Profecitė e fundit tė botės

Shko poshtė

Profecitė e fundit tė botės

Mesazh  Zattoo prej 02.01.12 21:26

Profecitė e fundit tė botės



Janė tė shumtė ata qė kanė profetizuar pėr fundin e botės. Madje qė kur ėshtė krijuar ajo. Deri tani gjithēka ka qenė njė gėnjeshtėr, e megjithatė kjo nuk i pengon “profetėt” qė tė vazhdojnė tė tjerrin histori nga mė ekzotiket, por edhe apokaliptiket nė shumė raste. Ja disa syresh. Mos i merrni seriozisht.

William Miller

William Miller ėshtė ndoshta profeti mė i rremė nė historinė e njerėzimit. Nė vitin 1840, ai nisi qė tė predikonte nė lidhje me fundin e botės, duke thėnė se Jezu Krishti do tė rikthehej pėr tė shumėpriturėn Ardhja e Dytė dhe se Toka do tė pėrfshihej nga zjarri dhe shkatėrrimi diku nė periudhėn mes marsit tė vitit 1843 dhe marsit tė vitit 1844. Mesazhet e tij i qarkullonte pėrmes teknologjive tė kohės me postera e letra tė shtypura dhe tė pėrparuara nė vendet e populluara. Kur ajo qė ai profetizoi nuk ndodhi, Miller e ndryshoi datėn e fundit tė botės, duke thėnė se do tė ndodhte mė 22 tetor. Kur edhe ajo datė kaloi, atėherė ai tha se disa gjėra kishin bėrė qė tė ndryshonin profecitė e tij.

Harold Camping, 1994


Parashikimi i Harold Camping se bota do tė merrte fund tė shtunėn mė 21 maj tė vitit 2011, nuk ėshtė parashikimi i parė i parealizuar i kėtij njeriu. Nė vitin 1992, ky evangjelist publikoi njė libėr tė titulluar “1994”. Nė tė thuhet se diku nga mesi i shtatorit tė vitit 1994, Krishti do tė rikthehej dhe ky do tė ishte fundi i botės. Ai abuzonte me pėrllogaritjet e tij nė shumė numra dhe data tė gjetura nė Bibėl dhe nė atė kohė tha se parashikimi i tij ishte 99% i sigurt. Por bota gjithsesi nuk mbaroi nė atė datė. Madje as mė 31 mars tė vitit 1995, njė datė tjetėr, tė cilėn ai e profetizoi. E megjithatė ai vazhdon edhe sot qė tė thotė data tė fundit tė botės me shumė kėmbėngulje dhe me besim, se nė mos njėra, tjetra do tė dalė e vėrtetė.

2012

Viti 2012 ka njė domethėnie tė madhe pėr shumė njerėz, domethėnie tė cilat nė disa raste vijnė edhe me lajme tė mira. Njė besim i New Age thotė qė ky vit, pra viti 2012, ėshtė viti nė tė cilin njerėzimi do tė pėsojė njė transformim tė madh fizik dhe shpirtėror. Ndėrkohė ka tė tjerė qė parashikojnė se atė vit Toka do tė pėrplaset me njė vrimė tė zezė, ose me njė planet tė quajtur Nibiru. Por ndoshta besimi mė popullor i atribuohet kalendarit tė Majave, qė po jetojmė tani, sipas tė cilit bota qė njohim sot do tė ndryshojė mė 21 dhjetor tė vitit 2012. Pėr kėtė mbetet vetėm tė kemi pak durim dhe tė presim disa muaj…

William Branham dhe parashikimi i tij

Pak para perėndimit tė diellit, mė 28 shkurt tė vitit 1963, banorėt e veriperėndimit tė Arizonės panė atė qė gazeta lokale e quajti “njė re mrekullisht tė bukur dhe misterioze”. Po atė ditė pastori William Brahnam, qė themeloi njė lėvizje besim-shėruese pas Luftės sė II Botėrore, deklaroi se kishte marrė udhėzimet pas njė takimi me shtatė engjėj nga Libri i Zbulesės. Ai predikoi shtatė lutje nė shtatė net, duke shpjeguar domethėnien e ėndrrave qė kishte parė. Sipas kėtyre ėndrrave, Jezusi do tė rikthehej nė Tokė nė vitin 1977. Por ai nuk arriti qė tė jetonte deri nė atė datė. Nė dhjetor tė vitit 1965 pėsoi njė aksident me makinė dhe vdiq ditėn e Krishtlindjeve.

Anabaptistėt e Munsterit

Nė vitet e turbullta qė pasuan Reformimin Protestant, u shfaqėn shumė sekte radikale qė profetizonin njė kredo apokaliptike, tė cilėt madje shqetėsuan edhe vetė Martin Lutherin. Anabaptistėt, emri i tė cilėve vjen nga latinishtja dhe do tė thotė “Ata qė pagėzohen vazhdimisht”, refuzuan shumė forma organizimi politik dhe hierarki sociale nė favor tė njė komonuelthi teokratik tė idealizuar. Nė vitin 1530, njė grup anabaptistėsh morėn kontrollin e qytetit gjerman tė Munsterit dhe e quajtėn Jerusalemi i Ri deri nė pritje tė rikthimit tė Krishtit. Por situata nė kėtė qytet ishte shumė larg idealizimit tė krishterė. Njė rrobaqepės nga njė qytet aty pranė e shpalli veten si Mesia i ditėve tė fundit, duke u martuar me shumė gra e duke bėrė qejf. Por kjo situatė nuk zgjati shumė.

Planeti i madh Tokė dhe libra tė tjerė profecish

Nėse do tė ndiqni Hal Lindsey, atėherė do t’u duhet qė tė ndryshoni datėn e fundit tė botės disa herė nė kalendarin tuaj. “Planeti i madh Tokė ėshtė njė libėr i tij shumė i shitur nė perėndimin e vitit 1970, nė tė cilin ai parashikoi se bota do tė marrė fund diku nga 31 dhjetori i vitit 1988. Ai citonte njė sėrė ngjarjesh botėrore, duke filluar nga lufta bėrthamore, kėrcėnimi i komunizmit dhe shtrirja e Izraelit si arsye qė do tė ēonin botėn drejt fundit. Librat e tij tė mėvonshėm me tė njėjtėn temė e shtynė fundin e botės fillimisht pėr nė vitet ’90 dhe mė pas edhe nė vitit 2000. Deri tani nuk ka pasur asnjė shenjė pėr to. Por edhe nėse autori i kėtyre profecive dėshtoi, ia doli mbanė nė njė zhanėr tjetėr. Ai pati shumė pasues tė librave profetikė qė kanė shkruar dhe vazhdojnė tė shkruajnė nė lidhje me kėtė temė dhe kanė shumė lexues.

Y2K

Ishte dita kur supozohej qė tė provohej ajo qė urrejtėsit e teknologjisė kishin parashikuar prej njė kohe tė gjatė: kompjuterėt dhe jo mėkatet do ta ēojnė botėn drejt fundit tė saj. Para 1 janarit tė vitit 2000, qė ishte edhe dita e profecisė sė fundit tė botės, analistėt spekuluan nė mėnyrė tė vazhdueshme pėr tė vėrtetat e mundshme tė kėsaj profecie qė do tė ndodhte nė mesnatėn e 31 dhjetorit tė vitit 1999. U paratha se i gjithė sistemi kompjuterik do tė zhbėhej dhe gjithēka do tė futej nė njė kolaps, pėr tė mos thėnė se do tė riktheheshim nė epokėn e gurit. Por kjo nuk doli e vėrtetė dhe njė tjetėr profeci pėr fundin e botės rezultoi e rreme dhe e pabazė.
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Profecitė e fundit tė botės

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 02.01.12 21:46

pffff na eshte bere ky fundi i botes si lajmet e perditshme!
avatar
Meridiani 0 (zero)

244


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Profecitė e fundit tė botės

Mesazh  The Punisher prej 02.01.12 22:14

termet i fuqishem prej 7 ballesh ra ne date 1 ne nje ishull ne Japoni ,shume termete te tjera te vogla pa reziqe kane rene po ne daten 1 ne mbare boten
avatar
The Punisher

62


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Profecitė e fundit tė botės

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 02.01.12 22:25

The Punisher shkruajti:termet i fuqishem prej 7 ballesh ra ne date 1 ne nje ishull ne Japoni ,shume termete te tjera te vogla pa reziqe kane rene po ne daten 1 ne mbare boten

E cfar do te thte kjo sipas teje ??????????
avatar
Meridiani 0 (zero)

244


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Profecitė e fundit tė botės

Mesazh  The Punisher prej 03.01.12 1:05



Kjo do te thote qe profecite po plotesohen ,termete qe ne daten 1 ? imagjino cdo te ndodhe ne date 21.12.2012 .nje ndryshim i madh do ndodhe dhe per kete jam 99% i sigurte ,por se cfare nuk dihet me siguri .jashtokesore,fatkeqesi,fund,zhvillim shpirteror apo dicka tjeter do te ndodhe me siguri
avatar
The Punisher

62


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Profecitė e fundit tė botės

Mesazh  The Punisher prej 03.01.12 1:11

17 tėrmete brenda 18 orėsh
http://www.albobserver.com/archives/38769
avatar
The Punisher

62


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Profecitė e fundit tė botės

Mesazh  Androo prej 04.01.12 14:38



Parashikuesi meksikan parasheh humbjen e Obamas

“E ndjej se Obama do tė humbė. Shumė do ta sulmojnė. Republikanėt i kanė tė gjitha paratė nė SHBA dhe po bėjnė presion tė madh nė tė pėr tė bėrė gabime”, tha orakulli meksikan.

Vasquez ėshtė pėrfaqėsuesi mė i njohur i parashikimit tė fatit nė mėnyrėn meksikane, ndėrsa jeton nė qytetin juglindor Catemac.
Ai parashikon fatin nė fillim tė ēdo viti tė ri nė 25 vitet e fundit. Vasquez ka parashikuar se sivjet do tė sėmuren me kancer edhe dy liderė tjerė tė Amerikės Latine.

Vitet e fundit, nga kanceri janė sėmurė Presidentja e Argjentinės Cristina Fernandez, Presidentja e Brazilit Dilma Rousseff, ish lideri brazilian Luiz Inacio Lula da Silva dhe Presidenti i Paraguait Fernando Lugo. Parashikuesi i madh ka paraparė se presidenti i Venezuelės, Hugo Chavez, i cili thotė se ka mposhtur kancerin, do tė sėmuret rėndė sėrish.

Vasquez, i cili “lexon” parashikimet nga letrat tarot dhe astrologjia, tha nė njė konferencė pėr gazetarė nė Mexcio City se kanceri tek liderėt e Amerikės Latine ėshtė rezultat i magjisė sė zezė.
Ai parashikoi po ashtu pushtimin e Sirisė, por nuk saktėsoi se kush do ta bėjė kėtė. Vasquez tha se sivjet do tė ketė mė shumė probleme me Sirinė, sesa me Irakun ose Korenė.

Ky magjistar meksikan vitin e kaluar parashikoi se euro do tė dobėsohet dhe se recesioni do tė kthehet nė vendet e zhvilluara. Por, e huqi njė parashikim kur tha se njė lider i Amerikės Latine do tė vritet. Vasquez e huqi me tė madhe edhe parashikimin e tij tė vitit 2008 kur tha se kėngėtarja amerikane Britney Spears do tė vdes.
avatar
Androo

254


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Profecitė e fundit tė botės

Mesazh  Meridiani 0 (zero) prej 04.01.12 17:56

The Punisher shkruajti:

Kjo do te thote qe profecite po plotesohen ,termete qe ne daten 1 ? imagjino cdo te ndodhe ne date 21.12.2012 .nje ndryshim i madh do ndodhe dhe per kete jam 99% i sigurte ,por se cfare nuk dihet me siguri .jashtokesore,fatkeqesi,fund,zhvillim shpirteror apo dicka tjeter do te ndodhe me siguri

Cilat profetesi po ploteson the punisher? Termetet e kan shoqeruar token ne menyre te vazhdueshme e te panderprere, madje edhe me shume se sa tani te gjithe e dine kete. Rigjenerimi i tokes dhe jetgjatesia e saj varet nga aktivitetet sizmiologjik dhe vullkanik. Prandaj mos u bazoni per te nxjerre perfundime pa patur baza reale , pasi alienet nuk ekzistojne, seshte konfirmuar ekzistenca e tyre,
fatkeqesite- kan ndodhur gjitmone po kjo nuk jell fundin e botes me 21. 12 . 2012
zhvillim shpirteror- nuk zhvillohet shpirti ne nje dite.

Nje gje e planifikuar per te tmerruar njerezit po mund te ndodhe .
avatar
Meridiani 0 (zero)

244


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Profecitė e fundit tė botės

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi