Ana e errėt e globalizmit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ana e errėt e globalizmit

Mesazh  Admin prej 24.11.10 18:59

Ana e errėt e globalizmit

Fjala “globalizėm” ka hyrė tashmė nė fjalorėt e gjuhėve moderne e veshur me njė konotacion negativ, sidomos kur bėhet fjalė pėr kompanitė e mėdha multinacionale, zakonisht me prejardhje nga vendet e zhvilluara perėndimore, tė cilat gllabėrojnė pa mėshirė industritė e vogla dhe tė mesme duke i spostuar nga tregjet dhe duke shkaktuar rrėnimin e tyre.

Edhe pse kur flitet pėr globalizėm, shumė njerėz kanė parasysh fenomenin kur pėr shembull, njė restorant Mc Donald nė qendrėn e njė qyteti nxjerr nga biznesi byrektoret apo kebabtoret lokalė apo njė supermarket gjigant shkakton rrėnimin e tregtarėve tė vegjėl qė tregtojnė prodhime tė vendit.

Globalizmi ėshtė shtrirė tashmė edhe nė art, kulturė, muzikė, gjuhė deri edhe nė mėnyrė jetese apo mėnyrė tė menduari.

Globalizmi, i cili shpesh identifikohet nga snobėt me modernizimin apo civilizimin i ka shtrirė metastazat e tij ngado qė tė hedhėsh sytė.

Sigurisht qė njė fenomen i tillė ka tė mirat e veta, pasi shpesh sjell me vete zhvillim ekonomik tė shpejtė, sidomos pėr tė ashtuquajturat vende tė botės sė tretė, dhe ėshtė nė tė shumtėn e rasteve, njė rrugė njė-drejtimshme: nga vendet e zhvilluara drejt atyre mė pak tė zhvilluara.

Gjithsesi, njė pėrgjithėsim i tillė bėn pėrjashtim kur bėhet fjalė pėr globalizmin e fenomenit tė krimit tė organizuar, i cili shoqėron kapitalin si mizat pas buallit.

Rėnia e regjimeve totalitare nė rajone tė tilla si ish-blloku komunist i Evropės Lindore, rėnia e Aparteidit nė Afrikėn e Jugut apo rėnia e disa regjimeve diktatoriale nė Amerikėn Latine, pėrveēse i sollėn njė hov tė ri globalizmit nė sferėn ekonomike, si shpėrblim pėr kėtė importuan krimin e organizuar qė buroi fill pas rėnies sė diktaturave.

Shumica e popullsisė sė kėtyre rajoneve u ndjenė tė ēliruar, njė pjesė vajtuan me nostalgji kohėrat qė po perėndonin, ndėrsa pragmatikėt dhe oportunistėt panė mundėsinė pėr tė mbledhur kapital me shpejtėsi pothuajse tė paparė ndonjėherė nė historinė e njerėzimit.

Kjo kategori njerėzish, pėr tė cilėt dėshira pėr t’u pasuruar i tejkalonte ēdo lloj ndjenje moraliteti, nė mėnyrė instiktive e kuptuan se hapja e kufijve dhe vendosja e lidhjeve me perėndimin e pasur, rritja e marrėdhėnieve tregtare dhe rritja e ndjeshme e migracionit jepte shanse tė papara pėr t’u pasuruar.

Situata e krijuar ishte pėr ta njė minierė ari qė ftonte nė mėnyrė tepėr tunduese pėr t’u shfrytėzuar. Instinkti i kapitalistit i bėri kėta individė tė shohin se jo vetėm vendet e tyre kanė nevojė pėr kapitalin dhe tė mirat qė vinin nga jashtė, por edhe vendet e pasura perėndimore kishin nevojė pėr “produktet” e vendeve tė tyre: prostituta, drogė, imigrantė etj., pėr tė cilėt egzistonte njė treg tepėr i uritur nė vendet e zhvilluara.

Trafiqet e tyre nuk do tė kufizoheshin nė transportin e produkteve vendase drejt perėndimit; nė kthim ata do tė sillnin produkte tė vjedhura nėpėr rrugėt e Gjermanisė, Italisė, Mbretėrisė sė Bashkuar etj, kryesisht automjete luksoze qė do tė shiteshin pėr vetėm njė fraksion tė ēmimit tė tyre real..

Nė shumė nga kėto vende, kėsaj klase iu bashkėngjitėn ish-punonjės tė agjencive tė inteligjencės si pėr shembull nga KGB-ja ruse etj, apo edhe ish-punonjės tė policisė tė mbetur pa punė nga ndryshimet socio-politike, me njohuri nė botėn e krimit tė organizuar.

Ata shumė shpejt krijuan monopolet dhe rrjetet e tyre tė trafikimit me degė nė shumė vende perėndimore. Efiēenca e kėtyre ndėrmarrjeve kriminale ėshtė pėr t’u admiruar edhe nga drejtues tė korporatave gjigande multi-nacionale.

Njė nga avantazhet mė domethėnės tė botės sė krimit tė organizuar ėshtė mospėrfillja e tyre total ndaj kufijve nacionalė apo edhe ndaj konflikteve shpesh me karakter antagonist qė sollėn luftėra sidomos nė rajonin e Ballkanit.

Pėr mė tepėr, ata kanė ditur tė pėrdorin konfliktet ndėrmjet shteteve tė tyre pėr tė maskuar veprimtaritė e tyre kriminale dhe pėr t’i pėrdorur kėto konflikte nė favor tė tyre.

Rasti mė tipik ishte kontrabanda e fuqishme me tė ardhura multi-milionėshe gjatė embargos sė ish-Jugosllavisė.

Konflikte ndėrmjet vendeve ishin nė fakt njė mburojė mjaft efikase qė largonin vėmendjen nga aktivitetet e tyre kriminale. Bosėt e krimit tė organizuar janė totalisht tė zhveshur nga komplekse nacionale.

Duke e parė nga njė kėndvėshtrim amoral, i ashtuquajturi krim i organizuar ėshtė njė veprimtari fitimprurėse me tė gjitha tiparet e njė biznesi tė suksesshėm, duke pėrfshirė hulumtimin dhe gjetjen e lėndės sė parė nga vende tė botės sė tretė ku ēmimet e ulėta rrisin margjinėn e fitimit, krijimin dhe ruajtjen e zonave tė influencės, transportin, organizimin, gjetjen e tregjeve, shitjen, menaxhimin e fondeve, investimet etj.

Aspekti mė i rėndėsishėm i kėsaj veprimtarie mbetet shkalla e rrezikut e cila ėshtė shumė mė e lartė se e njė biznesi tė ligjshėm. Por sigurisht, ky aspekt negative, ka anėn e vet pozitive e cila ka tė bėjė me margjinėn e lartė tė fitimit, qė me sa duket ėshtė nė pėrpjesėtim tė drejtė me shkallėn e rrezikut.

Nė njė botė ku kufiri ndėrmjet tė moralshmes dhe tė pamoralshmes po bėhet pėrditė e mė mjegullt dhe i papėrcaktuar, kjo klasė e re “biznesmenėsh” po fiton ngadalė status tė mirėqenė, sidomos nė vendet neo-kapitaliste si Shqipėria.

Por nga ana tjetėr, natyrshėm lind pyetja: A do tė ishte krimi i organizuar kaq i suksesshėm nė rast se vendet e zhvilluara perėndimore do t’i merrnin mė seriozisht virtytet nė tė cilat pretendojnė se janė nė themelet e civilizimit tė tyre?

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi