Globalizimi ''i ri''

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Globalizimi ''i ri''

Mesazh  Jon prej 05.11.10 9:55

Globalizimi ''i ri''

Atyre qė kanė qenė tė aftė ta shikojnė nė njė perspektivė historike fenomenin qė ka karakterizuar tė gjithė botėn duke filluar nga vitet '70 tė shekullit tė kaluar, globalizimi nuk u duket si diēka vėrtet origjinale

Fundi i globalizimit nė perspektivėn historike


Zgjim dhe centralitet i Kinės - Globalizimi, sipas njė opinioni tejet tė pėrhapur, do tė duhej tė reduktonte dizekuilibret botėrore. Por industrializimi shumė i shpejtė i Kinės ka vendosur premisat pėr dizekuilibre tė reja nė ndarjen ndėrkombėtare dhe nė gjeografinė e pushtetit botėror.

Shumė - edhe pse jo tė gjithė dhe ndoshta as shumica - e ekonomistėve dhe e historianėve qė janė marrė me procesin e kohėve tė fundit tė globalizimit kanė nxjerrė nė dritė faktin se nuk bėhet fjalė pėr njė fenomen kaq tė ri si buja dhe klishetė e pėrhapur nga mediat do tė linin tė besohej.

Qė bile njė proces historiko-ekonomik shumė i ngjashėm ishte parė tashmė tė niste nga shekulli XVI, i shpėrthyer nga zbulimet e mėdha gjeografike tė fundit tė Katėrqindės: jo vetėm zbulimi i Botės sė Re nga ana e Kristofor Kolombit, por edhe hapja, nga ana e portugezėve, e rrugės krejtėsisht detare tė kėrkuar pėr njė kohė tė gjatė drejt Indive Lindore.

Dhe qė ky proces i kish dhėnė jetė - pas dy shekujsh luftash midis perandorive tė mbėshtetura mbi kontrollin e oqeaneve - dhe njė rendi botėror tė destinuar qė tė mbetej pakashumė i qėndrueshėm pėr njė periudhė tė gjatė: pėr periudhėn qė shkon nga pėrfundimi i luftėrave napoleoniane deri nė fundin e shekullit XIX dhe, pėr aspekte tė caktuara, edhe mė tej.

"Globalizimi i parė", fenomen po aq dinamik sa ai qė ka karakterizuar 30-vjeēarin e fundit, me karakteristika shumė tė ngjashme, por me ritme shumė mė tė ngadalta, i kishte dhėnė nė njė moment tė caktuar njė rendi botėror tė qėndrueshėm, qė kishte Anglinė si vendin hegjemon dhe sidomos si vend qendror i njė sistemi ndėrkombėtar tė bazuar - ashtu si ky i sotmi - mbi epėrsinė e faktorėve ekonomikė respektivisht atyre politikė, mbi rėndėsinė mė tė madhe tė tregtisė detare respektivisht kontrollit territorial dhe mbi epėrsinė e spekulimit prodhues tė shtyrė nė nivel ndėrkontinental respektivisht pavarėsisė sė vendeve tė veēanta.

Globalizimi i "vjetėr"


Njė revolucion po aq i jashtėzakonshėm sa ai qė kemi asistuar nė 30 vitet e fundit - mė i ngadaltė, por jashtėzakonisht mė i dukshėm - kishte ndodhur gjatė Pesėqindės, kur zhvillimi nė ishujt e Karaibeve i kulturės sė kallamsheqerit, me origjinė nga Deti i Kuq, i mundėsoi Europės qė tė disponojė njė masė tė madhe resursesh ushqimore tejet energjetike, shtesė respektivisht atyre tė prodhuara nga bujqėsia e saj.

Pasoi mundėsia pėr tė ushqyer njė numėr tė madh krahėsh pune tė hequra nga puna nė fushė; njė numėr i mjaftueshėm pasi, tė vėna nė punė minierat e hekurit e tė qymyrit, siguruan lėndėt e para tė nevojshme pėr revolucionin industrial.

Ardhja e europianėve nė Amerikė dhe sėmundjet e reja qė ata sollėn me vete kishin shkatėrruar pjesėn e madhe tė popullsisė autoktone, qė veē tė tjerash ishte tejet krenare dhe e mėsuar me lirinė pėr tė pranuar realitetin e rij, duke preferuar nganjėherė vetėvrasjen masive nė vend tė punės nė kushte skllavėrie.

Qe kėshtu qė pėr punėn nė plantacionet e kallamsheqerit u bė e nevojshme tė shkohej e tė kėrkohej nė brigjet atlantike tė Afrikės resurset njerėzore tė nevojshme. Por nė atė mjedis tropikal - jo rastėsisht i quajtur "varri i njeriut tė bardhė" - rezultoi e preferueshme tė pėrdoreshin tribłtė vendase luftarake, si puna e atyre Ashanti dhe Mandingo, tė cilėt ngarkoheshin me kapjen e skllevėrve dhe tė paguheshin me produktet e industrisė europiane: pėr shembull, njė mashkull i rritur, njė pushkė; njė grua, njė shportė; njė fėmijė, njė thikė.

Me mundjen e terrorit tė oqeaneve qė deri mė atėherė kishte ndarė botėn nė blloqe jo komunikuese, lindi kushti njė trekėndėzim tregtar midis Europės, Afrikės dhe Botės sė Re, qė pati pasoja revolucionare sociale dhe gjeneroi me shpejtėsi nevoja tė reja, pėrfshiu vende tė tjera, pėrcaktoi transferime tė jashtėzakonshme dijesh dhe teknologjish.

Jeta nė miniera dhe nė fonderi e njė kuote nė rritje tė popullsisė europiane e kishte bėrė punėn diēka shumė mė tė pisėt e mė tė rrezikshme nga sa kish qenė ndonjėherė lodhja nėpėr fusha. Karakteristika e parė, natyra e re e pisllėkut, ēoi nė Europė nė njė shpėrthim tė kėrkesės pėr sapun; e dyta, rrezikshmėria e punės nė impiantet industriale, nė nevojėn pėr t'iu drejtuar ushqimeve qė tė stimulonin vigjilencėn dhe vėmendjen.

Por asnjėra prek kėtyre dy nevojave nuk mund tė plotėsohej me resurset e vendeve tė sprovuara. Pasoi zhvillimi nė Afrikė, me investime dhe teknika tė tipit industrial tė ardhura nga Anglia dhe Hollanda, tė prodhimit tė sasive tė mėdha tė vajit tė palmės dhe nga kjo lindja e plantacioneve qė qenė nė fakt struktura prodhuese tė tipit kapitalistik, tė menaxhuar nga managers tė huaj apo tė arsimuar jashtė vendit, me forcė pune me rrogė tė mbajtur nga njė disiplinė e tipit ushtarak dhe e ashpėr sa ajo qė mbretėronte nė bordin e anijeve me tė cilat disa popuj tė Europės atlantike po merrnin kontrollin e rrugėve oqeanike.

Dhe pėr t'iu pėrgjigjur nevojave, nė njė Europė gjithnjė e mė shumė tė mekanizuar, tė zakonit tė pirjes sė pijeve eksituese si ēaji dhe kafeja, sistemi i plantacioneve u zgjerua nė Afrikėn Ekuatoriale (pėr kafenė) dhe nė nėnkontinentin indian (pėr ēajin).

E gjitha kjo, nga njėra anė, nėnkuptonte njė hop cilėsor tė Afrikės nė kuadrin e specializimit tė kontinenteve tė ndryshėm, si furnizues tė thjeshtė tė krahut tė punės jo tė kualifikuar dhe eksportuese commodities tė prodhuara me procese tė tipit industrial dhe, nga ana tjetėr, pėrfshirjen nė ndarjen e sapolindur tė pinės tė pjesėve tė reja dhe tė pafundme tė botės qė deri mė atėherė kishin qenė tė panjohura ose qė pėrpara kalimit tė Kepit tė Shpresės sė Mirė nga ana e Vasko De Gamas nuk kishin pasur pėrveēse raporte shumė tė kufizuara me Europėn, me pėrjashtim tė specieve dhe sasive tė vogla tė mėndafshit. Edhe pse gjatė Mesjetės europianėt nuk kishin asgjė pėr tė ofruar nė shkėmbim qė Azia tė mos e kishte apo tė mos e kishte nė cilėsi mė tė mirė.

Nga ana e tyre, tributė Ashanti, Mandingo dhe aleatėt e tjerė afrikanė tė tregtarėve tė skllevėrve anglezė dhe holandezė nga furnizues tė europianėve tė krahut tė punės me ēmim tė leverdisshėm pėr kolonitė e tyre amerikane, domethėnė nga gjuetarė tė skllevėrve, arritėn me ngadalė tė ngjisnin pozicione mė tė mirė nė ndarjen ndėrkombėtare tė punės, duke imituar nga europianėt teknikėn e plantacionit pėr tė prodhuar njė frut deri mė atėherė tė panjohur, me origjinė nga Bota e Re, jashtėzakonisht energjetik, por shumė i hidhur dhe praktikisht jo i ngrėnshėm deri kur nuk qenė bėrė tė disponueshme sasira tė mėdha sheqeri. Kėshtu, tributė Ashanti u bėnė prodhuesit e parė botėrorė tė kakaos, shumė e vlerėsuar nė tregun evropian duke filluar nga Shtatėqinda dhe kanė mbetur tė tillė deri nė mesin e shekullit XX.

Ėshtė e lehtė tė dallohet analogjia me sa ka ndodhur gjatė procesit tė kohėve tė fundit tė globalizimit.

Nė botėn e re tė ribashkuar nga rėnia e barrierave ideologjike dhe nga mbarimi i terrorit bėrthamor, jo mė pak i frikshėm nga sa nuk kish qenė ai i oqeaneve pėrpara fundit tė Katėrqindės - vendet fillimisht te hyrja nė ndarjen ndėrkombėtare tė punės si furnizues tė thjeshtė tė krahut tė punės me kosto shumė tė ulėt e kanė ngjitur me shpejtėsi dhe me aftėsi piramidėn teknike dhe organizative dhe po transformohen nė eksportues mallrash tradicionalisht tė prodhuara nga vendet europiane apo, me njė transformim qė kujton atė tė zbatuar nga tributė Ashanti, deri nė eksportues mallrash tė reja tė siguruara duke kryqėzuar teknologjitė e ndryshuara nga Perėndimi me lėndėt e para tė importuara nga zonat mė pak tė zhvilluara.

Faza e globalizimit e hapur me zbulimin e Amerikės dhe pėrparimet e shkėmbimit tė lirė qė kanė pasuar kanė ēelur njė periudhė historike lidhur me tė cilėn gjykimi nuk mund tė jetė pėrveēse shumė pozitiv.

Jo rastėsisht pėrkon lindjen e erės moderne me datėn e zbulimit tė Amerikės, edhe pse zhvillimi ekonomik i Botės sė Re nuk do tė fillojė tė jetė domethėnės vetėm njė shekull pas hyrjes me titull tė plotė tė Azisė dhe tė Afrikės nė sistemin e shkėmbimeve dhe nė ekonominė botėrore, anipse beneficet ekonomike tė ndarjes ndėrkontinentale tė punės, gjatė gjithė Gjashtėqindės dhe Shtatėqindės, do t'u nėnshtrohen kushtėzimeve politike shumė tė forta.

Secili prej vendeve europiane me dalė nė Atlantik - Portugalia, Spanja, Franca, Hollanda dhe Anglia - do tė pėrvetėsojė nė fakt pjesė tė ndryshme tė kontinenteve ekstraeuropiane dhe do tė promovojė njė ndėrvarėsi ekskluzive midis mėmėdheut dhe kolonive amerikane dhe aziatike.

Njė rrjet i dendur shkėmbimesh do tė realizohet kėshtu vetėm nė brendėsi tė ēdo aspekti perandorak, ndėrsa midis njė perandorie dhe tjetrės do tė ngrihen barriera qė kaloheshin vetėm nga pirateria dhe nga lufta nė lėvizje.

Do tė jetė vetėm mė pas qė imperializmi do tė ndryshojė, nga njė doktrinė e primatit tė politikės nė njė doktrinė tė primatit tė ekonomisė, domethėnė pas ardhjes tė tė ashtuquajturit Free Trade Imperialism, dhe pasi qė Anglia do t'i shkatėrrojė njė e nga njė perandoritė rivale, qė do tė lindė, tė nesėrmen e luftėrave napoleoniane, njė sistem shkėmbimesh vėrtet planetar, njė treg global dhe njė erė tė gjatė nė tė cilėn konfliktet do tė jenė relativisht pak tė rėndėsishėm dhe sidomos me karakter jobotėror. Do tė ndodhė kėshtu nė shekullin e mėpasėm, midis viteve 1815 e 1914, verifikimi historik i asaj qė ėshtė nuhatur nga Hjum dhe Monteskjė, domethėnė i raportit tė ngushtė midis shkėmbimit tė lirė dhe paqes.

Njė botė e hapur dhe paqėsore

Monteskjė ka hyrė nė histori si teoricieni i ndarjes sė pushteteve: njė hap themelor nė kėrkimin mijėvjeēar dhe gjithmonė aktual tė formave dhe instrumenteve tė qeverisė qė i mundėsojnė shoqėrisė dhe individėve tė veēantė qė tė mbrohen nga abuzimet, nga shkeljet dhe nga gabimet e qeveritarėve tė tyre.

Por i njėjti Monteskjė ishte goxha i vetėdijshėm dhe nė mėnyrė tė dhimbshme i vetėdijshėm pėr faktin qė ndarja e pushteteve tė shtetit midis legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqėsorit nuk mund ta mbronte shoqėrinė nga krimi maksimal qė mund tė kryejė njė qeveri kundėr popullit tė saj: ai i futjes nė njė luftė jo tė nevojshme.

Pėr ta siguruar kėtė objektiv themelor dhe suprem duhej shkuar pėrtej ndarjes sė thjeshtė tė pushteteve tė mishėruara nė institucione. Duhej qė nė brendėsi tė vetė shoqėrisė tė ekzistonin kundėrpushtete joinstitucionalė, kundėrpushtete tė fjetur, qė tė aktivizoheshin kur ndarja e pushteteve tė krijuara tė mos mjaftonte mė, si nė rastin e njė kėrcėnimi lufte.

Dhe filozofi i shikonte kėto kundėrpushtete nė bartėsit e interesave ekonomike qė lufta do tė dėmtonte si bėrthama jo e njė force qė nuk bėnte politikė me kohė tė plotė, por tė njė "pushteti tė paqes" qė aktivizohej vetėm nė rrethana tė caktuara.

Pėr tė dhėnė njė shembull tė lehtė dhe bashkėkohor, nėqoftėse njė inisiativė e pushteteve tė krijuara do ta kish ēuar disa vjet mė parė Italinė, industria e kėpucėve e tė cilės ka qenė pėr dekada blerėsi kryesor botėror i lėkurėve, nė njė konflikt serioz me Indinė, gjithmonė eksportuesi kryesor botėror, ėshtė e lehtė tė parashikohet qė eksponentėt e industrisė sė pėrpunimit dhe tė kėpucėve do tė shndėrroheshin sa hap e mbyll sytė nga njė komunitet paqėsor i kushtuar vetėm ndaj punės dhe fitimeve nė njė grup politikisht militant i vendosur qė tė arrijė zgjidhjen e konfliktit: praktikisht nė njė "parti paqeje me Indinė" tė vendosur pėr ta ndryshuar me ēdo kusht politikėn e jashtme tė Italisė nė mėnyrė qė tė heqin ēdo pengesė apo rrezik pengese ndaj fluksit normal tė importimeve nga ky vend i veēantė.

Nuk do tė ishte njė parti bartėse e njė politike tė jashtme krejtėsisht tė ndryshme, duke qenė se kėtyre njerėzve tė zot nuk u intereson asgjė pėr ēėshtjet e mėdha botėrore, por njė parti e vendosur qė tė sigurojė njė politikė tė jashtme tė ndryshme vetėm lidhur me njė pikė specifike: raportet me Indinė.

E zgjidhur mbi baza paqėsore kjo pikė specifike, "partia" nė fjalė do tė kthehej "nė gjumė", e gatshme qė tė zgjohej me po aq energji vetėm atėherė kur do tė ishin sėrish nė rrezik furnizimet me lėkurė nga India, por edhe sikur pushtetet e ngritura tė silleshin nė mėnyrė tė tillė sa tė kėrcėnonin rrjedhjen e qetė tė tregtisė nė fjalė midis Italisė e Shteteve tė Bashkuara apo Italisė e Gjermanisė, duke qenė se kėto dy vende janė prej vitesh importuesit kryesorė tė produkteve italiane nė sektorėt e lėkurėve.

Tregtia e lirė, nuhasnin Rikard, Hjum dhe Monteskjė, sjell pashmangshmėrisht nė specializimin prodhues tė vendeve tė ndryshme dhe, pėr pasojė, nė ndėrvarėsinė e tyre. Nga ana e saj, kjo bėn tė lindė nė secilin vend njė pluralitet subjektesh dhe, pėr pasojė, "partish nė gjumė", tė interesuara ndaj paqes.

Ama jo pėr njė paqe gjenerike, por pėr paqe specifike, me kėtė apo atė vend. Parti nė gjumė, sigurisht, ama gjithmonė tė gatshme tė zgjohen e tė hyjnė nė veprim, duke i bėrė kėshtu qeveritė njė lloj Guliveri nė plazhin e liliputėve, tė lidhur me fije shumė tė holla, por nė tėrėsinė e tyre paralizues.

Siē do tė ndodhte nė njė vend industria e kėpucėve tė tė cilit tė ishte e varur nga India, ajo e naftės nga Libia, ajo e makaronave nga mielli amerikan, ajo e gazit nga Rusia, ajo elektrike nga Franca, ajo turistike nga Gjermania, ajo e makinave industriale nga tregjet nė vendet me industrializim tė fortė, ajo e automobilave nga outsourcing nė Amerikėn Latine dhe Europėn Lindore, ajo aeronautike nga tenderat amerikanė dhe njė pjesė e import-eksportit nga Zvicra dhe Austria pėr tė lejuar qė kamionėt e huaj tė pėrshkojnė territorin e tyre.

Nė masėn nė tė cilėn liria e shkėmbimeve favorizon specializimin, ajo tenton kėshtu tė modifikojė raportet e brendshme nė ēdo vend, duke shumėfishuar kundėrpushtetet e shoqėrisė tė destinuara qė tė ekuilibrojnė pushtetin politik, domethėnė duke shumėfishuar "partitė e paqes".

Jo rastėsisht, teoritė kundra tregtisė sė lirė, autarkisė, vetėmjaftueshmėrisė nė kėtė apo atė fushė, zhvillimit nėpėrmjet zėvendėsimit tė importimeve, janė justifikuar gjithmonė me nevojėn pėr "tė mos qenė tė dėmtuar shumė nė rast lufte", por nė realitet kanė shoqėruar gjithmonė periudhat e luftės dhe tė afrimit me tė dhe nė shumė raste edhe e kanė favorizuar, duke bėrė tė lindin nė shoqėri interesa private tė mbrojtura, grupe industrialė operues me njė logjikė arsenali dhe jo me njė logjikė tregtare, me njė logjikė efikasiteti shkatėrrues dhe jo efikasiteti ekonomik: edhe kėto "kundėrpushtete" socialė nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės.

Me njė fjalė "parti tė luftės" nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, por jo nė gjumė, bile tė shtrėnguar nė njė aksion tė vazhdueshėm lotimi qė tenton tė kushtėzojė pushtetet "zyrtare".

Globalizimi i "ri"

Atyre qė kanė qenė tė aftė ta shikojnė nė njė perspektivė historike fenomenin qė ka karakterizuar tė gjithė botėn duke filluar nga vitet '70 tė shekullit tė kaluar, globalizimi nuk u duket si diēka vėrtet origjinale dhe e panjohur. Pėrkundrazi, si njė fazė e re e vetė atij fenomeni qė i ka garantuar botės njė periudhė paqeje tė gjatė dhe kjo bėn qė nė perspektivė, edhe pse diferencat nuk mungojnė, tė priten pasoja po aq pėrfituese sa ato qė nė kompleks kanė shėnuar epokėn moderne.

Dhe qė i pret nė njė horizont kohor relativisht tė shkurtėr, edhe pse rėnia e pengesave nė komunikime dhe ulja e fuqishme e kostos sė transporteve - e ashtuquajtura "vdekje nė largėsi" - kanė pėrcaktuar dhe po pėrcaktojnė akoma njė reduktim drastik tė ritmeve me tė cilat shumėfishohen marrėdhėniet e ndėrmjetme midis kombeve, ekonomive dhe qytetėrimeve, ashtu si dhe njė "pėrshpejtim i historisė" nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės.

Nė rrėnjė tė kėsaj, si tė ēdo faze tjetėr tė globalizimit ėshtė nė fakt njė rritje e fortė e shkėmbimeve, qė i detyrohet njė hop pėrpara nė ndarjen ndėrkombėtare tė punės dhe, pėr pasojė, tė specializimit tė vendeve tė ndryshme tė botės nė produkte tė ndryshme.

Megjithatė, ekziston njė diferencė mjaft rrėnjėsore midis fazave tė mėparshme tė globalizimit dhe asaj aktuale dhe qėndron nė faktin qė nė globalizimin e Pesėqind - Gjashtėqindės njė primitivitet i egėr karakterizonte territoret e Botės sė Re, sė bashku me njė dekadencė politike tė madhe tė atyre pjesėve tė Azisė dhe tė Afrikės qė qenė pėrfshirė nė njė sistem ekonomik botėror tė centruar mė parė mbi fuqitė e ndryshme (Spanjė, Portugali, Francė, Hollandė dhe Angli) sesa qenė ndarė dhe pastaj vetėm mbi Anglinė.

Veē kėsaj, territoret e reja tė hyra nė sistemin eurocentrik pas zbulimeve tė mėdha gjeografike qenė gjysmė tė populluara, aq ėshtė e vėrtetė sa u desh tė populloheshin duke restauruar skllavėrinė, njė turp qė kristianizmi e kish zhdukur gjatė tė gjithė mijėvjeēarit mesjetar dhe qė rishfaqet nė Perėndim vetėm nė pėrkim me rizbulimin e botės klasike, me Rilindjen, me Reformėn dhe, pikėrisht, me fazėn e parė tė globalizimit.

Kurse sot pėrfshirja shumė e shpejtė e pjesėve tė reja tė botės nė sistemin atlantikocentrik qė ka karakterizuar ekonominė botėrore gjatė dy shekujve tė fundit ka tė bėjė nė radhė tė parė me njė vend me qytetėrim tė lashtė dhe tradita perandorake tė mėdha, popullsia e tė cilit - e pafundme dhe tejet patriote - i atribuon rėndėsi shumė tė madhe kulturės dhe shkencės.

Domethėnė ka tė bėjė kryesisht me Kinėn, duke pėrcaktuar jo njė proces zhvillimi tė ngadaltė si ai qė ka karakterizuar Amerikėn Veriore gjatė shekullit XIX, por njė proces industrializimi dhe transformimi ekonomiko-shoqėror tė shpejtė sipas modelit perėndimor; duke pėrcaktuar atė rizgjim tė shpejtė tė Kinės qė sipas profecisė sė Napoleon Bonapartit, kurdo qė do tė verifikohej, ishte i destinuar tė dridhte tė gjithė botėn.

Nė kompleks, nė tė gjithė Azinė, njė masė e madhe krahu pune, pothuajse 2 miliardė burra e gra nė lule tė moshės, ka hyrė nė konkurrencė me punėtorėt e vendeve me traditė moderne dhe industriale mė tė konsoliduar.

Ka pasuar njė ulje e shpejtė e kostove tė prodhimit industrial, qė u ka lejuar sipėrmarrėsve qė kanė investuar nė Azi njė rritje marramendėse tė fitimeve. Nga ana e tyre, falė rrogave minimale tė vendeve me industrializim tė ri, klasat e mesme amerikane dhe europiane kanė gėzuar njė 30-vjeēar zhvillimi pa inflacion, fillimisht errėsuar deindustrializimin dhe humbjen pasuese tė vendeve tė punės.

Impakti i ekspansionit tė rastėsishėm tė sistemit kapitalist ndaj Azisė dhe vendeve tė tjera me kosto shumė tė ulėt tė punės ka qenė praktikisht i kundėrt ndaj atij qė globalizimi i parė ka pasur ndaj Europės, ku nga Amerikat janė derdhur sasira tė konsiderueshme ari dhe argjendi, me njė fenomen inflacioni pasues tė zgjatur mbi njė shekull.

Dhe pėrderisa produkte tė rinj tejet ushqyes, si puna e sheqerit dhe e kakaos, sė bashku me kultura tė reja, si puna e patates, qenė futur nė pėrdorimin e pėrditshėm tė masave europiane, qenė realizuar, siē e kemi parė, kushte tejet tė favorshme ndaj heqjes sė shumė krahėve punė bujqėsisė dhe iniciativave tė reja sipėrmarrėse; nė praktikė opening up e tokave tė reja dhe e kontinenteve tė rinj kish bėrė tė mundur revolucionin industrial nė qendėr tė sistemit. Kurse nė fazėn aktuale gjėrat po ecin nė mėnyrė tė ndryshme: ėshtė periferia ajo qė pėrfiton dhe, nė radhė tė parė, Kina.

Sot, ajo qė ka ndodhur dhe vazhdon tė ndodhė pėrpara syve tona ėshtė nė fakt zgjimi historik i asaj qė qe deri nė fillimet e shekullit XX Perandoria e Mesit dhe mė pas, saktėsisht pėr 40 vjet, tentativa mė e jashtėzakonshme pėr t'i dhėnė jetė njė shoqėrie stataliste.

Dhe njė zgjim i tillė drejton ngritjen e pashmangshme tė Azisė nė rolin e protagonistes sė progresit ekonomik, nė kuadrin e njė postimi tė pėrgjithshėm masiv tė prodhimeve manifakturiste nga Amerika, nga Japonia dhe nga Europa drejt vendeve me kosto tė ulėt tė punės; fillimisht drejt Koresė sė Jugut dhe atyre "copėzave" tė botės kinetike qė janė Tajvani, Hong Kongu e Singapori; pastaj, nė njė shkallė pėrmasore krejtėsisht tė ndryshme, drejt Kinės kontinentale.

Nuk ėshtė e vėshtirė tė matet hopi cilėsor, duke u nisur nga vitet '50, qė realizohet kur decentralizimi i aktiviteteve prodhuese nga vendet me industrializim mė tė vjetėr drejt atyre me kosto tė ulėt tė punės transformohet nga njė fenomen qė u interesonte vetėm disa vendeve tė vogla aziatike nė njė fenomen qė duke filluar nga viti 1979 prek Kinėn perėndimore.

Komplesivisht, mjafton tė vėrehet se "tigrat aziatikė" qė janė zhvilluar nė vitet '60 e '70 nėpėrmjet njė procesi industrializimi export-led, domethėnė i drejtuar ndaj tregjeve tė huaja, shkonin gjithsej nė nja 50 milionė banorė, kurse Kina kontinentale ka mbi 1.3 miliardė tė tillė.

Kėshtu qė ėshtė e qartė se tregjet ndėrkombėtare, tė cilat mund ta absorbonin pa vėshtirėsi tė mėdha prodhimin e "tigrave", nuk mund tė jenė nė gjendje ta mbėshtesin pėr njė kohė tė gjatė konkurrencėn kineze.

Ashtu siē ėshtė e qartė se jo qysh nga fundi i shekullit XX nuk ishte mė e pranueshme lehtėsia me tė cilėn vėzhguesit dhe ekonomistėt perėndimorė i kanė konsideruar kėta konkurrentė tė rinj, me shpresėn qė vetė zhvillimi i tyre tė ēonte nė njė rritje tė rrogave dhe nė njė reduktim tė "hiperkonkurrueshmėrisė" sė tyre.

Mbi tė gjitha, njė shpresė e tillė dukej dhe duket krejtėsisht false nė rastin e Kinės, ku akoma sot pas njė 30-vjeēari rritje shumė tė shpejtė e tė pandėrprerė, ka rreth gjysmė miliardi njerėz nė zonat e brendshme dhe nė fshatra qė mbijetojnė me mė pak se 2 dollarė nė ditė, duke formuar njė ushtri industriale rezervė qė mėshon mbi tė punėsuarit dhe pengon fitimin e rrogave mė tė larta.

Data nė tė cilėn ka nisur procesi i transferimit drejt Kinės i aktiviteteve industriale qė deri nė Luftėn e Dytė Botėrore kishin mbetur tė pėrqendruara nė "Veriun" e botės, siē e kemi parė, mund tė pėrcaktohet me saktėsi.

Ngjarja qė rezultoi vendimtare nė kėtė qėllim qe nė fakt njė vendim i politikės ekonomike i marrė nė dhjetorin e vitit 1978 nga sesioni i tretė plenar i Komitetit Qendror tė zgjedhur nė Kongresin XI tė Partisė Komuniste Kineze dhe mė saktėsisht vendimi pėr tė vėnė menjėherė nė veprim - duke filluar nga 1 janari 1979 - tė ashtuquajturėn "ekonomi socialiste tė tregut": koncept si pak kontradiktor dhe i papėrcaktueshėm, por politik qė i jepte hapėsirė tė gjerė njė privatizimi progresiv tė ekonomisė dhe sidomos e hapte tregun kinez ndaj investimeve tė huaja.

Braktisej kėshtu parimi themelor qė deri mė atėhere kish frymėzuar ndėrtimin e Republikės Popullore tė Kinės: parimi sipas tė cilit Kina revolucionare dhe e pavarur duhej tė "ecte me kėmbėt e veta" dhe pėr kėtė arsye duhej jo vetėm tė martohej socializmi me nacionalizmin, por duhej tė ishte deri autarki, tė mos varej nga askush, as nga Bashkimi Sovjetik, nė asnjė fushė, as pėr sigurinė ushtarake, as pėr ekonominė e saj.

Merita e kėsaj kthese nga autarki nė integrim botėror i atribuohet padyshim Ten Hsiao Pinit, qė imponoi vendimin historik tė Partisė Komuniste Kineze me braktisjen e ortodoksisė revolucionare "tė pastėr e tė ashpėr" tė Mao Ce Dunit dhe kalimin pasues nė njė qėndrim mė pragmatik nė politikėn ekonomike.

Por nuk duhet harruar se e gjitha kjo ishte bėrė e mundur nga situata politike e veēantė qė mbizotėronte nė Perėndim nė vitet '70 pas disfatės amerikane nė Vietnam dhe sidomos nga fakti qė gjatė presidencės liberale tė Xhimi Karterit Shtetet e Bashkuara, tė paktėn nė nivel politik dhe opinioni publik, nė mos nė tė gjitha strukturat e shtetit, kishin braktisur ēdo armiqėsi ndaj Kinės, bile kishin vendosur ta "luanin kartėn kineze" nė funksion antisovjetik dhe pėr njė periudhė tė shkurtėr kishin marrė njė qėndrim politik fuqimisht antiimperialist.

Pėr pasojė, nė Pekin qenė reduktuar ndjeshėm frikėrat e njė agresioni ushtarak perėndimor, ndėrsa shtohej frika prej rritjes sė shpejtė tė fuqisė ushtarake tė Bashkimit Sovjetik, qė do tė shpalosej njė vit pas atij dhjetori tė dhimbshėm tė vitit 1978, nė pushtimin e Afganistanit.

Ekuilibrat politikė botėrore kishin kėshtu tė natyrshėm njė afrim kino-amerikan, nė kuadėr tė tė cilit ambientet industriale dhe ekonomike amerikane kishin arritur faktikisht njė marrėveshje me Pekinin: nė shkėmbim tė aksesit tė kapitaleve amerikane nė tregun kinez tė punės do t'u hapeshin produkteve industriale made in China tregjet e pasura tė konsumit tė Shteteve tė Bashkuara dhe tė tė gjitha vendeve perėndimore mbi tė cilat Uashingtoni ushtron influencėn e vet, nė mos kontrollin e tij.

Nė praktikė ishte vendosur ajo qė ne sot e quajmė globalizim.


Vendimi pėr tė kaluar nė "ekonominė socialiste tė tregut" - pėrvjetori i tė cilit ėshtė festuar solemnisht nė Pekin nė dhjetor tė 2008 - ka shėnuar kėshtu jo vetėm fatin e Kinės, por tė gjithė kohėn tonė, pėrfshi atė qė Putin e ka quajtur "tragjedia mė e madhe e shekullit XX": shpėrbėrjen e Bashkimit Sovjetik.

Nga vendimi kinez pėr tė kaluar nė "ekonominė socialiste tė tregut" shpėrtheu nė fakt pothuajse automatikisht njė seri reformash qė i dha fund izolimit tė Kinės dhe bėri efektive hapjen e tregjeve tė pasura tė konsumit tė Perėndimit ndaj prodhimeve kineze, duke bėrė kėshtu tė mundur njė hop tė madh pėrpara nė ndarjen e punės nė shkallė globale.

Por edhe, nė mėnyrė tė pashmangshme, duke e hapur njė vend - kontinent dhe tregun e pafundėm tė tij tė punės ndaj transferimit tė teknologjive me origjinė perėndimore.

Nga pikėpamja perėndimore, njė transferim i tillė ishte dukshėm i privuar nga rreziqet. Dhe kjo falė superioritetit teknologjik tė vendeve me industrializim mė tė lashtė. Kostoja shumė e ulėt e punės njerėzore nė Kinė lejonte nė fakt qė tė mos u dorėzohej kėtyre konkurruesve tė ardhshėm potencialė ato teknologji dhe makina tė kushtueshme qė zėvendėsojnė nė mėnyrė mė efikase punėn njerėzore nė operacionet industriale mė komplekse.

Nė praktikė, sipėrmarrjet e mėdha perėndimore kanė menduar qė ta mbrojnė lidershipin e tyre teknik duke transferuar makina dhe procedura prodhuese qė nė nivelin e rrogave tė Amerikės dhe akoma mė shumė tė Europės qenė pėr t'u konsideruar tė prapambetura.

Por kjo gradualisht ėshtė bėrė mė e vėshtirė dhe ka ēuar edhe nė programin e kohėve tė fundit kinez tė favorizimit pėr tendera dhe furnizime publike kompanitė qė pėrdorin tė ashtuquajturat indigenous technologies: njė program qė i shqetėson jo pak Shtetet e Bashkuara.

Rezultati ėshtė qė sot Kina ėshtė njė fuqi botėrore nga lėvizjet e sė cilės - siē ka pranuar nė fakt Administrata Obama - fatet e pjesės tjetėr tė botės diplomatike jo mė pak nga sa nuk varen nga sjelljet dhe nga gabimet e fuqisė tjetėr tė madhe, Amerikės.

Natyrisht, procesi i trazuar i shkaktuar nga vendimi jetik i Partisė Komuniste Kineze nuk kufizohet as tek Shtetet e Bashkuara dhe Kina, as nuk duket, pas njė 30-vjeēari, afėr ezaurimit. Kjo bile ka pėrfshirė - duke i satelizuar - vende tė tjera aziatike, si Vietnami, ku kostot e punės janė akoma mė tė ulėta se nė metropolet e mėdha industriale kineze.

Kėto nė fakt, janė duke pėrfituar progresivisht nga ato investime qė paraqesin interes tė pakėt pėr Kinėn apo deri ato aktivitete qė tė delokalizuara nė Kinė 30-vjeēarin e kaluar kthehen sot e delokalizohen sėrish, ama duke u nisur nga Kina.

Tronditja qė i ėshtė dhėnė rendit botėror nga ai vendim historik i Partisė Komuniste Kineze nuk ėshtė ndalur kėtu. Siē e kemi theksuar tashmė, nga pėrpunimi teorik qė e kishte paraprirė - diskutimi i Ten Hsiao Pinit "Ēlironi mendjet…." - filloi tė akumulohej ai dhjetėvjeēar presion politik pėr liberalizimin e sistemeve socialiste tė cilit grupi drejtues i atrofizuar i regjimit sovjetik nuk mund t'i rezistonte dhe qė nė fakt Moska nuk arriti ta menaxhonte, duke tėrhequr nė dėshtim tė gjithė sistemin komunist dhe vetė unitetin e Bashkimit Sovjetik.

Nė fakt, nuk qe diplomacia politiko-fetare e Gjon Palit II faktori i vetėm, as mė i rėndėsishmi, qė 11 vjet pas dhjetorit tė vitit 1978 vuri nė krizė regjimin sovjetik. Dhe qė me tė struktura politiko-ushtarake qė mbante botėn tė ndarė nė dy blloqe tė veēanta dhe pothuajse jokomunikues, pėrveēse nėpėrmjet terrorit qė ato frymėzonin reciprokisht.

Dhe akoma mė pak tė rėndėsishme qenė tiradat retorike tė Reganit lidhur me tė ashtuquajturėn "perandori tė sė keqes" apo programi i "luftėrave yjore", impakti i sė cilės mbi aftėsitė tekniko - industriale sovjetike nuk do tė mund tė manifestohej pėrveēse tė paktėn 5 vjet mė vonė.

I gjithė globalizimi, epoka e re e botės sė ribashkuar - e ribashkuar siē kishte ndodhur kur, me mundjen e terrorit tė oqeaneve, kontinenti amerikan ishte kooptuar nė historinė dhe nė ekonominė europiane - i merr lėvizjet nga kthesa e Ten Hsiao Pinit nė Pekin dhe fati i tij luhet, ka mundėsi, edhe mbi vetė skakierėn; mbi aftėsinė e elitės kineze pėr tė shoqėruar dhe ndoshta deri pėr tė financuar dhe menduar, pėr shembull, njė politikė tė shkėmbimit juan/dollar - rėnia e vendeve anglosaksone nga roli hegjemonist i mbajtur nga to nė dy shekujt e fundit: njė kohė definitivisht e shkurtėr nė shkallėn e perandorive tė mėdha tė historisė.

Armin Tirana
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi