E premte 13!

Shko poshtė

E premte 13!

Mesazh  Androo prej 13.01.12 16:47

Kujdes ku hidhni hapat sot, ėshtė e premte 13!



Pėr ata qė janė shumė supersticiozė, kjo e sotmja ėshtė njė ditė e veēantė. Sot ėshtė e premte 13 dhe shumė njerėz mendojnė se ėshtė njė ditė pa fat. Lajmi i keq ėshtė se sivjet ka tre data e premte 13. Por lajmi i mirė ėshtė se nėse kalon ky vit (kujtoni paralajmėrimin e majave), atėherė ky fenomen do pėrsėritet vetėm nė vitin 2026.

Nė mbarė botėn ka rreth 60 milion njerėz qė vuajnė nga frika prej kėsaj dite. Ajo njihet edhe si paraskevidekatriaphobia.

Mendohet se frika vjen nga bashkimi i sė premtes dhe datės 13, pasi tė dyja rrezatojnė frikė.

Rrėnjėt vijnė nga teologjia kristiane. Kėshtu, nė tė famshmen Darka e Fundit, ishin 13 tė pranishėm dhe Juda, qė tradhtoi Krishtin, ishte i 13-ti qė mbėrriti. E premtja ishte edhe dita kur u kryqėzua Krishti.

Kostot e kėsaj dite nė ekonominė amerikane mendohet tė jenė rreth 900 milion dollarė. E premte 13 do ketė edhe nė prill dhe korrik.

Dhe nėse vėrtet nuk e besoni, njė studim i vitit 1993 thotė se nė ditėt me kėtė numėr numri i tė shtruarve nė spital dhe i aksidenteve rritet me 52 pėrqind. Nė Britani njerėzit refuzojnė tė blejnė shtėpi me kėtė numėr dhe Revista Britanike Mjekėsore u ka rekomanduar dikur njerėzve qė tė kenė kujdes nė kėtė ditė pasi janė mė tė prirur pėr aksidente. Kjo edhe pėr shkak se frika i ēon nė shpėrqendrim.

Disa teologė madje mendojnė se Eva e Adami hėngrėn frutin e ndaluar tė premten dhe ishte pikėrisht e premtja kur nisi Pėrmbytja e Madhe.

Legjendat janė tė pafundme pėr kėtė numėr. Kėshtu nė Angli flitet pėr njė anije ushtarake HMS Friday, qė u vendos tė ndėrtohej pėr tė luftuar supersticionin. Ekuipazhi u zgjodh tė premten, anija doli nė det tė premten dhe madje kapiteni quhej James Friday. Por njė mėngjes tė premteje anija u zhduk pėrgjithmonė.

Pėr fat tė keq nuk ka tė dhėna nėse ka ekzistuar njė anije e tillė.
avatar
Androo

254


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E premte 13!

Mesazh  Androo prej 13.01.12 20:05



Trembėdhjetė fakte dhe kuriozitete pėr datėn 13, e premte

A e keni ditur se frika nga e premtja datė 13 quhet frigatriskaidekafobija, ndėrsa ata qė i frikėsohen numrit 13 quhen triskaidekafobė?

A e keni ditur se frika nga e premtja datė 13 quhet frigatriskaidekafobija, ndėrsa ata qė i frikėsohen numrit 13 quhen triskaidekafobė?

Pasi sot ėshtė e premtja e parė me datė 13 pėr vitin 2012, gazeta Huffington Post publikoi disa fakte interesante pėr kėtė “ditė tė pafat”.

1. Tė premten me datė 13 do ta pėrjetojmė edhe dy herė gjatė kėtij viti, nė prill dhe korrik. Gjatė njė viti e premtja dhe data 13 mund tė ndodhė mė sė shumti tri herė, derisa periudha mė e gjatė pa tė ėshtė 14 muaj.

2. Besimi pėr tersin qė sjellė numri 13 i ka rrėnjėt tek krishterimi. Thuhet se Jezusin e tradhtoi mysafiri i trembėdhjetė nė darkėn e fshehtė.

3. Frika nga e premtja 13 quhet frigatriskaidekafobija. Sipas tė dhėnave zyrtare statistikore, kjo datė ndikon tek 17.21 milionė amerikanė.

4. Frika nga numri 13 quhet triskaidekafobija. Ky numėr konsiderohet i pafat sepse vjen pas numrit 12, i cili nė tėrė botėn vlerėsohet si numėr komplet – 12 muaj nė vit, 12 shenja tė zodiakut, 12 perėnditė e Olimpit dhe 12 apostuj tė Jezusit.

5. Disa ndėrtesa, nė mbarė botėn, nuk kanė kat tė 13-tė, derisa disa spitale dhe terminale tė aeroporteve nuk e vendosin numrin 13 nė dhomat dhe dyert e tyre.

6. Hollywoodi e kapitalizoi frikėn prej tė premtes 13 me filmin “E premtja 13” i shfaqur mė 1980, ndėrsa “rimejki” i kėtij filmi u shfaq nėpėr kinema mė 2009.

7. Ekonomia amerikane ēdo tė premte me datė 13 humbė gati 900 milionė dollarė sepse njerėzit pėr shkak tė besėtytnive i anulojnė shumė aktivitete biznesi.

8. Ish lideri i Kubės, Fidel Kastro, ėshtė lindur me datė 13 tė njė dite tė premte nė vitin 1926.

9. Reperi Tupac Shakur ėshtė shpallur i vdekur mė 13 po ashtu ditė e premte nė vitin 1996.

10. Dita e 13 prillit 2029, e premte, asteroidi 99.942 do tė jetė nė pikėn mė tė afėrt me Tokėn.

11. Presidenti amerikan, Franklin Roosvelt nuk ka udhėtuar kurrė mė datėn 13 tė ēdo muaji, ndėrsa nuk ka dashur as tė jetė nikoqir i takimeve me 13 mysafirė gjatė drekave ose darkave. Pėr Napoleonin dhe presidentin amerikan Herbet Hoover po ashtu flitet se kanė vuajtur nga triskaidekafobija.

12. Nė Paris mund tė huazohet mysafiri i 14 profesional, pėr tė hequr tė ashtuquajturin fat tė keq qė sjellė numri 13, dhe e premtja 13.

13. E premtja 13 megjithatė nuk duhet tė jetė aspak ters siē mendojnė njerėzit. Mė 2008 nė njė hulumtim tė kryer nė Holandė ėshtė mėsuar se gjatė kėsaj dite ndodhin mė pak aksidente komunikacioni, zjarre dhe krime, sidomos pėr faktin se ata qė kanė frikė nga kjo besėtytni bėjnė ē’ėshtė e mundur pėr t’i ikur ndonjė veprimi tė keq nė kėtė ditė tė shėnuar.
avatar
Androo

254


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E premte 13!

Mesazh  Nikolaos prej 13.01.12 20:11

Kjo date s'ka asnje lloj kuptimi sepse kalendari ka ndryshuar here pas here, ne periudha te ndryshme. Sipas kalendarit te vjeter julian data 13 i bie data 3. Kalendari i ri ka shkuar 10 dite perpara. Madje sot me 13 mua me ka shkuar cdo gje mire. Ne astrologji e premtja lidhet me Venusin (planetin e dashurise) dhe eshte dita me e bukur, ndaj mos keni frike!
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

390


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Data dhe dita e frikshme,e premte 13

Mesazh  Gjinkalla prej 13.04.12 10:12


Nje shumice e njerezve mendojne se nr 13 eshte i kobshem (ose me se paku sjelle fate), po ashtu edhe data 13 aq me shume edhe dita e premte kur bjen me te 13 thone se eshte e kobshme do te sjelle fatkeqesi.

Disa edhe thone se ja kan friken me shume se kur i pret rrugen nje "mace e zeze" te premtes dt. 13.

Llogaritet se ne amerike chdo te premteve me dt.13 i humbe 800-900 milojon dollare, sepse njerezit kete dite ndalojne punen, nuk shkojne ne shitore, nuk bejne bizenes me berze, i ikin udhetimeve, aq me large shkojne sa edhe i ikin zbavitjeve frika nga e premtja e 13 eshte kaq shume e perhapur ne Amerik.

Dr. Aleks Skenlon nga britanija (ish)! minister i shendetsise. thote se vertet nuk eshte dite e zakonshme e premtja e dt.13. Ai e vertetone kete me faktin se kete dite ne spitlin e londres 50% me teper pacijenta pranojne se diteve te tjera.

Lajmerimi me popullore qe eshte nga bibla nata e fshehte ne te cilen 13 ka qeen i dhanun juda ! (nga nje reviste e marrun). Pastaj edhe Jezusi u ngulit ne kryqe me 13. Shume besimtare te bibles thone se eva i dha mollen adamit te premten me daten 13.

Ka shume histori te frikshme nga kjo date dhe ende mbizotron frikja nga kjo date.

Ne Firenco te Italise shumica e shtepive nr.12 dhe 14 nuk gjendet shtepija me nr 13 vetem se 12 e gjysem

Pati frike edhe Napoljon Bonaparta.
Sipas disa deshmitareve ate dite e premte 13. Napoljoni nuk morri protofolin dhurate qe i kishin bere.

Do mbizotroje frika mendoje perderi sa nuk zbulohet se pse ne ket date dhe ne ket dit u fute paniku tek njerezit se eshte dite e kobshme, athere kur do te zbulohet mendoje se athere dfo pushoje edhe frika.


Edituar pėr herė tė fundit nga Gjinkalla nė 13.04.12 10:20, edituar 2 herė gjithsej
avatar
Gjinkalla

150


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E premte 13!

Mesazh  Gjinkalla prej 13.04.12 10:15

Sipas njė besimi, nėse nė ditėn e premte qėllon data 13, atėherė ajo simbolizon fatkeqėsinė. Pėr kėtė arsye me miliona njerėz kėtė ditė qėndrojnė nė shtėpi me qėllim qė tė parandalojnė ndonjė fatkeqėsi.



Ata nuk prekin gjėra tė rrezikshme dhe nuk ndėrmarrin rreziqe tė mėdha duke pasur parasysh kėtė datė. Gjatė vitit 2012, tre herė do tė bie data 13 e shtunė, njė nė janar, nė prill dhe korrik. Themeluesi i Institutit pėr menaxhimin e stresit dhe Institutit pėr fobi, Eshvill Donald Dosej tha se ekonomia amerikane ē tė premte me datė 13 humb rreth 900 milion dollarė
Nė kėtė ditė po ashtu vėrehen rritjet e mendimeve psikologjike, rriten sulmet e panikės dhe vetė izolimit.
Sipas biblės dhe besimit historik, numri 13 sjell fatkeqėsi pasi qė nė darkėn e fundit tė Jezu Krishtit kishe 13 mysafirė dhe e Premtja e Madhe ishe dita e rėnies sė Jezusit. Juda ka qenė apostulli i 13, kurse bashkėsia e 13 izraelite ka qenė bashkėsia e vetme e cila ka mbetur pa tokė personale. Nė kohėn e lashtė tė Romės, magjistarėt janė mbledhur nė grupe prej 12 personave duke thėnė se i 13 ėshtė vetė djalli. Besohet se nė kėtė ditė edhe Eva, Adamit i ka thėnė mollėn. Ekzistojnė shumė e shumė fakte dhe elemente tė cilat lidhen me kėtė ditė. Si pėr shembull ish president ii SHBA Frenklin Rusvelt ka refuzuar qė tė udhėtojė nė kėtė ditė dhe asnjėherė nuk kishte tė ftuar nė shtėpinė e tij kur ishte 13 e premte. Sipas disa hulumtimeve tė kalendarit tė popullit majė, fundi i vitit do tė jetė nė 13.13.13.13.13.13.13.0.0.0.0. apo me kalendarin Gjeorgjian, fund ii botės ėshtė 13 tetori 4772.

Ēka na ofron e ardhmja nuk e dimė, por shkencėtarėt tani mė kanė publikuar lajmin se Toka do tė ndeshet me njė asteroid me ermin 2004 MH4, i cili do tė kalojė praėn planetit tonė tė me 13 teor e premte 2029.
Edhe disa fakte flasin pėr ditėn e “tmerrshme” e premte 13. mė shumė se 80 pėr qind e ndėrtesave tė larta nuk e kanė katin e 13, shumė aeroplanė nuk udhėtojnė nė kėtė datė si dhe emrat e disa nga vrasėsit mė tė njohur serik pėrmbajnė nga 13 shkronja si
Jack the Ripper, John Wayne Gays, Charles Manson, Jeffres Dahmer, Theodor (Ted) Bundy. Por nuk ėshtė gjithēka bardh e zi, pasi qė nė histori janė bėrė edhe gjėra tė mira nė kėtė datė. Si pėr shembull me 13 gusht 2004 janė hapur lojėrat olimpike nė Athinė dhe shumė gjėra tė tjera tė cilat na japin shpresė qė kjo ditė nuk ėshtė edhe aq e keqe.
avatar
Gjinkalla

150


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E premte 13!

Mesazh  Siroco prej 24.05.12 13:21

Nga vjen kjo frike per te premten 13?

Shumica kete ja atribojne Jezu Krishtit sepse ne darken e tij te fundit ishin 13 veta.
Te tjeret kete e shohin te Templaret te cilet ishin arrestuar te premten me 13 tetor 1307.
Sepse nje institucion aq fuqishem i mbreterise bie brenda nje dite dhe kjo sigurisht qe kishte prekur per nje kohe te gjate shpirterat e njerezve.
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


214


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E premte 13!

Mesazh  Zattoo prej 14.09.13 10:40

“Tersi” i sė premtes sė 13-tė



Pėr supersticiozėt numri 13 sjell ters, po ashtu edhe dita e premte…dhe kur bėhen bashkė kėto dyja, si dita e sotme, mundohen tė shmangin lėvizjet, tė shtyjnė pėr njė ditė tjetėr punėn dhe planet e tyre.

Ekzistojnė disa teori mbi origjinėn e kombinimit tė kėsaj date dhe dite. Rrėnjėt e kėtij supersticioni shkojnė deri nė shekullin e 19-tė. Sipas studiuesve ky kombinim lidhet me vdekjen e Gioachino Rossini, i cili vdiq njė tė premte mė datė 13-tė.

13-ta ėshtė numėr ters qė thyen numrin e plotė 12. 12-ta shihet si numėr i plotė, si reflektim i 12 muajve tė vitit, 12 numrave tė orės, 12 perėndive tė Olimpit, 12 fiseve tė Izraelit, (12 fiseve shqiptare, plotėsim yni), 12 apostujve tė Jezusit, 12 ndjekėsve tė Muhamedit nė besimin islam shiit, 12 shenjave tė zodiakut e plot e plot tė tjera.

Sa i pėrket tė premtes, ajo konsiderohet njė ditė ters tė paktėn qė prej shekullit tė 14-tė. Gjithashtu e premte ishte edhe dita e kryeqėzimit tė Jezu Krishtit.

Megjithatė, ka autorė qė thonė se tė gjitha referencat pėr “tersin e sė premtes” nuk ekzistojnė para vitit 1907. Ata argumentojnė se popullariteti i sė premtes 13 mori pėrmasa pas publikimit tė novelės sė Thomas W.Lawson “E premte, 13tė” tė cilėn njė punonjės i paskrupullt i “Wall Street” e shfrytėzoi pėr tė pėrhapur panik, po nė atė vit.

Ky kombinim shihet ters nė shumė kultura, por ka tė tjera qė e vlerėsojnė krejt ndryshe. Nė Itali numri 13-tė konsiderohet si fatsjellės, ndėrsa kombinimi ters ėshtė dita e premte me datėn 17-tė.
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E premte 13!

Mesazh  Odin prej 13.06.14 0:35

Hėna e plotė dhe e premtja e 13-tė bashkė, mė rrezik se sa mendohet?



Pėr herė tė parė pas njė dekade, dy nga supersticionet e mėdha tė perėndimit do tė kombinohen dhe do tė sjellin njė dozė tė dyfishtė tersi.

Po pse e premtja, 13 konsiderohet ditė tersi dhe cila ėshtė e vėrteta qė fshihet pas kėtij supersticioni? Po Hėna e plotė? Pse e kemi aq frikė dhe a ndikon ajo vėrtet sjelljen tonė?

Origjina e besimit se e premtja, 13 ėshtė ditė tersi, mbetet e panjohur. Disa kanė sugjeruar se numri 12 lidhet me plotėsinė kronologjike (12 Apostujt, 12 muajt e vitit, 12 orėt e ditės, etj).

Ndėrsa, 13-shi konsiderohet i parregullt dhe i paplotė.

Teori tė tjera sugjerojnė se ky mit vjen nga Darka e Fundit. Nė mitologjinė norse, nėse uleshin 13 njerėz rreth tavolinės, kjo konsiderohej pa fat dhe tregonte se njėri prej tyre do tė vdiste. Ndėrsa romani i Dan Braėn, “Kodi i Da Vinēit” sugjeron njė lidhje midis tė premtes, 13 dhe Kalorėsve Templarė.

Edhe tė premtet nė vetvete konsiderohen si pafat. Fakti qė tė krishterėt pėrkujtojnė kryqėzimin e Jezusit ditėn e premte para Pashkėve e forcon idenė se tė premtet janė pa fat. Nė shkrimet biblike, besohet se Eva e ka tunduar Adamin me mollėn e ndaluar pikėrisht ditėn e premte.

A ėshtė kjo ditė vėrtet pa fat?

Njė studim i publikuar nė revistėn “British Medical Journal” nė vitet 1990 theksoi se numri i aksidenteve me motor nė rajonin jugperėndimor tė lumit Tamiz ishte rritur nga 45 (e premte, 6) nė 65 (e premte, 13). Pra, kishte njė rritje prej 52% nė numrin e aksidenteve.

Njė studim tjetėr nė Holandė, nė vitin 2008 tregoi se, “ka mė pak aksidente dhe raportime vrasjesh tė premten, 13, pasi njerėzit vendosin tė qėndrojnė nė shtėpi ose bėhen mė tė kujdesshėm. Edhe ata qė ngasin makinėn, janė mė tė kujdesshėm atė ditė”.
Pavarėsisht faktit se statistikisht, ka pak influenca tė kėsaj dite mbi aksidentet, miti ka ende influenca tė mėdha. E premtja 13 i kushton ekonomisė amerikane afėrisht 800-900 dollarė nė vit, pasi njerėzit nuk udhėtojnė nė atė ditė.

Ndėrkohė disa teoricienė sugjerojnė se hėna e plotė ndikon sjelljen tonė nė tė njėjtėn mėnyrė siē ndikon baticat dhe zbaticat. Ajo ka ndikim mbi ujin nė trupin tonė, pėrmes tėrheqjes gravitacionale.
Tė tjerė kanė sugjeruar se ėshtė drita e hėnės ajo qė ka ndikim. Njė studim ka gjetur njė rritje alarmante nė numrin e kafshimeve nga kafshėt gjatė hėnės sė plotė.

Aq e pėrhapur ėshtė ideja se Hėna i bėn njerėzit tė sillen nė mėnyra tė ēuditshme (kėtej e ka marrė emrin fjala lunatik), saqė nė vitin 2007, nė rrugėt e Brighton nė Britani u thirr policia, pasi kishte dalė Hėna e Plotė.

Kėrkuesit nė policin e Sussex-it arritėn nė pėrfundimin se kishte njė rritje nė numrin e sulmeve tė dhunshme, qė ndodhin kur ka hėnė tė plotė. Oficerėt e policisė ose stafet nė departamentet e emergjencės kėmbėngulin se ka mė tepėr aksidente, incidente tė dhunshme dhe pranime psikiatrike gjatė Hėnės sė Plotė. Studime tė tjera tregojnė se njerėzit flenė 15% mė pak kur ndodh fenomeni.

Ndėrsa nė vitin 1985, njė grup psikologėsh amerikanė kombinuan gjetjet e 37 studimeve dhe gjetėn se Hėna e Plotė nuk kishte rol nė numrin e pranimeve nė psikiatri, vrasjeve, aksidenteve me makinė, vetėvrasjeve dhe krimeve. Ata gjetėn lidhje tė pakta midis tyre.
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E premte 13!

Mesazh  Zattoo prej 14.07.14 13:20

13 gjera te cuditshme qe kane ndodhur te premteve te dates 13

E premtja e dates 13, eshte sinonim i fatit te keq dhe paragjykimeve te shumta- madje keto mendime arrijne deri ne ate mase saqe disa njerez anulojne fluturimet, nuk lidhin marreveshje biznesi dhe nuk martohen ne kete date.

Ne SHBA, jane 21 milione njerez te cilet bojkotojne punen e tyre per arsye te fobise, ka konstatuar Qendra Amerikane e Menaxhimit te Stresit dhe Instituti t Fobise ne Ashvill te New York’ut. Frika nga kjo dite i sjelle Amerikes 800-900 milion dollare humbje, ēdo te premte te 13.Fobia nga kjo dite radhitet nder dhjete fobite me te shpeshta ne SHBA.

Por a eshte e arsyeshme te qendrojme kaq te rezervuar ndaj nje dite qe teknikisht eshte sikurse te gjitha te tjerat? Natyrisht qe jo, thone shkencetaret. Ju mund ta merrni cilendo date te kalendarit, ose cilendo dite ne histori dhe do te shihni qe ne secilen prej tyre ka pasur ndonje ndodhi “te ēuditshme.” Sidoqofte ketu kemi radhitur 13 ngjarje tragjike ose thjeshte ngjarje te rastit qe kane ndodhur te premten e dates 13.



1. 13 tetor 1307 – Oficeret e Mbretit Filipi IV, te Frances, bastisen shtepite e kaloresve te vendit, te cilet kishin qene ushtare gjate kryqezatave, duke i burgosur me mijera prej tyre nen akuzat per aktivitete ilegale. Asnjera nga keto akuza nuk eshte vertetuar asnjehere, mirepo qindra te burgosur u torturuan ne tentim per t’ua nxjerre rrefimet per “krimet e tyre” dhe qindra prej tyre humben jeten sipas librit “Tregime per Tempullin e Kaloresve” te Warner Books, 1995.

2. 13 gusht 1521 – Pushtuesi Herman Kortes, mori peng Kuauhtemokun, te cilit ia mori Spanjen dhe shenoi fundin e Mbreterise Azteke. Sipas Muzeut Nacional Smithsonian te Historise Amerikane, Kortes u vetshpall sundimtari i ri i vendit dhe e riemeroi vendin Mexico City.

3. 13 nentor 1789 – Bazuar ne dokumentet e qeverise se SHBA-ve, Benjamin Franklin shkroi “Gjithēka duket premtuese dhe jetegjate; por ne kete bote nuk ka asgje te sigurt, perveē vdekjes dhe taksave.”

4. 13 shtator 1940- Sipas raporteve te gazetes britanike The Guardian, pese bomba gjermane goditen Pallatin e Bukinghemit dhe ne te njejten kohe e shkaterruan Pallatin Shapel, si pjese e fushates bombarduese te Hitlerit “Blitz”.

5. 13 qershor 1952- Nje aeroplan suedez DC-3 u zhduk mbi ujerat nderkombetare te Detit Baltik. Kjo ngjarje u be e njohur si “Afera Katalina” sepse nje nga dy aeroplanet e shpetimit te quajtur Katalina, te cilet ishin derguar per kerkimin e aeroplanit DC-3, ishte sulmuar nga forcat sovjetike. Sipas BBC-se, ne vitin 1991, forcat ajrore sovjetike kishin pranuar qe e kane rrezuar edhe aeroplanin DC-3.

6. 13 korrik 1956 – SHBA-te dhe Britania e Madhe, sipas nje raporti te gazetes “The New York Times,” i ndalen provat ajrore te armeve berthamore te cilat po i procedonte India dhe Jugosllavia.

7. 13 nentor 1970 – Nje stuhi e madhe e Azise Jugore vrau 300.000 njerez ne Chittagong te Bangladeshit, dhe shkaktoi permbytje te cilat vrane me shume se 1 milion njerez.

8. 13 qershor 1986 – Linden binjaket Mary-Kate dhe Ashley Olsen.

9. 13 janar 1989 – Virusi “Te premten, me 13” preku qindra kompjutere te firmes IBM, ne Britani te Madhe, duke fshire komplet programet dhe duke shkaktuar kaos, marre parasysh qe viruset ne ate kohe ishin diēka e re dhe e panjohur.

10. 13 tetor 1989 – Mesatarja Industriale e Dow Jones pesoi renien e dyte me te madhe qe kishte pesuar ndonjehere. Kjo ngjarje qe ata e quajten mini-aksidenti i se premtes se 13, shenoi renien e kesaj kompanie per 190.58 pike. Sot, kjo renie nuk llogaritet as ne top 10-shen e renieve me te medha.

11. 13 mars 2009 – Deshtoi premiera e filmit “SAw – The Ride”, ne Parkun Thorpe te Anglise. Ky deshtim sipas mediave britanike kishte ndodhur per shkak te problemeve te vogla teknike.

12. 13 gusht 1999 – 100 vjetori i lindjes se Alfred Hitchcock-ut.

13. 13 shtator 2013 – Data e planifikuar per shfaqjen e 13 te serise se filmave qe tematike kishin horrorin e se premtes se 13.
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E premte 13!

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi