Historia e vertete e nje djali

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Historia e vertete e nje djali

Mesazh  MONSTER prej 19.01.12 15:39

Historia e vertete e nje djali

E Lashe Shkollen bashke me 4 Shoket e mi dhe u Nisem Per ne Greqi,, Pasi kemi Ecur Disa Ore me Shoket Maleve te Greqise Per te Kaluar Kufirin,,Na Zuri Policia tek nje Qezme uji Ku Pushonin Refugjatet,, Dhe na Kthyen Perseri ne Shqiperi,,me Saktesisht ne Kapshtice !!

Shoket e mi Vendosen te Ktheheshin ne Shtepite e tyre Sepse nuk kishin Zemer te Vazhdonin rrugen Maleve duke vene Veten ne Rrezik,, Ne Ishim rritur ne Tirane dhe kurre nuk ksihim pare male te larta dhe Sidomos kafshe te Egra kurre nuk kishim pare !! Ata u kthyen Per ne Tirane,, Ndersa une Nuk kisha sy dhe Fytyre qe ti Dilja Babit Perpara se kisha marre edhe leke nga Portofoli i Tij ne Mengjes,, Dhe nuk Guxoja kurre qe te kthehesha ne Shtepi se Babi im ka Qene Shume Nevrik dhe Gjithmone e kam pase Frike !! Une Vendosa ti kaloj Malet Vetem edhe pse rreziqet ishin shume te medha Per moshen qe kisha une,, isha vetem 17 Vjec !! U Nisa te Kaloja Kufirin Grek sapo u erresua Nata,, Dhe e Kalova Kufirin vetem.

Nata ishte teper e Frikshme Per Mua qe kurre nuk kisha pare male me sy,, Dhe sidomos kur Shpendet Ciceronin me nje Klithme qe te Coptonte Zemren ,, Nuk e di se si ndodhi Por nuk kisha frike nga asgje dhe vetem ecja ,,ecja,,, Me shume Ecja naten se Diten qe te mos me Shohin Policia,, Diten e 3-te Ndodhesha Diku ne nje Malt teper te Larte te Greqise ku ndodheshin edhe Antenat Amerikane ne maje te malit Gjigand.

Ate Dite Pas Dite Vone u Gjnda ne nje Pjese te Zhveshur te Pyllit ku nuk kishte peme,, Dhe e pashe veten te rrethuar nga 5 Ujqer te Egersuar,, Dhe po Afroheshin Drejt meje nga c'do ane ,, Une nuk kisha Guxim te ikja dhe as nuk gjeja dot nje peme qe te ngjitesha lart sepse isha ne nje pjese te Zhveshur te Malit,, Ujqerit Po Afroheshin Drejt Meje Dhe une Ndalova,, kisha Canten dhe Mendova tju hidhja pak Buke dhe ndoshta do mashtrohen me Buken dhe une Do iki ,,Por Prape thashe se Ujku nuk e din se cfare eshte buka.

E Pashe Veten ne nje Rrezik te madh dhe e vetmja gje qe me Shqetesonte ishte Familja ime dhe mendoja se ata do te me Kerkonin ne Gjithe Boten dhe nuk do e dine se kam Vdekur dhe me kane ngrene Ujqerit,, Dhe Shqetesimi tjeter qe kisha une Po Mendohesha se si do me hane Ujqerit se Une nuk do Vdes Direkt kur tme kafshojne,, dhe po e imagjinoja veten sikur ujqerit do me kafshonin nga kembet fillimisht dhe thoja se nuk del Shpirti kur te ujqrit te hane kembet.

Dhe po mendoja te Ulesha ne ate Menyre qe ujqerit te me sulen ne fyt qe te mos Vuaj Shume ,, Gjithsesi nuk kisha shprese Per Shpetim,, E Pashe Vdekjen me sy Dhe nuk me mbushej mendja se do ju shpetoja i gjalle ujqerve,, Ujqerit i kisha larg me e shumta 10 metra nga te gjitha anet me ishin afruar,, dukeshin Egersira teper te rrezikshme.

Ne Ate Moment mu Kujtua nje Sure e Kuranit Per Mbrojtje nga Kafshet ne Rast Rreziku,, dhe Fillova Ta Lexoja Suren qe e kisha Mesuar Permendsh,, Qe Vijon :: Une i Mbeshtetem Zotit te Agimit Prej Demit te c'do Krijese qe ai e Krijoi,, Une Mbeshtetem , mbrohem me Zotin e Njerezve , Sunduesin e njerezve, me te Adhuruarin e njerezve Prej Demit te C'do Krijese qe ai e krijoi dhe Prej erresires se Nates kur ngryset Plotesisht,, Une Kerkoj Mbrojtjen e Zotit Prej Rrezikut qe me kanoset nga Kafshet e Egra !!

Dhe Menjehere Pas Leximit te kesaj Pjese te Kuranit,,, I Shikoja vete Ujqerit qe Peruleshin ne Shenje Adhurimi Ndaj Zotit dhe ma hapnin rrugen me Urdherin e Zotit,, dhe Zoti me Mundesoi te Punoja ne Greqi Per 2 Vjet pa u kthyer ne Shqiperi.

Vertet une i Perjetova Faktet e Zotit qe une kurre nuk mundem ti mohoj,, Kurre nuk e harroj ate dite sikur te jetoj edhe nje mije Vjet Pleqeri !! Vertet ketu pashe dhe Perjetova mrekullite e Zotit!!
©facebook.com/AktiviteteParanoramale
avatar
MONSTER

3


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bukur

Mesazh  Sara83 prej 06.09.12 22:17

kjo esht me se normale !!! patjeter qe duhet ta besojn te gjithe... (kush e ndjen)
avatar
Sara83

21


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

e njejta gje...

Mesazh  Sara83 prej 06.09.12 23:32

[b]edhe un kur kam shkuar me nje fqinjin tim ne greqi na ka ndodhur kjo : gjetem pune ne nje qytet afer kufirit qe quhej telemaidhe, punonim ne nje are panxhari qe ishte larg rreth 7-8 km nga fshati ,ku dhe kishim shtepizen qe flinim.punonim cdo dite rregullisht .perdite aty kalonin shqiptare qe vinin nga shqipria x emigrim dhe ata cuditeshin me ne duke na then si skeni frike qe punoni ketu ,sepse ne kte zone esht grupi me i madh i shqiptareve qe vrasin e therin,vejn gjoba, jan grupi me famoz ne kte qytet..

ata e njihnin mire zonen po x ne ishte hera e pare e keshtu si vum shum rendesi keshillave qe na dhan. dhe ndodhi me te vertete : nje nate rreth ores 11 e gjys na trokasin ne dere,dhe na thon ...o cuna a kini vend vetem x sonte me fjet se kemi 2 net pa fjet !! nje parandjenje shum e keqe na erdh e kuptuam se ishin ata . ne i tham se jemi vete ngusht ktu, por ata than se ska gale se dhe pertoke rrim.na than se ishin vetem dy vete. (mbrapa nderteses kishin qene mbi 20 vete,me thika dhe cifte te shkurtra) ne castin kur fqinji im sa hapi pak fare deren per ti shpjeguar se sa vend kishim, ato u versulen me shkelma deres dhe kishin ne dore thika te medha dhe na i vune ne fyt,me thone te drejten na u dridhshin komet prej frikes !!!se kisha pa ndonjeher veten me ngusht !!!

na pyten per dhrahmi dhe i tham qe skemi (ne te vertete i kishte pronari,kishim vu dakort te na i jepte kur te hiknim) ata na than qe po i gjetem do tju therim sonte....sgjeten gje dhe njoni nga ata iu versul fqinjit tim duke i thon shokut te vet se kte po e ther (dhe ishte gati ta bente ,por nuk e di se si e ndaloi shoku i tij duke i thon: jo ,kta jo...

un besoj shum shum shum se kjo ka qene forca e zotit se vec AI i ndaloi ne ate cast,se te ishte per ata ne sot ishim te vdekur...ata ishin dhe disa fytyra me te shemtuta qe kurr skisha pa ndonjeher... te lind vetem x te vra njerez. na vune kushte dhe na thane se cdo muaj do na jepni kaq dhrahmi dhe ska pidh none tju preki me dore ne kte vend. ne i tham qe kshtu do bejm . ata moren cdo gje qe kishim aty i perlane te gjitha dhe iken duke na thon qe shihemi pas 10 ditesh.

sa iken ato (tamom si nje ushtri) dhe ne kemi dal tu fjet per gjith noten ne parcele te misrit u dridhshim si qeni prej tftoftit dhe frikes..sna e majte bytha mo me u kthe ke kalibja. ne mengjes i tham pronarit x paret se kshtu ka ndodh,ai nuk besonte dhe mendojte se e kishim saju vete tu thon qe juve ne shqipri kaq lek ju duken shum...na dha leket dhe ikem. pas 4-5 muajsh morem vesh qe ai grupi e kishte hor mduket...tani jetoj ne itali po dhe kta italjont sjan me te mir , te vjedhin duke qesh kta breshkaxhit... gazi venezia mjafto besimi ne zot
avatar
Sara83

21


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e vertete e nje djali

Mesazh  Gabriel prej 07.09.12 0:47

MONSTER, kjo ishte vertet e bukur.
avatar
Gabriel

Angelic Spirit

180


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e vertete e nje djali

Mesazh  vetem eshte me mire prej 07.09.12 20:08

ajo historia me ujqerit eshte ca e tepruar , pasi ujqerit rralle u afrohen njerezve dhe gjithashtu rralle i sulmojne , por gjithsesi edhe pse jam dyshues perseri mendoj se cdo gje ben vaki te ndodhi ;


histori te tilla nga refugjate te paligjshem shqiptare drejt greqise ka plot dhe jane nga me te dhimbshmet ;

dikush ka humbur shokun duke e rrembyer ryma e lumit dhe eshte mbytur .

dikush ka vdek nga lodhja , nga uria apo nga i ftohti ,

dikush eshte vrare nga bandat e shqiptareve qe grabisnin refugjatet ne kufi .

dikush e disa jane vrare nga ushtria greke ose nga keqtrajtimi ne kampet ose burgjet provizore qe krijheshin ne postat kufitare .

dikush eshte vrare nga grekete vetem e vetem se ka hyre ne kotec te pulave me vjedh do veze per mos u shuajt nga uria .


vuajtja na ka percjelle brez pas brezi , por ne brezin tone midis vuajtjes erdhi edhe poshterimi , turpi , dhe racizmi si nje race e ulet ne shoqerine greke .

fukarallek -maskarllek thote populli dhe kjo na shoqeruar gjate viteve te para dhe ende ne greqi e kudo ne bote .

midis njerezve te mire shqiptare emigrante ka pasur edhe hajdute ku te vidhin dhe madje edhe te vrisnin per do pak leke , dhe jo vetem greket por edhe shqiptaret .



jo pak here me ka ardh turp te ndihem dhe te perfaqesoj faktin qe jam shqiptar .


po tregoj edhe une nje nga dhjetera histori emigrimi .


shtator 1995


U nisa me nje grup prej 12 vetesh nga malet e gramozit per ne greqi .

shkuam ne bilisht me autobus dhe gjate rruges grupi yne qe perbehej vertet prej fshataresh te vuajtur , te eger nga vuajtja , pinin raki dhe kendonin kenge kurbeti te dhimbshme per ore te tera derisa pasagjeret e tjere u ankuan dhe me pas pushuan .

gjate darkes kishim mberitur ne fshatin kufitar , dhe ndaluam ne cezmen e fshatit , pime uje dhe atje kishte shume gra dhe vajsa qe mbushinin uje , dhe syte e mi pane nje vashez pothuajse me moshen time dhe ajo ishte vertet e bukur , dhe teksa po largohesha ajo me veshtroi dhe buzeqeshi aq embel dhe me dha aq force saqe me mjaftoi te hiqja friken dhe viajtjet qe me prisnin .


mberitem ne kufi , kur papritur na dalin ushtaret tane bashke me kapterin e tyre , dhe per te na lehjuar te kalonim kufirin , na kerkuan leke dhe cigare , epo ky ishte kulmi tashte me vete .

i zbrazem cantat tona gjoja per te na kontrolluar per droge , por na moren cigaret , kafe e sheqer , buke e djath , veze e madje edhe robat e reja qe kishim per tu nderuar pasi te hynim ne qytetet greke , gjithashtu na moren edhe ca leke .

eh bela thashe me vete .


kalojme kufirin me nje vrap qe se kisha bere kurre ne jeten time , ata fshatare te eger ecnin si dhi te egra duke kapercyer monopate te thepisura dhe ne nje erresire te plote ecnim mbi gurre ferra dhe disa here binim mbi gropa qe si shihnim duke u cjere nga trupi dhe fytyra .

pas nje frapi sprint 2 oresh e ngadalesuam dhe udherrefyesi shpesh here ndalonte duke qene dyshyes , kurse te tjeret pas tij fillonin te bisedonin me njeri tjetrin mbi histori te trilluara mbi fantazma e xhinde qe leviznin naten .


gjate ores 3 e mengjesit u ulem mbi nje rrepire dhe do flinim gjume , por nuk arita te kuptoja se si mund te flihej gjume mbi ate rrepire nderkohe qe sapo shtriheshe trupi te rokullisej .


as qe vura gjume ne sy , nderkohe qe pas 5 minutash degjoheshin gerhitjet e tyre .

zgjohemi heret dhe ecim , nderkohe shume shpejt dielli filloi te na pervelonte dhe etja na pushtoi .

mberitem mbi nje perua ku sillte uje te paster dhe piva aq shume uje saqe mu mbush barku dhe pas 30 min u dehidratova dhe nuk mund te ecja ,

menjehere udherrefuesi yne u tha te tjereve qe une isha djal qyteti dhe se nuk do ja dilja mbane dhe se duhej te me linin , dhe vertet me lane , me lane vetem dhe iken .


cuditerisht nuk kisha frike , por shkova i vetem ne nje fshat aty prane dhe fillova te pyesja njerezit qe shikoja , u flisja italisht , anglisht por askush nuk kuptonte , u fola disa vajzave por nuk kuptonin , me pas shkova te kafenea e fshatit dhe atje erdhi prifti i fshatit ku pata nje bisede vertet te mire .

prifti dinte mire italisht dhe si fillim i kerkova te dija se ku ishte qyteti me i afert , dhe ai me tha se pas 30 km ndodhej kastoria [kosturi ] , me pas me pyeti se pse me kishin lejuar prinderit te ikja i vetem ne kete udhetim te rezikshem ne nje moshe kaq te re , une isha vetem 15 vjec .

i tregova per gjendjen tone te mjeruar atje ne atdhe e me pas biseduam per pune , per histori e dy vendeve tona e te tjera .

me pas erdhi nje shqiptar nga korca i cili me ndihmoi duke me dhene ca ushqime dhe ca veshmbathje qe ia kishte dhene disa gra greke teksa me kishin pare me rroba te grizura e te cjera .

nisem per kastoria dhe te nesermen gjate drekes u gjenda ne qytet dhe shpresoja mos gjeja pune .

u ula ne nje stol dhe me afrohet nje plak grek duke folur greqisht , dhe shpresoja se do me jipte pune , por ai me shpuri tek policia greke .


ne fakt nuk ishte policia , por ishte policia ushtarake e cila po veoronte per kapjen e shqiptareve ne ate zone .

na hidhen ne nje dhome fare te vogel ku binte ere e keqe dhe ishim mbi 50 refugjate , te gjithe te lodhur , te raskapitur te uritur dhe madhe edhe te plagosur .

per 3 nete qe qendrova atje pa ngrene e pa pire , cdo 1 ore mereshin grupe nga 5 shqiptare dhe riheshin me shkop gome ose me bishta lopatash .


midis nesh ishin edhe disa rome te cilet ishin vertet ne gjendje te mjeruar , edhe pse te gjakosur ata perseri riheshin rregullisht kur u vinte radha.

kur me erdhi rradha mua dhe 4 te tjereve na paraqiten para 4 policeve dhe kush pinte kafe kush tymoste , e me pas filluan te pyesnin se nga cili vend i shqiperise vijme , cfare feje kemi dhe si quheshim ne dhe prinderit tane .

une u thashe te verteten .

emri kastriot
vendlindja berati
feja i krishtere ortodoks e trasheguar prej prinderve te mi , edhe pse ne ate moshe nuk me kerciste fare per fene .

na kontrolluan per tatuazhe dhe njerit i gjeten nje tatuazh me ghysem hene turke dhe porsa e pane ate iu versulen si egersira duke e rahur .

instiktivisht u hodha mbi ata dhe doja ti largoja prej atij fatkeqi qe po uleriste nga dhimbjet .

njeri prej tyre me gjuajti nga kembet me nje cope dru dhe me pas me shqelmonin dhe filluan perseri te rihnin shqiptarin me tatuazhin .


mua me vune pranga dhe si denim me lane jashte te lidhur dhe per fatin tim te keq ate nate ra nje shi qe nuk pushoi deri ne mengjes .

te nesermen njeri prej policeve me tha me ne gjuhen shqipe se nese une do isha musliman do me kishin vrare , por ngaqe isha ne moshe te vogel dhe ngaqe emrat e prinderve dhe feja qe u thashe se kam , me shpetoi , ndryshe une do isha i vdekur dhe se nuk duhej kurre te trazoje nje grek dhe aq me shume nje polic grek , dhe se nuk duhej te me vinte keq per turko-shqiptaret muslimane .


gjate pasdites na hipen ne nje makine te madhe ushtarake dhe na cuan ne doganen e kapshtices ku na ndoqen deri te porta me shqelma .


teksa hyme ne doganen tone menjehere hyme ne realitetin shqiptar , asnje ndihme mjekesore nga policet ose nga sherbimet shteterore , madje policet tane erdhen dhe na thane qe duhej te largoheshim pasi te grumbulluar perbenim remuje ne dogane .


u shperndame ne grupe duke e ndihmuar njeri tjetrin kush me para per tu kthyer ne shtepi , kush me nje cope buke e kush duke grisur rrobat per te lidhur plaget e te demtuarve .

une nuk kisha asnje qindarke , por fatmiresisht , ndoshta per lemoshe autobuzi i linjes me coi deri ne korce , e me pas i hipa autobusit se linjes korce -berat duke u premtuar se sapo te veja ne berat do u jipja leket , dhe ashtu ndodhi .
kur mberita ne berat afer lagjes sime i kerkova borxh nje dyqanxhiu qe e njihja dhe pagova bileten .

kthehem ne shtepi , por kjo eshte nje histori tjeter qe nuk dua ta tregoj .




kohe qendrimi im ne atdhe ma shtoi merzitjen , dhe dhimbjen dhe gjithashtu edhe turpin qe nuk munda tia dal mbane .

pas nje jave mesova qe grupi me te cilet u nisa kishin mberitur ne grevena dhe kishin vjedhur me dhjetera shtepi , kishin mbushur thashe tera me placke , madje edhe pironj ,luge e thika kishin mare .

dhe me e cuditshmja ishte se krenoheshin se kishin bere placke te madhe .



nentor 1995

shkollen e kisha lene prej kohesh , nese mund te quhej shkolle ne ate kohe ,

per pune as qe behej fjale .

asnje mundesi mbijetese ne ate realitet te eger shqiptar , e vetmja zgjidhje malet per greqi ose trageti per itali .

bisedova me nje kusheriun tim dhe e binda te iknim serish ne greqi .

une dhe ai ne 3 nentor mberijme ne carcove ku kalojme kufirin por bresheria e mitralozeve greke na zmbraps .

ngjitemi ne leskovik ku kalojme naten ,

ne mengjes heret kalojme kufirin dhe gjate darkes mberijme ne nje lume te rembyeshem ne token greke .

duke ecur na theresin disa shqiptare dhe duke menduar se ishin refugjate si ne i mirepritem , por sapo erdhen tene , njeri prej tyre na ra me grusht dhe nxori nje sopate dhe na kercenoi se do na vriste duke na share familjarisht .

mua kurre nuk me kishin share familjarisht dhe nga kjo ne hipi gjaku ne koke dhe iu hodha ne gryke atij me sopate .

nga qe nuk e pandehi se do i hidhesha ai nuk u pergatit por u rezua de fillova ta godisja dhe cuditerisht shoket e tij nuk reaguan por na lene te perleshemi duke qeshur ,

kusheriu im filloi te qante .

edhe pse ishte me imadh ne moshe dhe me i forte , perseri nuk po e mirte veten prej goditjeve te mia .

cdo pjese e trupit tim donte ta shqyente , ta thyente dhe ta vriste , madje ia arita ti mar sopaten dhe isha gati tia ngulja ne fyt kur me rane pas kokes me nje cope dru .

na moren 5 mije dhrahmi , dhe 10 mije leke secilit , na moren ushqimin , robat e reja qe kishim ne cante madje edhe kepucet .

ai i cili u perlesha per te mare hak me goditi shume here dhe teksa me godiste , vereja frike , zemerim dhe hutim te fytyren e tij .

krejt i gjakosur dhe i dermuar u thashe qe kjo poshtersi dhe paturpesi qe po benin do u kthehej 10 fish te ata dhe famijet e tyre .

teksa po iknin , ne donim ne ktheheshim ne shqiperi por kur na pane qe po ktheheshim na kerecenuan dhe na thane qe te mos ktheheshim ne shqiperi se keshtu do shkonim ne polici dhe do benim denoncim , dhe u detyruam te iknim perseri thelle ne toke greke , ashtu te gjakosur , pa buke e madje edhe pa kepuce .

me beri pershtypje se ne ate bande kishte edhe nje vajze e cila mbante nje bicak ne dore .

kish shkuar ora 11;00 dhe kaluam nje lume te rembyeshem dhe u gjendem ne nje rruge automobilistike , e lam rrugen dhe iu ngjitem nje fshati duke ndjekur nje rruge me te vogel .

kusheriu im donte te dorezohej ne polici greke dhe te kthehej , por e binda qe te mos shkonte atje , duke i thene qe tasme nuk do kthehesha mbrapsht pas asaj qe kalova dhe te ktheheshe ne shqiperi ishte njelloj sikur te shkoje nga shiu ne bresher.

ora 2 e mengjesit

gjetem nje plak grek i cili na doli me cifte kur po kalonim afer stanit te tij , dhe kur u sigurua qe nuk perbenim rezik per ate u afrua ; na pyeti se pse dhe si ishim katandisur ashtu te zbathur dhe te gjakosur dhe i thame qe na suluman banda hajdutesh shqiptare , iu lutem te na ndihmonte por nuk pranoi ,dhe e pyetem nese eshte e lire rruga nga patrullat e policise , ne faky e pyeti kusheriu im qe dinte ca greqisht .
na tha qe xhipi i policise ben vetem 3 patrulla deri ne mesnate , dhe me pas flene gjume ne rajonin policor pasi nuk jane aq te cmendur te rine zgjuar per te kapur ca shqiptare .


gjithsesi ne nuk kaluam rruges se fshatit por i rame anash duke zbritur nje perua nga ku zbriste uje i rembyeshem ne erresire te plote , pa shtgje per te kaluar por neper shkembinj , fera dhe tatepjeta te rezikshme

e ngjitem peruan deri kur aritem ne nje koder te zhveshur pa peme por me shkurre dhe vendosem te pushonim aty

pas ghysem ore filloi te binte debore dhe as qe behej fjale te flije gjume ne ate te ftohte dhe me dhimbjet qe kishim ne kembe nga rruga dhe nga perleshja me hajdutet .

kur zbardhi nuk i ndieja me kembet as veshet hunden dhe buzet nga te ftohtet , duart i kisha futur ne rroba dhe ishin gjysem te ftohta .

teksa po beheshim gati per te ikur na mberijne nje grup shqiptaresh [rome].

teksa na pane ashtu te gjakosur te zbathur dhe te lodhur dhe te plevitosur nga te ftohtit u erdhi keq .

ata ishin nje grup reth 17 vetesh bashke grate dhe femijet e tyre .

na thane qe do na ndihmonin , dhe do pushonim teksa te hynim ne pyll .

rruges kur u futem ne pyll na treguan varret e 5 shqiptareve qe ishin vrare nga ushtria greke ne vitet e para 1990 =1991.

na treguan se si i kishte ndjekur ushtria deri ketu dhe ngaqe ishin lodhur shume kishin ndaluar afer nje perrua te vogel , por ushtaret qe i kishin ndjekur pak nga frika prej shqiptareve dhe pak nga urdherat ushtarake u kishin berit te ndalonin , por djelmoshat tane nuk kishin ndalur dhe ne ate kohe ushtaret i kane vra pas shpine me bresheri plumbash .

ushtaret kishin ik pa i identifikuar shqiptaret qe tashme kishin vdeke , dhe nese dikush mund te jetonte ende me plage ata peresri e kishin ekzekutuar .

i lane truptat e tyre per tu shperbere ose ti shqyenin bishat , por banoret e fshatit te afert i kishin pa kofomat dhe i kishin varosur duke u vene nga nje kryq mbi cdo var .

nuk mund tju genjej nese them qe nuk lotova , grate qajne por burrat lotojne , dhe vertet lotova per ata djema qe ishin vra vetem e vetem se kerkonin te ishin te lire te barabarte , dhe te kertkonin nje jete me te mire .

lotova jo vetem se ishin shqiptare por edhe thjesht se ishin qenie njerezore ,ishte djali , vellai , burri dhe shoku i dikujt qe tashme as u gjendej as nam e nisham .

u ulem prane atyre varreve dhe romet ndezen nje zjarr , nje mesogrua rreth te 40 me pastroi plaget nga gjaku qe tashme ishte mpiksur ne koke me uje dhe me pas me vuri sheqer mbi plage .

na dhane rroba dhe nje pale atlete per te mbathur kembet , na dhane buke e djath dhe me pas zieme kafe .

e pyeta Bilalin , nje rom barkalex babazhan me mustaqe te zeza i cili ishte i pari i grupit qe duhet te ecnim vetem naten se gjate dites mund te na kapte policia dhe ai duke qeshur me tha .

ne keto maja mali nuk ka as ushtar e as polic te vije e te na ndjeke qofte diten e qofte naten , prandaj rri i qete dhe fli me tha .

duke u errur dhe ashtu duke treguar histori emigrantesh dhe biseda per qytetet dhe se cili qytet i afert ishte me i mire per te punuar dhe se cfare pune mund te gjenim , avash avash na mori gjumi afer njeri tjetrit duke u mbuluar me lecka .

dua te shpreh mirenjohjen time per kete popull kaq fisnik ,paqedashes dhe te thjeshte , ata romet [arixhinjte] bene ate qe duhet ta bente populli im shqiptaret te cilet na grabiten dhe na rahen 2 dite me pare .

ne mengjes u ngritem heret dhe ecem deri ne mesdite , por u desh te ndaheshim me romet te cilet do shkonin ne nje tjeter qytet , nderkohe qe ne do shkonim ne athine .

gjetem nje grup shqiptaresh , te cilet na thane qe do na ndihmonim te shkonim deri ne kallabak [qytet grek] .

u ndame me romet duke i falenderuar perzemersisht , dhe ata na dhane buke djath e qepe me vete qe te kishim cte hanim gjate rruges .


ishim mbi nje maje mali dhe shihnim meteoret [shkembinj ] si nje cope e vogel e zeze nga largesia e madhe dhe nje djale nga fieri i grupit na tha ;

o cuna a e shihni ate shkemin e zi atje ?

po ; i thame ne .

ne mengjes do jemi atje na tha , por nuk e besuam se ishte shume larg dhe nuk do arinim dot deri atje deri ne mengjes .

por kemi ecur me kembe te gjakosura tane naten dhe ne mengjes kemi mberitur ne ate qytet , teksa pame edhe meteoret [shkembinj] te stermedhenj te zinj .


gjate asaj dite u ndame nga ai grup dhe ndoqem shinat e trenit te na shpinin deri ne athine .

gjithsesi ne mberitem ne athine pas 22 dite rruge , here duke ndaluar dhe punuar neper parcela pambuku apo duhani , sa per te fituar nonje groshe per me ble ushqim , dhe per te paguar biletat e autobuseve qe jo te gjithe pranonin te ma mernin se ishim te palare dhe se kishin frike prej nesh .

mberitem ne athine dhe me pas vazhdojne histori te tjera qe ngeli ne kujtimet e mia si nje aventure e dhimbshme dhe e paharruar .

sfida te reja , mbijetese dhe vuajtje te tjera , me ndoqen jo vetem mua por me mijera emigrante qe shkuan kudo ne bote si emigrante te paligjshem si njerez pa pasaporte , pa shtet , pa perkrahje , pa ligj dhe pa te drejtat baze te njeriut te lire .





avatar
vetem eshte me mire

Di nje gje , qe s'di asgje.

27


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e vertete e nje djali

Mesazh  gjinkallushe prej 07.09.12 20:26

vetem eshte me mire shkruajti:ajo historia me ujqerit eshte ca e tepruar , pasi ujqerit rralle u afrohen njerezve dhe gjithashtu rralle i sulmojne , por gjithsesi edhe pse jam dyshues perseri mendoj se cdo gje ben vaki te ndodhi ;

Nje ujk ndoshta nuk te sulmon,por 5 ujeqr ne strofullen e tyre,dhe plus ti vetem te sulmojne edhe mire bile.

por mua po me duket e cuditshme se si paska shpetuar?
Kjo po i bie se po te ishte krishter s'do te shpetonte hahaha.Megjithate me pelqeu ngjarja qe kishte postuar sara,dhe mendoj se ne shqiptaret e kosoves dallojme shume nga ata te Shqiperise.

avatar
gjinkallushe

Jam teper xheloze

39


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e vertete e nje djali

Mesazh  gjinkallushe prej 07.09.12 20:56

vetem shpresoj tani te jesh mire,sepse paske vuajtur shume
avatar
gjinkallushe

Jam teper xheloze

39


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

x gjinkallushen

Mesazh  Sara83 prej 07.09.12 23:52

[b]gjinkallushe , ne rralle te pare te falenderoj qe je prekur nga historia ime, por desha te shtoja vec nje gje : mendoj se kjo ska te bej x naciolita , shqiptar ose kosovar,por mendoj se varet vec nga individi... ska pyll pa derra !! se ktu ku jam tani (ne venezia) kam plot shoke si kosovar ashtu dhe shqiptar...jane te gjith cuna te mir,normal,te sjellshem...bile bile nje djale nga suareka e kosoves perhere me thot hajt ne kosove se baba per ty vicin ka me pre... hik mor malok i them un,(tu bo shaka) mos valle ke ndonje dasem anej ti dhe gjen preteks se do theri baba vicin vec per mu e ?

dhe me pergjigjet : a cje nje rebel i tirones ti !! mu mpelqen te bej shaka me te se e di te sigurt se edhe po shkova ne kosove ai x mu e pret vicin...ai me respekton shum dhe cfar skemi bo ktu ne itali me te, sidomos kohen e plazhit kur vijn turist gjerman. nje her ne nje diskoteke afer plazhit ku ishte plot e perplot me goca gjermone ne bejm nje plan: me thot kosovari ,ti qe e ke ftyren si rebel i shqipnis do vesh syze te erreta dhe do ecesh ne mes,kurse ne dy tjeret do ecim pak me para dhe do te hapim rrugen kur te hyjm ne diskoteke. dhe sic ishim pak te pire keshtu beme : ishim tape dhe sa hyjm brenda perdorem skemen tone dhe x nje moment shumica po na shihnin te habitur...sidomos gocat,kujtun se hyri ndonje i njohur !!

ecem pak metra perpara ndaluam dhe un iu drejtova metit (kosovarit) ne italisht : ktu do zejm vend duke drejtuar gishtin nga nje grup gocash gjermone. ata kishin gota te medhaja me birre dhe sngopeshin tu pi ndonjeher...nejse u ulem ne divan me to po cme pa, ne vend qe ti ofronim ne me pi, filluan ato te na ofronin neve !!! (jo si italionet qe duhet me i dhon 55 darka dhe jarebi qe maro pun o jo !!) gjermonet hapnin portofolet e tyre plot plot me pare,na hiku petlla ... filluam te kercenim rreth nja 2 ore . me thon te drejten spo na e cojte mo se edhe kishim pi vere shum e honger suxhuk kosove ke shpija e metit ...

mirepo gjermonet kundershtonin dhe ne x te mos u ndje te humbur i tham qe te dalim te bojm xhiro ne breg te detit.shqiptarin tjeter e lam ne disco ,un me metin dolem dhe beme xhiro dhe papritmas metit i hypi nje mendim: o gaz, ti zhvasim me tha...se kan shum lek !! un qesha dhe i thash po re ti zhvasim tu bo ni hajgare !! mirepo meti e kishte me te vertete dhe kur e kuptova, atehere i thash serjozisht : tani me thuj kush eshte rebeli ti o un? aty se desh mo veten se kurr skishim bo llafe.

nejse fillum pak me ferkime dhe ca puthje te vogla me ato gocat por me thon te drejten me tej sna lan...i kthyem ne disco dhe qe nga ajo dite meti ka 100 her me shum respekt per mu... nga gazi (ose rebeli sic thot meti)
avatar
Sara83

21


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi