Misteri i Parkut tė Gurėve Kumbues!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Misteri i Parkut tė Gurėve Kumbues!

Mesazh  Androo prej 19.01.12 19:58

Misteri i Parkut tė Gurėve Kumbues (gurė qė lėshojnė tinguj)



Te vendosur brenda parkut ėshtė njė fushe me gurė te mėdhenj. Fusha ėshtė rreth 7-8 akra ne madhėsi. Gurėt e vendosur ne kėtė vend kane disa cilėsi te pazakonta. Kur ato pėrplasen me njeri-tjetrin apo goditen me njė cekic, ata lėshojnė tinguj te ēuditshėm si te ishin metali apo te zbrazet, dhe tingulli qe prodhohet ėshtė i ngjashėm me atė te njė tubi metali qe goditet.

Ne kėtė park gjendet gjithashtu ujėvara me e madhe e Bock's Country. Pėrveē aftėsive te ēuditshme kumbuese te gurėve, ne kėtė park ka edhe mistere te tjera shume te ēuditshme.

Njė prej gjerave me te habitshme ne lidhje me kėtė park, ėshtė qe shumica e fushave te gurėve ėshtė rezultat i njė orteku te shkaktuar nga rėnia e njė pjese te malit. Megjithatė, kjo fushe specifike me gurė ėshtė ne drejtim te majės se kodrės dhe jo ne pjesėn e poshtme.

Kjo do te thotė qe kjo fushe me gurė nuk ėshtė krijuar ashtu si mendohej, nga njė rėnie gurėsh nga rrėshqitja e malit. Gjithashtu nuk ka fakte qe kėto te ishin sjelle nga ndonjė akullnaje pasi nuk mendohet qe akullnajat te kenė arritur deri kaq larg.

Po atėherė, si ka mundėsi dhe si ka arritur kjo fushe me gurė qe te jete kėshtu dhe kėtu?

Kėto gurė janė te pėrberė nga njė substance e quajtur diabaze, qe ėshtė thellėsisht basalt vullkanik. Dhe kėto gurė te mėdhenj, pėrbejnė njė prej fushave me te mėdha me gurė diabaze ne pjesėn Lindore te Shteteve te Bashkuara.

Kėta gurė kane njė pėrmbajtje te larte hekuri dhe alumini dhe mendohet qe janė ndare gjate Epokės se Akullnajave, ka mundėsi rreth 12.000 vjet me pare.

Gurėt janė krijuar nėpėrmjet shume viteve duke kaluar ne shume cikle ngrirje-shkrirje qe e shkatėrroi diabazen ne pjese individuale, njė proces ky i njohur si "frost wedging". Gurėt mund te jene mbledhur ne kėtė sipėrfaqe pasi dheu i ngopur me ujė, mundėsoi lubrifikim pėr gurėt qe te rrėshqisnin deri ne vendndodhjen e tyre te tanishme, proces ky i njohur me emrin "solifluction".

Megjithatė ky ėshtė vetėm njė prej shpjegimeve te mundshme qe ėshtė dhėne pėr fenomenin e kėtyre gurėve te ēuditshėm.
Shume shpjegime te tjera janė dhėne pėr kėtė fenomen.

Njė prej varianteve te tjera shpjegohet ne lidhje me radioaktivitetin, apo njė tjetėr me meteorėt apo kometat. Ka shpjegime qe lidhen me fusha te ēuditshme magnetike, apo akoma te tjera qe mendojnė se kėto gurė vijnė nga njė planet tjetėr.

Edhe mundėsi mbinatyrore janė sugjeruar si shpjegim pėr fenomenin e gurėve kumbues. Sipėrfaqja ėshtė studiuar nga ata qe kane njė prirje drejt paranormales.

Ne qershor te vitit 1890, Dr. J. J. Ott mblodhi mjaftueshėm gurė qe lėshonin tinguj te ndryshėm, sa pėr te luajtur disa melodi, i shoqėruar edhe nga Banda Pleasant Valley. Ky event u zhvillua ne Stony Garden gjate takimit Buckwampun. Dhe ndoshta ky mund te kėtė qene edhe koncerti i pare rrok i bere ndonjėherė.

Ėshtė e ēuditshme se si vetėm kjo sipėrfaqe ėshtė kaq e boshatisur dhe nuk ka fare jete, as flora dhe as fauna. Ndėrkohe qe e gjithė pjesa tjetėr rrethuese ėshtė e mbushur me pyje, ne kėtė sipėrfaqe duhet kėrkuar me ngulm qe te arrihet te gjendet sikur edhe njė barishte e thate.

Fusha me gurė supozohet te jete dhjete kėmbė e trashe, dhe pothuajse pa dhe fare. Thuhet qe gurėt qėndrojnė drejt e mbi themele. Kjo do te ishte shume e ēuditshme nėse do te ishte e vėrtete, pasi dikush do te mendonte qe e gjithė fusha do te mbulohej me gjethe te reja vetėm pas shume pak vitesh duke marre ne konsiderate sasinė e pemėve qe e rrethojnė kėtė fushe.

Qe nuk ka shume kafshe te egra rreth e rrotull nuk ėshtė aspak e habitshme duke qene se shumica e kafshėve ka mundėsi qe te frikėsohen nga njė sipėrfaqe e mbushur me gurė dhe me njerėz qe i godasin zhurmshėm gurėt me cekice.

Demarkacioni i zymte ndėrmjet fushės se gurėve dhe pyllit rrethues ėshtė shume e ēuditshme.

Kur civilizime te plota mund te gjenden te varrosura nen dhe ne vetėm disa qindvjeēare, atėherė si ėshtė e mundur qe kjo fushe me gurė ėshtė ende e dukshme aty? Si ka mundėsi qe kjo fushe me gurė ėshtė ende e dukshme mbas mijėra vjetėsh?

Njė mister tjetėr ne lidhje me kėto gurė te jashtėzakonshėm ėshtė se ne fakt jo te gjithė prej tyre kumbojnė dhe lėshojnė tinguj. Vetėm disa prej tyre e kane kėtė veēori ndėrsa te tjerėt lėshojnė vetėm njė tingull te mėrzitshėm.

Dhe ne fakt, ėshtė njė mister me vete fakti qe disa gurė kumbojė dhe disa te tjerė jo. Nėse kėto gurė janė te gjithė te njėjte atėherė pse ndodh ky fenomen?

Ėshtė hedhur njė hipoteze qe gurėt duhet te rrije lirshėm ne mėnyre qe te mund te vibrojnė, pra duhet te kenė paksa hapėsire, por megjithatė kjo hipoteze ėshtė hedhur poshtė pasi shume prej gurėve qe kumbojnė janė te vendosur dhe te ngecur ne mes te gurėve te tjerė pa mundėsi lirshmėrie.

Prandaj shume pyetjeve ne lidhje me misterin e gurėve kumbues ende nuk i janė dhėne pėrgjigje. Ndėrkohe gurėt kumbues mbeten ende njė mister.
avatar
Androo

293


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi