Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 4

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 4

Mesazh  Fakiri prej 20.01.12 22:40

Muhjeddin ibn al Arabi (Shejhu i Madhė)

Ibn `Arabi (Abu Bakr Muhammad ibn al-`Arabi al-Hatimi al-Ta'i) lindi nė Mursia tė Andaluzisė mė 1165 dhe vdiq mė 1240. Atij i janė atribuar tituj honorifikė, si, “Mjeshtri mė i madh” dhe Muhji al-Din"Ai qė e bėn tė rijetojė religjionin".Vėrtetė ėshtė lindur nė Spanjė, por ai rrjedh nga njė familje me gjak tė pastėr arab, gjė e cila merret vesh edhe nga emri: Ibn Arabi. U shkollua nė Sevilje. Qėkurse ishte vetėm njėzet vjeē ai zotėronte njė hapėsirė thellė shpirtėrore. Tamam nė kėtė moshė u takua me filozofin aristotelik, Averroe, i cili mbeti shumė i befasuar nga takimi me njė “mėsues kaq hyjnor”.

Deri mė 1198 Ibn `Arabi e kaloi jetėn nė Andaluzi dhe nė Afrikėn e Veriut, duke takuar sufinj tė tjerė dhe skolastikė e, nganjėherė duke u pėrplasur me ta nėpėrmjet debateve. Pėr tėrė kėtė kohė, ai pati disa vizione mistike. Mė 1198 ai pati njė vizion tė veēantė, i cili e urdhėronte tė nisej drejt Lindjes, ku do tė qėndronte deri nė ditėn e fundit tė jetės.

Mbas disa vitesh udhėtimi nėpėrmjet Arabisė, Egjiptit, Azisė sė Vogėl dhe vėndeve tė tjera, tashmė mjeshtėr me famė tė madhe, Ibn Arabiu u vendos nė Damask prej ku nuk lėvizi mė kurrė. Gjatė kėsaj periudhe ai plotėsoi veprėn e vet kryesore me 12 vėllime "Zbulesat e Mekės”, e cila ishte jo vetėm njė enciklopedi shterruese e besimit dhe e doktrinave tė sufizmit, por dhe njė ditar tridhjetėvjeēar i pėrvojave tė tij shpirtėrore; njė pėrmbledhje e shkencave ezoterike tė Islamit. Kjo vepėr kapėrcen ēdo tjetėr vepėr qė trajton tė njejtat argumente, qofshin ato paraardhėse, qofshin edhe pasardhėse.

Prodhimtaria e Ibn Arabiut ėshtė shumė e gjerė. Dėshmohet se ai ka shkruar 289 vepra, prej tė cilave 150 egzistojnė ende sot. Falė Ibn Arabiut mund tė thuhet se pėr tė parėn herė kemi njė ekspoze tė plotė tė doktrinė sė sufizmit, njė sintezė monumentale qė pėrmban teologjinė, metafizikėn, kozmologjinė, psikologjinė, praktikėn shpirtėrore e shumė fusha tė tjera. Edhe pse shumė shkrimtarė sufij pararendės, ose jo, i diskutuan ēėshtjet e metafizikės apo doktrinat kozmologjike,ata nuk ia dolėn kurrė tė lartohen nė nivelin e Ibn Arabiut. Ai i dha njė peshė tė jashtėzakonshme sferės mistike, nė kundėrshtim me pozitat racionaliste tė Averroč. Nė veprat e tij tė shumta, sidomos nė “Sythet e diturisė” – ai kėmbėngul mbi unitetin e qenies.

Zoti shumėfishohet nėpėrmjet atributeve tė tij, nė krijim, por bota e perceptueshme ėshtė vetėm njė hije e Tij. Nėn vėshtrimin mistik tė Ibn Arabiut natyra ėshtė “frymėmarrja e Mėshiruesit”. Njeriu zė njė vend qendror nė Krijim dhe profetėt janė i njejti realitet hyjnor. Fundi i njeriut qėndron nė bashkimin mistik me Zotin, nėpėrmjet dashurisė.

Tre nivelet e dijes sė ibn al Arabiut (k.s.)

Sipas disa mjeshtrave tė mistikės, ibn al Arabi i shkruante librat e tij mbėshtetur nė tre nivele tė dijes sė fshehtė:

Nė nivelin e parė ai shkruante kur ndodhej nė Praninė Hyjnore (fi Hadrati-l-Haqq) dhe ai vetė nuk egzistonte mė, pra kredhur nė Oqeanet e Unitetit Hyjnor. Ai qė hyn aty nuk egziston mė, egziston vetėm nė Egzistencėn e Zotit tė tij, Zotit tė madhėrueshėm. Aty Ibn Arabi merrte Dijen nga Pranija Hyjnore dhe e shkruante nė librat e tij. Kur ai i lexonte kėto libra, lloji i dijes qė pėrfshihej nė to mbetej i fshehtė edhe pėr vetė atė.

Nė nivelin e dytė ibn al Arabiu ishte shpesh nė praninė e profetit Muhamed (s.a.s), nė shoqėrinė e tij: e dėgjonte e mandej urdhėrohej qė tė shkruante. Kėto shkrime ai por dhe vėllezėrit e Tarikateve ishin nė gjendje t’i kuptonin. Studiuesit e ligjit tė shenjt(Ulematė) nuk janė nė gjendje t’i kuptojnė as shkrimet e nivelit tė parė e as ato tė nivelit tė dytė.

Nė nivelin e tretė ibn al Arabiu bėnte takime me Evlijatė, tė gjallė e tė kaluar duke marrė pjesė nėpėr mbledhjet e tyre. Aty merrte dijen e tyre dhe e shkruante pastaj nė librat e tij. Mjeshtrat e Ligjit jo, por ata qė i mėsojnė mjeshtrat e Ligjit janė nė gjendje t’i kuptojnė kėta libra. Kjo ėshtė arsyeja se pėrse Ulematė janė kundėr tij, sepse nuk e kuptojnė dot; dhe egziston njė rregull, simbas tė cilit ai qė nuk tė kupton, tė refuzon dhe tė sulmon.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 4

Mesazh  Fakiri prej 20.01.12 22:43

Doktrina e Logosit

Njė nga idetė mė tė rėndėsishme tė Ibn Arabiut e ndoshta mė qendrorja, ėshtė ajo e Logos, njė term grek i marrė prej tij nė kuptimin e dyfishtė, pra si “dije e pėrjetshme” dhe si “fjalė”. Filoni Aleksandrin me Logos nėnkuptonte: Murgu i madh, Ndėrhyrėsi, Lavdia e Zotit, Hija e Zotit, Ideja Fillimore,Parimi i Zbulesės,Biri i parė i Zotit, I pari i Engjėjve etj. Kėtu kemi njė konfuzion termash mitologjiko-religjiozė, teologjikė e kozmologjikė, shumė prej tė cilėve qenė marrė nga Krishterimi. Nė doktrinėn e vet tė Logosit,Ibn Arabiu tregon njė ndikim tė lehtė prej doktrinės sė Filonit.

Shumė prej termave tė tij pėrshkrues janė identikė, por ofron edhe ide tė shkėputura nga Kurani, teologjike, tė marra nga sufizmi, neoplatonizmi, dhe tjera akoma. Ai flet pėr Logosin (kalimah) si "Realitet tė Realiteteve", -nė kundėrshtim me sufiun Hallaxh qė pėrdorte njė shprehje tė ngjashme “Realitet i Realiteteve”-, me tė cilėn nėnkupton Zotin Vetė, Shpirtin e Muhamedit, Intelektin e Parė, Shpirtin Mė Tė Fuqishėm, Penėn mė tė Flaktė, (pra pena qė pėrdor Zoti pėr tė shkruar fatin e tė gjitha gjėrave), Fronin e Zotit, Njeriun e Pėrkryem, Adamin e Vėrtetė, Origjinėn e Universit, tė Vėrtetėn qė qė ėshtė mjet pėr Krijimin, Shtyllėn (Qutb, rreth sė cilės sillet tėrė krijimi), Ndėrmjetėsin (Mes Zotit dhe Krijimit), Sferėn E Jetės, Shėrbėtorin e Njėshit qė pėrqafon terėsinė, e kėshtu me radhė. Logos-i i Ibn Arabiut ka tre pamje kryesore (ose mund tė shihet nga tre pikėvėshtrime): Pamja metafizike, si Realitet i Realiteteve; Pamja mistike, si Realitet i profetit Muhamet (a.s); Pamja e pėrkryeshmėrisė njerėzore, si Njeriu i Pėrkryer.

Duke e konsideruar Realitetin e Realiteteve (Hakikati i Hakikateve), Ibn Arabiu pohon qė ky ėshtė Intelekti i Parė, Parimi i Imanencės Racionale nė Univers (ide stoike), “Ideja e Ideve” (ose Arketipi i Arketipeve, teologu i madh kristian aleksandrin Origjeni i referohet Logos-it nė tė njejtėn mėnyrė, pra si Ideja Ideon). Pėrmban tė gjitha arketipet e tė gjitha gjėrat qė egzistojnė nė mėnyrė absolute. Ėshtė dija hyjnore, pėrmbajtja e substancės sė natyrės hyjnore. Ėshtė manifestim i parė ose epifani e Zotit; Zoti si Parim vetė-zbulues i Universit;Zoti qė shfaq vetveten si dije universale.Ndėrsa pėr tė dytėn,ose pamjen mistike, realitetin e Muhamedit (a.s) (Hakikati i Muhamedit), Logos-i nuk ėshtė Muhamedi si qenie fizike apo njerėzore, por Realitet mbas Muhamedit,

Parimi Aktiv i ēdo zbulese hyjnore dhe ezoterike. Logos-i si Realitet i Muhamedit ka karakteristikat e tė qenit zbulues i pėrhershėm i Zotit, “transmetuesi” i ēdo dijeje hyjnore dhe shkaku kozmologjik i ēdo krijimi. Ėshtė parimi aktiv i dijes hyjnore. Ky dallim mes Muhamedit njerėzor dhe atij transhendent ishte popullor nė sufizmin dhe nė mendimin ezoterik.Nėpėrmjet kėsaj sufinjtė ishin nė gjendje tė pajtonin ecurinė historike ezoterike tė Islamit me eksperiencėn ezoterike tė mbrendshme tė hyjnores. Ndryshimi mes Muhamedit (s.a.s) dhe profetėve tė tjerė ėshtė si ndryshimi mes terėsisė dhe pjesėve; ai bashkon atė qė nė botė egziston nė mėnyrė tė ndarė.

Nė fund, pėrsa i pėrket pamjes sė tretė, ose individuale, mundėsia pėr t’u shndėrruar nė logos egziston pėr ēdo musliman. Ndryshimi mes njė njeriu qė flė dhe njė tjetri qė ėshtė shpirtėrisht i zgjuar dhe nivelet e ndryshme tė mbėrritura nga i dyti, mvaren nga grada e pėrgatitjes. Ēdo sufi pėrpiqet tė shndėrrohet nė logos. Nė hierarkinė mistike, Kutbi ose Shtylla ėshtė Koka Shpirtėrore e hierarkisė sė profetėve dhe tė shenjtorėve, niveli i atij qė ndėrmjetėson mes natyrės hyjnore dhe botės sė fenomeneve, mes tė pėrjetshmes dhe tė pėrkohshmes.

Simbas sufizmit,Kutbi realizohet nė njeriun e pėrkryer,nė shprehjen njerėzore individuale tė logos. Nė mėsimet e Ibn Arabiut, ēdo profet quhet logos, por jo Logos, qė ėshtė njė term mė i gjerė e i referohet parimit shpirtėror ose Realitetit tė Muhamedit. Ibn Arabiu quan ēdo gjė “logos”- Fjalė” e Zotit- mbasi ēdo gjė merr pjesė nė parimin universal tė arsyes e tė Jetės, por profetėt dhe shenjtorėt dallohen prej tė tjerėve sepse manifestojnė veprimet dhe pėrkryeshmėritė e Logos Universale, e mes tyre profeti Muhamed (a.s) ka gradėn mė tė lartė. Ndryshimi mes shpirtit ose realitetit tė Muhamedit dhe profetėve tė tjerė ėshtė si ndryshimi mes terėsisė dhe pjesėve.; ai bashkon atė qė egziston nė mėnyrė tė veēuar.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 4

Mesazh  Fakiri prej 20.01.12 22:47

Dualizmi, Monizmi, dhe doktrina e Logos-it

Religjioni ezoterik krijon njė “hendek” tė gjerė ontologjik mes Zotit dhe krijimit. Zoti ėshtė Zot, i pėrkryer, absolut dhe i pėrjetshėm; krijimi ėshtė krijim, i papaėrkryer dhe i pėrkohshėm. Ky ėshtė Dualizmi. Prej kėtu lindet nevoja e njė zbulese (nėpėrmjet shkrimeve tė shenjta, njė profeti, a Mesiut) pėr tė ngushtuar distancėn mes dy natyrave.

Nė kundėrshtim me Dualizmin,Monizmi pohon qė egziston vetėm njė realitet,qė ėshtė Zot ose Absolut,e qė pėrmbledh nė vete si Zotin ashtu dhe botėn.Por kėto filozofi manastirore krijojnė njė kryqėzim mes Absolutes dhe botės sė fenomeneve nė mėnyrė negative,ashtu sikundėr ndodh edhe pėr filozofinė e krijuar prej dualistėve religjiozė.

Monisti indian Shankara,pėr shembull,sheh dallim mes realitetit tė vetėm dhe atij absolut, tė cilin ai e quan Nirguna Brahman ose "zot pa cilėsi", dhe pamjen irreale tė botės qė ėshtė Maya, ose realitet relativ. Edhe pse ontologjikisht (nė kuptimin e absolutizmit tė qenies) relativja ėshtė nė fund tė fundit vetė absolutja (“kjo botė ėshtė Brahman”), nuk egzistojnė lidhje reale apo gradė mes tyre. Maya, realiteti i fundėm, ėshtė thjesht njė “mbivendosje” e papėrcaktuar mbi Brahman, realiteti i pafundėm.

Teoria e natyrės sė Zotit, tė Ibn al-Arabi, ėshtė e njohur si Ėahdat ul-Ėujud, ose Uniteti i Egzistencės. Dualiteti mes sė fundmes dhe sė pafundmes, ose realiteti relativ dhe realiteti absolut, janė tė lidhura prej njė parimi tė ndėrmjetėm, ose nga njė varg parimesh tė ndėrmjetme.

Prandaj Shaivitėt dhe tantrikėt Shakta e marrin dualitetin e Shankarės tė absolutes dhe tė pafundmes Nirguna Brahman,dhe tė botės sė dukshme tė fundme dhe relative, ose Maya, dhe mes tyre ndėrfusin njė varg evolucionesh tė ndėrmjetme, "tattvas-e tė pastra", duke hetuar shkallėt prej ku absolutja gradualisht kufizohet dhe bėhet relative.

Nė tė njejtėn mėnyrė Ibn Arabi sheh dallimin mes Haqq dhe Khalq;reales dhe sė dukshmes, hyjnores dhe botės sė jashme, njėshit dhe shumėfishimit, unitetit dhe tė kundėrtave, thelbit dhe fenomeneve, krijuesit dhe krijesave; e ashtu si Shankara ngulmon qė vetėm absoluti ėshtė real, shumėfishimet (Khalq) janė atribute tė thjeshta tė tij; prapėseprapė vendos njė nivel tė ndėrmjetėm qė i lidh tė dyja.

Ky ėshtė Logos, realiteti i realiteteve; ose nė alternativė ėshtė al-ayan thabitah, prototipe tė pėrjetshme ose esenca tė pandryshueshme; qė nė tė dyja rastet ka rolin e ndėrmjetėsuesit mes Njėshit dhe botės fenomenore. Ky parim ėshtė pasiv ose perceptues nė marrėdhėnie me hyjnoren, por aktiv nė marrėdhėnie me botėn.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 4

Mesazh  Fakiri prej 20.01.12 22:52

Rėndėsia e Ibni Arabiut i quajtur Shejhu i madhė nė traditėn sufiste

Me daljen nė skenė tė Ibn Arabiut, ne befasisht takohemi me studimet komplete dhe tė pėrgjithshme filozofike nė lėmin e metafizikės dhe tė kozmologjisė si dhe nė lėmin e psikologjisė dhe tė antropologjisė, qė nė shikim tė parė duken si njė pikė e thyer dhe e kthyer brenda traditės sufije. Ėshtė e vėrtetė se disa mistikė tė vjetėr, si pėr shembull, Hakim Tirmiziu dhe Bajazid Bistamiu, i shqyrtuan disa probleme metafizike dhe se nė veprat e 'Attarit dhe tė Ibn Meserretit hetohen elemente kozmologjike, por jo nė atė mėnyrė dhe nė atė pėrmasė si tek Ibn Arabiu.

Krijimet e vjetra sufije, shumica prej tyre, shėrbejnė si udhėzime praktike dhe si udhėheqės pėr ata qė e ndjekin Rrugėn e vėrtetė, madje nė to janė tė pėrmbledhura dhe ruhen proverbat, tė cilat i kanė shqiptuar disa sufijė tė shkallėve tė ndryshme tė pėrsosshmėrisė sė tyre shpirtėrore. Nėpėr kėta libra tė paktė janė shqyrtimet teorike tė problemeve metafizike nė njė mėnyrė mė komplete dhe gjithėpėrfshirėse. Ekzistojnė vetėm shkėndija tė dritės qė i shėndrisin disa aspekte tė realitetit, me tė cilat sufiu ballafaqohet nė ēaste tė caktuara.

Muhjuddin ibn Arabiu nė mėnyrė tė qartė e formuloi tė mėsuarit e sufizmit qė deri nė kohėn e tij, nėmėnyrė tė nėnkuptueshme ekzistonte nė shprehjet e mėsuesve tė ndryshėm sufij. Nė kėtė mėnyrė ai u bė interpretues i llojit tė vet i gnozės islame.

Falė kėtij, nė mėnyrė tė qartė dhe tė hapur u shpjegua ana ezoterike e islamit me ē'rast u ndriēuan kontuzat e botės spirituale islame sa qė, sė paku edhe nė mėnyrė teorike, ēdo njėri qė ka intelegjencė tė mjaftueshme, u bė i aftė tė kontemplojė dhe nė kėtė mėnyrė tė udhėhiqet drejtė Rrugės sė vėrtetė ku nė mėnyrė "praktike" mund t'i realizojė teoritė metafizike.

Nė veprat e Ibn Arabiut hasim edhe aso shprehjesh, siē janė njėjėsimi transcendent i Qenies (vendet el-vuxhud) dhe Njeriu universal (el-insan el-kamil), qė pėr herė tė parė e marrin kėtė kuptimėsi, ndonėse ekzistojnė qė kur ekziston edhe tradita tesavufiane.

Rėndėsia e Ibn Arabiut qėndron nė atė se ai i formuloi doktrinat sufie dhe i shprehu qartė dhe haptazi. Me ardhjen e tij sufizmi nuk "pėrparoi", ndonėse u shkoqit e u teorizua, e as qė prej dashurisė ndaj Zotit u pėrdhos nė ndonjė formė tė panteizmit, pėr tė cilėn gjė shpeshherė iu tėrhoq vėrejtja Ibn Arabiut. Nė tė vėrtetė, formulimi eksplicit i doktrinave sufije nėpėrmjet tė Muhjuddin Ibn Arabiut u paraqit si nevojė nė ato qarqe ku ishte e nevojshme qė tė paraqiten kėto doktrina nė mėnyrė sa mė tė mirė dhe sa mė tė qartė.

Nevoja pėr sqarim nuk shtohet pėrpjestueshmėrisht me shtimin e diturive tė akėcilit, porse, nėse ndonjėri i padijshėm e ka humbur aftėsinė imediate pėr konceptimin e gjėrave dhe pėr depėrtimin nė to, pėr shkak tė errėsirės sė intuitės, pra, kėtu ėshtė ajo nevojė pėr njė sqarim sa mė tė madh. Ashtu sa u largua civilizimi islam gradualisht nga burimi i Shpalljes sė vet, ashtu edhe u zvogėlua aftėsia dhe mendjemprehtėsia e njerėzve pėr tė depėrtuar nė thelb tė gjėrave, dhe, pėr kėtė shkak u shtua nevoja pėr sqarim dhe interpretim.

Gjeneratave tė vjetra u mjaftonte vetėm paralajmėrimi apo aluzioni (ishare) pėr ta kuptuar kuptimin e brendshėm tė gjėrave, ndėrsa njerėzve tė shekujve tė mėvonshėm u nevojiteshin shpjegime mė tė hollėsishme. Me Ibn Arabiun ezoterizmi islam i pėrfitoi doktrinat e veta qė tė vetmet ishin qė garantonin ruajtjen e tradtės sufie nė mesin e atyre qė vazhdimisht gjendeshin nė rrezik qė pėr shkak tė gjykimit jo tė drejtė tė marrin udhė tė gabueshme.

Te shumica e atyre njerėzve fuqia e intuitės intelektuale nuk ishte aq e madhe pėr t'i mposhtur dispozitat tjera njerėzore e pėr ta penguar ndėrdijen dhe mendimin e tyre pėr tė mos rrėshqitur nė gabime. Ajo qė, prore, ka qenė vėrtetėsi e brendshme e sufizmit e formuloi Ibn Arabiu edhe atė nė atė mėnyrė sa qė edhe sot e kėsaj dite nė islam mbizotėroi pėrmesnjė jete shpirtėrore dhe intelektuale.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 4

Mesazh  Fakiri prej 20.01.12 22:55

JETA E FILOZOFIT NGA MURSIA

Ibn Arabiu, emri i plotė i tė cilit ėshtė Ebu Bekr Muhammed ibne-l-Arabi el-Hatimi et-Tai, u lind nė jug tė Spanjės nė qytetin Mursi mė vitin 1165 (560) nga njė familje e pastėr arabe tė fisit Tā'i. Nė botėn islame mė tepėr ishte i njohur me emrin Ibn Arabi, me titullin Esh-Shejh el-ekberu (Doctor Maximusi) si dhe me llagapin Muhjuddin (Ringjallės i fesė).

Ngjashėm sikur edhe te filozofėt tjerė dhe te njerėzit e shenjtė edhe te ky "remek vepra" mė e madhe e tij ishte jeta e tij personale, njė jetė jo e rėndomtė nė tė cilėn lutjet, invokacioni kontemplacioni dhe vizita e shumė sufijve evlia janė tė kombinuar me pikėpamje teofanike tė botės spirituale me ē'rast u ballafaqua me njė sėrė gjėrash tė panjohura tė kėsaj bote.

Prandaj, nėpėrmjet tė studimit tė jetės sė tij del nė pah karakteri spiritual dhe pozita e mistikės qė pėrmes aktivitetit tė tij intelektual shqyrtohen gati nė tė gjitha veprat e tij metafizike.

Pas viteve tė para qė i kaloi nė Mursi, Ibn Arabi shkoi nė Sevilje ku u rrit dhe i pėrfitoi dituritė e para. Familja e tij e pasur nė kėtė qytet i mundėsoi njė jetė tė rehatshme, gjė qė iu mundėsua qė shlirshėm tė mbėshtetet nė prirjet e veta natyrore ndaj problemeve spirituale. Gjatė kėsaj periudhe tė jetės sė vet u njoftua me dy gra evlia: njėra ishte Jasmina nga Marsheni, ndėrsa tjetra Fatimja nga Kordova. Ato mjaft ndikuan nė orientimin jetėsor tė Ibn Arabiut. Sidomos duhet tė theksohet ndikimi i Fatimes nga Kordova, e cila ishte njė grua tejet e moshaur, porse nė njė moshė tė tillė ajo ende e kishte atė shkėlqim dhe bukuri, sipas fjalėve tė Ibn Arabiut, tė vajzės gjashtėmbėdhjetėvjeēare. Ajo dy vjet me radhė ishte udhėheqėse shpirtėrore e tij dhe veten e konsideronte si nėnė e tij shpirtėrore.
Si i ri nė moshėn njėzetvjeēar, me intelegjencė tė lartė dhe me njė aftėsi tė hatashme tė depėrtimit shpirtėror qė qyshe atėherė e kishte, Ibn Arabiu i filloi udhėtimet nėpėr qytetet e ndryshme tė Andaluzisė dhe ku arrinte e gjente evlia shkonte pėr t'u takuar me ata. Gjatė njė udhėtimi tė kėtillė nė Kordovė u takua me filozofin Ibn Rushdin (Averroesin), me interpretuesin e madh tė Aristotelit.

Ky takim pati njė rėndėsi tepėr tė vlefshme, sepse gjatė kėtij momenti u takuan dy personalitete qė pėrfaqėsonin rrugė dhe drejtime tė caktuara. Mė vonė njėrin nga ato drejtime do ta ndjekin tė krishterėt, ndėrsa tjetrin muslimanėt. Ky ishte takimi i dy njerėzve qė njėri i ndoqi dhe i favorizoi ligjet e arsyes dhe u bė mendimtari mė me ndikim islam nė Perėndimin latin, kurse tjetri ishte gnostik, pėr tė cilin, tė njohurit, nė esencė kishte kuptimin "e vizionit", qė u bė figurė dominante nė sufizėm,hija e tė cilit mė vonė prajshėm do tė rrijė pezull mbi jetėn intelektuale nė islam.

Meqė takimi i kėtyre dy personaliteteve ėshtė me rėndėsi tepėr tė madhe, do ta citojmė deklaratėn e vetė ibn Arabiut mbi atė takim tė paharruar, nė tė cilėn me tė madhe zbulohet dhe del sheshit karakteri shpirtėror i autorit:"Nė njė ditė tė bukur shkova nė shtėpinė e Ebu el-Velid Ibn Rushdit nė Kordovė. Ai pat shprehur dėshirė qė personalisht tė takohet me mua, sepse kishte pasė dėgjuar pėr zbulimin qėma kishte rrėfyer Zoti gjatė tėrheqjes sime shpirtėrore dhe nuk e fshehu habinė pėr atė qė kishte dėgjuar. Kėshtu im atė, qė ishte miku i tij i afėrt, mė dėrgoi deri tek ai me qėllim pėr t'i kryer disa punė, e nė tė vėrtetė dėshirė e tij ishte qė t'ia mundėsojė Ibn Rushdit pėr t'u takuar dhe pėr tė biseduar me mua. Atėbotė unė ende isha ēunak pa mjekėr.

Kur hyra nė shtėpi, filozofi kėrceu nga vendi dhe mė doli pėrballė, duke e treguar kėshtu respektin e vet ndaj meje, gjeste kėto qė flisnin pėr njė miqėsi dhe pėr njė konsideratė ndaj meje. Mė nė fund mė pėrqafoi. Pastaj mė tha: "Po". Me kėtė disponimi dhe gėzimi i tij u shtua, sepse u bind se e kuptova. Pastaj edhe unė, i vetėdijshėm pėr atė qė e ngacmoi disponimin dhe gėzimin e tij, ia ktheva: "Jo".

Ai menjėherė u step dhe e ndėrroi fytyrėn. Dukej sikur filloi tė dyshojė nė atė qė kishte menduar. Pastaj mė pyeti: "Deri nė ēfarė zgjidhjen ke arritur pėrmes iluminimit dhe frymėzimit hyjnor?" Unė iu pėrgjegja: - "Po dhe jo. Nė mes po-sė dhe jo-sė nuk mund tė fluturojė nga trupi i vet asnjė shpirt e as qė mund tė ndahet qafa prej trupit". Ibn Rushdi u zbeh. E hetova tek murmuriste. Pastaj pėrshpėriti fjalinė nga Kur'ani: "Forca dhe fuqia janė vetėm tė Zotit", sepse e hetoi se nė ēka aludova unė.

Mė vonė, pas takimit tonė, e kishte pyetur babain tim pėr mua pėr tā krahasuar mendimin e vet qė e kishte krijuar pėr mua me mendimin e babait tim dhe tė shohė se a pėrputhet me mendimin e vet apo tė dy mendimet ishin krejtėsisht tė kundėrta. Ėshtė e qartė se Ibn Rushdi ishte mėsues i madh i pėrgjimit shpirtėror dhe i meditimit filozofik.

Mė patėn thėnė se e kishte falėnderuar Zotin qė kishte jetuar nė kohėn, kur kishte mundur ta vėrejė njė njeri qė si i paditur ishte tėrhequr nė vetmi dhe prej ku ishte kthyer ashtu siē u ktheva unė. Kishte thėnė: "Unė e kam pranuar njė mundėsi tė tillė, por deri mė sot nuk e hasa ndonjė tė tillė qė kėtė me tė vėrtetė e ka arritur. I falem Zotit qė u linda nė kohėn kur jetoi mėsuesi i eksperiencės dhe i pėrjetimit tė tillė, njėri nga ata qė i hapėn dryrėt e dyerve tė Tij. I falem Zotit qė ma bėri tė mundur qė me sytė e mi ta shoh njėrin nga ata".
Deshta qė pėr sė dyti herė tė takohem me Ibn Rushdin.

I falem Zotit, qė m'u rrėfye nė atė gjendje tė ekstazėm sa m'u bė se nė mes meje dhe atij gjendej vetėm njė perde e hollė. Pėrmes asaj perde munda ta shoh atė, ndėrsa ai mua nuk mė sheh dhe nuk e di se gjemdem kėtu. Nė tė vėrtetė, ai aq shumė ishte thelluar nė meditimin e vet sa qė nuk mė hetoi fare. Atėherė nė vete mendova: "Mendimi i tij nuk mund ta sjellė atje ku jam unė".

Prej atėherė e deri nė vdekje tė tij nuk pata rast ta shoh. Vdiq nė Merakesh, mė vitin 1198 (595). Trupin ia sollėn nė Kordovė ku edhe u varros. Derisa e bartėn, sandukun me trupin e vdekur e vunė nė njė anė tė kafshės, ndėrsa nė anėn tjetėr, pėr shkak tė drejtpeshimit, i vunė veprat e tij. Kur e sollėn, unė qėndroja i palėvizshėm. Me mua ishin edhe Ebu el-Hasan Muhammed ibn Xhubejri, jurist, fetar dhe letrar, sekretari i Sejjid Ebi Seidit (njėri nga princėrit e Muvehiddinit) dhe miku im, pėrshkrues, Ebu el-Hakem Amr ibn Serraxhi.

Nė atė ēast m'u drejtua Ebu el-Hakemi e mė tha: "A po vėren se ē'kanė ngarkuar si kundėrpeshė nė kalin e mėsuesit Ibn Rushdi? Nė njėrėn anė ėshtė mėsuesi, ndėrsa nė anėn tjetėr librat, tė cilat i shkroi ai". Pastaj u pėrgjigj Ibn Xhubejri: "Po mendon se nuk po e shoh fėmijėn tim? S'do mend se po e shoh.

Le tė tė bekohet gjuha!" Pastaj (atė fjali tė Ebu el-Hakemit) e mbajta mend, sepse ajo pėr mua ishte temė pėr meditim dhe pėr kujtesė. Nga ai grup miqėsh - Zoti i mėshiroftė - vetėm edhe unė kam mbetur gjallė dhe kur mė kujtohet kjo mendoj me vete: "Nė njėrėn anė ėshtė mėsuesi, nė anėn tjetėr janė veprat e tij. Oh, sa do tė kisha dashur pėr tė ditur sa a iu plotėsuan shpresat!?"
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 4

Mesazh  Fakiri prej 20.01.12 22:57

Ibn Arabiu deri nė vitin 1198 (595) qėndroi nėpėr shumė vende e qytete tė Andaluzisė e tė Afrikės Veriore ku takoi sufi tė ndryshėm dhe njerėz tė shkolluar, e herėpashere do tė bisedojė me aso grupesh tė ndryshėm siē janė mu'tezilėt, tė cilėt nė mėnyrė racionale e interpretuan islamin.

Gjatė kėsaj periudhe tė jetės sė vet udhėtoi madje edhe nė Tunis ku u njoftua me librin e Ibn Qasjit Hal'u-n-na'lejni(Zbathja e sandalleve) dhe e shkroi komentin pėr tė. Gjithashtu e vizitoi edhe qytetin e Almerit qė ishte qendėr e shkollės sė Ibn Meserretit, ndėrsa mė vonė qendėr e shkollės sė Ibn Arifit, dhe kėtu, sipas shkrimeve tė Asins Paleciosit, Ibn Arabiu formalisht iu qas sufizmit.

Gjatė kėtyre viteve Shehu i vazhdoi vizionet e veta teofanike. Ai kishte vizion tė njė hierarkie tė paparė tė subjektit qė e sundon universin, kurse kėtė hierarki e pėrbėjnė: Poli i Lartėsuar (qutb), dy imamė, katėr "shtylla" (evtad) tė cilave u takon sundimi mbi katėr anėt e botės, shtatė "ndėrrime" (ebdal), prej tė cilėve secili udhėheq me njėrin prej shtat brezave tė sferave qiellore.

Ai gjithashtu nė vizionet e veta i vėrente tė gjithė polet spirituale tė shpalljes qė i kanė paraprirė islamit dhe arriti ta kuptojė unitetin transcedent tė tė gjitha gjrėave qė prej Zotit iu shpallėn njerėzve. Nė vizionet e veta qė i pėrjetoi nė Mursi gjatė vitit 1198 (595) e vėrejti mallėngjimin hyjnor tek qėndronte nė shtyllet e dritės derisa rreth tij fluturoi njė zog qė e urdhėroi Ibn Arabiun qė ta braktisė vendlindjen e vet dhe tė shkojė nė lindje tė botės islame ku do ta kalojė pjesėn tjetėr tė jetės sė vet.

Me kėtė shtegėtim pėr nė Lindje filloi periudha e re e jetės sė Ibn Arabiut.Ai mė vitin 1201 (598) pėr herė tė parė e vizitoi Mekkėn,ku iu "urdhėrua" qė ta fillojė kryeveprėn e vet (magnum opus) El-Futuhatu el-mekijje (Shpallja mekkase). Kėtu nė njė familje sufie nga qyteti iranian i Isfshanit do tė takohet me njė tė re, me njė vashės tepėr tė bukur, e cila pėr tė do tė paraqesė njė mishėrim me urtėsinė e amshueshme dhe nė jetėn e tij do tė ketė njė rol tė ngjashėm me atė tė Beatriēes nė jetėn e Dantes.

Nga Mekka Ibn Arabiu udhėtoi nėpėr shumė qytete tė ndryshme. Atėbotė nė tė fshehtat hyjnore do ta shpierė Hidri apo El-Hidr, profet i cili njerėzit drejtpėrsėdrejti i shpiente nė jetėn spirituale e qė nuk ishte e nevojshme t'i pėrkitnin ndonjė rendi sufi.

Kėsisoj ai, pėrveē asaj se ishte nxėnės i mėsuesve tė ndryshėm suf qė u pėrkisnin radhėve rregullative sufie, u bė edhe nėxnės i Hidrit. Hyrja e tij nė radhėn e Hidrit mė sė miri vėrehet sipas asaj qė mė vitin 1204 (601) nė Mosul e pranoi pelerinėn e Hidrit (hirqa) nga duart e Ali bin Xhamiut, i cili personalisht e mori, drejtpėsėrdrejt nga vetė "Profeti i veshur nė tė gjelbėr".

Gjithashtu, gjatė kėtyre viteve Ibn Arabiu zhvilloi diskutime tė ashpra me juristėt fetarė (fukaha), si pėr shembull mė vitin 1207 (604) nė Kajro kur u gjend nė njė rrezik vdekjeje dhe kur u desht qė tė strehohet nė Mekke. Pas njė kohe qė e kaloi nė qytetin e shenjtė, udhėtoi pėr nė Azi tė Vogėl ku nė qytetin e Konjės e takoi nxėnėsin e vet mė tė famshėm Sadruddin Konjeviun, i cili mė vonė nė Lindje do tė bėhet komentues mė i famshėm dhe mbrojtės i veprave tė tij.

Nga Konja udhėtoi pėr nė lindje tė Jermenisė, e pastaj nė jug tė luginės sė Eufratit dhe nė Bagdad ku mė vitin 1211 (609) takohet me shehun e njohur sufi Shihabuddin Umer Suhravardin, me emnakun e mėsuesit tė iluminimit, me tė cilin shpeshherė e ngatėrrojnė gabimisht.Ibn Arabiu, gjithashtu, e vizitoi edhe Halepin ku u prit ngrohtėsisht nga Melik Zahiri, i cili njė gjeneratė mė herėt, ishte mbrojtės dhe mik i Suhravardit tė cilin tentoi ta shpėtojė nga vdekja, por qė nuk ia arriti dot.

Ibn Arabiu, mė nė fund, mė vitin 1223 (621) vendosi qė tė jetojė nė Damask, pasi qė u bė i njohur anembanė botės islame e qė u ftua me lutje nga shumė mbretėr e princėr, dashamirė tė urtėsisė, nga vendet e afėrta e tė largėta qė tė vendoset tek ata. Meqė njė pjesė tė jetės sė vet e kaloi udhėtimeve, tani shprehu dėshirė qė pjesėn tjetėr tė jetės sė vet tė kėsaj bote ta kalojė nė qetėsi e nė heshtje dhe nė mėnyrė intensive t'i pėrkushtohet punės.

Gjatė kėsaj kohe, e pėrfundoi veprėn e vet Futuhat nė tė cilėn pėrfshihet ditari i tij shpirtėror tridhjetvjeēar i periudhės mė tė frytshme tė jetės sė vet. Vdiq nė Damask mė vitin 1240 (638) duke lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė mbarė jetėn shpirtėrore tė botės islame. U varros nė Salihi, rrėzė malit Qasijun, nė veri tė Damaskut, nė vendin ku edhe para se tė varroset ai, ishte i respektuar si vend qė e ēmonin si tė shenjtė gati tė gjithė profetėt. Pasi qė u varros nė atė vend, ai edhe mė tepėr u bė qendėr e haxhillėkut.

NĖ shekullin e gjashtėmbėdhjetė sulltan Selimi mbi varrin e tij ngriti njė mauzole qė gjendet edhe sot e kėsaj dite. Varrin e Ibn Arabiut nė mauzoleum edhe mė tej e vizitojnė vizitorė tė shumtė, e sidomos sufijėt. Pėrreth mėsuesit mė tė madh tė gnozės islame janė varrosur edhe dy fėmijėt e tij si dhe patrioti i famshėm Abdulkadiri i cili, pasi u dėbua nga ana e Napoleonit III, pjesėn tjetėr tė jetės e bėri nė pėrpjekje tė vazhdueshme pėr t'i botuar veprat e Muhjuddin Ibn Arabiut. Abdulkadiri ishte nxėnės dhe pėrcjellės i flaktė i Ibn Arabiut. Tashti pushon nė qetėsi pėrreth "Shehut mė tė madh" me tė cilin aq tepėr mburrej dhe veprat e tė cilit u botuan falė, edhe kontributit tė tij, pra tė Abdulkadirit.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 4

Mesazh  Fakiri prej 20.01.12 23:00

VEPRAT

Numri i madh i veprave tė Ibn Arabit ėshtė njė dėshmi pėr inspirimet "mbinatyrore" tė kėtij autori. Sipas rrėfimeve tė ndryshme gojore thuhet se tė tij janė disa qindra vepra, prej tė cilėve njė numėr i konsiderueshėm ėshtė i ruajtur. Ekzistojnė shumė dorėshkrime qė ruhen nėpėr shumė biblioteka tė vendeve islame e tė Evropės.

Nė kėtė opus bėjnė pjesė disa vepra monumentale siē ėshtė Futuhat, si dhe rrėfimet e shkurtra dhe letrat prej disa faqesh qofshin ato shqyrtime metafizike abstrakte, apo poema sufe, ku me gjuhėn e dashurisė shpjegohet mėnyra e njohurive. Edhe tematika e kėtyre veprave ėshtė tejet e gjerė dhe e larmishme qė e ngrėthen metafizikėn, kozmologjinė, biologjinė, komentimin e Kur'anit dhe pothuajse tė gjithė lėmenjtė e njohjes, ku hetohet qėllimi pėr ta ndriēuar kuptimin e brendshėm dhe tė vėrtetė tė kėtyre shkencave.

Vepra mė kapitale e Ibn Arabiut tė cilėn e pėrshkon karakteri enciklopedik ėshtė vepra Futuhat. Kjo vepėr i pėrfshinė 560 vepra nė tė cilat flitet pėr parimet e metafizikės, pėr njohuritė e ndryshme fetare,si dhe pėr pėvojat shpirtėrore tė vetė Muhjuddin Ibn Arabiut. Vepra nė fjalė ėshtė njė kompendium i mėsimeve ezoterike nė islam dhe, qoftė pėr nga thellėsia apo gjerėsia, ajo i tejkalon tė gjitha veprat e tjera tė llojit tė tillė qė u shkruan para dhe pas saj.

Nė kėtė librėt Ibn Arabiu disa herė thekson se e ka thekson se e ka shkruar atė, falė Inspirimeve hyjnore. Nė njė vend thotė kėshtu: "Dije se tė shkruarit e pjesėve tė Futuhatit nuk rezulton nga ndonjė zgjedhje ime e lirė apo tė mendimit tim tė vullentshėm. Nė tė vėrtetė, atė qė e kam shkruar ma diktoi Zoti pėrmes melekut tė inspirimit."

Nė Futahat, pėrveē bisedės mbi doktrinat e sufizmit, flitet mjaftė edhe pėr jetėn dhe urtėsinė e sufijve tė mėparshėm, pėr studimet kozmologjike me origjinė hermetike e metafizike e qė depėrtuan nė metafizikėn sufie, pėr njohuritė ezoterike siē ėshtė xhefri, pėr simbolizmin alkimik e astrologjik,dhe gati mbi ēdo gjė tjetėr tė natyrės ezoterike, qė nė kėtė mėnyrė apo nė tjetėn gjeti vend nė skemėn islame tė gjėrave.

Nė kėtė mėnyrė vepra Futuhat ka qenė burim kryesor i mėsimeve nė islam dhe ēdo pjesė e kėsaj vepre ėshtė studiuar e intrpretuar nga ana e shumė gjeneratave sufie dhe pėr to janė shkruar shqyrtime tė llojllojshme, tė cilat, nė tė vėrtetė janė komente bazė ku ėshtė endur qilimi i veprės Futuhat.

Nuk ka dyshim se vepra e Ibn Arabiut qė ėshtė lexuar mė sė shumti dhe qė ėshtė testament i tij shpirtėror ėshtė Fususu-l-hikem (Stolitė e urtėsisė).Kjo vepėr i ka njėzeteshtatė pjesė dhe ēdo pjesė nė veēanti u kushtohet mėsimeve tė caktuara tė ezoterizmit islam.

Vepra ėshtė e shkruar mė vitin 1229 (627) dhe sipas fjalėve tė vetė Ibn Arabiut, nė parathėnien e veprės, inspirimet pėr kėtė vepėr i mori nga vizioni i tė Dėrguarit i cili nė atė vizion nė duart e veta e ka mbajtur librin dhe e ka urdhėruar Shehun qė ta "ta marrė" dhe ta bartė nė botė qė me tė tė shėrbehen tė gjithė njerėzit.Vetė titulli i librit, Stolitė e urtėsisė, flet pėr pėrmbajtjen e veprės nė tė cilėn ēdo "stoli" paraqet njė diamant tė shtrenjtė qė sipas njė aspekti simbolizon aftėsitė hyjnore qė iu shpallėn disa profetėrve.

Nė tė vėrtetė, duke folur pėrmes gjuhės metafizike, ēdo stoli ėshtė metaforė e natyrės njerėzore e shpirtėrore tė ndonjė profeti, e cila shėrben si rrotė bartėse e Urtėsive hyjnore qė pėrmes disa aspekteve iu shpallėn atij profeti.

Natyra njerėzore dhe individuale e ēdo profeti pėrfshihet nė logos apo nė fjalė (kelime),qė ėshtė pėrcaktim i Fjalės sė Madhėrishme apo "enunciacion themelor i Zotit".Pėr kėtė shkak pjesėt e librit titullohen,pėr shembull, Stolia e urtėsive hyjnore dhe Fjalėt e Ademit,Stolia e urtėsive tė frymėzuara nga Fjala Set e kėshtu me radhė, pėr tė pėrfunduar me stolinė e urtėsive tė veēanta dhe tė Fjalės Muhammed.

Duke folur nga pikėpamja njerėzore, ndonėse shihet se aspekti njerėzor individual i profetit "i pėrmban" aspektet e tyre qenėsore e universale, ashtu siē nėnkuptohet se stolia pėrmban gurė tė ēmueshėm e shumė tė shtrenjtė, raporti vėrtet ėshtė i kundėrt. Ajo qė pėrmban dhe qė pėrcakton stolia ėshtė njėmendėsia e brendshme dhe aspekti individual i profetit.

Shpallja hyjnore e merr "ngjyrėn" e vet prej atij i cili e pranon kėtė ngjyrė, edhe pse ai pranues, shikuar pėr nga pikėpamja universale, ėshtė Mundėsi hyjnore qė ėshtė e pėrcaktuar nga lart dhe qė gjendet nė prototipin e vet qiellor.

Nė mesin e shumė veprave tė Ibn Arabiut, veē kėtyre dy pjesėve kryesore, bėjnė pjesė edhe shumė shqyrtime nga kozmologjia, siē janė pėr shembull, Inshau-d-davair (Krijimi i sferave planetare), Uqletul-mustavfiz (Mrekullia e shėrbėtorit besnik) dhe Et-Tedbirat el-ilahijjetu (Udhėheqjet hyjnore), shqyrtime mbi metodat praktike tė cialt i zbatojnė tė udhėzuarit qė udhėtojnė Rrugės sė vėrtetė, si pėr shembull, Risalatu-l-halve (Shqyrtime mbi tė tėrhequrit nė vetmi), dhe El-vesaja (Testamentet shpirtėrore); shqyrtime mbi aspektet e ndryshme tė Kur'anit veē tjerash mbi simbolizmin e disa shkronjave dhe mbi emrat e cilėsitė e Zotit),shqyrtime nga e drejt fetare (fikh) e hadithe,dhe shqyrtime, praktikisht,mbi tė gjitha ēėshtjet e tjera qė kanė tė bėjnė me problematikėn shpirtėrore e fetare.

Nė veprat e tij mund t'i hasim edhe disa poema tė mrekullueshme sufie,si pėr shembull, Texhuman el-eshvaq40 (Interpretuesi i dėshirės) si dhe divani i tij. Shumė shkrimtarė e ēmojnė, pas Ibn el-Faridit, si poet mė tė mirė sufi nė gjuhėn arabe.

Sipas kėsaj, sfera qė shtriht nė veprat e Ibn Arabiut ėshtė aq e gjerė sa me tė vėrtetė ėshtė vėshtirė tė pėrshkruhet pėrmbajtja e tyre. Librat dhe shqyrtimet e tij qė rrjedhin nga penda si nga ndonjė oqean pėrfshijnė gati ēdo gjė qė e kap syri.Nė kėtė pėrmbledhje tė madhe veprash tė Ibn Arabiut tė shkruara nė gjuhėn arabe stili i autorit herė-herė ėshtė poetik, e ndonjėherė edhe i rėndė. Disa prej veprave tė tij, si ajo mbi metodat praktike tė cilat i zbatojnė tė udhėzuarit, janė tė lehta dhe tė rėndomta, ndėrsa tė tjerat qė i pėrkesin metefizikės janė tė ngjeshura dhe metaforike.

Nė tė vėrtetė, ai e kishte gjuhėn e vet personale tė tė shkruarit dhe e krijoi njė fjalor tė posaēėm teknik i cili kryesisht bazohet nė fjalorin e sufijėve tė mėparshėm. Pėr t'i kuptuar veprat e Ibn Arabiut njohja e kėtij fjalori ėshtė i domosdoshėm.Lexuesi duhet tė dijė jo vetėm kuptimin e saktė tė fjalėve tė tij,por edhe tė gjitha nuancat dhe shembėlltyrat lidhur me ato fjalė. Thėnė shkurt,edhe tek ai si tek autorėt tjerė muslimanė,lexuesi duhet tė lexojė"mes rreshtave"qė tė mund ta zbulojė thesarin e fshehur nėn formulimet e tij metaforike e kundėrthėnėse dhe nė gjuhėn e tij tė mrekullueshme por herė - herė edhe tė errėt e simbolike.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 4

Mesazh  Fakiri prej 20.01.12 23:03

"BURIMET" E IBN AREBIUT

Asnjėri nuk mund tė flasė pėr nga kuptimi historik mbi prejardhjen dhe burimet e ndonjė shkrimtari sufi, sepse sufiu i cili Rrugės sė vet tė pėrsosshmėrisė arriti deri te qėllimi, inspirimet i merr drejtpėrsėdrejti"nga lart",dhe nuk ėshtė i varur nga ndikimet"horizontale" (njerėzore e historike). Dituritė e veta ai i pėrfiton falė, iluminimit tė zemrės sė vet nga ana e Shkėlqimit hyjnor. Sufiu mund tė jetė nėn ndikimin e veprave tė tė tjerėve, vetėm atėherė kur ėshtė nė pyetje shprehje dhe formulimi i pėrjetimeve tė brendshme.

Nė rastin e Ibn Arabiut, burimi i tij kryesor ėshtė njohuria gnostike tė cilėn e ka arritur gjatė momenteve tė kontemplacionit (ėndėrrimet). Kjo njohuri u bė e mundshme falė mėshirės (bereke) sė tė Dėrguarit, njohuri kjo tė cilėn Ibn Arabiu e pėrfitoi pėrmes hapėrimit tė tij drejt Rrugės sufie tė pėrsosshmėrisė shpirtėrore.

Mirėpo,pėr nga interpretimi i ideve dhe pėr nga formulimi i tyre,mund tė flitet mbi "burimet historike" tė ibn Arabiut,sepse doktrinat e shumė shkollave nė mėnyrė mjeshtėrore janė tė interpretuara nė veprat e Shehut,Ibn Arabiu mė shumė se tė gjithė tė tjerėt nė traditat islame i ndoqi sufijėt e mėparshėm, sidomos Hallaxhin, fjalėt e tė cilit shpeshherė i cek nėpėr veprat e veta,Hakim Tirmiziun,libri i tė cilit Hatem el-vilajet(Unazėvula e dritės)

ishte lėndė e posaēme studimi e Shehut, pastaj Bajazid Bistamiu, fjalėt e urta gnostike tė tė cilit shpesh herė i citonte edhe El-Gazaliu, vepra e fundit e tė cilit kishte pėr qėllim t'i pėrhapė shumė ide tė tij. Ibn Arabiu gjithashtu i pėrvetėsoi edhe disa ide kozmologjike tė cilat i hasi te filozofėt, sidomos te Ibn Sinai, duke mos i pėrmendur skemat neoempedokliane tė Ibn Meserreatit - madje nė tė shumtėn e rasteve nė veprat e veta e pėrdor edhe stilin polemizues tė teologut.

Veē kėsaj, ndikimi i veprave tė hershme islame hermetike, siē janė veprat e Xhabir ibn Hajjanit, Mesazhi (Resail) i Vėllezėrve tė pastėrtisė me tendencat e tyre tė neopitagoriane tė rinj si dhe shkrimet e tjera lidhur me ismailizmin, me tė madhe hetohet nė veprat e Ibn Arabiut. Sa i pėrket studimeve tė kohės paraislame,nė veprat e Ibn Arabiut e hasim interpretimin e hermeticizmit aleksandrin nė kuptimin e tij mė tė lartė qė e tejkalon atė manifestim formal kozmik.

Gjithashtu tek ai hasim studime qė i pėrkasin stoikėve, Filonit, neoplatanistėve dhe shkollave tė tjera antike.Tė gjitha ato studime te Ibn Arabiu i shohim tė interpretuara nė mėnyrė metafizike dhe tė pėrfshira nė panonė e gjerė tė teologjisė sė tij. Nėpėrmjet prizmit tė pikpėmjeve tė tij, dimensionin metafizik dhe transperantal nuk e morėn vetėm njohuritė gnostike, por edhe idetė kozmologjike, fizike dhe logjike dhe kjo tregon pėr afėrsinė dhe lidhjen e tė gjitha formave tė njohurive me ato tė evliave dhe tė mendimtarėve, ngjashėm sikur rrėnja e ēdo gjėje, e tė gjitha shkallėve tė sė vėrtetės, qė del nga Hyjnorja.

DOKTRINAT

Do tė ishe e tepėrt sikur tė kėrkohej, madje edhe thukėt apo pėrciptazi, qė tė shtjellohen studimet e Ibn Arabiut, tė cilėt i mėsuan gjenerata e gjenarata mistikė e filozofė qė nė pėrpjekje pėr t'i kuptuar ato e kaluan njė pjesė bukur tė madhe tė jetės sė kėsaj bote.

Qėllimi ynė ėshtė vetėm tė flasim mbi karakteristikat e pėrgjithshme dhe mbi gjuhėn e atyre studimeve dhe t'i spikasim disa parime qė dominojnė nė vizionin e tij mbi Universin, vizion ky qė ėshtė aq i gjėrė qė ėshtė vėshtirė tė caktohet dhe tė flitet sė paku pėr njė element tė tij me tė gjitha dimensionet dhe amplifikacionet e tij.

Nė tė vėrtetė, nė rastin e Ibn Arabiut, ne nuk kemi punė me filozofin nė kuptim modern apo aristotelian dhe doktrinat e tij nuk mund tė trajtohen dhe tė shqyrtohen si doktrina filozofike.

Ngjashmėria nė mes doktrinės metafizike e gnostike tė kėtij lloji dhe tė doktrinės sė filozofisė mė tepėr ėshtė sa pėr sy e faqe sesa e vėrtetė. Ibn Arabiu nuk pėrpiqet qė si njė filozof tėrė njėmendėsinė ta vėrė nė njė sistem dhe tė ofrojė interpretime sistematike tė formave tė tij tė ndryshme.

Ai shkruan nėn ndikimin e drejtpėrdrejtė tė inspirimit, kėshtu qė veprat e tij nuk e kanė atė koherencė, e cila vėrehet nė ato vepra tė krijuara nga inspirimet e pastra njerėzore. Ajo qė del e pėrbashkėt me filozofėt ėshtė pėrdorimi i gjuhės njerėzore dhe trajtimi i ēėshtjeve pėrfundimtare por dallohet nga filozofėt e tejrė pėr nga qėllimi dhe mėnyra e pėrdorimit tė gjuhės.

Qėllimi i tij nuk ėshtė qė tė ofrojė sqarime qė do tė ishin tė pranueshme dhe racionalisht tė kapshme, por ta prezentojė teorinė reale, apo vizionin e reales arritja e sė cilės varet nga ndėrrimi i metodės sė tė menduarit. Sipas Ibn Arabiut, madje edhe sipas mėsuesve tė tjerė tė urtėsisė tradicionale, shkenca dhe metoda janė dy kėmbė, tė cilat patjetėr duhet tė qėndrojnė njėra pranė tjetrės, qė tė mund tė ngjiten nė majė tė malit spirtual.

Metodė pa shkencė do tė thotė pėrpjekje e verbėr, ndėrsa shkenca pa njė procedim tė shėndoshė kalon nė njė lodėr intelektuale me koncepte dhe shpreh aftėsi qė dallohet nga urtėsia tradicionale, ashtu siē kėrcimet akrobatike tė njė majmuni dallohen nga fluturimet e larta tė njė shqiponje.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 4

Mesazh  Fakiri prej 20.01.12 23:05

Gjuha simbolike

Gjuha e Ibn Arabiut, ndonėse nganjėherė del abstrakte, nė esencė ajo ėshtė gjuhė simbolike, qė i pėrdor tė gjitha format e simbolizmit, duke filluar prej asaj poetike e deri te ajo gjeometrike dhe matematike.

Ajo qė ėshtė mė thelbėsore ėshtė parimi i aplikuar gjatė pėrdorimit tė simbolit.Ibn Arabiu, sikurse edhe pėrfaqėsuesit e tjerė tė shiizmit pėr tė cilėt kjo ėshtė fundamentale, kėtė e quajti te'vil, qė nė esencė do tė thotė tė kthyerit e gjėsendit nė fillim dhe nė burim tė vet. Nė botė asgjė nuk ėshtė pikėrisht, ashtu siē shihet se ėshtė - pra, njėmendėsia e saj nė asnjė mėnyrė nuk mund tė shpjegohet me pamjen e jashtme tė saj.

Ēdo fenomen e pėrmban noumenin,apo sipas terminologjisė islame, ēdo gjė e jashtme (zahir) patjetėr duhet ta ketė brendinė e vet (batin). Procesi i tevilit apo hermeneutika spirtuale nėnkupton atė kuptimėsi tė sė jashtmes (zahir) drejt tė sė brendshmes (batin), pra prej pamjes sė jashtme tė njėmendėsisė kah brendia e sė vėrtetės.

Pėr Ibn Arabiun, sikur edhe pėr sufitė tjerė, simbolizmi ka domethėnie jetėsore, deri nė atė pikė sa Universi flet me ta me gjuhėn e simbolit dhe se ēdo gjė,veē vlerės sė jashtme, gjithashtu e ka edhe njė vlerė simbolike.Sufijtė me tėrė qenien e tyre e ruajtėn "shpirtin simbolik", shpirtin qė dikur e kishte mbarė njerėzimi, por qė u zhduk nė botėn moderne e qė mund tė haset nėpėr ato bashkėsi etnike e racore, tė cilėt nuk iu nėnshtruan gjithaq ndryshimeve tė disa shekujve tė mėhershėm.

Sipas Ibn Arabiut, procesi i tevilit mund tė shprehet nė tė gjitha fenomenet e natyrės dhe nė ēdo gjė qė e rrehon njeriun nė jetėn e tij tė kėsaj bote. Sipas kėsaj, dogmat dhe ndodhitė fetare qė ndodhin nė shpirtin e njeriut, gjithashtu, i nėnshtrohen kėtij precesi esencial tė tė depėrturit nė brendi si dhe tė interpretimit simbolik.

Nė gjuhėn arabe fenomenet natyrore, ajetet kur'anore qė pėrmajnė shpalljen e Zotit, dhe gjendja e brendshme e shpirtit, tė gjitha kėto quhen ājāt, qė do tė thotė shenjė apo paralajmėrim, sepse domethėniet e tyre tė brendshme, deri ku arrihet pėrmes tevilit, tė gjitha janė tė lidhura ngusht nė mes vete.

Sufiu depėrton nė kuptimėsinė e brendshme tė manifestimeve natyrore, pastaj nė ceremonitė fetare nė besim dhe nė fund nė shpirt tė vet dhe nė tėrė kėtė i has esencat e ngjashme spirtuale qė janė njėmendėsi e ndryshme tė simboleve.

Nga veprat e Ibn Arabiut vėrehet se ai e pėrdor metodėn e hermeneutikės simbolike tė teksteve tė shpallura tė Kur'an - si edhe nė Univers krijimi i sė cilit mbėshtetet nė "kopjen e parė" tė Kur'anit makrokozmik", e gjithashtu edhe nė shpirt tė vet, i cili si mikrokozmos nė vete, i pėrmban tė gjitha njėmendėsitė e Universit. Nė kėtė mėnyrė Shpallja e pėrfiton aspektin makrokozmik, ashtu si dhe makrokozmosi dhe mikrokozmosi,Universi dhe njeriu, qė e kanė "aspektin e shpallur".

Nė tė gjitha kėto raste Ibn Arabiu e aplikon metodėn e ekzegjezės simbolike, qė do tė thotė, procesin e tevilit. Veē kėsaj, veprat e tij flasin pėr njė njėmendėsi tė cilėn nė atė mėnyrė ai e zbulon nė njė gjuhėn simbolike dhe pėr t'u zbuluar kuptimėsia e brendshme (remz) e fshehur pėrtej vellos sė formės sė jashtme tė fjalės dhe tė shkronjės duhet depėrtuar "nė thellėsi".
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 4

Mesazh  Fakiri prej 20.01.12 23:08

Tė njohurit esencial tė sufizmit, sidomos tė atij sufizmi qė e interpreton Muhjuddin ibn Arabiu dhe shkolla e tij, ėshtė tė njohurit e njėsisė transcedente tė Qenies (vahdet el-vuxhud) pėr ē'gjė nga shumė shkencėtarė modernė u akuzuan si panteist, panenteist dhe si monist ekzistencial,ndėrsa mė vonė filluan ta njohin si trashėgimtar tė asaj qė quhet misticizėm natyor.

Mirėpo tė gjitha kėto akuza janė tė pabaza, sepse, ata doktrinat metafizike tė Ibn Arabiut gabimisht i marrin pėr filozofi duke mos e pasur parasysh faktin se udha kah njohja nuk ėshtė e ndarė nga mėshira dhe shenjtėria e Zotit.

Akuzat kundėr sufizmit si mėsime panteistike pa dyshim se janė tė gabuara, sepse panteizmi, sė pari, ėshtė njė sistem filozofik, ndėrsa Muhjuddin ibn Arabiu dhe tė tjerėt si ai, kurrė nuk kanė pohuar se po ndjekin apo po vėnė ndonjėfarė "sistemi", dhe sė dyti, pėr atė se panteizmi implikon njė kontinuitet substancial nė mes Zotit dhe Universit, ndėrsa Shehu ėshtė ai qė i pari duhet tė tregojė pėr transcedencėn absolute tė Zotit mbi ēdo kategori, veē tjerash edhe mbi kategorinė e substancės.

Atė qė nuk e kanė parasysh kritikėt qė ua shohin pėr tė madhe sufijve dhe i kritikojnė pėr panteizėm ėshtė dallimi thelbėsor nė mes identifikimit esencial tė botės qė shihet dhe burimit tė saj ontologjik dhe nė mes identitetit tė saj substancial dhe tė vazhdimėsisė. Koncepti i fundit ėshtė absurd metafizik dhe ėshtė nė kundėrshtim me ēdo gjė qė i thanė Ibn Arabiu e sufijtė tjerė lidhur me Esencėn Hyjnore.

Termi panenteizėm,tė cilin e pėrdor Nikolsoni(Nicholson)dhe disa shkencėtarė tė tjerė, tė cilėt mjaft mirė e dinin se panteizmi nuk u prėket sufijve,duket paksa i papėrshtatshėm. Ėshtė e vėrtetė se Zoti gjendet nė tė gjtha gjėrat, porse bota "nuk e pėrfshin" Zotin dhe ky term qė pėrmban njė kuptim tė tillė nuk ėshtė i pėrshtatshėm si tipar i besimit nė vehdet el-vuxhud.

Nuk ėshtė i pėrshtatshėm as termi monizėm egzistencial, sepse kėtu monizmi pėrmban njė sistem racionalistik dhe filozofik,qė,pėr shembull ėshtė nėkundėrshtim me dualizimin, dhe pėr herė tė dytė tek epiteti "ekzistencial" vazhdimėsia e tė gjitha gjėrave dhe burimi i tyre gabimisht zėvendėsohet me vazhdimėsinė substanciale, apo vertikalen e zėvendėson me horizontalen.

Pėr sufijtė ėshtė i pėrbashkėt integrimi i paradoksit dhe i kontrasteve ontologjike, kjo ėshtė pėrbashkėsi e tė gjitha cilėsive tė ndryshme qė e karakterizojnė zinxhirin e gjithanshmėrisė dhe nuk ka kurrfarė lidhje me monizmin filozofik pėr tė cilin akuzohet Ibn Arabiu dhe tė tjerėt.

Gjithashtu ėshtė e paarsyeshme qė Ibn Arabiut t'i mvishet misticizmi natyror. Kėtė term e shpikėn disa autorė katolikė qė nėpėrmjet tij t'i japin klasifikim thelbėsor formės gnostike tė spiritinalizmitt tė cilėn ata e vėnė kundėr misticizmi mbinatyror qė mė sė tepėrmi haset nė krishterizėm.Nuk ekziston ajo vijė e ndarjes sė plotė nė mes natyrores dhe mbinatyrores.

Mbinatyrorja e ka njė "aspekt natyror" pėr shkak se nė vetė ekzistencėn e gjėsė mund tė gjendet "gjurma" e saj, gjithashtu edhe natyrorja ka njė aspekt mbinatyror pėr shkak se "gjurmėt" e mbinatyores mund tė hasen nė zinxhirin e krijimit dhe pėr atė se mėshira apo bereqeti rrjedh "arterieve" tė Universit.

Sė kėndejmi, tė njihet tesavvufi si njė fe mbinatyorore apo tė merret pėr fetė tjera qė do tė ishin natyrore apo tė shqyrtohet mbinatyrore vetėm nė disa raste edhe atė vetėm "kalimthi" do tė thotė pėrpjekje pėr ta kufizuar mėshirėn e Zotit.

Kjo mėnyrė e tė menduarit shpie nė zemėrngushtėsi tė rrezikshme nė tė cilėn ėshtė e mundshme rėnia nė ēastin kur "urgjentisht" dhe nė mėnyrė tė patjetėrsueshme shtohet brenga pėr konceptime tė formave tjera tė spirtuales.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 4

Mesazh  Fakiri prej 20.01.12 23:10

Njohuritė mbi transcedencėn e njėsisė sė Qenies apo me "njėsinė e njėmendėsisė" nė atė mėnyrė siē i shpreh Ibn Arabiu dhe sufijtė tjerė nuk janė as pentizėm as panenteizėm e as monizėm ekzistencial. Madje nuk ėshtė as frut i njė misticizmi natyror, i cili ėshtė i pafuqishėm pėr ta shpjeguar zinxhirin e krijimit e qė ėshtė i zhveshur nga drejtimi i rregullt pėrmes shpalljes sė urtėsisė dhe tė mėshirės.

Mirėpo kjo do tė thotė se,derisa Zoti absolutisht shkėlqen mbi Universin,Universi nuk ėshtė krejtėsisht i ndarė prej Tij, kjo do tė thotė "Universi nė mėnyrė misterioze ėshtė i kredhur nė Zotin". Kjo, sipas islamit, do tė thotė se tė besuarit nė ēfarėdo njėmendėsie tjetėr tė ndarė nga Njėmendėsia Absolute, paraqet zhytje nė mėkat tė madh, pra zhytje nė politeizėm (shirk) dhe mohim tė shehadetit (la ilahe illa Zot) - nuk ka zot tjetėr veē Zotit - qė nė analizė tė fundit do tė thotė se nuk ka njėmendėsi tjetėr veē Njėmendėsisė Absolute.

Bota dhe gjėrat nė tė nuk janė Zot, mirėpo njėmendėsia e tyre nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njėmendėsi e tij; pėrndryshe po qe se edhe ato do tė ishin njėmendėsi krejtėsisht tė pavarura, do tė dukeshin dhe do tė njiheshin si zotėra pėrskaj Zotit.

Ibn Arabiu,tė cilin aq shumė e akuzojnė pėr panteizėm,aq sa gjuha njerėzore lejon,shkoi shumė para nė afirmimin e transcedencės dhe tė njėsisė sė Zotit.Nė mes tjerash nė veprėn e vet Risala el-ehadijja (Shqyrtime mbi Njėsinė) shkruan kėshtu: "Ai ėshtė, dhe me tė nuk ekziston as mė vonė as mė herėt, as lart as poshtė, as larg, as afėr, as bashkimi, as ndarja, as si, ku, kush, as kohėrat, ēastet, as shekujt njerėzore, as ndodhitė, as vendet. Edhe tash ėshtė i tillė ēfarė ishte. Ai ėshtė Njė pa njėsinė dhe vetė pa vetminė. Nuk ėshtė i pėrbėrė prej emrave dhe prej emėrtuesit, sepse emri i Tij ėshtė Ai dhe emėrtuesi i Tij ėshtė Ai...

Ndaj kupto... Ai nuk ėshtė askund e as qė ka diē nė Tė, nė u bėftė fjalė kėtu pėr depėrtim brenda apo pėr ecje pėrpara. Ėshtė e pamundshme pėr Ta njohur nė kėtė mėnyrė,porse as me njohuritė,as me tė kuptuarit,as me imagjinatėn, as me ndjeshmėrinė (sens), as me tė pėrceptuarit.

Askush nuk mund Ta shohė pėrveē Atij Vetė; askush nuk mund Ta pėrcjellė pėrveē Atij Vetė. Ai nė Vetveten e sheh Veten dhe Ai me vetveten e njeh Veten. Askush nuk e sheh veē Ai dhe Atė veē Ai e pėrcjell dhe askush tjetėr. Veli i Tij ėshtė (vetėm konsekuencė dhe pasojė e njėsisė sė Tij) njėsia e Tij: Ai fshihet nėn atė vel dhe asgjė tjetėr. Veli i Tij ėshtė (vetėmse) strehim i ekzistencės sė Tij nė njėsinė e Tij, dhe nuk ka kurrfarė cilėsie. Veē Ai qė mund ta shohė dhe akush tjetėr - as profeti i dėrguar,as mė i dashuri i Zotit,as meleku kerrubin(muqarreb).I dėrguari i Tij ėshtė vetėm Ai dhe i dėrguari i Tij ėshtė Vetė Ai dhe, Fjala e Tij ėshtė Vetė Ai. Ai pėr Vete Veten ia dėrgoi Vetes.

Siē vėrehet ėshtė vėshtirė tė akuzohet pėr panteizėm ai qė me aq ekstremizėm vihet nė mbrojtje tė transcedencės sė Zotit. Atė qė Ibn Arabi dėshiron ta thotė dhe ta mbrojė ėshtė ajo qė Njėmendėsia e Zotit dallon prej manifestimeve tė tij dhe nė raport me to ėshtė transcedente. por kėto manifestime nuk janė nė ēdo pikėpamje tė ndarė prej Njėmendėsisė sė Zotit qė nė njėfarė mėnyrė i pėrfshin ato.

Ngjashėm, siē u diskutua mė herėt, pėr simbolin e rrethit tė unazės, pranuesi i Shpalljes Hyjnore njihej si diēka qė "i jepte ngjyrė"shpalljes tė cilėn e pranonte,apo thėnė me fjalė tė tjera,Shpallja rregullohet sipas natyrės sė pranuesit tė vet. Mirėpo, shikuar mė thellė, vetė pranuesi ėshtė "nga lart" dhe "i pėrcaktuar" kėsisoj nga ana e Shpirtit apo nga Shpallja Hyjnore sa qė qė tė dyja, edhe "ena" edhe "pėrmbajtja e enės", janė tė pėrfshira nga Njėmendėsia Hyjnore.

Ky parim aplikohet nė njohje si edhe nė qenie, nė kundrim tė Esencės hyjnore nė zemėr tė sė njohurės sikurse edhe nė tė menduarit e universit si epifani (teofanianėt).
Nė tė dy rastet pranuesi i shfaqjes (epifanisė) "e pėrcakton" dhe "i jep ngjyrė" mėnyrės sė shfaqjes; porse ky pranues, nė realitet, edhe vetė ėshtė i pėrcaktuar nga ana e Esencės Hynore prej sė cilės rrjedh shfaqja dhe qė ėshtė e vetmja qė nė vete i pėrfshin idetė komplementare dhe tė kundėrta.

Esenca hyjnore ėshtė qendėr ku bashkohen kundėrthėniet, ndėrsa ajo ėshtė transcedente nė raport me tė gjitha polarizimet dhe kontradiktat nė botėn e shumėsit. Ajo ėshtė qendėr e rrethit ku gjithēka bėhet njė (tė bashkuar)me ē'rast mendja njerėzore ngel nė hutesė,pėr shkak se ajo involvon koincidencėn oppositorum (njėkohėsia e kundėrthėnies),e cila nuk mund tė pėrfshihet nė kategoritė e mendjes njerėzore dhe nuk mund tė intepretohet si monizėm qė i mohon distinkcionet ontologjike dhe qė nuk e vėren pozitėn transcedentale tė qendrės kundruall tė gjitha kundėrthėnieve qė humbasin nė tė.

Ajo qė shihet (zahir) dhe brendia (batin), E para (evvel) dhe e Fundit (ahir), e vėrteta (hakk) dhe E krijuara (hakk), Tė dashuruarit (ashik) dhe Tė dashurit (ma'shuk), Intelekti ('agėl) dhe Intelegibiliteti (ma'kul), tė gjitha janė tė jashtme, kundėrshti tė rrejshme qė e kanė fillim nė Esencėn Hyjnore e cila i pėrfshin dhe i pėrmban nė vete kėto polaritete, por qė nuk i pranon format e tyre.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 4

Mesazh  Fakiri prej 29.01.12 11:38

Veēoritė dhe emrat e Zotit

Edhe pse Esenca Hyjnore(Ez-zat)ėshtė absolutisht transedente dhe mbi tė gjitha dallimet dhe pėrcaktimet, ajo nė shkallėn e parė tė pėrcaktimit tė Qenies sė Vet i ka disa modelitete tė emrave dhe tė veēorive.Nė pozitėn e vet tė njėsisė absolute Zoti ėshtė mbi tė gjitha veēoritė, andaj, pėr kėtė shkak kjo shkallė quhet shkallė e pandashme dhe Njėsi Domosdoshme (ehadije).

Mirėpo, nė shkallėn e unifikimit apo tė bashkėsisė (vahidijje) ekzistojnė disa tipare apo veēori, prej nga dalin tė gjitha veēoritė e qenies dhe karakteristikat e njohjes.Nė kėtė mėnyrė Zoti ėshtė pėrmbi tė gjitha veēoritė, derisa njėkohėsisht ende nuk ėshtė i privuar nga ato karakteristika, siē vėrehet kjo nga pėrmbajtja e fjalėve tė urta sufie qė thonė se veēoritė e Zotit "nuk janė as Ai e as qė janė gjė tjetėr pos Ai".

Shehadeti (la ilahe illa Zot) gjithashtu nė vete ngėrthen nė tė parė po ato raporte kundėrthėnėse. Nga njėra anė, ēdo veēori, ēdo formė "hyjnore" refuzohet nga Zoti, kėshtu qė absolutisht mbetet transcedent,e kjo ėshtė ajo qė quhet tenzih (pastrimi prej ēdo gjėje), ndėrsa nga ana tjetėr, po kjo formulė e njėjtė e shehadetit nėnkupton se nuk mund tė ketė asnjėfarė veēorie qė mund tė jetė plotėsisht e ndarė nga Veēoritė hyjnore, porse kjo patjetėr duhet tė jetė njė reflektim i Njėmendėsisė Hyjnore (tesbih).

Pikėpamjet e Ibn Arabiut nė lidhje me Veēoritė hyjnore dhe Esencės Hyjnore qėndrojnė nė mes tė tenzihit dhe teshbihit, njėkohėsisht duke e vėrtetuar se Zoti ėshtė transcedent dhe ka veēori tė tilla qė me reflektimet dhe ndriēmimet e tyre i krijojnė tė gjitha veēoritė kozmike.

Ndonėse Veēoritė hyjnore janė tė panumėrta, megjithatė nė Shpalljen islame janė tė pėrfshira nė njė numėr i caktuar emrash me tė cilat Zoti pėrshkruhet nė Kur'an.

Kėto emra janė Mundėsi hyjnore imanente nė Univers; ato janė elemente me tė cilat Zoti manifestohet nė botė pikėrisht ashtu sikurse pėrshkruhet pėrmes tyre nė Kur'an. Nė kėtė mėnyrė emrat janė rrugė qė shpien kah Zoti dhe gjėra pėrmes sė cilave dikush mund tė lartėsohet deri nė njohuritė e vetme tė Njėmendėsisė Hyjnore.

Meqė emrat janė aspekte themelore tė njohjes sikurse edhe tė qenies, ato manifestime nė Univers dhe nė jetėn spirituale,ku bėhen objekte tė kontemplacionit.Ibn Arabiu,si dhe sufitė tjerė,e vėshtron procesin e krijimit si dhe procesin e pėrsosshmėrisė spirituale ashtu qė emra dhe veēoritė lozin njė rol kryesor nė tė gjitha vėshtrimet e tij nė botė dhe e krijojnė gjuhėn qė bazohet nė terminologjinė e Kur'anit dhe qė i shprehė e i shpjegon doktrinat e sufizmit.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 4

Mesazh  Fakiri prej 29.01.12 11:41

Njeriu universal apo logosi

Njė nga doktrinat themelore ezoterike nė islam, tė cilėn, gjithashtu pėr herė tė parė terminologjinė e saj, e formuloi Ibn Arabiu, ėshtė doktrina mbi Njeriun universal (el-isnan el-kamil), e cila ėshtė aq mbizotėruese nė perspektivėn sufie sa qė ėshtė emėrtuar si parim i zgjedhur i sufizmit.

Njeriu universal qė, gjithashtu ėshtė edhe logos, ėshtė teofoni gjithėpėrfshirėse e emrave tė Zotit, ai nė unifikimin e vet ėshtė Univers i plotė, ashtu siē "shihet" nėpėrmjet Esencės Hyjnore.Ai ėshtė prototip i Universit ngjashėm sikurse edhe i njeriut, i njeriut qė ėshtė mirkokozmos dhe qė nė vete i pėrmban tė gjitha mundėsitė tė cilat ekzistojnė nė Univers.

Mikrokozmosi dhe Makrokozmosi qėndrojnė njėri pranė tjetrit sikur dy pasqyra, dhe nė ēdo njėrin reflektohet ai tjetri, e nė ndėrkohė qė tė dy pėrmes vetes e reflektojnė prototipin e tyre tė pėrbashkėt qė ėshtė Njeriu Universal.

Njeriu universal, nė esencė ėshtė gjithashtu edhe Shpirt apo Intelekt i Parė, i cili nė vete "i pėrmban" tė gjitha idetė platonike, si Logosi nė mėsimet e Filonit, "qė buroi nga Zoti" dhe nė tė cilin mblidhen tė gjitha "idetė".

Sipas mėsimeve tė Ibn Arabiut, Njeriu universal i ka tri aspekte themelore: kozmologjike, profetike dhe aspektin e inicimi. Pėr nga aspekti kozmologjik dhe kozmogonik Njeriu univerzal ėshtė prototip i krijesės,i cili nė vete i pėrmban tė gjitha arketipet e Ekzistencės Universale,kėshtu qė tė gjitha shkallėt e ekzistencės kozmike nuk janė tjetėr pos degė tė shumta tė Trungut tė qenies rrėnjėt e tė cilit gjenden nė qiell,nė Esencėn Hynore,ndėrsa degėt dhe pipat i ka tė shpėrndarė nėpėr kozmos.

Pėr nga aspekti i Shpalljes profetike, Njeriu universal ėshtė Fjalė, vepėr e amshueshme e Zotit, dimensionet e sė cilės nė veēanti mund tė identifikohen me njėrin nga profetėt.

Kėshtu ēdo pjesė e veēantė e veprės Fusus i kushtohet njėrit nga akspektet e Njeriut universal,pra njė profeti dritėn e tė cilit e zbulon njė aspekt i urtėsisė sė Zotit dhe, i cili, me tė mishėrohet nė njėmendėsinė e vet tė brendshme.Nė atė dritė Njeriu univerzal ėshtė njėmendėsia e Muhammedit a.s. (al-haqiqa-el-muhammedijja) qė realizimin e vet nė kėtė botė e arriti pėrmes profetit tė islamit.

Ashtu sikurse fara qė mbillet nė dhe, qė fillimisht i nxjerr pipthat, pastaj degėt, pasta gjethet, lulet, pastaj mė nė fund frutin i cili e pėrmban po atė farė, ashtu edhe njeriu universal apo njėmendėsia e Muhammedit a.s. qė ėshtė "krijesa e parė e Zotit" manifestohet nė tokė nė trajtė tė Muhammedit a.s. profetit tė fundit tė ciklit ekzistues tė njerėzimit.

Nė aspekt tė pėrsosshmėrisė shpirtėrore,Njeriu universal ėshtė model i jetės shpirtėrore, sepse ai ėshtė person qė i ka realizuar tė gjitha mundėsitė, tė gjitha rrethanat e qenies inherente me pozitėn e njeriut, dhe arriti deri atje sa plotėsisht e kuptoi se ēka do tė thotė tė qenit njeri.

Nė kėtė mėnyrė,Njeriu universal, para sė gjithash janė profetėt,sidomos Profeti i islamit, pastaj, evliatė e mėdhenj,sidomos Polet (qutub) e ēdo shekulli njėmendėsia e jashtme e tė cilit ėshtė sikurse edhe njėmendėsia e njerėzve tė tjerė, mirėpo njėmendėsia e brendshme e tė cilit i pėrfshin tė gjitha mundėsitė qė i takojnė Universit,sepse ata nė vete i realizuan tė gjitha mundėsitė e karakteristikave tė njeriut,si mikrokozmos dhe qendėr qė i reflekton cilsitė universale.

Potencialisht ēdo Njeri ėshtė njeri universal, mirėpo nė realitet, vetėmse profetėt dhe evliatė mund tė emėrtohen me kėtė titull dhe mund tė pėrcillen si prototipė tė jetės shpirtėrore dhe si udhėheqės nėpėr shtigje kah arritja e pėrsosshmėrisė.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 4

Mesazh  Fakiri prej 29.01.12 11:46

Krijimi i kozmosit

Nė shkollėn e Ibn Arabiut krijimi ėshtė menduar si shkrirje e Qenies nė prototipe qiellore, qė nė atė mėnyrė nga mosqenia apo nga "thesari i fshehtė" dalin nė ekzistencėn e jashtme.

Qenia mund tė paraqitet si dritė, ndrėsa protitipet apo emrat dhe veēoritė universale si copėza xhami tė shumta e tė ngjyrosura nėpėrmjet sė cilave depėrton drita dhe nė "pasqyrėn e mosqenies" reflekton lloj-lloj ngjyrėrash.

Kozmosi nė realitet ėshtė njė grup pasqyrash nė tė cilat reflektohet Njėmendėsia hyjnore, ai ėshtė shfaqja e veēorive dhe e emrave tė Zotit tė pėrmbledhura nė Njeriun universal.

Nga ana tjetėr, ai ėshtė lumė qė rrjedh prore uji i tė cilit nė ēdo moment pėrtėrihet, por qė e ruan trajtėn e vetė tė pėrcaktuar me formė dhe me pamje sipas shtratit tė vet.Uji ėshtė simbol i dritės sė Qenies qė vazhdimisht mbillet anekėnd Universit,ndėrsa shtrati i lumit paraqet arketipe, tė cilat e pėrcaktojnė drejtimin kryesor tė rrjedhjes sė ujit.

Ibn Arabi krijimin e krahason edhe me shqiptimin e tingujve nga goja e njeriut. Pikėrisht sikur qė pėrmes shpirtit njerėzor caktohen dhe shqiptohen fjalėt,tė cilat janė nė njė pozitė tė papėrcaktuar, ashtu Fryma e Pėrdėllimtarit (Nefes er-Rahman), Fryma e Zotit, duke e mbėshtetur nė mirėsinė dhe mėshirėn e Tij, i shpie nė ekzistencė tė gjitha mundėsitė kryesore, tė shprehura pėrmes shkronjave tė alfabetit.

Sipas kėsaj, nė po tė njėjtėn mėnyrė sikur qė fryma njerėzore kalon pėrmes ciklit tė kontraksionit dhe ekspansionit edhe Universi kalon nėpėr dy faza komplementare tė ciklit tė njėjtė.

Ai nė ēdo ēast ėshtė i shkatėrruar, dhe sėrish i krujuar, e qė nė mes dy fazave nuk arrihet deri te ndėrprerja kohore. Nė ēdo moment derisa ėshtė nė fazėn e kontraksionit i kthehet Esencės Hyjnore,ndėrsa sėrish manifestohet dhe e merr formėn e jashtme (ekternohet) nė fazėn e ekspansionit.

Nė kėtė mėnyrė universi ėshtė teofani e Esencės sė Zotit qė pėrtėrihet nė ēdo moment, porse nuk paraqitet "identike", sepse siē thonė sufijtė: "Nuk ka pėrsėritje nė teofani".
Krijimi pėrtėrihet nė ēdo ēast dhe vazhdimėsia e tij horizontale ndėrpritet nga shkaku vertikal qė ēdo ēast tė ekzistencėn e bashkon me burimin e tij transcedent.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 4

Mesazh  Fakiri prej 29.01.12 11:49

Duke u nisur nga ky koncept i krijimit, Ibn Arabiu i shqyrton dhe i pėrshkruan disa skema tė ndryshme kozmologjike, nė tė cilat nė veēanti i prėshkruan aspektet e ndryshme tė njėmendėsisė kozmike.

Herė-herė rendin kozmik ai e paramendon si njė pemė degėt e sė cilės paraqesin shkallė tė llojllojshme tė ekzistencės kozmike, e herė-herė Universin e interpreton nėpėrmjet koncepteve kur'anore tė Pendės (kelam) dhe Pllakave tė ruajtura (levhi mafuz), engjėlogjisė tradicionale kur'anore dhe tė termave tė katėr natyrave dhe karakteristikave tė kozmologjisė hermetike.

Kėtu nuk bėhet fjalė pėr atė se skemat e domosdoshme kozmologjike duhet patjetėr tė kufizohen vetėm nė njė, sepse fusha e kozmosit mund tė vėshtrohet nė mėnyra tė ndryshme me ē'rast vazhdimisht zbulohet nga njė aspekt i njėmendėsive kozmike.

Mirėpo,gati nė tė gjitha kėto forma tė kozmologjisė Ibn Arabiu,ndonėse shpesh pėrdor elemente nga shkollat paraislame dhe nga hermetizmi, nė esencė, pikėpamjet e veta i bazon nė Kur'an, sidomos nė konceptet islame fare tė afėrta me vetė formėn e Shpalljes islame dhe me shkronjat e tingujt e gjuhės arabe.

Skema kozmologjike, nė esencė, pėrpiqet qė tė vėrė lidhshmėri nė mes shtresave tė ndryshme kozmoike dhe burimit tė tyre dhe tė tregojė se si nė kėtė mėnyrė botėrat e ndryshme janė pėrcaktime (teajjunat) tė shumta tė burimit fillestar.

Kėto determinime mund tė vėshtrohen nė disa mėnyra: pėr to mund tė mendohet si pėr shtatėdhjetė e dy mijė velove tradicionale tė dritės dhe tė territ qė e mbulojnė "fytyrėn e tė Dashurit",apo mund tė reduktohen nė disa rrethana kryesore,tė cilat nė vete
i pėrmbajnė shkallėt mė tė rėndėsishme tė ekzistencės kozmike.

Shtresat sipėrore mund tė merren si botė e formave trupore dhe njerėzore (en-nasut), si botė e dritės sė mirė apo e substancave psikike (el-melekut), e cila gjithashtu merret si botė e imagjinatės apo ngjashmėrive, gjegjėsisht,botė e formave tė pezullta (alem el-misal);
si botė e ekzistencės shpirtėrore jashtė botės sė formave (el-xhebarut);
si botė e Natyrės Hyjnore me tė gjitha veēoritė e veta tė pėrsosura (el-hanut) qė ėshtė mbi tė gjitha dispozitat e mundshme.

Kėto botėra, tė cilat janė "tė pranishme" nėse shikohen nga aspekti i realizimeve tė njohjeve, pėrmbajnė shtyllat kryesore tė ekzistencės kozmike qė pėrbėhet prej manifestimeve trupore, psikike dhe spirituale.

Nė kėtė mėnyrė sufijtė i paraqesin kėto botėra dhe nė pika kryesore flasin pėr shkencėn mbi Universumin qė bazohet nė ato botėra, pėr tė pasur mundėsi qė t'i sendėrtojnė tė gjitha ato rrethana dhe,nė pikė tė fundit, duke kaluar nėpėr ato determinime, tė bashkohen me Zotin gjė qė ėshtė edhe qėllim i shtegėtimeve tė tyre nėpėr tė gjitha hapėsirat e manifestimev kozmike.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 4

Mesazh  Fakiri prej 29.01.12 11:53

Bashkimi

Qėllimi i ēdo sufiu ėshtė bashkimi me Hyjnoren, ndėrsa ky qėllim del nga dashuria e njeriut ndaj Bukurisė hyjnore.Ky bashkim kyesisht arrihet pėrmes spastrimit gradual tė zemrės dhe pėrmes arritjes sė virtyteve tė ndryshme shpirtėrore qė nė fund shpie nė gjendje tė shkatėrrimit, ė zhdukjes (fena) dhe nė gjendjen e pavdekshmėrisė (beqa) nė Hyjni.

Ibn Arabiu kėtė bashkim e mendon si njė pėrvojė tė lartėsuar qė ėshtė e pamundshme tė pėrshkruhet nė mėnyrė adekuate. Ai kėtė e pėrshkruan nė njėfarė mėnyre qė dallohet nga pėrshkrimet e mėsuesve tjerė sufinj.

Sipas Ibn Arabiut, tė njohurit e Zotit dhe bashkimi me Tė nė pozitėn mė tė lartė tė kontemplacionit nuk do tė thotė ndėrprerje e ekzistencės individuale (fena) respektivisht pushim i kėtij pushimi (beqa), siē e mendojnė pėr kėtė shumica e gnostikėve,por kjo do tė thotė se ne e kemi tė qartė se ekzistenca jonė qė nė fillim i takon Zotit dhe se ne nuk kemi ekzistencė me tė cilėn do tė niseshim drejt pushimit tė saj.

Kjo do tė thotė se tė njohurit me atė dhe se nė kėtė mėnyrė tė gjitha ekzistencat janė rreze tė Qenies Hyjnore dhe se askush nė asnjėfarė mėnyrė nuk ka kurrfarė ekzistence.

Apo siē thuhet kjo nė pjesėn Risal el-ehadijje) (Diskutime pėr Bashkimin): "Shumica prej tyre qė e njoftojnė Zotin, si kusht pėr arritjen e njohjes sė Zotit e njohin rrėnimin e ekzistencės dhe rrėnimin e atij rrėnimi, ndėrsa kjo ėshtė e kotė dhe gabim i rėndė.

Sepse,pėr njohjen e Zotit nuk ėshtė i nevojshėm rrėnimi tė pushuarit e ekzitencės e as rrėnimi i atij rrėnimi, pėr shkak se gjėrat nuk kanė ekzistencė, ndėrsa ajo qė ekziston nuk mund tė pushojė sė ekzistuari. Sepse, rrėnimi, nėnkupton vėrtetimin e ekzistencės, ndėrsa kjo ėshtė politeizėm.Pra,nėse ti e ēmon veten pa ekzistencė apo tė privuar nga tė qenmit, vetėm atėherė e ke njohur Zotin,e nėse jo, atėherė jo."

Pėr nga aspekti "operativ",bashkimi spiritual deri te i cili arrihet pėrmes fuqisė sė dashurisė ndaj Bukurisė Hyjnore,nėnkupton atė se Natyra hyjnore e pėrmbush pėrmbajtjen e natyrės njerėzore, dhe se natyra njerėzore ėshtė e rrethuar me Mrekullitė hyjnore dhe e shkrirė nė Mrekullitė hyjnore.

Me qė kjo gjendje kundrohet, mė tepėr pėr nga aspekti i pėrvojės shpirtėrore, se sa pėr nga ajo teorike,duhet cekur se ēdo relacion shpreh njė aspekt tė pėrvojės sė gjithėmbarshme esenca e sė cilės ėshtė e parrėfyeshme.

Kjo do tė thotė se,Zoti ėshtė i pranishėm nė njeriun,ndėrsa njeriu ėshtė i shkrirė nė Zotin. Shikuar nga njėra anė,bashkim do tė thotė se Zoti e vė Subjektin,i cili "shikon" nė sy tė njeriut dhe "dėgjon" nė veshė tė njeriut,ndėrsa nga ana tjetėr njeriu ėshtė zhytur aq shumė nė Zotin sa qė "shikon" dhe "dėgjon" nėpėrmjet Zotit, e kjo ėshtė nė pėrputhshmėri me hadithin e njohur nė tė cilin thuhet: "Ai qė mė lutet, vazhdimisht pėrpiqet qė Tė mė afrohet, pėr ta dashur, e kur Unė e dua, bėhem shqisė e tė dėgjuarit me tė cilėn ai dėgjon, e tė parit me tė cilėn ai sheh, dorė me tė cilėn ai merr dhe kėmbė me tė cilėn ai ec."
Individualiteti njerėzor nė gjendjen e bashkimit bėhet i iluminuar dhe nė atė mėnyrė nė Dritėn hyjnore bėhet i ngrohtė.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 4

Mesazh  Fakiri prej 29.01.12 11:55

Bota dhe njeriu janė si hija e Zotit.Pikėrisht ajo hije ėshtė ajo qė nė shpirtin njerėzor, falė pranisė sė Hyjnores nė tė, bėhet dritė dhe e tejdukshme.Apo siē thotė Ibn Arabi nė Fusus el-hikem kur e pėrshkruan lidhshmėrinė e individuales me Zotin:"Ajo ėshtė si njė dritė qė rrezaton tej hijes,hijes qė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse perde pėr dritė dhe qė ndriēohet pėrmes tejdukshmėrisė sė vet.

I tillė ėshtė edhe njeriu qė ėshtė bashkuar me tė vėrtetėn,tek ai forma e sė Vėrtetės e sures el-Hakk (Veēoria Hyjnore) mė shumė se te njerėzit e tjerė manifestohet drejtpėrsėdrejti. Sepse, sipas shenjave qė prej Zotit i bart i Dėrguari nė misionin e vet, nė mesin tonė ka njerėz tė tillė qė Zot i tyre ėshtė veshi, syri, aftėsitė e tyre dhe organet e tyre."

Kjo pozitė e lartėsuar e bashkimit, qė ėshtė pėrsoshmėri e jetės njerėzore dhe qėllimi i fundit i njė gnostiku, ėshtė frut i zbatimeve tė metodave shpirtėrore qė nisin me lutjet e domosdoshme dhe pėrfundojnė me lutjen e zemrės apo me lutjen kreative,ku qendra mė e thellė e njė sufiu kumbon me ritmin e grishjes sė emrit tė Zotit qė ėshtė kulmi i tė gjitha lutjeve.

Ibn Arabiu vazhdimisht e vėrteton rėndėsinė jetike tė lutjes sė zemrės dhe tė spastrimit tė brendshėm nėpėrmjet "simpatisė", e cila tė gjitha dukuritė i tėrheq kah burimi dhe fillimi i tyre, gradualisht e tėrheq Hyjnoren kah vetja.

Nė lutjet e njeriut tė shenjtė e tė zgjedhur,njeriu i lutet Zotit,ndėrsa Zoti"i lutet njeriut" dhe lutja i jep trajtė shpirtit njerėzor.Nė gjendje tė kontemplacionit tė pastės, qė ėshtė frut, e njėkohėsisht edhe mėnyra mė e pėrsosur e lutjes sė brendshme, me ē'rast zemra pastrohet nga tė gjitha tė metat dhe papastėrtitė e veta, njeriu arrin pėr tė kuptuar se "Zot ėshtė pasqyrė nė tė cilėn ju e shihni veten, siē jeni edhe ju pasqyrė e Tij nė tė cilėn Ai i vėzhgon emrat e Vet dhe mendimet e tyre.Tash emrat e Tij nuk janė asgjė tjetėr pos Ai Vetė, kėshtu qė njėmendėsia (apo analogjia e relacionit) ėshtė inversion."

Sipas kėsaj, Zotėriu (Rabb) nė fund mbetet Zotėri, ndėrsa shėrbėtori (merbub) mbetet shėrbėtor, por njėkohėsisht Zoti bėhet pasqyrė nė tė cilėn njeriu spiritual ndeshet me njėmendėsinė e vet, dhe njeriu bėhet pasqyrė nė tė cilėn Zoti i sheh emrat dhe veēoritė e Veta, kėshtu qė nė zemrėn e njeriut tė shenjtė arrihet qėllimi i formimit pėrmes sė cilit Zoti "i njofton" esencat qė kanė qenė tė fshehura nė "thesarin sekret", ndėrsa kjo njohje ėshtė ajo pėr tė cilėn edhe ėshtė krijuar Universi.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 4

Mesazh  Fakiri prej 29.01.12 12:02

Njėsia e religjoneve

Nė mesin e studimeve tė Ibn Arabiut vėmendje tė posaēme meriton bindja e tij nė njėsinė e pėrmbajtjes sė brendshme tė tė gjitha religjioneve, parim ky qė nė esencė u pranua nga ana e sufinjve por qė rrallė e kanė pėrshkruar ashtu detajisht siē e bėri kėtė filozofi nga Andaluzia.

Siē thamė deri mė tash, ai nė fillim tė jetės sė vet kishte vizione epifanike pėr Qendrėn e lartėsuar prej sė cilėt rrjedhin tė gjitha shpalljet, ndėrsa nė vitet e tij tė mėvonshme vazhdimisht shkroi mbi "polet shpirtėrore" tė traditės paraislame.

Studimet e tij mbi logosin, nė tė vėrtetė, shpjegojnė parimin e Shpalljeve tė pėrgjithshme (universalitetin e shpalljes) duke vėrtetuar se ēdo profet ėshtė njė aspekt i Logosit tė Lartėsuar dhe se ai ėshtė vetėm Logos apo Fjalė e Zotit.

Ndaj,Ibn Arabiu me kėmbėngulje u pėrpoq pėr t'i mėsuar hollėsitė specifike tė religjioneve tė tjera dhe pėr aq sa ėshtė e mundshme dhe e realizueshme ta tėrheqė kuptimin universal tė religjioneve tė strehuar nė strukturat e tyre tė jashtme.

Tė gjitha pėrpjekjet qė sot i bėjnė muslimanėt pėr afrimin thelbėsor me religjionet tjera mundet dhe duhet tė mbėshteten nė themelet e forta qė i vunė Ibn Arabiu dhe Xhelaluddin Rumi.

Pėrpjekja e Ibn Arabiut qė t'i tejkalojė formėt e jashtme tė shpalljeve pėr tė arritur deri te kuptimėsia e tyr e brendshme nė asnjė mėnyrė nuk do tė thotė se ai "nga poshtė" i hedh ato forma, se e pranon ritualin e jashtėm dhe format dogmatike tė religjionit.

Ai u pėrpoq qė niveli egzoterik i religjionit tė ngrihet nė njė shkallė mė tė lartė tė depėrtimit nė zemrėn e riteve tė cilat janė aspekte integrale tė religjionit, qė janė tė shpallur "nga qielli" dhe ndaj tė cilėve njeriu, patjetėr, duhet tė drejtohet, nėse dėshiron qė jeta e tij shpirtėrore vėrtet tė jetė frutdhėnėse.

Ibn Arabiu sikurse edhe sufijtė tjerė nėpėrmjet kėtyre aspekteve formale apo egzoterike tė religjionit, e jo me refuzimin e me mospranimin e tyre, u pėrpoq qė tė njohė kuptimin e brendshėm dhe atė universal tė Shpalljeve.

Nė esencė "ndezja e statujave" apo hedhja e aspekteve tė jashtme dhe formale tė religjioneve, do tė thotė qė dikush, patjetėr, t'i ketė kėto statuja dhe aspektet formale.

Duhet pėrkujtuar nė atė se, kur Ibn Arabiu dhe sufitė tjerė flasin mbi tė liruarit e tyre nga ritet dhe format religjioze, ata i drejtohen shoqėrisė nė tė cilėn kryhen shumė rite tė ndryshme religjioze, e jo botės siē ėshtė kjo e sotme, e cila sipas horizontit tė gjerė tė njohurive fare lehtė e shpreh mundėsinė pėr t'u hedhur aspektet formale tė religjioneve, e tė cilat fare nuk i ka praktikuar nė jetė.

Ibn Arabiu njė pjesė tė madhe tė jetės sė vet e kaloi duke i lexuar lutjet tradicionale islame, duke u penduar para Zotit pėr mėkatet e veta, duke e lexuar Kur'anin, duke i grishur emrat e Zotit dhe pėrmes kėtyre procedimeve,e jo pėrmes hedhjeve tė tyre, ai arriti deri te bindja se udhėt e rrėfyera nga Zoti dhe Shpallja shpiejnė deri te kulmi i njėjtė dhe, tė jetuarit sipas njė feje do tė thotė zbatimi i tė gjitha riteve tė asaj feje.

Falė pikėrisht atyre riteve tė shpallura fetare, ai arriti ta njohė universalen dhe tejformėn, gjė qė shihet edhe nė poezinė e vet tė njohur e shumė tė cituar:

"Zemra m'u bė pranuese e tė gjitha formave,
edhe kullosė pėr gazele edhe manastir pėr murgj,
shtėpi pėr idhuj dhe Qabe pėr haxhinj,
pllakėz Tevrati dhe libėr Kur'an.
Unė e rrėfej fenė e dashurisė dhe atje kah nisen
devet e dashurisė,atje ėshtė feja dhe besimi im."
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 4

Mesazh  Fakiri prej 29.01.12 12:09

SUFIZMI PAS IBN AREBIUT

Ėshtė e pamundshme pėr t'u pėrshkruar gjėrėsia e ndikimeve tė Ibn Arabiut nė sufizėm. Mund tė thuhet vetėm aq sa pas tij, nė tė vėrtetė,nuk u shpreh asnjė doktrinė sufie e tė mos ishte nė njėfarė mėnyrė nėn ndikimin e veprave tė filozofit tė madh andaluzian, madje edhe nė rastet kur disa shkolla tė mėvonshme sufie nuk u pajtuan me disa formulime tė tij.

Veprimtaria e tij shumė shpejt u pėrhap nė mbarė botėn islame; veprat e tij prozaike filluan t'i mėsojnė pėrkushtuesit e sufizmit, ndėrsa poezitė e tij recitoheshin nėpėr viset e radhėve tė ndryshme sufie, dhe edhe sot, si para shtatė shekujve,mėsohen veprat e tij dhe recitohen poezitė e tij.

Pėr pėrhapjen e mėsimit tė Ibn Arabiut nė Lindje mė sė shumti merita ka Sadruddin Konjeviu,i cili edhe vetė bėn pjesė nė radhėn e mėsuesve mė tė mėdhenj tė sufizmit, qė i komentoi veprat e Ibn Arabiut,por qė edhe vetė i shkroi disa vepra nė tė cilat shpjegohen studimet e mėsuesit tė vet.

Pra, pėrmes tij u bė i mundshėm drejtimi i disa ndikimeve tė doktrinave tė rėndėsishme tė Ibn Arabiut nė Lindje.Sadruddin Konjeviu ishte mik i ngushtė i Xhelaluddin Rumit.

Falė Sadruddin Konjeviut u mundėsua lidhja nė mes Ibn Arabiut dhe Rumit qė si mal tjetėr i madh i spiritualietit islam mbizotėron nė ēdo vatėr tė sufizmit ku njihet dhe flitet gjuha perse.Gjithashtu, Sadruddin Konjeveiu ishte edhe mėsues i Qutbuddin Shiraziut, i cili, siē u tha nė pjesėn e dytė, shkroi komentin mė tė njohur mbi veprėn e Suhravardit Hikmet el-ishraka.

Sadruddin Konjeviu i mbante shėnimet me mėsuesin e Qutbuddinit, Nasiruddin Tusin, mbi ēėshtjet themelore tė metafizikės.Njėri nga poetėt mė tė mėdhenjė sufi tė poezisė erotike nė Persi, Fahruddin Iraqi (apo fedeli d'amore) falė inspirimeve qė i fitoi gjatė njė ligjėrate tė Sadruddin Konjeviut mbi studimet e Ibn Arabiut,e shkroi veprėn e vet Lameat (Shkėlqimet Hyjnore).

Kjo vepėr mė shumė se ēdo libėr tjetėr ndihmoi qė Ibn Arabiu t'iu paraqitet lexuesve nė botėn ku flitet gjuha perse.

Tė gjithė komentuesit e Ibn Arabiut janė nxėnės tė shkollės sė tij, nė tė cilėn bėjnė pjesė: Nablusi, Kashani, Qajseri, Bali Efendiu dhe poeti i madh pers Xhami, i cili i shkroi disa komente mbi veprat e Ibn Arabiut si dhe njė koment mbi veprėn e Iraqit Lameat. Ky koment mė vonė u titullua Eshiat el-Lameat (Rrezet e Shkėlqimeve hyjnore).

Ky libėr edhe sot e kėsaj dite mėsohet nė Iran si "doracak" i mėsimeve sufie.Gjithashtu mund tė pėrmenden edhe Abdulkerim Xhili, i cili nė veprėn e vet Njeriu universal (El-insan el-kamilu) nė mėnyrė sistematike e ekspozoi pėrmbajtjen e veprės Fusus el-hikem, dhe Mahmud Shebisteri, i cili nė veprėn e vet Golshenzar (Lulishte trėndafilash), nė gjuhėn perse, mrekullisht dhe mjeshtėrisht,i pėrmblodhi doktrinat sufie nė atė mėnyrė siē edhe i ekspozoi Ibn Arabiu.

Gjithashtu vėmendje tė posaēme meriton edhe grupi i gnostkėve shiitė, nė mesin e tė cilėve bėn pjesė Ibn Turkei, Sejjid Hajdar Amuliu dhe Ebi Xhumhuri, tė cilėt mėsimet e filozofit andaluzian gradualisht i futėn nė shiizėm,kėshtu qė ato mėsime sė shpejti u bėnė edhe njė nga shtyllat kryesore tė spiritualitetit shiit dhe luajtėn njė rol mbizotėrues nė formulimet doktrinare tė filozofėve tė mėvonshėm iraninė, si pėr shembull, Mulla Sadrai, i cili tėrėsisht bazohet nė studimet e mėsuesit nga Mursia.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm 4

Mesazh  Fakiri prej 29.01.12 12:14

Edhe nė vendet e tjera islame shekuj me radhė vazhdimisht shtohet numri i studentėve dhe i pėrcjellėsve tė studimeve tė Ibn Arabiut, gjė qė shihet nga komentet e shumta tė shkruara mbi veprat e tij nė Indi, Anadoli, Siri dhe nė Egjipt.

Nė Egjipt, shumė shkrimtarė, siē ėshtė Sha'rani, volume tė shumta librash u kushtuan interpretimeve dhe sqarimeve tė veprave tė Ibn Arabiut.Edhe nė Perėndim Ibn Arabiu nuk ishte i panjohur, ndonėse veprat e tij nuk ishin gjithaq tė njohura nėpėr qarqet zyratare.

Mirėpo ai fshehurazi dhe thellė ndikoi tek ithtarėt e dashurisė (fedali d'amore) nga Perėndimi, e sidomos te Danteja, poet i madh fiorentin, mjaft mirė vėrehen ngjashmėri tė thella me sufijtė jo vetėm pėr shkak tė kontakteve historike me ta nėpėrmjet radhėve tė tempujve por, nė radhė tė parė, edhe pėr shkak se ai, nė esencė, e pėshkruan po atė pėrvojė shpirtėrore si dhe versionin e ngjashėm tė universit, por nė kontekst tė traditave krishtare.

Ndikimi i drejtėpėdrejtė i Ibn Arabiut mund tė vėrehet edhe te Rejmon Lili si dhe te disa ezoterikė tė tjerė krishterė tė asaj periudhe tė historisė, kur Perėndimi krishterė dhe Lindja islame jetonin nė dy lloje tė ngjashme tė civilizimit,duke pasur pikėpamje tė njėjta mbi njeriun dhe Universin, ndonėse ekzistonin dallime tė ndryshme formale nė planin teologjik,social dhe politik.

Nė kohėn e sotme atje ku ka sufizėm mund tė vėrehet edhe ndikimi i Ibn Arabiut. Nė Lindje, veprat e tij edhe sot e kėsaj dite mėsohen dhe studiohen nė Indi, Pakistan, Afganistan dhe nė Iran, ku edhe shkruhen vazhdimisht komente mbi to.

Varri i tij nė Damask ėshtė vendi i takimeve tė sufijve, ndėrsa nė Egjipt dhe nėpėr disa vise tjera tė Afrikės Veriore odat e tij (qaside) reciothen dhe kėndohen nė takimet e pėrjavshme tė vėllezėrve sufij.

Edhe mėsuesit e njohur sufijė tė kėtij shekulli, siē janė marokani Sheh Muhammed Tadili dhe algjeriani Sheh Ahmed el-Aleviu,njerėi nga shenjtėrit islam mė tė njohur dhe mė me ndikim, i pėrcjellin studimet e Ibn Arabiut.

Ėshtė e vėrtetė se esenca e sufizmit ėshtė pėrvoja shpirtėrore, e cila mund tė arrihet nėpėrmjet bekimit dhe mėshirės sė pėrfshirė nė metodat e ndryshme tė pėrsosshmėrisė, ku nė krahasim me to tė gjitha formulat metafizike janė relative.

Mirėpo zjarri i brendshėm i sufizmit shėndėriste duke e nxjerrė nė pah thesarin e fshehtė tė doktrinės qė njerėzit tjerė i shpiente kah Njėmendėsia, shpirti i Ibn Arabiut fluturonte mbi atė zjarr.

Ai gjatė kohės sė vet krijoi njė gjuhė tė ēmueshme doktrinare me tė cilėn mėsuesit sufijė i shpjegonin gnoset sekrete, sekretin e shkėlqimit tė brendshėm qė buron nga dimensionet e pamatshme tė Emrit tė Zotit.

Zemrat e tyre vezullojnė nė dritėn dhe nė mėshirėn e kėtij Emri, i cili ndriēoi sikurse edhe paraardhėsit e tyre dhe qė u ndihmoi pėr tė arritur deri te burimi i Shpalljes, deri te fillimi i cili metodės sufije ia dha fuqinė e vet shpirtėrore dhe jetėn e brendshme,qė i mundėsoi qė si traditė shpirtėrore tė mbetet deri mė ditėt e sotme.
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi