Dominimi Global

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dominimi Global

Mesazh  Admin prej 28.07.08 23:02

DOMINIM GLOBAL APO UDHĖHEQJE GLOBALE

ZBIGNIEV BRZEZINSKI

Pėrktheu: Adnan Kika

Argumenti im qendror pėr rolin e Amerikės nė botė ėshtė i thjeshtė: fuqia e Amerikės, duke pohuar nė mėnyrė dominuese sovranitetin e kombit, ėshtė sot garancia vendimtare e stabilitetit global dhe shoqėria amerikane stimulon trendet shoqėrore globale, tė cilat dobėsojnė sovranitetin kombėtar tradicional.

Fuqia dhe dinamika shoqėrore amerikane, duke bashkėvepruar, mund tė nxisė shfaqjen graduale tė njė komuniteti global me interesa tė pėrbashkėta. Keqpėrdorimi dhe pėrplasja e tyre, mund tė ēojnė botėn nė kaos, duke lėnė Amerikėn tė izoluar.

Nė krye tė shekullit njėzetenjė, fuqia amerikane ka bėrė njė arritje tė paparė nė fuqinė e saj globale ushtarake, nė pozicionin qendror tė vitalitetit ekonomik tė saj pėr mirėqenin e ekonomisė botėrore, nė ndikimin pėrtėritės tė dinamizmit teknologjik amerikan dhe nė joshjen e botės pėr kulturėn e saj masive tė shumėllojshme dhe shpesh tė vrazhdė.

Tė gjitha kėto, i japin Amerikės pushtet tė pakrahasueshėm politik global. Pėr tė mirė apo pėr tė keq, Amerika ėshtė paqėsues global dhe nuk po shihet diku ndonjė rival.

Evropa, ekonomikisht mund tė bėhet garuese, por do tė kaloj kohė e gjatė derisa ajo ta arrij shkallėn e unitetit, qė do t’i mundėsonte asaj tė garojė politikisht.

Japonia, dikur e menduar si supershteti i ardhshėm, tani ėshtė jashtė garės, ndėrkohė qė Kina, pėrkundėr progresit tė saj ekonomik, ka mundėsi tė mbetet relativisht e varfėr pėr sė paku dy gjenerata dhe gjatė kėsaj kohe mund tė hasė nė njė sėrė vėshtirėsishė politike. Rusia nuk ėshtė mė nė garė. Shkurt, Amerika nuk ka, dhe pėr njė kohė tė afėrt, nuk do tė ketė ndonjė rival global.

Nė kėtė mėnyrė, nuk ekziston alternativė e vėrtetė ndaj hegjemonisė mbizotėruese amerikane dhe ndaj rolit tė fuqisė sė saj, si pėrbėrėse e nevojshme e sigurisė globale. Nė tė njėjtėn kohė, demokracia amerikane – dhe shembulli i suksesit amerikan – pėrhapė ndryshimet ekonomike, kulturore dhe teknologjike tė cilat nxisin ndėrlidhjet globale nė rritje, mbi dhe pėrtej kufijve kombėtar.

Kėto ndryshime, mund ta minojnė vetė stabilitetin tė cilin fuqia amerikane mundohet ta arrij, e madje edhe tė ngjallin armiqėsi anti-amerikane.

Kėshtu, Amerika pėrballet me njė paradoks unik; ajo ėshtė e para dhe e vetmja superfuqi e vėrtetė globale, e megjithėkėtė amerikanėt gjithnjė e mė tepėr po preokupohen me kėrcėnime nga njė numėr burimesh armiqėsore shumė mė tė dobėta.

Fakti qė Amerika ka ndikim tė pashoq global politik, e bėnė atė tė jetė nė fokus tė zilisė, mėrisė e pėr disa edhe tė urrejtjes sė thellė.

Kėto antagonizma po ashtu mund tė shfrytėzohen, nė tė vėrtetė tė nxiten, nga rivalėt mė shumė tradicionalė tė Amerikės, edhe pse ata vetė janė shumė tė kujdesshėm pėr tė rrezikuar ndonjė konflikt tė drejtpėrdrejt me Amerikėn. Rreziqet pėr sigurinė amerikane janė reale.

Atėherė, a nėnkupton kjo qė Amerika ka tė drejtė pėr mė shumė siguri sesa qė kanė shtet-kombet tjera?

Udhėheqėsit e saj, si menaxhues tė fuqisė sė kombit dhe si pėrfaqėsues tė njė shoqėrie demokratike, duhet tė kėrkojnė njė baraspeshė mirė tė matur ndėrmjet kėtyre dy roleve. Varėsia ekskluzive nė bashkėpunim multilateral mund tė bėhet njė recetė pėr letargji strategjike nė njė botė nė tė cilėn kėrcėnimet pėr sigurinė kombėtare, madje eventualisht edhe atė globale, janė dukshėm nė rritje dhe mund tė kanosin gjithė njerėzimin.

Pėr mė tepėr, besimi parėsor nė praktika unilaterale tė fuqisė sovrane, veēanėrisht nėse shoqėrohet nga njė pėrkufizim egoist i kėrcėnimeve qė po shfaqen, mund tė sjellė vetizolim, paranojė tė shtuar kombėtare dhe prekshmėri gjithnjė e mė tė madhe nga shpėrndarja globale e virusit anti-Amerikan.

Njė Amerikė e shqetėsuar, e obsesionuar nga siguria e saj, mund ta gjejė vetveten tė izoluar nė njė botė armiqėsore. Nėse kėrkimet e saj tė vetmuara pėr siguri dalin jashtė dore, ka mundėsi ta transformojnė vendin nga njė vend tė lirė nė njė shtet fortifikatė, tė zhytur nė njė mentalitet rrethimi. Megjithatė, nė tė njėjtėn kohė, fundi i Luftės sė Ftohtė pėrkoi me njė pėrhapje masive tė shkencės sė teknologjisė dhe mundėsive tė nevojshme pėr tė bėrė armė tė shkatėrrimit nė masė, jo vetėm nė mes shteteve por madje edhe nė mes grupeve politike me motive terroriste.

Publiku amerikan me guxim e pėrballoi realitetin e hidhur tė “dy akrepave nė njė shishe” – Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik qė frikėsonin njėri-tjetrin me arsenale bėrthamore me mundėsi shkatėrrimtare – por ai tani ėshtė mė shumė i shqetėsuar nga pėrhapja e dhunės, aktet e herėpashershme terroriste dhe nga pėrhapja e armėve tė shkatėrrimit nė masė.

Amerikanėt e ndiejnė qė nė kėtė paqartėsi politike, ndonjėherė moralisht dykuptimshme dhe shpesh gjendje mistifikuese e paparashikueshmėrisė politike, fshihet njė rrezik pėr Amerikėn, pikėrisht sepse ajo ėshtė fuqia mbizotėruese e botės.

Amerika, ndryshe nga fuqitė e mėparshme hegjemone, vepron nė njė botė tė menjėhershmėrisė dhe intimitetit tė shtuar.

Fuqitė e mėparshme perandorake, vetėm sa pėr tė pėrmendur disa Britania e Madhe gjatė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, Kina gjatė periudhave tė ndryshme disa mijėra vitesh tė historisė sė saj apo Roma gjatė njė gjysmė mileniumi, qenė relativisht tė pandikuara nga kėrcėnimet e jashtme.

Bota qė ato dominonin qe e ndarė dhe jo-ndėrvepruese. Distanca dhe koha mundėsonin frymėmarrje tė lirshme dhe shtonin sigurinė e vendit.

Nė kontrast me kėtė, Amerika mund tė jetė nė mėnyrė tė veēantė e fuqishme nė sferėn globale, mirėpo territori i saj nė mėnyrė tė veēantė ėshtė po ashtu i pasigurt. Ka tė ngjarė qė tė jetuarit me njė pasiguri tė kėtillė tė kaloj nė njė gjendje kronike.

Prandaj, pyetja kyēe ėshtė nėse Amerika mund tė bėjė njė politikė tė jashtme tė menēur, tė pėrgjegjshme dhe efektive – tė atillė qė u ikė grackave tė pikėpamjeve izoluese, por megjithatė pėrputhet me pozitėn e saj tė pazakontė historike si fuqi supreme e botės.

Kėrkimi pėr njė politikė tė jashtme tė menēur duhet tė filloj nga tė kuptuarit qė “globalizimi” nė esencė nėnkupton ndėrvarėsi globale.

Njė ndėrvarėsi e tillė nuk siguron barabarėsi tė pozitės e madje as barabarėsi tė sigurisė pėr tė gjitha kombet. Mirėpo, kjo domethėnė qė asnjė komb nuk ka imunitet tė plotė nga pasojat e revolucionit teknologjik, i cili aq shumė e ka rritur aftėsinė e njerėzve pėr tė shkaktuar dhunė dhe megjithatė ka forcuar lidhjet tė cilat gjithnjė e mė shumė po e lidhin njerėzimin sė bashku.

Pėrfundimisht, problemi qendror politik me tė cilin ballafaqohet Amerika ėshtė “Hegjemoni pėr ēfarė”?

Rreziku qėndron nė atė se a do tė pėrpiqet kombi tė formoj njė sistem tė ri global tė bazuar nė interesa tė pėrbashkėta, apo do ta pėrdor fuqinė e tij sovrane globale pėr ta fortifikuar sigurinė e vet.

Nė faqet vijuese, unė jam fokusuar nė ato qė i konsideroj tė jenė ēėshtjet kryesore pėr tė cilat ėshtė e nevojshme njė pėrgjigje e plotė strategjike:

• Cilat janė kėrcėnimet kryesore pėr Amerikėn?

• Duke e marrė parasysh pozitėn e saj hegjemoniste, a ka tė drejt Amerika pėr mė shumė siguri sesa kombet tjera?

• Si duhet tė veproj Amerika ndaj kėrcėnimeve tė mundshme vdekjeprurėse, tė cilat po vijnė jo nga rivalė tė fuqishėm, por nga kundėrshtarė tė dobėt?

• A mundet Amerika nė mėnyrė konstruktive t’i pėrmirėsoj marrėdhėniet e saj me botėn Islamike prej 1.2 miliardė njerėzish, shumica e tė cilėve, gjithnjė e mė shumė dhe nė mėnyrė tė papajtueshme po e shohin Amerikėn si armik?

• A mundet Amerika tė veproj me vendosmėri pėr ta zgjidhur konfliktin Izraelito-Palestinez, duke i ditur pretendimet e dyzuara por legjitime tė tė dy popujve nė tė njėjtėn tokė?

• Ēfarė kėrkohet pėr tė krijuar stabilitet politik nė tė ashtuquajturin “Ballkan i Ri Global”, qė ėshtė i paqėndrueshėm dhe qė gjendet nė anėn jugore tė Euroazisė qendrore?

• A mundet Amerika tė sajojė njė partneritet tė vėrtetė me Evropėn, duke marrė parasysh, progresin e sajė tė ngadalshėm pėr unitet politik, por fuqinė e saj ekonomike nė rritje?

• A mundet Rusia, e cila nuk ėshtė mė rivale e Amerikės, tė futet nė njė strukturė atlantike tė udhėhequr nga Amerika?

• Ēfarė duhet tė jetė roli i Amerikės nė Lindjen e Largėt, duke e ditur qė Japonia me ngurrim por ende vazhdon tė varet nga SHBA-tė – ashtu siē bėn edhe fuqia e saj ushtarake nė rritje – dhe rigjallėrimin e fuqisė Kineze?

• Sa ėshtė e mundshme qė globalizmi mund tė ngjallė njė kundėr-doktrinė koherente apo njė kundėr-aleancė ndaj Amerikės?

• A po bėhen Demografia dhe shpėrngulja kėrcėnime tė reja pėr stabilitetin global?

• A pėrputhet kultura amerikane me njė pėrgjegjėsi nė thelb perandorake?

• Si duhet tė pėrgjigjet Amerika ndaj pabarabarėsisė nė shfaqje pėr ēėshtjet njerėzore, tė cilėn revolucioni i tanishėm shkencor mund ta ngutė dhe tė cilėn globalizimi mund ta theksoj?

• A ėshtė demokracia Amerikane e pėrputhshme me njė rol hegjemon, ndonėse ai mund tė maskohet me kujdes? Sa do t’i prekin nevojat e sigurisė sė kėtij roli tė veēantė tė drejtat civile tradicionale?

Nė kėtė mėnyrė, ky libėr ėshtė pjesėrisht parashikues dhe pjesėrisht normativ. Pikėnisja e tij, ėshtė qė revolucioni i kohėve tė fundit nė teknologjitė e zhvilluara, veēanėrisht nė komunikime, promovon shfaqjen graduale tė njė komuniteti global me interesa gjithnjė e mė tė pėrbashkėta, me Amerikėn nė qendėr tė tij.

Mirėpo vet-izolimi i mundshėm i superfuqisė sė vetme mund ta zhytė botėn nė njė anarki pėrshkallėzuese, duke e bėrė kėtė ogur tė keq gjithnjė e mė real nga shpėrndarja e armėve tė shkatėrrimit nė masė.

Me Amerikėn-duke e ditur rolin kontradiktor qė ajo e luan nė botė- e destinuar tė jetė ose katalizatore pėr njė komunitet global ose pėr njė kaos global- amerikanėt kanė pėrgjegjėsi tė veēantė historike tė pėrcaktojnė se cila nga kėto tė dyja do tė ndodhė.

Zgjedhja jonė ėshtė ndėrmjet dominimit tė botės dhe udhėheqjes sė saj.

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi