Globalizimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Globalizimi

Mesazh  Jon prej 20.09.09 22:56

Globalizimi

avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Globalizimi

Mesazh  Jetmira prej 17.09.13 6:56

Globalizmi ėshtė njė dukuri me ndikim shumė tė madh nė tė gjitha zhvillimet ekonomike, sociale, politike, karakteristike pėr dhjetėvjecarėt e fundit tė shekullit XX. Ai pėrbėn njė realitet tė ri. Globalizmi ėshtė zhvillim tej tregut dhe ekonomisė botėrore dhe nėnkupton tė ashquajturėn “botė pa kufi”. Globalizimi nuk mund tė trajtohet si njė dukuri e cila ka njė moment fiks fillimi dhe nuk ka njė pėrkufizim tė sakt.Shpėrndarja e pabarabartė e burimeve natyrore bėnė qė tė gjitha vendet e botės tė jenė gjithmonė e mė tė ndėrvarura ndaj prodhimeve dhe shėrbimeve qė ofrohen nga vėndet e tjera tė cilat ato vetė nuk i zotėrojnė dhe pėr pasojė nuk mund ti prodhojnė.
Ai nxiti levizshmėrinė e madhe tė njerėzve nga njeri vend nė njė vend tjetėr dhe kjo ka bėrė qė tė kemi njė ndėrthurje tė kulturave nėpėrmjet pėrshtatjes kulturore dhe sociale tė tyre.
Njė rol tepėr tė rėndėsishėm nė globalizimin e vendeve luajnė edhe emigrantėt, tė cilėt kontribuojnė si nė nivelin ekonomik tė vendeve pritėse tė tyre, por edhe tė vendeve pėrkatėse nga ata vijnė po ashtu dhe nė nivelin social, kulturor gjė qė sjell dhe pėrfitime.
Dhe vetė fjala “globalizėm” nuk pėrfshin disa vende me karakteristika ose tipare specifike, por nga vetė emri do tė thotė se perfshin tė gjitha vendet e globit.

Globalizmi si dukuri ka nisur tė ekzistojė nė formėn e shkėmbimeve tė thjeshta tregėtare por sot ėshtė shndėrruar nė njė dukuri komplekse qė pėrfshin tė gjitha sferat e jetės tė njerezve dhe tė shteteve nė tė gjithė botėn duke filluar nga mė tė mėdhatė dhe mė tė zhvilluarat, qė pėrfshijnė brenda tyre miliona banorė, deri nė ato vende me disa mijra banorė dhe me sipėrfaqe tė vogėl.
Pėrfitimet e kėsaj dukurie janė universale dhe tė shumėllojshme duke nisur me pėrfitimet politike, ekonomike, sociale, kulturore, teknologjike, shkėmbimit tė eksperiencave nė tė gjitha aspektet, difuzioni si dukuri brenda sė cilės pėrfshihet ėėdo nivel bashkėveprimi, mundėsi nė shfrytėzimin e tė gjitha tė mirave dhe shėrbimeve tė ofruara, ristrukturimin e jetės, hapja e rrugės pėr veprimtari tė cilat ende nuk janė eksploruar etj.
avatar
Jetmira

768


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Globalizimi

Mesazh  Jetmira prej 17.09.13 6:57

GLOBALIZMI NĖ DITĖT E SOTME

Fillimi i mijėvjeēarit ka vėnė nė dukje para nesh shumė sfida, probleme dhe ēėshtje, ndikimi i tė cilave duket sikur pėr nga natyra del jashtė dimensionit tė mjedisit qė duket se i shkakton duke marrė njė pamje globale. Nder keto sfida mund tė pėrmendim: globalizimin e ekonomisė, rritjen e pabarazisė ekonomike ndėrmjet vendeve tė ndryshme, pabarazitė nė shpėrndarjen dhe shfrytezimin e burimeve tė informacionit dhe teknologjisė, rritjen e kontrollit tė qeverive nė jetėn e njerėzve, rritjen e konsumit, konfliktet kombėtare dhe rajonale pėr arsye fetare, etnike, ideologjike e racore, rėnien e efektshmėrisė politike etj. Zgjidhja e tė tilla problemeve nuk mund tė bėhet vetėm nė nivel kombėtar ose lokal por zgjidhje tė tilla mund tė vijnė si rrjedhojė e mendimit, veprimit dhe bashkėrendimit tė tė gjithė qytetarėve nė bashkėsi, qytet apo dhe nė rajonin ku ata jetojnė.

Ekzistojnė disa prirje globale qė ndikojnė nė jetėn e qytetarėve tė cilat mund tė grupohen nė katėr drejtime kryesore:
1. Ekonomia globale
2. Teknologjia dhe komunikimi
3. Popullsia dhe mjedisi
4. Lėvizja globale

EKONOMIA GLOBALE
Globalizimi i ekonomisė ėshtė njė realitet I padiskutueshėm. Nė kėtė drejtim detyra kryesore e qeverive tė ėėdo kombi do tė jetė tė pėrballojė trysninė qė ēon nė nėnėshtrimin e ekonomisė kombėtare nė atė botėrore. Sot jetojmė nė njė periudhė qė do tė ėėoj nė ndryshimin e ekonomisė dhe politikės nė vitet e ardhshme. Nuk do tė ketė mė prodhime tė cilat do tė mbajnė vulėn e vendit nė tė cilin ato prodhohen, nuk do tė ketė mė korporata ose industri kombėtare, ekonomia kombėtare nuk do tė ekzistojė ose tė paktėn jo nė pėrmasat dhe nė kuptimin qė ajo shihet sot. Megjithatė edhe sot shumė produkte mbajnė vulėn C. E (Komuniteti Europian ).
Kufijtė kombėtarė do tė humbasin vlerėn e tyre nė kuptimin ekonomik, gjeografik kurse njerezit do tė jenė tė vetmit qė do tė mbeten brenda kufijve tė cilėt do tė priren mė teper kah interesave tė tyre duke u larguar kėshtu nga besnikėria kombėtare.
Krijimi i ekonomisė globale mund tė sjelli mė shumė pasuri pėr tė aftėt dhe varfėri dhe shkatėrrim pėr tė paaftėt, kjo do tė sillte uljen e nivelit tė jetesės nė botė.
TEKNOLOGJIA DHE KOMUNIKIMI
Zhvillimi i shpejt nė fushėn e teknologjisė solli dhe zhvillim nė mjetet e komunikimit i cili ėshtė njė nga komoditetet mė tė mėdha nė ditėt e sotme. Ai ėshtė njėkohėsisht pasuri, rrezik dhe pushtet, ėshtė vlera kryesore nė ekonomi e cila ėėon nė njė shpėrhapje edhe mė tė madhe tė ekonomisė dhe vlerave qė ajo ka.
Nė ditėt tona pasuria mė e madhe nėnkupton gjithnjė e mė shumė tė drejtėn pėr zotėrimin e informacionit. Diferencimi global qė ekziston sot midis atyre qė zotėrojnė mundėsinė tė shfrytėzojnė informacionin dhe atyre qė nuk e kanė kėtė mundėsi po bėhet gjithmonė e mė i madh. Ēėshtja e sė drejtės sė informacionit do tė ēoj nė rritjen e tė mirave dhe pasurive materiale.
POPULLSIA DHE MJEDISI
Me rritjen e numrit tė popullsis sė globit, ēdo ditė janė rritur presionet ndaj mjedisit. Problemet me tė cilat pėrballet mjedisi si rrjedhoj e rritjes sė shpejtė tė popullsisė janė: prishja dhe shkretimi i tokave tė punueshme, zvogelimi i burimeve ujore, ndotja globale, erozioni, shkatėrrimi i pyjeve, humbja e biodiversitetit, reduktimi i ozonit etj. Zhvillimi dhe zhvendosjet e popullsisė do tė ndikojnė duke pasur njė efekt tė pallogaritshėm nė standartin botėror, nė mjedis dhe nė sjelljen e njerėzve ndaj njėri-tjetrit.
Rritja mė e madhe e popullsisė nė vitet nė vazhdim do tė vijė kryesisht nga vendet e paindustrializuara gjė, qė do tė ēoj dhe nė rritjen e presionit qė ushtron migrimi i popullsisė. Popullsia e kėtyre zonave do tė priret tė levizė drejt zonave tė pasura pėr tė pėrballuar jetesėn. Mund tė themi se vetėm me zhdukjen e varfėrisė sė skajshme, pėrmirėsimit tė shėndetėsisė, arsimit, tė ngritjes sė statusit tė grave atėherė do tė mund tė pretendojmė pėr uljen e rritmit tė shtimit tė popullsisė dhe si rrjedhojė dhe lėvizjes sė saj.
LĖVIZJA GLOBALE
Gjatė kėtij shekulli u rrit pa masė numri i njerėzve tė cilėt lėvizin nga njė vend nė tjetrin duke ndryshuar perberjen etnike tė ēdo vendi. Kjo dukuri i detyron dhe shton pėrpjekjet e grupeve pėr ruajtjen e identitetit tė tyre duke sfiduar politikat e ndryshme tė vendeve nė tė cilat vendosen nėpėrmjet ndryshimeve kulturore. Nė pamje tė parė duket sikur procesi i globalizimit do tė ėėoj nė uljen e pėrpjekjeve tė njerėzve pėr ruajtjen e identitetit tė tyre tė ndryshėm nga ai i tė tjerėve, por duket sikur globalizimi u ofron mė shumė mundėsi minoriteteve pėr ruajtjen e identitetit tė tyre dhe jetės nė grup. Ai ka bėrė qė shteti homogjen nga pikėpamja kulturore dhe nė tė njėjtėn kohė ka detyruar qė ēdo vend tė jetė meė i hapur dhe mė i prirur ndaj pluralizmit dhe diversitetit kulturor.
Pėr shkak tė kėtyre arsyeve ndaj globalizimit shtrohen dhe njė sėrė kritikash duke vėnė nė dyshim thelbin dhe shkallėn e ndikimit tė tij nė pėrgjithėsi dhe nė ēdo vend nė veēanti. Ku mund tė pėrmendim:
•Globalizimi ėshtė pjese e kapitalizmit ose imperializmit botėror dhe si i tillė mbart dhe pasojat e tij.
•Globalizimi ka pasoja tė ndryshme, shpesh tė padrejta pasi prodhon fitues dhe tė humbur, keta tė fundit kryesisht nė radhėt e tė varfėrve.
•Globalizmi fsheh pėrgjegjshmėrinė dhe transparencėn pasi veshtireson identifikimin e atyre qė janė pėrgjegjės pėr dukuri qė ndikojnė nė mbarė botėn.
•Globalizmi nė shumė raste rrit kontradiktat madje nė njė pjesė tė mirė tė rasteve nxit procesin e kundėrt - antiglogalizimin.

Megjithatė, pavarėsisht nga ndikimet e rrjedhojat kontradiktore tė procesit tė globalizmit mendoj se ky proces ėshtė njė realitet global qė modelon dhe do tė modelojė botėn nė shekullin e ri.
avatar
Jetmira

768


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Globalizimi

Mesazh  Jetmira prej 17.09.13 6:58

MĖNYRA E TĖ MENDUARIT DHE TĖ VEPRUARIT TĖ QYTETARIT TĖ SOTĖM NĖ SHOQĖRI

Qytetari do tė thotė pavaresi mendimi por edhe respekt pėr pikepamjet e tė tjerėve, do tė thotė angazhim nė jetėn shoqėrore tė bashkėsisė ku bėn pjesė. Qė njė njeri tė luajė rolin e qytetarit nė njė shoqėri tė sotme dhe tė ardhme ai duhet tė karakterizohet nga menyra tė menduari dhe tė vepruari kritik, do tė thotė qė duhet ti shohė tė gjitha dukuritė e botės si pjesė e njė sistemi, tė shohė botėn nė zhvillim tė pandėrprerė dhe tė vleresojė rolin e sė kaluarės, sė tashmes dhe sė ardhmes. Kjo bėn qė qytetari tė sotėm tė jetė shumė pėrmasor nė mėnyrėn e tė menduarit dhe  tė vepruarit. Pikėpamja e termit qytetar mund tė shihet nė disa pėrmasa, nga tė cilat mund tė pėrmendim:

1. PĖRMASA HAPĖSINORE
Nė themel tė kėsaj pėrmase qendron varėsia dhe kushtėzimi ndaj dukurive t botės. Numri i dukurive, shkalla, thellėsia ndikohen nga hapėsira globale. Pėrmasa hapėsinore  kėrkon qė qytetari ta shohė veten nė tė njėjtėn kohė pjestar tė disa bashkėsive qė ndėrthuren me njėra-tjetrėn: familjes, shkollės, lagjes, qytetit, vendit, rajonit dhe botės, tė kuptojė se mirėqėnia personale ndikohet nga veprimtaritė politike dhe ekonomike nė tė gjithė botėn. Kjo permase kerkon zgjidhje globale te problemeve.
2. PĖRMASA KOHORE
Kjo pėrmasė kėrkon qė e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja tė shihen si tė lidhura nė menyrė dinamike. Interpretimi i sė kaluarės lidhet dhe kushtėzohet nga e sotmja po ashtu dhe nga prirjet e sė ardhmes. Po ashtu dhe e ardhmja nuk mund tė percertohet pa zhvillimet e sė tashmes dhe pa historin e zhvillimit tė sė kaluarės. Kjo nėnkupton se trajtimi i sfidave nuk mund tė shihet i lidhur vetėm me tė sotmen por duhet marrė parasysh e kaluara dhe e ardhmja.

3. PĖRMASA PERSONALE
Kjo pėrmasė pėrfshin zhvillimin e aftėsive pėr njė angazhim mė tė madh drejt etikės qytetare qė karakterizohet nga pėrgjegjėsia shoqėrore qė pėrshkon veprimtarinė e ēdo qytetari. Ēdo qytetar duhet te rrisė aftėsinė e tij tė tė menduarit nė menyrė kritike. Qytetarėt duhet te rrisin aftesinė pėr tė kuptuar  dhe pėr tė qėnė tė ndjeshėm ndaj kulturave tė ndryshme, tė drejtave tė njeriut, aftesinė pėr tu dhėnė zgjidhje problemeve tė ndryshme, tė kujdesen pėr mbrojtjen e mjedisit, pjesėmarries nė jetėn publike etj. Asgjė nuk mund tė ndodhė nė qoftė se qytetarėt do tė priren nga individualizmi dhe etnocentrizmi. Etnocentrizmi ėshtė njė dukuri komplekse me rrjedhoja tė shumanshme, shpesh kuntradiktore, nė zhvillimet social-kulturore dhe sidomos nė dinamikėn e difuzimit tė kulturave tė ndryshme.  
4. PĖRMASA SHOQĖRORE
Nė kėtė pėrmas qytetarėt mbartin vlera dhe aftėsi tė tyre, por qytetaria dhe tė qėnurit qytetar global ėshtė njė veprimtari qė pėrfshin angazhimin e njerėzve qė jetojnė dhe punojnė sė bashku nė mjedise dhe kontekste tė ndryshme. Ēdo njeri duhet tė jetė i aftė tė angazhohet nė veprimtari tė  llojėve tė ndryshme, tė jap mendimin e tij, zgjidhjet e tij, pikėpamjet, por mbi tė gjitha duhet tė dėgjojė,  tė respektojė dhe tė vlersojė tė gjithė ata qė kanė pikėpamje tė ndryshme nga tė tijat. Pėrfshirja shoqėrore ėshtė njė element i rėndėsishėm i qytetarisė. Kjo pėrfshirje mund tė jetė nė veprimtari politike, sociale, kulturore,parti politike, zgjedhje, fushata politike etj.Qytetarėt e sotėm duhet tė rrisin nivelin e pjesėmarrjes nė tė gjitha fushat e jetės si nė ato:ekonomike, politike, shoqėrore, kulturore, mjedisore dhe nė tė gjitha hapėsirat ku ata mendojnė se mund tė japin kontributin e tyre.
avatar
Jetmira

768


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Globalizimi

Mesazh  Jetmira prej 17.09.13 7:00

TIPARET E QYTETARIT TĖ SOTĖM GLOBAL

Termi qytetar ka pėsuar ndryshime nė pėrmbajtjen e tij nė kohė dhe nė hapėsirė, ndryshime kėto qė e pėrgatisin qytetarin tė veproj nė njė mjedis shumė pėrmasor.Qytetarėt global ndryshojnė nga njerėzit e zakonshėm nė njė sėrė faktorėsh ndėr tė cilėt mund tė theksojmė:
1.ndjenja e identitetit
2.shkalla e gėzimit tė tė drejtave
3.shkalla e pėrmbushjes sė detyrimeve qė burojnė nga tė drejtat
4.shkalla e interesit dhe e pėrfshirjes nė ėė ėshtjet shoqerore
5.shkalla e pranimit tė vlerave shoqėrore bazė.



PROBLEMET GLOBALE
Globalizmi na prek tė gjithve nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė. Pėrveėė pėrfitimeve qė sjell dukuria e globalizimit nuk mund tė lėmė pa pėrmendur dhe problemet e shkaktuara nga kjo dukuri. Probleme tė tilla tė shkaktuara nga globalizmi hasen nė shumė fusha si: nė ekonomi, mjedis, papunėsi, tranzicion, emigracion, trafikimin e qėnieve njerėzore, drogėn, krimin e organizuar etj.
Disa prej shqetesimeve mjedisore globale jane:

o Ndotja e burimeve natyrore ( uji, ajri, toka )
o Shiu acid
o Efekti greenhouse
o Dėmtimi i shtresės sė ozonit, hollimi i saj
o Industria nukleare
o Telefonia celulare ( rrezatimi ne radiofrekuence )

Papunėsia ėshtė njė tjetėr problem global.I papunė quhet ai individ qė ka moshė ligjore pėr punė, qė shkon nė zyren e punėsimit dhe ėshtė nė kerkim tė njė punė. Me zhvillimin e globalizimit rėnia e nivelit tė punėsimit vihet re si nė sektorin publik dhe nė atė privat. Papunėsia vjen si pasojė e zhvillimit teknologjik si dhe si pasojė e kompjuterizimit dhe mekanizimit tė shumė sektorėve. Vihet re se korporatat janė tė priura pėr arsye tregėtare dhe pėrfitimi qė tė punėsojnė njerėz tė arsimuar dhe tė specializuar nė filialet e tyre nė vendet nė tė cilat ato ushtrojnė aktivitetin. Ky fenomen bėn qė numri i tė punėsuarve nė to tė mos pėrfshijė atė shtresė tė shoqėrisė qė e ka tė domosdoshme njė pagė duke mos ndikuar nė rehabilitimin e vendeve tė botės sė tretė.
Emigracioni ėshtė njė tjetėr dukuri problematike e cila i bashkangjitet dukuris sė globalizimit. Njerėz tė moshave tė ndryshme, por mė sė shumti mosha vitale dhe e aftė per punė 18-50 vjec, emigron nga vendet e varfra drejt vendeve tė pasura, kryesisht atyre perendimore. Emigracioni ndikon pozitivisht nė vendet pritėse tė emigrantėve pasi rrit krahun e punės por gjithashtu rrit problemet qė vijnė nga moslegalizimi i tyre. Emigracioni sjell edhe pasoja sociale si: ndarjen e familjeve, rreziqet e jetesės ilegale, punės sė zezė, reduktimit tė standartit tė jetesės etj.

Trafikimi i qėnieve njerėzore mund tė cilesohet si skllavėria e kohėve moderne.
Trafikimi ėshtė njė formė e kulluar skllavėrie dhe pune tė detyruar, abuzim i pushtetit tė mė tė fortit ndaj mė tė dobėtit, gjėndje ku njė person a nje grup personash kontrollojnė veprimtarine e njė personi tjetėr me qėllime pėrfitimi dhe qė funksionon duke pėrdorur mashtrimin, forcėn ose rrėmbimin e personit.1
Trafikantėt dhe viktimat e tyre kanė shpėrndarje gjeografike nė tė gjithė botėn.

Shkaqet e trafikut lidhen me faktorėt:
• Ekonomika e dobėt
• Sociale ( divorcet, dhuna nė familje,levizja e lirė )
• Politike

Fundi i shekullit tė XX-tė dhe fillimi i shekullit tė XXI-tė prezanton njė formė tė re tė skllavėrisė njerėzore atė tė trafikimit tė tyre. Ky fenomen ėshtė i pranishėm si nė vendet e zhvilluara ashtu dhe nė vendet e varfėra dhe ato nė tranzicion.
Ky shqetėsim u bė objekt i konferencės sė 12-15 dhjetorit 2000 nė Palermo tė Italisė ku u nenshkrua Konventa e Kombeve tė Bashkuara kundėr krimit tė organizuar.
Trafiku i njerėzve pėr qėllime prostitucioni dhe pune tė detyruar pėrbėn njė nga fushat me zhvillim mė tė shpejtė tė vaprimtarive kriminale ndėrkombėtare.
Trafikimi i grave dhe fėmijėve ėshtė njė nga veprimtaritė mė cnjerėzore tė kėtij lloj krimi. Faktorėt nxitės tė kėtij trafiku janė: statusi i nėnėshtruar i grave, fitimet e mėdha qė sjell ky trafik, politikat e dobėta, ligjet e dobėta dhe jo tė plota.
avatar
Jetmira

768


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Globalizimi

Mesazh  Jetmira prej 17.09.13 7:01

GLOBALIZMI NĖ SHQIPĖRI

Ndikimet pozitive por dhe negative tė dukurisė sė globalizimit janė ndjerė dhe kanė ndikuar fuqishėm edhe nė vendin tonė, kjo shihet dhe nė shumė fusha tė veprimtarisė shteterore. Nė qoftė se e shohim situatėn e pasqyrimit tė kėtij fenomeni nė Shqipėri vėmė re se vendi ynė priret nga njė ndėrvartėsi dhe bashkeveprim politik, ekonomik, social dhe kulturor ndėrmjet vendeve tė rajonit dhe mė gjerė. Dy prirjet kryesore tė zhvillimit shoqeror tė vendit tonė janė:
- Globalizimi i aspekteve tė ndryshme politike,ekonomike, social-kulturore si njė njesi botėrore. .
- Rajonalizimi i aspekteve politike, ekonomike dhe social-kulturore.

Kėto prirje formojnė njė mjedis te ri ndėrkombėtar, i cili karakterizohet nga bashkpunimi dhe integrimi shumėplanesh ndrmjet rajoneve. Ndėrmjet shteteve tė Ballkanit ekzistojnė shumė karakteristika tė pėrbashketa.
Tė gjitha vėndet janė nė fazėn e tranzicionit, tė zhvillimit tė demokracisė, ndryshimin e strukturave tė tyre ekonomike, synojnė pėr integrimin e tyre nė Bashkimin Europian. Kėto tė pėrbashketa ndikojnė nė nxitjen e bashkėpunimit midis kėtyre vėndeve.

Nė fushėn ekonomike objektivat kryesore tė bashkepunimit konsistojnė nė:
Vendosjen e besimit tė ndėrsjellė, harmonizimin e interesave kombėtare me objektivat e rėndėsishem tė strategjisė rajonale dhe globale, integrimi ekonomik rajonal e me gjerė, krijimin e zonave tė tregetisė sė lirė, bashkėrendimin e pavarėsisė ekonomike tė cdo vendi etj.
Treguesi kryesor i forcimit tė kėtyre marrėdhenieve ėshtė tregėtia si dhe prodhimi i brendshėm bruto (GDP), nga ana tjeter edhe importi rrit vartesinė ekonomike tė ketyre vėndeve.
Shqipėria nga marrėdheniet e saj ekonomike dhe tregėtare po behet gjithnje e me e ndėrvarur sepse sa mė i vogėl dhe sa mė i varfėr tė jetė njė shtet aq mė shumė ka nevojė tė hapet ndaj tregjeve botėrore. Nė mallrat e eksportuar nga Shqiperia nė vėndet e Bashkimit Europian janė prodhimet e materialeve porositėse,ndėrsa importet nga BE pėrbėhen nga makineri, paisje, produkte tekstile,vegjetale etj. Realizimi i shkėmbimeve tregėtare mundėsohet mė shumė vėnde tė botės por mė sė shumti me Italinė dhe Greqinė ku bashkėpunimi ekonomik ėshtė i njėjtė mė bashkepunimin rajonal.

Emigracioni ėshtė njė tjetėr dukuri qė prej 15 vjetėsh ka pėrfshirė shoqėrinė shqipėtare. Emigrantėt shqipėtarė janė vendosur nė shumė shtete tė botės ku mund tė pėrmėndim: Greqinė dhe Italinė nė tė cilat ėshtė pėrqėndruar numri me ė madh ė emigranteve, por gjithashtu emigrantėt shqipėtare ka dhe nė Francė, Gjermani, Zvicer, Angli, Belgjikė, SHBA, deri nė Argjentinė e Japoni. Nuk mund tė mos permėndim se tė ardhurat financiare tė popullit shqipėtar janė burime tė rėndėsishme financiare dhe ndikojnė nė tė ardhurat kombėtare.
Me gjithė ndikimin pozitiv qė ka emigracioni nė vendin tone ai ende vazhdon tė jetė nje plagė qė dhemb.
Procesi i integrimit tė emigrantėve nė vėndet pritėse po bėhet gjithmone e mė ė vėshtire.Kjo shkaktohet nga njė sėrė faktorėsh:
1. Nė vėndet pritėse ekzistojnė pengesa burokratike pėr legalizimin e emigranteve.
2. Keto vėnde po perballen me reforma tė thella ekonomike dhe financiare nė kuadrin e integrimit.
3. Ulja e tregut tė punės.
4. Fleksibiliteti i tregut tė punės.
5. Standaret universale tė punės tė misheruara nė aspektin etik dhe ekonomik.
6. Numri i madh i emigranteve tė paligjshem.

Integrimi i emigranteve nė vėndet e tjera vėshtiresohet edhe si pasojė e politikave diskriminuese ndaj tyre nė raport me emigrantėt e vėndeve tė tjera.
Emigranteve shqipėtare u mungon jeta sociale, kulturore, nuk perkrahen nga institucionet shqipėtare pėr mbrojtjen e tė drejtave tė tyre. Emigracioni ka lenė gjurmet e veta edhe nė Shqipėri, ndikimi me i dukshėm ėshtė nė zonat rurale.Ka sjellė largimin e krahut tė punės duke lenė tokat djere, tė papunuara dhe tė pambjella, uljen e lindshmėrisė, probleme sociale si tradhėtia bashkėshortore, divorci etj.
Prostitucioni eshte nje problem shqetesues ne Shqiperi.Shifra mjaft te larta te femrave te trafikuara shenohen kryesisht ne Itali,Zvicer etj.Kontigjentet kryesore nga vijne femrat e trafikuara jane:femra nga fshati, femra nga familje te varfera, femra nga familje me prinder te divorcuar, femra me nje prind ose pa prinder.Femrat shqipetare te trafikuara vijne nga te gjitha zonat e Shqiperise.Rrethet me problematike jane: Tirana, Berati, Shkodra,Fieri, Vlora etj.
Qeveria shqipėtare nė bashkepunim me qeveritė respektive italiane,greke kanė bashkėpunuar dhe vazhdojnė tė bashkėpunojnė pėr shkatėrimin e organizatave kriminale qė favorizojnė dhe pėrfitojnė nga ky lloj trafiku.
Trafikimi i njerėzve, trafikimi i femrave pėr prostitucion, trafikimi i femijėve me qellim fitimin material, ose cdo perfitim tjetėr dėnohet me 5 deri nė 20 vjet burgim ose me burgim tė perjetshėm.
Ndimėse tė madhe jep dhe Qendra e Pritjes dhe Trajtimit tė Viktimave nė Fier por gjithashtu tė gjitha komisariatėt nė vėnd me synim qe viktimat e trafikimit tė mos riviktimizohen nga shoqeria ose familjet e tyre.
avatar
Jetmira

768


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Globalizimi

Mesazh  Jetmira prej 17.09.13 7:02

KONKLUZIONE

Mund tė themi se procesi i globalizimit ėshtė njė dukuri e cila nuk i ka qartėsisht tė pėrcaktuara fillesat e saj. Por mbi tė gjitha mund tė themi se dimensionet e kėsaj dukurie do tė vazhdojnė tė thellohen dhe tė depertojnė edhe mė shumė nė tė gjitha kulturat dhe hapėsirat.
Me gjithė se fenomeni i globalizimit tė jetės nė tėrėsinė e aspekteve tė tij ka edhe  aspekte negative thelbi i tij ėshtė zhvillues dhe pozitiv.
Shqipėria si njė vėnd nė tranzicion po e ndjen mjaft kėtė dokuri.
Globalizimi i jetės politike, ekonomike, kulturore dhe sociale shihet dhe mbetet i pashmangshėm pasi edhe vendi ynė ėshtė pjesė e kėsaj dukurie universale.
Globalizimi dhe pėrshtatja e tė gjitha strukturave shqipėtare nė tė njejtat nivele me ato botėrore shfaqet si domosdoshmeri pėr integrimin dhe pėrfshirjen e vendit tonė nė instancat politike, ekonomike dhe social-kulturore globale.
avatar
Jetmira

768


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi