Interpretuesit psikologjikė tė ėndrrave

Shko poshtė

Interpretuesit psikologjikė tė ėndrrave

Mesazh  Admin prej 18.06.08 0:06

Interpretuesit psikologjikė tė ėndrrave

1. Sigmund Freud

Freud mbetet njėra nga figurat mė me ndikim tė shekullit XX. Gjetja themelore e Freudit se mendjet tona ruajnė kujtimet dhe ndjenjat tė cilat nuk na janė gjithmonė nė dispozicion nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme, ka transformuar pėrgjithmonė mėnyrėn se si njerėzimi e sheh veten.

Freud tha se ka pasur tri poshtėrime tė mėdha nė historinė e njeriut: zbulimi i Galileos se ne nuk jemi qendra e universit, zbulimi i Darwinit se ne nuk jemi kurora e krijimit, dhe zbulimi i vetė Freudit se ne nuk kemi mendjet tona nėn kontroll.

Tendenca e njerėzve moderne t’i ndjekin problemet e tyre deri nė traumat e fėmijėrisė ose ndjenjat e tjera tė shtypura fillon me Freudin. Njėri nga zbulimet mė tė rėndėsishme tė Freudit ėshtė se ndjenjat e varrosura nė pavetėdijė dalin nė sipėrfaqe nė formė tė fshehur nė ėndrrat, dhe se fragmentet e kujtuara tė ėndrrave mund tė ndihmojnė nė zbulimin e ndjenjave tė varrosura.

Qoftė i saktė mekanizmi siē e pėrshkruan Freud apo jo, shumė njerėz kanė nxjerrė zbulime pėr vetveten nga shqyrtimi i ėndrrave tė tyre, dhe shumica e njerėzve bashkėkohorė mendojnė se ėndrrat kanė rėndėsi emocionale, ndryshe nga stėrgjyshėrit tanė, qė shpesh i konsideronin ose si ogurė tė shenjtė ose si efekte tė ēuditshme anėsore tė tretjes sė keqe.

Freud argumenton se ėndrrat janė plotėsime dėshirash, dhe mbaron sė argumentuari se ato dėshira janė rezultati i qejfeve tė shtypura ose tė frustruara seksuale. Ankthi qė i rrethon kėto dėshira kthen disa ėndrra nė makthe.

2. Carl Gustav Jung

Carl Gustav Jung ėshtė njėri nga psikologėt mė tė respektuar dhe mė tė njohur tė tė gjitha kohėrave. Shumė njerėz e njohin Jungun si njėrin nga nxėnėsve dhe bashkėpunėtorėve tė Sigmund Freudit.

Theksi i Jungut nė fushėn e psikologjisė kishte tė bėnte me ėndrrat. Jung zhvilloi shumė teori pėr ėndrrat, shumė prej tė cilave kundėrshtoheshin me Freudin. Jung ishte njė psikolog dhe psikiatėr i madh, i cili ka ndryshuar rrugėt e psikologjisė moderne.

Jung mendonte se ėndrrat qenkan njė vegėl qė na ndihmon pėr t’u rritur, jo vetėm pėr tė shkarkuar dėshira ekstreme seksuale. Jung ndiente se ėndrrat kanė tė bėjnė me mė shumė se seks, ato kanė tė bėjnė me jetė. Jung thoshte se epshi seksual nuk na motivon aq shumė sa frika nga vdekja.

Jung ishte njė frymėzim pėr tė gjithė nė fushėn e psikologjisė. Sot teoritė e tij janė tė dobishme nė psikologji dhe psikiatri. Ai ishte njė personalitet i shkėlqyeshėm, qė nuk kishte frikė tė mbronte mendimet e tyre jashtė kornizave tė zakonshme.

Ishte Jung, njė bashkėkohės i Edgar Cayces, i cili gjeti prova bindėse pėr njė nivel tė thellė tė mendjes sė pavetėdijshme. Kjo thellėsi e madhe, siē ndieu Jung, vjen nga njė realitet i vėrtetė spiritual, i cili nuk u pranua nga Freud. Jung e quajti kėtė nivel “pavetėdijė kolektive”. Atje, tė gjitha mendjet mund tė komunikojnė nėpėrmjet pėrdorimit tė simboleve universale – imazhe tė cilat duket se kanė njė domėthėnie tė pėrbashkėt pėr njerėzit nė gjithė botėn.

Pėr shembull, njė simbol si njė luan ose njė mace tė mėdha ka njė domėthėnie universale ose arketipike tė fuqisė dhe gjallėrisė. Zogjtė simbolizojnė shpesh lloje tė ndryshme dashurie ose meraku; uji shpesherė tė sjell nė mendje Shpirtin vetė.

Njė plakė ose njė plak ose njė figurė gjyshėrore mund tė simbolizojė Veten tonė tė Lartė ose urtėsinė tonė tė brendshme. Mitet dhe pėrrallat kanė shpesh ngjashmėri midis kulturave, dhe kėto ngjashmėri tregohen nėpėrmjet simboleve dhe temave tė tyre universale. Nganjėherė ėndrrat tona mund tė pėrmbajnė kėtė lloj simbolesh.

Natyrisht jo tė gjitha simbolet dhe imazhet nė ėndrrat tona janė universale ose arketipike. Shumė prej tyre, ndoshta bile shumica, interpretohen mė sė miri me tė zbuluar asociacionet qė njeriu ka me atė person ose objekt. Simboli i ėndrrės i njė pushke, pėr shembull, me gjasė do tė thotė njė gjė pėr njė armėtar dhe diēka krejt ndryshe pėr njė viktimė lufte.

3. Edgar Cayce

Ndonėse ėshtė e vėrtetė se shumė prej nesh nuk bėjnė pėrpjekje tė vetėdijshme pėr t’i kujtuar ėndrrat tona, ēdo njeri ėndėrron. Gjatė pjesės sė hershme tė shekullit XX, ndėrsa psikologė si Sigmund Freud dhe Carl Gustav Jung vėrtetonin rėndėsinė klinike tė ėndrrave, Edgar Cayce u jepte individėve tė rėndomtė vija orientuese pėr tė punuar me atė qė ėshtė bėrė njėri prej qėndrimeve mė praktike ndaj ėndrrave.

Qindra prej leximeve tė Cayces trajtojnė temėn e ėndrrave dhe tė interpretimit tė ėndrrave. Ndoshta zbulimi mė i rėndėsishėm i nxjerrė nga bollėku i kėtij materiali ėshtė fakti se secili prej nesh ėshtė i vetėdijshėm nė nivele tė nėnndėrgjegjshme pėr shumė mė tepėr nga vetvetja, pėr trupin fizik, mjedisin, bile stilin e jetės nga ē’kuptojmė kur jemi tė zgjuar.

Nė gjendjen e ėndrrės, ne hapim mendjet tona ndaj shumė niveleve tė ndryshme tė pavetėdijės sonė. Atje janė tė ruajtura jo vetėm tė gjitha pėrjetimet tona tė mėparshme tė ndėrgjegjshme, por atje ėshtė edhe depoja e burimeve tė cilat rrallė vijnė deri te vetėdija e ndėrgjegjshme. Nėnvetėdija ka dhunti tė shquara pėr tė gjetur zgjidhje pėr probleme.

Ajo strehon tė gjitha dėshirat dhe shpresat tona dhe kujtimet tona nga pėrjetimet e kaluara, dhe mund tė na ndihmojė nė vetekzaminim duke na pajisur me drejtime praktike pėr ēdolloj pyetjeje. Ajo bile na mundėson pėrjetime tė mbinatyrshme.

Ėndrrat mund tė pėrcaktojnė diagnozėn e sėmundjeve tona fizike, tė nxjerrin nė pah mendimet dhe ndjenjat tė cilat jemi munduar t’i injorojmė, dhe shpesh bėjnė propozime pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet tona me tė tjerėt. Nė ėndrrat mund tė fitojmė vetėdijė pėr qenien tonė tė tėrė: fizikisht, mendėrisht dhe shpirtėrisht.

Andrew Pacholyk

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi