Mafia Shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mafia Shqiptare

Mesazh  Zattoo prej 20.01.12 20:42

Vendimi pėr Metėn, skandal; deklaratat e tij, paturpėsi
Autori i “Mafia e Ballkanit”



Norbert Mappes-Niediek, autori i librit “Mafia e Ballkanit”, ka komentuar vendimin e Gjykatės sė Lartė, e cila i dha para dy ditėsh pafajėsinė ish-zv.kryeministrit Ilir Meta, i akuzuar pėr korrupsion.

I intervistuar nga Deutsche Welle, publicisti gjerman e cilėson vendimin njė skandal dhe shpreh shqetėsimin se ai nuk do tė mbetet pa rezonancė.

Deutsche Welle: Gjykata e Lartė nė Shqipėri shpalli vendimin e gjykimit kundėr njė politikani tė lartė, ish-zėvendėskryeministrit dhe ministrit tė Financave,Ilir Meta. Ai akuzohej pėr korrupsion dhe u lirua nga akuza. Si e vlerėsoni kėtė rast?

Norbert Mappes-Niediek: Unė mendoj se ky vendim duhet tė jetė parė nė Shqipėri si skandal, sepse ai ishte shkaktari qė njerėzit dolėn nė rrugė nė numėr tė madh dhe ku pati katėr vetė qė humbėn jetėn. Druhem se vendimi nuk do tė mbetet pa rezonancė. Rreziku mė i madh ėshtė se protesta tė tilla pėrvetėsohen sėrish menjėherė dhe pėrfundojnė nė konfrontime vdekjeprurėse, si ato qė sundojnė gjithnjė politikėn shqiptare. Dhe nuk ekzistojnė instanca neutrale, as gjykata qė dha gjykimin nėse bėhej apo jo fjalė pėr korrupsion, nuk ishte neutrale. Tema e kėtij procesi ishte nėse videoja e regjistruar nga ish- ministri i Ekonomisė, Prifti ishte apo jo legjitime dhe a duhej lejuar apo jo, por pyetjes pse dy ministra, dy figura udhėheqėse tė politikės shqiptare ulen sė bashku pėr tė biseduar pėr tenderat, nuk i jepet rėndėsi.

Deutsche Welle: Korrupsioni ėshtė njė fenomen i zgjeruar veēanėrisht nė vendet e Ballkanit. A ėshtė korrupsioni nė Shqipėri njėsoj si nė vendet e tjera, apo kemi tė bėjmė me njė rast tė veēantė?

Norbert Mappes-Niediek: Ka edhe vende tė tjera fqinjė ballkanikė ku korrupsioni ėshtė i pėrhapur shumė, por ajo qė e bėn mė tė rėndė nė Shqipėri ėshtė se nuk ekziston vetėdija se nevojiten instanca vėrtet neutrale. Rolin e prokurorėve e merr gjithnjė njė tjetėr. Korrupsioni dhe kriminaliteti i organizuar janė gjithnjė ata tė tjerėt. Menjėherė pas dhėnies sė vendimit Ilir Meta doli para njė publiku tė sajuar dhe tha se kjo ėshtė njė fitore nė luftėn kundėr korrupsionit dhe kriminalitetit tė organizuar. Njė gjė e tillė ėshtė vėrtet paturpėsi.

Deutsche Welle: Pse ėshtė kaq e vėshtirė nė Shqipėri pėr tė luftuar kundėr korrupsionit dhe kriminalitetit. Mungon vullneti politik, apo strukturat ekzistuese janė tė mbingarkuara pėr tė pasur sukses nė kėtė luftė?

Norbert Mappes-Niediek: Sistemi partiak ėshtė aq shumė i projektuar mbi konfrontimin, saqė kėrkush nuk i shpėton dot dhe kushdo ndodhet nga njėra apo tjetra palė, me mua ose kundėr meje. Kėshtu qė nuk ka vend pėr diēka neutrale. Pėr mua kjo pėrbėn njė problem tė madh pėr shoqėrinė shqiptare. Aty ekziston edhe njė lloj tradite pėr polarizime tė tilla, tė cilat nuk mund tė kapėrcehen si duhet. Pėr shumė kohė ėshtė shpresuar qė pas konfrontimeve tė vitit 1997, do tė kthehej arsyeja por megjithėse disa gjėra janė pėrmirėsur ndaj konfrontimit nuk ka ndikuar asgjė.


Deutsche Welle: A e ka bėrė drejtėsia si duhet punėn?

Norbert Mappes-Niediek: Kjo vlen edhe pėr drejtėsinė, e cila rrotullohet nė kėtė sistem tė polarizuar. Rasti i kėtij gjykimi nuk mund tė vlerėsohet nė detaje, sepse ne nuk e kemi ende nė dorė argumentimin e vendimit pėr tė mėsuar se mbi ē`bazė e kanė marrė vendimin gjyqtarėt, por duket qartė se gjykata nuk e ka marrė pėr bazė sistemin dhe prezumimin pėr tė cilėn bėhet fjalė nė bisedimet pėr porosinė e Albpetrolit. Dhe mua kjo mė duket njė shenjė e rrezikshme.

Deutsche Welle:Shqipėria pėrpiqet tė afrohet me BE-nė, ndėrkohė qė BE ėshtė duke dhėnė gjithnjė e mė shumė vlerėsime negative pėr Shqipėrinė dhe luftimin e korrupsionit. A mjaftojnė vetėm deklaratat e BE-sė qė thotė ju duhet tė luftoni mė mirė korrupsionin, demokracia juaj duhet tė funksionojė mė mirė?

Norbert Mappes-Niediek: Unė shpresoj se BE do tė kėrkojė nė hapin tjetėr tė zgjerimit si nė rastin e Kroacisė, qė korrupsioni tė luftohet nė nivel tė lartė. Nėse shihni rastin e Kroacisė, aty ėshtė bėrė shumė pas dorėheqjes sė ish-kryeministrit, Sanader. Rruga e Kroacisė pėr nė Bashkimin Evropian u hap kur u bėnė vėrtet dėnime nė nivel tė lartė, nė nivel ministrash apo punonjėsish tė lartė tė shtetit. Njė korrupsion i tillė mund tė luftohet vetėm nga lart. Kėtė BE e kuptoi nė rastin e Kroacisė dhe unė shpresoj qė kjo pėrvojė do ta shoqėrojė edhe procesin e pranimit tė Shqipėrisė nė BE.

Marrė nga Deutche Welle
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi