Evolucioni Ciklik dhe Karma

Shko poshtė

Evolucioni Ciklik dhe Karma

Mesazh  Neo prej 28.04.09 16:43

Evolucioni Ciklik dhe Karma



Ėshtė evolucioni shpirtėror i tė brendshmit, njeriut tė pavdekshėm, qė pėrbėn parimin themelor nė Shkencat Okulte. Pėr tė kuptuar qoftė nė vija tė trasha njė proces tė tillė, studenti duhet tė besojė (a) nė Njėsinė e Jetės Universale, tė pavarur nga materia (apo ajo qė shkenca quan materie); dhe (b) nė inteligjencat individuale qė gjallojnė shfaqjet e shumanshme tė kėtij Parimi.

Opinionet e shumė figurave tė njohura janė tė ndara. JETA lidhet ngushtė me atė ligj, i cili qeveris Botėn e Qenies – KARMĖN. Nė kuptimin e pėrgjithshėm, ekzoterik, kjo ėshtė, thjesht e nė kuptimin e plotė tė fjalės, “veprim”, ose mė mirė njė “shkak efektprodhues”, ndėrsa brendafshehurazi (ezoterikisht) ėshtė diēka plotėsisht e ndryshme nė efektet e veta morale tė tejnatyrshme.

Ėshtė i pagabueshmi LIGJI I DREJTKTHIMIT. T’u shpjegosh kėtyre injorantėve kuptimin e vėrtetė, karakteristikat dhe rėndėsinė e jashtėzakonshme tė kėtij ligji tė pandryshueshėm, tė pėrjetshėm e jovetjak, megjithėse Parim aktiv e i gjithėpranishėm, gjėra qė nuk i pėrcaktojnė dot kurrė apo tė japin njė ide termat teologjike tė njė hyjnie vetjake, ėshtė tė flasėsh kot e mė kot.

Madje nuk quhet as Providencė. Pasi, me Protestantėt Katolikė tė ēdo lloji gjendet nė njė mashkull vetjak, ndėrsa me Katolikėt Romanė ėshtė fuqi femėrore. Nė kapitujt e mėparshėm tregohet sesi nė vibrimin e parė tė jetės sė rilindur, Svabhavat, “rrezatimi i paqėndrueshėm i Natės sė Pėrhershme, e pandėrgjegjshme nė Pėrjetėsi”, shndėrrohet, nė ēdo rilindje tė re tė Kozmosit, nga njė gjendje jovepruese nė veprimtari tė jashtėzakonshme; pra ndryshon, diferencon, dhe mė pas nis punėn pėrmes kėtij ndryshimi.

Kjo punė ėshtė KARMA. Ciklet gjithashtu i nėnshtrohen efekteve tė shkaktuara nga ky aktivitet. “Atomi Kozmik bėhet shtatė atome nė planin e materies, dhe secili shndėrrohet nė njė qendėr energjie; i njėjti atom bėhet shtatė rreze nė planin shpirtėror, dhe shtatė forcat krijuese tė natyrės, tė cilat rrezatohen prej rrėnjėthelbit…ndjekin, njėra tė djathtėn, tjetra rrugėn e majtė, tė ndara deri nė fund tė Kalpas, e megjithatė tė pėrqafuara fort. Ēfarė i bashkon? KARMA.”

Atomet e rrezatuar nga Pika Qendrore rrezatojnė vetė qendra tė reja energjie, tė cilat, nėn frymėn e fuqishme tė Fohat, nisin punė nga brenda – jashtė, duke shumėfishuar qendra tė tjera mė tė vogla. Kėto, nė rrjedhėn evolutive e involutive, formojnė vetė rrėnjėt ose shkaqe zhvillimore efektesh tė reja, qė nga botėt e rruzujt “njerimbartės” deri te llojet, speciet e klasat e tė gjitha shtatė mbretėrive (prej tė cilave ne njohim vetėm katėr). Sepse “punėtorėve tė bekuar u ėshtė falur Thyan-kam nė pėrjetėsi” (libri i “Aforizmat e Tson-ka-pa”). “Thyan-kam” ėshtė fuqia e dijenisė tė komandimit tė impulseve tė energjisė kozmike nė drejtimin e duhur.

Budisti i vėrtetė, duke mos njohur “zot vetjak” apo “Babė” e “Krijues tė Qiellit e Tokės”, ende beson nė njė vetėdije absolute, “Adi-Buddhi”; dhe filozofi budist i di mirė Shpirtrat Planetarė, “Dhyan Chohans” (Gjithėdijshmit). Por, megjithėse ai pranon “jetėt shpirtėrore”, ende, ashtu siē janė tė pėrkohshėm nė pėrjetėsi, edhe ata, sipas filozofisė sė vet, janė “iluzioni i ditės”, iluzioni  i njė “dite tė Brahmas”: njė manvantara e shkurtėr prej 4 320 000 000 vjetėsh.

“Yin-Sin” nuk ėshtė pėr arsyetimin e njerėzve, pasi Lord Buddha i ka ndaluar rreptėsisht informacione tė tilla. Nėse Dhyan Chohans (Gjithėkohėditurit) e gjithė Qeniet e padukshme – Shtatė Qendrat dhe Prejardhjet e tyre tė drejtpėrdrejta, qendrat minore tė Energjisė – janė reflektimi direkt i Dritės, tashmė njerėzit janė shumė larg prej tyre, meqėnėse gjithėsia e Kozmosit tė dukshėm pėrbėhet nga “qenie tė vetėprodhuara, krijesa tė Karmės”.

Prandaj, pėrsai pėrket njė Zoti vetjak “vetėm si njė hije gjigande hedhur mbi boshllėkun e hapėsirės nga imagjinata e njerėzve injorantė,” ata na mėsojnė se vetėm “dy gjėra janė (objektivisht) tė pėrjetshme, tė quajtura Akasa dhe Nirvana”; dhe se kėto janė NJĖ nė realitet, e veēse njė maya kur ndahen.

“Budistėt mohojnė krijimin e nuk konceptojnė njė Krijues”. “Gjithēka erdhi prej Akasa (ose Svabhavat nė tokėn tonė) nė bindje tė njė ligji tė lėvizjes tė qenėsishėm nė tė, dhe pas njė farė ekzistence zhduket. Asgjė nuk erdhi kurrė prej asgjėje” (Katekizėm Budist).

Nėse njė Brahmin vedantik i Sektit Advita pyetet nėse beson nė ekzistencėn e Zotit, gjithmonė do tė pėrgjigjet, ashti siē u pėrgjigj Jacolliot – “Unė jam vetė ‘Zot’;” njė Budist (sidomos Sinhalez) thjesh do tė qeshė duke shpotitur “Nuk ka Zot; nuk ka Krijim.” Megjithatė, filozofia fillimore e shkollarėve Adwita e Buddhist sė bashku ėshtė identike, e tė dyja kanė tė njėjtin respekt pėr jetėn kafshėrore, pasi tė dy besojnė se ēdo krijesė nė tokė, sado e vogėl dhe e thjeshtė, “ėshtė njė copėz e pavdekshme e materies sė pavdekshme” – pasi materie pėr ta do tė thotė diēka krejt ndryshe nga kuptimi i krishterė apo materialist – dhe se ēdo krijesė varet nga Karma.

Pėrgjigjja e Brahminit sugjerohet pėr ēdo filozof antik, Kabalist e Gnostik tė kohėve tė hershme. Pėrmban vetė shpirtin e urdhėresave Delfike e Kabalistike, pasi filozofia ezoterike zgjidhi, epoka mė parė, problemin se ēfarė ishte, ėshtė e do tė jetė njeriu; origjinėn e tij, jetėcilkin – tė pasosur nė kohėzgjatjen e mishėrimeve tė njėpasnjėshme apo rilindjeve – e pėrfundimisht rikthimin e tij nė burimin nga rrodhi.

Por nuk ėshtė Shkenca fizike, tė cilės mund t’i kėrkojmė tė zgjidhė njeriun pėr tė na e treguar, si gjėagjėzė tė sė Kaluarės apo tė sė Ardhmes; pasi asnjė filozof nuk ėshtė i aftė tė na thotė ēfarė ėshtė njeriu, qoftė siē e njohim fiziologjisht e psikologjisht. Sa pėr dyshimin nėse njeriu ishte “zot apo shtazė”, tani ai ėshtė i lidhur me tė fundit e ka rrjedhur prej njė kafshe.

Padyshim qė analiza e klasifikimi i qenies njerėzore si njė kafshė tokėsore mund t’i lihet Shkencės, gjė qė okultistėt – nga gjithė njerėzit – e marrrin parasysh me pėrnderim e respekt. Ata e pėrshėndesin terrenin e saj dhe punėn e mrekullueshme, pėrparimin e arritur nė psikologji, madje – deri diku – edhe nė biologji.

Por natyra e brendshme, shpirtėrore, mendore, apo edhe morale e njeriut nuk mund t’u lihet mėshirimeve propozuese tė njė materializmi tė ngurtėsuar; pasi edhe as filozofia psikologjike mė e lartė e Perėndimit nuk ėshtė e zonja, nė paaftėsinė e tashme dhe prirjen drejt njė agnosticizmi tė vendosur, t’i japė atė qė i takon tė brendshmes; sidomos aftėsive dhe perceptimeve tė saj tė larta, dhe atyre gjendjeve tė ndėrgjegjjes, pėrgjatė rrugėve, ku autoritete si Mill nėnvizuan duke thėnė “Kaq, e jo mė larg se kaq, duhet tė largoheni.”

Asnjė okultist nuk do tė mohonte se njeriu – jo mė pak se elefanti e mikrobi, krokodili e hardhuca, tehu i barit e kristali – ėshtė, nė formimin e tij fizik, produkt i thjeshtė i forcave evolutive natyrore pėrmes njė serie tė panumėrt shndėrrimesh; por e shqyrton rastin ndryshe.

Nuk ėshtė kundėr zbulimeve zoologjike e antropologjike, tė bazuara nė fosilet e njeriut e kafshės, ēdo mistik e besimtar me shpirt hyjnor qė revoltohet pėrbrenda, por vetėm kundėr pėrfundimeve tė pajustifikuara bazuar nė teori tė paramenduara dhe tė stisura pėr t’u pėrshtatur brenda paragjykimesh tė caktuara.

Kushtet paraprake tė tyre mund tė jenė ose jo gjithmonė tė vėrteta; dhe, siē disa prej kėtyre teorive janė jetėshkurtra, ashtu edhe pėrfundimet duhet tė jenė tė njėanshme me evolucionistėt materialistė. Prandaj, duke u varur nga forca e kėtij autoriteti kalimtar, shumica e njerėzve tė shkencės marrin shpesh ēmime tė tepruara, kur u takon shumė herė mė pak.

Pėr ta bėrė punėn e Karmės, nė ripėrtėritjet periodike tė Universit, mė tė dukshme dhe tė kuptueshme pėr studentin kur shkojmė nė origjinėn dhe evolucionin e njeriut, ai duhet tė kqyrė me ne aspektin ezoterik tė Cikleve Karmike nė Etikėn Universale. Pyetja ėshtė, a kanė lidhje direkte me jetėn njerėzore ato ndarje misterioze tė kohės, quajtur Yuga dhe Kalpa nga Hindutė? Edhe filozofia ezoterike shpjegon se kėta rrathė tė pėrjetshėm kohorė rikthehen gjithmonė nė vetvete, periodikisht e vetėdijėsisht nė Hapėsirė dhe Pėrjetėsi. Ka “Cikle tė materies” dhe ka “Cikle tė evolucionit Shpirtėror”. Cikle racialė, kombėtarė e individualė. A mund tė na ndalin spekullimet ezoterike tė hedhim njė sy thellėsisht kėtyre punėve?

Sipas mėsimeve, Maya, apo shfaqja iluzive e renditjes sė ngjarjeve e veprimeve nė kėtė tokė, ndryshon, nė varėsi tė kombeve e vendeve. Por tiparet kryesore tė jetės sė dikujt janė gjithmonė tė lidhura me “Konstelacionin” nėn tė cilin ka lindur, apo, mund tė themi, me karakteristikat e parimit gjallėrues ose tė hyjnisė qė i rri mbi krye, sido ta quajmė Dhyan Chohan (Gjithėkohėsit) nė Azi, apo Arkėngjėll nė kishė.

Nė simbolizmin antik ishte gjithmonė DIELLI (jo ai i dukshmi fizik, por nėnkuptohej ai Shpirtėror) qė dėrgonte Shpėtimtarėt dhe Avatarėt kryesorė. Prandaj ėshtė lidhja mes Buddhave, Avatarėve e shumė mishėrimeve tė tjera tė mė tė lartėve tė SHTATĖ. Sa mė i afėrt shtegu i Prototipit tė dikujt, “Nė Qiell”, aq mė mirė pėr tė vdekshmin, personaliteti i tė cilit ėshtė zgjedhur nga hyjnia vetjake (parimi i shtatė) si banesė tokėsore.

Pasi, me ēdo pėrpjekje tė vullnetiti drejt pastrimit e njėsimit me atė “Vete-zot”, njė prej rrezeve tė poshtme thyhet dhe entiteti shpirtėror i njeriut ngrihet lart e mė lart drejt rrezes qė zėvendėson atė tė parėn, derisa, rreze pas rrezeje, njeriu i brendshėm varet nė mė tė lartėn e tė vetmen rreze tė Diellit-Prind.

Prandaj “ngjarjet e njerėzimit ecin sipas formave numėrore”, gjersa njėsitė e veēanta tė atij njerėzimi burojnė tė gjitha prej tė njėjtin burim – qendrorit e hijes sė tij, DIELLIT tė dukshėm. Kėshtuqė, ekuinokset dhe solsticet, fazat periodike dhe tė ndryshme tė kursit Diellor, shprehur astronomikisht e numerikisht, janė simbolet e vetme konkrete tė sė vėrtetės pėrjetėsisht tė gjallė, megjithėse u duken ide abstrakte vdekatarėve tė panistuar.  Dhe, kjo shpjegon pėrkimet numerike tė jashtėzakonshme me marrėdhėnie gjeometrike, siē tregohet nga shumė autorė.

Po; “fati ynė ėshtė i shkruar nė yje!” Vetėm se, sa mė i afėrt bashkimi mes NJERIUT tė pasqyruar vdekatar dhe PROTOTIPIT tė tij qiellor, aq mė pak tė rrezikshme kushtet e jashtme dhe rimishėrimet pasuese – tė cilave as Buddhat apo Krishtėt nuk mund t’u shpėtojnė. Kėto nuk janė supersticione e paragjykime, e mė pak nga tė gjitha Fatalizėm.

Ky i fundit nėnkupton njė drejtim qorr tė ndonjė fuqie edhe mė qorre, dhe njeriu ėshtė agjent i lirė gjatė qėndrimit tė tij nė tokė. Ai s’mund t’i shpėtojė Fatit tė tij sundues, por ka zgjedhjen e dy rrugėve qė e ēojnė nė atė drejtim, dhe mund t’ia dalė mbanė mjerimit – nėse diēka e tillė i ėshtė urdhėruar, qoftė nė rrobat e bardha tė Martirit apo nė leckat e pluhurosura tė njė vullnetari nė rrugėn e ligė; pasi, ka kushte tė jashtme dhe tė brendshme qė ndikojnė pėcaktimin e vullnetit tonė nė veprat tona, dhe ėshtė nė dorėn tonė tė zgjedhim njėrėn prej tyre.

Ata qė besojnė nė Karma u duhet tė besojnė nė fat, gjė qė, nga lindja nė vdekje, ēdo njeri e tjerr fill pas filli pėrreth vetes, si merimanga rrjetėn; dhe ky fat drejtohet ose nga zgjedhja hyjnore e prototipit tė padukshėm jashtė nesh, ose nga njeriu ynė mė i brendshėm, apo astral, i cili ėshtė mė sė shumti gjeniu i lig (shejtan-budalla) i entitetit tė mishėruar tė quajtur njeri.

Tė dyja tė ēojnė nė njeriun e jashtėm, por vetėm njėra prej tyre shfaqet; dhe qė prej fillimit tė pėrplasjes sė padukshme, i ashpri dhe i papajtueshmi ligj i kompesimit hyn nė fuqi dhe merr drejtim, duke ndjekur besnikėrisht luhatjet. Ndėrsa gėrshetohet nė thurje fija e fundit dhe njeriu dukshėm mbėshtillet nė rrjetin e veprimeve tė veta, gjendet plotėsisht nė perandorinė e fatit tė vetėkrijuar. Pastaj, ose e ngul pas shkėmbit si njė guaskė tė palėvizshme, ose e merr me vete si njė gjethe nė erė, dhe, kjo ėshtė KARMA.

Ka njė paracaktim nė jetėn gjeologjike tė globit tonė, si edhe nė histori, tė kaluar e tė ardhme, tė racave dhe kombeve. Kjo lidhet ngushtė me atė qė ne quajmė Karma dhe Panteistėt Perėndimorė “Nemesis” e “Cikle”. Ligji i evolucionit po na merr pėrgjatė harkut ngjitės tė ciklit tonė, kur efektet do tė ribashkohen edhe njė herė e do tė ribėhen (asnjėanėse) shkaqe, dhe gjithēka e prekur nga kėto efekte do tė fitojnė harmoninė fillimore. Ky do tė jetė cikli i “Raundit” tonė tė veēantė, njė ēast nė kohėzgjatjen e ciklit tė madh, apo Mahayuga.

Vėrejtjet e mprehta tė Hegelit gjejnė aplikimin e tyre nė mėsimet e Shkencės Okulte, e cila na tregon se Natyra vepron vazhdimisht me njė qėllim tė caktuar, rezultatet e tė cilit janė gjithmonė dyjare. Kjo ėshtė theksuar fillimisht nė vlumet e para Okulte, ISIS VELLOZBULUAR (faqe 268, volumi II) me kėto fjalė: “Ndėrsa planeti ynė rrotullohet ēdo vit rreth diellit, dhe nė tė njėjtėn kohė rreth aksit tė vet ēdo 24 orė, duke pėrshkuar kėshtu rrathė mė tė vegjėl brenda mė tė madhit, kėshtu pėrkryhet e rifillon edhe puna periudhave ciklike brenda Sarosit tė Madh. Revolucioni i botės fizike, sipas doktrinės sė lashtė, shoqėrohet nga njė revolucion i ngjashėm nė botėn mendore – evolucioni shpirtėror i botės bėhet nė rrathė, si nė atė fizike.

Kėshtu, ne shohim nė histori njė alternim tė rregullt tė zbaticės dhe baticės nė valėn e pėrparimit njerėzor. Mbretėritė dhe perandoritė e mėdha tė botės, pasi arrijnė kulmin e madhėshtisė sė tyre, rrėnohen pėrsėri, nė pėrputhje me tė njėjtin ligj, i cili i ēoi atje sipėr; derisa, kur mbėrrijnė ultėsirėn e fundme, njerėzimi rishpall vetveten e ringrihet pėrsėri nė lartėsitė e arritjes sė qenies, nga ky ligj i ringritjes pėrmes rrathėsh pėrparimi, diku pakėz mė lart nga pika ku kishte zbritur mė parė.”

Pot kėta rrathė – rrota brenda rrotash, simbolizuar tėrėsisht e mprehtėsisht nga Manus e Rishis tė ndryshėm nė Indi dhe nga Kabiri nė Perėndim – nuk ndikon gjithė njerėzimin nė tė njėjtėn kohė  – siē shpjegohet nga Ndarja raciale e Cikleve (nėnkapitulli 6). Prandaj, siē e shohim, ėshtė tepėr e vėshtirė pėr tė kuptuar e diferencuar, nė lidhje me efektet fizike e shpirtėrore tė tyre, pa i zotėruar plotėsisht kėto lidhje me veprimet nė pozicionet respektive tė kombeve dhe racave, nė fatet dhe evolucionin e tyre. Ky sistem nuk mund tė kuptohet nėse veprat shpirtėrore tė kėtyre periudhave – tė paracaktuara, le tė themi, nga ligji Karmik – shihen tė ndara nga rrjedha e tyre fizike. Pėrllogaritjet e astrologut mė tė shkėlqyer mund tė dėshtojnė, ose nė rasti mė tė mirė ngelen tė pasakta, derisa ky veprim dyjar, i dyfishtė, tė merret nė konsideratė e tė pėrdoret nė kėto linja. Dhe kjo mjeshtėri mund tė arrihet vetėm pėrmes NISTIMIT.

Cikli i Madh pėrfshin pėrparimin e njerėzimit nga shfaqja e njeriut fillestar tė formės eterike. Vazhdon pėrmes ciklieve tė brendshėm tė evolucionit (tė njeriut) nga eterikja deri nė gjysmėeteriken e mė pas nė atė plotėsisht fizike: gjer nė mbėshtjelljen e njeriut nga gėzofi i lėkurės dhe materies, pas tė cilės vazhdon rrjedhėn poshtė e pastaj pėrsėri lart, ku takon kulmin e Raundit, kur “Gjarpėri manvantarik gėlltit bishtin e vet” dhe pėrfundojnė shtatė ciklet e vegjėl. Kėta janė Ciklet Racialė tė mėdhenj, tė cilėt ndikojnė njėsoj gjithė kombet e fiset tė pėrfshira nė njė racė tė caktuar; por ka cikle mė tė vegjėl kombėtarė e fisnorė benda tyre, qė rendin tė pavarur nga njėri-tjetri.

Nė ezoterizmin Lindor kėta quhen cikle Karmike. Nė Perėndim, qėkur Urtia Pagane u hodh poshtė si e ngjizur dhe e zhvilluar nga fuqi tė errėta duke luftuar vazhdmimisht kundėr Jehovait tė vogėl fisnor – kuptimi i plotė dhe i tmerrshėm i NEMESIS (KARMA) ėshtė harruar plotėsisht. Pėrndryshe, tė krishterėt do ta kishin kuptuar mė mirė tė vėrtetėn e thellė se Nemesis nuk ka atribute; se ndėrsa perėndesha e frikshme ėshtė absolute dhe e pėrhershme si parim, por jemi vetė ne – kombe dhe individė – qė e vėmė nė lėvizje dhe i japim drejtim. KARMA-NEMESIS ėshtė krijuesi i kombeve dhe vdekatarėve, por pasi krijohen, janė veta ata qė e bėjnė tė jetė njė Ėngjėll shpėrblyes ose tė xhindosur.

Po – “Tė zgjuar janė ata qė i falen Nemesis” – i thotė korri Prometeut. Dhe po aq budallenj janė ata qė, duke besuar se perėndesha mund tė gėnjehet nga sakrifica e lutje, mendojnė se i ndėrrojnė rrugė shtegut ku hapat tashmė po jehojnė.

“Fatet treformėshe dhe Furitė e gjithėndėrgjegjshme” janė atributet e saj vetėm nė tokė, dhe tė gjeneruara nga ne vetė. Nuk ka kthim nga shtigjet ku ajo rend; e megjithatė ato shtigje janė hapur veē prej nesh, pasi ne vetė, bashkarisht apo individualisht, i shtrojmė.

Karma-Nemesis ėshtė sinonim i PROVIDENCĖS, po t’i heqim vizatimin, mirėsinė dhe ēdo atribut tjetėr fundor e aftėsi, kaq jourtėsisht atribuar kėsaj tė fundit. Njė okultist ose filozof nuk flet kurrė pėr mirėsi apo mizori tė Providencės; por, duke e njėsuar me Karma-Nemesis, do tė shprehet se gjithėsesi mbron tė mirin dhe e vėzhgon, si nė kėtė jetė apo ato tė ardhmet; dhe se ndėshkon vepėrligun – gjer nė rilindjen e tij tė shtatė. Kėshtu derisa tė rikthehet qoftė edhe atomi mė i vogėl, i cili ishte shqetėsuar, nė Botėn Fundore tė harmonisė. Pasi vetėm urdhėresa e Karmės – urdhėr i pėrjetshėm e i pandryshueshėm – ėshtė absolut nė botėn e materies siē ėshtė i tillė nė botėn e shpirtit.

Nuk ėshtė, kėsisoj, Karma qė shpėrblen apo ndėshkon, por jemi vetė ne, qė shpėrblejmė ose ndėshkojmė veten sipas asasj qė kemi bėrė, pėrgjaatė e pėrmes natyrės, qėndrueshmėrisht ligjeve nė tė cilat varet Harmonia – ose kundėr tyre. Karma-Nemesis nuk ėshtė mė shumė se efekti dinamik (shpirtėror) i shkaqeve tė prodhuara e forcave tė aktivizuara nga veprat tona.

Ėshtė ligj i dinamikės okulte qė “njė sasi e caktuar energjie e shpenzuar nė planin astral ose shpirtėror prodhon efekte shumėfish mė tė mėdha sesa e njėjta energji e harxhuar nė planin objektiv fizik tė ekzistencės”.

Kjo gjendje do tė vazhdojė derisa intuita shpirtėrore e njeriut tė jetė hapur plotėsisht, gjė qė nuk do tė ndodhė para se tė flakim ndershmėrisht gėzofin tonė lėndor; derisa tė fillojmė tė veprojmė qė pėrbrenda, nė vend qė tė ndjekim shtysat e jashtme; domethėnė ato qė prodhojnė ndjenjat fizike dhe trupi i dendur egoist.

Deri atėherė, i vetmi qetėsues pėr tė ligat e kėsaj jete ėshtė bashkimi dhe harmonia – njė Vėllazėri IN ACTU (e vėrtetė), njė altruizėm jo vetėm sa pėr tė thėnė.  Ndrydhja e njė shkaku tė vetėm tė keq do t’i japė fund jo vetėm njėrit, por njė morie efektesh tė liga. Dhe, nėse njė Vėllazėri, apo disa tė tilla, nuk mund tė jenė tė afta tė ndalin kombet nga gurmazprerja e njėri-tjetrit, megjithatė, uniteti nė mendim, veprim e kėrkim filozofik nė misteret e qenies, gjithmonė do tė ndalė disa tė tilla, duke u pėrpjekur gjermėsot tė kuptojnė atė qė u ngelet gjėagjėzė, e duke ndalur sė krijuari kėshtu shkaqe shtesė nė njė botė tashmė plot ligėsi, mjerim e fatkeqėsi.

/mnvr/

Marrė nga Doktrina Sekrete  – H.P. Blavatsky
Pėrktheu Arben Orhani
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1416


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi