Globalizimi i mjerimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Globalizimi i mjerimit

Mesazh  gjilanasi prej 04.11.10 9:14

“GLOBALIZIMI I MJERIMIT DHE RENDI I RI BOTĖROR”



Vėshtrim i shkruar nga Zdravko Tomac, profesor i Universitetit tė Zagrebit, botuar nė tė pėrjavshmen kroate "Fokus".

Nė Kroaci ka shkaktuar mjaft shqetėsime libri i autorit Michel Chossudovsky me titll “GLOBALIZIMI I MJERIMIT DHE RENDI I RI BOTĖROR”, botuar nga “Prometeu”, Zagreb, 2009, i cili nė mėnyrė tejet tė argumentuar pasqyron dhe provon, se ėshtė e domosdoshme tė shembet kapitalizmi global, i cili bujqit i ka lėnė pa tokat e tyre, punėtorėt pa punė, pa fabrikat e tyre e qytetarėt pa kurrfarė mbrojtjeje sociale, pėrkatėsisht sistemi ekonomik ndėrkombėtar i kapitalizmit global ka krijuar mjerimin global dhe njerėzimin po e shpie drejt greminės.

Autori konsideron se ėshtė e domosdoshme revolta dhe bashkimi nė shkallė ndėrkombėtare, se nė shkallėn mė tė lartė tė paparė, ėshtė i nevojshėm solidariteti dhe internacionalizmi, se ėshtė e nevojshme tė bėhen pėrpjekje tė mėdha nė bashkimin e lėvizjeve shoqėrore nė tė gjitha rajonet kryesore botėrore, nė mėnyrė qė me angazhim tė pėrbashkėt dhe tė vendosur, tė zhduket varfėria dhe tė arrihet paqja e qėndrueshme.

Autori me argumente ka dėshmuar se mediat globale nė mėnyrė tė rreme po e paraqesin fizionominė e botės, duke murkulluar (fshehur) tė vėrtetėn dhe, duke penguar debatet kritike mbi gjendjen faktike dhe reale nė botė.

Pėr ne, posaēėrisht ėshtė interesant ajo pjesė e librit me titull “ Shpėrbėrja e ish-Jugosllavisė-rikolonizimi i Bosnjės dhe Hercegovinės”, ku autori ka analizuar rolin e bashkėsisė ndėrkombėtare, nė veēanti tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar dhe tė Bankės Botėrore nė shkatėrrimin e ish-Jugosllavisė dhe, tė politikės falimentuese, e cila ka sjellė kolonizimin e Bosnjės dhe Hercegovinės, krijimin e shtetit mafioz nė Kosovė[1], si dhe ultimatume dhe diktate tė shumta, tė cilat, shtetet e krijuara nga shkatėrrimi i Jugosllavisė, po i ēojnė nė robėrinė e debitorit.

Edhe ky libėr, ėshtė edhe njė provė mė shumė se, shkaqet kryesore tė tė gjitha luftėrave nė Ballkan kanė pėr pasojė ambiciet dhe planet e fuqive tė mėdha, pėrkatėsisht tė kapitalizmit global, qė t’i imponojnė dhe, t’i realizojnė inetresat e tyre, pėrkatėsisht, qė Ballkanin ta shfrytėzojnė si vatėr krize, dhe si laborator pėr eksperimente dhe testime tė projekteve tė reja nė luftėn pėr tė mbizotėruar nė mbarė botėn.

Fuqitė e mėdha janė me urrejtje tė vjetėr fetare dhe nacionale, kėshtu qė ēėshtjet e pazgjidhura nacionale vetėm po i shfrytėzojnė dhe po i pėrhapin nė mėnzrė qė tė shpėrthejnė konfliktet, nė mėnyrė qė tė krijojnė kaos dhe kriza, si gjendje e opportune, qė shpie deri nė menaxhimin e krizave nga ana e “bashkėsisė ndėrkombėtare”, kinėse si pretekst i “shpėtimit tė vetėm nė ēastin e fundmė”.

Posaēėrisht janė interesante analizat dhe konkluzionet e autorit pėr rolin dėshtues tė institucioneve financiare ndėrkombėtare dhe tė kapitalizmit korporativ, i cili vendet sapokrijuara tė Jugosllavisė sė shkatėrruar i ka prurė nė varėsi tė plotė financiare dhe nė robėrinė e borxhliut.

Michel Chossudovsky nė mėnyrė shumė tė argumentuar e ka pasqyruar rolin e tmerrshėm dhe dėshtues tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar, tė Bankės Botėrore, tė Organizatės Tregtare Botėtrore(WTO) dhe tė instiucioenev tė tjera financiare tė Perėndimit nė shndėrrimin e Bosnjės dhe Hercegovinės nė njė koloni tė re..

Nė tė vėrtetė, nė kuadrin e shqyrtimit tė globalizmit tė mjerimit, autori ka provuar se si Marrėveshja paqėsore e Dayton-it, nė vend tė lirisė dhe mėvetėsisė, nė vend tė programit tė rimėkėmbjes dhe tė prosperitetit tė BeH tė pėrvuajtur dhe tė popujve tl saj ua “ka mohuar dhe ua ka tjetėrsuar sovranitetin deri nė atė shkallė, saqė askund nė Evropė nuk ėshtė shėnuar, qė nga fundi i Luftės sė Dytė Botėrore.

Nė vend tė lirisė dhe tė demokracisė, tė sovranitetit dhe tė pavarėsisė, Bosnja dhe Hercegovina ėshtė shndėrruar nė njė territory tė ndarė nėn okupimin ushtarak tė Aleancės sė NATO-s dhe Governės administrative tė Perėndimit.

Autori pohon se me Marrėveshjen e Dayton-it, ėshtė pezulluar Kushtetuta e BeH dhe, nė kėtė mėnyrė ėshtė vendosur administrimi i plotė kolonial mbi Bosnjėn dhe Hercegovinėn. Ėshtė krijuar shteti indirekt i Bosnjės, ku pushteti i mirėfilltė ėshtė nė duart e tė huajve, e jo nė duart e shtetasve tė Bosnjės e Hercegovinės

Augtori ėshtė treguar edhe mė I ashpėr nė kritikėn e tij, tė pėrshkrimit tė gjendjes dhe tė procesit nė Kosovė, duke justifikuar si dhe qysh Kosova ėshtė krijuar si shtet protektorat mafioz.

Mirėpo, sipas Prof.dr. Zdravko Tomac (nga kėndvėshtrimi kroat) pėr tė pjesa mė interesante e librit ėshtė ajo, ku autori e ka analizuar politikėn e bashkėsisė ndėrkombėtare ndaj Kroacisė. Autori ka pasqyruar tė dhėnat se si u janė imponuar reformat makroekonomike jo vetėm Kroacisė, por edhe tė gjitha shteteve, tė ashtuquajtura tė “Ballkanit Perėndimor” nė asgjėsimin e sistemit ekonomik, sovran, industrial, monetary dhe banker, gjė qė kanė kanė bėrė tė pamundur (kanė penguar) zbatimin e programeve shoqėrore.

Autori ka reflektuar se si nė vitin 1993 Kroacia ka qenė e pėrēmuar, ngase ka qenė e detyrueshme, qė tė pranojė mbylljen e reparteve industriale dhe banokrotet masovike, uljen e pagave, privatizimin e sektorit banker dhe, se si gradualisht ka arritur nė robėrinė debituese (e borxhliut).

Nė mėnyrė permanente ultimative ėshtė kėrkuar dhe po kėrkohet mėnjanimi i rolit tė shtetit nė zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe tė problemeve tė tjera nacionale. Nga Kroacia ėshtė kėrkuar qė ta privatizojė dhe ta shesė “Telekom-in” dhe, tė gjitha kapacitetet mė kryesore tė prodhimit me rėndėsi kombėtare dhe shtetėrore. Tani, nė mėnyrė ultimatumi po kėrkohet likuidimi i anijendėrtimtarisė, e mė pas, do vij nė radhė edhe sistemi energjetik. Vazhdojnė pėrēmimet e pafund...Quo vadis democracy?! Mirėpo, pėr tė shpėtuar nga njė erozion i tillė i globalizimit tė mjerimit : ”Kroacisė i nevojitet njė president me strategji politike dhe ekonomike.”

Prof.Dr. Zdravko Tomac

(Shėnim: Sa u pėrket observimeve negative pėr statusin e Kosovės tė autorit Michel Chossudovsky, ato nuk janė refleksione tė kėtij vėshtrimi tė kritikut kroat Prof.Dr. Zdravko Tomac, por vetėm pėr vetėm tė Michel Ēosudovsk-it).

(www.fokus-tjednik.hr./16.01.2009.arhiva/)/Nga kroatishtja: MH).

[1] “Vlerėsimi” jeretik ortodoks antishqiptar, antiamerikan dhe antievropian perėndimor i Michel Chosudovskit (profesor i ekonomisė nė Universitetin e Otavės sė Kanadasė) se nė “Kosovė ėshtė krijuar njė shtet mafioz” nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare, nuk ėshtė fare i rastit, as i befasueshėm, sepse Kosova e pavarur pėr Rusinė dhe pėr Serbinė, “ėshtė vetėm njė shtet mafioz”!?
Ndėrkaq, pėr shqiptarėt, pėr Amerikėn, pėr Evropėn Perėndiomore dhe pėr mbarė botėn demokratike civilizuese, Kosova e pavarur ėshtė shtet legal, demokratik dhe sovran, i krijuar si rrjedhim i pėrpjekjeve dhe luftėrave tė pareshtuara 100-vjeēare tė shqiptarėve kundėr Serbisė kolonialiste dhe imperialiste.

(Shėnim i shqipėruesit M.Hyseni).


avatar
gjilanasi

414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi