Shoqėritė sekrete dhe propaganda

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shoqėritė sekrete dhe propaganda

Mesazh  Jon prej 15.10.11 11:56

Shoqėritė sekrete dhe propaganda


Mė sekrete se vetė shėrbimet sekrete.

E dėnuar me ligje tė forta si nga regjimet totalitare komuniste (pėrjashto Kubėn) por edhe nga nazistėt tė cilėt i dėrgonin nė kampe pėrqendrimi. Tė deklaruar tė jashtėligjshėm pėrgjatė fashizmit nė Itali (nė vitin 1925) por qė ndėrkaq i kishin dhėnė njė ndihmė tė madhe revolucionit francez dhe vetė Napoleonit.

Kanė si simbol akacien qė nuk thahet kurrė dhe qė gjithmonė rinovohet. Simbolet kryesore kanė origjinė arkitektonike tė muratorėve tė Mesjetės tė cilėt punonin gurin dhe nė fakt simbolet e tyre janė skuadra dhe kompasi qė respektivisht pėrfaqėsojnė, skuadra, materien ndėrsa kompasi shpirtin dhe mendjen ose skuadra qė pėrfaqėson botėn konkrete ndėrsa kompasi pėrfaqėson botėn abstrakte.

Shumė njerėz tė mėdhenj janė tėrhequr prej saj, nga Voltaire tek Gėte, pėr tė vazhduar me Mark Tuein apo edhe me Mozartin, pėr tė cilin flitet se u bė rishtar mė 14 dhjetor nė lozhėn Zur Vohltatigkeit dhe se nė veprėn Flauti magjik pėrdor shumė simbolizmin e marrė prej tyre.

Po aq i madh ka qenė dhe ndikimi nė letėrsi, vlen tė pėrmendet personazhi Pierre Bezuchov nė romanin “Lufta dhe Paqja” tė Tolstoit, apo edhe ndonjė prej tregimeve tė Poe dhe ndonjė protagonist i romaneve tė Italo Kalvinos.

Tė cilėsuara si antikatolike nga Papa Klement XII nė vitin 1738. Nė tė vėrtetė janė shoqėri sekrete qė origjinėn e tyre e kanė tė lidhur me muratorėt (masons) qė janė krijuar nė Britaninė e Madhe dhe nė Gjermani qė prej shekullit XV dhe kishin si qėllimin e tyre kryesor trasmetimin nė mėnyrė sekrete tė normave tė mjeshtėrisė sė tyre duke ndjekur njėkohėsisht edhe idealet etike dhe ato fetare.

Nė fakt u krijuan sė pari nė Britani nė vitin 1717, pėr tė pasur njė kushtetutė tė tyre nė vitin 1723. Tė organizuar mjaft mirė. Njerėz tė mbledhur (tė cilėt quhen vėllezėr) nė lozha qė varen nga mjeshtri i selisė, ku shumė lozha krijojnė njė lozhė tė madhe qė kryesohet nga mjeshtri i madh, dhe ku grupimi i tė gjitha lozhave tė njė shteti formon tė ashtuquajturin Orientin e Madh qė ėshtė Kėshilli Suprem i njė riti kombėtar tė masonerisė qė pėrbėhet nga dinjitarėt mė tė lartė tė urdhrit.

Nė aktivitetin e tyre flitet pėr “sekrete” qė nė kulturėn e tyre masonike do tė thotė mos tė nxjerrėsh jashtė atė qė zhvillohet dhe kryhet nė tempull apo nė nė lozhat gjatė mbledhjeve tė tyre rituale. Mė tė shumtit do t’i pėrshkruanin si “shoqėri me sekrete’. Por anglofonėt nga ana e tyre nuk kishin sekrete madje i bėnin publike takimet e tyre.

Kanė njė mėnyrė tė tyren pėr tė njohur njėri –tjetrin “mėnyrat e njohjes” nga shtrėngimi i dorės sekrete masonike nėpėrmjet tė cilės masonėt njohin njėri - tjetrin kur janė nė errėsirė. “Misteri i masonerisė, nė fakt, ėshtė pėr natyrėn e saj i paprekshėm. Masoni e njeh vetėm me intuitė, sepse e zbulon gjatė frekuentimit tė lozhės, duke vėzhguar dhe arsyetuar.

Ajo qė bėhet nė lozhė duhet mbajtur sekret” - do tė shkruante Xhakomo Kasanova. Pėrdorin termin “profan” pėr tė treguar atė qė nuk i pėrket vėllazėrisė masonike. Domethėnė ai qė nuk ka marrė ende ‘dritėn” nėpėrmjet ritualeve qė u bėhen rishtarėve. Shpeshherė pėrdorin termin “katror” qė do tė thotė se dikush ka arritur njė nivel tė veēantė ndėrsa pėr njė rishtar thonė “gur i pagdhėndur”.

Qė nė nisje tė saj ka mbledhur pėrreth, njerėz me vlera morale dhe shpirtėrore. Por nuk ka qenė gjithmonė kėshtu. Kanė patur tre parime tė mėdha: dashurinė vėllazėrore, bujarinė dhe tė vėrtetėn. Kanė dėshmuar tollerancė dhe respekt kundrejt opinioneve tė tjetrit, kanė deshmuar bujarinė kundrejt vėllezėrve tė tyre por nuk i kanė dashur kurrė ndėrhyrjet dhe favoret, kanė luftuar pėr tė vėrtetėn me tė gjitha energjitė e tyre.

Por siē u tha dhe mė lart nuk ka qenė gjithmonė kėshtu. Skandali i Propagandės 2 qė ishte edhe lozha historike e Orientit tė Madh tė Italisė e udhėhequr nga Mjeshtri Liēio Xhelli kishte njė program politik sidomos gjatė viteve 1970.

Skandali P2 e uli shumė imazhin e masonerisė italiane. Nė fakt mė 31 tetor tė vitit 1981, Kėshilli Suprem (Orienti i Madh) nėpėrmjet mjeshtrit tė madh, Armando Korona, pėr tė evituar skandale tė tjera, pėrjashtoi Liēio Xhelin nga Orienti i Madh i Italisė.

Por ēfarė kishte ndodhur nė tė vėrtetė? Mė 17 mars tė vitit 1981, shteti italian nėpėrmjet Guardia di Finanza kontrollon vilėn e Xhelit duke zbuluar njė listė tė zyrtarėve tė lartė tė forcave tė armatosura, mes tyre edhe industrialistė, gazetarė dhe personazhe tė tjerė tė famshėm, ku spikatnin (Vittorio Emanuele di Savoia dhe Maurizio Kostanco).

Pėrpara arratisjes sė tij drejt Svicrės, ku edhe u arrestua, Liēio Xheli shkruante: “Me P2 kishim nė dorė tė gjithė Italinė. Me ne ishte ushtria, Guardia di Finanza, Policia, tė gjitha kėto komandoheshin nga pėrfaqėsues tė Lozhės”.

Por edhe pse iku prej burgut tė Svicrės pėr t’u arratisur drejt Amerikės sė Jugut, Xheli la njė skandal tė madh prapa. Njė skandal kombėtar qė erdhi sidomos me zbardhjen e listės sė njerėzve qė bėnin pjesė nė Lozhė dhe qė mbulonin poste tė larta nė Republikėn e Italisė.

Parlamenti italian aprovoi nė njė kohė shumė tė shpejtė njė ligj pėr tė nxjerrė si tė jashtėligjshme shoqėritė sekrete nė Itali dhe nė dhjetor tė vitit 1981, u krijua edhe njė komision parlamentar i kryesuar nga deputetja Tina Anselmi qė do tė referonte nė parlament pas dy vitesh e gjysmė pune, duke nxjerrė kėto konkluzione: keqardhjen pėr pėrhapjen e fenomenit nė aspektet mė tė kualifikuara tė jetės kombėtare te Italisė por duke nėnvizuar ndėrkaq se P2 ishte njė element me peshė nė financė duke prekur botėn ekonomike italiane por mbi tė gjitha edhe botėn e saj politike.

Ilirian Dahri
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi