Mistika Sufiste

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mistika Sufiste

Mesazh  Neo prej 29.12.08 0:00

SUFIZMI - MISTIKA ISLAME

I. Mistika

Fjala misteri (mysterion) rrjedh nga folja greke muo-pėr tė mbyllur gojėn ose pėr tė mbyllur sytė.

Fjala mistik rrjedh nga misteritė greke. Mistik ka qenė njeriu i dhėzuar nė misteritė dhe qė ka pėrfituar nga njohuritė ezoterike tė ēėshtjeve hyjnore, i rilindur pėr amshueshmėri.

Qėllimi i mistikut ka qenė qė tė lirohet nga bota e historisė dhe nga bota historike, si dhe tė depėrtojė nė amshueshmėri e jashtėkohėsi.

Mistiku me anė tė misterive ka depėrtuar nė diēka tė shejntė dhe hyjnore, nė dijeni gjithėpėrfshirėse hyjnore, pėr tė cilėn nuk ka mundur tė flasė.

Fjala mysterion pėr herė tė parė haset te Herodoti dhe ka domethėnien - fshehtėsi, diēka sekrete: e paaritshme, e pashpjegueshme.

Por sė shpejti fiton kuptimin eksluziv tė pėrjetimit religjioz nė tė gjitha religjionet mistike.

Rrėnjen e fjalės mys, shkencėtarėt e nxjerrin nga rrėnjėt e fjalėve tė ndryshme, si myein-pėr tė mbyllur gojėn, ose myan-udhėzim nė fshehtėsi.

Disa shkencėtarė rrėnjėn e fjalės my e nxjerrin nga sankrishtja qė domethėnė fshehtėsi dhe nuk pėrfshin edhe ritualet fetare.

Njėkohėsisht mysterion tregon vendin ku diēka ndodh; vetė aktin e ngjarjes - profecinė, ose mjetin me anė tė sė cilit arrihet qėllimi.

Mysterion, sė pari pėrdoret pėr sallėn e madhe ku kryhet misteri, pastaj shėnon gostinė, nėnkupton diēka pėr tė cilėn duhet heshtur, tė cilėn duhet mbajtur nė fshehtėsi.

Pėrdorimi gjuhėsor i kėtij koncepti ka njerėn prej domethėnieve tė cekura, por gjithmonė religjioze.
Me kalimin e kohės, kuptimi i fjalės mistricizėm jo vetėm qė zgjerohet, por edhe vetė kuptimi ndryshon.

Nėn ndikimine neoplatonizmit sė filozofisė sinkretike tė Greqisė antike dhe nėn ndikimin e filozofisė orientale, misticizmi ka fituar kuptimin e kultivimit tė aftėsive tė veēanta intelektuale, mbi tė gjitha tė aftėsive intuitive.

Nė epokat e hershme tė krishterimit, si fryt i bashkimit tė krishterimit dhe tė ideve neoplatonike vjen deri te zhvillimi i misticizmit tė krishterė.

Pra, nė kuptimin e gjėrė, misticizmi kuptohet si pėrvojė e pėrjetuar absoluti. Dimensioni i pėrvojės mistike ėshtė pėrjetimi nė tėrė plotėsinė e saj. Nė kuptimin etimologjik, fjala misticizėm synėn kah sekreti (fshehtėsia) dhe inicimi - futja nė fshehtėsi.

Misticizmi si fenomen universal i religjioneve definohet nė shumė mėnyra; si njohuri e skajshme joshqisore e pranisė sė njėsisė nė tėrė realitetin ekzistues; njohuri e drejtpėrdrejtė e Perėndisė; si aftėsi dhe art i veēantė pėr bashkimin me realitetin; si takim (puēje) tė unit me realitet, qė nė tėrėsi e pėrfshin unin.

Nė cilėsit e pėrbashkėta tė ēdo pėrjetimi mistik janė; pėrjetimi i drejtpėrdrejtė, i pakushtėzuar me asgjė; realiteti ose dimensioni i realitetit qėzakonisht nuk vėrehet dhe vetėdija e lartė e tij qė pėr thellėsinė e saj pėrvoje dhe pasojat e pėrjetimit kundrejt (ndaj) jetės personale.

Ėshtė qėndrim i njėzėshėm se pėrjetimi mistik ka disa etapa. Kryesisht pėrjetimi mistik ka kėto etapa: zgjimin, pastrimin (dėlirjen), pėrkushtimin, ndriēimin (iluminacionin) dhe njėsimin.

Misticizmi lidhet me religjionin ose me traditėn e caktuar religjioze.

Brenda konfesioneve tė caktuara religjioze, grupet e caktuara tė njerėzve numerikisht tė vogla, ndahen nga besimtarėt e tjerė. kryesisht grupet mistike, brenda konfesionit tė caktuar religjioz, organizohen nė pikėpamje formale dhe institucionale, siē ėshtė rasti me sufitė nė islam (tarikatet), sektet ekstatike nė induizėm ose radhėt e murgėve nė krishterizpm (si kartuzianėt).

Pėrjetimi mistik ėshtė i mundur edhe jashtė ēdo tradite religjioze si fenomen individual.

Realiteti mistik mund tė njihet vetėm nė bazė tė dėshmisė gojore me shkrim tė personit qė ka pasur pėrjetimin mistik.

Gnosa (tė njohurit) mistik nuk mund tė shprehet e tė pėrshkruhet me aparatin e refleksionit abstrakt, por njėkohėsisht pėrjetimi e gnosa mistike nuk ėshtė kategori intuitive racionake, pra gjykim racional, i cili kėrkon tė shprehet me ndonjė fjalė ose koncept.

Nė pėrjetimin misti, te mistiku paraqitet vazhdimi i vetėdijės "normale" dhe ēlirimi i mundėsive latente; zgjerimi i fushės sė pamjes, pra, nė pėrjetimin mistik merr pjesė tėrė truktura mentale (ndėrdija, vetėdija dhe mbivetėdija) e mistikut, kėshtu qė nė pėrjetimin mistik zbulohen aspektet e sė vėrtetės, tė cilat janė jashtė fushės sė zbulimit me arsye.

Mistiku njėkohėsisht e zbulon imanencėn e sė kalueshmes nė pėrhershmėri dhe pėrhershmėrinė nė tė kalueshmen.

Mistiku religjioz nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė e sprovon - pėrjeton praninė e Perėndisė. Edhe pse nė shumė raste, nuk ėshtė nė gjendje tė pėrshkruajė me fjalė kėtė pėrjetim ose nė mėnyrė logjike tė provojė vlershmėrinė, por pėr mistikun pėrvoja e pėrjetimit ėshtė plotėsisht edhe absolutisht e besueshme e autentike dhe rrethuar me vėrtetėsinė e pėrkryer, pa kurrfarė mėdyshjeje.

Sipas mendimit tė shumicės sė studiuesve tė religjioneve, misticizmi nė thelbin e vet paraqet njė fenomen unik, tė pėrhershėm dhe tė pandryshueshėm; njė fenomen universal tė tendencės sė shpirtit tė besimtarit pėr afrimin dhe pėr bashkimin me Perėndinė, si nė religjionet e pėrjetimit mistike ashtu edhe nė religjionet e shpalljes, pėrkatėsisht si nė religjonet primitive poashtu edhe nė ato historike.

Edhe pse mendohet se ėshtė fenomen universal edhe fenomen konstant i shumicės sė religjioneve, kanė ekzistuar dhe ekzistojnė tendenca qė fenomeni i misticizmit tė trajtohet si fenomen i "importuar" prej njė religjioni nė religjionin tjetėr, pa autencitet tė mirėfilltė.

Por nė shumicėn e rasteve ėshtė treguar si qėndrim i pabazuar dhe joshkencor, ngase nuk kanė mundur t'i qėndrojnė kritikės sė mirėfilltė shkencore; pėrkatėsisht kėto qėndrime nuk kanė prova relevante, sepse tendencat nė drejtim tė paralelizimit tė misticizmit kanė qenė jokonstante.

Dallimet nė aspektin e misticizmit nė religjionet e ndryshme, jo vetėm qė janė tė mėdha dhe tė pakapėrcyeshme, por, padyshim, edhe paraqitja e kėtyre dallimeve ėshtė e pamundur.

Nė shumė religjione, misticizmi ka qenė element vital i religjionit, qė ka dhėnė fuqinė e mbijetimit nė kushte tė ndryshme historike dhe nga i cili ka buruar pasuria mė suptile e kreative e shumė religjioneve.

Pra, misticizmin dhe fenomenin mistik do tė hasim, pothuajse nė tė gjitha religjionet, si tendencė e pėrhershme e njeriut qė tė depėrtojė nė fshehtėsi hyjnore, tė pėrcaktojnė relacionin e njeriut dhe tė Perėdnisė.

II Sufizmi, prejardhja dhe kuptimi i fjalės

1. Zuhd-i asketizmi islam dhe sufizmi

Termave sufi dhe sufizėm (sufi dhe tesawwuf) u paraprijnė temat zuhd (askeza) dhe fakr (faqr), kushtimisht; skamnor, skamja, varėshmėria nga Perėndia; sinonime tė sufizmit. Kėto shprehje, atėherė ekskluzivisht kanė pasur kuptimin e dorėzimit, tė besimit dhe tė ruajtjes sė dispozitave dhe tė normave tė sheriatit.

Shkencėtarėt e ndryshėm islamikė mendojnė se mjediset e ndryshme kanė ndikuar nė paraqitjen e huhdit, tė cilat edhe kanė pėrcaktuar karakteristikat e tij.

Qėllimi i kėtij mendimi ėshtė se mendimet e orientalistėve tė ndryshėm, tė cilėt kanė qėndruar nė pozicione, se tesawwufi nė fillet e veta ka bartur elementet dhe ndikimet e huaja joislamike, nuk mund tė pranohen si valide.

Nė Kufe, zuhd-i si formė e hershme e sufizmit, bazohet nė frikėn e pakufishme nga dėnimi nė botėn tjetėr si dhe nė ndjenjėn e gabimit. Qytetarėt e Kufės nuk e kanė ndihmuar Hyseinin a.s edhe pse kanė qenė fajtorė tė situatės sė krijuar pa rrugėdalje.

Pėr kėtė arsye njė pjesė e besimtarėve fillojnė tė bartin tesha - petka nga leshi i ashpėr (zhguna), si dhe tė tėrhiqen nga jeta qytetare. Te kėta njerėz paraqitet ndjenja e fajit dhe e pendimit nga frika nė botėn tjetėr, pėr shkak se me mosveprimin e vet, e kanė ndėrprerė fijen, qė i ka lidhur me Perėndinė.

Basra nė atė kohė jeton nė njė shkallė tė lartė shoqėrore dhe nė njė shkallė tė lartė tė zhvillimit material, kėshtu zuhd-i kėtu paraqitet si dashuri hyjnore (el-hubb-el-ilajjih) dhe si reaksion moral ndaj shoqėrisė basrane.

Jeta sufiste, posaēėrisht, ka karakterizuar banorėt e fisit Benu Temim, fis shumicės e Basras.

Nė Sirinė bujqėsore, zuhd-i paraqitet si asketizėm, devotshmėri, ndershmėri e shpirtėdlirėsi, si dhe reaksion ndaj shkapėrderdhjes e plangprishjes. Kėshtu, asketėt quhet zuhhad dhe xhui'jjun.

Nė Horosan zuhd-i paraqitet si vetėpėrmbajtje nga gjėrat e ndaluara (haran) dhe angazhimi ndaj asaj qė ėshtė e lejueshme (halal).

Pra, tendenca e asketizmit, tė apstinecės nga veprat e ndaluara, apstineca nga kėnaqėsitė trupore dhe nga tė gjitha veprat qė largojnė nga Zoti xh.sh.

Frika nga dėnimi nė botėn tjetėr dhe kvijetizmi - tėrheqja nga bota, me qėllim tė njohurit e tė analizuarit e vetvetes; tė gjitha kėto paraqesin elementet joformale tė asketizmit islamik, elemente kėto qė do tė shkrihen nė sufizmin formal.

Nė planin e jashtėm, nė nivelin individual zuhd-i ka pasur domethėnien e kontrollit mbi epshet e ulėta njerėzore dhe zhvillimin e moralit fisnik, kurse nė nivelin shoqėror (kolektiv) shmangien nga pjesėmarrja nė veprimet johumane tė grupit si dhe forcimin e dinjitetit kolektiv.

Tė gjitha kėto elemente janė tė pranishme qysh nė kohėn e Muhamedit s.a.v.s. dhe janė praktikuar nė jetėn e personaliteteve tė caktuara tė bashkėsisė sė parė myslimane.

Xhahizi dhe Xhevzijeh nėnvizojnė se edhe gjatė jetės sė profetit Muhamed s.a.v.s. kanė jetur nė tepėr se 40 asketėislamikė (pl. zuhaad).

Gjithashtu ėshtė e qartė se nė mesin e as-habėve (shikėve tė profetit Muhamed s.a.v.s. ka pasur persona qė kanė jetuar me jetėn sufiste, p.sh. Ebu Dher el-Giffari (vd.32/652), Hud-hejfba b. Husej el-Jemani (vd.37/657), Uwejsa el-Qiranija dhe Suhajbi.

Indikacionet pėr asketizėm mund tė gjenden edhe nė jetėn dhe nė praktikėn e profetit Muhamed s.a.v.s., p.sh.: tėrheqja nė vetmi nė shpellėn e Hiras, faljet (namazet) e gjata tė tij, kėrkesat e tij tė shpeshta tė pendimit (tė faljes), jetės sė tij modeste dhe nė fund Mi'rag-i (Miraxhi), si akti mė i lartė i pėrjetimit mė intim me realitetin metafizik.

Pra, Zuhd-i ėshtė njė karkteristikė dhe njė fenomen i pastėr islamik, tėrė besimi mysliman pėrfshihet me frymėn e asketzimit tė veēantė, burimet e tė cilit gjenden nė Kur'an dhe hadith.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi