Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm

Mesazh  Fakiri prej 20.01.12 21:06

Mistikėt qė lanė gjurmė nė tesavuff (sufizėm)

El Hallaxhi (ebu Maxhid el-Husejn bin Mensur bin Muhammed el-Bejdavi nė literaturėn persiane i njohur si Mensur) ka qenė mistik dhe mendimtar islamik i cili ka mėsuar nė gjuhėn arabe.

Ėshtė lindur nė Persi nė et-Tur afėr Baide-s nė verilindje tė Shirazit nė viti 244.H,atėbotė Baida ishte krejtėsisht e arabizuar;gramatilogu i shquar Sibevejhi i lindur atje nė mesin e Harithijja Jamani.Babai i Hallaxhit,me zeje lėnurės i leshit,e kishte quajtur tė birin lėnurės(ngase nė gjuhėn arabe hallaxh do tė thotė lėnurės).

Ai e kishte sjell nė Vasit,qytet arab i Hanbelitėve me pakicė shiite.Vasiti kishte shkollė tė mirė ndėrsa mėsimi i Kur'anit nėnkuptohej vetvetiu.Nė kėtė shkollė el-Hallaxhi u bė hafėz, duke synuar ta ''pėrbrendėsojė" recitimin e tij tė Kur'anit ashtu qė "besmel-la" e tij tė mund tė bėhet ""kun"i tij,d.m.th.,tė pėrmendurit e tij e Zotit ka mundur tė bashkohet me vullnetin krijues tė Tij.Kėshtu i filloi kėrkimet e tij mistike.

U bė nxėnės i Sehl bin Abdullahu nga Tustari (themeluesi i shkollės selamijje) tė cilin e braktisi pėr t'u vendosur nė Basra ku mori veshjen sufiste (hirka) nga Amr bin Uthman Mekki. U martua me Umm el-Husejn.Ishte kjo martesė monograme e pa luhatur gjatė gjithė jetės sė tij.

Ata i patėn tre djem.Umm el-Husejn tanimė e kishte njė vajzė nga martesa e parė me sufiun ebu Jakub Akta Karnabai.Karnaba'itėt (benu el-Amma nga Nehr Tiri), ishin ithtarėt e beni Mugjashit (fisi Temim) dhe mbėshtetje politike e kryengritjes Zang tė cilėn e kishin organizuar robėrit e Basrės kundėr halifatit abasid nėn udhėheqjen - siē supozohet - tė njė alidi (Zeidi).

I tillė ishte fillimi i kontakteve tė Hallaxhit me shi'itėt revolucionarė,kontakte tė pranuar nė termet teknikė tė apologjetėve tė tij.El-Hallaxhi, nė tė vėrtetė mbete gjithnjė sunit i interesuar pėr asketizėm tė mundimshėm nė respektimin e agjėrimeve tė ramazanit,ndėrsa gjatė qėndrimit nė Mekė dhe ritit tė vizitės (umra) nė heshteje tė plotė dėgjonte Zotin pėrmbrenda.

Kur u kthye nė Tustar, e Braktisi hėrkėn pėr t'i drejtuar njė porosi tė Zotit mashtuesve, shkrimtarėve dhe poblicistėve,shumica e tė cilėve kanė qenė tė ngathtė dhe tė dyshimtė. Disa prej tyre nga familjet e vezirėve e dėgjonin duke u bėrė miq tė tij (sunitėt Kunna'ij ,ibni Vehab dhe ibni Naubaht)-duke e treguar si magjistar ose si mashtrues.

Miqėtė nga Basra e nxitėn tė vazhdojė misionin e tij apologjetik nė mesin e arabėve tė Horosanit tė kolonizuar dhe nė mesin e komuniteteve(ribat)tė muxhahidinėve.Pas pesė vjetėsh el-Hallaxhi kthehet nė Tustar dhe me ndihmėn e Hamd Kunna'ijjit vendoset nė mesin e punėtorėve tė Tustarit,paralagje e Bagdadit,tė cilėt po e punonin mbulesėn pėr Qabe (kisva),nė Dar et-Tiraz, shtėpi nė tė cilėn kultivohej stili i lartė i qepjes dhe qėndisjes.

Pastaj vjen haxhi i dytė dhe misioni i dytė nė Horosan dhe Turkmenistan(deri tė Masin-Turfani) mė njė lloj qėllimi apokalipik (kėrkim tė srehimoreve Talakanijja,mė pas tė quajtura Ensar el-Mehdi).

Pas kėsaj u nis nė haxhin e tij tė fundit;ditėn e Arefatiti vendosi qė nė vakfi tė jetė zėvendės pėr viktimė(dhebiha).pikėrisht siē supozojnė disa shi'itė pėr Martirin nga Qerbelaja si viktimė e Madhe(dhebiha 'udhma).Me t'u kthyer nė Bagdad,ai filloi mėnyrėn e pazakontė tė bisedės nepėr rrugė lidhur me dėshirėn e tij pėr tė vdekur si viktimė sipas Ligjit pėr hir tė Ligjit(kunu entum muxhahidun,ve ene shehid).

Ditėve tė fundit tė halifatit tė Mu'tahididit u shpall vendimi i gjygjit (fetva) kundėr el-Hallaxhit pėr shkak tė mėnyrėse sė tij tė ēuditshme tė shprehjes sė dashurisė ndaj Zotit me flijim tė jetės,nga ana e ghykatėsit zahirit ibni Davudi autorit tė antologjisė pėr dashurinė e pastėr (kitab el - Zehra).

Mirėpo, gjykatėsi tjetėr ibni Surejxhi,pėrndryshe shafi'it,e shpėtoi duke deklaruar se shprehja mistike nuk mund tė gjykohet nė baza juridike.Thuhet se Hallaxhi njė ditė i kishte deklaruar fjalėt e njohura ene el-Hakk (Unė jam e Vėrteta Krijuese),njė lloj britme esktalogjike nė Kur'anin e Shenjtė (tė quajtur sijah bi el-Hakk)."Blasfemi",deklaruan gjykatėsit.Vetė el-Halaxhi kėtė e sqaronte me vargjet vijuese:

"Ah! Fshehtėsia e zemrės sime ėshtė aq fisnike,
sa ėshtė e paarritshme pėr tė gjitha qeniet e gjalla..."

Pasi qė ishte ngatėrruar nė komplotin sufist tė halifit ibni el-Mu'tezz,el - Hallaxhi u gjykua,mirėpo mbeti i fshehur nė Susa afėr varrit tė profetit Daniel,"shpallėsit tė Ditės sė fundit";u arrestua mė 301.H.Gjykimi i parė nė kohėn e Ali bin Isait,"vezirit mė tė mirė" u ndėrpre,me ndikimin e ibni Surejxhit dhe el-Hallaxhi qėndroi si i burgosur nė pallatin mbretėror thuaja tetė vjet e tetė muaj; duke u frikuar nga ndikimi i Hallaxhit nė oborrin e halifit Muktedir, dy prijės shi'itė, Vekil ibni Rauf Naubahti dhe rivali i tij Shallmagani,arritėn ta bindin vezirin Hamid bin el-Abbasin,pėrmes ndimėsve tė tyre finaciarė qė sėrish ta iniciojė procesin gjyqėsor nė bazė tė dy akuzave.

Sipasė tė parės,ai ishte agjent keramit i Fatimidėve.Nė tė vėrtetė,Hallaxhi - nė baza intelekuale,por jo edhe nė ato politike - e ndante mendimin fatimid mbi rėndėsinė apokaliptike tė vitit 290 pas Hixhres,ngase nė alfabetin ezoterik 290 nėnkupton "Merjem" ose "Fatir".

Nė pikėn e dytė tė akuzės thuhej se Hallaxhi me kryengritėsit keramitė predikonte rrėnimin e Qabes dhe Mekės.Fakti qė Hallaxhi - gjatė qėndrimit nė Mekė - i kishte shkruar nxėnėsit tė tij Shakirit "rrėnoje Qabėn tėnde",e qė nė aspektin ezoterik do tė nėnkuptonte" Flijoje jetėn tėnde nė interes tė islamit siē kam bėrė edhe unė".

Kadiu ebu Omer Hammadi ,malikit,insistonte nė atė qė kjo letėr alegorik duhet tė kuptohet vetėm nė kuptim negativ.Dhe el-Hallaxhi u dėnua me vdekje dhe u "vu nė kryq"me 24 Dhul-Ka'de tė vitit 309.H,26 mars 922(kalendar gerorgian).Ėshtė interesant se ky vit 309 sipas Kur'anit ėshtė vit i "Zgjimit tė Shtatė tė Fjeturve"(18:25)tė cilėt propagandistėt ismailitė fatimiditė e festonin si vitin e paraqitjes sė Mehdiut nga shpella sekrete (mirėpo nxėnėsit e el-Hallaxhit kėtė vit e sqaronin nė mėnyrė mistike).

Kryqėzimin e el - Hallaxhit sufijėt sunitė e konsideronin si shenjtėrinė mė tė madhe(mi'raxh),ndėrsa shumė deklarata tė bukura i pėrshkruhen el-Hallaxhit gjersa ndodhej i mbėrthyer nė kryq.Nasr Kushuri,nėpunės i lartė,publikisht nbante rroba tė zeza me lejen e mbretėreshės - nėnė,Shagab.Disa dėshmitarė sufij,Kannadi dhe Shibli,vdekjen e tij e kuptuan si shenjė tė thirrjes mė tė shenjtė.

Mė vritni,shokėt e mi besnikė,
ngase nė vdekjen time ėshtė jeta ime!
vdekja ime ėshtė (ri)ngjallje,
ndėrsa Jeta ime ėshtė vdekja ime!

Ndonėse pas vitit 309 .H ėshtė shpallur se el-Hallaxhi ėshtė dėnuar me vendim unanim (ixhma') tė juristėve (fukaha'),megjithatė njė gjykatės i respektuar dhe mik i tij,ibni 'Ata, kishte qenė kundėr kėtij dėnimi prandaj pėr kėtė arsye ishte vrarė.Vdekja e ibni 'Ata-s e anuloi tė ashtuquajturėn ixhma'.

Kujtimi i el-Hallaxhit u pėrhap gradualisht duke e fshirė njollėn e emri i tij.Shafi'iu ibni el-Muslim,qė nė ditėn e parė kur ishte emėruar vezir, ishte parė nė vendin ku ishte mbėrthyer nė kryq el-Hallaxhi (maslih el-Hallaxh) duke u lutur - duke e bėrė kėshtu aktin e qetė tė rehabilitimit.Sufijtė e mbajtėn besimin e tij (akide) si moto nė shkrimet e tyre ezoterike (d.m.th..,Kilabadi dhe Kushejri) dhe ata emrin e tij "e inkudruan" nė zinxhirin ezoterik tė dėshmimit (isnad) (me miqėt e tij Shiblin dhe Nasrabadin).

Feriududdin Attari e lėvdėronte martinizimin e el-Hallaxhit si "kulminacion" tė sufizmit,ndėrsa piktori i shquar Behzad e kishte pikuruar pamjen e martinizimit pėr Baikarin nė Herat.Filozofėt e pavarur musliman,Bakli,Mantiku,ebu Hajjan Tevhidi dhe ebu el-Hasan Dejlemi,e pasuan origjinalitetin metafizik tė pėrvojės intelektuale tė el-Hallaxhit. Pėrkundėr kundėrshtarėve tė tij tė cilėt e vendosnin nė mesin e atyre qė e pranojnė unitetin erzistecial (vahdet el-vuxhud) ėshtė argumentuar se el-Hallaxhi ėshtė dėshmuar si pėrfaqėsues i unitetit kognitiv (vahde esh-shuhud).

Abdulkadir Xhejlani,Ruzbehan Bakli dhe Fahrudin Farisi kanė dhėnė sqarime bindėse dhe komentime tė doktrinės mbi Unitetin pėrkundėr inteligjencės sė shkollės sė ibni Arebiut, Xhelaludin Rumiut,ndėrsa pas tij edhe mistikėt e shquar tė Indisė Semnani,Ali Hamadani, Mahdumi Gahanijan,Gisudarazi,Ahmed Sirhundi dhe Bedili mendonin se el-Hallaxhi ka besuar nė unitetin njohjės (shuhudi).

El-Hallaxhi jetėn e vet e pėrfundoi nė kryq.Literatuara e mėvonshme sufiste e ka quajtur martir tė posaēėm mistik i cili jetėn e vet e dha,si apostull i vėrtetė i Dashurisė Hyjnore, pėr hir tė dashurisė ndaj Zotit.Ēastin e tij tė vdekjes historianėt e literaturės sufiste e quajnė kohė e themelimit tė "religjionit mistik tė kryqit",mirėpo ji qė nė mėnyrėn direkte apo indirekte tė aludojė nė krishterim,por pėr ta shėnuar vazhdimin e zgjatjes sė "luftės pėr ekzistencė tė njė fenomeni tė posaēėm fetar nė traditėn globale fetare islame, fenomenit i cili quhet sufizėm,dhe qė tė bėjė qartė me dije se rruga e gnozės sufiste edhe nė shekujt e ardhshėm do tė vėrtetohet nė shenjė tė "religjonit tė vuajtjes" pėr ēka dėshmon qartė edhe vetė Hallaxhi nė vargjet e tij.

Dashuria mistike tė cilin el-Hallaxhi e ka imponuar si shpėrblim kurcial i tė gjithė pėrpjekjes mistike,nuk ėshtė gjendja pasive e shpirtit mistik,por shprehė ndėrthurjen e gjallė,dinamike dhe tė pakėputur tė dy realiteteve;atij tė tė dashuruarit mistik dhe tė Dashnorit tė pėrhershėm mistik.Kėrkimi i ndėrsjellė i dashurisė njerėzore dhe hyjnore paraqet luftėn mė vendimtare pėr jetė dhe vdekje,grindje nė tė cilėn rregullisht njė nga dy dashuritė e pėrmenduara vdes dhe nė cilėn,sipas kėsaj,njė nga dy realitete duhet tl zhduket,mirėpo ajo qė ėshtė realitet-shkak,ose ajo e cila ėshtė Realitet i vetėm,i amshueshėm mbinjerėzor.

El-Hallaxhi gjithnjė synon ta tregojė dėshirėn qė dashuria hyjnore duhet tė dominojė,e me tė edhe Realiteti hyjnor,ngase dashuria hyjnore jep vetėm kėso fryte, gjeersa fryti tjetėr dhe rezultati fetar vie me fuqinė e dashurisė satanike e cila synon qė realiteti - arsyeja tė dominojė nė botė dhe qė dashuria tė zgjatė si marrėzi e pafund e botės,dhe jo si konpensim pėr mallkim dhe vuajtje pa tė cilat nuk mund tė ketė transubstancion mistik.

Dhe Realiteti,nė tė vėrtetė,deklaron el - Hallaxhi,kulmin e dashurisė sė vet ndaj mistikut e shprehė nė mėnyrėn e synimit qė Fytyrėn e vet ta bėjė argument tė dashurisė hyjnore ndaj tė dashuruarit mistik.
avatar
Fakiri

1012


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm

Mesazh  Fakiri prej 20.01.12 21:10

Hz.BAJAZID BESTAMI k.s.

Bejazid Bistami k.s.ka qenė musliman persian pararendėsit e cilit kanė qenė zaroasterianė. Nė rini ishte jurist dhe konsiderohej ndėr (as'hab er-re'j),ithtarėt e ebu Hanife-s,mirėpo mė pas i ishte pėrkushtuar sufizmit.Mėsuesi i tij misticizmit ka qenė Kurdi.

Thuhet se ėshtė shoqėruar me mistikun Aliun e Sindit i cili ia kishte mėsuar parimet e shuarjes nė bashkim (fena fi et-tevhid), ndėrsa,nga ana e tij,Bejazidi ia kishte mėsuar principin e monoteizmit siē ėshtė shprehur nė kaptinat e Kur'anit,Fatiha dhe Ihlas.E njhte mirė praktikėn induse tė "ndaljes sė frymėmarrjes" tė cilėn e ka pėrshkruar si adhurim gnoztik tė Zotit.

Tridhjetė vjet Bejazidi kishte bredhur nėpėr shkretėtirat siriane,duke shkuar njė jetė tė asketizmit tė skajshėm - me pak gjumė,ushqim dhe ujė.Njėherė kishte deklaruar qė mistiku mund ta arrijė qėllimin e vet pėrmes verbėrisė,shurdhėrisė dhe memecėrisė.
Mendohet se ka qenė tejet konsekuent nė pikėpamjen e kėrkesave tė islamit dhe nuk lejonte asnjė lėshim sado i vogėl qoftė ai.

Nė deklartat e Bajazidit vėrejmė njė tendecė tė dukshme ndaj monizmit.Ai synonte ta arrinte unitetin e Zoti pėrmes procesit tė privimit (texhrid) pėrderisa tė mos lirohet nga tė gjitha atributet e veta dhe gjersa tė mos e pėrjetojė vetėn si dhe tė tjerėt tė zhytur nė Njė.

Nė kėtė gjendje tė bashkimit ai e ka shprehur pėrvojėn e vet qė tė kujtoj ene el Hakk ("Unė jam e Vėrteta e Krijuesit") tė Hallaxhit. "Kam shkuar nga Zoti kah Zoti gjersa Ai nuk ka klithur nga unė nė mua'),ti Unė'."Mė madhėro! Sa e mrekullushme ėshtė madhėria ime!" "Kur tė dal nga 'vetja' e gjej dashnorin dhe tė dashurėn si njė,ngase nė botėn e mendjes gjithēka ėshtė njė."

"Dymbėdhjetė vjet kam vepruar ndaj shpirtit tim siē bėn farkėtari me materialin e vet;e kam skuqur dhe goditur gradualisht nė zjarrin e vuajtjes me ēekanin e fajėsisė (melame) gjersa shpirti im nul u bė pasqyrė.Plot pesė vjet ia kam kushtuar latimit tė kėsaj pasqyre me mėnyra tė ndryshme tė praktikės religjioze.Njė vjet e vėshtrova veten dhe zbulova njė rrip tė mosbesimit (dhu en-nar)

rreth shkretisė sime.Pesė vitet e ardhshme jam pėrpjekur tė eliminoi kėtė shokė (rrip) derisa nuk zbulova fenė time tė vėrtetė.atėherė zbulova se tė gjithė ishin tė vdekur para syve tė mi,dhe se vetėm Zoti ishte i Gjallė.Ēka ėshtė Arshi? Ai jam unė.Ēka ėshtė Froni (kursi)? Ai jam unė.Ēka janė Pllakėza dhe Penda? Ato jam unė.Ēka janė profetėt Ibrahimi, Musai dhe Muhammedi? Ata jam unė.Duke e sqaruar kėtė mė tej,ka vėrejtur se,sa herė qė i ndarė nga Zoti,heton se gjithēka qė ekziston,ėshtė Zot.Negativizmi i tij (texhrid) e ilustron citatin vijues:"Asgjė nuk ėshtė mė e mirė pėr njeriun se tė jetė pa asgjė;pa asketizėm,pa teori dhe pa praktikė.Kur ėshtė pa asgjė,ai ėshtė me gjithēka.

Mistiku duhet tė ndodhet nė hapėsirėn ku nuk ekziston as e mira as e keqja;e mira dhe e keqja i pėrkasin botės reale;nė prezencė tė unitetot nuk ekziston urdhri(emr) as ndalesa (nehj).Bejazidi ėshtė i pari nga sufijtė i cili ka ofruar njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė pėrvojės sė vet mistike dhe e ka quajtur atė ngritje,lartėsim(mi'raxh) praktikė tė cilėn mė pas e kanė pasuar ibni Arabiu dhe tė tjerėt.Ja disa fragmente nga dėshmimi siē e ka dhėnė Attari nė veprėn e tij Tedhkire.

"Kur e arrita gjendjen e mosinteresimit (istigna) ndaj gjėsendeve tė kėsaaj bote dhe u ndruēova me dritėn e Zotit,mu shpallėn disa mistere.Pėrmes Zotit e shikova veten dhe vėrejta se drita ime ishte krejtėsisht e errėt nė raport me dritėn Hyjnore,se madhėsia ime nė tė vėrtetė ishte vogėlsi.Atje gjithēka ishte e pastėr,kėtu gjithēka e errėt.Kur shikova serish,hetova se drita ime ishte nė dritėn e Tij,madhėsia ime nė madhėshtinė e Tij dhe se kam bėrė me pushtetin e Tij gjithēka qė kam bėrė nė jetė.

Drita e Tij ma ndriti zemrėn time dhe unė zbulova se nė tė vėrtetė tėrė kohėn kisha menduar se unė jam ai qė adhuroja.Ndjehesha i hutuar dhe e kuptova:Gjithēka qė ekziston ėshtė Unė,dhe nuk ėshtė jo-Unė...Kam shikuar nga Zoti nė drejtim tė Zotit dhe e shikova Atė si realitet tė vetėm. Mbeta nė kėtė gjendje shumė gjatė,braktisa tė gjitha pėrpjekjet dhe tėrė diturinė e fituar.

Mėshira e Zotit filloi tė derdhej mbi mua dhe unė e arrita njohjen e amshueshėm (ezelin). E kuptova se tė gjitha gjėrat mbėshteten te Zoti.Pastaj mora krah dhe fillova tė fluturoj nepėr ajėr dhe shikova gjėra tė mrekullueshme dhe tė mahnitshme.Kur e vėrejti dobėsinė time,Ai mė forcoi me fuqinė e Vet dhe vendosi kurorėn e lavdisė nė kokėn time.

Pastaj para meje u hap porta e alesė sė vetėsisė Hyjnore(tevhid);mbeta nė gjendje melekut gjersa nuk u zhdukėn aspektet e dukshėm dhe tė padukshėm tė vetėsisė sime.Portat u hapėn nė errėsirėn e zemrės sime dhe fitova gjuhė bindėse retorike pėr shprehjen e tevhidit dhe texhridit (vetėsia Abstrakte).Tani,gjuha ime vinte nga Zoti,zemra ime e ndjente vezullimin e dritės sė Tij,ndėrsa sytė e mi reflektonin krijimin e Tij.

Unė flisja pėrmes Tij dhe shrehesha pėrmes pushtetit tė Tij,u bėra i amshueshėm dhe i pavdekshėm;kur e arrita kėtė nivel gjestet e mia dhe adhurimi im u bėnė tė amshueshėm. Gjuha ime u bė gjuha e unitetit (tevhid) ndėrsa shpirti im,shpirti i abstrasionit (texhrid).Ai e lėvizte gjuhėn time,ndėrsa roli im ishte vetėm rol i interpretuesit;ai qė fliste nė realitet ishte Ai dhe jo unė.

Shpirti im kishte kaluar nepėr gjithė botėn e padukshme.Parajsa dhe ferri u shfaqen por ai nuk ia vuri veshin atyre.Kaloi nepėr sfera tė ndyshme ku takoi shpirtrat e profetėve.Kur e arrit sferėn e shpirtit tė Muhammedit shikoi miliona lumenj tė zjarrėt pa fund dhe mijra perde tė dritės.Sikur tė futesha nė to do tė digjesha.E humba ndjenjėn pėr shkak tė frikės dhe devotshmėrisė.

U pėrpoqa t'i shikoj litarėt e tendės sė Muhammedit,por nuk ia doli pėrderisa nuk arrita Zotin.Secili mund ta arrijė Zotin nė pajtim me dritėn e vet, ngase Zoti ndodhet nė gjithēka; mirėpo, Muhammedi kishte zėnė vend tė posaēėm;krejtė gjersa nuk e kalon luginėn e tevhidit,njeriu nuk mund tė arrijė nė luginėn e Muhamedit ndonėse nė tė vėrtetė,tė dy luginat janė njėsoj.
avatar
Fakiri

1012


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm

Mesazh  Fakiri prej 20.01.12 21:16

Xhunejd Bagdadi ka qenė shumė i thelluar nė teologji,jurisprudencė dhe etikė. Sufijtė e tė gjitha shkollave e kishin shpallur prijės tė doktrinės sufiste.Ai,sipas tė gjitha gjasave,ka qenė mistiku i parė i cili kishte deklaruar hapur se njohjen e vet mistike ia detyron Aliut a.s.,ngse Aliu a.s.sipas mendimit tė tij,ka poseduar shumė njohuri si ekzoterike ashtu edhe ezoterike ('ilm el-hikme),E kishte studiuar drejtėsinė te ebu Thevri dhe ishte shoqėruar me Harith Muhasibin duke shqyrtuar preobleme tė ndryshme tė sufizmit gjatė shtegtimeve me tė.

Xhunejdi e preferonte principin e durimit (sabr)si antagonizėm i dehjes (sukr).Sipas mendimit tė tij dehja ėshtė mėkat,pėr arsye se ērregullon gjendjen normale tė mistikut dhe e shpie nė humbjen e shėndetit dhe vetėkontrollit.Nė lidhje me kėtė mund tė jetė e mirėseardhur biseda midis Xhunejdit dhe Hallaxhit,kur ky i fundit pasi kishte hequr dorė nga shoqėria e Ali ibni Uthman el-Mekkit kishte ardhur te Xhunejdi pėr tė kėrkuar shoqėri; Xhunejdi refuzoi ta pranonte si nxėnės pėr arsye se,siē thotė,ngase shoqėrimi me te kėrkonte shėndet tė cilin ky nuk e posedonte.Hallaxhi ishte pėrgjigjur:O shejh,durimi dhe dehja janė dy atributet e njeriut,ndėrsa njeriu ėshtė i mbuluar me Hyjni pėrderisa atributet e tij tė mos shkatėrrohen.Xhunejdi ia ktheu;gabim e ke durimi nėnkupton qėnrueshmėrinė e gjendjes shpirtėrore nė raportin ndaj Zotit,gjersa dehja nėnkupton teprimin nė kėrkim dhe dashuri tė skajshme,kurse asnjėra nuk mund tė arrihet me pėrpjekje njerėzore.

Ky predikim i parimit tė durimit e ka bėrė Xhunejdin model tė sufiut i cili ka qenė i pranueshėm si pėr mistikėt ashtu edhe pėr teologėt dhe kjo ėshtė arsyeja pėrse tek ai hasim preferuesin e Ligjit religjioz(Sheriatin).Askush nuk mund tė gjejė ndonjė vėrejtje nė aspektin e sjelljes sė tij (dhahir),qė ka qenė nė harmoni tė plotė me Sheriatin,ose nė aspektin e gjendjes sė brendshme (batin) e vila assesi nuk dallonte nga parimet themelore tė misticizmit.Sipas mendimit tė tij vetėm ai mund ta kalojė Rrugėn (tarka) i cili shkon me Librin e Zotit (el-Kur'an) nė dorėn e tij tė djathtė dhe Sunnetin e Pejgamberit tė Shenjtė s.a.v.s.,nė dorėn e majtė.Mė me dėshirė i vishte rrobat e ulema-s se atė tė mistikut edhe pėrkundėr kėrkesave tė vazhdueshme tė nxėnėsve tė tij dhe tė tjerėve,duke mos dėshiruar ta zėvendėsojė me rrobat e vrazhda prej lesji tė mistikėve (hirka).Rruga e vetme e hapur pėr njerėzit - mendonte ai - ėshtė rruga tė cilėn e ka treasuar Muhammedi a.s.v.s..,ngase njohja e vėrtetė dhe e sigurt tė cilėn Zoti e ka shallur nė Kur'an ndėrsa tė cilėn e ka dėshmuar Pejgamberi i Shenjtė a.s.v.s,dhe tė tillė ēfarė e ka praktikuar nė Sunnet.

Tevhidi sipas Xhunejdit,ėshtė ndarja e tė amshuarės nga ajo qė ėshtė krijuar nė kohė, ngase Zoti nuk mund tė kuptohet me asnjė kategori tė ekzistencės sonė tė dukshėm. Besimi i vėrtetė nė bashkim pėrkufizohet nė atė qė "njeriu duhet tė jetė figurė nė duart e Zotit,personalitet tė cilit Zoti i urdhėron nė pajtim me Gjithėfuqinė e vet.Njeriu duhet tė zhytet nė detin e vetėsisė Hyjnore,i privuar nga vetėsia dhe pa shpirt i dehur nė realitetin e unitetit tė Zotit nė njė afėrsi tė vėrtetė.Njeriu duhet tė jetė i shurdhėr pėr veprimtari dhe ndjenja ngase Zoti e ka mbushur pikėrisht me atė qė e kėrkon prej tij,me njė fjalė, gjendja e tij duhet t'i ngjasojė gjendjes sė para ekzistencės".Sipas Xhunejdit, pėrpjekjet e njeriut nė kėrkimin e sė vėrtetės pėrmes historisė njerėzore pikėrisht ishin drejtuar nga plotėsimi i betimit tė cilin njeriu ia ka dhėnė Zotit dhe tė kthehet nė gjendjen nė tė cilėn ka qenė para lindjes.

Shumica e sufijve panteistė e kanė konsideruar Iblisin mėsues tė vetin nė bashkim dhe refuzimin e tij pėr t'iu bindur Ademit e kanė konsideruar si dėshmi tė respektimit tė prerė tė unitarizmit.Nė bisedėn e tij me Iblisin Xhunejdi e kishte kėrkuar arsyen e refuzimit tė tij dhe kishte marrė po kėtė pėrgjigjr.Mirėpo Xhunejdi nuk u bė "avokat i djallit" si mistikėt tjerė panteistė - mandje pėrkundrazi,ai e thekson gabimin e Iblisit qė i ėshtė bindur vullnetit tė Zotit (meshijje) vetėm pėr ta thyer urdhėrin e tij (emr).

Xhunejdi kėtė e thotė nė kėtė mėnyrė:"Po gėnjen.Sikur tė ishte shėrbėtor i bindur,nuk do ta refuzonte urdhėrin e Tij"- duke e potencuar kėshtu preras pozicionin monoteist.Sjellja morale ėshtė religjiozitet i vėrtetė i tė jetuarit e cila pėrkufizohet nė bindjen e plotė ndaj urdhrave tė Zotit ('ubudijje).Ai e pėrcakton 'ubudijjen si gjendje nė tė cilėn njeriu e kupton se gjėrat i pėrkasin Zotit,se ai ėshtė shkas i ekzistencės dhe qenėsisė sė tyre dhe se vetėm te Ai do tė kthehen.

Tė mbėshteturit te Zoti (tevekkul) sipas Xhunejdit,tani e konfirmon lidhjen me Zotin ēfarė e ke pasur para se je bėrė;ajo nuk pėrkufizohet nė fitim(kesb)as nė jo fitim,porse nė sjelljen e zemrės tėnde nė harmoni me premtimin e Zotit.Pendimi pėrfshin tre nivele; i pari,shprehja e pendimit pėr aktin e kryer;i dyti,vendimin qė kurrė mė nuk do tė kryejė vepra tė tilla;i treti,pastrimi nga tė gjitha tė metat,mėkatet dhe papastėrtitė.
avatar
Fakiri

1012


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mistikėt qė lanė gjurmė nė sufizėm

Mesazh  Fakiri prej 20.01.12 21:20

Amėr ibėn Osman - Mekki k.s.

Lindi nė Mekkė ndėrsa vdiq nė Bagdad nė vitin 291.H.(904) apo 297.H.(910).Attari nė Tedhkir e pėrmend letrėn e tij dėrguar Xhunejdit,Xhuririt dhe Shiblit.Nė letėr ai thotė: "Mė dėgjoni o njerėz tė mėdhenj dhe prijės shpirtėror tė Irakut! I thoni secilit qė dėshiron Hixhazin dhe bukuritė e Qabes" kurrė nuk do t'i arrini,pėrveē me vuajtjet e shpirtit tuaj.

Dhe i thoni secilit qė ka mall pėr qėllimin e afėrsisė dhe shkallėn e Tė lartėsuarės;kurrė nuk do t'i arrini,pėrveē me vuajtjet e shpirtit tuaj..."Nė fund tė letrės thuhet:"Kjo ėshtė porosia nga Amėr ibėn Osman dhe prijėsve shpirtėror tė Hixhazit qė janė me Tė,nė Tė dhe pėr Tė.Nėse mes jush ka tė tillė me qėllime tė lartėsuara,nisuni kėsaj rruge nė tė cilin gjenden dymijė bjeshlė tė zjarrta dhe dymijė dete tė trazuara tė dėshtimit.Nėse nuk jeni pėr kėtė,mos u shtirni,sepse pėr shtirje nuk ka shpėrblim.

"Xhunejdi ua lexoi letrėn Xhuririt dhe Shiblit dhe i pyeti:"Hajde,mė thoni ēka do tė thonė kėto dymijė bjeshkė tė zjarrta?"-"Me kėto bjeshkė nėnkupton zhbėrjen," u pėrgjigjėn.
"derisa njeriu nuk e zhbėn vetvetėn njėmijė herė dhe nuk e ringjallė njėmijė herė,nuk do tė arrij nė shkallėt e lartėsuara."-"Nga kėto dymijė bjeshkė." tha Xhunejdi," e kam kaluar vetėm njė."-"Ti duhet tė jesh i lumtur Xhunejd," tha Xhuriri,"unė e kam bėrė vetėm njė hap nė rrugė."Nė kėto fjalė Shibli ia nisi vajit duke thėnė:"Ju duhet tė jeni tė lumtur sepse akoma as pluhurin e tyre nuk e kam ndjerė."Nė librin e tij pėr dashurinė,Amėr thotė: "Zoti i Gjithėmundshėm i ka krijuar zemrat shtatėmijė vjet pėrpara se tė krijoji shpirtėrat, dhe i ka ruajtur nė kopshtinė e Afėrsisė.

Fshehtėsitė i ka krijuar shtatėmijė vjet pėrpara se tė krijonte zemrat dhe i kishte ruajtur nė Vendin e Unitetit.Pėr ēdo ditė shpirtėrave u ka dhurua treqind e gjashtėdhjetė vezullima tė Mėshirės dhe treqind e gjashėdhjetė fjalė tė Dashurisė.Pėr ēdo ditė u ka shpallur zemrave treqind e gjashtėdhjetė kėnaqėsi tė Afėrsisė; ēdo ditė Fshehtėsive(Mė e thellė se shpirti i njeriut ėshtė qenėsia e zemrės sė tij,e mė e thellė se qenėsia e zemrės sė tij ėshtė qenėsia e Fshehtėsisė sė tij.Me fshehtėsinė kėtu nėnkuptohet fshehtėsia tė cilėn Zoti xh.xh.e ka mbjellur nė njeriun) ua ka shpallur Bukurinė treqind e gjashtėdhjetė herė.

Pasi pa secilėn gjė nė botėn e ekzistencės,konsideruan vetvetėn si tė tė vlefshme.Dhe ashtu fodullėku dhe menhdjemadhėsia u paraqiten nė to.Prandaj Zoti e vendosi nė vėshtėrsi.E mbylli Fshehtėsinė brenda zemrės,zemrėn brenda shpirtit,e shpirtin brenda trupit.Nė atė pastaj futi mendjen.Mandej dėrgoi Pejgamberėt me udhėzime.Dhe secila ajo pjesė ka kėrkuar vendin e vet.Zoti ua urdhėroi lutjen.Ashtu,bukur tė angazhuar me lutje zemrat arrin deri te dashuria,shpirti deri te afėrsia,e fshehtėsia u qetėsua nė unifikim."
avatar
Fakiri

1012


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi