Nga parahistoria te jashtėtokėsorėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nga parahistoria te jashtėtokėsorėt

Mesazh  hokus-pokus prej 20.01.12 23:59

Nga parahistoria te jashtėtokėsorėt



Historia mahnitėse e studimeve mbi gjuhėn na tregon tė kaluarėn, por dhe mėnyrėn se si mendojmė dhe reagojmė

“Gjuha ėshtė njė formė e arsyes njerėzore, me njė logjikė shumė tė thellė, qė njerėzit as nuk e imagjinojnė dhe as nuk e njohin”, thoshte antropologu i famshėm francez, Claude Levi-Strauss. Dhe kishte tė drejtė, sepse qė nė lashtėsi, njeriu pėrdorte gjuhėn nė forma tė ndryshme (fjalė, shkrim, gjeste) pėr tė komunikuar. Por vetėm kohėt e fundit, njeriu ka filluar tė pyesė se si funksionon, si ka lindur dhe si ka evoluar kjo aftėsi e jona universale dhe sa koherente ėshtė nė planin logjik.

Krijimi

“Nė parim ishte fjala”, thotė Ungjilli i Gjonit, pikėrisht nė fillim, pėr tė nėnvijėzuar rėndėsinė e fjalės (nė kėtė rast, fjala hyjnore, qė ka fuqi tė krijojė realitetin). Nė fakt ėshtė pikėrisht fjala dhe pėrdorimi qė bėjmė pėr tė komunikuar, ajo qė na diferencon nga kafshėt dhe speciet e tjera.

Nė fillim ekzistonte vetėm gjuha verbale, pėrveē asaj tė gjesteve. Pastaj njeriu filloi tė shprehej pėrmes vizatimeve, simboleve dhe nė fund letrave e numrave. Popujt e vjetėr filluan tė zhvillonin edhe “njė lloj gjuhe”, pėr numėrimin e parave, katalogimin e volumeve dhe ndarjen e terreneve, qė ėshtė matematika. Egjiptianėt dhe babilonasit ishin tė aftė tė bėnin llogaritje dhe matje, por grekėt ishin tė parėt qė zhvilluan konceptin e shfaqjes matematike, tė bazuar nė argumentimet objektive dhe tė pangatėrrueshme.

Janė dashur shumė shekuj, por sot matematika ka njė gjuhė universale, tė pėrdorur nga shkencėtarėt e sė gjithė botės, pavarėsisht gjuhės sė tyre dhe kulturės. Njė gjuhė e cila ėshtė njė pėrzierje simbolesh qė vijnė nga kultura tė ndryshme: Zero u shpik nė Indi, numrat dhjetorė u sollėn nga arabėt nė Europė nė Mesjetė, simbolet e ndryshme si Π (Pi, raporti mes perimetrit dhe diametrit tė njė rrethi), u pėrhap nga matematicieni zviceran Leonhard Eulero nė vitin 1700 dhe kėshtu me radhė.

Jo vetėm fjalė

Gjithsesi, deri para pak kohėsh, shkenca dhe filozofia nuk shqetėsoheshin shumė pėr tė studiuar natyrėn dhe zhvillimin e gjuhės: e pėrdornin dhe kjo u mjaftonte. Aristoteli, babai i logjikės, e konsideronte gjuhėn si njė pasojė tė dukshme tė faktit qė njeriu ėshtė pėr natyrėn njė kafshė politike dhe sociale, gjithsesi e aftė tė komunikojė.

“Shėn Agustini (355-430) ishte i pari qė reflektoi se si pėrmes fjalėve mund tė pėrshkruheshin gjėrat”, thotė njė docent i filozofisė teorike nė Universitetin e Milanos dhe autor i librit “Tė shkruash nė heshtje: Wittgenstein dhe problemi i gjuhės”. Para tij kishte triumfuar perspektiva e grekėve, sipas tė cilėve gjuha “ėshtė diēka natyrale”; por ishte Shėn Agustini ai qė pėrhapi idenė se gjuha mund tė ishte fryt i njė lloj bashkėbisedimi social mes njerėzve.

Gjuha e folur

Filozofi qė e vuri gjuhėn pėr herė tė parė nė qendėr tė debatit ishte austriaku Ludwig Wittgenstein (1889-1951). “Pėr tė, gjithēka mund tė jetė gjuhė dhe kėtu pėrfshihet jo vetėm zėri qė flet dhe frazat e shkruara me njė penė, por ēdo mishėrim i cili ka njė kuptim, qė ka aftėsinė tė pasqyrojė diēka tjetėr dhe tė tė shtyjė te njė i panjohur”, shpjegon docenti. Kėtu pėrfshihet edhe njė simbol, njė vepėr arti dhe njė frazė muzikore.

Mendimi i Wittgenstein ndahet nė dy faza. E para ėshtė ajo e “Tractatus logico-philosophicus” (1918) e shkruar nė moshėn 19-vjeēare. “Nė kėtė vepėr, ai shtron problemin se si tė pėrshkruajė nė mėnyrėn e duhur botėn, subjektin qė percepton dhe gjuhėn e pėrdorur nga subjekti pėr tė pėrshkruar veten dhe botėn”, shpjegon dekani. “Wittgenstein kishte si qėllim tė ndėrtonte pėr tė parėn herė njė fjalim logjik, tė thjeshtė dhe transparent, duke e veēuar atė qė mund tė thuhet nga ajo qė s’mund tė thuhet”. Dhe me ē’pėrfundim? “Qė njė gjuhė e tillė... ‘nuk mund tė thuhet’”, shpjegon docenti. Me pak fjalė ishte njė dėshtim, sepse Wittgenstein nuk arriti tė krijonte “gjuhėn perfekte” qė ėndėrronte. Por gjithashtu ishte dhe njė sukses, sepse konkluzioni ishte i qartė dhe i pangatėrrueshėm, nė pėrputhje me atė qė ai vetė kishte propozuar tė ndiqte.

Ishte “dėshtimi” i “Tractatus” pikėnisja e njė hetimi pasues. “Nė fazėn e dytė tė aktivitetit tė tij, Wittgenstein arriti nė pėrfundimin se njeriu e pėrshkruan botėn me njė larmishmėri fjalėsh, qė ai i quante ‘lojėra linguistike’”, shpjegon ai. “Pėr shembull ėshtė gjuha me tė cilėn pėrshkruajnė perceptimet tona tė ndjesisė (‘Kam parė, kam dėgjuar’ etj.) dhe gjuhėt e ndryshme tė shkencės: fizika ka tė sajėn, kimia gjithashtu, biologjia, psikologjia, etj.”.

Gjithsesi ėshtė e pamundur tė krijosh njė gjuhė tė pėrsosur, e aftė qė tė pėrshkruajė gjithēka nė mėnyrė unike, por duhet tė kėnaqemi me diēka tė ngjashme.

Nė gjysmėn e dytė tė viteve 1900, debati shkencor mbi gjuhėn ėshtė zhvilluar nga studimet e amerikanit Noam Chomsky, sipas tė cilit njerėzit lindin me “njė gramatikė universale”, qė formon njė lloj matrice pėr mėsimin e mėvonshėm tė formave tė ndryshme tė komunikimit. “Termi ėshtė pėrdorur pėr tė treguar pėrbėrėsin gjenetik tė fakultetit tė gjuhės”, shpjegon Chomsky.

“Ka shumė teori tė ‘paralizuara’: unė kam mendimet e mia, ashtu sikurse tė tjerėt kanė mendimet e tyre, pėr njė argument i cili ėshtė nė zhvillim. Megjithatė ekziston njė gramatikė universale, kjo nuk ka dyshim, pėrndryshe do tė ishte shumė e vėshtirė tė shpjegoje aftėsitė e mrekullueshme tė tė sapolindurve tė lidhen, nė mėnyrė instiktive, me objektet dhe fjalėt, aftėsi kjo qė na diferencon nga tė gjitha kafshėt e tjera”.

Mendimet e Chomsky-t kanė kontribuar qė tė turbullojnė bindjen e pėrhapur gjatė gjysmės sė parė tė shekullit, ajo e njė lėvizjeje tė mendimit tė quajtur “biheviorizėm”: sipas kėtij mendimi, nė shkencat humane nuk kishte kuptim tė tentoje qė tė ndėrtoje se ēfarė ndodh brenda mendjes, por duhej tė studioje vetėm sjelljen.
Tė flasėsh me ET-nė

Sot, shkencėtarėt shohin brenda trurit, pėrmes teknikave tė ndryshme, pėr tė zbuluar se si hapėsirat cerebrale aktivizohen nė vijim tė asaj qė bėjmė.

Madje ka edhe nga ata qė pėrpiqen tė krijojnė njė kontakt me qytetėrimet e tjera jashtėtokėsore, qė mund tė jenė zhvilluar kudo nė univers. Pėrveē tentativės pėr t’u lėshuar mesazhe jashtėtokėsorėve, ka edhe nga ata qė kėrkojnė gjurmė tė komunikimeve tė tyre nė kozmos.

Njėri nga ata ėshtė Seth Shostak, astronaut i “Seti”-t, Instituti nė SHBA qė kėrkon nėpėr qiejt e botės sinjalet radiomarrėse nga qytetėrimet e ndryshme tė jashtėtokėsorėve, tė cilėt dėshirojnė tė komunikojnė me ne... Por si mund ta njohim njė mesazh tė tillė?. “Ėshtė e vėshtirė ta thuash, por ka shumė gjasa qė ta identifikojmė si gjuhė dhe jo si fenomen natyror, sepse do tė kishte njė strukturė tė ndėrlikuar dhe me njė gamė tonesh qė mund tė jenė tė dallueshme pėr veshėt tanė”, thotė Shostak.

“Megjithatė tė kuptosh se ēfarė nėnkupton njė mesazh i tillė, do tė ishte shumė e vėshtirė. Shpresoj vėrtet qė jashtėtokėsorėt, tė na dėrgojnė edhe njė fjalor tingujsh, me vizatimet e njė ylli, njė planeti dhe tė vetvetes, me fjalėt tė prononcuara nė mėnyrė tė atillė qė tė mund t’i deshifrojmė mesazhet dhe pastaj tė fillojmė njė bashkėbisedim”.

Ato mesazhe nė shishe nė kozmos

Tė komunikosh me jashtėtokėsorėt? Ideja e parė lindi nė vitin 1972: nė sondėn hapėsinore “Pioneer 10”, NASA montoi njė pllakė pėr tė pėrshkruar se cilėt jemi dhe ēfarė dimė: njė burrė dhe njė grua, njė hartė tė sistemit diellor, skemėn e hidrogjenit dhe numrat binarė.

Numrat

Nė vitin 1974, radioteleskopi “Arecibo” lėshoi nė hapėsirė 1679 numra binarė, shuma e numrave tė parė ishte 73 dhe 23: nėse futeshin brenda njė katėrkėndėshi, formonin njė vizatim tė stilizuar tė njeriut, ADN-sė dhe sistemit diellor.

Nė vitin 1977 mbi anijen kozmike “Voyager 1 dhe 2”, NASA vendosi njė disk tė gdhendur me 115 imazhe, tinguj natyrorė tė Tokės, fjalėn pėrshėndetje tė pėrkthyer nė 55 gjuhė tė botės dhe muzikė. Nė vitin 2008, NASA dėrgoi drejt Yllit Polar njė kėngė tė grupit “Beatles”, “Across the universe”. Kėnga do tė arrijė tek ylli pas 430 vjetėsh dhe do tė dėgjohet nga jashtėtokėsorėt, nėse kanė njė lexues “mp3”.

hokus-pokus

Shkrime: 208


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi