Largoni mendimet negative!

Shko poshtė

Largoni mendimet negative!

Mesazh  Luli prej 20.01.12 13:59

Largoni mendimet negative



Ka raste kur njė dėshtim i vogėl mund tė shndėrrohet nė njė dėshtim me tė vėrtetė tė madh dhe pėr tėrė jetėn tonė. A ju ka qėlluar ndonjėherė qė diēka jo e mirė qė mund tė na ketė ndodhur nė punė tė na bėjė tė mendojmė se jemi tėrėsisht tė paaftė dhe se karriera jonė nuk do tė realizohet kurrė siē e kishim ėndėrruar?

Nėse njė gjė e tillė ju ka ndodhur, ta dini se nuk jeni vetėm nė pėrjetimin e ndjesive tė tilla. Edhe njerėzit qė konsiderohen si mė optimistėt dhe mė tė pathyeshmit, kur ėshtė puna pėr moralin dhe entuziazmin nuk mund tė quhen imunė ndaj mendimeve negative. Ndėrkohė, ka disa qė pėrjetojnė vazhdimisht mendime tė tilla dhe kjo mund t’u ketė shkatėrruar jetėn.

Psikologėt besojnė se ashtu sikundėr njė mendim qė na vė nė siklet mund tė shkaktojė menjėherė te ne ndjenjėn e turpit dhe tė na skuqė faqet, njė mendim negativ, ose vetėshkatėrrues, mund tė shkaktojė situatė jo tė mirė shėndetėsore, shtim nė peshė, probleme me lėkurėn dhe mbi tė gjitha njė ndjenjė humbjeje e dėshpėrimi qė mund tė keqėsohet pėrditė e mė tepėr.

Njė nga psikologėt qė merret me kėtė fushė tė studimit tė sjelljes njerėzore dhe qė ka kaluar njė jetė tė tėrė nė studimin e fenomeneve tė tilla, pra tė ndikimit qė ka ajo ēka mendojmė nė dukjen energjinė dhe vetė jetėn tonė, thotė se pikėrisht ana e padukshme e qenies sonė ėshtė e lidhur shumė ngushtė me atė qė e konsiderojmė anėn e dukshme.

Mendimet pozitive ndihmojnė tė gjitha aspektet e jetės

Sipas teorisė sė tij, shndėrrimi i mendimeve negative nė mendime pozitive na ndihmon pėr tė pasur njė jetė mė tė mirė nė tė gjitha aspektet. Sipas tij, njė pjesė e kėtyre mendimeve negative janė tė menaxhueshme.

Dhe kjo mund tė bėhet pėrmes njė teknike tė thjeshtė, e cila i ndalon mendimet negative qė tė hedhin rrėnjė dhe tė krijojnė terren pėr tė na shkatėrruar pak nga pak gjendjen e brendshme shpirtėrore dhe si pasojė edhe vetė jetėn. Ideja ėshtė qė tė ndalohen kėto mendime dhe mbi tė gjitha tė krijohet njė mundėsi pėr mosrikthimin e tyre.

Fitorja arrihet me krijimin e njė arsenali personal “armėsh” pėr tė luftuar mendimet negative, nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe pa asnjė tolerancė. Kėshtu duhet krijuar njė mekanizėm qė “i ha” mendimet negative. Mos e harroni kurrė se trupi juaj ndjek atė qė i thotė mendja. Kjo ėshtė e sigurt dhe e pashmangshme.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Largoni mendimet negative!

Mesazh  Fakiri prej 20.01.12 15:57


Begatia mė e madhe dhe e pazėvendėsueshme ėshtė kur di tė fusėsh lumturi e qetėsi nė mendjen dhe nė zemrėn tėnde,ngase mendja dhe njė zemėr e qetė dhe e gėzuar mban fryte tė paluhatshme,prodhon vepra tė lėvduara, dhe mbron shpirtin nga pasiviteti.Ėshtė thėnė se; lumturia ėshtė art qė mėsohet,e kush di si ta tėrheqė dhe tė arrije tek ajo,e ka marrė dobinė prej periudhave tė kohės dhe drejtimit tė jetės, si dhe tė gjitha begatitė qė i ka nė dorė dhe pas dore.Rrėnja e lumturisė ėshtė qėndrueshėmira e fortė,qė nuk luhatet nga vėshtirėsitė e as lėvis nga ngjarjet.

Ajo nuk shqetėsohet pėr tė kotat,dhe sipas fuqisė sė zemrės e pastėrtis sė saj shkėlqen shpirti.Nė tė vėrtetė,valėt e jetės,dobėsia e forcės dhe frika e shpirtit, janė shkaqe pėr pikėllimin,mėrzinė dhe dėshprimin,e atij qė ia mėsoi vetes durimin dhe forcėn iu lehtėsuan shqerėsimet dhe iu pakėsuan trubullirat.Armiqėt mė tė mėdhenj qė rrinė gati mbi lumturinė dhe gėzimin janė shqetėsimet, shikimet sipėrfaqėsore dhe kujdesja vetėm mbi veten,duke harruar botėn dhe gjithė ē’ka nė tė.

Sikurse kėta tė pagdhendur e shohin globin tokėsor nė vetet e tyre,nuk mendojnė pėr tė tjerėt, nuk jetojnė pėr tė tjerėt,e as nuk interesohen mė larg vetes,e tė vėshtrojnė pėrqark..., tė angazhohemi edhe me zgjidhjen e ēėshtjeve tė njerėzve nė nevojė,tė largohemi qė t’i harrojmė plagėt. Nė kėtė rast bėjmė dy tė mira; lumturinė e vetvetes dhe lumturinė e tė tjerėve.Detyra e artit tė lumturisė ėshtė tė frenojė mendimet e tua dhe t’i mbrojė ato,qė tė mos shkapėrderdhen,sepse nėse i lėshon mendimet e tua e s’i frenon, ato e kalojnė kufirin dhe e humbin drejtimin shpejt.Pastaj tė rikthejnė kastėn e pikėllimeve dhe vajtimeve,ta ēelin librin e dhimbjeve qė ta lexosh jetėn qė kur tė ka lindur nėna.

Nėse mendimet shpėrndahen nė fushėn pa skaj,ato shpejt ta rikthejnė tė kaluarėn e plagosur dhe tė ardhmen ta bėjnė tė frikshme,tė bėjnė tė rėnqethesh i tėri,tė dridhin e tė djegin thellė nė shpirt, dhe ta kėpusin litarin e fortė tė pėrqėndruar nė vepėr tė frytshme e tė dobishme.
Mbylli dyert e hekurta tė sė djeshmes dhe tė ardhmes dhe jetoi minutat e tė sotmes: “Mendo mirė pėr kėtė ditė se ajo s’lind pėrsėri.”
avatar
Fakiri

536


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Largoni mendimet negative!

Mesazh  Zattoo prej 27.03.14 16:12

INJORONI MENDIMET NEGATIVE DHE TĖ PARĖNDĖSISHME!

Ēdo herė qė ju nė mėnyrė tė suksesshme injoroni mendimet negative ose tė parėndėsishme, qė janė shumica e mendimeve, kjo bėhet mė e lehtė. Mendimet e parėndėsishme ose tė panevojshme janė mė tė lehta pėr t’u injoruar sesa ato negative sepse mendimet negative ngatėrrohen me identitetin tonė.

Mendimet e parėndėsishme apo tė panevojshme janė ēdo mendim qė nė fakt nuk i shėrben funksionimit tonė nė moment. Vini re sa shpesh mendja juaj egoike dėrdėllit rreth gjėrave tė parėndėsishme, duke pėrfshirė tė shkuarėn edhe tė ardhmen. Ju mund tė shihni lehtėsisht qė nuk ju nevojiten mendimet rreth tė shkuarės dhe tė ardhmes pėr tė funksionuar nė moment.

Kėshtu qė pėr tė filluar, pėrpiquni tė injoroni tė gjitha kėto mendime. Kjo praktikė gjithashtu do t’ju mėsojė tė vini re nga ēfarė varet mendja juaj. Ju do tė zbuloni se sa e panevojshme ose negative shumica e asaj qė ju mendoni ėshtė. Kjo mund tė jetė shumė sqaruese ndriēuese.
avatar
Zattoo

626


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Largoni mendimet negative!

Mesazh  Luli prej 24.10.14 13:33

Mendimet negative qė duhet t’i harroni nga tash



Ne tė gjithė ankohemi, dimė tė jemi tė neveritshėm dhe mospėrfillės. Kemi zėrin qė na thotė se nuk jemi mjaftueshėm mirė, nuk jemi mjaftueshėm tė menēur, dhe qė do tė dėshtojmė ende pa u lodhur.

E dėgjojmė kėtė zė kur veshim rroba banje, kur vendosim tė dukemi ndryshe, kur jemi nė njė grup tė madh tė njerėzve, e urrejmė kėtė zė, por pėrkundėr kėsaj duhet t’i lėmė nė harresė mendimet negative, shkruan Kpress.


“Ju nuk duhet ta bėni/ thoni/ vishni atė”

Kjo ėshtė vetėm faj dhe keqardhje, e cila po na dėmton kėtu dhe tani. Fjala “duhet” nevojitet ta largoni nga fjalori. Provoni ta zėvendėsoni atė me fjalėn “ mund” dhe do t’i vėreni vetė ndryshimet. Nė vend tė “unė duhej t’i flisja mė mirė fėmijėve”, thuaj “Unė mund t’ju flas me mirė fėmijėve dhe herėn tjetėr do ta bėjė”. Nė fund tė fundit ju nuk mund tė ndryshoni tė kaluarėn, ju duhet vetėm tė vazhdoni pėrpara.


“Unė kurrė nuk mund ta bėjė kėtė”

Ndoshta dėshironi tė gatuani diēka, por ju vetėm thoni se do tė dėshtoni. Ani ēka? Ka gjėra tė gabuara nė botė qė nuk janė tė vendosura si duhet. Ndoshta do tė dėshtoni, ndoshta jo. Ndoshta do ta doni atė, ndoshta do tė jete gjėja mė e keqe qė ju keni bėrė. Duhet ta largoni kėtė zė. Nuk ka asnjė arsye pse dikush tjetėr mund ta bėjė dhe ju nuk mundeni.


“Unė do tė jem i/e lumtur kur…”

Do tė jem e lumtur kur fėmiu tė flejė rehatshėm natėn. Lumtura nuk ėshtė drejtim. Mos i humb ditėt e lumtura duke pritur pėr njė ditė tjetėr mė tė lumtur. Ne nuk mund tė dimė se ēfarė do tė na sjellė e ardhmja.


“Ēdo moment ėshtė i ēmueshėm”

Kjo nuk tingėllon si zė negative, por ėshtė nė njė far mėnyre. Ne jemi tė kushtėzuar tė besojmė se duhet tė shijojmė dhe pėrjetojmė ēdo moment me fėmijėt tanė dhe ndihemi fajtor kur nuk e bėjmė. Mos u ndjeni keq: disa momente kundėrmojnė. Sikur bebja juaj tė “eksplodojė” pelenėn dhe tė shpėrndahet kėmbėve tė tij. Jo tė gjitha momentet janė menduar tė “shijohen”, disave vetėm duhet t’ju rezistosh.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Largoni mendimet negative!

Mesazh  Luli prej 10.03.15 19:19

Lamtumirė mendime negative!



Sa mendime kalojnė nė mendjen e njė njeriu gjatė njė dite? Nėse, do thonim 30 mijė, a do habiteshit? Ēėshtja ėshtė si i pėrdorni ju kėto 30 mijė mendime ēdo ditė. Studimet mbi trurin dhe mendimet kanė arritur nė pėrfundimin se 84-92% e mendimeve qė kalojnė nė kokėn tonė ēdo ditė janė po tė njėjta me ato tė djeshmet. Jo vetėm kaq, por 82-90% e mendimeve tona janė NEGATIVE.

Analistėt theksojnė se humori juaj ndikon tek mendimet, dhe qė ne i lejojmė ndjenjat dhe emocionet tona negative tė na ndikojnė tek mendimet.

A ju ka ndodhur tė ėndėrroni pėr diēka, mė pas mendja juaj kalon tek njė kujtim i hidhur?

Autori dhe poeti amerikan James Allen thotė, "Ēdo veprim dhe ndjenjė pasohet me njė mendim."

Ralph Waldo Emerson tha, " Paraardhėsi i ēdo veprimi ėshtė mendimi".

Po ashtu shumė tė tjerė kanė thėnė se mendimet pėrcaktojnė fatin tonė.


Ja si tė evitoni mendimet toksike nga koka:


1) "Kontrolloni" mendimet tuaja

Kjo ndoshta nuk ėshtė shumė e lehtė, por pėrpiquni.

Nėse mund tė kapni mendimet tuaja nė 30 sekondat e para, atėherė mund ta fshini apo ta evitoni atė pėrpara se tė hyjė nė kujtesėn tuaj.

Mėsoni si tė refuzoni njė mendim negativ pėrpara se t'ju zėrė hapėsirėn e mendjes suaj. Nėse e arrini kėtė qėllim, atėherė do ta zhvilloni kėtė aftėsi pėrditė e mė shumė dhe brenda njė periudhe do tė jeni nė gjendje tė largoni mendimet negative, duke i zėvendėsuar ato me mendime pozitive.

Ndalojeni mendimin negativ pėrpara se t'ju bėjė dėm.


2) Merrni njė vendim

Studimet kanė arritur nė pėrfundimin se ēfarėdo qė t'ju ndodhė nė jetė, ju mund ta rigjeni pėrsėri lumturinė. Kėrkimet treguan se 50 pėr qind e trurit tonė ėshtė gjenetike, 10 pėr qind varet nga rrethanat (si psh: puna ku punojmė, i martuar ose jo, mirėqėnia etj) 40 pėrqind pėrcaktohet nga mendimet e zakonshme, ndjenjat, fjalėt dhe veprimet. Me anė tė kėtij studimi pėrcaktohet se pavarėsisht geneve, ju pėrsėri keni shpresė pėr tė ndryshuar jetėn dhe pėr tė arritur lumturinė. A keni parė si disa njerėz tė cilėt edhe pse goditen nga fatkeqėsitė, (humbja e njė personi tė dashur, humbja e vendit tė punės, shembja e shtėpisė etj., pėrsėri ruajnė njė qėndrim pozitiv ndaj jetės? Ndėrsa tė tjerėt nuk e kalojnė lehtė…


Ju keni 3 zgjedhje pėr ēdo mendim:


a. Kontrolloni mendimet dhe emocionet tuaj

b. Fshini mendimin negativ brenda 30 sekondave dhe zėvendėsojeni atė me njė pozitiv.

c. Analizoni mendimin

• Kujdes me mendimet. Mbani njė ditar nėse mundeni. Mbani shėnime dhe njė historik tė mendimeve tuaja.

• Kėnaquni me gjėrat nė jetė dhe mendimet tuaja do jenė pozitive, qeshni mė shumė.

• Mbani mend qė keni njė zgjidhje dhe potencialin pėr tė ndryshuar mendimet tuaja.

• Praktikoni artin e falenderimit dhe mos u krahasoni me tė tjerėt si dhe mos prisni shumė nga ta se mund tė mbeteni tė zhgėnjyer.

• Pėrsėrisni pohime tė shėndetshme ēdo ditė si psh: (Jam i/e lumtur, Kam ēdo gjė nė jetėn time, etj)

Si ta ndryshoni situatėn:

Shkruani ēdo mendim negativ apo toksik qė mendoni gjatė ditės dhe ndryshojeni atė. Psh: Njė mendim toksik ėshtė: "Dukem e shėndoshė ēfarėdo qė tė vesh"

Zėvendėsojeni atė me njė tė shėndetshėm: "Mė pėlqen buzėqeshja ime dhe gėzimi qė u dhuron tė tjerėve".

Mos harroni qė mendimet i kemi nė 3 forma

1. Mendime tė sė kaluarės—Kujtimet

2. Mendimet e tanishme

3. Mendimet e sė ardhmes—Ėndrrat

Pra, ka shumė rėndėsi pėr mėnyrėn se si mendoni, nėse mendimet tuaja janė negative atėherė ju ia merrni vetes kontrollin ndaj asaj qė bėni, ndėrsa edhe do tė filloni t'u besoni kėtyre mendimeve negative. Ky qėndrim do tė thotė qė keni prirje pėr t'u dorėzuar lehtė.

Shumė prej nesh kanė tendencė tė parashikojnė tė ardhmen, krijojnė edhe vizione negative nė kokėn e tyre. Problemi me kėto mendime ėshtė qė ndikojnė fuqishėm nė mendje dhe mund tė duket qė gjėrat janė me tė vėrtetė ashtu. Nėse lejoni qė t'ju dominojė stresi, kjo mund tė ndikojė negativisht nė sistemin tuaj imunitar, dhe do tė sėmureni mė lehtė. Ėshtė pikėrisht stresi kronik shkaktari i 90% tė sėmundjeve.

Disa tė tjerėt pėrpiqen tė lexojnė mendjen e tė tjerėve. E vėrteta ėshtė qė nė fakt nuk keni lidhje se ēfarė mendojnė njerėzit. Nėse ju shikon dikush, kjo gjė nuk do tė thotė domosdoshmėrisht se ai po ju gjykon.

Fajėsimi i tė tjerėve - ėshtė joproduktiv pasi ju ikni nga pėrgjegjėsia pėr dėshtimet ose sukseset tuaja. Kur nisni fjalinė me "ky ėshtė faji yt", mėnyra e tillė e tė menduarit ėshtė tepėr e dėmshme. Mendimet negative ju bėjnė viktimė, por fakti ėshtė qė nė shumicėn e rasteve pikėrisht ju jeni ata qė korrni atė qė mbillni nė jetė.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Largoni mendimet negative!

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi