tė plotė tė pėrmendurit tė Zotit(dhikrullah) ėshtė i detyruar ta kėnaqė minimumin e tij tė nevojave fizike pėr ushqim dhe pije duke e shfrytėzuar kėrkimin e lėmoshės.Duke e arsyetuar kėtė qėndrim ai gabon nė interpretimin e hadithit.

Sipas rrėfimit tė Pejgamberit frytet mė tė ligjshme pėr muslimanin janė ato qė i fiton me duart e veta.Disa mistikė kanė provuar ta sqarojnė kėtė duke konsideruar qė “fitimi me duar” nėnkupton shtrirjen e dorės nė lutje nė drejtim tė Zotit pėr t’u dėrguar furnizim pėrmes personave tė tjerė.Ai e pėrmend ebu Talibin e Mekės i cili e kishte hedhur poshtė kėtė interpretim tė passaktė,mirėpo megjithatė i ishte pėrmbajtur fort kėsaj.

Ekziston njė hadith tjetėr sipas cilit dora e ngritur (dora e atij qė jep), ėshtė mė i mirė se dora e lėshuar(dora e lypėsit).Mirėpo, Shejh Suhrevedi,duke pasuar Huxhvirin,kėtė sėrish e komenton nė mėnyrėn e vet;sipas mendimit tė tij,dora e ngritur ėshtė dora e lypėsit i cili, duke pranuar lėmoshėn,e bekon atė qė u jep lėmoshė.

Duke diskutuar ēėshtjen e celibatit ai luhatet nė mes dy qėndrimeve;nga njėra anė,anon nga celibati si rezultat i konceptit tė misticizmit tė cilin e predikon;nga ana tjetėr, ekzistojnė shumė hadithe qė derklarojnė qė ai i cili nuk martohet,nuk i pėrket komunitetit musliman.Nė fund ai kėtė ēėshtje e lė si zgjedhje individuale tė mistikut ose kėshillės sė prijėsit shpirtėror.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 14:21

Lidhur me ēėshtjen e dėgjimit tė muzikės,ndėrkaq ,qėndrimi i tij nuk ėshtė i prerė.Nga njė anė,ai citon shumė sufij tė shquar tė cilėt e kanė dashur muzikėn dhe tė cilėt kanė cituar hadithe tė shumtė nė favor tė qėndrimit tė tyre.

Nga ana tjetėr kanė ekzistuar disa personalitete tė shquara qė nuk e kanė pėlqyer muzikėn, ngase,sipas mendimit tė tyre, nuk ekziston ndonjė bazė e shkruar lidhur me njė afinitet tė tillė.Duke diskutuar problemin e tubimeve ku dėgjohet muzika,ai deklaron se disa kėto tubime i shikojnė si risi(devijime nga feja).

Mirėpo,ai shton se nuk janė tė gjitha inovacionet tė qortuara fetarisht;ēėshtja pėr tė cilėn diskutohet nuk duhet shqyrtuar nė kėtė bazė.Sėrish,ai e citon hadithin nė favor tė vallėzimit mistik(vexhd) dhe shqyerjen e rrobave(hėrka) nė kėto tubime,por megjithatė shton se hadithe pa mėdyshje i mohojnė si tė paligjshme prandaj kjo ēėshtje mbete aty ku ka qenė.Mirėpo,shikuar nė tėrėsi,duket se ėshtė i prirė t’i sigurojė vend muzikės nė sufizm.

Nė aspektin e udhėtimeve, Shejh Suhrevedi mendon se nga sufiu nuk mund tė pritet qė tė sillet sipas ndonjė modeli tė caktuar jetės.Ai i ndan sufijtė nė katėr klasė:tė parėt janė ata qė e fillojnė karrierėn e tyre mistike si udhėtarė,e pastaj qėndrojnė nė shtėpi.

Udhėtimet e tyre kanė qėllime tė ndryshme – fitimin e diturisė(qė ėshtė,sipas shumė citimeve tė Shejhut,ėshtė detyrė e ēdo muslimani);vizita e njerėzve tė ditur(rasihun fil-ilm) dhe dobisė nga shoqėrimi me ta;tė vėzhguarit e formave tė ndryshme tė fenomeneve tė natyrės (ngase,sipas Kur’anit,Zoti ua shfaq njerėzve”Shenjat e Veta nė botėn objektive dhe subjektive tė vetėsisė vetėm kur u qartėsohet e vėrteta”);pėr hir tė disiplinės morale dhe shpirtėrore qė u mundėson tė piqen dhe i mėson ata ta arrijnė vetėkontrollin dhe virtytet tė tjera.
Tė dytėt janė ata tė cilėt jetėn e tyre mistike e fillojnė duke u izoluar nė vetmi dhe ndėrprerjen e udhėtimeve.Personat e tillė zakonisht kėnaqen nė shoqėri tė shenjtit tė pėekryer dhe nėn udhėheqjen e tij zbulojnė gjendje tė ndryshme tė disiplinės mistike, ndėrsa pas pjekurisė pėrpiqen ta forcojnė qėndrimin e vet duke udhėtuar prej njė vendi nė vendin tjetėr.

Nė kategorin e tretė hyjnė ata qė e fillojnė jetėn e tyre mistike me vetmi dhe izolim dhe me kėtė pėrfundojnė.”Njerėzit e tillė e fusin kokėn midis kėmbėve dhe aty e gjejnė malin e Sinajit” – thotė Shejh Suhrevedi.Me fjalė tjera,ata kėnaqene nė afėrsi dhe shikojnė dritėn e iluminacionit Hyjnor.

Njerėzit e qortojnė mėnyrėn ulur tė jetės tė sufijve tė tillė, duke i krahasuar me ujin e ndenjur i cili pėr shkak tė mos rrjedhės fillon tė kundėrmojė: ndaj kėsaj mistikėt pėrgjigjen qė dikush mund tė jetė i madhė si oqean nė qetėsinė e vet dhe kėshtu tė jetė i mbrojtur nga tė ndenjurit dhe kundėrmimet e kėqija.Nė kategorinė e katėrt hyjnė njerėzit tė cilėt jnė gjithnjė nė livizje dhe pėr ta udhėtimi ėshtė fillimi dhe fundi i disiplinės mistike.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 14:25

PSIKOLOGJIA: SHPIRTI, VETĖSIA APETITIVE, ZEMRA

Qėndrimin e vet pėr shpirtin (ruh) Shejhu e mbėshtetė nė dyvargje kur‘ anorė.Nė tė parin thuhet se Zoti e ka krijuar njeriun nga argjila e pastėr ndėrsa pastaj gradualisht e ka ndryshuar – nė farė tė lėngėt, pastaj nė ngjizje gjaku dhe mishi gjersa pėrnjėherė kjo pėrzierje e ndryshimeve tė dukshme kimike nuk e mori formėen jashtė rrafshit material, njė dimenson tė ri shpirtėror dhe u bė krijesė (halkan ahar).

Duke filluar si njė pjeseė e matieres, njeriu e arrin njė gjendje tė caktuar t tė shenjave zhvillimore tė cilat e shtyjnė nga ky nivel nė nivelin e jetės. Ky nivel, sipas Suhreverdit, arrihet kur shpirti tė frymohet nė trup. Mirėpo, ēfarė ėshtė ky shpirt i cili e ndryshon njė pjesė tė argjilės dhe materies nė njė qenie krejtėsisht tje tėretėr? Ai thirret nė versetin tjetėr: “ Do tė pyesin pėr shpirtin (ruh); thuaj, shpirti rrjedh nga urdhri (emr) i Zotit tim.“
Nė bazė tė kėtij verseti disa mistikė shpirtin e konsiderojnė tė amshueshėm – duke pasur parasysh atė qė ai ėshtė fryt i emr-it tė Zotit, i cili si njė prej atributive tė Zotit, ėshtė i pėrjetshėm.

Shejh Suhreverdi,ndėrkaq, mendon se shpirti nuk ėshtė i pėrjetshėm por qė ėshtė krijuar (hadith), ndonėse ėshtė mė i rafinuar, mė i pastėr dhe mė ndritshme se gjėrat tjera. Ēėshtje tjetėr ėshtė pėrcaktimi i sphirtit – nėse ai ėshtė atribut (‘ard) ose substancė (xhev’her). Sipas hadithit shpirtrat kanė aftėsi tė qarkullojnė andej – kėtej, tė fluturojnė nė hapėsira tė mdryshme etj. Nė bazė tė kėtij qėndrimi disa mistikė janė tė prirė tė mendojnė qė shpirti ėshtė substancė tė cilėn e karakterizojnė disa atribute pėrfundimtare.

Mirėpo, Shejh Suhreverdi nuk e pranon kėtė interpretim; tė pėrmendurit e shpirtit nė hadithe – deklaron ai – ėshtė vetėm simbolikė dhe prandaj nuk mund tė merret nė kunptim tė drejtpėrdrejt. Shpirti as ėshtė i pėrjetshėm as ėshtė substancė – ai ėshtė i krijuar (hadith) dhe ėshtė atribut (‘ard).Ai ėshtė gjėsend i krijuar i cili vepron sipas natyrės; e mban trupin nė jetė pėrderisa ėshtė i lidhur me tė dhe ėshtė mė fisnik se ai vdekja vjen kur shpirti ndahet nga trupi, pikėrisht si trupi qė vdes kur shpirti ndahet prej tij.

Sipas mendimit tė tij ekzistojnė dy nivele tė shpirtit.I pari ėshtė shpirti animal (ruhul – hajvani), nė tė vėrtetė trup i brishtė.Ai e lėvizė trupin e njeriut dhe i mundėson pranimin e pėrshtypjeve nga bota e jashtme.Ky shpirt ėshtė i pėrbashkėt pėr tė gjitha shtazėt dhe ėshtė i lidhur me organet e tretjes nė trup.Niveli i dytė ėshtė shpirti tė cilin Shejh Suhreverdi e quan shpirt qiellor i njeriut; ai i pėrket botės sė urdhėrave(alemul – emr).Kur shpirti i tillė hyn nė shpirtin animal,ky ndryshim tėrėsisht – bėhet i arsyshėm dhe i aftė pėr ta pranuar inspirimin (ilham).

Shpirti apetitiv(nefs) ėshtė burimi i tė gjitha aktiviteteve tė pa dėshirueshme.Ai i ka dy impulse dominuese,zėmrimin dhe lakminė.Ku ėshtė i zemėruar,ngjason me njė substancė rrethore e cila,sipas natyrės sė vet,ėshtė gjithnjė nė lėvizje.Kur ėshtė lakmitarė,ai ėshtė si flutra e natės e cila,e pakėnaqur mė mungesėn e dritės,sulet nė fllakėn e llambės dhe digjet.Njeriu ėshtė nė gjendje ta arrijė nivelin e vėrtetė tė njerėzisė duke u mbėshtetur nė arsye dhe durim.

Vetėsia kalon nepėr tre nivele tė ndryshėm tė zhvillimit.

Niveli i parė ėshtė nxitja pėr tė keq (emmare);i dyti pendimi (levvame),ndėrsa nė nivelin e tretė ėshtė gjendja e kėnaqėsisė (mutme’inne).

Zemra (kalb) ėshtė princip shpirtėror (latife) dhe vendi i saj ėshtė pran trupit.Ajo krijohet si rezultat i terheqjes sė ndėrsjellė tė shpirtit dhe vetėsisė apetitive tė njeriut.Sipas njė hadithi tė Pejgamberit tė Shenjtė(tė cilin e transmeton Hudhejfe) ekzistojnė katėr lloje tė zemrės.

E para ėshtė si toka epastėr nė tė cilėn nuk ka kurrfarė vegjetacioni.Ėshtė ndriēuar me dritėn e ngjashme me atė tė llambės; kjo ėshtė zemra e besimtarit tė vėrtetė (mu’min).

E dyta ėshtė zemra e errėt,e pėrdhosur e cila i pėrketė jobesimtarit.

E treta i pėrket hipokritit dhe ėshtė e mbuluar me mbėshtjellės.

E fundit ėshtė e pastėr, por e synon si tė mirėn ashtu edhe tė keqen.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 14:28

FSHEHTĖSIA (SIRR) - Nė mesin e sufijve ekzistojnė dallime edhe nė pikėpamjen e vendit tė cilin e zė fshehtėsia nė sistemin psikologjik tė njeriut.sipas disave, ajo ėshtė si princip shpirtėror para shpirtit (ruh) dhe pas zemrės (kalb);sipas tė tjerėve,ajo ėshtė pas shpirtit,ndonėse mė e rafinuar dhe mė e lartė se ai.

Kėta mistik deklarojnė se sirr ėshtė vend i observimit shpirtėror (mushahede),shpirt vend i dashurisė, ndėrsa zemra ėshtė vend i gnozės (ma’rife).Shejh Suhreverdi, ndėrkaq,mendon qė misteri (sirr) nuk ka ndonjė qenie tė pavarur si shpirti apo zemra.Ajo ka tė bėjė me njė nivel tė posaēėm tė zhvillimit shpirtėror tė njeriut.Kur njeriu aftėsohet qė tė lirohet nga burgu i errėt i vetėsisė apetitive dhe ta synojė shpirtin intelektual,zemra e tij fiton njė domethėnie tė re e cila quhet mister (sirr). Gjithashtu nė kėtė nivel shpirti i tij zė vend tė posaēėm e cila sėrish quhet mister(sirr).

Nė kėtė nivel,njeriu e arrin vetėsinė e kėnaqur andaj vepron dhe dėshiron atė qė Zoti dėshiron qė ta bėj;ai e humb aftėsinė e veprimit individual dje lirinė e zgjedhjes duke u shėndėrruar nė rob tė tėrėsishėm (‚abd).

ARSYJA (AKL) – Ajo ėshtė esenca e shpirtit qiellor,gjuha dhe prijėsi i tij. Shejh Suhreverdi e citon me hadith komentin e zakonshėm qė arsyja ėshtė vepra e parė e Zotit.Zoti kėrkon prej tij tė shkojė pėrpara,tė kthehet,tė ulet,tė flasė,tė rri i qetė dhe ai tekstualisht i nėnshtrohet urdhrave tė Zotit.

Pėr kėtė Zoti ka thėn;“Betohem me madhėshtinė dhe fuqinė time se nuk kam krijuar qenie mė tė dashur dhe mė tė ndershėm se ti!Do tė njihem,madhėrohem dhe dėgjohem pėrmes teje.Do tė ofroj dhe marr pėrmes teje.Kėnaqėsia dhe zemėrimin im do t’i shoqėrojnė veprat tua.Njerėzit do tė shpėrblehen dhe dėnohen nė pajtim me ty“.

Disa mendojnė se arsyja zhvillohet duke u marrė me shkencė ( ‘ULUM),nė veēanti me ato qė janė ēėshtje e parimeve dhe tė cilėt janė shumė tė nevoshme.Mirėpo,Shejh Suhreverdi, siē duket,nuk ėshtė i kėtij mendimi,ngase siē pohon,ekzistojnė njerėz tė cilėt nuk janė tė udhėzuar nė asnjė fushė tė shkencės,por megjithatė posedojnė arsyje evidente dhe mendje tė zakonshme.Kjo ėshtė aftėsi e lindur e njeriut e cila i ndihmon nė tejkalimin e llojeve tė ndryshme tė shkathtėsive dhe diturive.

Tek njeriu ėshtė mbėltuar njė aftėsi e natyrshme,e cila e fryėzon qė ta arrijė lloje tė ndrshme tė dituris. Ajo ėshtė vendosur me aq besnikėri sa arsyja ėshtė gjuha e shpirtit i cili ėshtė Fjalė e Zotit(amrullah). Prej saj derdhet drita nė mendje e cila pastaj shpie kah zbulimi i diturisė, shkencės dhe shkathtėsisė. Disa mendojnė qė mendja ėshtė dy llojesh.

Me tė parėn njeriu i kryen punėt e kėsaj bote,dhe ėshtė vendosur nė tru.Tjetra e ka vendin nė zemėr(kalb),ndėrsa me tė njeriu ėshtė udhėzuar nė gjėrat e botės tjetėr.Mirėpo,sipas Shejh Suhreverdit,kjo ndarje ėshtė e pakuptimtė dhe e panevojshme.Arsyja,si iniciues i shpirtit(ruh),ėshtė njė.Nėse ėshtė mbėshtetur dhe plotėsuar me dritėn e Sheriatit dhe percepcionin shpirtėror (basire),ajo e ndihmon njeriun qė ta kalojė rrugėn e sigurt dhe tė hapėrrojė rrugės sė mesme tė mjedisit tė artė.

Personi i tillė fiton dituri pėr sferat qiellore (melekut),e cila ėshtė misteri mė i brendshėm (batin) e gjithėsisė.Ky iluminacion ėshtė shenjė e posaēme e tė zgjedhurve;ata janė tė sftė tė merren me tė dhėnat e tė dy botėve,botės sė materis e hapėsirės dhe botės shpirtėrore,kėsaj bote dhe botės sė ardhshme.Nėse arsyja nuk ėshtė plotėsuar dhe mbėshtetuar me Sheriat dhe basire,njeriu mund tė bėjė vepra tė mira nė kėtė botė,por do tė jetė i privuar nga bekimi i botės intelektuale.

Meqė qėllimi i mistikut ėshtė me karakter fare praktik ekskursioni i tyre,si fillestar, nė fushėn e psikologjisė,vėrtet ndihmon pėr ruajtjen dhe mbrojtjen e themeleve tė mira mbi tė cilėt mund tė ndėrtohet zhvillimi moral dhe intelektual.Qėllimi i tyre ėshtė arritja e vizionit tė Zotit dhe kėnaqėsia nė shoqėrinė me Te.Kjo e nėnkupton pashmanshmėrinė e shkatėrrimit tė profetėve dhe eliminimin e jo pėrsosmėrisė qė e hutojnė shpesh dhe pa hetuar.Shkaku kryesor ėshtė interpretimi i gabuar i shpalljeve (ilhamat) tė cilat pranon pas shuarjes.

Mistiku i vėrtet ėshtė ai qė ėshtė nė gjendje tė dallojė burimet e kėtyre pėrvojave (havatir).Duke pasur parasysh burimet Shejh Suhreverdi dallon katėr lloje tė pėrvojės:

1.Ato qė vijnė nga shpirti apetetiv (nefs);
2. Nha Zoti(Hak);
3. Nga Iblisi: dhe
4. Nga melekėt.Njėra prej shkaqeve tė poshtė shėnuara janė arsye pėr pamundėsisė sė njeriut pėr tė dalluar kėto pėrvoja ndėrmjet tyrese;
(a) besimi i dobėt.ose;
(b) mungesa e dituriė vetanake lidhur me vėtėsinė apetitive dhe moralin,ose;
(c) pėrmbushja e urdhėrave tė vetėsisė apetitive,dhe, nė fund;
(d) dashuria ndaj botės dhe qėllimeve materiale.Secili qė mbrohet nga kėto shkaqe,do tė jetė me siguri nė gjendje ta dallojė Shpalljen e Zotit nga Shpallja e satanit.

Sipas Shejh Suhreverdit, kurrė nuk do tė jetė i sigurt nga dikimet e kėqija ai burim i mjeteve pėr jetė i tė cilit nuk ėshtė i sigurt. Qėndrimi i pavarėsisė sė balancuar lidhur me botėn materiale i shuan shqisat dhe shprehitė nė praktikėn asketike–janė tė rėndėsishėm pėr mistikun e vėrtetė;vetėm pasi tė ketė zotėruar kėto parime,mistiku mund tė shpresojė arritjen e Vizionit tė Bukur.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 14:32

Rrethanat dhe arritjet (hal dhe mekam)

Shejh Suhreverdi deklaron se shumica e mistikėve pak i dallon rrethanat prej arritjeve ngase janė shumė tė ngjashme midis tyre,ndėrsa duhet tė dallohet,sepse pėrndryshe do tė kuptohej gabim natyra e vėrtetė e pėrvojės mistike.

Rrethana (hal) si shprehje profesilonale tregon parakushtin psikik I cili ėshtė kyēur nė esencėn e vetė nocionit,d.m.th. nė lidhjen e tij me dryshimin dhe pėrparimin;arritja (mekam) implikon kushtin psikik relativisht permanent.Qėndrimi psikik tė cilin e pranon mistiku nė njė faze tė caktuar tė pėrvojės sė tij mistike mund tė quhet rrethanė ngase mistiku ende nuk ėshtė mėsuar me tė.mirėpo kur mė vonė,me anė tė praktikimit,ai bėhet tipar i pėrhershėm i jetės sė tij mistike,kalon nė arritje.

Tė marrim,pėr shembull,qėndrimin e hulumtimit kritik(muhasabe) tė ndonjė vetėsie nga pikėpamja morale; kur mistiku sapo e ka pranuar kėtė qėndrim,kjo ėshtė rrethanė e cila pėrsėritet nė periudha tė ndryshme;ai vjen dhe shkon nė interval tė caktuar.Me praktikė tė vazhdueshme,ndėrkaq,mistiku ėshtė nė gjendje qė mė pas ta shndėrrojė nė tipar tė pėrhershėm tė jetės sė tij normale.Atėherė kjo ėshtė arritje.

Mirėpo,misstiku synon ta pėrvetėsojė qėndrimin e meditimit apo kontemplacionit (murakabe), i cili bėhet rrethanė tij.Ndonėse here here ka mundėsi tė kontemplojė,pėr shkak tė pakujdesit dhe disa pengesave tė tjera ai meditimin nuk e zgjedh si tipar i pėrhershėm i jetės sė vet.

I lodhur dhe gradualisht,ai megjithatė e arrin qėllimin e synuar dhe vjen dita kur kontemplacioni bėhet arritje etij, me kėtė sufiu hyn nė fazėn e tretė tė observimit (mshahede), ku precepton me sytė e vet fshehtėsitė e botės shpirtėrore (kjo nė fillim ėshtė gjithashtu rrethanė dhe vetėm gradualisht,me pėrpjekje tė individit,kalon nė arritje).

Kėshtu del se “arritja” ėshtė rrethanė psiqike e cila ėshtė rezultat i pėrpjekjes sė individit, ndėrkohė qė rrethana ėshtė rezultat i Mėshirės sė Zotit. Ēdo qėndrim moral ėshtė shėnuar me rrethanė dhe arritje.Tė pėrmbajturit (zuhd),mbėshtetja e plotė te Zoti (tevekkul) dhe nėnshtrimi kėnaqėsisė sė Zotit (rida),pėr shembull,”kanė” edhe rrethana edhe arritje,nė njė faze individi i ka arritur pas mundit tė madhė dhe tė vėrshtirė, ndėrsa nė tjetrėn ata bėhen tipare tė pėrhershme tė jetės sė mistikut falė Mėshirės sė Zotit.

Nė mesin e rrethanave Shejh Suhreverdi e shqyrton dashurinė, ndjenjėn e afėrsisė me Zotin(kurb),devotshmėrinė,frikėn,bashkimin(ittisal),tkurrjen (kadb)dhe eksansionin (bast), privimin(fena) dhe ekzistimin (beka), etj.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 14:35

DASHURIA – Ekziston te njerėzit,dashuria instinctive ndaj femrės, pasurisė dhe fėmijve,por dashuria tė cilėn e synon mistiku nuk ėshtė instinctive.Ajo buron nga zemra e individit pasi ta ketė arritur njė nivel tė caktuar tė zhvillimit moral ku tė gjitha aftėsitė dhe synimet e tij janė orientuar nga realizimi i unitetit me Zotin.

Atėherė tek ai shfaqet ndjenja e dashurisė dhe tė gjitha rrethanat i janė nėnshtruar kėsaj.Ai fillon tė ndjejė dashuri ndaj Zotit me tėrė fuqinė e animit instinktiv dhe qėllimit tė kognitiv.Sipas Shejh Suhreverdit,ekzistojnė katėr lloje tė dashurisė:
1. Dashuria e shpirti apetitiv(nefs);
2.dashuria arsyshme;
3.dashuria e zemrės si symbol I percepcionit shpirtėror dhe
4. Dashuria e shpirtit (ruh).Dashuria ndaj Zotit e cila ėshtė ideal I mistikėve ėshtė kombinacion i tė gjitha kėtyre dashurive.

Kur te mistiku paraqitet dashuria nė bazė tė tre burimeve tė para, ajo quhet dashuri e pėrgjithshme e cila ėshtė rezultat i tė kuptuarit tė drejpėrdrejt(mashahede) tė atributeve tė Zotit.Ndėrsa,kur mistiku niset nga atributi deri te esenca e Zotit (dhat) dashuria e tij merr njė dimension rė ri;ajo rrjedh nga shpirti i tij dhe kėshtu ai ėshtė aftėsuar qė tė arrijė qėllimin e vet.Nė kėtė faze mistiku i arrin dhe pėrvetėson tė gjitha atributet hyjnore. Dashuria e tij bėhet qė vetė Zoti e quan me kėto fjalė: “Kur e dua njė person,unė bėhem sytė e tij,veshėt e tij etj”.

AFĖRSIA(KURB) – Kjo nuk ėshtė afėrsi fizike por janė vetėm afinitete psiqike kur mistiku ėshtė thellėsisht i vetėdijshėm pėr intimėn me Realitetin mė tė Lartė.Kur’ani thotė: ”Luteni Atė dhe afrojuni Atij”.Nė bazė tė kėsaj Shejh Suhreverdi deklaron se arritja e afėrsisė varet nga koncentrimi nė Zotin qė i mundėson individin tė tejkalojė nivelet e vetėdijės normale.Ekzistojnė dy faza nė kėtė proces.Sė pari,mistiku bie nė diēka si nė trans dhe ėshtė i pushtuar nga dehja (sukr); vetėdija e tij (nefs) tretet nė dritėn intelektuale tė shpirtit tė tij.

Faza tjetėr fillon kur nefsi dhe ruh sėrish i fitojnė identitet e tyre tė ndara ndėrsa individi ėshtė thellėsisht i vetėdijshėm pėr aftėrsinė dhe pikėrisht, pėrkundėr kėsaj,ėshtė evidente edhe prania e vetėdijes pėr shoqėrimin e cila gjithashtu ėshtė kyēur nė kėtė raport me robėrimin (‘ubudijje) ndaj Zotit. Ai thekson fjalėt e mistikėve; Duke pasuar Synatin arrihet gnoza (marife), duke kryer detyrat e obliguara (farz) arrihet afėrsia,ndėrsa me lutje tė pėrditshme “extra”(nafile),arrihet dashuria.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 14:37

DEVOTSHĖRIA (HAJA’) – Ekziston njė thėnie e Pejgamberit tė Shenjtė:” Bėhu i kujdesshėm ndaj Zotit ashtu siē e meriton Ai.” Shejh Suhrevedi e komenton nė kėtėt mėnyrė: “Vetėm ai mund tė quhet i vėmendshėm nė raport me Zotin,i cili kujdeset pėr sjelljen e pėrditshme ndaj Tij,ka nė mendje vdekjen e vet dhe botėn tjetėr,dhe zemra e cilit ėshtė e ftohtė dhe e pandjeshme karshi kėsaj bote dhe kurtheve tė saj.”

Mirėpo,kjo vėmendje ose devotshmėri kur ėshtė arritur ėshtė arritje (mekam) gjersa devotshmėri ėshtė para sė gjithash rrethanė.Pėr ta pėrcaktuar kėtė mė afėr Shejh Suhrevedi citon deklaratat e disa mistikėve.Njėri deklaron:”Devotshmėria dhe besnikėria rinė pezull mbi zemėr dhe kur tė vėrejnė se e kanė pushtuar maturia dhe devotshmėria, ata hyjnė nė tė,pėrndryshe do tė largoheshin.”Ky devocion ėshtė nėnshtrim i shpirtit tė dikujt ndaj Zotit pėr hir tė arritjes sė madhėshtisė e dinjitetit tė tij,gjersa besnikėria ėshtė kėnaqėsi tė ciliėn shpirti i sprovon nė pėrsosmėrinė e bukurisė sė Tij.

Kur devotshmėria dhe besnikėria bashkohen,ky ėshtė fundi i pėrpjekjes sė mistikut.Sipas Shejh Sulejmanit ekzistojnė katėr motive tė arsyshėm tė veprimit,frika, shpresa, devotshmėria dhe respekti; aksioni mė i mirė ėshtė ai i bazuar nė motivin e fundit.

BASHKIMI (ITTISAL) – Siē thotė Nuri,bashkimi ėshtė shpallja e zemrės dhe vrojtimi i fshehtėsisė.Ekzistojnė persona tė cilėt e arrijnė bashkimin me pėrpjekjet e veta, por e humbin sapo kėto synime tė dobėsohen.Kjo ėshtė fare e natyrshme,ngase pėrpjekjet njerėzore nuk mund tė qėndrojnė nė nivel tė njejtė tė forcės pėr njė kohė tė gjatė.Personi i tillė quhet mufessal.

Mirėpo,bashkimi tė cilin e preferon Shejh Suhrevedi ėshtė ai i cili ėshtė rezultat i mėshirės sė Zotit dhe jo i pėrpjekjes sė individit.Personi i cili e arrin kėtė quhet i bashkuari (vasil): Mirėpo,ekzistojnė disa nivele tė kėtij bashkimi.

Ekziston personi i cili e pranon iluminacionin prej aksioneve tė Zotit.Personit tė tillė do tė mund ti pėrshkruhen aksionet si tė tijat,ashtu edhe ato tė tjerėve,ngase roli i tij ėshtė vetėm pasiv.Zoti ėshtė ai qė i kryen tė gjitha aksionet pėrmes tij dhe ai humb tėrė lirinė e zgjedhjes dhe pavarėsisė sė aksionit.

Dy,ekziston iluminacioni prej atributeteve tė Zotit. Kėtu pranuesi pėrmes shpalljes sė atributetve tė madhėshtisė dhe bukurisė hyjnore e arrin respektin dhe besimin.Pastaj ekziston iluminacioni i esencės hyjnore e cila ėshtė fazė drejt privimit.Personi ėshtė ndritur me dritėn e fesė sė Zotit dhe vrojtimin e fėtyrės sė Zotit ai e mumb individualitetin e tij.

Kjo ėshtė arritje e ardhshme nė bshkim.Kėtė mund ta arrijnė vetėm disa – mukarrebin,tė cilėt e gėzojnė afėrsinė e Zotit.Sipėr kėsaj ėshtė arritja e percepcionit intelektual(hakkul-jekin) me tė cilėn ėshtė dalluar pak kush dhe e cila zgjatė vetėm disa momente;drita hyjnore e pėrshkon tėrėsisht pranuesin edhe atė aq fort sa vetėsia e tij(nefs) dhe zemra e ndiejnė se i ka pushtuar kjo dritė.

Dhe pėrkundėr asaj se bėhet fjalė pėr pėrvojen e arritur rrallė tė cilėn e arin vetėm njė numėr i vogėl tė zgjedhurish,pranuesi e ndjen qė ai mbase ėshtė nė njė fazė pėrgatitore tė rrugės sė vet drejtė bashkimit.Ky ėshtė udhėtimi i gjatė dhe i vėshtirė pėr tė cilėn ndoshta nuk do tė mjaftojė as jeta e amshueshme.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 14:40

TKURRJA DHE ZGJĖRIMI (KADB VE BAST) – Kėto dy gjendje emocionale nė pėrsėritjet e tyre varen nga disa kushte tė caktuara paraprake.Ato mistiku me siguri i ka provuar kur ka kaluar fazat e hershme tė asaj qė Shejh Suhrevedi e quan rrethanė e dashurisė sė posaēme.

Ekzistojnė disa pėrvoja emovionale nė rrethanat e dashurisė sė pėrgjithshme e cila,me sa duket, pėrshtaten me tkurrjet dhe zgjerimet,por tė cilat nė realitet nuk janė tjetėr pos frikė dhe shpresė; nė rastet tjera ata mund tė jenė ajo qė Shejh Suhrevedi e quan pikėllim dhe kėnaqėsi,tė cilėn ai qė arrin pėrvojė e ngatėrron me tkurrje dhe zgjerim.

Pikėllimi dhe kėnaqėsia rrymojnė nga vetėsia e cila ėshtė ende nė fazėn apetitative- prandaj, nė nivel tė aplikueshėm pėr synim kah prapėsia.Hemm ėshtė ndjenja e pakėnaqėsisė e provuar kur nuk ka sukses arritja e qėllimit tė vetė dashurisė,gjersa nesh’et ėshtė maja e valės kur deti i miklimit tė kėnaqėsisė vetanake ėshtė krejtėsisht i qetė. Vetėm kur mistiku hyn nė fazėn e ardhshme tė lidhur me fazėn e dashurisė sė posaēme dhe kur vetėsia e tij apetitive bėhet penduese,mund tė paraqiten format e njėmendta tė tkurjes dhe zgjerimit.

Procesi i tkurrjes ėshtė rezultat i gjendjes psikologjike kur vetėsia ėshtė duke u lartėsuar, gjersa zgjerimi pason kur zemra(si organ i percepcionit intelektual) ėshtė nė ngritje e sipėr. Kur vetėsia apetitive bėhet penduese, atėherė ekziston ngritja dhe zbritja e pėrhershme nė nxitjen pėr veprat e kėqija; nganjėherė nxitja e sė mirės ka pėrparėsi, ndėrsa nganjėherė ekziston tendenca ndaj polit tjetėr.

Fenomeni i tkurrjes dhe zgjatjes i pėrgjigjet kėyre poleve tė jetės sė vetėsisė.Nefsi ėshtė perde e errėsirės, ndėrsa zemra ėshtė perde e dritės, dhe pėrderisa personi ėshtė nė distancė tė kėtyre perdeve, ajo vazhdon ta provokojė tkurrjen dhe zgjatjen. Mirėpo,sapo tė dalė jashtė distancės sė perdes kėto procese gjithashtu treten.Nė pėrvojėn e privimit (fena) dhe durimit (beka) nuk ka as tkurrje as zgjatje;ata janė tė lidhur ngushtė me vetėdijen mbi vetveten.

Sipas disa sufijve, mistiku nė zhvillimin e tij intelektual sė pari e rovon tkurrjen, pastaj zgjatjen. Shejh Suhrevedi pajtohet me kėtė.Mirėpo,ekzistojnė situata tė caktuara kur kjo renditje ėshtė e kundėrt.Gjatė zgjerimit pranuesi ėshtė i mahnitur dhe i lumtur.Kjo lumturi pastaj shtrydhet pėrmes vetėsisė (nefs),aq pėr nga natyra anon ta interpretojė nė mėnyrė apetitive;kėshtu zgjerimi shėndėrrohet nė qėndrim tė kėnaqėsisė.Nė kėtė nivel tkurrja e domosdoshmėrisė e detyron lumturinė qė vetėsinė ta sjellė nė gjendje tė shėndetit dhe baraspeshės.

Sikur vetėsia tė ishte e privuar nga synimi kah skajshmėritė,mistiku do tė ishte nė gjendje tė prhershme tė zgjerimit dhe kėnaqėsisė. Kur vetėsia niset drejtė fazės sė fundit tė zhvillimit dhe kur bėhet shpirt i kėnaqur ai e arrin harmoniė e plotė dhe qėndron nė anėn tjetėr tė kontrastit e mirė e keqe.Pėr personin e tillė tkurrja dhe zgjerimi nuk ekzistojnė.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 14:44

ABROGIMI/ANULIMI DHE QĖNDRUESHĖMRIA(FENA VE BEKA) - Sipas Shejh Suhrevedit, ajo qė shumica e mistikėve e pėrshkruan si gjendje e aborimit/ anulimit (fena) nė tė vėrtetė nuk ėshtė fena po diē tjetėr.Sipas disave,fena ėshtė zdukje e ēfarė do afinitetit, mundesė e tė gjitha synimeve ndaj kėnaqėsisė sė dėshirave tė kėsaj bote etj, kjo gjendje sipas Shejh Suhrevedit ėshtė aji qė ėshtė pėrfshirė nė pendimin e llojit tė vėrtetė (tevebetun-nasuha).

Sipas disave,fena ėshtė anulim i atributetve tė kėqija, ndėrsa beka ėshtė qėndrushmėria e atributetve tė mira.Kjo,nė anėn tjetėr,sipas Shejh Suhrevedit nuk ėshtė fena dhe beka e vėrtetė,porse ėshtė rezuiltat i trasformimit dhe pastrimit moral. Ekzistojn shumė faza te fena por gjendja fena absulute ėshtė ajo kur Qenia e Zotit ėshtė aq superiore dhe gjithė pėrfshirėse sa vetėdija e vetėsisė pėrfundimtare ėshtė fshirė tėrėsisht Ai e thekson me aprovim ngjarjen vijuese si paraqitje e vėrtetė e gjendjes sė anulimit/ abrogimit(fena); njė njeri e kishte pėrshėndetur Abdullah b in Omeri nuk iu pėrgjigj.

Me pas kishte dėgjuar se ai njeriu ishte ankuar pėr kėtė veprim tė tij. Lidhur me kėtė Abdullah bin Omeri ishte pėrgjigjur se ai nė atė moment kishte qeniė i zėnė me Zotin, prandaj nuk kishte qenė i vetėdijshėm pėr vetė, andaj aq mė pak ka mundur tė dėgjojė tė tjerėt rreth tij.Ekzistojnė dy lloj fena-sh.I pari ėshtė abrogimi/anulimi vizuel(fenaudh – dhahir). Kėtu mistiku e pranon iluminacionin pėrmes aksionit Hyjnor me rezultat qė te ai treten liria e aksionit dhe zgjedjes.

Ai shikon tė gjitha aksionet,si tė tijat ashtu edhe tė tjerėve,qė emanojnė drejtėpėrdrejt nga Zoti.Nė nivel tė abrogimit tė vėrtetė (fenaul-batin) mistiku pranon iluminacionin nga atributet Hyjnore dhe esenca e Tij(dhat) ashtu qė atė e pusgton emr-i i Zotit deri nė atė masė sa ai bėhet i papėrshtatshėm pėr synimet e gabuara tė gjitha llojeve.Disa nė gjendje tė aborimit/anulimit e humbin tėrėsisht vetėdijen,por sipas Shejh Suhrevedit kjo nuk ėshtė tipar esencial i kėsaj gjendje.

Nė gjendje tė qėndrueshmėrisė (beka) mistiku e pėrtėrin fuqinė e aksionit tė cilėn e ka anuluar mė herėt.Zoti ia jep tėrė lirinė e veprimit tė cilėn ai e dėshiron dhe ēfarė e kėrkon situata.Nė kėtė gjendje ai ėshtė i vetėdijshėm pėr obligimet si ndaj botės ashtu edhe ndaj Zotit,kjo nuk i pengon njėra tjetrės.Detyra e tij ndaj botės nuk bėn qė ai ta harrojė obligimin ndaj Zotit as bashkimi i tij me Zotin e pengon qė ai ta orientojė vėmendjen kah gjėrat e kėsaj bote.

Abrogimi vizuel(fenaudh–dhahir)ėshtė p0ėr ata qė nė arritje tė zemrės dhe janė tė zėnė me rrethana emocionale,gjersa abrogimi i vėrtetė(fenaul-batin) ėshtė pėr ata qė e kanė kaluar kėtė pozitė dhe e kanė arritur bashkimi me Zotin dhe pėr ata qė ai i quan bil-lah.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 14:47

BASHKIMI DHE NDARJA (XHEM’ VE TEFRIK) – Sipas Xhunejdit,afėrsia me Zotin nė ekstazė (vexhd) ėshtė bashkim,ndėrsa ndjenja e vetėsisė (besherijje) dhe mungesės nga Zoti(gajab) d.m.th.,vetėdija pėr veten ėshtė ndarje(tefika) Shejh Suhrevedi e pranon kėtė qėndrim dhe deklaron se rrethana kur mistiku e ndjen bashkimin me Zotin tevhidul-texhrid) ėshtė quajtur bashkim(xhem’),ndėrsa nė rrethana tė zakonshme dhe normale tė vetėdijes mistiku ndjehet i ndarė me individualitet nga vetėsia e tij si edhe nga gjėrat tjera edhe kjo gjendje quhet ndarje(tefrika).

Ai shton qė kėto dy gjendje janė komplementare;nėse e injorojmė bashkimin do tė zhytemi nė negacionin e atributetve tė Zotit(ta’til),ndėrsa nėse e shpėrfillim ndarjen,kjo shpie nė herezi (ilhad) dhe mohim tė Zotit(zendeka).Bashkimi ėshtė rezultat i abrogimit/ anulimit nė Zotin,ndėrsa ndarja ėshtė raporti i shėrbėtorit tė bindur ndaj Zotit.

Bashkimi ėshtė rezultat i posedimit tė shpirtit tė njeriut,ndėrsa ndarja ėshtė vepėr e vetėdijes sė tij,dhe aq gjatė sa tė ekzistojė lidhje e shpirti dhe trupit,bashkimi dhe ndarja nė jetėn e mistikut duhet tė respektohet njėsoj.

Ekziston njė gjendje tjetėr tė cilėn mistikėt e quajnė bashkim tė bashkimit (xhem’ul-xhem’). Kur mistiku e synon aksionin e Zotit ai ėshtė nė gjendje tė ndarjes;kur shikon drejtė atributeve tė Zotit ai ėshtė nė gjendje tė bashkimit;ndėrsa kur e shikon esencėn e Zotit ai ėshtė nė gjendje tė bashkimit tė bashkimit(xhem’ul xhem).
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 14:51

PROCESI I VETĖPASTRIMIT – Jeta ideale,sipas Shejh Suhrevedit,ėshtė jeta e njeriut tė pėrkryer i cili,pėrkundėr arritjeve mė tė larta shpirtėrore megjithatė ėshtė i vetėdijshėm pėr bindjen e tij ndaj Ligjit tė Sheriatit.

Mirėpo,ky nivel i pastrimit nuk mund tė arrihet pa vetėshuarje tė gjatė,qė kėrkon vet ekzaminim,orientim nga brendia, kontemplacion, devocion,bindje ndaj vullnetit tė Zotit dhe qėndrim tė ndarjes sė plotė.Shkėndija e jetės e cila ka shkrepur nė zemrėn e mistikut ka magji tė posaēme,mirėpo ajo nuk mund tė digjet nėse nuk i shtohet vazhdimisht vaj,qė buron nga pėrpjekjet vazhdueshme ndaj asketizmit.

Ai e merr vetėm reflektimin e largėt tė Bukurisė sė Pafund,vetėm shkreptimėn e saj dhe ėshtė i mahnitur;mirėpo ky vėshtrim sipėrfaqėsor i Bukurisė sė Pafund e konfirmon kalueshmėrinė. Sufiu dėshiron qė kjo pėrvojė tė jetė sa mė ekstensive dhe sa mė intensive. Ai dėshiron ta forcojė dhe pasurojė kėtė pėrvojė- prej kėsaj del edhe domosdoja e vetėpastrimit.Resultat ėshtė lindja e dytė nga mitra e shpirtit nė mbretėrinė e shpirtit tė zgjuar sėrish.

Shejh Suhrevedi i thekson hollėsitė e kėtij procesi tė iluminacionit gradual.Ekzistojnė katėr gjendje pararendėse;besimi,pendimi,tė pėrmbajturit,konsistenca nė aksione tė panjolla dhen tė pėlqyeshme. Kėto katėr gjendje duhet tė plotėsohen me elemente tė domosdoshme pėr asketizėm - minimumin e konverzacionit, minimumin e ushqimit,
minimumin e qėndrimit nė shtėpi dhe minimumin e kontaktit me njerėz.

Pendimi(teube) pėr mangėsitė e kaluara dhe vendosmėria pėr largimin prej tyre nė tė ardhmen kanė kuptim vetėm nėse personi i mban mendimet e tij nė mėnyrė konstante tė frenuara dhe nėse ėshtė i vedijshėm pėr kėtė nė tė gjitha situata.( Shejh Suhrevedi i quan qortim i vetvetes (zexhr),paralajmėrim (intihab) dhe tė ardhurit ne vete (bidari). Mirėpo, pėr ta mbajtur kėtė gjendje psikologjike tė pendimit duhet disa parakushte; i pari ėshtė vet ekzaminimi (muhashaba),ndėrsa i dyti tėrheqja nė vetvete ose meditimi(murakaba).

Njė njeri e kishte pyetur Vastin,cila vepėr ėshtė mė e mira dhe ky ishte pėrgjigjur: “Nga jashtė vet ekzaminimi,ndėrsa nga brenda meditimi; njėri tjetrin e pėrsosė,njėri tjertri e ndihmon qė tė ruhet qėndrimi i sufiut qė shpies nė koncentrim drejt Zotit dhe bashkim me Zotin.

Tjetėr qė ėshtė me rendėsi pėr sufiun ėshtė durimi(sabri).Kjo ėshtė veti morale e cila e aftėson pėr ta tejkaluar paqėndrueshmėrinė e jetės.Ėshtė shumė mė lehtė pėr njė individ tė tregojė trimėri nė fatkeqėsi se nė gėzim,andaj mistikėt shumė herė janė deklaruar pėr rėndėsin e durimit nė gjendje tė bollėkut qė konsiderohet mė e lartė se gjendja e durimit e trguar nė gjendjen tė dėshirės.

Gjendja tjatėr ėshtė gjendja rida,e cila nė njėfarė mėnyre ėshtė fryt i pendimit kur sufiu hyn nė sferėn e frikės dhe shpresės;ai tmerrohet nga synimi i sė keqes dhe pasi moralisjt e ka arritur nivelin e lartė tė zhvillimit ka frikė tė mos i nėnshtrohet sprovave.Prandaj kjo ndjenjė e frikės shėrben pėr ta mbajtur tė ndėrgjegjshėm dhe pėr ta bėrė tė vėmendshėm karshi kėnaqėsisė sė vetėsisė sė tij tė ulėt.

Ai pendohet dhe shpreson nė ngadhėnjimin pėrfundimtar ndaj fuqive tė kėqija.Kėshtu jeta e mistikėve sillet nė mes tė kėtyre dy poleve-nė tė vėrtetė,nė mes frikės dhe shpresės dhe gradualisht e arrin nivelin tė cilin Shejhut e quan pėrmbajtje(zuhd);kjo pak a shumė ėshtė pėrmbledhje e tė gjithave qė i ka arritur deri atėherė.

Niveli i pėrmbajtjes,me fjalė tė tjera, ėshtė nivel nė tė cilin frytet e pendimit(tevbe) me konstituentėt e pėrmbajtjes (vetė ekzaminimi,meditimi,durimi dhe nėnshtrimi vullnetar ndaj Atij,devocioni,shpresa dhe frika) konvergjohen dhe e bėjnė mistikun asket tė pėrkryer i cili jeton dhe paraqitet si qenie nė bashkim tė plotė me Zotin dhe mbėshtetjen tek Ai.

Ky nivel i dytė i durimit dallon nga varfėria(fakr).Fakiri ėshtė ai qė ėshtė shyrė nga rrethanat tė jetojė nė skamje, ndėrsa personi durimtar (zahid) e pranon skamjen vullnetarisht, madje edhe atėherė kur fitimin e ka afėr dorės.

Shkalla e tretė ėshtė qėndrueshmėria nė aksione tė virtytshme morale.Sipas Shejh Suhrevedit zahidi i cili nuk e pason Ligjin e Sheriatit ėshtė i rrezikuar nga devijimi. Vetėm pėrmes veprimit tė pėrhershėm pėr Zotin(‘amel lil-lah),tė pėrmendurit e Tij (dhikr),recitime tė Kur’anit,lutje dhe meditim,mistiku mund tė shpresojė se do ta arrijė qėllimin e tij i cili ėshtė ubudijje,bindje e plotė ndaj Zotit.

Sehli bin Abdullah Tustari lidhur me kėtė nivel deklaron:”Kur njeriu kalon nepėr pendim,kur bėhet i pėrmbajtur dhe kur ėshtė konsekuent nė vepra tė mira,ai e arrin nivelin e vetėsisė, bėhet tėrėsisht pasiv karshi Vullnetit tė Zotit,duke e caktuar me dėshirėn e vet se mė nuk do tė shfrytėzojė lirinė e zgjedhjes dhe akisonit.Atėherė e arrin aftėsinė e plotė tė veprimit dhe lirinė e veprimit, ngase ėshtė identifikuar me Vullnetin e Zotit.

Vetė pėrcaktimi i tij ėshtė ekuivalent me pėrcaktimin e Zotit;nėnshtrimi i tij i rėnies nė kurth tė sprovave tė kėqija dhe paditurisė ėshtė shlyer tėrėsisht.”

Sipas Shejh Suhrevedit niveli i braktisjes sė lirė sė zgjedhjes dhe veprimit ėshtė nivel i abrogimit/ anulimit,ndėrsa niveli i dytė nė tė cilin mistiku vepron lirshėm,ngase vullneti i tij e pson vullnetin e Zotit,ėshtė nivel i pėrqendrimit nė Zot.Ky ėshtė zėvendėsim i vetėsisė sė vdekshme me atė tė amshueshme,asaj materiale me atė shpirtėrore dhe asaj njerėzore me atė Hyjnore. Mistiku nė kėtė nivel ėshtė shėrbėtor i pėrkryer.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 21:51

RRETHANAT PARA SUHRAVARDIT

Filozofia peripatetike, e cila me Ibn Sinain, e arriti kulmin e vet dhe tė cilėn pas tij e pėrhapėn dhe e propaguan nxėnėsit e tij tė shkėlqyeshėm, siē janė: Behmenjari dhe Ebu Abbas el-Lukarevi, qė nė zanafillėn e saj hasi nė njė sulm tė disa juristėve (fakihėve) si dhe tė sufijėve, qė iu kundėrvyenė me njė metodė tė pastėr racionale e inherente me filozofinė aristoteliane.

Nė shekullin njėmbėdhjetė nė radhėn e kundėrshtarėve tė filozofisė peripatetike u vu edhe njė kundėrshtar i ri e qė u bė njėri nga sulmuesit dhe armiqtė mė tė ashpėr tė peripatetikėve. Ky kundėrshtar i ri qe teologjia esh'ariane apo kelām, tė cilėn i pari qė e pėrpiloi ishte Ebu el-Hasan el-Esh'ari, e qė gjatė shekujve XI-XII e sqaruan edhe shkencėtarėt tjerė, ndėr ta edhe Ebu Bekr el-Bāqilāni. Kjo teologji gradualisht u pranua dhe u vėrtetua nė qarqet sunnije.

Nė shekullin XI fuqia politike e mbretit abasijan ishte deri diku e kufizuar, me ē'rast, disa nga emirėt lokalė prej tė cilėve shumica ishin pėrfaqėsues tė shiizmit, nė mėnyrė tė mėvetėsihme qeverisnin nė shumė krahina islame. Ata i favorizonin njohuritė racionale (el-'ulum el-'aqlijje) pėrkundėr njohurive tė bartura e tė transmetuara (el-'ulum el-naqlijje) qė rrjedhin nga burimi i shpalljes.Pėr kėtė shkak njohuritė racionale apo intelektuale duke u pėrfshirė kėtu edhe filozofia,lulėzuan deri mė shekullin XI-XII,kėshtu qė kėtė epokė lirisht mund ta konsiderojmė si "periudha e artė" e shkencės.

Mirėpo situata politike gradualisht u ndėrrua: nė shekullin XII selxhukėt qė ishin mbrojtės tė sunizmit e qė si tė tillė pėrkraheshin nga kalifėt abasijė sė shpejti i pushtuan tokat muslimane nė Azinė Perėndimore dhe krijuan njė shtet tė fuqishėm centralizues qė politikisht ishte nėn mbretėrimin e sulltanit selxhuk, ndėrsa pėr nga aspekti fetar nėn pėrkujdesin e hilafetit nė Bagdad.

Pikėrisht gjatė kėsaj kohe qarqet zyrtare filluan ta pėrkrahin teologjinė esh'ariane dhe me tė shpejtė formohen qendrat shkencore nė tė cilat studioheshin parimet e kėsaj teologjie dhe ndihmohej pėrhapja e doktrinave tė tyre nga kėto qendra. Kėsisoj u pėrgatit terreni pėr sulmet e njohura nė filozofi tė El-Gazalit.

El-Gazali ishte jurist (fakih) dhe teolog i cili e njihte mirė filozofinė dhe nė momentin kur ra nė dyshimin fetar, barin mjekues pėr sėmundjen e tij shpirtėrore e kėrkoi duke u kthyer kah sufizmi ku e gjeti shpėtimin e vet tė fundit dhe tė sigurtė.Pėr kėtė shkak ai e shfrytėzoi tėrė dhuntinė e vet tė diturive,elokuencėn dhe aftėsinė e vet qė e kishte me qėllim qė nga bota islame ta shmangė atė fuqi tė pastėr racionale tė besiit.

Me dėshirė pėr ta arritur kėtė ai, sė pari, e shkroi njė pėrfundim pėr filozofinė peripatetike, tė cilėn e gjejmė nė veprėn e tij Meāsidu el-felāsife (Synimet e filozofit) qė merret si pėrmbajtje mė e mirė e shkurtėr e filozofisė peripatetike islame,ndėrsa mė vonė, nė librin e vet shumė tė njohur Tehāfebu el-falāsife (Destruksioni i filozofit)u hodh nė sulm kundėr parimeve tė filozofėve qė ishin nė kundėrshtim me parimet e shpalljes islame.

Mirėpo duhet tė theksohet ajo se sulmi i El-Gazaliut kundėr filozofisė sė pastėr racionale mė tepėr rrjedh nga pėrcaktimi i tij tesavufian sesa nga fakti se ishte teolog esh'arian, sepse nė veprat e veta, si pėr shembull nė atė El-Munqid min ed-dalāl (Shpėtimtari nga mashtrimet), ku pikėpamjet e teologut i merr si mė tė afėrta dhe mė tė harmonizuara me parimet e islamit sesa pikėpamjet e filozofit, ku shihet bindshmėria e tij se vetėm tesavufi ėshtė mjet qė njeriut i mundėson pėr tė arritur sigurinė dhe lumturinė.

Nė tė vėrtetė, roli i El-Gazaliut nė historinė islame nuk ndėrlidhet vetėm nė atė se i kėputi fijet e racionalizmit dhe qė e dobėsoi influencėn e pėrfaqėsuesve tė tij, por edhe nė atė qė e arriti qė tesavufi tė pėrqafohet dhe tė respektohet nga ana e juristėve dhe e teologėve, si dhe qė tė edhe kur paraqiteshin disa qė herė pas here vėrsuleshin mbi tesavvufin, si pėr shembull Ibn Tejmiji dhe Ibn Xhevzin, zėri i tyre armiqėsor mbetej pothuajse fare i padėgjueheshėm dhe nuk mundnin t'ia arrijnė dot qė ta pėrkulin respektin e bashkėsisė fetare qė e kishte ndaj tesavufit.

Veprat e El-Gazaliut nė njė farė mėnyre,nė realitet,paraqesin ezoterizminislam qė eksterizohet me dėshirė qė nė suaza tė egzotericizmit tė mund ta ruajė jetėn e vet tė brendshme.

Me paraqitjen e El-Gazalit filozofia peripatetike gjithnjė e mė tepėr zhdukej nėpėr viset lindore islame dhe depėrtonte nė Perėndim e nė Andaluzi,ku njė grup i njohur filozofėsh, si pėr shembull, Ibn Baxhxhea, Ibn Tufejli dhe Ibn Rushdi, e zhvillojnė dhe e pėrhapin gati njė shekull tė tėrė.

Ndėrsa Ibn Rushdi, mbrojtės i rryer i filozofisė sė pastėr aristoteliane nė islam dhe komentues par excellense i veprave tė Aristotelit nė mesjetė, nėpėrmjet tė librit tė vet Tehafetu et-tehafet (Destruksioni i destruksonit) tentoi t'i mposhtė sulmet dhe kritikat, tė cilat El-Gazali nė veprėn Tehafetu el-telasife (Destrukcioni i filozofit) ia drejton kėsaj filozofie. Mirėpo, mbrojtja e tij qė ia bėnte kėsaj filozofie nuk pati ndonjė efekt tė posaēėm nė botėn islame.

Pėrpjekjeve tė tilla njė kujdes mė i madh iu kushtua nė Perėndim, ku u themelua shkolla e ashtuquajtur averoizmi latin qėlimi i sė cilės ishte t'i zhvillojė pikėpamjet e Ibn Rushdit dhe t'i pėrhapė nė botėn krishtere. Kėsisoj gati nė tė njėjtėn kohė kur nė botėn islame tė mėsuarit e Aristotelit si shkollė filozofike me njė sistem tė plotė racionalist u hodh poshtė, nė Perėndim, nėpėrmjet pėrkthimeve tė veprave tė peripatetikėve lindor, si pėr shembull veprat e Farabit, Ibn Sinait si dhe veprat e andaluzianėve, e nė veēanti me veprat e Ibn Rushdit, fillon njoftimi dhe pranimi i kėsaj shkolle filozofike.

Nė tė vėrtetė, divergjencat nė mes dy civilizimeve, krishter dhe islam, pas shekullit XIV sqarohen me rolin dhe pozitėn qė kishte filozofia racionaliste nė kėtė dy civilizime. Nė Lindje me kundėrshtimin e El-Gazalit, Fahruddin er-Razit dhe tė disa tė tjerėve, forca e racionalizmit filloi tė dobėsohet, ndėrsa me tė madhe pėrgatitej hapėsira pėr pėrhapjen e doktrinave iluminacioniste tė Sunraverdit dhe pėr depėrtimin e gnostikės sė shkollės sė Ibn Arabit.

Mirėpo edhe nė Perėndim, paraqitja e shkollės racionaliste aristoteliane luajti pothuajse po tė njėjtin rol nė shkatėrrimin e platonizmit tė vjetėr augustian qė bazohej nė teoritė e iluminacionit qė mė nė fund, si rezultat i kėsaj tė shfaqen format e sekualizuara tė racionalizmit dhe tė naturalizmit, tė cilat gjatė periudhės sė renesancės e rrėnuan edhe kėshtjellėn e skolastikės mesjetare.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 21:54

JETA DHE VEPRIMTARIA E SUHRAVARDIT

Mendimtari, veprat e tė cilit nė masė tė madhe ndikuan nė ndėrrimin e filozofisė peripatetike, sidomos nė Iran, e qė ashpėr qe i sulmuar nga ana e El-Gazaliut, ishte Shihabuddin Jahja ibn Amirek el-Suhravardi, i cili mė shumė ėshtė i njohur me emrin Shejh el-ishrāq qė do tė thotė mėsues i iluminacionit, sidomos tek ata tė cilėt i kanė pranuar dhe i kanė pėrhapur madje deri mė ditėt e sotme mėsimt e shkollės sė tij.

Ai nuk pati nder qė veprat t'i pėrkthehen nė gjuhėn latine gjatė kohės sė mesjetės me ē'rast edhe mbeti gati fare i panjohur nė botėn perėndimore. Kohėve tė fundit, disa shkencėtarė e, sidomos Henri Korbeni (Hanry Corbin) i kushtoi njė sėrė studimesh Suhravardit dhe filloi t'i pėrkthejė e t'i publikojė veprat e tij.

Mirėpo Suhraverdi edhe mė tej mbetet i panjohur jashtė vendit tė vet. Kjo ndodh pėr shkak se nė shumė vepra e studime mbi filozofinė islame tė Ibn Rushdit apo nė disa punime mė tė gjata tė Ibn Hajdunit edhe mė tej ēmohen si skaje tė paarritshėm tė historisė intelektuale islame, ndėrsa shkolla e filozofisė ishraq nuk pėrmendet fare e as qė zihen ngoje nga iluminacionistėt e nga ishraqianėt tė mėvonshėm, qė jetuan pas Suhravardit.

Veē kėsaj, edhe shumica e shkencėtarėve bashkėkohorė arabė, pakistanezė e indianė e pėrsėritėn tė njėjtin gabim nė atė mėnyrė sa qė shumica prej tyre nė studimet e veta mbi historinė e filozofisė islame mė tepėr u bazuan nė veprat e orientalistėve tė rinj tė Perėndimit dhe mbesin tė painformuar mbi rėndėsinė e shkollave ishraq. Kjo mbase mund tė thuhet se ndodhi kėshtu edhe pėr shkak se kjo filozofi sė pari lindi nė Iran ku madje ėshtė e pranishme edhe sot e kėsaj dite.

Nė tė vėrtetė, reaksionet e islamit sunnij dhe shiit ndaj filozofisė deri diku janė tė ndryshme. Nė botėn sunnije, pas eliminimit tė shkollės peripatetike filozofia sikur u zhduk fare dhe nėpėr medrese mė tepėr kujdes iu kushtua logjikės. Nėpėr programet shkollore gjithnjė e mė tepėr depėrtonin doktrinat gnostike. Nė botėn shiite problemi ishte krejtėsisht i ndryshėm.

Teozofia e shkollės sė Suhraverdit gradualisht integrohej, nė njėrėn anė me filozofinė e Ibn Sinait, dhe nė anėn tjetėr me doktrinat gnostike tė Ibn Arabit - gjithnjė nė forma shiite dhe mė tė vėrtetė shėrbente si lidhje ndėrmjet filozofisė dhe gnostikės sė pastėr.

Pėr kėtė shkak, ēdo historian qė shkruan mbi jetėn intelektuale nė Iran dhe nė vendet e tjera ku hetohet ndikimi i kulturės iraniane - pėr shembull nė Indi, doktrinat ishraq u pėrhapėn madje edhe nė radhėt e sunnijėve - do tė arrijė nė pėrfundim se filozofia islame nė kuptimin e vet tė plotė nuk pėrfundon me Ibn Rushdin, sepse edhe pas vdekjes sė tij, atėherė kur nėpėr viset islame tė Lindjes fillojnė tė pėrhapen mėsimet e Suhravardit, ajo sėrish fillon.

Suhravardi u lind nė vitin 1153 nė katundin Suhravard afėr qytetit tė sotėm iranian Zanxhan. Nga ky katund kanė dalė edhe disa personalitete me famė nė botėn islame.Nė pėrkujdesin e mėsuesit Mexhduddin el-Xhili mėsimet e para i kreu nė qytetin e Meragės. Meraga ėshtė qyteti nė tė cilin disa vjet mė vonė me propozim tė Haxhe Nasiruddin Tusit mbreti mongol Hulag e ngriti observatoriumin e njohur nė botė ku i mblodhi astronomėt mė tė njohur tė asaj kohe.

Pas shkollimit fillestar,Suhravardi shkoi nė Isfahan, qė atėbotė ishte si qendėr mė e rėndėsishme shkencore nė Iran dhe aty e vazhdoi shkollimin e vet te mėsuesi Zahiruddin el-Qāri.Vlen tė pėrmendet kjo se kėtu shok tė shkollės e pati Fahruddin er-Rāzin, i cili njihet si kundėrshtar i madh i filozofisė. Kur pas njė kohe e, sidomos disa vjet pas vdekjes sė Suhravardit i bie nė dorė libri Telvihāt, e puthi atė, dhe duke e pėrkujtuar mikun e vjetėr tė shkollės, rruga e tė cilit krejtėsisht ndryshonte nga rruga e tij, qau me lot.

Meqė e kreu shkollėn formale, Suhravardi i filloi shtegėtimet e veta nėpėr Iran dhe i vizitoi e i njohu shumė shkencėtarė tė tesavufit, tė cilėt ēuditėrisht e tėrhiqnin dhe e frymėzonin. Nė tė vėrtetė, nė kėtė fazė tė jetės sė vet ai mori udhėn kah tesavufi dhe shumė ēaste i kaloi duke invokuar e duke medituar nė vetminė shpirtėrore. Udhėtimet e tij bėhen gjithnjė e mė tepėr tė largėta dhe kėshtu arrin nė Anadolli dhe nė Siri.

Bukuria natyrore e Sirisė e mahniti ėndshėm. Gjatė njė udhėtimi prej Damaskut mori udhė pėr nė Halep ku u takua me Melik Zahirin, me tė birin e Sahaluddin Ejjubit tė njohur si Saladin. Melik Zahiri, qė kishte simpati tė posaēme ndaj sufijėve dhe shkencėtarėve, u befasua me dijetarin e ri, Suhravardin, dhe e luti qė tė mbesė nė oborrin e tij nė Halep.

Suhavardi, tė cilin fort e magjepsėn peizazhet e kėsaj ane, me kėnaqėsi e pranoi festėn e Melik Zehirit dhe u vendos nė oborrin e tij nė Halep. Mirėpo, mėnyra e diskutimit tė tij e hapėt dhe stili i tij i pakujdesshėm i shprehjes sė doktrinave ezoterike para ēfarėdo lloji tė auditoriumit, pastaj intelegjenca e tij e jashtėzakonshme e cila i mundėsonte qė nėpėr debate tė ngadhnjejė mbi kundėrshtarėt e vet si dhe aftėsitė e tij nė filozofi e nė tesavuf qenė faktorė qė me tė madhe ndikuan nė paraqitjen e armiqve kundėr tij, sidomos nga rrethi i shkencėtarėve tė sė drejtės islame ('ulemā').

Mė nė fund e paditėn si tė atillė qė po pėrhap dituri qė janė nė kundėrshtim me rregullat e fesė dhe nga Melik Zahiri kėrkuan qė ta zhdukė.Kur Melik Zahiri nuk e pranoi kėtė kėrkesė tė tyre, ata iu drejtuan drejtpėrdrejtė Sahaluddinit.Kjo ishte koha kur Sahaluddini sapo ua kishte rrėmbyer Sirinė kryqtarėve dhe,pėr ta ruajtur autoritetin e vet nė Siri i duhej pėrkrahja nga ana e tė parėve fetarė, tė cilėt ishin kundėr dijetarit-filozofit tė ri.

Suhravardi u fut nė burg ku edhe vdiq mė vitin 1191.Mėnyra se si vdiq, prore, mbeti e panjohur.Kėshtu mėsuesi i iluminacionit nė moshėn e vet tridhjetėetetėvjeēare pėrjetoi tė njėjtin fat sikurse paraardhėsi i tij i famshėm sufij,Hallaxhi, fjalėt e tė cilit shpeshherė i citon nė veprat e tij.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 21:56

Pėrkundėr faktit se jetoi shkurt, Suhravardi shkroi mbi pesėdhjetė vepra nė gjuhėn arabe dhe perse prej tė cilave shumica janė tė ruajtura.Kėto vepra janė tė shkruara nė njė stil tė lartė dhe kanė njė vlerė tė madhe letrare.

Veprat e shkruara nė gjuhėn perse ēmohen si realizime kulminante tė prozės artistike, tė cilat ndikuan qė mė vonė tė paraqitet proza narrative dhe filozofike. Veprat e tij janė tė disallojshme dhe mund tė klasifikohen nė pesė kategori:

1.Katėr vepra tė mėdha didaktike e doktrinare, qė tė gjitha tė shkruara nė gjuhėn arabe. Nė kėtė tetralogji sė pari shqyrtohet filozofia peripatetike nė atė mėnyrė siē e interpreton dhe e modifikon kėtė filozofi Suhravardi. Pastaj sipas parimeve tė kėsaj filozofie flitet mbi teozofinė ishrāq. Kjo tetralogji pėrbėhet nga veprat Telvihāt (Shėnime), Muqāvemāt (Libri i kundėrshtimeve), xxxārehāt (Libri i kuvendimeve) - nė tė gjitha kėto tri vepra bėhet fjalė mbi modifikimin e filozofisė aristoteliane - dhe, libri i katėrt i kėsaj tetralogjie ėshtė kryevepra e tij Hikmetu el-ishrāk (Teozofia e ndriēimit oriental) nė tė cilėn bėhet fjalė mbi doktrinat ishraqiane.

2. Shqyrtimet e shkurta nė gjuhėn arabe dhe perse, qė nė vete ngėrthejnė po tė njėjtat probleme tė tetralogjisė sė cekur mė lart, janė tė shkruar nė njė gjuhė mė tė rėndomtė dhe nė njė formė mė tė shkurtėr. Nė kėto shqyrtime bėjnė pjesė Hejakilu en-nur (Faltoret e dritės), El-Elvahul el-imadijje (Pllakėza pėr Imaduddinin), Pertevnāme (Libri mbi dritėn), Jezdān shināht (Tė njohurit e Zotit) dhe Bustanu el-qulub (Kopshti i zemrės). Dy librat e fundit i mvishen autorėve Ajnulqudat Hamadanit dhe Sejjid Sherif el-Xhurxhanit,por megjithė kėtė mė tepėr ka gjasa qė kėta shqyrtime tė jenė tė Suhravardit.

3. Rrėfimet apo novelat simbolike dhe mistike nė tė cilat pėrshkruhet shtegėtimi i shpirtit nėpėr kozmos pėr tė arritur deri te lirimi dhe ndriēimi i tij pėrfundimtar. Tė gjitha kėto krijime janė tė shkruara nė gjuhėn perse, por disa nga ato pėrmbajnė edhe versionin arab. Kėtu bėjnė pjesė ato novela qė janė tė pėrkthyera nė gjuhėn arabe: Aqli surh (Krye engjėlli i kuq, apo fjalėpėrfjale, Intelekti i kuq), Avazi peri Xhebrail (Kėngė pėr fletėt e Xhibrilit) El-Gurbetu el-garbijje (Persekutimi perėndimor), Lugati murān (Gjuha e milingonėve), Risala fi haleti et-tufejlijje (Bisedė mbi fėmijėrinė), Ruzi ba xhemāati sufijān (Dita nė shoqėrinė e sufijėve), Risala fi el-mi'raxh (Diskutime mbi miraxhin) dhe Safiri simurg (Kėnga e Simurgut).

4. Transkriptimet, pėrkthimet dhe komentimet e punimeve tė mėhershme filozofike si dhe tė teksteve religjioze e tė shenjta. Nė gjuhėn perse e pėrktheu veprėn Risala et-tajr (Diskutime pėr zogjtė), e rikometoi veprėn tjetėr tė Ibn Sinait Ishārāt ve tenbihat (Libri i udhėzimeve dhe i paralajmėrimeve) e shkroi veprėn Risāla fi haqiqati el-'ishq (Shqyrtime pėr esencėn e dashurisė) qė bazohet nė veprėn e Ibn Sinait Risaletun fi'ishq (Shqyrtime pėr dashurinė), si dhe komentimet e disa kapitujve tė Kur'anit dhe komentimet e shumė haditheve.

5. Pėrmbledhja e lutjeve dhe e poezive religjioze tė shkruara nė gjuhėn arabe qė nė kohėn e mesjetės quheshin "libra tė orės", e tė cilat Shahruziu i quante El-vāridāt ve et-taqdisāt.
Kjo pėrmbledhje e veprave dhe komentet e tyre tė shumta qė u shkruan gjatė shtatė shekujve tė kaluar shprehin burime themelore tė informacionit mbi doktrinat e shkollės ishraq. Ky ėshtė njė thesar i patundshėm i urtėsisė, ku simbolet e shumė traditave, pėrfshirė kėtu zoroastrizmin, pitagorizmin, platonizmin dhe hermiticizmin, iu bashkangjitėn simboleve islame, sepse Suhravardi shfrytėzoi burime tė shumta dhe tė llojllojshme.

Ai nuk ngurronte qė nė mėsimet e veta t'i brendatrupėsojė elementet e ēfarėdolloji qė do t'i gjente nga traditat e huaja. Mirėpo pėr tė, si dhe pėr Ibn Arabin, universi, universi islam nė horizontet e tė cilit shihen disa simbole paraislame, ėshtė pikėrisht si ajo katedralė kozmike,tė cilėn e pėrshkruan Dantea, katedralja krishtere nė tė cilėn mund tė vėrehen disa stoli islame e aleksandriane.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 21:59

BURIMET E FILOZOFISĖ ISHRAK

Burimet prej ku Suhravardi mori elemente dhe qė i sintetizoi nė teozofinė ishraq, para sė gjithash, janė vepra tė sufijėve, sidomos vepra tė Hallaxhit dhe tė El-Gazalit.Vepra e El-Gazalit Mishkatu el-Envar (Kandili i dritės) pati ndikim direkt te Suhravardi nė konceptimin e marėdhėnieve tė dritės dhe tė imamėve.

Burim tjetėr ėshtė filozofia peripatetike islame, sidomos filozofia e Ibn Sinait tė cilėn, mė vonė Suhravardi pjesėrisht e kritikoi, por megjithatė e ēmonte si bazė tė pakapėrcyeshme pėr t'i kuptuar doktrinat ishraqe. Suhravardi gjithashtu i shfrytėzoi edhe burimet paraislame, sidomos pitagorizmin, platonizmin si dhe hermeticizmin e atij lloji qė ekzistonte nė Aleksandri e qė mė vonė nėpėrmjet tė Sabejacit nga Harrani, si njėri ndėr krijuesit mė hermetikė, u pėrhap edhe nė Lindjen e Afėrme.

Pėrpos kujdesit ndaj kėtyre burimeve greke e "mediterane" Suhravardi tregoi kujdes tė posaēėm edhe ndaj urtėsisė sė iranianėve tė vjetėr dhe u pėrpoq qė t'i ringjallė doktrinat e tyre. Ai mendimtarėt e vjetėr iranianė i konsideronte si trashėgimtarė tė drejtėpėrdrejtė tė urtėsisė qė iu shpall tė dėrguarit - Idrizit apo Unuhit, Enohi i hebrenjėve, tė cilin shkencėtarėt islam e njėjtėsojnė me Hermesin.

Nga zoroastrizmi nė veēanti e shfrytėzoi simbolizmin e dritės dhe tė territ si dhe engjėlogjinė zoroastrite prej ku mori shumė terma.Por Suhravardi qartė tregoi se nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė dualist e as qė ka pasur nė mend t'i pranojė studimet ezoterike tė zoroastrizmit. Ai u identifikua me grupin e mendimtarėve iranianė doktrinat ezoterike tė tė cilėve bazoheshin mbi tė vetmin parim hyjnor qė si traditė e fshehtė ekzistonte nė bashkėsinė zoroastrite.

Apo, siē shkruan edhe vetė Suhraverdi mbi kėtė: "Nė mesin e iranianėve tė vjetėr ekzistonte njė grup njerėzish, tė cilėt ishin si udhėheqės drejt sė vėrtetės, ndėrsa e vėrteta e tyre i shpinte nė rrugėn e drejtė. Kėta mendimtarė tė vjetėr nuk ishin si ata qė quheshin magė. Urtėsinė e tyre arsimuese e tė madhėrishme qė e vėrtetojnė pėrvojėn spirituale tė Platonit dhe tė paraardhėsve tė tij, pėr sė dyti e ringjallėm nė librin Hikmetu el-ishrāk.

Pėrkundėr kėsaj, nuk guxojmė qė tė mendojmė se Suhravardi, duke i shfrytėzuar burimet e shumta dhe tė ndryshme, krijoi ndonjė lloj tė sistemit eklektik. Suhravardi mendon se sėrish e bashkoi atė qė ai e quan el-hikmetu el-ledunijje apo Urtėsia Hyjnore dhe el-hikmetu el-atiqa apo urtėsia e vjetėr.

Ai besonte se urtėsia ėshtė universale dhe e amshueshme, philosophia perennis et universalis, se ėshtė shprehur nė forma tė ndryshme tek indianėt, iranianėt, babilonasėt dhe tek egjiptasit, madje, edhe te grekėt deri nė kohėn e Aristotelit. Pėr Suhravardin Aristoteli nuk e pėrfaqėsonte fillimin e filozofisė greke, por fundin e saj. Ai, sipas Suhravardit, i dha fund kėsaj tradite nė atė mėnyrė qė duke e vėnė atė nė kufijtė e aspekteve racionalsite.

Koncepti i Suhravardit mbi historinė e filozofisė ėshtė tejet interesant, sepse e ndriēon aspektin themelor tė urtėsisė ishrak.Sipas mendimeve tė Suhravardit si dhe tė shumė autorėve tė tjerė tė mesjetės, urtėsinė apo teozofinė Zoti ia shpalli njeriut pėrmes tė tė dėrguarit, Idrizit, apo Hermesit qė, nė Lindje si dhe nėpėr disa shkolla tė Perėndimit, gjatė tėrė mesjetės u mbajt si themelues i filozofisė dhe i urtisė.

Pastaj, kjo urti u nda nė dy degė prej tė cilave njėra arriti nė Iran, ndėrsa tjetra nė Egjipt, respektivisht, prej Egjiptit kaloi nė Greqi dhe prej Greqisė dhe Iranit depėroi nė mbarė civilizimin islam. Me kėtė Suhravardi mendon se paraardhėsit e tij mė tė ngushtė nė botėn islame nuk ishin filozofė gjithaq tė njohur se sa sufijėt.

Ai nė njė vepėr tė vet e pėrshkruan ėndrrėn ku u takua me autorin e Teologjisė sė Aristotelit, - autor tė sė cilės e quan Aristotelin, ndėrsa nė tė vėrtetė ėshtė Plotini - dhe e pyet se a mund qė peripatetikėt, siē janė El-Farabi e Ibn Sina, tė merren si filozofė tė vėrtetė tė botės islame. Aristoteli i pėrgjigjet: "Nuk janė ata filozofė as aq sa njė pėr njėmijė tė tejrė. Filozofė tė vėrtetė janė sufijėt Bistamiu dhe Tusteriu."
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 22:02

Paraqitja e Suhravardit pėr bartjen e urtėsisė universale nėpėrmjet tė shumė mendimtarėve famėlartė (prej tė cilėve disa janė mendimtarė e mbretėr mitikė iranianė) shkurtimisht mund tė shprehet kėshtu:
Hermesi
Agatodemoni (Set)
Asklepiu (Eskulapi)
Proklerikal iranian
Pitagora Kejumersi
Empedokli Feriduni
Platoni (dhe neoplatonistėt) Kej Husrevi
Zunnun el-isriu Ebu Jezid el-Bistamiu
Ebu Sehl et-Tusteriu Mesur el-Hallaxhi
Ebu el-Hasan el-Harreqani
Suhravardi
Siē shihet, mėsuesi i filozofisė ishraq mban veten si pikė fokusi, ku pėr sė dyti herė bashkohen dy tradita tė urtisė tė cilat rrjedhin nga njė i vetmi burim kryesor, pėr kėtė shkak ai mendonte qė ta sintetizojė urtinė e Zoroastrit dhe atė tė Platonit ashtu siē u pėrpoq ta bėjė Plethon Gemistos tre shekuj mė vonė nė civilizimin bizantin ndonėse ndikimet e mėvonshme tė kėtyre dy personaliteteve ishin krejtėsisht tė ndryshme.

RĖNDĖSIA E ISHRAKES

Historianėt dhe filozofėt islam nuk pajtohen nė pėrkufizimin e rėndėsisė sė shkencės ishrak ashtu siē e pėrkufizon Suhravardi,si sintezė tė dy traditave tė njė urtie.El-Xhurxhani nė librin e vet tė njohur Ta'rifāt apo Definicione i quan filozofė ishrakė "filozofėt, mėsues i tė cilėve ishte Platoni", ndėrsa Abdurrezzaq el-Kāshāni nė komentin e vet mbi veprėn e Ibn Arabit Fusus el-Hikem (Xhevahirėt e diturisė) i quan si pasardhės tė Setit (Shitit), i cili, sipas burimeve islame, ka qenė themelues i organizatės sė esnafėve dhe prej tė cilit ka rrjedhur nsima e organizimit tė esnafėve qė kanė pasur lidhje tė afėrta me hermeticizmin.

Ibn Vehshijjei, me sa dihet, ėshtė autor i parė nė botėn islame qė e pėrdori shprehjen ishrāqi. Sipas tij ishraqianėt kanė qenė shtresė e klerikėve egjiptas tė cilėt ishin fėmijė tė motrės sė Hermesit.

Nga kėto pėrkufizime shohim se tė gjithė tė interesuarit e kėtij problemi urtinė ishrak e lidhin me kohėn para Aristotelit,pra, me periudhėn kur filozofia ende nuk ishte racionale dhe kur intuita intelektuale ende ishte mjet, par excellence, pėr njohje. Edhe vetė Suhravardi gjatė shqyrtimit tė filozofisė ishrak sikur e pėrfaqėson kėtė pėrkufizim kur thotė: "Edhe pse para kėtij libri i shkrova disa shqyrtime tė shkurtra pėr filozofinė e Aristotelit, ky libėr dallohet prej tyre dhe e ka metodėn e vet tė veēantė.

Mbarė materiali i librit nuk doli vetėm si rezultat i tė menduarit e i meditimeve, por nė gatuarjen e tė tij rol tė rėndėsishėm luajtėn edhe intuita intelektuale, kontempalcioni dhe praktika asketike. Meqė shprehjet tona nuk dolėn nga demonstrimet racionale, por nėpėrmjet tė vizionit tė brendshėm dhe tė kontemplacionit, prandaj nuk tė shkatėrrohen me dyshime e me prova tė skeptikėve.

Cilido qė ec rrugės kah e Vėrteta, ai nė atė rrugė ėshtė miku im dhe ndihmėtar. Qėndrimi i mėsuesit tė filozofisė dhe tė imamit tė urtisė, pra tė Platonit hyjnor, ishte i tillė dhe, mendimtarėt qė i paraprinė Platonit, siē ėshtė pėr shembull, babai i filozofisė Hermesi, ecėn tė njėjtės rrugė. Ashtu sikundėr qė mendimtarėt e vjetėr, pėr shkak tė mosdies sė shtresimeve mė tė gjėra, i shprehnin rrėfimet e veta me anė tė simboleve, gjėrat qė u shkruan kundėr tyre i pėrkasin vetėm mendimit tė jashtėm tė rrėfimeve tė tyre, e jo intencave tė vėrteta tė atyre rrėfimeve.

Edhe urtia ishraq qė bazohet nė dy parime, nė parimin e dritės dhe nė atė tė errėsirės,ka qenė brenda atyre simboleve tė fshehta e sekrete, ashtu sikundėr e interpretuan mendimtarėt iranianė siē janė Xhamaspi, Fershādshuri dhe Buzurxhimihri."
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 22:04

KATEGORITĖ E ATYRE QĖ DINĖ

Nga fjalėt e citura tė Suhravardit del se urtia ishraq bazohet nė argumentimin diskursiv dhe nė intuitėn intelektuale. Sė pari ajo arrihet nėpėrmjet tė edukimit tė aftėsive intelektuale dhe pastaj me spastrimin e shpirtit.

Nė tė vėrtetė, Suhravardi ata qė shtegėtojnė pas sė vėrtetės i klasifikon nė katėr kategori, duke i bazuar nė ato kritere se cilat prej kėtyre dy aftėsive janė zhvilluar apo, nė ē'masė dhe te cilėt janė tė zhvilluara qė tė dyja. Ky klasifikim duket kėshtu:

1. Ata qė sapo kanė filluar ta ndjejnė etjen pėr dituri dhe kanė marrė udhė kah ajo.

2. Ata qė kanė arritur njohuri formale dhe janė pėsosur nė filozofinė diskursive, por qė janė tė paudhėzuar nė gnozė.Suhravardi nė kėtė kategori i radhiti El-Farabin dhe Ibn Sinain.

3. Ata qė fare nuk i kanė kushtuar vėmendje formave diskursive tė diturisė, por sikur Hallaxhi dhe Tusteriu e kanė spastruar shpirtin dhe kanė pėrfituar intuitė intelektualė dhe ndriēim tė brendshėm.

4. Ata qė e kanė pėrkryer filozofinė diskursive dhe e kanė arritur ndriēimin apo gnozėn. Suhravardi kėta i quan hakim muteellih - pra qė do tė thotė teozofė - dhe nė mesin e tyre i numėron Pitagorėn, Platonin, ndėrsa nė botėn islame veten.

Mbi kėto kategori qėndron hierarkia e qenieve shpirtėrore nė krye tė sė cilave gjendet Poli (qutb) apo imami nė emėr tė sė cilit tė gjithė anėtarėt e tjerė tė rendit shpirtėror veprojnė si pėrfaqėsues tė tij. Kėto qenie shpirtėrore janė mjete pėrmes tė cilėve shpirtrat njerėzore ndriēohen dhe nė fund bashkohen me Polin e vet (qutbin), me pikėn e fundme.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 22:07

URTĖSIA ISHRAK DHE DOKTRINAT E SAJ THEMELORE

Pėr t'u kuptuar parimet themelore tė urtėsisė ishraq dhe tė shkollės sė saj si burim mė i mirė shėrben vepra e Suhravardit Hikmet el-ishraq, pėrmbajtjen e sė cilės kėtu do ta analizojmė shkurtimisht.

Kjo vepėr qė pėr nga stili letrar bie nė radhėn e veprave mė kulminante tė zhanrit tė vet, u shkrua mė vitin 1186, nė kohėzgjatje prej disa muajsh dhe,sipas dėshmimit tė autorit, Suhravardit,pėr kėtė vepėr frymėzimin e mori prej Shpirtit tė vet (Ruh el-qudus) nė momentin kur tė gjithė shtatė planetet u bashkuan nė Llozin e hyllėsuar.

Stili i shkrimit tregon pėr atė se njė pjesė e veprės ėshtė e shkruar shumė shpejt, spontanisht dhe e nxjerr nė pah talentin e tij letrar, bukurinė dhe rrjedhshmėrinė e autorit qė e ka pasur si nė gjuhėn arabe, po ashtu edhe nė atė perse nė tė cilat edhe i shkroi veprat e veta.

Suhravardi nė veprėn Hikmet el-ishraq nuk e pėrmban atė ndarje tradicionale tė ndarjes sė librave nė logjikė,metafizikė,fizikė dhe matematikė-ndonėse herė pas here matematika ėshtė lėnė pasdore - siē vėrehet kjo te shumica e teksteve tjera tė shkruara nė gjuhėn arabe pėr shembull nė veprėn Esh-Shifa' dhe nė Nexhat Ibn Sinait si dhe nė tri veprat mė tė mėdha didaktike tė Suhraverdit.

Kjo kryevepėr mbi urtinė ishraq pėrbėhet prej parathėnies dhe prej dy pjesėve. Shqyrtimi fillon me logjikėn, ndėrsa pėrfundon me bashkimin shpirtėror dhe me ekstazėn. Drita e dritės dhe ontologjia

Sipas mėsimeve tė Suhravardit tė gjitha vėrtetėsitė janė vetėm manifestim i dritės me intensitet tė ndryshėm.Vėrtetėsia nuk ka nevojė qė tė pėrkufizohet, sepse sipas ligjeve me objektet e dritės, ēdoherė pėrkufizohen qartė gjėrat e paqarta e tė errėta,ndėrsa nga drita nuk ka gjė mė tė qartė e mė tė ndritshme,prandaj sipas kėsaj drita nė asnjė mėnyrė nuk mund tė pėrkufizohet. Nė tė vėrtetė, tė gjitha gjėrat ndriēohen pėrmes dritės,andaj edhe mund tė pėrkufizohen me anė tė saj.

Drita e pastėr qė Suhravardi e quan Drita e dritės (Nur el-envar) ėshtė esencė hyjnore, drita e sė cilės pėr shkak tė intenstitetit tė vet ėshtė verbuese.Drita mė e fortė ėshtė burim i tė gjitha ekzistencave, sepse universumi me tė gjitha llojet e vėrtetėsisė sė vet nuk ėshtė asgjė tjetėr, veēse shkallėzim i nduarnduarshėm i dritės dhe i errėsirės.Apo ta citojmė shkrimin e vetė Suhraverdit: "Esenca e Dritės sė parė absolute, Zoti, rrezaton me ndriēim konstant, me ē'rast e manifeston dhe e shpėrndan ekzistencėn e tė gjtiha gjėrave, duke u dhėnė jetė me rrezet e veta. Ēdo gjė nė kėtė botė ėshtė lindur nga drita e esencės sė Tij dhe ēdo bukuri e pėr sosshmėri ėshtė dhuratė e mėshirės sė Tij dhe afrimi i plotė te kjo Dritė paraqet shpėtim.".

Sipas kėsaj, statusi ontologjik i cilėsdo qoftė qenie varet nga shkalla e afrimit tė saj kah Drita e Madhėrishme dhe nga shkalla e ndriēueshmėrisė sė vet. Suhravardi rrėfen pėr disa mėnyra dhe drejtime se si mund tė dallohen zonat e llojllojshme tė universit.Pėr shembull, dikush mund t'i vėrejė gjėrat varėsisht se a janė ato tė ndritshme apo tė errėta.

Nėse janė tė ndritshme ai shkėlqim ose ėshtė nė vetė ato, jeton nga vetė ato, me ē'rast quhet dritė e pastėr(nur-i muxherred) ose janė tė varshme nga diēka tjetėr jashtė tyre, ndriēimin e marrin nga burimet e tjera me ē'rast quhet dritė aksidentale (nur-i 'aredi). Nė tė njėjtėn mėnyrė edhe errėsira, ose ekzsiton vetė dhe e merr emrin errėsirė (gasak), ose ekzistimi i saj varet nga diēka tjetėr jashtė saj, me ē'rast quhet formė (hej'e).

Suhravardi qenien e ndan edhe pėr nga gjykimi dhe informimi i saj. Njė qenie mund tė jetė pėr vete e vetėdijshme apo jo e vetėdijshme. Nėse ėshtė e vetėdijshme pėr vetėveten, kjo vetėdije ose buron nga vetė ajo, siē ėshtė rasti te Drita e Madhėrishme apo te Zoti, te melektė, te shpirtėrat e njerėzve dhe te arketipėt, ose ndriēimi i saj varet nga diēka tjetėr jashtė saj, siē ėshtė rasti, pėr shembull, te yjet apo te zjarri.

Nė tė njėjtėn mėnyrė nėse njė qenie nuk ėshtė e vetėdijshme pėr vete, ajo ose ekziston nga vetvetja dhe bėhet errėsirė, siē janė trupat nė natyrė, ose ekzistimi i saj varet nga diēka tjetėr jashtė saj, siē ėshtė rasti, pėr shembull, me ngjyrėn dhe aromėn. Nė kėtė mėnyrė shkallėzimet e nduarduarshme nė zinxhirin e universit nisin e dallohen njėri prej tjetrit. Prandaj, kriteri pėr dallimin e shkallės sė vėrtetėsisė ėshtė shkalla e ndriēimit qė e ka secila qenie, e kjo dritė nė tė vėrtetė ėshtė dituri dhe vetėdije.

Universi, pra, del prej Dritės sė Madhėrishme pa ndonjė vazhdimėsi substaciale dhe materiale nė mes tyre. Pėrveē kėsaj, Drita e dritės e ka zėvendėsen e vet dhe simbolin e drejtėpėrdrejtė nė tė gjitha lėmenjtė e vėrtetėsisė, pėr shembull diellin nė qiell, flakėn mes elementeve dhe dritėn e lartėsuar nė shpirtin e njeriut (en-nur el-isfehbudi), kėshtu qė gjithkund manifestohen shenjat e Tij dhe vazhdimisht e vėrtetojnė praninė e Tij.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 22:10

Melektė (Engjujt)

Shkenca mbi melektė apo engjėllogjia, e cila merret me hierarkinė e gjėrė apo me substancat e melekėve qė gjenden nė mes kėsaj bote tė hijes dhe botės sė Dritės sė Madhėrishme, e pėrbėjnė pjesėn qendrore tė filozofisė ishrak.

Meleku njėkohėsisht e ruan dhe e mbron kėtė botė, meleku ėshtė mjet i njohjes dhe diēka qė njeriu pėrpiqet tė bėhet dhe pėr ē'gjė lakmon nė jetėn e vet tė kėsaj bote.Gjatė pėrshkrimeve tė llojeve tė ndryshme tė melekėve Suhravardi me tė madhe u bazua nė engjėlogjinė mazdeiste dhe shėrbehet me terminologjinė e saj,e cila edhe sot e kėsaj dite ruhet nė kalendarin iranian qė t'u jepen emra ndriēimeve tė nduarduarta.

Gjithashtu nė lidhje me melektė ai e pėrdor edhe terminologjinė tradicionale islame qė del nga tekstet e Kur'anit.Bukuria dhe epėrsia e melekve janė ato qė mė sė shumti shkėlqejnė nė kozmosin ishraq dhe qė ia spėrkasin tė pamurit atij qė pėrpiqet pėr ta parė atė.

Suhravardi, pėrkundėr El-Farabiut dhe Ibn Sinait, nuk e pėrkufizon numrin e melekėve sipas qiejve tė dukshėm, dmth. sipas numrit tė qiejve qė duken, e as qė e kufizonin rrethin e lirisė sė tyre nė tri aspekte tė intelektit,siē pėrpiqen kėtė ta bėjnė peripatetikėt.Nė tė vėrtetė, ai i kritikon paraardhėsit e vet tė cilėt nė kėtė mėnyrė e kufizon vargun e melekėve.

Sipas Suhravardit numri i melekėve nuk ėshtė i barabartė me numrin dhjetė tė qiejve tė astronomisė spirituale, porse ėshtė i barabartė me numrin e yjeve tė palėvizshėm, qė do tė thotė se, pėr ne praktikisht ėshtė i pacaktuar dhe jashtė ēdo mundėsie pėr ta caktuar atė numėr.

Edhe mėnyrat sesi melektė e fitojnė ndriēimin e Zotit dhe se si bėhen tė iluminuar (tė ndritshėm) nuk janė tė kufizuar nga asnjė shembull i paraqitur mė parė. Suhravardi hierarkinė apo rrethin e melekėve e vrojton pėr nga gjatėsia (tuli) dhe pėr nga gjerėsia ('ardi). Nė maje tė rrethit longitudinal gjenden melektė e zgjedhur nė mesin e tė cilėve mė i lartėsuar ėshtė Behmeni(Vohumeni mezdeistik) qė madje quhet edhe si dritė mė e lartė (nur el-a'zam)apo drita mė e afėrt (nur el-aqreb).

Ky engjėll mė i lartėsuar e sjell nė ekzistencė melekun e mbrojtur tė rangut mė tė ulėt. Tani ky engjėll mė i ulėt e merr ndriēimin nga kryeengjėlli ngjashėm sikur nga Drita e dritės. Ky ndriēim bartet nė linjė te secili me radhė edhe atė derisa vargu vertikal apo longitudinal tė bėhet i pėrsosur, anėtarėt e tė cilit secili nė vete quhet dritė ngadhnjimtare (nur el-qahir).

Ky varg ndryshe quhet edhe si botė e nėnave (ummehat),,pėr shkak se tė gjitha gjėrat nė univers lindin nga ai dhe, anėtarėt e tij gjenden nė aso raportesh saqė ēdo melek i zgjedhur, i sipėrm, gjendet nė pozitėn e dominimit mbi melekun e zgjedhur tė poshtėm, ndėrsa raporti i melekut tė zgjedhur tė poshtėm ndaj melekut tė zgjedhur tė sipėrm bazohet nė dashurinė (mehabbe) e tė poshtimit ndaj mė tė sipėrmit.

Ndėrsa ēdo dritė ėshtė si njė istėm apo purgatorium nė mes dy sitave, tė poshtmes dhe tė sipėrmes.Ky istėm sillet si njė perde, e cila njėkohėsisht edhe e fsheh edhe e zbulon dritėn e shkallės sė sipėrme - e fsheh derisa nuk bartet nė intensitetin e vet tė plotė, ndėrsa e zbulon qė njė pjesė e caktuar e rrezatimit tė depėrtojė e t'ia mundėsojė anėtarit tė mėposhtėm tė vargut tė hyjė nė ekzistencė.

Nga ana mashkullore e kėtij vargu tė lartė - qė ėshtė dominante dhe aspekt kontemplativ i kėtij vargu tė melekėve - rrjedh vargu tjetėr latitudinal i melekėve qė i pėrgjigjet botės sė prototipėve apo tė ideve platonike. Anėtarėt e kėtij vargu nuk rrinė njėri mbi tjetrin, siē ėshtė kjo te vargu longitudinal, porse rrinė bashkė njėri pranė tjetrit.

Ēdo gjė nė kėtė botė tė dukeshme ėshtė teurgji (talisman) apo ikonė (sanem) e njėrit nga kėta prototipa dhe ėshtė e dhuruar me njė ndikim tė posaēėm engjėllor tė prototipit, dhe pėr kėtė shkak Suhravardi kėta prototipa i quan lloj tė zotėrinjve (erbab el-enva') apo zotėrinj tė teurgjisė (erbab el-tilism), sepse ēdo njėri nga kėto prototipa sundon njė grup tė caktuar, pėr tė cilin grup ai prototip ėshtė prototip qiellor apo ide platonike.

Pėr t'i emėrtuar prototipat e llojeve tė ndryshėm, Suhravardi me tė madhe i shfrytėzoi emrat e imshaspendėve mazdeistikė - amesha spenta - (virtyt i pavdekshėm). Pėr shembull idenė, prototipin e ujit e quajti Hurdad, tė mineraleve Shehriver, tė florės Murdad dhe tė zjarrit Urdibihisht. Kėshtu tė gjitha kėto sende janė nėn pronėsinė dhe mbikėqyrjen e njėrit nga vargu latitudinal qė paraqitet si teurgji e tij.Kėsisoj Suhravardi i njėjtėson idetė platonike me fuqitė e veēanta tė Ahuramezdit nė zoroastrizėm.

Vargjet e melekėve qė janė shqyrtuar deri mė tani edhe mė tej janė jashtė kozmosit tė dukshėm. Porse tash prej aspektit femėror tė vargut longitudinal tė melekėve tė zgjedhur, i dhėnė pas formės sė dashurisė dhe receptivitetit ndaj iluminacionit dhe shkėlqimit, paraqiten yjet e palėvizshėm, ndėrsa pėrmes tyre edhe qiejt e tjerė astronomikė.

Sipas kėsaj qiej tė dukshėm janė "materializimet" e substancave tė melekėve. Nė tė vėrtetė, kėta mund tė shihen si kristalizim tė atij aspekti tė melekėve tė zgjedhur,i cili ėshtė ipaqenė ose i privuar apo i shmangur nga Drita e dritės e cila ėshtė e vetmja qė mund tė merret si vėrtetėsi absolute dhe,prandaj ėshtė edhe pa kurrfarė vetie.

Mė nė fund nga vargu latitudinal i melekėve lind njė radhė e mesme e melekėve anėtarėt e sė cilės si zėvendės tė anėtarėve tė vargut tė parė panda i sundojnė llojet. Anėtarėt e kėtij rendi tė mesėm quhen dritė qė udhėheqin (el-envar el-mudebbire),ndėrsa herėpashere edhe drita tė lartėsuara el-envar el-isfehbudije).

Emri i fundit mė tepėr i pėrket atyre melekėve qė i udhėheqin shpirtėrat e njerėzve. Kėta melekė nėpėrmjet dashurisė e lėvizin gjithėsinė dhe i ruajnė tė gjitha krijesat nė tokė, pėrfshirė kėtu mineralet, florėn, faunėn dhe njerėzit.

Te njeriu, nė qendėr tė ēdo shpirti ekziston njė dritė e lartėsuar e cila i udhėheq tė gjitha punėt e njerėzve.Xhibrili ēmohet si melek pėr tė gjithė llojet e njerėzve,ai ėshtė prototip, ide e gjinisė njerėzore (rrabu en-nevi'el-insani), dhe Suhravardi e krahason me Shpirtin e Shenjtė, me shpirtin e tė Dėrguarit, Muhammedit, paqja qoftė me tė, pra, me pėrhapėsin e Shpalljes.Suhravardi mendon se Xhibrili ėshtė shpėrndarėsi mė i madh i tė gjitha njohurive.

Pėrveē kėtij meleku, kėtij mbrojtėsi tė mbarė gjinisė njerėzore, ēdo njeri e ka edhe nga njė melek personal tė vetin, njė mbrojtės qė rron nė botėn e melekėve. Suhravardi mendon se ēdo shpirt para se tė lėshohet nė trup e ka pasur ekzistencėn e vet tė mėparshme nė hapėsirėn meleke.

Para se tė hyjė shpirti nė trup, apo thelbi i tij i brendshėm qė ėshtė i pavdekshėm, ndahet nė dy pjesė prej sė cilave njėra mbetet nė qiell, ndėrsa tjetra bie nė burg apo nė "kėshtjellė" tė trupit. Pėr kėtė shkak shpirti i njeriut, prore, ėshtė i pafat nė kėtė botė, nė realitet vuan pėr pjesėn e vet, pėr alter egon e vet hyjnore dhe, do tė jetė i kėnaqur dhe fatlum vetėm atėherė, kur do tė bashkohet me gjysmėmmelekun e vet tė mbetur lart dhe kur do tė arrijė sėrish nė vendmbanimin e vet qiellor.

Nė kėtė mėnyrė entelekia njerėzore ėshtė pėr atė qė pėrsėri tė bashkohet me Unin e vet shpirtėror, me prototipin e vet prej meleku qė ėshtė Uni i tij i vėrtetė, qė ai duhet ta ketė qė tė mund tė ekzistojė, madje, ai duhet tė bėhet i tillė siē nė tė vėrtetė duhet tė jetė dhe nuk do tė mund ta arrijė paqen e as qė do tė pushojė sė kėrkuari, si fėmijė i humbur, nėpėr labirinthin e dendur kozmik derisa sėrish nuk do tė bashkohet me melekun mbikėqyrės qė ėshtė Uni i tij i vėrtetė.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 22:13

Fizika dhe psikologjia

Me qė e mbaroi shqyrtimin e botės sė melekėve Suhravardi e pėrshkruan edhe botėn e trupit dhe tė shpirtit,respektivisht, tė fizikės dhe tė psikologjisė. Fizika e Suhravardit, siē ėshtė pritur,bazohet nė dritė,e jo tė teorinė e formės dhe tė materies sė Aristotelit, tė cilėn Suhravardi e hodhi poshtė.

Tė gjitha trupat janė shkallė tė ndryshme tė dritės dhe tė hijes dhe, studimi i fizikės do tė thotė studimi i dritės intensiteti i sė cilės ėshtė i zvogėluar e i lehtėsuar pėrmes hijes sė botės materiale. Suhravardi trupat i ndan nė tri kategori: trupat qė e mbyllin rrugėn e ndriēimit dhe e pengojnė depėrtimin e dritės, trupat qė ndaj dritės janė tė tejdukshėm dhe qė nuk e pengojnė depėrtimin e saj dhe, trupat qė ia mundėsojnė dritės tė jetė e llojllojshme dhe nė kėtė mėnyrė edhe vetė ato tė ndahen nė disa lloje.

Nė kėtė mėnyrė gjithėsia nė gjendje tė shėndritshme bie nė kategorinė e dytė, toka nė tė parėn, uji nė gjendje tė vet normale nė tė dytėn, ndėrsa rrezja nė kategorinė e tretė qė pėrbėhet prej disa llojeve. Sa i pėrket zjarrit qė ėshtė element i katėrt nė radhėn e elementeve tradicionale, Suhravardi nuk mendon se ėshtė element tokėsor, ashtu siē janė tė tjerat, porse qė ėshtė njė lloj drite nė rrethin tokėsor.

Nė bazė tė kėsaj Suhravardi flet mbi dukuritė e ndryshme fizike, sidomos mbi ato meteorologjike, me ē'rast e ndjek skemėn e pėrgjithshme tė peripatetikėve, por me theksa tė tjerė. Pėr shembull, edhe pse e pranon teorinė mbi avullin dhe avullimin, ai e thekson rėndėsinė e dritės nė tė gjitha dukuritė dhe ndėrrimet meteorologjika; respektivisht, mbarė fizika e Shuravardit zė fill duke u bazuar nė studimin e trupit si istėm, rrypinė dheu, nė mes shkallėzimeve tė ndryshme tė dritės qė reflektohet dhe shfaqet nė shkallė tė ndryshme.Trupat janė nėn komandė tė qiejve, shpirtėrat nėn komandė tė kategorive tė ndryshme tė melekėve,ndėrsa melekėt nėn komandėn e Dritės qė mbretėron nė mbarė universin.

Nga pėrzierja e njėrit element me tjetrin krijohen tri mbretėri ku ēdo anėtar i tyre ėshtė teurgji e melekut tė posaēėm. Pėr shembull, nė mbretėrinė e mineraleve ari dhe gurėt e ēmuar kanė shkėlqim tė posaēėm dhe ndikojnė nė shpirt tė njeriut nė atė mėnyrė qė t'ia sigurojnė gėzimin dhe fatin, sepse shkėlqimi i tyre ėshtė i njėjtė me atė shkėlqim qė ekziston nė shpirt tė njeriut. Nė tė njėjtėn mėnyrė ndriēimi engjėllor mbisundon edhe te bimėt dhe te shtazėt dhe ajo udhėheq me tė gjitha llojet e funksioneve tė tyre.

Suhravardi,kur i pėrmend aftėsitė e llojeve tė bimėve dhe tė kafshėve,bazohet nė skemėn e Ibn Sinait dhe nė peripatetikėt e tjerė.Shpirti bimor, sipas mėsuesit tė filozofisė ishraq, ka tri aftėsi themelore: aftėsinė pėr tė marrė ushqim, aftėsinė pėr t'u rritur dhe me atė pėr tė reprodukuar. Vetėmse aftėsia pėr tė marrė ushqim pėrbėhet prej katėr aftėsive:aftėsia pėr ta tėrhequr, pėr ta mabjtur, pėr ta bluar dhe aftėsia pėr ta kthyer.

Shpirti shtazor, pėrveē kėtyre aftėsive, e ke edhe atė aftėsi pėr tė lėvizur, e cila bazohet nė gjakime, tė idhura e tė dashura, qė janė karakteristika tė veēanta tė shpirtit animal. Tė gjitha kėto aftėsi tė shpirtit bimor e animal janė vetėm lloje tė dritės engjėllor tė pranishėm nė ēdo gjė funksionet e tė cilave duhet tė jenė tė kuptueshme me anė tė lidhshmėrisė sė tyre me dritėn.

Njeriu qė ėshtė lloj i kafshės mė tė pėrsosur, pėrpos aftėsive tė theksuara dhe pesė shqisave tė jashtme qė janė tė ngjashme me ato tė shumė kafshėve, ka edhe pesė shqisa tė brendshme, tė cilat i pranojnė dhe i pėrcjellin pėrshtypjet nga bota e jashtme deri te drita lartėsuar e cila gjendet brenda njeriut.

Kėto pesė shqisa Suhravardi i emėrtoi si: sonsur communis (ndijimet e pėbashkėta), shqisa e tė shfaqurit (fantazia), shqisa e tė konceptuarit, shqisa e tė imagjinuarit dhe shqisa e momories. Shpirti racional (en-nefs en-natiqa) qė nė tė vėrtetė ėshtė i njėjtė sikurse drita e lartėsuar (en-nur el-isfehbudi) qėndron si kurorė mbi kėto shqisa.

Vetė ai shpirt ėshtė xixė e shkėlqimit engjėllor qė i mbyllur nė errėsirėn e trupit shpeshherė e harron vendbanimin e vet parėsor.Suhravardi dhe filozofėt ishraqė nuk janė gjithaq tė interesuar qė t'i pėrmendin aftėsitė psikologjike tė shpirtit,por vazhdimisht u pėrpoqėn pėr ta treguar njė gjendje nė tė cilėn ka rėnė shpirti dhe,i cili pėrgjatė kujtimeve dhe kujtesave sėrish duhet ta pėrkujtojė dhe ta gjejė vendbanimin e vet fillestare.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 22:18

Eshatologjia dhe bashkimi shpirtėror

Pjesa e fundit e veprės Hikmet el-ishraq merret me shqyrtimin e bashkimit shpirtėror dhe me gjendjen e shpirtit pas vdekjes.Suhravardi kėtu me theks tė posaēėm flet mbi mėnyrėn se si mund tė lirohet shpirti nga rrathėt e vet materialė nė tė cilat gjendet derisa ėshtė nė trup dhe si mund tė shfrytėzohet pėrmes iluminimit tė ndriēimit engjėllor.

Ky duhet tė jetė caku i ēdo njėrit, sepse ēdo shpirt, pavarėsisht se nė cilėn shkallė tė pėrsoshmėrisė gjendet, pėr ēdo ēast tė jetės sė vet ec kah Drita Supreme, ndonėse as vetė nuk ėshtė i vetėdijshėm pėr kėtė qėllim drejt tė cilit hapėron.

Gėzimi dhe lumturia vijnė nga iluminimi i ndriēimit qiellor dhe. nė tė vėrtetė nė kėtė aspekt Suhravardi shkon aq larg sa qė vėrteton se njeriu i cili nuk e ka pėrjetuar gėzimin e iluminimit nga ndriēimi ngadhnjitmar ai nuk e di se ēka do tė thotė gėzim, madje as qė e di se ēka nė tė vėrtetė ėshtė gėzimi.Tė gjitha gėzimet pjesore dhe kalimtare nė kėtė botė janė vetėm refleksione tė gėzimit qė rrjedh nga iluminimi dhe nga njohja.

Gjendja e shpirtit pas vdekjes varet nga shkalla e pastėrtisė dhe e diturive qė i ka arritur gjatė jetės nė kėtė botė. Sipas kėtij parimi tė diferencimit ekzsitojnė tre lloj njerėzish: Ata qė nė jetėn e kėsaj bote deri-diku e kanė arritur pastėrtinė (su'ada- tė lumtur) ata shpirtėrat e tė cilėve janė errėsuar nga e keqja dhe nga mosdituria (eshkija - fatkeq) dhe nė fund ata qė qysh gjatė jetės sė kėsaj bote e kanė arritur shkėlqimin dhe iluminimin, e kėta jan mendimtarėt apo teozofėt (mute'ellihun - teozofėt).

Shpirtėrat e njerėzve qė bien nė grupin e parė pas vdekjes arrijnė deri nė botėn e prototipit (idesė) ku dėfrehen me zėra, shije e aroma tė cilat nė kėtė botė kanė qenė vetėm si hije. Grupi i dytė shkon nė botėn e pezullimeve,nė labirinthin e imagjinatave kozmike botė kjo e tė kėqiave dhe e demonėve. Dhe nė fund shpirtėrat e gnostikėve dhe tė shenjtėrve, pas braktisjes sė trupave ngrihen madej mbi botėn e melekėve dhe jetojnė nė lumturi, e cila arrihet falė afėrsisė me Dritėn Supreme.

Gjendja e shpirtit pas vdekjes, vuan apo jeton nė lumturi, kjo varet nga pastėrtia dhe pėrsosshmėria e tij, respektivisht nga ajo se sa ia ka arritur qė t'i pėrmbushė mundėsitė e veta nėpėrmjet tė konceptimeve dhe tė diturive. Shpirti qė ėshtė i pastėr e i pėrsosur, apo sė paku, qė e ka njėrėn nga kėto cilėsi, nuk vuan gjithaq pėr atė se jeton i ndarė nga kjo botė.Vetėm shpirti i papastėr dhe i pakompletuar vuan prore pėr shkak tė ndarjes nga kjo botė.

Mėsuesi i filozofisė ishraq, sipas kėsaj, kėshillon nė atė qė njeriu duhet tė jetė i vetėdishėm pėr ēastet e ēmueshėm tė kėsaj jete tė cilat duhet t'i kalojė nė spastrimin e shpirtit tė vet dhe kėshtu tė bėhet si melek dhe ta arrijė ngjashmėrinė me prototipin e vet hyjnor.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 22:21

RĖNDĖSIA E RRĖFIMEVE VIZIONARE

Analiza e doktrinave fillestare tė teozofisė ishraq, shikuar sipas doktrinave tė theksuara nė librin Hikmet el-ishraq, e ndriēon aspektin didaktik tė veprave tė Suhravardit nė tė cilat nė mėnyrė tė paanshme ėshtė formuluar e vėrteta metafizike. Por qė tė arrihet vizioni i tėrėsishėm i porosive tė Suhravardit qė tė jenė plotėsisht tė kapshme veprat e tij, ėshtė i patjetėrsueshėm edhe studimi i rrėfimeve tė tij vizionare.

Ato janė traktate tė shkurtra simbolike e mistike, ku sidomos pėrvojat spirituale shprehen me anė tė gjuhės sė pastėr simbolike, nė tė cilėt vetė simboli ėshtė aspekt integral i vizoneve. Nė kėto rrėfime tė shkurtėra qė nė shumė gjėra i pėrngjajnė rrėfimeve simbolike mesjetare, siē ėshtė, pėr shembull pėrshėndetja pėr Parsifalin, nuk hetohet pėrpjekja pėr ta paraqitur tė vėrtetėn nė tė gjitha aspektet e saj.

Nė ēdo rrėfim ndriēohet njė fazė e caktuar e jetės spirituale si dhe pėrvoja e caktuar e brendshme, madje, gjithashtu del sheshit edhe njė varg i posaēėm simbolesh qė lexuesit i japin njė pasqyrė tė shkurtėr rreth disa aspekteve tė universit ishraq si dhe tė vetė shpirtit tė Suhravardit.

Kėtu nuk mund t'i shqyrtojmė tė gjitha ato rrėfime, por qė tė njoftohemi me natyrėn e tyre tė pėrgjithshme,do tė ishte mirė tė ndalemi nė njėrin nga ato rrėfime edhe atė nė rrėfimin Avaz-i per-i Gabrail (Kėnga e flatrave tė Xhibrilit)qė ka njė karakteristikė tė pėrbashkėt me rrėfimet e tjera.

Rrėfimi ėshtė i ndarė nė dy pjesė. Nė pjesėn e parė nxėnėsi apo heroi i rrėfimit simbolik ka njė vizion tė mendimtarit qė ėshtė "profeti i tij i brendshėm" dhe tė melekut, i cili e udhėzon drejt rrugės pėrmes sė cilės do ta arrijė tė Vėrtetėn.Nxėnėsi e pyet mendimtarin se ku ėshtė vendi i urtėsive dhe e merr pėrgjegjen se ai vjen nga Qyteti askund (Na kuxha abad), qė do tė thotė se nga qyteti i utopisė, qė nuk ekziston nė kėtė botė,qė nuk gjendet dot askund, qė e shkėlqen botėn tredimensionale. Kur nxėnėsi kuptoi se prej nga kishte ardhur mėsuesi, filloi tė pyesė pėr aspektet e ndryshme tė mėsimeve.

Nė pjesėn e dytė tė kėtij rrėfimi ndėrrohet toni i pėrgjithshėm i librit.Nxėnėsi kėrkon nga mėsuesi qė ta mėsojė mbi madhėrinė e fjalės Zot.Mėsuesi e pranon lutjen e tij dhe, sė npari, e udhėzon nė xhefret sekrete, ndėrsa xhefr ėshtė shkencė mbi domethėnien e shkronjave dhe tė fjalėve ezoterike qė bazohen nė simbolizmin e tyre numerik.

Pastaj ai i tregon nxėnėsit tė vet se Zoti i krijoi fjalėt (nė kuptim tė kozmosit) si pėr shembull fjalėt e melekėve dhe fjalėn e lartė e cila ėshtė aq larg nga fjalėt e melekėve ngjashėm sikur dielli qė me shkėlqimin e vet i tejkalon yjet. Edhe vetė njeriu ėshtė fjalė hyjnore dhe kėngė e flatrave tė Xhibrilit.

Flatrat e Xhibrilit janė tė shpėrndara mbi qiejt dhe mbi tokė - kjo botė e hijes apo Perėndimi nuk ėshtė asgjė tjetėr, veēse hije e flatrės sė majtė e Xhibrilit, ngjashėm siē ėshtė bota e ndriēimeve engjėllore apo Lindja reflektim i flatrės sė tij tė djathtė.

Pra ēdo gjė nė kėtė botė u krijua nėpėrmjet kėngės sė flatrave tė Xhibrilit. Pėrmes fjalėve dhe pėrmes zėrit tė flatrave tė kėtij meleku u krijua njeriu, ndėrsa me ndihmėn e Fjalės - pra, nė Emėr tė Zotit - njeriu pėrsoset dhe nė gjendjen e vet tė parė arrin edhe deri te prejardhja e vet hyjnore.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 22:23

TRADITA ISHRAK

Suhravardi disa herė nga disa nxėnės bashkėkohės u akuzua pėr ndjenja anti islame si dhe pėr pėrpjekje pėr ta ringjallur zoroastrizmin nė dėm tė islamit.Por kjo nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė e vėrtetė. Ėshtė e vėrtetė, ashtu siē u diskutua gjėrė e gjatė, se Suhravardi i pėrdori simbolet zoroastrite pėr t'i sqaruar mėsimet e veta, ashtu siē e bėnė kėtė edhe tė tjerėt, si Xhabir ibn Hajjani, duke i pėrdorur simbolet hermetike.

Porse kjo nė asnjė mėnyrė nuk do tė thotė se mėsimet e tij ishin anti islame. Universaliteti islam ka lejuar qė nė islam tė regjistrohen mjaft elemente tė ndryshme me ē'rast ezoterizmit islam i ėshtė dhėnė mundėsia qė tė shėrbehet me format gjuhėsore tė urtėsive tradicionale.

Ndėrsa nė Iran,ku shkolla e Suhravardit dha pėrfaqėsues tė denjė, frymėsia islame, siē rrėfen Masinjoni (Massingon), shėrbeu si dritė me anė tė sė cilės "Irani e soditi botėn e dukshme nėpėrmjet prizmit tė ndritshėm tė miteve tė veta".

Tradita ishrak ndonėse pati disa komentues dhe trasues nė radhėn e sunnijve,ajo mė tepėr dhe mė shpejt u pėrhap nė qarqet shiite. Veprat e Suhravardit shėrbejnė si burim kryesor pėr shkollėn e filozofisė ishrak. Shumė filozofė tė mėvonshėm vazhdimisht shkruan komente dhe sqarime pėr veprat e tij.

Nė mesin e komenteve mė tė njohura tė filozofisė ishrak (hikmet el-ishrak) ėshtė edhe komenti tė cilin e shkroi nxėnėsi dhe bashkėpunėtori i Suhravardit, Shehrazuri, ndėrsa komentin mė tė pranueshėm e shkroi Qutbuddin Shirazi, i cili ishte student mė i dallueshėm i Haxhi Nasiruddin Tusit dhe i Sadruddina el-Qonjevit.

Ky i fndit, pra Sadruddin el-Qonjevi, ishte interpretues mė i njohur nė Lindje i studimeve tė Ibn Arabit.Pos kėtyre dy komenteve, qė tė dy tė shkruar nė shekullin 13, komenti i Qutbuddin Shirazit me shekuj u mor si komentim "zyrtar" i tekstit. Ky koment ėshtė i botuar margjinave tė botimit tė vjetėt litografik tė veprės Hikmet el-ishraq. Kėtė botim tė vjetėr qė nga koha e botimit tė tij, nė periudhėn e Dinastisė Kanxhar, studentėt e pėrdorėn nėpėr shkolla nė tė cilat mėsohej teofizia ishraq. Tre shekuj mė vonė, kėtij komenti Mulla Sadri ia shtoa disa vėrejtje tė veta.

Prej komentuesve qė i komentuan veprat tjera tė Suhraverdit duhet pėrmendur Ibn Kemmunein, Shehrzurin dhe Allame Hillin, tė cilėt gjatė shekullit tė 13-tė dhe tė 14-tė shkruan komente mbi veprėn e tij Telvihat (Shėnim), pastaj Xhelaluddin ed Devvaniu (shek.i 15-tė) dhe Abdurrezaq el-Lahixhiu (shek. i 17-tė), tė cilėt e komentuan veprėn Hejakil en-nur (Tempujt e dritės).

Gjithashtu duhet cekur edhe filozofėt dhe mendimtarėt tjerė, tė cilėt ranė nėn ndikimin e studimeve tė Suhraverdit. Nė kėtė kategori para sė gjithash duhet pėrmendur emrin e Haxhi Nasiruddin Tusit,filozof dhe shkencėtar i madh i shekullit tė 13-tė. Ndonėse nėpėrmjet tė komentimit mjeshtėror tė veprės sė Ibn Sinait Isharat e ngjalli shkollėn e filozofisė peripatetike, shkollė oponente e shkollave ishrak, nė disa ēėshtje si pėr shembull, rreth ēėshtjes sė njohurive hyjnore tė botės, ai ėshtė nėn ndikimin e iluminacionistėve.

Rreth kėsaj ēėshtjeje ai haptaz i hedh poshtė mendimet e Ibn Sinait dhe i pėrkrah mendimet e Suhravardit.Pas kėsaj nis e zgjerohet interesimi pėr ta studiuar Suhravardin, mė sė shumti nė radhėn e filozofėve dhe mendimtarėve iranianė, pastaj nė mesin e filozofėve tė Anadolisė e tė Indisė, ndėrsa nė kohėn e Safavidėve ndikimi i kėtyre studimeve nė jetėn intelektuale islame arriti kulmin e vet.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 5

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 22:28

Nė Periudhėn e Safavidit, nė Iran shiizmi bėhet religjion zyrtar, dhe jo vetėm qė u rilind arkitektura dhe arti persian, e qė depėrtuan pothuajse nė mbarė botėn por edhe njohuritė intelektuale e pėrjetojnė renesansėn e vet, mirėpo renesansa e tyre pėrkundėr renesansės sė artit tė kėsaj periudhe deri mė ditėt e sotme mbeti e panjohur pėrjashta kufijve tė Iranit.Studimin e filozofisė dhe tė teozofisė e rilindi Mir Damadi,shkencėtar i madh nga Isfahani nė periudhėn e mbretėrisė sė Shah Abbasit.

Mir Damati qe shkencėtar qė e themeloi shkollėn e avicenizmit tė interpretuar nė mėnyrė suhravardiane nga pozita e pėrcaktimeve shiite. Pas Mir Damadit, nxėnėsi i tij mė i famshėm dhe personalitet qė shquet si mendimtar mė i madh iranian i tė gjitha kohėrave, Mulla Sadra, mė nė fund i plotėsoi studimet e Suhravardit nė veprat e veta voluminoze. Studimet e Mulla Sadrait i pėrfshijnė edhe elementet e filozofisė peripatetike si dhe shumė elemente esenciale tė gnozės sė shkollės sė Ibn Arabit - gjithēka nė ndriēim tė mėsimeve tė shiizmit, sidomos nė ndriēim tė elementeve metafizike tė ngėrthyera nė librin Nexhhu el-belega(Aftėsia e gojėtarisė),tė cilin e shkroi Ali ibn Ebi Talibi.

Ndonėse nėpėr shkollat zyrtare gradualisht filluan tė mbesin veprat e Suhravardit nėn hijen e veprave tė Mulla Sadrit, pikėrisht, falė veprave tė Mulla Sadrit vazhduan studimet e doktrinave ishraq. Kėsisoj depėrtoi edhe ndikimi i Suhravardit te filozofėt e mėvonshėm siē janė Haxhi Hadi Sebzevari, komentues mė i famshėm i studimeve tė Mulla Sadrit nė periudhėn e dinastisė Qaxhar,dhe,Sheh Ahmed Ahsai, themelues i lėvizjeve shehlere dhe, sipas disa tė dhėnave, kundėrshtar i Mulla Sadrit. Edhe nė Indi mėsohet Suhravardi, qoftė nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė apo nėpėrmjet tė veprave tė Mulla Sadrit, qė edhe sot e kėsaj dite ligjėrohen nėpėr shkollat islame tė Indisė.

Edhe nė Iran, edhe sot e kėsaj dite mėsohet filozofia tradicionale dhe teozofia, jo vetėm nėpėr shkollat tradicionale (medresetė), por edhe nė Fakultetin Teologjik tė Universitetit tė Teheranit. Ekziston njė katedėr e veēanė pėr studimin e filozofisė ishraq, si dhe njė tjetėr pėr studimin e doktrinave tė Mulla Sadrit dhe tė shkollės sė tij.

Ndikimi i Suhravardit nuk kufizohet vetėm nė ndikimin e tij nė botėn islame. Disa nga veprat e tij u pėrkthyen nė sanskritishte nė Indi gjatė kohės sė Mbretėrisė sė Imperatorėve Mongolė, ndėrsa edhe mė herėt disa nga veprat e tij u pėrkthyen edhe nė gjuhėn hebreje. Nė kėtė mėnyrė, studimet e tij depėrtuan nė dy botėra krejtėsisht tė ndryshme, nė botėn hebraike dhe nė atė indiane.

Veprat e tij i studioi edhe prifti zoroastrit i mistershėm, Azer Kejvani, si dhe pėrfaqėsuesit e tij qė nė kohėn e Safavidit e braktisi Iranin dhe shkoi nė Indi. Urtėsia e amshueshme, tė cilėn Suhravardi deshti ta pėrforėcojė, gjatė kohės sė shkurtėr tė jetės sė tij tė kėsaj bote u bė perspektivė mbizotėruese intelektuale jo vetėm nė shiizėm,por edhe mė gjerė nė vendet lindore islame, e cila i kaloi kufijtė e botės islame dhe depėrtoi edhe nė tradita tė tjera. Pėr shumė ēka ajo u bė element i rėndėsishėm i njė bote tė pėrbashkėt, ku islami pati pėrbashkėsi me traditat fqinjėsore,i njė botė ku u shpreh bashkimi transcendent,i cili ėshtė i fshehur nė aspektet e ndryshme tė sė vėrtetės.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi